
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Sic e thashe, kisha nuk eshte kompetente dhe e autorizuar per mbledhje te statistikave te tilla...
Ligji, i bazuar ne direktiven perkatese te BE-se, normat e OKB-se dhe Kushtetuten, lejon e rregullon se kush eshte kompetent dhe i autorizur per mbledhjen e te dhenave, ne cfar kushtesh, ne cilat vende, ne cilen kohe, me cfar metodash etj. Kisha as nuk ka autorizim as nuk mund te jete vendi ideal (dhe neutral) per deklarimin e lire dhe te padetyrueshem te qytetareve lidhur me besimin fetar.
Statistikat dhe te dhenat e mbledhura ne kundershtim me ligjin nuk mund te merren parasyesh.
Ne kete kontekst, ato ne rastin me te mire mund te sherbejne si propagande politike e atyre qe i mbledhin dhe qarqeve tjera te interesuara.
"Mosperputhje" nuk mund te kete, sepse nuk mund te krahasohen te dhenat ilegale (qe nxjerren ne rrethana krejtesisht tjera , jasht cdo norme etj.) me te dhenat legale (sipas rregullave te lartepermendura). Dikush qe ne censusin zyrtar nuk eshte deklaruar mund te deklarohet ne "censusin ilegal" te kishes, pa pasur asnje efekt direkt mbi vlefshmerine e censusin zyrtar.
E vetmja gje qe eventualisht do te mund te arrihej, nese ka presion te madh dhe grupi i te pakenaqurve eshte relativisht i madh, do te ishte perseritja e censusit. Por perseri me metoda te njejta dhe nga institucionet e njejta. Perseri do te nevojitej vetedeklarimi i lire dhe i padetyrueshem i secilit ne momentin e pyetjes apo plotesimit te formularit. Ndryshimi i mendimit apo qendrimit pasi te kete perfunduar procedura, pasi te behet presion ne kisha nga perfaqesuesit e kishave, pasi ta lexosh nje artikull gazete apo forumi etj. nuk ndryshon asgje.
Eshte teme tjeter nese ka dyshime per manipulim masiv te pergjigjeve, formulareve, rezultateve... nga organet e autorizuar. Kjo eshte teme tjeter dhe mund te hetohet nese ka baze te mjaftueshme per hetime...
Pavaresisht kesaj, ata qe nuk jane deklaruar kane pasur arsyet e tyre. Prandaj, eshte e papritshme qe shumica papritmas ta ndryshojne mendimin dhe te deklarohen, duke akuzuar edhe organet kompetente per manipulim te vullnetit te tyre.
Nes kisha, megjithate, arrine ti binde mijra qytetare te deklarohen dhe ta akuzojne shtetin per manipulim te vullnetit, atehere eshte e mundur qe te behen hetime dhe me shume se kaq. Por jo permes dy, tre apo dhjetra rasteve. Sepse statistika kurre nuk eshte 100% e sakte dhe pa asnje gabim...
Krijoni Kontakt