Hipoteze e paqendrueshme...
Shkurt:
1. Koha e luftes boterore ka perenduar.
2. Shqipetaret (ne vecanti Kosoven) nuk i kane ndihmuar per humanizem, por pothuajse plotesisht per interesa te veta. Prandaj, perseri do te ndodhnin veprime te ngjashme.
Ndryshimi i kufijve dhe ndarja kane ndodhur moti...2. Ndryshimi i kufijve me mareveshje nderkombetare. Kjo e ka emrin ndarje e Kosoves, ndarje e Bosnjes, ndarje e Maqedonise.
Kufijte e brendshem te Serbise jane ndryshuar (ne rastin e Kosova - shih edhe Komisionin Badinter), Bosnja eshte ndare ne 2 resp. 3 shtete qe perbejne nje konfederate mjaft jofunksionale. Kurse ndarja e Maqedonise nuk ka ndodhur, pavaresisht ndryshimit te kufijve, ndarjes se Bosnjes dhe luftes ne Kosove dhe ne Maqedoni.
Marreveshje nderkombetare per ndryshimin e kufijvete Ballkanit nuk do te kete dhe nuk ka kerkuar askush.
Mund te kete marreveshje te paleve ne konflikt, edhe me ndermjetesim nderkombetar, per rregullimin e kufijve te tyre. Kjo ka ndodhur, eshte duke ndodhur dhe do te ndodhe edhe ne te ardhmen. Askush nuk e ka kerkuar ndarjen e Maqedonise vetem pse Kosova nuk ka qene plotesisht e pajtuar me kufirin qe eshte vendosur ne mes te dy vendeve.
Qe dikush ne Europa apo ne bote mund ta merr Kosoven, Palestinen apo secilin konflikt dhe rregullim te konfliktit si shembull per kerkesa dhe veprime te caktuara, eshte e pashmangshme. Secili qe e ka fuqine apo mbeshtetjen e mjaftueshme mund te thirret ne Kosoven, Palestinen etj. per te arritur qellime te veta. Shembull: Krijimi i dy minishteteve ne Gjeorgji nga ana e Rusise...
Pra, fakti qe Kosova dhe Serbia p.sh. arrijne (me dhune apo me marreveshje) nje zgjidhje te caktuar te konfliktit, e cila do te mund te perfshinte edhe rirregullimin e kufirit te tyre ndershteteror, nuk justifikon dhe nuk legjitimon automatikisht kerkesa dhe veprime te ngjashme ne konflikte tjera, te natyrave te ndryshme. Pavaresisht faktit qe tjeret mund te jene me te shtypur se shqipetaret e Kosoves etj... D.m.th. Kerkesat duhet te jene edhe real-politikisht te arritshme dhe te zbatueshme, jo vetem sipas ndonje rregulli nderkombetar ne pergjithesi te legjitimueshme.
Ti po pajtohesh se nje dite do te kete ndarje dhe ndryshim te kufijve, perseri ne dem te shqipetareve, por je kunder "bashkimit kombetar" sepse eshte ne dem te shqipetareve apo me nje kosto te caktuar, jo falas?Kur BE dhe SHBA te jene te lodhur nga prezenca e tyre ne Ballkan, qe tani po shkon mbi 20 vjet, do te hartojne mareveshje te tilla politike mes paleve, qe bejne nje zgjidhje te pranueshme te problemit nepermjet tyre. Serbise do ti ofroje Veriun e Kosoves dhe pjesen serbe te Bosnjes ne shkembim te "Kosoves Lindore", duke e bere te pranueshme per politiken serbe. Bullgaria do te gllaberoje pjesen me te madhe te Maqedonise dhe shqiptaret e mbetur do ti bashkohen Shqiperise. Edhe nga ky plan, shqiptaret perseri dalin te humbur, pasi kompromisi do te behet ne kurriz te tokave te tyre. Avantazhi i ketij plani eshte qe palet bien dakord pa qene nevoja qe te ngjallet konflikt. Megjithese edhe ky plan nuk eshte aq i lehte te realizohet pasi ne Bosnje e Maqedoni ka edhe minoritet turk, dhe Turqia duhet te bier dakord qe te riatdhesoje kete minoritet ne Turqi qe keto plane te behen te pranueshme. Nese Turqia nuk pranon nje gje te tille, perseri shperthen lufta ballkanike.
Dy shtete te pavarura ne Ballkan qe drejtohen nga shqiptare dhe qe kane kontroll mbi gjithe territorin e vendit eshte zgjidhja me e mire. Te gjithe ata qe flasin per "bashkim kombetar" dhe kane parasysh "bashkim tokash", nuk e kuptojne koston si ne truall edhe ne jete njerezish qe do ti kushtoje Shqiperise.
Albo
Prandaj, po kerkon qe te mos e projektojme dhe organizojme vete "bashkimin kombetar", po t'ua lem ne dore BE-se dhe SHBA-ve...
Krijoni Kontakt