Close
Faqja 15 prej 26 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 257
  1. #141
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Europa deshiron ta lere mbrapa dhe ta harroj periudhen e LPB, sepse mu ne ate kohe beri krimet me te renda ndaj nje populli Ballakanas (shqiptareve). Dhe tash mendjeshkurterit duan te ecin perpara = me fuqite europiane dhe fuqite fqinje! E si ec para more te honkt noma e zeze ty?! Si ec para kur je nje cope shteti sa troha e bukes dhe mundohesh te barazohesh me fuqite perendimore??!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 04-12-2012 më 10:42

  2. #142
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    04 Dhjetor 2012 - 12:31 | LAJME
    Rama: Nacionalizmat cënojnë bashkimin e shqiptarëve, Berisha na humbi 300 km² det


    TIRANË- “Nacionalizmi” me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të viti 2013 është kthyer në thembrën e Akilit, për partitë politike. Kryeministri Berisha kohën e fundit ka rritur “dozat” e deklaratave të tij sidomos pas incidentit me shtetin fqinj Greqinë, për kufijtë shqiptarë.

    Por, kreu i Partisë Socialiste mendon në kah të kundërt të kundërshtarit të tij politik, i cili sot nga Vlora i bëri thirrje që të bashkohen për qëllimin madhor të bashkimit të shqiptarëve me njëri-tjetrin kudo që janë. “Nacionalizmat cënojnë bashkimin e shqiptarëve”. Kështu deklaroi Rama gjatë një aktiviteti që PS-së mbajti mesditën e sotme lidhur me buxhetin e vitit 2013, dhe protokollin e festës së Pavarësisë.

    Kreu i opozitë sulmoi Berishën për gjendjen e shqiptarëve të Prevezës si dhe për prishje të marrëdhënieve me fqinjët, ndërkohë duke deklaruar se nacinalizmat dëmtojnë bashkimin e shqiptarëve denoncoi qeverinë ka humbur 300 km katrorë sipërfaqe detare.

    "Të përmendësh Shqipërinë që u shtrika deri në Prevezë do të thotë që o je i papërgjegjshëm me fatet e vendit tënd ose të jesh qëllim keq ndaj tij. Sepse një përcartje e tillë e cenon rëndë kauzën tonë kombëtare në sytë e të gjithë botës. Dhe cënon drejtpërdrejtë gati si në mënyrë të qëllimshme bashkimin tonë kombëtar në truallin e Evropës së bashkuar. Jo në format e vjetra të imagjinatës dhe të praktikës por në atë formë të imagjinatës që na imponon perspektiva Evropiane, për Shqipërinë, për Kosovën dhe për Shqiptarët e Maqedonise, për shqiptarët e Preshevës dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në rajon. Nga ana tjetër të përmendësh Prevezën duke provokuar në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa lidhje fqinjët dhe nga ana tjetër të dhurosh me dorën territor shqiptar që i mungon sot në këtë 100 vjetor Pavarësie Shqipërisë 300 km katrorë det nga ai det që u vranë heronj që sot nuk e dinë njeri ku i kanë varret", deklaroi Rama, i cili theksoi se vitin e ardhshëm do ulet me qeverinë e Kosovës për sigurinë energjetike shqiptare në rajon, sistem të unifikuar dhe plan kombëtar të përbashkët dhe nje sere planesh te perbashketa.

    RAMA: QEVERIA NË LARGIM PO LË SHQIPËRINË ME BORXHE
    Kreu i PS-së Edi Rama deklaroi sot se qeveria aktuale në largim, sipas tij po e lë Shqipërinë më të varfër dhe më me borxhe sesa e gjeti. Kreu i opozitën paralajmëroi se me të ardhur në pushtet gjëja e parë që do të bëjë është ulja e borxhit dhe rritja e fuqisë blerëse.

    "Pr/buxheti i vitit 2013 është fakt pse viti që po vjen duhet të jetë viti i ndryshimit. Qeveria ka sjellë në këto nivele alarmante borxhin. Kjo qeveri po e lë më keq familjen shqiptare.Rritja e fuqisë blerëse është angazhimi jonë parësor. Kjo qeveri po e lë më keq që se e gjeti borxhin publik. Shumë shqiptarë thonë në fund të fundit qeveria merr borxh, shteti lan borxhin dhe borxhi mbetet diskutim abstrakt. Jo nuk është shteti që lan borxhet, por është çdo familje shqiptare që qeveria i heq sot 800 mijë lek në vit për të paguar borxhet që i merr Saliu për ethet e karrikes së vet”, deklaroi Rama.

    Në të njëjtën kohë, ai kërkoi edhe heqjen e taksës së vogël për biznesin. "Ne jemi zotuar solemisht se në 100 ditët e para të qeverisjes do të heqim taksën e biznesit të vogël", u shpreh ai.

    Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë për varfëri të qëllimshme me qëllim blerjen e votave me miell. “Buxheti, fytyra rrënuese për fshatin kur varfëria është e qëllimshme, pasi synohen të blihen vota me miell apo para. Kjo qeveri po e lë më shumë se qe gjeti raportin pasurisë dhe varfërisë”, theksoi Rama.

    Rama vuri theksin edhe tek konfliktet e pronës që ka prodhuar qeveria aktuale, ndërkohë i bëri thirrje që të kthejë sytë nga shqitparët e Preshvës dhe të lërë deklaratat nacionaliste.

    "Dhe së fundi kjo qeveri po e lë me keq që se gjeti gjendjen e pronës. Sot ka më shumë konflikte pronësie, ka më shumë pronarë të humbur dhe me shumë grabitqarë më tituj pronësie të përfituar në rrugë të paligjshme. Dhe meqë jemi përsëri tek projekt buxheti unë do thoja që në vend të këtyre gjetjeve të dëmshme me natyrë nacionaliste qeveria qeveria të përfshijë në buxhet maternitetin e ri në Preshevë të mos lejë që nënat e reja shqiptare të detyrojnë të bëjnë kilometra rrugë dhe të shkojnë dhe të lindin jashtë territoreve të banuara jashtë shqiptar në serb. Jo thjeshtë për arsye logjistike dhe për arsye regjistrimi", theksoi Rama.


    LAME: QEVERIA MARRËZI PROTOKOLLARE ME FESTIMET E 100 VJETORIT
    Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë shqiptare se në 100 vjetorin e Pavarësisë, bëri të pamundurën për të përçarë shqiptarët, ndërkohë që shkeli haptas protokollin e shtetit. Deputeti i PS-së, Artan Lame, duke iu rikthyer festimeve renditi ato që të majtët e cilësojnë si “marrëzi protokollare”.

    “Berisha bëri të pamundurën që të injektonte përcarje krahinore dhe ideologjike. 100-vjeteori i Pavarëisë hap isiparin e përkujtimit të Pavarësisë. Berisha nuk ia doli shqiptarët arritën të festojnë të bashkuar. Marrëzi protokollare. Të gjithë pamë shqiponjën tonë të përcudnuar, dhe simbolin e shtetit të prishur, për dreka të programuara që nuk hëngrën dhe për ato të paprogramuara që u hëngrën, ende nuk dihet kush ishte i ftuar kush jo”, deklaroi deputeti socialist Artan Lame.

    Sipas opozitës është e pafalshme ajo c’ka ndodhi me simbolin kombërtar, ndërkohë që duke akuzuar qeverinë për zhvendosje të festimeve në Tiranë, u ndal tek “turpi” që u bë në pritjen në kryeqytet, ku në vend të presidentit ishte kryeministri që përshëndeti të ftuarit.

    “Përdhosja e simbolit tonë kombëtar, shqiponjës së përcunduar. Haxhi Qamili e qunte “Baraku me sorrë”, kjo qeveri qamiliste bëri të njëjtën gjë. Por c’vlerë kanë telebanët me bubuzhela. Sa i takon dashurisë së papritur me mbretin Zog. Mbreti nuk pati kurajën të shkonte në Tiranë për festime, edhe Berisha ndoqi të njëjtën rrugë. Donte të zhvendoste në Tiranë festimet. Pritja e madhe do ishte ceremonia me solemne. Imagjinoni që Zogu t’ia kishte lënë dikujt tjetër fjalën hapëse po mbreti gjeti kurajo të mos e bëntë. Nishani ia la fjalën Berishës duke ua lënë shqiptarëve turpin në derë”, tha Lame.

    Ndërkohë sa i takon monumentit të Pavarësisë, Lame tha se ajo është ngritur në vendin ku diktatori Hoxha mbolli pemën e miqësisë me Hrushovin. “Vendi ku u vendos monumenti është aji ku Enveri dhe Hrushovi mbollën pemën e urrejtjes. Ka një legjende urbane. Që njerëzit urinonin në atë vend për të kundërshtuar miqësinë. Ndaj nuk mbillen pemë ato dhe qeveria vendosi monumentin e pavarësisë”,- tha Lame teksa përmendi padrejtësinë që është bërë me ngritjen e shtatoreve.

    KODHELI: BERISHA HOQI KONTROLLIN E PARLAMENTIT MBI BORXHIN
    Deputetja e PS-së Mimi Kodheli njëherësh nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë duke iu referuar buxhetit të parashikuar nga qeveria për vitin 2013, theksoi se qeveria jo vetëm num mbajti premtimin, përkundrazi e coi në 62.2%, e cila ka cilesuar si gafe te qeverise sistemin energjitik.

    “Qeveria u zotua para 5 vjetëesh se do ulte nivelin e borxhit në 50%. Ai jo vetëm nuk e bëri këtë, por e rriti në 1.7 % çdo vit, duke e çuar në 62.6 %” tha Kodheli, teksa akuzoi Kryeministrin Berisha se ka hequr çdo kontroll të Parlamentit mbi buxhet.

    “Një nga gafat më të mëdha është mosfutja e garancive që qeveria jep për blerjen e energjisë elektrike. Qeveria do të vijojë të blerje me miliarda lekë energji elektrike, do të japë garanci mbi nivelin e borxhit, megjithëse duhet ë konsiderohet pjesë e borxhit publik”, shtoi Kodheli.
    (e.m/BalkanWeb)

  3. #143
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Sirius Lexo Postimin
    Qarte po shihet se ka perkrahjen e SH.B.A.-se per keto iniciativa qe po na duken si enderr.

    Per gjitha keto duhet te faleminderojm antropologjine qe po ngrit zerin dhe po proteston per bashkimin dhe rrespektimin e atije populli qe i dha civilizimin europes.

    Dicka po zihet.

    Jam plotesisht dakort me mendimin tend.Te njejten gje kam then dhe une tek nje teme tjeter.

    Kemi mbeshtetjen e lobeve boterore.
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  4. #144
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ARVANITES GLOBAL PAGE
    Préveza: The recent apple of discord between Montenegrin-Vlach Berisha and the Jew Abramopoulos...

    FACTS
    Name: Prévezë - meaning pass in Alb. (see Fourikis, Komis, Αmantos)
    Famous figures: Andrutso, Dino clan, Konemeno clan etc...
    Μusic and dance: Alabei, Selimbei, Chamiko, Berati, Fisuni, Liasko,
    Genovefa, Leskoviki...
    Language: Albanian, Aromanian, Greek, Turkish, Italian, Bosnian
    Toponyms: Kanalaki, Frari, Aneza, Bodari, Dara, Gionala, Shkembi, Chamohoria, Gianuzi, Artsa, Ajia, Beshere, Birbili, Podgora, Cherkuviana, Korikjani, Markati, Koronopuli, Shplantza, Likursi, Tsuknidha, Shkupa, Mania, Hojka, Mouzhakati, Rapeza, Ftina, Stanati, Kastri, Mihalitsi, Kukuli, Lutsa, Luri (see other diminutives Doreza, Kalogreza, Yanuza, Mateza, Laleza, Giokeza, etc..)

    Our verdict: Preveza is Arbanite..

  5. #145
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja komente per ata qe nuk e dine se Preveza eshte ende shqiptare:
    Aleks Lusha une kam njohur shume Prevezak ne gjermani dhe flisnin te gjithe Arbanitika dhe e kishin per nder. mblidheshim c'do te diele ne nje kafenio dhe flisnim shqip. disa grekomane ose neogreki shihnin me inat dhe perbuzje palacot injorante!

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Mbledhje qeverie në Vlorë, Berisha: Nënshtetësi shqiptarëve kudo ku jetojnë
    Ide shume e keqe...

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ide shume e keqe...
    Une mendoj te kunderten.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Selita80 Lexo Postimin
    ARVANITES GLOBAL PAGE
    Préveza: The recent apple of discord between Montenegrin-Vlach Berisha and the Jew Abramopoulos...

    FACTS
    Name: Prévezë - meaning pass in Alb. (see Fourikis, Komis, Αmantos)
    Famous figures: Andrutso, Dino clan, Konemeno clan etc...
    Μusic and dance: Alabei, Selimbei, Chamiko, Berati, Fisuni, Liasko,
    Genovefa, Leskoviki...
    Language: Albanian, Aromanian, Greek, Turkish, Italian, Bosnian
    Toponyms: Kanalaki, Frari, Aneza, Bodari, Dara, Gionala, Shkembi, Chamohoria, Gianuzi, Artsa, Ajia, Beshere, Birbili, Podgora, Cherkuviana, Korikjani, Markati, Koronopuli, Shplantza, Likursi, Tsuknidha, Shkupa, Mania, Hojka, Mouzhakati, Rapeza, Ftina, Stanati, Kastri, Mihalitsi, Kukuli, Lutsa, Luri (see other diminutives Doreza, Kalogreza, Yanuza, Mateza, Laleza, Giokeza, etc..)

    Our verdict: Preveza is Arbanite..
    dhe pastaj ankohen disa per albanofobi.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #149

    Nacionalizmi, Avramopulos paralajmëron Shqipërinë për integrimin në BE

    Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e nacionalizmit në rajonin tonë dhe ka paralajmëruar vendet kandidate për hyrjen në BE dhe NATO, se duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Evropës.

    Emri:  55650_8.jpg

Shikime: 381

Madhësia:  24.1 KB

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e punës së Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Avramopulos tha se nacionalizmi në vendet fqinjë të Greqisë është bërë shqetësues. “Shtimi i nacionalizmit dhe populizmit në disa nga vendet tona fqinje është një burim shqetësimi të madh”, u shpreh Avramopulos, duke shtuar se problemet e kufijve në Ballkan kanë përfunduar.

    Ai theksoi se vendet kandidate për në Bashkimin Evropian dhe NATO duhet të respektojnë parimet dhe se në këtë pikë nuk do të ketë lëshime. “E bëra të qartë në të gjitha drejtimet se një sjellje e tillë nuk tolerohet. Vendet kandidate për anëtarësim në NATO apo BE duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Evropës. Për këtë çështje nuk do të bëhet zbritje dhe të gjitha kriteret e parakushtet duhet të përmbushen, duke përfshirë respektimin e rregullave të fqinjësisë së mirë”, deklaroi ministri i Jashtëm grek, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s.
    Revolution 1848

  10. #150

    Presidenti Nishani: S’ka Shqipëri të madhe, jo ndryshim të kufijve në Ballkan

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë të dhënë dje për televizionin “Al Xhazira” ka theksuar se “ndryshimi i kufijve në rajon është një çështje e mbyllur” dhe se sipas tij “nëse kjo do të rihapet atëhere do të bënte rrezik”.

    Emri:  58768_18.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  21.1 KB

    Duke shpjeguar nocionin e “Shqipërisë së madhe”, Nishani ka theksuar se ky term është përdorur nga politikanët për të justifikuar veprimet e tyre. Intervista e numrit një të shtetit shqiptar u fokusua mandej edhe tek 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ku ka vënë në dukje sakrificat e shqiptarët për të qenë të lirë si dhe arritjet e tyre, duke nënvizuar faktin e të qenit anëtar i NATO-s. Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë të dhënë për Top Channel, Nishani nuk e quajtur agresiv nacionalizmin shqiptar duke i qetësuar fqinjët se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale si edhe se nuk ka turp të tregojë historinë e saj. “Flamuri shqiptar nuk i ka prirë pushtimit të tjerëve. Nacionalizimi natyrisht është një vlerë, por jo që të pretendojmë territoret e të tjerëve”, - ka thënë kreu i shtetit. I pyetur mandje lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha se “nga Preveza deri në Preshevë janë toka shqiptare”, Nishani tha se “deklaratat kanë qënë mëse korrekte. Kanë qënë në kontekstin e festimeve, ku flitet për historinë e shqiptarëve. Gjithmonë në festime flitet për historinë, ecurinë dhe rrugët që ka ndjekur kombi shqiptar. Askush nuk mund të na pengojë që të tregojmë historinë tonë, por ne nuk kemi pretendime territoriale. Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon, për harmoni mes kombeve, ndaj fqinjët tanë mbeten miqtë tanë dhe besoj se do të kemi momente të tjera për të festuar së bashku”, - u shpreh ai.
    Revolution 1848

Faqja 15 prej 26 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •