Close
Faqja 17 prej 26 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 257
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Perse ide e keqe, kjo i ben shqiptaret me te vetedijshem per shtet, zhduken krahinizmat (kosovar e shqiptar) e kthehemi ne identitet. Qytetaret shqiptare behen pjese e shtetit anetar te NATO-s. Shteti apo pasaporta shqiptare nuk duhet te jete monopol vetem i atyre qe jetojne ne Shqiperi, por duhet t'u takoje edhe shqiptareve tjere, sic e kane bere p.sh. Serbia apo Bullgaria, e shume shtete evropiane.

    I do not say it will be easy, I say it will be the truth...
    ....
    Ide e keqe sepse te gjithe fqinjte sllave, greke etj. do te ndjeheshin te vertetuar ne tezat e tyre, se banoret shqipetare ne territoret qe ishin te kontrolluara apo kontrollohen nga shtetet e tyre jane ardhacak dhe pakica kombetare te Shqiperise, dhe jo popullsi autoktone qe jane ndare padrejtesisht gjate lufterave dhe pushtimeve te ndryshme. Kjo do te ishte problematike sidomos per shqipetaret e Maqedonise, Malit te Zi, Lugines se Presheves... Por edhe per vete Kosoven, perderisa nuk eshte pranuar nderkombetarisht si shtet i pavaruar dhe cenohet haptazi nga Serbia.
    Ka edhe probleme tjera praktike, juridike dhe politike qe e bejne te pmundur dhe te rrezikshme kete "ndermarrje paraelektorale".

    Dyshtetesia ne kete kontekst eshte e mire dhe e perdorshme vetem per pakica relativisht te vogla kombetare. Jo per shqipetaret ne Kosove dhe shqipetaret ne Maqedoni qe nuk jane dhe nuk mund te konsiderohen si pakica kombetare...

  2. #162
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qelbesire do te na jape mend se cfare duhet te bejme:


    05 Dhjetor 2012 - 16:01 | LAJME
    TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera

    Avramopulos, mesazh Shqipërisë dhe Maqedonisë

    Anila Jole
    Avramopulos, mesazh Shqipërisë dhe MaqedonisëMinistri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e nacionalizmit në rajonin tonë dhe ka paralajmëruar vendet kandidate për hyrjen në BE dhe NATO, se duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Evropës.

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e punës së Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Avramopulos tha se nacionalizmi në vendet fqinjë të Greqisë është bërë shqetësues. “Shtimi i nacionalizmit dhe populizmit në disa nga vendet tona fqinje është një burim shqetësimi të madh”, u shpreh Avramopulos, duke shtuar se problemet e kufijve në Ballkan kanë përfunduar.

    Ai theksoi se vendet kandidate për në Bashkimin Evropian dhe NATO duhet të respektojnë parimet dhe se në këtë pikë nuk do të ketë lëshime. “E bëra të qartë në të gjitha drejtimet se një sjellje e tillë nuk tolerohet. Vendet kandidate për anëtarësim në NATO apo BE duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Evropës. Për këtë çështje nuk do të bëhet zbritje dhe të gjitha kriteret e parakushtet duhet të përmbushen, duke përfshirë respektimin e rregullave të fqinjësisë së mirë”, deklaroi ministri i Jashtëm grek, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s.

  3. #163
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Duhen trembur pak greket.
    Jo pak po shume. Greket jane ballkanas tipike, po u solle mire me ta, ta marrin per dobesi e te hypin ne shpine e shtypin. Po u tregove dhembet, behen qingja e fillojne te lepijne kembet. Duhet ta deklarojme hapur qe Cameria eshte shqiptare dhe kemi pretendime per te, dhe 50 vjet pushtim nuk do te thote qe u greqizuar aq shpejte.

  4. #164
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Jonathan Moore, Drejtor i Zyrës për Çështje të Europës Jugore e Qendrore, Byroja e Çështjeve të Europës dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit të SHBA flet për Top Channel. Ai thotë se retorika nacionaliste bëhet për të shpërqëndruar vëmendjen nga problemet ekonomike e demokratike

    Z. Moore, do të doja pikësëpari të pyesja cili është qëllimi i udhëtimit tuaj në Tiranë?

    Faleminderit shumë. Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Që nga fillimi i muajit gusht jam Drejtor në Departamentin e Shtetit, me përgjegjësi për Shqipërinë dhe gjashtë vende të tjera në rajon. Prandaj, kam qenë këtu për disa ditë, me kolegë të Ambasadës së SHBA dhe gjithashtu për t’u takuar me përfaqësues të jetës politike e publike këtu në Shqipëri.

    Si mendoni, cili ka qenë mesazhi që mori Sekretarja Clinton nga vizita e saj në Shqipëri?

    Mund t’ju them se, siç ju dhe qytetarët e tjerë shqiptarë e dinë, Shtetet e Bashkuara i janë shumë mirënjohëse Shqipërisë për mikpritjen e treguar ndaj Sekretares Clinton. Ishte një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo donte të vinte patjetër në Shqipëri sa kohë ishte ende Sekretare e Shtetit dhe erdhi, pjesërisht për të marrë pjesë në festimet tuaja të përvjetorit të 100-të por edhe për të theksuar vazhdimësinë e partneritetit dhe miqësisë së Shteteve të Bashkuara si dhe dëshirën e SHBA për të parë hapa të mëdha veçanërisht nga parlamenti për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Europian.

    Si e shihni intensifikimin e retorikës nacionaliste nga politikanët në Shqipëri, përfshirë edhe nga Kryeministri? Mendoni se kjo valë retorike nacionaliste po rritet për shkak të vakumit të besimit të humbur të qytetarëve në sistemin që kemi aktualisht?

    Do të vija në dukje një numër gjërash duke qenë se kam avantazhin të punoj me shtatë vende në rajon. Mendoj se kemi parë pasoja të tmerrshme, përfshirë krime lufte, nga nacionalizmi i tepruar, në veçanti ato që kanë përfshirë serbët etnikë dhe Serbinë nën shërbimin e Milosheviçit. Kemi parë gjithashtu nacionalizëm të tepruar nën regjimin e Tuxhman në Kroaci. Nacionalizmi është diçka që të gjithë ne duhet ta luftojmë. Kam dëgjuar gjithashtu se ka shumë njerëz këtu në Shqipëri të cilët janë të frustruar me Partinë Demokratike e me Partinë Socialiste, apo dhe parti të tjera, dhe tërhiqen më shumë nga lëvizje dhe ide që janë më shumë nacionaliste. Por më lejoni t’ju them se kam besim se Shqipëria dhe shqiptarët kanë tani sovranitetin e tyre, shtetin e tyre demokratik dhe të sigurt dhe nuk kanë nevojë të ecin në drejtime nacionaliste dhe se me të vërtetë nuk do ta bëjnë këtë. Ka sigurisht interes në mes të shqiptarëve të diasporës dhe në vendet fqinje dhe kjo është sigurisht e kuptueshme, por ka qenë shumë e rëndësishme të dëgjoja nga të gjithë ata me të cilët kam folur se Shqipëria nuk ka qëllime, nuk ka dëshirë të ndryshojë kufijtë e saj dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm si për njerëzit në këtë vend ashtu edhe për fqinjët tuaj.

    Në 20 vitet e kaluara, qeveria e SHBA ka treguar vëmendje të veçantë ndaj stabilitetit në Ballkan. Mendoni se deklarata të tilla, retorika e politikanëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Greqi mund ta destabilizojë rajonin? Dhe cili do të jetë qëndrim i SHBA nëse kjo do të ndodhte?

    Siç e dini, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj stabilitetit të këtij rajoni. Është një nga arsyet pse Shqipëria është bashkuar me ne në Aleancën e NATO-s. Ka të tjera vende anëtare të NATO-s në rajon, Kroacia dhe sigurisht Greqia, si anëtare prej shumë kohësh. Është e vërtetë që aty këtu ka pikëpamje politike ekstreme, por çështja themelore është sjellja e këtyre vendeve dhe jo retorika e ndonjë individi, apo organizate, dhe, nga kjo pikëpamje, ne kemi shumë besim se rajoni do të vazhdojë të ketë stabilitet. Kjo është një nga arsyet pse NATO, dhe sërish, kjo është një çështje e rëndësishme, roli dhe prania e SHBA është kaq e rëndësishme për ne. Sërish, më pyetët pse po vizitoj Tiranën, dhe kjo është pjesërisht arsyeja, të theksoj rëndësinë që ne në Uashington i japim dhe interesin që ne kemi të merremi me situatën këtu.

    E keni fjalën për retorikën nacionaliste, apo jo?

    Është e pamundur ta heqësh plotësisht retorikën nacionaliste nga dialogu politik. E gjejmë edhe në skajet e shoqërisë sonë. Megjithatë, më e rëndësishmja për ne janë veprat dhe sjellja e secilës prej qeverive dhe partive politike dhe përqasja e tyre dhe ne besojmë në profesionalizmin e tyre themelor. Është e lehtë të shpërqendrohet vëmendja drejt nacionalizmit, sidomos në kohë si këto kur ekonomia është në kushte jo të mira. E kemi parë në Greqi, për shembull, me një lëvizje shumë shqetësuese. Pra, është një fenomen që nuk e eliminojmë dot; sigurisht pjesë e procesit demokratik, por ajo që është në themel e nevojshme është që një ndjenjë e tillë nacionaliste të mos ndikojë negativisht procesin demokratik apo të pengojë njerëzit të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre.

    Cilat janë disa nga shqetësimet e Departamentit të Shtetit për ritmin e reformave drejt integrimit? Shqipëria aspiron të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

    Në radhë të parë, do përsëris fjalët e Sekretares Clinton në parlamentin tuaj një muaj më parë. Është dëshira jonë e madhe ta shohim Shqipërinë t’i afrohet më shumë BE-së dhe të përmbushë tri kërkesat e përcaktuara nga Brukseli përpara takimit të BE-së, i cili zhvillohet pak pas ditësh në dhjetor. Për fat të keq, nuk ishte e mundur. Opozita nuk e mbështeti qeverinë t’i përmbushte këto tri hapa. Kjo tani do të thotë që përballeni me gjashtë muaj të një stine zgjedhore, stinë fushate, ku me gjasë do ketë edhe më pak kompromis se sa ka tani dhe më shumë retorikë e më shumë sfida. Është e rëndësishme që ky proces të fillojë; kam dëgjuar nga shumë njerëz nevojën për të luftuar korrupsionin në nivele të ndryshme të shoqërisë, për të përmirësuar standardet e jetesës, pra për të përmirësuar të ardhmen e popullit shqiptar jo nëpërmjet vendeve të punës, arsimit, investimeve, të gjitha këto janë të lidhura pandashëm me të ardhmen tuaj, jo thjesht në BE, por edhe në rrugën drejt BE-së. Pra janë pika shumë të rëndësishme që u përpoqa t’i theksoja me të gjithë udhëheqësit politikë dhe personat me të cilët kam biseduar. Është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur; nëse është bërë e pamundur për shkak të ngërçit politik përpara zgjedhjeve, duhet të ndodhë menjëherë pas tyre.

    Me lejen tuaj, do doja të përqendrohesha pak tek ajo që sapo thatë për integrimin. Çfarë është më me rëndësi për Shqipërinë: që parlamenti të bëjë ligje të bukura por jo t’i zbatojë ato?

    Është e qartë që zbatimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm por hapi i parë është të bëhen ligjet, të bëhen pjesë e sistemit tuaj ligjor. BE e pranon edhe mes anëtarëve të saj që ka raste kur ligjet ekzistojnë por zbatimi është në proces. Për shembull, Kroacia së shpejti do të bëhet anëtare e BE-së; kanë arritur shumë dhe iu janë dashur shumë vite. Kanë kaluar në shumë faza. Deri tani, kanë kryer vetëm një ndjekje penale të suksesshme ku një ish-kryeministër kohët e fundit u dënua me 10 vjet burg. Duhet kohë. Gjëja e parë është të jenë ligjet dhe pastaj të zbatohen ato. Sigurisht, nëse nuk janë, s’ke ç’të zbatosh. Pra për sa kohë Brukseli ka përcaktuar standardin edhe për ligjin edhe për praktikën që pason ligjin, është me rëndësi të zbatohet hapi i parë./tema
    Me gjuhe diplomatika USA paralajmeron Shqiperine per rrezikun e nacionalizmit, megjithese e quan te pamundur zhdukjen e tij plotesisht edhe ne vete vendin e tij...., por kur nacionalizmi vjen nga vete Kryeministri, atehere ceshtja nuk eshte e thjeshte...., gjithsesi nese vazhdohet ne kete rruge, kjo eshte vetem ne demin tone,...
    interesi yne eshte qe te mbahet qendrim ndaj extremizmave tip. kuqezi, apo camet, se perndryshe keta kercenojne stabilitetin e te gjithe vendit,.... kjo ndodhi ne `97. dhe po kercenon serish,...ne nje vend ku njerezit marrin ushqimin me lista,... interesat e cameve jane thjesht ekonomike, pasi duan pronen e tyre,...per kete le te aplikojne sipas konventave nderkombetare,...
    persa i takon spahiut e co., duhet pare mundesia e izolimit, deri ne nxjerrje jashte ligjit
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 06-12-2012 më 07:49
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #165
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Me gjuhe diplomatika USA paralajmeron Shqiperine per rrezikun e nacionalizmit, megjithese e quan te pamundur zhdukjen e tij plotesisht edhe ne vete vendin e tij...., por kur nacionalizmi vjen nga vete Kryeministri, atehere ceshtja nuk eshte e thjeshte...., gjithsesi nese vazhdohet ne kete rruge, kjo eshte vetem ne demin tone,...
    interesi yne eshte qe te mbahet qendrim ndaj extremizmave tip. kuqezi, apo camet, se perndryshe keta kercenojne stabilitetin e te gjithe vendit,.... kjo ndodhi ne `97. dhe po kercenon serish,...ne nje vend ku njerezit marrin ushqimin me lista,... interesat e cameve jane thjesht ekonomike, pasi duan pronen e tyre,...per kete le te aplikojne sipas konventave nderkombetare,...
    persa i takon spahiut e co., duhet pare mundesia e izolimit, deri ne nxjerrje jashte ligjit
    eeeeeeeeeeeeeee,geia sou re ilia,po vetem ndaj ketyre duhet mbajtur qendrim????ndaj atyre qe vijn tash e pare ne Shqiperi dhe shpalosin gjith ultranacionalismin e tyre ,cfare duhet bere?apo vetem Shqiperia ka faj gjithmon?te tjeret le te flasin,le te kercenojne madje dhe brenda territorit te Shqiperise,per ty nuk ka ndonje problem me keta,ashtu?

  6. #166
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    eeeeeeeeeeeeeee,geia sou re ilia,po vetem ndaj ketyre duhet mbajtur qendrim????ndaj atyre qe vijn tash e pare ne Shqiperi dhe shpalosin gjith ultranacionalismin e tyre ,cfare duhet bere?apo vetem Shqiperia ka faj gjithmon?te tjeret le te flasin,le te kercenojne madje dhe brenda territorit te Shqiperise,per ty nuk ka ndonje problem me keta,ashtu?
    te tjeret po ja shohin hajrit o Bled, asnje te mire s`u ka sjelle, por i ka futur ne krize, dhe ne shkaterrim material dhe moral, prandaj nuk na ben aspak mire neve,..nese atyre u hiqet pagesa e 13, neve shkojme nen kufirin e mbijeteses....personalisht jam kunder nacionalizmit si koncept teorik dhe pale me ne zbatim praktik, qe sjell vetem viktima e varferi,.... mbi bazen e nacionalizmit po pergatitet kasaphana e III-te boterore..
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #167
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    te tjeret po ja shohin hajrit o Bled, asnje te mire s`u ka sjelle, por i ka futur ne krize, dhe ne shkaterrim material dhe moral, prandaj nuk na ben aspak mire neve,..nese atyre u hiqet pagesa e 13, neve shkojme nen kufirin e mbijeteses....personalisht jam kunder nacionalizmit si koncept teorik dhe pale me ne zbatim praktik, qe sjell vetem viktima e varferi,.... mbi bazen e nacionalizmit po pergatitet kasaphana e III-te boterore..
    edhe un jam kundra nacionalizmit te semure,por ti duhet te dish,mbase e di,qe Greqia kalbet nga ultranacionalizmi sidomos qendrimi i tyre ndaj shqiptareve,mjafton te lexosh shtypin dhe bloget greke,dhe kjo nuk ndodh tani pas thenieve te berishes por shume me perpara,pra ajo qe dua te them eshte se ata qe na japin mesime per nacionalizem,duhet te shikojne ne radh te pare veten e tyre qe kalbet nga ultranacionalizmi,jana ata qe me bemat e tyre,me megaloidene futen nacionalizmin ne shqiperi,gjithmone na shanin,na kerconin ,na turpnonin,flisnin dhe flasin per greqizimin e jugut te Shqiperise,dhe kete pa problem e bejne brenda teritoreve te saj,jane ata qe gjithmone ne parlamentin e tyre kishin brenda forca ultranacionaliste me kulmin tani,agimin e arte,,pra keta gjera na i ben ne dhe vazhdojne shume me perpara se deklaratat e sales,por nuk pash asnje te qahej apo te flase apo te ankohej per kete,sic po ben ti tani,sepse sala tha nje fjal goje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 06-12-2012 më 09:33

  8. #168
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    dua te them eshte se ata qe na japin mesime per nacionalizem,duhet te shikojne ne radh te pare veten e tyre
    Po te lexosh postimin tim i jam referuar thenjes se Moore, si perfaqesues i USA....., pavaresisht nga kusuret e tyre, demokracia amerikane mbetet ne vendin e pare dhe ne mungese pothuaj 100 % te nacionalizmit,...eshte nje fjale qe duhet pershendetur dhe reflektuar me kujdes...
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #169
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po te lexosh postimin tim i jam referuar thenjes se Moore, si perfaqesues i USA....., pavaresisht nga kusuret e tyre, demokracia amerikane mbetet ne vendin e pare dhe ne mungese pothuaj 100 % te nacionalizmit,...eshte nje fjale qe duhet pershendetur dhe reflektuar me kujdes...
    nuk po flas per amerikanet,por per greket...

  10. #170
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Ja se ç`surrata ta bejne bashkimin kombetare, sapo te kene pire dy-tre gota vere edhe ngulin hunjet e gardhit prej n`Preveze e gjer ku nuk ngulen

    Nuk kemi çeshtje te hapura thote !!! Po ne vende se te mirreshin me skadime e proklamime te bashkimit kombetare e shperndarje nenshtesive, ne radhe te pare do duhej te behej pikerisht shtrimi ne diskutim i çeshtjeve te hapura , si me Maqedonine, si me Serbine e po ashtu me Greqine.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Faqja 17 prej 26 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •