Halimi: 40 vjet deri burgim përjetë kush vret për gjakmarrje
TIRANE- Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi ka deklaruar sot se do te merren masa te ashpra per te nderprere inkurajimin e fenomentit te gjakmarrjes, duke parashikuar denime te renda.
“Une gjykoj se nje person i cili vret duke perdorur institutin e gjakmarrjes nuk duhet te denohet me pak se 40 vjet deri ne burgim te perjetshem. E gjithe shoqeria duhet te reagoje per ta nderprere kete fenomen, por ligji duhet te jete i ashper ndaj atyre qe mendojne ta perdorin kete mekanizem, gjakmarrjen per te vazhduar ritin me trondites ne Europe”- shkruan Halimi ne faqen e tij zyrtare ne FB.
Sipas tij, kjo do te jete paketa me e ashper ndaj krimit urban, ne keto 20 vjet, duke synuar reduktimin e ketyre fenomeneve tronditese.
Shenimi eshte bere ne pergjigje te nje miku te tij ne FB qe e pyeste per zgjidhjen sesi do te mund te votonin ata persona qe ishin te ngujuar per shkak te gjakmarrjes.
“Gjakmarrja, ky fenomen unikal ne Europe, eshte sjellja me absurde ne nje shoqeri te civilizuar. Kam qene gati femije, kur kam lexuar “Prillin e thyer” te Kadarese, dhe jam perlotur por dhe aq tronditur me historine e Gjorgut. Dhe sa te tjere si Gjorgu duhet te jene te perfshire ne historine e nje tradite te pakuptimte dhe ne mungese totalisht te sundimit te ligjit dhe shtetit”- shkruan Halimi.
Sipas tij, historia e lindjes se saj, eshte e lidhur ngushte sa me mungesen e rregullave dhe shtetit dhe ligjit aq me ata qe e inkurajonin ate. Madje nese nuk kryeje gjakmarrjen te gjithe te percmonin, ashtu si Gjorgun, tek i sherbenin kafen nen dore.
“Inkuarajimi i ketij fenomeni makaber edhe nga vete shoqeria, solli nje situate absurde ne kete vend. Tashme eshte koha te presim me gersheret e ligjit kete fenomen, te nderpresim inkurajimin, dhe per me teper te ndershkojme ashper ata qe perdorin institutin e gjakmarrjes per te marre jete te tjera njerezish”- shkruan ai.
Burimi: Panorama
Krijoni Kontakt