Close
Faqja 18 prej 26 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 257
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    nuk po flas per amerikanet,por per greket...
    ne shqiperi ngaterrohet folklori me shtetin.
    dhe kujtojne se edhe te tjeret jane te tille.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #172
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ne shqiperi ngaterrohet folklori me shtetin.
    dhe kujtojne se edhe te tjeret jane te tille.
    Ne Shqiperi njerezit duan monolog,.....,
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #173
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ne shqiperi ngaterrohet folklori me shtetin.
    dhe kujtojne se edhe te tjeret jane te tille.
    dmth?me qarte?

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne Shqiperi njerezit duan monolog,.....,
    prandaj dhe shteti ne 100 vjet ka qene nje folklor. ku cdo 10 vjet ndryshohen vizionet sipas rrymave folklorike.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Me gjuhe diplomatika USA paralajmeron Shqiperine per rrezikun e nacionalizmit, megjithese e quan te pamundur zhdukjen e tij plotesisht edhe ne vete vendin e tij...., por kur nacionalizmi vjen nga vete Kryeministri, atehere ceshtja nuk eshte e thjeshte...., gjithsesi nese vazhdohet ne kete rruge, kjo eshte vetem ne demin tone,...
    interesi yne eshte qe te mbahet qendrim ndaj extremizmave tip. kuqezi, apo camet, se perndryshe keta kercenojne stabilitetin e te gjithe vendit,.... kjo ndodhi ne `97. dhe po kercenon serish,...ne nje vend ku njerezit marrin ushqimin me lista,... interesat e cameve jane thjesht ekonomike, pasi duan pronen e tyre,...per kete le te aplikojne sipas konventave nderkombetare,...
    persa i takon spahiut e co., duhet pare mundesia e izolimit, deri ne nxjerrje jashte ligjit
    Ha , ha dhe ngopu o Ilias Spirous ! Po kerkon te na i shesesh edhe antishqiptarizmin Berishian te Salevicit si , "nacionalizem" shqiptar" ! Loja e juve grekerve kujton se do te na shqetesoje neve shqiptareve safi ?

    Ta dish nje here dhe mire ! Ne nuk na plas fare se u "merzitet" juve nga Salaqis Berishovici ! Keto jane lojrat tuaja ! Me ne lojen e keni konstante ...! Larg duart nga Shqiperia dhe te jepni llogari per krimet kunder shqiptareve ! Pranojme edhe gjuhen diplomatike per diskutime , por aspak terheqjen nga keto detyrime !

    Sa per "Veriu Epirit" , te cilit as emrin nuk ia keni ndryshuar nga shqipja pasi e quani "VERI" , sikur te mblidhni gjithe ujrat e zeza te shqiptareve , qe nga Vermoshi e deri ne Preveze , prape nuk keni asnje mundesi ! Kane kaluar mijra vjet dhe te pakten 100 vjet nga "koha moderne" dhe e keni pare .....!

    Te pershendes me fjalimin e Enver Hoxhes ne You tube per greket ! Kerkoje dhe shijoje !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 06-12-2012 më 12:10

  6. #176
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Te pershendes me fjalimin e Enver Hoxhes ne You tube per greket ! Kerkoje dhe shijoje !
    e postova une,por ma fshin.....

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    prandaj dhe shteti ne 100 vjet ka qene nje folklor. ku cdo 10 vjet ndryshohen vizionet sipas rrymave folklorike.
    Ke shume te drejte,deri tashti shteti shqiptar ka lepire sa nga serbi dhe nga greku per interesa personale te pushtetareve te te gjitha ngjyrave.
    ka ardhur koha qe shteti shqiptar te kthehet nga ''folklor'' (qe ti e perdor vend e pa vend dhe me duket se nuk i'a di kuptimin kesaj fjale) ne shtet dhe te punoje per te miren e gjithe shqiptareve kudo qe jane.
    Diplomacise ti pergjigjet me diplomaci,nacionalizmit me nacionalizem.
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #178
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Me gjuhe diplomatika USA paralajmeron Shqiperine per rrezikun e nacionalizmit, megjithese e quan te pamundur zhdukjen e tij plotesisht edhe ne vete vendin e tij...., por kur nacionalizmi vjen nga vete Kryeministri, atehere ceshtja nuk eshte e thjeshte...., gjithsesi nese vazhdohet ne kete rruge, kjo eshte vetem ne demin tone,...
    interesi yne eshte qe te mbahet qendrim ndaj extremizmave tip. kuqezi, apo camet, se perndryshe keta kercenojne stabilitetin e te gjithe vendit,.... kjo ndodhi ne `97. dhe po kercenon serish,...ne nje vend ku njerezit marrin ushqimin me lista,... interesat e cameve jane thjesht ekonomike, pasi duan pronen e tyre,...per kete le te aplikojne sipas konventave nderkombetare,...
    persa i takon spahiut e co., duhet pare mundesia e izolimit, deri ne nxjerrje jashte ligjit
    Ne gjithmone shikojme se cfare thone te tjeret, kjo eshte e keqja jone. Nuk eshte me rendesi cka thone te tjeret per ne, por se cka mendojme ne per njeri tjetrin, sa e perkrahim njeri tjetrin. Se jemi vendas kjo dihet nga historia, p.sh. shqiptaret katolike ne Kosove nuk erdhen nga azia apo nga ndonje shtet evropian, por jane vendas, e pjesa tjeter gjithashtu kane prejardhje nga keta shqiptare, vecse pranuan islamizimin qe te ruhen nga persekutimi e nga diskriminimi. Nacionalizmi ka lind si balance, pasi per cdo kohe vijne disa ekstremiste greke ne Shqiperi dhe provokojne, per kete lind nacionalizmi, e Qeveria e lejon kete. Mos pritni te ju perkrahe evropa, evropes i konvenon qe t'i leje shqiptaret te izoluar, te percare, e pa qeveri te mira e te sinqerta qe punojne per popullin. Nese pyetet Evropa shqiptaret kurre nuk do te perparojne, por gjithmone do te jene te percare e te ndare. Nuk kane te drejte te na mbajne te ndare, kjo nuk eshte nacionalizem por bashkim natyral larg nga krahinizmat e percarjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 06-12-2012 më 12:25

  9. #179
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Berisha: “Overcome!”

    Opinione Enjte, 6 Dhjetor, 2012

    ARTUR ZHEJI

    “Overcome” është një term i fortë i gjuhës angleze, që do të thotë të fitosh, të tejkalosh, të kapërcesh. Përdorur në mënyrë të famshme nga Presidenti amerikan Lyndon Johnson në vitin e largët por të rëndësishëm 1965, duke folur përpara. Kongresit Amerikan për zhdukjen përfundimtare të çdo diskriminimi racial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një kthesë e madhe në politikën amerikane dhe një kthesë e madhe në vendosjen e një standardi të ri botëror në të drejtat njerëzore. Në këtë 100-vjetor të kritikueshëm në shumë aspekte dhe detaje të dorës së dytë, Kryeministri Berisha pati guximin politik të vendosë një standard të ri në konsiderimin e Çështjes Kombëtare Shqiptare.
    Deklarata e tij më e fundit në lidhje me nënshtetësinë zyrtare të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen, është një “Overcome!” shqiptar, në lidhje me diskriminimin historik që populli ynë ka pësuar në këta shekuj të fundit.
    Është kjo e rrezikshme?
    Si të gjitha gjërat e guximshme, sigurisht që do të ketë reagime, qoftë edhe kërcënuese. Është një lapsus dhe një akt i ngutur të mendosh se ky është një veprim i gabuar politik.
    Personalisht mendoj se është gjëja e duhur në kohën e duhur, për të vendosur një demarkacion të ri, të peshës reale dhe substanciale, të faktorit shqiptar në Ballkan dhe në Europë.
    Politika shqiptare duhet të dalë nga shqiptimi me zë të hollë dhe të tredhur të së drejtës së vet gjeopolitike, të së drejtës së vet historike, të së drejtës së vet të ekzistencës.
    Sali Berisha e bëri këtë në disa akte të njëpasnjëshme, në kornizën solemne të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Një kornizë e qëlluar mirë, ku sfumaturat emocionale të momentit japin “leje” për të thënë ca të vërteta të vonuara historike dhe gjeopolitike. Ca të vërteta të konsideruara “tabu” dhe të “varrosura”nën peshën e një kompleksi inferioriteti, që tanimë duhet “tejkaluar” dhe “kapërcyer”!
    Shkakton habi që shumë nga ne, që qëndrojmë me kaq pasion në pritë dhe diskutojmë me tërsëllëm kur Kryeministri hedh hapa të diskutueshëm, stepemi, nuk dihet pse, kur hapi i tij politik, sërish i diskutueshëm, ka nevojë të diskutohet dhe kësaj radhe edhe të mbështetet.
    Të ngresh nivelin e diskutimit të Çështjes Shqiptare në këtë standard të ri, të shpallësh oponencën e hapur dhe me zë të lartë ndaj albanofobisë reale dhe të kudondodhur që na ka persekutuar për shekuj, është pa dyshim një hap dhe një hop. Është një artikulim i shumëpritur dhe një konsiderim serioz.
    Për të qëndruar në dimensionin racional të profesionit tonë, mund dhe duhet të shtrojmë pyetjen se “përse” e bëri kryeministri këtë veprim dhe cila është prapavija elektorale e këtyre akteve dhe deklaratave?
    Sigurisht që argumentet edhe në këtë lëmë nuk mungojnë.
    Fushata ka filluar, liderët provojnë në këtë arenë edhe “kuajt e betejës”. Ndër të tjera, edhe Berisha, si një “kafshë politike” e sprovuar, ndien dhe percepton si pakkush erërat identitare që parapëlqejnë sot, më shumë se dje, shumica e shqiptarëve. Sepse sot, më shumë se sa dje, shqiptarët e kanë shëtitur mirë, anë e mbanë botën, dikur të ndaluar. Dhe e kanë ndjerë, thellë e më thellë, se “guri rëndon më shumë në vendin tënd”. Sot shqiptarët janë më të pasur se sa dje.
    Sot Shqipëria e 1001 mëkateve dhe 1001 defekteve, është më mikpritëse, më e jetueshme dhe më Shqipëri, sesa ishte dje. Kjo ka prodhuar ndjeshmëri të reja dhe ka “tejkaluar” shumë iluzione të vjetra.
    Janë tashmë miliona shqiptarët që me naivitetin dhe shpresën e rreme të të “dëshpëruarit”, kaluan arramara kufijtë dhe mbollën mijëra varre të pangushëllueshme në Otranto, nëpër hone dhe djerrina kufijsh të ashpër.
    Dhe i fituan më të shumtat e betejave ekzistenciale në mbarë botën. Dhe triumfuan nëpër skena të famshme, në konkurime të pamundura dhe tash e shohin veten në një pasqyrë tjetër. Miliona shqiptarë tashmë kanë rifituar besim dhe respekt për gjenet e tyre, për barqet që i pollën, për farën, pinjollë të të cilës ata janë.
    Të jesh shqiptar, nuk do të thotë më për “tjerët” si dhe për shqiptarët, shpesh vetë persekutues të vetvetes, që janë një racë e kategorisë së dytë.
    Dhe këtë Berisha nuk mund ta anashkalojë. As mund ta përjashtojë nga ekuacionet e veta politike apo elektorale. Dhe askush nuk mund ta paragjykojë se është në rezonancë me shumicën e shqiptarëve.
    Mentaliteti kombëtar reformohet ose nga poshtë, ose nga lart. Italinë do ta bashkonte ose Garibaldi, ose Savoia. Kur përputhen të dyja, vullneti nga poshtë dhe vullneti nga lart, atëherë Akti i Pritshëm është thjesht çështje kohe dhe çështje koniunkture.
    Termi “Rilindja Kombëtare” për shembull, e zotit Rama, nuk është një rastësi.
    Është pra ky, një term entuziazmues, domethënës dhe stimulues. Dhe askush nuk mund t’i thotë liderit të opozitës se “Rilindja” është një huazim nacionalist apo një rievokim i vjetruar, pasi rilindësit shqiptarë, në kohën e diktaturës, konsideroheshin rëndom edhe si “nacionalistë” edhe si “utopistë”. Nacionalistë në kohën e triumfit të rremë të internacionalizmit proletar, që do të thoshte de facto zhdukjen graduale dhe reale të kombit shqiptar.
    Mirëpo pavarësia e Kosovës, ky korrigjim i vetëdijshëm historik i një padrejtësie gjeopolitike, sigluar në vitet e mugëta 1913 në Londër dhe në vitin 1919 në Paris, është një kthesë ndaj së cilës jo vetëm që duhet të jemi të kujdesshëm, por edhe “administrues” virtuozë.
    Me një reflektim të rëndësishëm. Nuk kërkojmë asgjë të askujt.
    Kërkojmë, pra, barazinë rajonale të munguar për shekuj.
    Pa komplekse dhe pa druajtje.

    "Panorama"

  10. #180
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    me tregonte nje here nje coban nje histori..vinte ne dukje forcen e ujkut..ai me thoshte se kishim qent me te forte qe na ruanin tufen..krenoheshim me ta deri sa nje dite ne krye te lendines na doli nje ujk..o zot te shihje si u zbythen qent trima me te cilet levdoheshim ne ..u futen mes tufes se deleve dhe angullinin si te ngordhur..

    ah sal te rafte pika ku ishe deri tash ..nje here u tregove ujk dhe ja shtive friken tere qenerve greke e maqedonas..bile edhe ca qenerve shqiptare..

    zakonisht ujkun nuk e ka zbutur kush keshtu qe uroj te mos zbutesh edhe ti sale me vellezerit e tu ne maqedoni e kosove..ndryshe keta qenerit rreth e rrotull por edhe ne vathen tone do te te gricin nga byth,et..

    Ujku e tregon qe eshte Ujk gjithmone dhe jo kur sheh Ujqer te tjere rreth e rrotull. Kjo qe beri Berisha sefundmi i ngjau atyre barsaletave me Lepurin dhe Ariun dhe Berisha fakteqesisht luajti rolin e Lepurit te cilit i dihet fundi fatal.

    Berisha kishte 22 vjet kohe per ta treguar veten qe eshte Ujk por ate se tregoi asnjehere ndaj dhe tashme reagimi i tij duket sa i cuditshem aq dhe qesharak.

    Do kisha vertete deshire ta besoja se ky qendrim i Berishes eshte vertete ajo qe ai don dhe kerkon dhe pa dashur te dal ne gjykimin tim final mendoj se do jete koha ajo qe do ta tregoj qellimin e vertete te kesaj deklerate enigmatike te Berishes, dhe deri atehere per mua Berisha mbetet thjeshte nje Lepur mburracak.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 18 prej 26 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •