Close
Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 233 prej 233
  1. #231

    Pėr: Censusi 2011: Komunitetet fetare nuk pranojne rezultatet e censusit

    Albo, thjesht per kuriozitet. Ti si mendon se jane perqindjet me perafersi per secilen fe dhe per ateistet?

  2. #232
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Censusi 2011: Komunitetet fetare nuk pranojne rezultatet e censusit

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Albo, thjesht per kuriozitet. Ti si mendon se jane perqindjet me perafersi per secilen fe dhe per ateistet?
    Gjithe ideja e mbajtjes se nje censusi cdo 10 vjet eshte qe njerezit te mos spekullojne me shifrat ne mungese te shifrave zyrtare te censusit. Gjithe ideja ishte qe ti te mos pyesje me Albon apo filanin se cfare mendon per numrat e seciles fe, por ti referoheshe te dhenave te censusit te vitit 2011. Dhe perpara se te pyesesh Albon, duhet te pyesesh komunitetet fetare te vendit qe mbajne regjistra me numrat e besimtareve te vete ne vend, ata besimtare qe jane te devotshem ne besim, pasi ka plot te tjere qe jane te tille vetem ne emer.

    Dy komunitetet fetare me perparimtare te Shqiperise kane qene dhe ngelen komuniteti orthodhoks dhe ai bektashi. Krahasimisht me komunitetet e tjera te vendit, muslimanet sunite dhe romano-katolike, keta dy komunitete jane shume me perparimtare nga aspekti kulturor. Qe do te thote, qe ne keto 20 vjet, keta jane edhe ata qe kane qene me te prirur per tu larguar nga Shqiperia ne kerkim te nje jete me te mire. Keta jane ata qe zgjedhin emigracionin ne Itali, Greqi, Amerike, Kanada per t'iu dhene femijeve te tyre nje shkolle e nje jete me te mire. Pjesa derrmuese e shqiptareve te ngelur ne Shqiperi i perket besimit muslimat sunit dhe romano-katolik. Ne fakt, edhe komuniteti romano-katolik eshte prekur shume nga emigracioni, sidomos ne rradhet e shqiptareve romano-katolike nga Mali i Zi dhe Malesia. Ke me shume malesore ne SHBA se sa ne Shqiperi.

    Eshte e veshtire te japesh numra per shqiptaret pasi nese mund te marrim si te vertete numrin e popullsise se Shqiperise qe jeton ne Shqiperi, ajo eshte vetem 55% e cfare mendohej te ishte. Pra kemi te bejme me nje largim masiv te shqiptareve nga Shqiperia ne masen 45% ose 1 ne cdo 2 shqiptare. Po te shikosh numrat e atyre qe kane mbetur ne Shqiperi, keto numra favorizojne komunitetin musliman sunit dhe ate romano-katolik. Po ta shikosh ne rang popullate shqiptare ne mbare boten, perfshi emigrantet shqiptare qe kane dale nga vendi, orthodhokset dhe bektashijte jane dy komunitetet me rritjen me te larte te besimtareve te vete, jo vetem nga rradhet e besimtareve te vete tradicionale, por edhe nga rradhet e shqiptareve te besimit musliman sunit. Po te shkosh e te vizitosh Shqiperine, do te bier ne sy qe keto dy komunitete kane edhe besimtaret me te dedikuar dhe traditat me te bukura ne vend. Nuk do te cuditesha nese numri i orthodhokseve te ishte tek 30% e popullsise dhe bektashijve tek 25% e popullsise.

    Numri i besimtareve muslimane sunite eshte aty tek 40%. Edhe keta jane prekur nga emigracioni por jo sa komunitetet e tjera. Bie ne sy qe ne rradhet e ketij komuniteti Dibra eshte zona me emigracionin me te larte. Keta jane prekur shume nga nje fenomen tjeter per te cilin shume pak njerez shkruajne, fenomeni i largimit te nje pjese te mire te ketij komuniteti drejt Turqise. Ka plot shtetas shqiptare me origjine etnike osmane (jo turke por osmane pasi jo te gjithe jane detyrimisht turq) qe kane zgjedhur te emigrojne drejt Turqise ku edhe jetojne e punojne. Turqia u ofronte nje jete me te mire se Shqiperia e tranzicionit dhe afersia gjeografike dhe mungesa e vizave per te udhetuar, joshen shume shtetas shqiptare.

    Komuniteti romano-katolik nuk eshte me i madh se 5%. Emigracioni dhe fenomene si ai i gjakmarrjes kane bere qe ky komunitet te mos kete patur nje rritje natyrale te popullsise si gjithe komunitetet e tjera. Kuptohet qe 5% ne rang popullsie behet 10% ne rang te popullsise se mbetur ne Shqiperi.

    Jane pastaj edhe bashkesite e shumta te protesanteve qe kane hyre ne Shqiperi ne keto 20 vjetet e fundit. Nese do ti numeronim keta si "ungjillore", edhe pse keta nuk i perkasin detyrimisht nje bashkesie apo sekti, nuk do te cuditesha qe keta te ishin aty tek 5% ne rang popullate dhe 2% ne rang te popullates se mbetur. Karakteristike per kete komunitet eshte mosha e re e besimtareve, pjesa derrmuese e te cileve vijne nga nje tradite familjare muslimane.

    Por pavaresisht nga numerat e perqindjet, kur Vatikani dergoi nje ipeshkv te huaj qe te studionte gjendjen e komuniteteve fetare shqiptare ne pergjithesi dhe komunitetit romano-katolik ne vecanti, ai u kthye ne Vatikan me nje raport te detajuar te cilin e permblodhi me pak fjale: "Nga te gjitha bletet qe punojne ne kosheren shqiptare, vetem ato orthodhokse kane prodhuar mjalte."

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-01-2013 mė 22:10

  3. #233
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Censusi 2011: Komunitetet fetare nuk pranojne rezultatet e censusit

    Censusi dhe absurdi i suksesit tė pretenduar

    ARTAN HOXHA

    I. CENSUSI. NJE AKSION GJIGANT DHE I DOBISHĖM

    1. Nė tetor 2011, nė Shqipėri u realizua Censusi i Popullsisė dhe Banesave njė ushtrim ky qė u krye nė tė njėjtin vit edhe nė vendet anėtare apo kandidate tė Bashkimit Europian (BE). Censusi i mėparshėm nė shkallė europiane, ku mori pjesė edhe Shqipėria, u krye nė vitin 2001. Kryerja e censusit, me njė rol qendror tė Institutit tė Statistikave (INSTAT), u mundėsua nga mbėshtetja e duhur financiare e qeverisė dhe BE, ndėrsa Eurostat mbėshteti teknikisht, verifikoi dhe certifikoi metodologjinė dhe rezultatet. Pėr kryerjen e censusit u mobilizua njė armatė prej mbi 14 mijė intervistuesish, mbikėqyrėsish, kontrollorėsh, specialistėsh. Censusi 2011 jep njė tablo mjaft interesante dhe duke e krahasuar edhe me censusin 2001 si dhe ato tė kryera para vitit 1990, mundėsojnė njohjen e gjendjes dhe ndryshimeve nė intervale tė gjata kohe e njėkohėsisht konfirmojnė thėnien e madhe tė James Baker nė qershor 1991 nė Tiranė: “Freedom Works/Liria prodhon”.

    II. REZULTATET E DEKLARIMIT TĖ ETNISĖ
    2. Kėtė radhė, pas shumė e shumė kohėsh, u vendos qė nė pyetėsor tė pėrfshiheshin edhe dy pyetje fakultative lidhur me pėrkatėsinė etno-kulturore dhe besimin fetar, vendim ky qė nxiti reagime tė forta nga segmente politike me bazė nacionalizimin apo fenė dhe hamendėsime pėr mundėsinė e shtrembėrimeve tė shumta e tė qėllimshme. Rezultatet e censusit 2011 dolėn nė dhjetor 2012 dhe, me njė mbulim prej tė paktėn 97%, japin njė popullsi rezidente prej 2 800 138 banorė, nga tė cilėt: 2 312 356 apo 82.58% deklaruan pėrkatėsinė shqiptare; 24 243 apo 0.87% atė greke; rreth 1.02% apo mė pak se 29 mijė pėrkatėsi tė tjera etno-kulturore; rreth 44 mijė apo 1,58% dhanė pėrgjigje tė pavlefshme e ndėrkaq, njė grup relativisht i madh prej 390 938 personash apo 13,96%, preferuan tė mos i pėrgjigjen kėsaj pyetjeje. (shih www.instat.gov.al) Dalja e rezultateve ringjalli debatin e nisur para kryerjes sė censusit.

    III. ABSURDI I SUKSESIT TĖ PRETENDUAR I PBDNJ/OMONIA
    3. PBDNJ/OMONIA fillimisht e mbėshtetėn nismėn pėr pyetjet mbi pėrkatėsinė etno-kulturore e fetare, por, pas pėrshkallėzimit nė rritje tė aksionit tė AK si dhe pas amendimeve ligjore tė propozuara nga PDIU qė ndėshkonin deklarimin e rremė, kėto organizata, qė pėrfaqėsojnė kryesisht minoritetin grek, u bėnė thirrje mbėshtetėsve tė bojkotonin deklarimin. Lidhur me rezultatet e censusit 2011, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, u shpreh se “…frymėzuesit dhe realizuesit e censusit, …., janė manipulatorė, por edhe provokatorė tė realiteteve etnike dhe fetare…” dhe se “vetėm 5-7% tė pjesėtarėve tė minoritetit etnik grek nuk iu bindėn, pėr arsye tė ndryshme, kryesisht presionit shtetėror, thirrjes sė OMONIA-s dhe u regjistruan”. (shih: http://www.pbdnj.com/?p=108)
    4. Nga kjo deklaratė rezulton se, sipas Vangjel Dules, nė tetor 2011, minoriteti grek nė Shqipėri, pa llogaritur ata qė kanė emigruar, duhet tė ketė qenė 14-20 herė mė shumė se ata qė u deklaruan grekė, pra 12-18% e totalit apo 350 mijė deri nė 480 mijė grekė. Kėta s’mund tė bėjnė pjesė nė atė 3% tė mosmbulimit qė, sipas Eurostat-it, i cili certifikoi shkallėn e mbulimit/mosmbulimit, bėhej fjalė pėr njė mosmbulim tė vogėl e tė shpėrndarė nė gjithė territorin pa dallime etnie apo feje. Por edhe nėse do tė ishin kėta, gjithsesi s’do t’i mjaftonin pretendimit tė Vangjel Dules. Mbetet qė ata qė nuk kanė deklaruar pėrkatėsinė etnike nėn thirrjen e PBDNJ/OMONIA, tė jenė ata 14% qė morėn pjesė nė census, por refuzuan t’i pėrgjigjen pyetjes sė etnisė. Por edhe kjo shifėr nuk i vjen nė ndihmė Vangjel Dules, pasi nga 435 082 qė nuk iu pėrgjigjėn pyetjes mbi etninė, shumica absolute janė tė besimeve jo-ortodoks, kryesisht myslimane, si edhe pa pėrkatėsi fetare apo ateistė; vetėm rreth 15 mijė janė tė besimit ortodoks dhe mė pak se gjysma, rreth 206 mijė, nuk e deklaruan as besimin fetar.
    5. Vetėm pėr shkak tė deklarimit tė fesė, shifrat e Vangjel Dules bazuar tek ata 14% qė nuk e deklaruan etninė, zbresin nė mė pak se 7% nėse kėtu pėrfshijmė ata qė u deklaruan ortodoksė pa deklarim tė etnisė apo qė nuk e deklaruan as etninė, as fenė. Por edhe kjo nuk i vjen nė ndihmė, pasi lidhur me pyetjen pėr gjuhėn amtare – gjuha e parė apo kryesore e folur nė shtėpi gjatė fėmijėrisė – nga 2 800 138 gjithsej tė regjistruar, rezulton se 2 765 610 apo 98,77% deklaruan gjuhėn shqipe dhe vetėm 15 196 apo 0.54% deklaruan atė greke. Edhe brenda 14% apo 435 053 qė nuk deklaruan pėrkatėsinė etnike, 431 870 apo mbi 99% deklaruan gjuhėn shqipe si amtare dhe vetėm 655 deklaruan atė greke. Shifrat janė kokėforta dhe i shndėrrojnė nė absurditete kėto pretendime. Gjithsesi, Vangjel Dule nuk dorėzohet dhe gjen prehje te 14% i famshėm i atyre qė refuzuan tė deklarojnė pėrkatėsinė etnike, duke i deklaruar tė gjithė grekė e duke mbėshtetur nė kėtė shifėr edhe suksesin e manovrės sė PBDNJ/OMONIA-s pėr bojkotin e censusit.

    IV. ABSURDI I SUKSESIT TĖ PRETENDUAR TĖ KUQEZINJVE

    6. Por po aty, tek i famshmi 14% ku Vangjel Dule kėrkon suksesin, po aty e gjen suksesin e tij edhe Kreshnik Spahiu i AK-sė, sipas tė cilit, “ministri i vjetėr i Inovacionit arriti t’i quante sharlatanė 14% tė tė anketuarve, tė cilėt kanė refuzuar t’i pėrgjigjen pyetjes pėr etninė dhe fenė nė formularin e ‘censusit’, por qė kanė deklaruar se gjuha e tyre amė ėshtė shqipja. 14% e numrit tė total tė popullsisė, z. Pollo, janė 400 mijė shqiptarė, tė cilėt i janė pėrgjigjur pozitivisht thirrjes sė Aleancės Kuqezi pėr tė refuzuar pyetjen mbi etninė dhe fenė tė vendosur prej teje me direktivė tė Athinės”. (Shih: http://www.aleancakuqezi.al/2012/laj...lo-e-manipuloi.)
    7. Nė fakt, Genc Pollo nuk i quajti sharlatanė kėta shqiptarė. Kėtė po e bėn, pa e kuptuar se ē’thotė, vetė Kreshnik Spahiu, duke pretenduar se kėta i janė pėrgjigjur thirrjes sė AK. Pyetja pėr gjuhėn amtare nuk ėshtė kontribut i AK, ndaj bėhet e pakuptimte qė pyetėsori paskėsh marrė direktiva nga Athina dhe kjo paskėsh lejuar pyetjen mbi gjuhėn amtare, e cila, nė fakt, do tė shkatėrronte, siē edhe rezulton pas censusit, pretendimet megalogreke. Nėse do tė flasim pėr merita, pyetja pėr gjuhėn amtare ėshtė meritė e autorėve tė censusit – edhe e Genc Pollos sė qeverisė – dhe jo meritė e Kreshnikut Spahiut.
    8. Pretendimi pėr sukses i AK bėhet edhe mė absurd kur kujton se pikėrisht tek ky 14% i refuzuesve “aleancistė” peshkon edhe “Athina armike dhe agjentėt e saj nė Shqipėri”. Mendoni pėr njė moment se sa tė forta e tė pakundėrshtueshme do tė ishin rezultatet e censusit nėse edhe kėta tė ashtuquajturit “pasues” tė AK do tė kishin deklaruar etninė e tyre shqiptare. Falė Zotit, kėta nuk paskėshin qenė kaq tė marrė qė tė vepronin siē ua demonstroi nė televizion Kreshnik Spahiu duke iu bėrė thirrje qė tė grisnin fletėn e pyetėsorit ku ishin pyetjet pėr fenė dhe etninė, pasi po kėtu ndodhej edhe ajo pėr gjuhėn, pėrndryshe, pa pėrgjigjen pėr gjuhėn amtare, “armiku” do tė peshkonte rehat-rehat nė pellgun prej 14% tė patriotėve aleancistė. Ndaj, strategjia dhe taktika bojkotuese e AK mbi censusin, e nisur pėr tė dekurajuar e shkatėrruar “planet greke” – njėkohėsisht beteja e ngjizjes se AK – rezulton qė tė kėtė ndihmuar, pa dashje, qė nė ngjizje e deri mė sot, pikėrisht “armikun”, dhe kjo e bėn, si pasojė e pretendimit tė suksesit, edhe kryetarin, edhe partinė, edhe 14% tė shqiptarėve, pasues, budallenjtė e sharlatanėt mė tė mėdhenj nė kėtė truall.
    9. Nėse vazhdojmė gjykimin sipas metrit tė Kreshnik Spahiut tė AK, pėr tė cilin kėta 14% shqiptarė qė iu pėrgjigjėn thirrjes sė zgjuar e patriote tė tij e nuk deklaruan pėrkatėsinė etnike janė tė zgjuarit e patriotėt si vetė ai, del se shqiptarėt e tjerė, ata 85% qė deklaruan etninė e nuk i shkuan pas Kreshnikut, por Gencit, qenkėshin budallenj, tradhtarė, ose tė dyja bashkė. E meqė u hap loja e absurdit, dikush, nėse do tė pėrdorte tė njėjtin stil akuzues si ai i Kreshnik Spahiut pėr Genc Pollon, mund tė bėnte pyetjen se mos vetė Kreshniku ka marrė direktiva nga Athina.

    V. ABSURDI I SUKSESIT TĖ PRETENDUAR TĖ PDIU
    10. Ndėrkaq, PDIU duket se ishte e mbeti mė e matur nė taktikėn e saj. PDIU nga njėra anė nxiti pjesėmarrjen nė census dhe, nga ana tjetėr, kėrkoi qė ligji pėr censusin tė parashikonte edhe penalitete pėr deklarimet e rreme dhe injorimin e kėtyre deklarimeve. Por, pretendimi qė kėto lėvizje tė PDIU “ua kanė prerė rrugėn skenarėve tė Athinės dhe shėrbėtorėve tė saj nė vendin tonė, pėr tė sajuar tė dhėna tė rreme pėr pakicėn etnike greke” (shih: http://www.pdiu.al/artikull.php?id=437), ėshtė njė tjetėr absurd.
    11. Nė fakt, suksesi i pretenduar do tė kishte kuptim vetėm nėse do tė kishte rrezik qė dhjetėra mijėra shqiptarė delenxhinj mund tė deklaronin enti tė rreme greke nė mėnyrė qė kjo t’u vlente skenarėve tė Athinės, pasi pėr Athinėn s’do t’ia vlente mundi pėr tė manipuluar as ca qindra e as edhe ca mijėra shqiptarė ngaqė kaq pak s’do tė ndryshonte ndonjė gjė nė rezultatet e censusit. Pėr mė tepėr, kėta delenxhinj tė shumtė tė frikėsuar duhet tė jenė pjesė e rėndėsishme e 14% tė atyre qė nuk deklaruan etninė. Por kėta ose janė patriotėt e zgjuar e trima tė Kreshnik Spahiut, ose frikacakėt grekė dhe/ose gjoja grekė tė Vangjel Dules, e ndėrkaq, nga veprimet e PDIU gjen argument edhe vetė Dulja kur thotė se kėta nuk deklaruan se u trembėn. Do tė ishte interesante tė dėgjonim si nga Vangjel Dule, edhe nga Shpėtim Idrizi, se si u frikėsuaka me njė gjobė nga njė shtet qė s’mbledh dot gjobat njė armatė prej mė shumė se 400 mijė njerėzish. Mbetet qė efekti PDIU tė ketė dhėnė rezultat, teorikisht, vetėm mbi fare pak individė. A ia vlejti pėr kaq pak tėrė ajo zhurmė? Por, tė paktėn Shpėtim Idrizi e la me kaq kėtė punėn e censusit dhe po merret me rezolutėn parlamentare pėr ēėshtjen ēame, nismė kjo me mjaft vlerė, nė kohėn dhe me hapin e duhur, qė dallon patriotizmin nga karagjozllėku e qė duhet mbėshtetur tė pėrparojė me vendosmėri pėrmes menēurisė, harmonisė dhe unitetit.

    VI. HESHTNI. MĖ MIRĖ PĖR JU.

    12. Ēdo pretendim suksesi nga protagonistėt nė fjalė prodhon absurditet. Qesharake. Gjėja mė e mirė qė do tė duhej tė kishin bėrė pas censusit, do tė ishte tė heshtnin e tė mos e trashnin budallallėkun qė e ngjizėn para censusit, se ky, duke u trashur, kėputet. I vetmi interpretim i drejtė pėr mosdeklarimin e etnisė dhe fesė ėshtė qė disa zgjodhėn, nė liri tė plotė zgjedhjeje, tė mos i pėrgjigjen njėrės, tjetrės apo tė dyja pyetjeve qė ishin, nė respekt tė Kushtetutės, fakultative. Kaq. Kjo eviton ēdo absurditet. Ia vlen tė merremi me tė dhėnat e tjera tė censusit qė janė mjaft interesante e tė dobishme

    Burimi: Panorama

Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •