Close
Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 257
  1. #151
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    avramopoulos te shikoj jo nacionalizmin por ultranacionalizmin qe ekziston ne vendin e tij me pare,pastaj le te flasi per te tjeret....

  2. #152
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Na u prish gjiza neve se nje nacionalist grek shan te tjeret si nacionaliste.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    intervista e presidentit ne aljazeera

    I pyetur për idenë e “Shqipërisë së Madhe”, Presidenti Nishani ka folur për një të ardhme të përbashkët të vendeve të Ballkanit. “Nuk e harrojmë të kaluarën por jemi të fokusuar tek e ardhmja. Jemi të vendosur në rrugën që i bashkon të gjitha vendet e Ballkanit”, kjo ide është përdorur për qëllime politike, është shprehur Presidenti i Shqipërisë.

    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Duhen trembur pak greket.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Nishani: Shqipëria s'ka çështje të hapura me asnjë vend të rajonit

    TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cilësoi jashtëzakonisht të mira marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke theksuar se incidentet e izoluara nuk i cënojnë këto marrëdhënie.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në samitin rajonal në Budva, Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria ka luajtur dhe ende luan një rol të pandryshuar, i cili është në interes të ruajtjes së stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në rajon.

    Presidenti Nishani vlerësoi se marrëdhëniet e shteteve të Ballkanit Perëndimor janë të shkëlqyera dhe shtoi se Shqipëria nuk ka çështje të hapura me asnjë vend të rajonit.

    “Të gjithë fqinjët tanë kanë prioritet të veçantë, ndërsa Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë interes në prishjen e integritetit të shteteve të tjera.”- u shpreh Presidenti shqiptar.

    Agjencia e lajmeve Mia shkruan se Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, deklaroi në Samitin presidencial se “Marrëdhëniet midis fqinjëve në rajon gjithmonë mund të jenë edhe më të mira. Marrëdhëniet midis fqinjve janë rrugë dykahëshe, duhet të presim atë të cilën e bëjmë edhe të tjerët ta bëjnë dhe të gjithë së bashku të hyjmë në BE si udhëkryq i rrugëve të mira dykahëshe të cilat ekzistojnë në këtë rajon.”

    Të gjithë, theksoi Ivanov, kemi për qëllim të jemi në atë shtëpi të përbashkët të cilin e quajmë Evropë. "Të gjithë kemi qëllim që përmes reformave dhe ideve tona të cilat i prezantojmë në samite të tilla të realizojmë ambient të barabartë në mbarë rajonin tonë. Të respektohen kriteret evropiane, parimet evropiane dhe vlerat evropiane. Shpresojmë se me këtë mesazh do të kontribuojmë të zgjerohet edhe përbërja. Nuk është pyetja nëse, por kur do t'i shohim edhe fqinjët e tjerë në tryezën e rrumbullakët, me ne", - theksoi Ivanov, duke bërë thirrje që e kaluara të lihet pas dhe tu jepet rëndësi projekteve për të ardhmen./BalkanWeb
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    SHBA paralajmëron Berishën për retorikën nacionaliste: Kujdes!

    Jonathan Moore, Drejtor i Zyrës për Çështje të Europës Jugore e Qendrore, Byroja e Çështjeve të Europës dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit të SHBA flet për Top Channel. Ai thotë se retorika nacionaliste bëhet për të shpërqëndruar vëmendjen nga problemet ekonomike e demokratike

    Z. Moore, do të doja pikësëpari të pyesja cili është qëllimi i udhëtimit tuaj në Tiranë?

    Faleminderit shumë. Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Që nga fillimi i muajit gusht jam Drejtor në Departamentin e Shtetit, me përgjegjësi për Shqipërinë dhe gjashtë vende të tjera në rajon. Prandaj, kam qenë këtu për disa ditë, me kolegë të Ambasadës së SHBA dhe gjithashtu për t’u takuar me përfaqësues të jetës politike e publike këtu në Shqipëri.

    Si mendoni, cili ka qenë mesazhi që mori Sekretarja Clinton nga vizita e saj në Shqipëri?

    Mund t’ju them se, siç ju dhe qytetarët e tjerë shqiptarë e dinë, Shtetet e Bashkuara i janë shumë mirënjohëse Shqipërisë për mikpritjen e treguar ndaj Sekretares Clinton. Ishte një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo donte të vinte patjetër në Shqipëri sa kohë ishte ende Sekretare e Shtetit dhe erdhi, pjesërisht për të marrë pjesë në festimet tuaja të përvjetorit të 100-të por edhe për të theksuar vazhdimësinë e partneritetit dhe miqësisë së Shteteve të Bashkuara si dhe dëshirën e SHBA për të parë hapa të mëdha veçanërisht nga parlamenti për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Europian.

    Si e shihni intensifikimin e retorikës nacionaliste nga politikanët në Shqipëri, përfshirë edhe nga Kryeministri? Mendoni se kjo valë retorike nacionaliste po rritet për shkak të vakumit të besimit të humbur të qytetarëve në sistemin që kemi aktualisht?

    Do të vija në dukje një numër gjërash duke qenë se kam avantazhin të punoj me shtatë vende në rajon. Mendoj se kemi parë pasoja të tmerrshme, përfshirë krime lufte, nga nacionalizmi i tepruar, në veçanti ato që kanë përfshirë serbët etnikë dhe Serbinë nën shërbimin e Milosheviçit. Kemi parë gjithashtu nacionalizëm të tepruar nën regjimin e Tuxhman në Kroaci. Nacionalizmi është diçka që të gjithë ne duhet ta luftojmë. Kam dëgjuar gjithashtu se ka shumë njerëz këtu në Shqipëri të cilët janë të frustruar me Partinë Demokratike e me Partinë Socialiste, apo dhe parti të tjera, dhe tërhiqen më shumë nga lëvizje dhe ide që janë më shumë nacionaliste. Por më lejoni t’ju them se kam besim se Shqipëria dhe shqiptarët kanë tani sovranitetin e tyre, shtetin e tyre demokratik dhe të sigurt dhe nuk kanë nevojë të ecin në drejtime nacionaliste dhe se me të vërtetë nuk do ta bëjnë këtë. Ka sigurisht interes në mes të shqiptarëve të diasporës dhe në vendet fqinje dhe kjo është sigurisht e kuptueshme, por ka qenë shumë e rëndësishme të dëgjoja nga të gjithë ata me të cilët kam folur se Shqipëria nuk ka qëllime, nuk ka dëshirë të ndryshojë kufijtë e saj dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm si për njerëzit në këtë vend ashtu edhe për fqinjët tuaj.

    Në 20 vitet e kaluara, qeveria e SHBA ka treguar vëmendje të veçantë ndaj stabilitetit në Ballkan. Mendoni se deklarata të tilla, retorika e politikanëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Greqi mund ta destabilizojë rajonin? Dhe cili do të jetë qëndrim i SHBA nëse kjo do të ndodhte?

    Siç e dini, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj stabilitetit të këtij rajoni. Është një nga arsyet pse Shqipëria është bashkuar me ne në Aleancën e NATO-s. Ka të tjera vende anëtare të NATO-s në rajon, Kroacia dhe sigurisht Greqia, si anëtare prej shumë kohësh. Është e vërtetë që aty këtu ka pikëpamje politike ekstreme, por çështja themelore është sjellja e këtyre vendeve dhe jo retorika e ndonjë individi, apo organizate, dhe, nga kjo pikëpamje, ne kemi shumë besim se rajoni do të vazhdojë të ketë stabilitet. Kjo është një nga arsyet pse NATO, dhe sërish, kjo është një çështje e rëndësishme, roli dhe prania e SHBA është kaq e rëndësishme për ne. Sërish, më pyetët pse po vizitoj Tiranën, dhe kjo është pjesërisht arsyeja, të theksoj rëndësinë që ne në Uashington i japim dhe interesin që ne kemi të merremi me situatën këtu.

    E keni fjalën për retorikën nacionaliste, apo jo?

    Është e pamundur ta heqësh plotësisht retorikën nacionaliste nga dialogu politik. E gjejmë edhe në skajet e shoqërisë sonë. Megjithatë, më e rëndësishmja për ne janë veprat dhe sjellja e secilës prej qeverive dhe partive politike dhe përqasja e tyre dhe ne besojmë në profesionalizmin e tyre themelor. Është e lehtë të shpërqendrohet vëmendja drejt nacionalizmit, sidomos në kohë si këto kur ekonomia është në kushte jo të mira. E kemi parë në Greqi, për shembull, me një lëvizje shumë shqetësuese. Pra, është një fenomen që nuk e eliminojmë dot; sigurisht pjesë e procesit demokratik, por ajo që është në themel e nevojshme është që një ndjenjë e tillë nacionaliste të mos ndikojë negativisht procesin demokratik apo të pengojë njerëzit të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre.

    Cilat janë disa nga shqetësimet e Departamentit të Shtetit për ritmin e reformave drejt integrimit? Shqipëria aspiron të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

    Në radhë të parë, do përsëris fjalët e Sekretares Clinton në parlamentin tuaj një muaj më parë. Është dëshira jonë e madhe ta shohim Shqipërinë t’i afrohet më shumë BE-së dhe të përmbushë tri kërkesat e përcaktuara nga Brukseli përpara takimit të BE-së, i cili zhvillohet pak pas ditësh në dhjetor. Për fat të keq, nuk ishte e mundur. Opozita nuk e mbështeti qeverinë t’i përmbushte këto tri hapa. Kjo tani do të thotë që përballeni me gjashtë muaj të një stine zgjedhore, stinë fushate, ku me gjasë do ketë edhe më pak kompromis se sa ka tani dhe më shumë retorikë e më shumë sfida. Është e rëndësishme që ky proces të fillojë; kam dëgjuar nga shumë njerëz nevojën për të luftuar korrupsionin në nivele të ndryshme të shoqërisë, për të përmirësuar standardet e jetesës, pra për të përmirësuar të ardhmen e popullit shqiptar jo nëpërmjet vendeve të punës, arsimit, investimeve, të gjitha këto janë të lidhura pandashëm me të ardhmen tuaj, jo thjesht në BE, por edhe në rrugën drejt BE-së. Pra janë pika shumë të rëndësishme që u përpoqa t’i theksoja me të gjithë udhëheqësit politikë dhe personat me të cilët kam biseduar. Është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur; nëse është bërë e pamundur për shkak të ngërçit politik përpara zgjedhjeve, duhet të ndodhë menjëherë pas tyre.

    Me lejen tuaj, do doja të përqendrohesha pak tek ajo që sapo thatë për integrimin. Çfarë është më me rëndësi për Shqipërinë: që parlamenti të bëjë ligje të bukura por jo t’i zbatojë ato?

    Është e qartë që zbatimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm por hapi i parë është të bëhen ligjet, të bëhen pjesë e sistemit tuaj ligjor. BE e pranon edhe mes anëtarëve të saj që ka raste kur ligjet ekzistojnë por zbatimi është në proces. Për shembull, Kroacia së shpejti do të bëhet anëtare e BE-së; kanë arritur shumë dhe iu janë dashur shumë vite. Kanë kaluar në shumë faza. Deri tani, kanë kryer vetëm një ndjekje penale të suksesshme ku një ish-kryeministër kohët e fundit u dënua me 10 vjet burg. Duhet kohë. Gjëja e parë është të jenë ligjet dhe pastaj të zbatohen ato. Sigurisht, nëse nuk janë, s’ke ç’të zbatosh. Pra për sa kohë Brukseli ka përcaktuar standardin edhe për ligjin edhe për praktikën që pason ligjin, është me rëndësi të zbatohet hapi i parë./tema
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #157
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Natyrisht...gjithcka eshte mjaft e lexueshme.
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Drejtori i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore

    nuk ka mbështetur referendumin e nisur nga Aleanca Kuq e Zi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Sipas tij kufijtë e Europës janë të përcaktuara tashmë.

    “Qëndrimi ynë është i qartë, kufijtë e Evropës janë të përcaktuar, ne nuk duam të shohim ndryshime dhe nuk mbështesim ndryshime. Nuk është në interes të ndonjë prej vendeve apo grupeve etnike të rajonit që të rishkruhen kufijtë, apo për t’u përqëndruar tek nacionalizmi. Standartet e larta të demokracisë dhe të drejtave të njeriut do t’u shërbejnë gjithë njerëzve të rajonit, pavarësisht në cilin vend jetojnë. Ne nuk mbështesim ndryshim kufijsh. Në gjithë botën ka lëvizje të ndryshme, është e rëndësishme që ato të kenë mundësinë t’u prezantohen publikut, audiencave të ndryshme, të kenë qasje tek to, kjo është pjesë e procesit demokratik, por një gjë duhet të jetë e qartë, ndryshimi i kufijve nuk është një alternativë”, përfundoi ai. /Telegrafi

    Fjalët e këtij zotit Moore nuk i pyesim dhe shumë për arsye se bashkimi është diçka e drejtë dhe nuk i biem njeriu në qafë. Kufijtë janë tanët në radhë të parë dhe pastaj të Evropës.

    Evropa me vendimet që ka marrë deri më sot për fatin e Shqiptarëve nuk i ka len dhe shumë vend vetes për të na treguar ça do bëjmë me këtë temë. Sa për interesat e Evropës do përmend fjalët e xhaxhit 'Na u prish gjiza'! Një pjesë e mirë e Shqiptarëve sot ka për qëllim të jetoj jeton që dëshiron dhe jo jetën që duan të tjerët! Prandaj shumë prej nesh jemi pro bashkimit, boll ngelëm shërbëtorë duke plotësuar qejfet e njërit dhe të tjetrit.

    Fundja fundit nuk po bëjmë diçka të keqe, Shqiptarë ka nga një anë Shqiptarë dhe nga ana tjetër, bile duhet të fillojmë që sot të sillemi sikur nuk ekzistojnë fare ato kufij!

  9. #159
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Ceshtja e bashkimit te Kosoves me Shqiperine eshte ceshtje ne mes shqiptareve te cilet duhet te punojne shume per ta arritur. Nuk behet per ta kercenuar dike, por nese eshte vullnet i popullit duhet respektuar si nga Evropa qe po shihet se nuk na don te miren, po ashtu nga USA qe na ka ndihmuar ne te kaluaren, po ashtu nga shtetet fqinje nese deshirojne te jetojne ne fqinjesi te mire. Shume shqiptare po vetedijesohen dhe po e kuptojne se nuk mund te jetojme te ndare e te percare. Eshte shume reale mundesia e ketij bashkimi nese punojme se bashku, nese politikanet tane e kuptojne se nuk kane te drejte te na lene te ndare, kjo do te jete nje dite e madhe per te gjithe ne kur do te mbushemi me lot gezimi kur te behet realitet kjo dite. I lutem Zotit qe sa me shpejt te arrihet kjo dite.
    Kjo ka qene amanet i luftetareve te UCK-se, heronjeve qe nga Gjergj Kastrioti qe i bashkoi te gjitha principatat e asaj kohe ne nje aleance ushtarake pasi vetem te bashkuar ishim te forte, e deri tek Adem Jashari qe u vra duke mbrojtur te drejten per te jetuar te pavarur e me dinjitet e mijera heronjeve te cilet derdhen gjakun per kete ideal. Tani per tani kemi fuqine e votes, e cila do te duhet te respektohet dhe duhet ta perdorim ne menyre te ndershme.

  10. #160
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ide shume e keqe...
    Perse ide e keqe, kjo i ben shqiptaret me te vetedijshem per shtet, zhduken krahinizmat (kosovar e shqiptar) e kthehemi ne identitet. Qytetaret shqiptare behen pjese e shtetit anetar te NATO-s. Shteti apo pasaporta shqiptare nuk duhet te jete monopol vetem i atyre qe jetojne ne Shqiperi, por duhet t'u takoje edhe shqiptareve tjere, sic e kane bere p.sh. Serbia apo Bullgaria, e shume shtete evropiane.

    I do not say it will be easy, I say it will be the truth...

    Akili normal qe jemi te fokusuar tek e ardhmja, e ajo e ardhme eshte bashkimi larg krahinizmave por 'like ONE'.

Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •