Close
Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 257
  1. #241
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ky albo hedh kot bomba tymi.
    Eshte larg Turqia per te qene rrezik per Shqiperine ne kohe te sotme.
    Aq me teper ska asnje rivendikim territori tek ne.
    Sigurisht qe behet fjale per nje neopushtim te maskuar, jo drejtperdrejt, dhe pikerisht per kete ne Census, u fallsifikua numri i orthodhokseve duke u ulur 4 here, per t`a cilesuar si vend islamik...Si domen i ri i turqise, do t`i sherbente asaj...Kjo ka qene fatkeqesia e politikes se PD dhe Berishes...Ne kembim te votave te 2013, favorizoi forcat ekstremiste, deri ne fallsifikim te Censusit,...dhe keshtu humbi dhe besimin e SHBA dhe BE...
    Por jo vetem kaq, pasi humbi edhe votat e atyre qe u fallsifikoi shifrat dhe qe jane 24 % e popullsise...
    I beri hesapet pa hanxhine, Berisha,...nuk vuri mend nga viti 1997...
    Shqiperia sot e ka shume veshtire t`i afrohet Evropes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 18-12-2012 më 04:22
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Sigurisht qe behet fjale per nje neopushtim te maskuar, jo drejtperdrejt, dhe pikerisht per kete ne Census, u fallsifikua numri i orthodhokseve duke u ulur 4 here, per t`a cilesuar si vend islamik...Si domen i ri i turqise, do t`i sherbente asaj...Kjo ka qene fatkeqesia e politikes se PD dhe Berishes...Ne kembim te votave te 2013, favorizoi forcat ekstremiste, deri ne fallsifikim te Censusit,...dhe keshtu humbi dhe besimin e SHBA dhe BE...
    Por jo vetem kaq, pasi humbi edhe votat e atyre qe u fallsifikoi shifrat dhe qe jane 24 % e popullsise...
    I beri hesapet pa hanxhine, Berisha,...nuk vuri mend nga viti 1997...
    Shqiperia sot e ka shume veshtire t`i afrohet Evropes...
    O palikaria
    Se paku Berishen mos e shaj se jau dha ca deshet po ja qe shqiptaret ja plasen ne dore.
    Edhe censusin per ju e nisi Berisha po ja qe su beri dot 8% sa deshet.
    Tani terrci e verrci kot
    Kemi plot ortodokse shqiptare qe ta dish ti dhe jan shqiptare te vertete dhe jan kunder megalidhese.
    Ska me megalidhe ne token tone, ja filluat ne Himare ti provokoni shqiptaret , jua dhane pergjigjen direkt shqipot, apo e harrove Mihal Gumin?
    Albania Uber Alles

  3. #243
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Ivanov kundër Berishës: Na fyen fqinjët me mite të vendeve të mëdha

    Presidenti i Maqedonisë i adresohet Parlamentit përpara festave të fundvitit. Bojkotohet nga opozita shqiptare.

    Ivanov: Fqinjët na fyen e provokuan.

    “Individë të uritur për pushtet mendojnë mite të vendeve të mëdha”

    Pas incidentit me Prevezën, Berisha pret ambasadorin grek
    Takimi me rastin e mbarimit të mandatit të diplomatit

    Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka mbajtur një fjalim në Parlament, ku ka atakuar indirekt Kryeministrin Sali Berisha. Ndonëse nuk ka përmendur emra të përveçëm, kreu i shtetit fqinj foli për deklarata absurde nga politikanë në detyrë lidhur me marrëdhëniet ndëretnike në rajon. “Sërish këtë vit, Republika e Maqedonisë mori deklarata absurde apo fyese nga disa politikanë ‘në detyrë’ nga fqinjët në lidhjeme marrëdhëniet tona ndëretnike dhe ndërfqinjësore. Ne nuk i jemi nënshtruar asnjë provokimi.

    Burimi: Panorama

  4. #244
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Ambasadori: Nacionalizmi ekstrem, vetëm nga një parti

    Komisioni i Politikës së Jashtme është përfshirë dje në debate lidhur me shtimin e deklaratave nacionaliste në Shqipëri. Komisioni i Jashtëm zhvilloi dje seancën dëgjimore me dy kandidatët për ambasador të propozuar nga Ministria e Jashtme, Mal Berishën për në Britaninë e Madhe dhe Edmond Çaçën në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

    Nënkryetarja e Komisionit, socialistja Arta Dade, kërkoi dje mendimin e kandidatit Mal Berisha për qëndrimin e ambasadorëve të BE-së dhe atij amerikan për nacionalizmin ekstrem. I ngarkuari me punë në Britaninë e Madhe tha dje se nuk ka asnjë shqetësim dhe se ato konsiderohen si një rritje e koshiencës nacionale shqiptare.

    Mal Berisha komentoi dhe lëvizjet politike në Shqipëri, duke thënë se një parti e caktuar ka vendosur ta bëjë politike me parulla ekstreme nacionaliste.

    “Në të gjitha takimet e rangut të lartë në Britani nuk është përmendur as çështje nacionalizmi, as ekstrem. Përkundrazi, është folur për rritjen e koshiencës nacionale shqiptare, në qoftë se këtu në Shqipëri ka një parti politike e cila ka dalë me një platformë politike, jo nacionale. Ne të gjithë e kuptojmë kur flitet politikisht dhe për çështje kombëtare. Një njeri ka gjetur ndoshta një shirit bosh në spektrin politik shqiptar për ta tërhequr rreth vetes me parulla ekstreme nacionale, ai do ta provojë veten në zgjedhjet që vijnë”, theksoi kandidati Berisha.

    Deputetja e PS-së, Arta Dade, kundërshtoi emërimin e Mal Berishës në Britaninë e Madhe, duke thënë se kandidati Berisha është refuzuar nga
    ish-presidenti Bamir Topi për të qenë ambasador në Gjermani.

    Burimi: Panorama

  5. #245
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: SHBA, BE, KE: Nuk mbështesim ndryshimin e kufijve në Ballkan

    Avramopulos: Nuk lejojmë që retorikat populiste të helmojnë dialogun

    Në një intervistë për gazetën e diasporës greke në SHBA “Ethnikos Kirika”, ministri i Jashtëm i qeverisë së Athinës, Dimitris Avramopulos ka theksuar edhe një herë vijat e kuqe të diplomacisë greke.

    Ai siguron se Athina ka jo vetëm vullnetin, por edhe aftësinë, për të mos lejuar që retorikat populiste të dëmtojnë dialogun.

    I pyetur nga gazetari lidhur me deklaratat e kryeministrit shqiptar Sali Berisha për “Shqipërinë e madhe” dhe ato të kryeministrit turk Recep Taip Erdogan, i cili tha se “Greqia po shet ishujt e vet”, Avramopulos ka deklaruar: “Athina ka vullnet dhe aftësi për të mos lejuar retorikat populiste, për konsum të brendshëm, që të helmojnë dialogun dypalësh e shumëpalësh”.

    Pas acarimit që krijuan në Athinë deklaratat e kryeministrit shqiptar Berisha për kufijtë e Shqipërisë së madhe, një tjetër deklaratë e kryeministrit Erdogan shkaktoi tension mes dy vendeve. Erdogan komentoi faktin që agjencia e vlerësimit S&P ngriti disa pikë Greqinë, duke thënë se “agjencitë e vlerësimit janë të politizuara dhe të pasinqerta, kur ngrejnë me 6 pikë një vend që po mbytet dhe që po shet ishujt e tij, ndërsa Turqinë e vlerësojnë me pikatore”.

    Balkanweb

  6. #246
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: SHBA, BE, KE: Nuk mbështesim ndryshimin e kufijve në Ballkan

    Shume e vertete. Ndryshimet nuk po i mbeshtesin se po tuten e po ju dobesohet serbia. Vec po i mbeshtesin paketat qe po i paraqesin serbet, kudo qe ka serb po ju jepin te drejta me shume se komuniteteve tjera bile bile edhe me shume se shumica e ati vendit ,keta na flasin per diskriminim a vet i diskriminojn popujt. Cka hamami po ju duhet serbeve ndryshimi i kufijve kur kan me shume te drejta ne vend te huaj Kosove se sa ne Serbi.

    Ne vend qe te ket vertet ndryshim te kufijve Be-ja po mundohet ti ruaj keta kufi me pako per pakicat por sa zgjat nuk e di veq qeshtu ska me shku, edhe pakicat neper shtetet fqinje qe jan nje dite kan me ngrit zanin dhe kan me lyp pako per vete e ka mu perzi ballkani llug ka mu ba.

  7. #247
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: SHBA, BE, KE: Nuk mbështesim ndryshimin e kufijve në Ballkan

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Shume e vertete. Ndryshimet nuk po i mbeshtesin se po tuten e po ju dobesohet serbia. Vec po i mbeshtesin paketat qe po i paraqesin serbet, kudo qe ka serb po ju jepin te drejta me shume se komuniteteve tjera bile bile edhe me shume se shumica e ati vendit ,keta na flasin per diskriminim a vet i diskriminojn popujt. Cka hamami po ju duhet serbeve ndryshimi i kufijve kur kan me shume te drejta ne vend te huaj Kosove se sa ne Serbi.

    Ne vend qe te ket vertet ndryshim te kufijve Be-ja po mundohet ti ruaj keta kufi me pako per pakicat por sa zgjat nuk e di veq qeshtu ska me shku, edhe pakicat neper shtetet fqinje qe jan nje dite kan me ngrit zanin dhe kan me lyp pako per vete e ka mu perzi ballkani llug ka mu ba.
    N'fakt ato janë privilegje, se të drejta kanë të gjithë. Serbët në Kosovë kanë privilegje që shqiptarë e serbë të tjerë nëpër botë nuk i kanë.

  8. #248
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: SHBA, BE, KE: Nuk mbështesim ndryshimin e kufijve në Ballkan

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    N'fakt ato janë privilegje, se të drejta kanë të gjithë. Serbët në Kosovë kanë privilegje që shqiptarë e serbë të tjerë nëpër botë nuk i kanë.
    More ndash privilegj ndash perkedhelun si te duani quane. Por kjo qka po ndodh nuk eshte e drejt.

  9. #249
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: SHBA, BE, KE: Nuk mbështesim ndryshimin e kufijve në Ballkan

    Shqipëria e Madhe, projekt i SHBA-ve kundër Serbisë dhe Rusisë



    Alexandre Latsa, analist gjeopolitik për Euroazinë, në një shkrim të botuar sot argumenton se krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ është një synim i SHBA-ve për të dëmtuar interesat e Serbisë dhe Rusisë si dhe botës ortodokse në përgjithësi.

    Latsa argumenton se SHBA shfrytëzoi momentin e dobët të Rusisë për të sulmuar Serbinë dhe ajo që po ndodh tani po bën që këto dy vende të afrohen sërish. Ai është francez që jeton në Rusi dhe punon si këshilltar në Moskë.

    Ai thekson se krijimi i 'Shqipërisë së Madhe' do të ndezë zjarr në Ballkan, zjarr i cili do të sjellë dobësimin e Evropës dhe destabilizimin e vendeve me popullsi ortodokse si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia. Kryqëzata kundër botës komuniste ishte kthyer në një kryqëzatë kundër botës ortodokse thotëai.

    Shkrimi i plotë i botuar në faqen voltairenet.org:

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbrojtur idenë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen jashtë vendit. Kjo deklaratë u bë gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nga Perandoria Osmane.

    Kjo deklaratë është pasuar nga disi të tjera të veçuara, që Berisha ka bërë me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, të cilët kanë premtuar bashkimin e Shqipërisë. Vendi ishte zgjedhur të ishte Kosova, e cila sot banohet me shumicë shqiptarësh, po që nuk ka qenë gjithmonë kështu.

    Gjatë Luftës së Ballkanit në vitin 1913, serbët ende kishin shumicën e popullsisës. Në 1941, Kosova ishte pjesë e Shqipërisë së Madhe, e cila ndodhej nën protektoriatin fashist Italian.

    Pas luftës, Tito ndaloi emigrimin e shqiptarëve në Jugosllavi pasi sipas tij Jugollavia do të ishte më e fortë vetëm me Serbinë. Në vitin 1974, ishte ai që i dha Kosovës statusin e provincës autonome që iu hoq nga Sllobodan Millosheviç në vitin 1989, kur serbët përbënin më shumë se 15% e popullsisë.

    Kur në vitin 2008, Kosova deklaroi pavarësinë, një dekadë pasi ushtria Perëndimore kishte ndërhyrë, shumë pak analistë treguan gishtin për dominimin e shqiptarisë në këtë shtet të vogël. Vendet Perëndimore dhe Bashkimi Evropian e njohën menjëherë pavarësinë e saj, pa ngritur pikëpyetje për trajtimin e minoritetit serb, pavarësisht precedentit të tmerrshme të vitit 2004 kur kristianët ishin viktima të masakrës, djegie të kishave dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Është e vërtet që Evropa i kërkoi falje Bashkimit Evropian se në atë kohë kishte prioritete të tjera: organizimin e paradës së homoseksualëve në Beograd.

    Ndodhi vetëm 4 vite pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë. Mjaftuan katër vite për kryeministrin e Shqipërisë që t’i jepte arsye nacionalistëve serbë që thonë se nuk janë përballur me kosovarë (banues të Kosovës) por me shqiptarë, në një episod të ri të konfliktit antik që nisi 6 shekuj më parë kur sllavët ortodoksë u vunë përballë konvertuesve në djem të Perandorisë Osmane.

    Perëndimi ka mbështetur krijimin e Kosovës me logjikën e vetme strategjike të rrënimit të Serbisë, e cila po kthehet sërish nga Rusia.

    Kjo ndodhi në kohën kur Rusia ishte e dobët në maksimum. Në një kohë kur nga viti 1991 deri në vitin 2000 ushtria dhe media tunde flamurin kundër Serbisë së Millosheviçit për spastrim, në të njëjtën kohë po ndodhte lufta ekonomike dhe morale kundër Rusisë së Jelcinit.

    Kryqëzata kundër botës komuniste ishte kthyer në një kryqëzatë kundër botës ortodokse dhe kundër qendrës së saj politike dhe ku banojnë shumica e tyre, në Rusi.

    Teoricieni rus, Zbigniew Brzezinski, tha në vitin 2007: “Armiku kryesor i SHBA-ve tani është Kisha Ortodokse Ruse.” Krijimi i Shqipërisë së Madhe mund të shihet në këtë kuptim historik dhe gjeostrategjik.

    Kjo është një ndeshje e re bankinë, një ndeshje që mund të krijojë një shkëndijë dhe të shkaktojë një zjarr të ri në ferrin e Ballkanit. Ky zjarr do të sjellë dobësimin e mëtejshëm të Evropës, por edhe destabilizimin e botës ortodokse (Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë ...) dhe për të frenuar afrimin e saj me Rusinë. Nga ana tjetër, ndikimi rus në Evropën Lindore do të vihej në pikëpyetje dhe për këtë arsye ajo do të afrohej me Evropën Perëndimore. Në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara edhe një herë do të arrijnë objektivin e tyre kryesor: Për të parandaluar një afrim mes kontinentit të Evropës dhe botës katolike dhe ortodokse.

    /Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
    http://shekulli.com.al/web/p.php?id=12693&kat=87

  10. #250

    Për: SHBA, BE, KE: Nuk mbështesim ndryshimin e kufijve në Ballkan

    O Bledi cme sjell pacavure ketu ne forum pash zotin? Nuk kane vlere ne teme cdo pisllek qe postohet apo botohet neper internet. Qe ne momentin qe ky palo analist thote qe serbet ne vitin 1913 kishin shumicen e popullsise gjate luftes ne Ballkan, per mua ai meriton te merret me shpulla. Qe nga kjo fraze as qe e lexova me "analizen" e tij.

Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •