Me ken si sala i kisha sulmu keta ceket me predha e murtaja per 24 ore i kishim ba shkrum e hi krejt cekine
u bane keta me na marr neper goje
JO SEKS PARA MARTESE
Ndryshon ekstrakti i CEZ në QKR, Dollapi Administrator
Të gjitha funksionet dhe kompetencat e administrimit të shoqërisë CEZ Shpërndarje i kalojnë administratorit të emëruar nga ana e Bordit të Komisionerëve të ERE-s, njoftoi dje QKR në të dhënat për kompaninë CEZ Shpërndarje. Sipas QKR-së, Sahit Dollapi si administrator i përkohshëm i shoqërisë CEZ Shpërndarje, do të operojë dhe mirëmbajë pajisjet, pasuritë, mjetet monetare dhe llogaritë bankare të shoqërisë. Dollapi ka drejtuar OSSH-në deri sa kaloi në pronësi të CEZ-it në vitin 2008. Ai deri më tani ka drejtuar Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Tiranës, ku nën drejtim e tij numri i abonentëve është zgjeruar në mënyrë të ndjeshme. Kandidaturat e tjera për administrator ishin Artan Topi, Rezart Isufi, Genc Gjorgjani dhe Agron Seferi. ERE ka zhvilluar intervista me të pesë kandidatët.
Administrator
Sahit Dollapi
Këshilli i Mbikëqyrjes
Peter Mikovec
Bohdan Malaniuk
Petr Sedlak
Martin Pacovsky
Michaela Soudna
MAPO
ERE: CEZ iku vetë, heqja e licencës akt formal
Enti Rregullator i Energjisë zbardhi dje në rreth 100 faqe relacion abuzimet që kishte bërë kompania çeke me biznesin e saj në vendin tonë dhe Enti_Regullator_Energjitik1_4miratoi me 5 vota pro heqjen e licencave ndaj CEZ.
Heqja e licencës ndaj kompanisë çeke CEZ, që ka pronësisë mbi 76 për qind të aksioneve të sistemit të shpërndarjes së energjisë në vendin tonë, ka qenë vetëm një gjest formal dje nga ana e Entit Rregullator, pasi kompania tashmë prej gati një viti ka hequr dorë realisht nga tregu shqiptar. Enti Rregullator i Energjisë zbardhi dje në rreth 100 faqe relacion abuzimet që kishte bërë kompania çeke me biznesin e saj në vendin tonë dhe miratoi me 5 vota pro heqjen e licencave të operatorit çek CEZ, për shpërndarjen dhe furnizimin publik me pakicë të energjisë elektrike. Njëkohësisht Enti ka marrë vendimin për emërimin e administratorit të ri, Sahit Dollapi, i cili ka drejtuar këtë kompani deri në momentin e privatizimit në 2008. Dje në orët e vona të ditës janë bërë ndryshimet edhe në ekstraktin e QKR-së, ku Dollapi cilësohet si administrator, ndërsa emri i kompanisë do të mbetet CEZ Shpërndarje deri në momentin e ndryshimit të pronësisë së saj. Drejtuesit e ERE-s e kanë cilësuar dje vendimin formal, pasi CEZ gjatë vitit që shkoi pohoi se nuk kishte me asnjë interes mbi tregun shqiptar dhe për këtë nuk po të investohej asnjë euro. “Ne nuk po investojmë me asnjë para. Kompania nuk po performon mirë dhe nuk ka para për investime. Kështu që ne nuk paguajmë më për blerjen e energjisë. Pra, ju jeni në dijeni që ne nuk jemi të gatshëm të investojmë asnjë euro në kompani derisa situata të ndryshojë, para ne te largohemi. Nëse largohemi, ne do shesim kompaninë ose e dorëzojmë tek shqiptarët”, kështu janë shprehur drejtuesit e CEZ-it në mbledhjen e datës 8 nëntor 2012 me ERE-n. Autoritetet shqiptare kanë tashmë një korrespodencë të gjatë me CEZ-in, i cili ka deklaruar paaftësinë e tij financiare për të ushtruar aktivitetin në vendin tonë. Sipas relacionit të ERE-s, CEZ ka shkelur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga mbajtja e licencës. Sipas ligjit për modelin e tregut të energjisë, OSSH-ja është përgjegjëse për blerjen e energjisë elektrike për të mbuluar të gjitha humbjet në sistemin e shpërndarjes. Duke filluar nga muaji shtator i vitit 2012, CEZ Shpërndarje nuk ka importuar asnjë mwh energji elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes, por ka kryer të gjitha pagesat për shërbimet të tjera si: mbledhje e debitorëve, kontrata leasing, CEZ Al, zyrat e përmbarimit, paga dhe konsulenca. Një nga arsyet themelore të heqjes së licencës është edhe mosrealizimi i panit të investimeve. Sipas ERE-s, CEZ nuk e ka realizuar në asnjë vit planin e investimeve në total, pa folur këtu për realizimin e këtij plani sipas zërave të aprovuar nga vendimet e ERE-s, duke qenë e paaftë për të realizuar mbështetje financiarisht përmes bankave apo shoqërisë mëmë. Në vijim të shkeljeve, CEZ nuk plotësuar detyrimin për vendosjen e matësve të energjisë ndaj konsumatorëve dhe për me tepër kanë faturuar me 0 rreth 25 për qind të abonentëve, një zë ky i pazbardhur ende. Për shkak të moszbatimit të kontratës së privatizimit, CEZ ka rritur borxhet ndaj kompanive në Shqipëri në më shumë se 40 miliardë lekë. Mirëpo çështja e detyrimeve do të zgjidhet në arbitrazh ndërkombëtar, atëherë do të mësohet se kush do të jetë humbësi i këtij divorci të madh.
Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë
Selia qendrore e CEZ-it në Pragë ka reaguar dje menjëherë pas heqjes së licencës. Sipas CEZ-it, vendimi për heqjen e licencës është në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe korporata do të paraqesë një protestë formale kundër vendimit, duke kërkuar edhe dëmshpërblim. Në të njëjtën kohë, CEZ do të ndërmarrë hapat e parë për të filluar një arbitrazh ndërkombëtar. Në deklaratën zyrtare për median CEZ është në dijeni së bashku me vendimin e saj për revokimin e licencës së biznesit, rregullatori shqiptar ka emëruar një administrator të ri, i cili do të ketë kompetencat vendimmarrëse për operacionet e kompanisë. CEZ njofton se administratori do të marrë përsipër të drejtat dhe fuqinë e organeve statutore të CEZ Shpërndarje, të pronarit ekzistues. “Grupi CEZ, kështu humbet të gjitha të drejtat e aksionarit dhe për këtë arsye s’ka asnjë shans për t’u mbrojtur kundër këtij shpronësimi de facto”, thuhet në deklaratën e CEZ Group. Kompania e kundërshton këtë sjellje, pasi kjo mënyrë e re administrimi është e papajtueshme me çdo standardet europian, por edhe me ligjet shqiptare. Për këtë arsye kompania do të marrë veprime ligjore menjëherë dhe ta njoftojë qeverinë shqiptare për qëllimin e tij për të filluar një arbitrazh ndërkombëtar. CEZ sqaron gjithashtu se situata në Shqipëri u komplikua më shumë në fillim të vitit të kaluar, kur për shkak të thatësirës drastike kompanisë shtetërore KESH-it i është dashur të importojë energji nga jashtë me çmime shumë më të larta, të cilat e çuan atë në prag të falimentimit. Kompania nuk do të kishte mbijetuar pa marrë ndihmë nga qeveria shqiptare. “Qeveria shqiptare u përpoq për të zgjidhur situatën në fillim të këtij viti me një vendim të paparë në Europë: Të gjitha shpenzimet janë vendosur mbi supet e investitorit të huaj CEZ Shpërndarje. Prandaj, që nga 1 janar 2012, rregullatori lokal urdhëroi që çmimi i akuzuar për investitorin e huaj për pushtet të marrë nga KESH-i duhet të jetë 91% më i lartë” thuhet në deklaratën e CEZ. Më pas situata financiare e CEZ në Shqipëri është rënduar nga gjobat prej miliona eurosh që Tatimet dhe ERE vunë ndaj CEZ.
MAPO
Humbjet në Shqipëri 200 mln euro, CEZ jo optimiste për arbitrazhin
Në bilanc të biznesit të saj në Shqipëri, me rastin e heqjes së licencës, CEZ llogarit 200 milionë euro të humbura deri më tani, nga të cilat 102 cezmilionë euro llogariten nga blerja e kompanisë më 2009 dhe rreth 90 milionë euro të tjera të investuara gjatë aktivitetit në Shqipëri. Zëdhënësja e CEZ në Pragë ka pohuar dje për “Bloomberg” se tashmë kompania ka marrë hapa drejt arbitrazhit ndërkombëtar. “Në këtë pikë nuk dihet se çfarë mund të përfitohet mbrapa”, ka pohuar Pulpanova. Ndërkohë pala shqiptare paraqitet optimiste. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, tha se CEZ nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet e kontratës dhe detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i funksioneve të licencës. Por juristët e fushës janë skeptikë për shkak se nuk ka një precedent të tillë dhe efektet e zgjidhjes në arbitrazh nuk janë shumë të qarta. Por çekët e CEZ pohojnë se i kanë të sigurta 60 milionë euro si garanci për kontratën e privatizimit, të cilat janë të negociuara që në nisje të procesit. Banka Botërore ka deklaruar se është shumë e zhgënjyer nga rezultatet e privatizimit të Operatorit të Shpërndarjes. Sipas saj, kompania CEZ shpërndarje, që privatizoi operatorin e Sistem Shpërndarjes në mars 2009, nuk ka arritur të ulë humbjet në rrjet dhe as të rrisë faturimet. Banka Botërore ka deklaruar se nuk do të lejojë ekzekutimin e garancisë 60 milionë euro për kompaninë CEZ. Ekzekutimi i garancisë do të jetë një vendim që do të kalojë përmes vlerësimeve të thella të natyrës juridike, ka pohuar Banka Botërore. Enti Rregullator i Energjisë ka revokuar licencën e CEZ një ditë më parë, pas gati një viti mosmarrëveshjesh mbi tarifat dhe taksat, si dhe faturat e papaguara të energjisë elektrike nga shërbimet lokale. CEZ ka argumentuar se rregullatori urdhëroi që ajo t’i paguajë KESH-it tarifat më të larta pa lejuar CEZ të rrisë çmimet për konsumatorët. Por ndërkohë agjentët e bursës dhe bankat janë të tensionuara në lidhje me zgjidhjen e kontratës në Shqipëri dhe sidomos ndaj një pretendimi të qeverisë shqiptare, se kompania CEZ ka krijuar rreth 1 miliardë dollarë dëme në aktivitetin e saj. “Pretendimi i Shqipërisë për dëmet nuk duket logjik dhe ne nuk presim që CEZ të paguajë shumën. Po gjasat që kompania së shpejti të gjejë një blerës për njësinë në Shqipëri janë afër zeros”, thotë Josef Nemy, një analist në Komercni Banka në Pragë. CEZ u ka kërkuar investitorëve potencialë që të paraqesin ofertat për CEZ Shpërndarje, nga të cilat ajo kontrollon 76 për qind” është shprehur zëdhënësja e CEZ në Pragë. Ajo ka pohuar se shitja është diskutuar me autoritetet shqiptare. “Pala shqiptare nuk ka sqaruar se çfarë është përfshirë në shumën e 1 miliard dollarë, por ne jemi duke pritur që ata të zbardhin këtë faturë”, tha Pulpanova, e cila ka shtuar me tej se çështja CEZ në Shqipëri është politizuar rëndë. Ndërsa CEZ në Shqipëri dje ka nisur aktivitetin me një drejtues të ri. Sahit Dollapi menjëherë pas emërimit në krye të CEZ si Administrator, është prezantuar me Bordin Drejtues të kompanisë dhe një pjesë të stafit. Ai dje ka nisur punën duke deklaruar se do të shkëpusë me urgjencë lidhjet e paligjshme dhe do të ulë pagat për punonjësit e CEZ.
MAPO
Kreu i Grupit CEZ, Pleskac: Garancia e 60 mln euro, në dorë të Dollapit
Blerina Hoxha
CEZ ka shumë gjasa të humbasë mundësinë për të tërhequr garancinë e Bankës Botërore prej 60 milionë eurosh me rastin e zgjidhjes së kontratës së privatizimit. Në një prononcim për të përditshmen çeke “Monitor”, kryetari i Bordit të Grupit CEZ, Tomas Pleskac ka pohuar se aplikimi për garancinë do të jetë i vështirë pas vendimeve që autoritetet shqiptare morën këtë javë ndaj CEZ-it. Ai ka pohuar se CEZ ka humbur kontrollin mbi Shpërndarjen në Shqipëri të hënën, kur autoritetet shqiptare emëruan një administrator mbi kompaninë. “Kompetencat e administratorit CEZ Shpërndarje janë kaq të gjera, sa ai do të mund të aplikojë për garancinë”, shpjegoi Pleskac për mediat e Pragës. “Ne jemi duke analizuar situatën nga pikëpamja ligjore. Por ne nuk mund të përjashtojmë faktin se tërheqja e garancisë nuk mund të mundësohet për shkak të emërimit të administratorit rrufe”, – tha Pleskac. Sipas tij, autoritetet shqiptare vepruan “çuditërisht shpejt” me emërimin e administratorit dhe sidomos me hyrjen e emrit të tij në regjistrin shqiptar të kompanive.
“Në nëntor të vitit të kaluar, CEZ kërkoi kompensim nga garancia që Banka Botërore kishte dhënë, duke argumentuar se Shqipëria nuk ka respektuar të drejtat e CEZ Shpërndarje. Por ndërsa negociatat dy mujore CEZ-Qeveri dështuan, Rregullatori i Shqipërisë ka revokuar licencën CEZ Shpërndarje dhe ka emëruar një administrator për të marrë përsipër menaxhimin e kompanisë”, shkruan e përditshmja çeke. ERE ka pohuar se CEZ kishte dështuar për të siguruar importin e energjisë elektrike dhe nuk kishte investuar në rrjetin e Shqipërisë me energji. CEZ reagoi ndaj vendimit duke thënë se do të paraqesë një protestë formale dhe të ndërmarrin hapa drejt arbitrazhit ndërkombëtar. Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare akuzoi CEZ-in për 1 miliard dollarë dëme të shkaktuara në vend. CEZ ka shprehur dyshime rreth borxhit. Grupi CEZ hyri në Shqipëri në vitin 2009, duke blerë 76 për qind në kompanisë së shpërndarjes së energjisë (OSSH) për rreth 102 milionë euro. Mediat çeke pohojnë faktin se CEZ Shpërndarje është përballur me disiplinën e pagesës së dobët të konsumatorëve shqiptarë. Në nëntor, CEZ Shpërndarje ndërpreu furnizimin me energji elektrike në ndërmarrjet shtetërore të ujit që i detyroheshin asaj me rreth 38 milionë euro. Por gjykata në Tiranë urdhëroi CEZ-in që të lidhte energjinë ndaj këtyre ndërmarrjeve përsëri. Sipas agjencisë së vlerësimit Moody’s, investimi në Shqipëri mund të shkaktojë një humbje prej rreth 200 milionë eurosh në Grupin CEZ. Pleskac tha se humbjet në maksimumin e tyre nuk i kalojnë të 205 milionë eurot. CEZ synon të marrë mbrapsht një pjesë të këtyre parave nga procedurat e arbitrazhit. Një ditë më parë kryeministri çek, Petr Necas, në reagim të heqjes së licencës së CEZ-it tha se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE. “Republika Çeke nuk mund të injorojë qasjen shqiptare ndaj një investitori çek në kuadër të aspiratave të Shqipërisë për t’u integruar në BE”, – tha Petr Necas për “Fox Businnes”. Grupi CEZ është në pronësi të shtetit çek në masën 70 për qind të aksioneve. Humbjet në Shqipëri ndikojnë në mënyrë direkte në buxhetin e qeverisë atje.
“Kompetencat e administratorit CEZ Shpërndarje janë kaq të gjera, sa vetëm ai mund të aplikojë për garancinë”, – shpjegoi Pleskac për mediat e Pragës. “Ne jemi duke analizuar situatën nga pikëpamja ligjore. Por nuk mund të përjashtojmë faktin se tërheqja e garancisë nuk mund të mundësohet për shkak të emërimit të administratorit rrufe”.
MAPO
CEZ nis arbitrazhin nderkombetar me shtetin shqiptar ne lidhje me heqjen e licenses. CEZ nuk ka specifikuar se cfare shume do te kerkoje nga shteti shqiptar por humbjet mendohen te jene rreth 200 milion euro. Shqiperia nga ana tjeter pretendon se deshtimi i CEZ ka sjell 1 miliarde euro humbje.
Czech power firm CEZ starts arbitration in Albania row
CEZ, padi ndaj Shqipërisë
07/02/2013
Kompania çeke “CEZ” ka nisur zyrtarisht procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare, pas konfliktit që përfundoi me largimin e saj nga Shqipëria.
Përmes një deklarate zyrtare kompania bën të ditur se ka njoftuar zyrtarisht edhe qeverinë shqiptare për nisjen e aksionit ligjor.
Sipas “CEZ”-it, arsyeja e padisë është mosmbrojtja e investimit të saj në rrjetin shqiptar të shpërndarjes.
Në deklaratë, “CEZ” pretendon se ka të drejtën e kompesimit sipas ligjeve ndërkombëtare në fuqi, duke e bazuar këtë arsyetim në marrëveshjen e përbashkët mes Republikës Çeke dhe asaj të Shqipërisë për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve të përbashkëta si dhe traktatin ndërkombëtar të energjisë.
Ndonëse nuk ka bërë të ditur shumën që do të pretendojë si kompesim nga qeveria shqiptare, “CEZ” më parë ka vlerësuar se humbjet e saj nga investimi në Shqipëri arrijnë rreth 200 milionë euro.
”CEZ” thotë se situata në Shqipëri u komplikua në fillim të vitit 2012 ku për shkak të thatësirës kompania shteterore kesh u detyrua të kryente importe të larta të energjisë.
Sipas kompanisë çeke, qeveria u përpoq ta zgjidhte situatën përmes një vendimi të paprecedentë në Europë duke ja ngarkuar të gjithë koston “CEZ”-it.
”Përpos kësaj”, thotë “CEZ”, vendimi i tatimeve për ta gjobitur kompaninë me rreth 28 milionë euro dhe ai i Entit Rregullator me 3 milionë euro të tjera e përkeqësuan edhe më shumë situatën.
Në njoftim, “CEZ” përmend edhe përplasjet me policinë në nëntor kur u frenua të ndërpriste energjinë për ujësjellësat debitor.
Në fund, “CEZ” nënvizon se në 21 janar, Enti Rregullator i hoqi licensën duke emëruar në krye të kompanisë një administrator shtetëror që ka marrë të gjitha të drejtat e menaxhimit.
Implementim i planit te perbashket te Qeverise se Shqiperise dhe CEZ per ta vjedhur popullin dhe shtetin...CEZ, padi ndaj Shqipërisë
Dollapi: Çekët i kthenin arkëtimet për shpenzime luksi, jo për investime
“CEZ-i e bleu OSSH-në me arkëtime 88%, e la me 60%, kurse humbjet nga 32% arritën deri në 49%”
Provat - Dollapi premtoi se shumë shpejt do të publikojë të dhëna konkrete për atë që e quan keqmenaxhim të kompanisë nga drejtuesit çekë
Qeveria shqiptare duket se nuk ka ndërmend t’i japë CEZ-it si dëmshpërblim 200 milionë eurot e vlerësuara nga kompania si humbje për shkak të largimit nga Shqipëria.
Një ditë pasi kompania çeke, CEZ njoftoi se ka nisur zyrtarisht procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare, Ministria e Ekonomisë hedh poshtë pretendimet e saj, duke deklaruar se para gjykatës duhen paraqitur fakte konkrete.
“Duke u nisur nga dokumentacioni që ne kemi deri tani në dispozicion, mendojmë që ky pretendim nuk qëndron. Megjithatë kjo do të kuptohet më mirë, kur pala çeke t’i sjellë të dokumentuara 200 milionët”, u shpreh për “Top Channel”, Agim Bregasi, drejtor i politikave energjetike në Ministrinë e Ekonomisë. Bregasi thotë se humbjet prej 200 milionë eurosh, që kompania çeke pretendon nga biznesi i saj në Shqipëri, janë pasojë e keqmenaxhimit të Sistemit të Shpërndarjes të bërë prej saj.
“CEZ-i e ka marrë shoqërinë kur arkëtimet ishin 88 për qind dhe tani janë diku te niveli i 60 për qind, kurse humbjet kanë qenë diku të 32 për qind, ndërsa tani kanë shkuar në nivelin 49 për qind. Kemi një përkeqësim të menaxhimit të shoqërisë. Mund të themi që vetëm nga këto dy tregues humbjet e kompanisë CEZ janë rreth 200 milionë euro që mund të korrespondojnë, por që duhen verifikuar edhe me shifrën që ata thonë se kanë pasur humbje në Shqipëri”, thotë Bregasi.
Sipas Bregasit, kompania ka realizuar vetëm 7 për qind të investimeve të parashikuara në kontratë, çka e detyroi që në prag të dimrit të deklaronte se nuk ishte në gjendje të mbante në gatishmëri rrjetin.
Sakaq, Sahit Dollapi, administrator i përkohshëm i CEZ Shpërndarjes, vijon fushatën për të bindur konsumatorët se kompania e drejtuar nga çekët gaboi në të gjitha drejtimet dhe se nën drejtimin e tij situata do të ndryshojë. Dollapi ka deklaruar nga Gjirokastra se ka nisur shkurtimin drastik të shpenzimeve të kësaj kompanie, të cilat ai i konsideroi si shpenzime luksi, pjesë e keqmenaxhimit të CEZ Shpërndarjes nga drejtuesit çekë.
Dollapi e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të drejtorit të ri për zonën e Gjirokastrës, ku vuri në dukje se prioriteti emergjent është furnizimi normal me energji elektrike. Zoti Dollapi garantoi se arkëtimet e qytetarëve do të shndërrohen në investime për rrjetin energjetik, duke u ndarë nga e kaluara jo e largët, ku për shkak të keqmenaxhimit, qytetarëve nuk u jepej shërbimi për të cilin paguanin.
“Nuk ishte vetëm çështje indiference, por keqmenaxhimi i CEZ Shpërndarjes kishte arritur deri aty sa edhe materialet më elementare për një elektricist nuk gjendeshin nëpër magazina. Magazinat ishin bosh, sepse në vend që paratë e arkëtuara nga konsumatorët të përdoreshin për investime, janë përdorur për shpenzime luksoze të ish-drejtuesve, duke nisur nga makinat më të shtrenjta deri te rrogat stratosferike, me të cilat shpërblenin veten për një punë që nuk e bënin dhe për një shërbim që s’e jepnin”, tha Dollapi.
Shqip
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
Krijoni Kontakt