Close
Faqja 14 prej 26 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 257
  1. #131
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    D.m.th. po na kercenojne me lufte. Po del fytura e vertete e tyre se duan te na lene te ndare e te percare. Bash mire qe i tha Berisha keto deklarata, po shihet kush jane miq tane. Po shihet se keta menxi nuk presin te na diskriminojne e te na marrin te drejtat. A ka Serbia kapacitet te kercenoje nje shtet anetar te NATO-s dhe te aneksoje nje pjese te territorit. Ti me kon je, me shtetin tend apo me keto shtete qe para 100 viteve na copetuan me kufinje falls. Dua te jetoj me vellezerit e mi si krishtere e si myslimane, e si ateiste apo edhe sataniste qofshin, sme intereson cka besojne po sa bejne per shtet. Une spo them te bashkohemi me force por me referendum dhe me lobim tel USA e shtete Evropiane, po ashtu tjera po keshtu edhe keto ballkanike. Nuk kane te drejte te na kercenojne me izolim e lufte ne te kundert edhe ne duhet te pergatitemi dhe te kunderpergjigjemi cdo lloj agresioni qe do te mund te na benin sikur qe iu pergjigj Kroacia. Une nuk jam per ndryshim kufinjesh perpos per bashkim Kosove - Shqiperi. Nuk ka BE pa forcim te shtetit e pa bashkim te shqiptareve.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin

    1-aktualisht mitrovica udhehiqet nga beogradi, dhe nato eshte aty brenda e nuk po ben asgje.
    2-nese e do bashkimin, perse nuk e pranove planin e Tadic per kembim te presheves me mitrovicen?
    3-vetem ne BE, do behet bashkimi i te gjitha kombeve.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #133
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin

    1. Kosova nuk eshte ne NATO, pe harron ti kete. Serbia ka aty vetem sherbimin sekret ushtri te rregullt nuk ka.
    2. Me Serbine do bejme marreveshje kur te heqin dore nga pretendimet territoriale dhe kur te bashkohemi me Shqiperine dhe do te jemi ne pozite te barabarte, jo ata 200.000 mije ushtare te armatosur deri ne dhembe e ne 10 000 ushtare. Ne keto kushte smund te kete dialog po kete na kurdisi Evropa posa la administraten baba Bush, i qofshim fale
    3. Kur nuk bashkohesh me vella cka te vyen BE

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    1. Kosova nuk eshte ne NATO, pe harron ti kete. Serbia ka aty vetem sherbimin sekret ushtri te rregullt nuk ka.
    2. Me Serbine do bejme marreveshje kur te heqin dore nga pretendimet territoriale dhe kur te bashkohemi me Shqiperine dhe do te jemi ne pozite te barabarte, jo ata 200.000 mije ushtare te armatosur deri ne dhembe e ne 10 000 ushtare. Ne keto kushte smund te kete dialog po kete na kurdisi Evropa posa la administraten baba Bush, i qofshim fale
    3. Kur nuk bashkohesh me vella cka te vyen BE
    Drejtori i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore

    nuk ka mbështetur referendumin e nisur nga Aleanca Kuq e Zi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Sipas tij kufijtë e Europës janë të përcaktuara tashmë.

    “Qëndrimi ynë është i qartë, kufijtë e Evropës janë të përcaktuar, ne nuk duam të shohim ndryshime dhe nuk mbështesim ndryshime. Nuk është në interes të ndonjë prej vendeve apo grupeve etnike të rajonit që të rishkruhen kufijtë, apo për t’u përqëndruar tek nacionalizmi. Standartet e larta të demokracisë dhe të drejtave të njeriut do t’u shërbejnë gjithë njerëzve të rajonit, pavarësisht në cilin vend jetojnë. Ne nuk mbështesim ndryshim kufijsh. Në gjithë botën ka lëvizje të ndryshme, është e rëndësishme që ato të kenë mundësinë t’u prezantohen publikut, audiencave të ndryshme, të kenë qasje tek to, kjo është pjesë e procesit demokratik, por një gjë duhet të jetë e qartë, ndryshimi i kufijve nuk është një alternativë”, përfundoi ai. /Telegrafi
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #135
    Gjak Shqiptari Maska e Illyri
    Anëtarësuar
    05-05-2011
    Vendndodhja
    Në tokën shqiptare Dardani
    Postime
    145
    Ne duam ate Shqiperi qe ishte me 28.Nentor.1912 dhe ska bir nane qe na ndalon! ska kush i largohet drejtesis kur te paraqiten faktet.
    Gegërishtja! Dialekti i të parëve tanë ILIR!

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Illyri Lexo Postimin
    Ne duam ate Shqiperi qe ishte me 28.Nentor.1912 dhe ska bir nane qe na ndalon! ska kush i largohet drejtesis kur te paraqiten faktet.
    ne 28 nentor 1912, shqiperia nuk kishte kufij, ishte pjese e perandorise otomane.
    kufijte nuk merren me harta ne dore duke u mbledhur pleqeria.
    por keshtu: http://en.wikipedia.org/wiki/Battle_of_Bizani
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #137
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Drejtori i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore

    nuk ka mbështetur referendumin e nisur nga Aleanca Kuq e Zi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Sipas tij kufijtë e Europës janë të përcaktuara tashmë.

    “Qëndrimi ynë është i qartë, kufijtë e Evropës janë të përcaktuar, ne nuk duam të shohim ndryshime dhe nuk mbështesim ndryshime. Nuk është në interes të ndonjë prej vendeve apo grupeve etnike të rajonit që të rishkruhen kufijtë, apo për t’u përqëndruar tek nacionalizmi. Standartet e larta të demokracisë dhe të drejtave të njeriut do t’u shërbejnë gjithë njerëzve të rajonit, pavarësisht në cilin vend jetojnë. Ne nuk mbështesim ndryshim kufijsh. Në gjithë botën ka lëvizje të ndryshme, është e rëndësishme që ato të kenë mundësinë t’u prezantohen publikut, audiencave të ndryshme, të kenë qasje tek to, kjo është pjesë e procesit demokratik, por një gjë duhet të jetë e qartë, ndryshimi i kufijve nuk është një alternativë”, përfundoi ai. /Telegrafi
    Bashkimi i dy shteteve ne federate, konfederate, apo shlyerje kufinjesh eshte ceshtje e brendshme e ketyre shteteve, nuk eshte ceshtje e BE-se apo ShBA-se, po gabojne rende qe po na diskriminojne keshtu. Duhet te lobojme dhe na duhet bashkepunim me lobin cifut dhe te tjere ne USA qe kjo superfuqi mos te dale kunder bashkimit te nje populli, perkatesisht Kosoves e Shqiperise. Po te pyetej Evropa Kosova sot do te ishte pjese e Serbise. Evropa ka interesat e veta me Rusine ndersa shqiptaret kane interesat e veta, kur ata shikojne interesat e veta perse te mos shikojme edhe ne interesat tona. Armiqte e shqiptareve i duan shqiptaret te percare, i deshirojne te percare ne PS e PD, edhe ne Kosove i duan te percare ne krahina e ne fe, keshtu kane rene pre shume shqiptare fatkeqesisht, e nder ta hyn edhe ti qe shan popullin tend e qe del kunder interesave te tij. Ke harru krejt cka te kane mesuar ne shkolle, une sdu te harroj cka me ka mesu familja e cka kam mesu ne shkolle, nuk e mohoj historine.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    problemi i bashkimit, ka keto konsekuenca.

    1- shqiperia nuk ka ende institucione demokratike te pavarura, dhe kosova po ashtu, kjo gjendje te con ne kaos social, ku krahinizmat do dominojne institucionet.
    Ky nuk eshte argument kunder. Pavaresisht se ka dhe do te kete cdo kohe (edhe pas 1000 vitesh) mjaft probleme ne Kosove dhe ne Shqiperi.
    Edhe shtete me te zhvilluara dhe me te pasura, sic eshte p.sh. Gjermania, kane pasur dhe kane probleme te tilla, dallime, ndasi etj.
    Bashkimi do te ndikonte ne rritjen me te shpejte dhe me te qendrusheme te ekonomise ne te gjithe rajonin. Shume shqipetare te diaspores dhe investitore te huaj do te investonin shumfishe me shume se deri tani e keshtu me radhe...

    2-usa dhe eu nuk e perkrahin idene e ndryshimit te kufirit, kjo do te thote qe cdo projekt me ndryshim kufiri nuk mbeshtetet ne arenen nderkombetare,
    Bashkimi vullnetar i dy shteteve te pavarura te nje kombi nuk eshte "ndryshim i kufirit".
    Kufijte e Shqiperise dhe te Kosoves jane te percaktuara dhe te njohura, nuk ndryshojne...

    3-kosova e veriut defakto do justifikoje futjen e serbeve ne mitrovice, me pretendime deri ne 30% te territorit. dhe faktori nderkombetar nuk do nderhyje, pasi sic e thame ata nuk e mbeshtesin ndryshimin,por nuk do qortojne serbet por shqiptaret qe e nisin kete aksion.
    ?!?
    Kosove te Veriut nuk ka.
    Ka vetem 30.000-40.000 serb ne veri te Kosoves qe nen urdherin dhe me mbeshtetjen e hapur te shtetit te Serbise nuk i pranojne rregullat dhe ligjet e shtetit te Kosoves, por pretendojne se jane pjese e shtetit te Serbise.
    Pjesen tjeter me Motrovicen nuk e kam kuptuar...
    Edhe nje here, ndryshim i kufirit do te ishte ndryshimi i kufirit aktual, p.sh. ndarja e Kosoves, jo bashkimi i shtetit te Kosoves dhe shtetit te Shqiperise. Askush nuk ka te drejten e vetos per ta penguar apo moslejuar bashkimin e dy shteteve sovrane brenda kufijve te pranuara dhe te njohura nderkombetarisht.
    Eshte teme tjeter qe bashkesia nderkombetare (disa shtete) mund te bej presion per ta shtyer nje bashkim te tille sa me shume qe te jete e mundur, pasiqe nje shtet me i forte i shqipetareve nuk eshte as ne favor te fqinjeve, as te shume shteteve nga bashkesia nderkombetare. Por kjo nuk duhet te jete arsye per te mos punuar me intensitet edhe me shtuar per ta arritu bashkimin sa me pare qe te jete e mundur...

    4-ne maqedoni situata ndahet vetem me lufte, pasi shkupi ka afro 20% shqiptare, ne kumanove 25% shqiptare, ne gostivar 47% shqiptare, tetove 54% shqiptare, struge 35% shqiptare ne diber 75% shqiptare.
    nuk ka asnje territor te paster etnikisht qe te mund te shkeputet paqesisht.
    Askush s'po e kerkon shkeputjen e shqipetareve te Maqedonise...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 03-12-2012 më 21:07

  9. #139
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Anulova vizitën, se Berisha vonoi tërheqjen e deklaratave

    “Menaxhimi i problemeve që lindin me fqinjin tonë, Shqipërinë, nuk është i lehtë”

    Publikuar më 04.12.2012 | 7:04

    Plarent Shehu

    -“Deklaratat e tilla kthejnë rajonin tonë mbrapa në të kaluarën e keqe. Ne duam marrëdhënie miqësore, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë”

    Ministri Jashtëm grek, Dhimitris Avramopullos, ka zbardhur gjatë një interviste për median greke arsyet se përse anuloi vizitën e tij në Tiranë. Avramopullos ka zbuluar se i ka kërkuar që një ditë përpara vizitës së tij në Tiranë, Kryeministrit Berisha, që të tërheqë deklaratat e bëra mbi ‘Shqipërinë Etnike’, duke thënë se deklarata u tërhoq, por me vonesë, pas festave të 28 nëntorit. Sipas kryediplomatit grek, Tirana e mori mesazhin e qartë, duke shtuar se rëndësi të veçantë ka edhe paralajmërimi i rreptë që KE-ja i ka bërë Shqipërisë për këtë çështje. Avramopullos, ka deklaruar gjithashtu se, Greqia do të jetë faktor stabilizues në rajon, por menaxhimi i problemeve që lindën me Shqipërinë është një tjetër sfidë e Greqisë, pasi nuk është një fqinj i lehtë për tu menaxhuar.

    Incidenti me deklaratat e kryeministrit Berisha çoi në anulimin e vizitës tuaj në Shqipëri. Si e vlerësoni këtë ngjarje?

    Këto deklarata ishin të papranueshme. Unë vendosa të anuloj vizitën, pasi kisha kërkuar më parë të tërhiqen deklaratat, gjë që u bë, por pas festës. Deklaratat e tilla kthejnë rajonin tonë mbrapa në të kaluarën e keqe. Ne duam marrëdhënie miqësore, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Dhe do të vazhdojnë që të marrin iniciativa në këtë drejtim. Por, në çështjet e dinjitetit kombëtar dhe integritetit nuk e bëjmë ‘fjalën dysh’. Mesazhi ishte i qartë dhe ata në Tiranë e morën. Ka një rëndësi të veçantë që Komisioni Evropian i ka dërguar Shqipërisë një paralajmërim të rëndë për këtë çështje.

    A është i imunizuar Ministri i Jashtëm nga dëmet e pashmangshme që shkakton pjesa tjetër e qeverisë në zbatimin e një politike të ashpër, por të nevojshme ekonomike?

    Në asnjë rast. Çështjet ndërkombëtare janë një prioritet në qendër të vëmendjes së mediave dhe opinionit publik. Përveç kësaj, unë kam theksuar dhe vënë në dukje fuqishëm se, besueshmëria e Greqisë në arenën ndërkombëtare, si në politikë dhe në ekonomi, është e lidhur drejtpërdrejt me konsolidimin dhe stabilizimin, të cilat janë kushte për rritjen ekonomike. Procesi i rimëkëmbjes përfshin gjithashtu, kontaktet ndërkombëtare, bindjen e tyre, krijimi i lobingjeve, menaxhimin e problemeve që lindin me fqinjin tonë, i cili siç thamë, nuk është i lehtë.

    Çfarë hapësirash ka për manovrim dhe negocim me ndërkombëtarët, nga ana e Ministrisë së Jashtme, duke pasur parasysh krizën fiskale?

    Është e vërtet që kriza financiare ka bërë më të vështirë zhvillimin e politikës së jashtme. Ka ngushtuar shumë burimet tona. Megjithatë, strategjia jonë në çështjet e mëdha të diplomacisë greke mbetet konstante. Pas një farë kohe, Greqia është kthyer me iniciativa, prezencë, zë dhe prestigj në arenën ndërkombëtare dhe ritmin e çështjeve të mëdha në Evropën Juglindore dhe Mesdheut Lindor. Aksionet tona diplomatike janë ende të forta. Qëllimi ynë, është të nxjerrim në pah rolin stabilizues gjeopolitik në rajon dhe më të gjerë. Përveç kësaj, ministria jonë po zbaton shkallë-shkallë, një program të vetëdijes publike dhe mbështetjes për ministritë e linjës, për të përshpejtuar nismat e zhvillimit që promovojmë.

    Jeni Ministër i Jashtëm i një qeverie tre-partiake. Duke pasur parasysh se politika e jashtme ka shkaktuar gjithmonë fërkime, si e perceptoni lirinë e lëvizjes tuaj në fushën e diplomacisë?

    Rrugëtimi i deri tanishëm i qeverisë është përgjigjur pozitivisht pyetjes se, sa e përballon vendi një qeveri koalicioni. Unë, kam qenë që në fillimet e mia politike, partizan i bashkëpunimit politik. Sot kam përgjegjësinë politike, e cila kërkon dhe imponon jashtëzakonisht bashkëpunim maksimal, jo vetëm të partnerëve në qeveri, por edhe të gjitha partive të tjera politike. Me partnerët në qeverisje ekziston një unitetit në zhvillimin e politikës së jashtme.

    Si po ecën hetimi i Prokurorisë, sa i përket fondeve sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme?

    Çështja është në gjykatë, e cila ka bashkëpunimin e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nuk duhet që në një ministri kyçe si kjo të ekzistojnë hije dyshimi. Pra, kjo në fakt e ndihmon hetimin i cili është në zhvillim e sipër. Ç’është më e rëndësishmja, ne kemi paraqitur një standard të ri auditimi, për t'i dhënë fund një herë e përgjithmonë polemikave rreth kësaj çështjeje, të ndjeshme dhe delikate, që ka të bëjë me boshtin kryesor të funksionimit të shtetit, duke i shërbyer strategjisë sonë kombëtare delikate.

    Çfarë komenti kemi mbi skenarët që duan një riformatim të partisë ‘Demokracia e Re’?

    Partia ‘Demokracia e Re”, ka përgjegjësinë themelore të qeverisjes në vend. Përvoja dhe njohuritë e fituara gjatë viteve, i shërbejnë asaj që të ushtrojë politikat e saj, me qëllimin e vetëm të shpëtojë vendin. Është një parti e hapur ndaj rrymave demokratike të shoqërisë greke dhe qytetarëve. Është trungu i demokracisë tonë qytetare parlamentare që është në evolucion dhe që rigjenerohet. Me fjalë të tjera, ajo është në natyrën e adoptimit të situatës së re të krijuar në vend.

    Marrë me shkurtime nga “Parapolitika”

    Panariti: Deklarata ishte edhe për arvanitasit, ishte ‘panshqiptare’

    “Nuk ishte nacionaliste. Karikimi i situatës me gjëra të paqena e të pavërteta, nuk i shërbejnë klimës së fqinjësisë”

    Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, mohon në mënyrë kategorike çdo pretendim territorial të Shqipërisë. Deklarata, është bërë gjatë raportimit që ministri Panariti ka bërë në Komisionin e Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas kryediplomatit shqiptar, “këtu nuk ka ndonjë konotacion nacionalist, nuk bëhet fjalë për kurrfarë pretendimi territorial. Çështja shqiptare i takon të gjithë shqiptarëve që jetojnë e banojnë në hapësirat ‘Panshqiptare’. Shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, shqiptarët e Greqisë, si emigrantët e vajtur pas 1990-s dhe arvanitasit e të tjerë më herët. Karikimi i situatës me gjëra të paqena e të pavërteta, ngado që këto të vijnë nuk i shërbejnë klimës së fqinjësisë, bashkëpunimit, stabilitetit, qetësisë dhe paqes në rajon”, tha Panariti. Në 27 nëntor kryeministri deklaroi nga Vlora se kufijtë mbi të cilët Ismail Qemali ngriti flamurin shtriheshin nga Preveza deri në Preshevë. Deklaratë e cila solli anulimin e menjëhershëm të vizitës nga zyrtarët grekë më 28 nëntor.

    Statusi

    Ministri i Jashtëm është thirrur të raportojë në Komisionin e Integrimit mbi ecurinë e këtij procesi, ku ka deklaruar se, është vota e opozitës ajo që po bllokon statusin e kandidatit. Sipas tij, votimi i 3 ligjeve është kusht për të siguruar në 12 dhjetor statusin, ndërsa zbatimi i tyre, kusht për hapjen e negociatave. “Shqipërisë i jepet statusi i vendit kandidat për Bashkimin Evropian me kusht që të kalohen 2 ligje që kërkojnë 3/5 dhe dy rregullore. Aty nuk përmendet, të paktën unë nuk gjej në të çështjet e implementimit, që për hir të së vërtetës janë gjëra esenciale, por që janë gjëra në proces, kërkojnë kohën e tyre dhe që do të jenë thelbësore në çështjen e hapjes së negociatave”, tha Panariti. Gjatë raportimit të Ministrit Panariti ka pasur debate të ashpra mes deputetëve të PD-së dhe PS-së. Ku deputeti i Taulant Balla ka deklaruar se, “më lejoni që t`ju informoj z. Ministër se, dy ligjet që janë kusht për dhënien e Statusit, nuk kanën kaluar në procedurë parlamentare. Sa i përket Holandës, ajo nuk i ka përmendur fare tre ligjet, është shprehur se Shqipëria nuk është gati për Statusin. Nuk bëhet fjalë fare për tre ligjet por bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme, zbatueshmërinë e ligjit”, tha Balla. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e mazhorancës, nëpërmjet deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili e ka përgënjeshtruar Ballën duke i thënë se, “ligjet në procedurë parlamentare janë diskutuar, ju dhe kolegët tuaj, z. Balla, ikët nga komisioni kur do të diskutoheshin ligjet dhe ne i miratuam ato vetëm. Sot s`po e dëgjojmë më Fierin, më vjen mirë që s`po diskutoni më çështje të tilla, shpresojmë të mos vonohemi për të miratuar 3 ligjet për Statusin”, iu përgjigj deputeti i PD-së, Gerti Bogdani. Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm në Bruksel, ku 27 vendet anëtare të BE-së do të vendosin për statusin e Shqipërisë, ka mbetur vetëm një seancë plenare. Seancë, e cila do të përcaktojë nëse statusi kandidat do të sigurohet këtë vit, apo do t'i përcillet vitit të ardhshëm.

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Thierry Portes/ Le Figaro

    ...
    Franca si u be kaq e madhe?!

    Serbia si u be e kaq e madhe.
    9 here me e madhe se Kosova me 6-7 milion banore
    3 here me e madhe se Kosova+Shqiperia

    Greqia si u be kaq e madhe...

Faqja 14 prej 26 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •