Close
Faqja 29 prej 88 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 874
  1. #281
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    Sot ne mengjes me te lindur dielli,mora Flamurin e GJERGJIT dhe e vura mbi shtepine time...
    Mendja me vajti tek ETERIT TANE TE NDRITUR,qe aq shume e lane me GJAKUN E TYRE KETE FLAMUR,qe megjithate mbijetoj neper shekuj...KY FLAMUR ME 28 NENTOR TE VJETIT TE KRISHTIT
    1443 u ngrit i lire ne KRUJEN KASTRIOTJANE .Ky FLAMUR I GJERGJIT u valevit krenar ne KULLAT LEGJENDARE TE LEZHES NE VJETIN E KRISHTIT 1444,ne BESELIDHJEN E MADHE....KY FLAMUR I LARE ME GJAK u NGRIT permbi DEQIQIN LEGJENDAR TE DEDE GJON LULIT..KY FLAMUR I PAMPOSHTUR NEPER SHEKUJ U NRIT I PATHYESHEM NE VLONEN E PAVDEKSHME me 28 NENTER,qe i bije te jete NENTORI I DYTE,e kujt do i bjerte ndermend nje shkrim qe pata sjellur une ne vjeshten e kaluar kur pata menduar qe sivjet pikerisht me 28 nentor do te ishte NENTORI I TRETE,porse siq po shihet po zhgenjehei te gjithe sepse me keta politikane(politi_kuaj)asnjehere nuk do kemi as gjasat me te vogla per te ecur se bashku drejt nje nentori te trete i cili do te ishte fitimtar dhe percaktues per mbarevajtjen e KOMBIT tone qe ishte i sunduar e i neperkembur per gjashteqind vite,e ku edhe"bashkekombasit"tane kane pjese ne kete tradheti,qe me sa po shihet akoma kemi hamza kastriote,ballaban pasha,haxhi qumila,e x,sa y,psilona tjere tradhetare qe shiten per para ne dem te ATEDHEUT
    i cili vazhdon te tradhetohet akoma per interesa individuale tek nje pjese e"intelektualeve"te cilet nuk u ha palla per te kaluaren e lodhshme te ketij DHEUT QE U GJAKOS E NUK U PMOSHT KURR,fal ETERVE TANE QE GJUHEN ARBERORE E RUAJTEN ME GJAKUN E TYRE......

    ...E sa per kete"flamurin"e kalter te fenerbahqes,ju kisha lutur qe askush te mos e pranoj,sepse duke ju perulur ketij "flamuri te fenerbahqes"populli yne shkon drejt perqarjes dhe asghekundi....

    ...URIME EDHE NJMIJE HERE FESTA E ATEDHEUT ARBEROR 28 NENTORI.....PESHENDETJE PER JUVE DIELLI1.

  2. #282
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Daçiq: Po të takoheshim gjatë luftës, do ta likuidoja Thaçin, ose ai mua


    ( ti e ke pas enderr ateher '' eshte e mundur se edhe tani e ke kete enderr'' por ket enderr tash ta kan marr vetfundosja, jan ba ma shki se ju vet shkit)


    Kryeministri i Serbisë, Ivica daçiq deklaroi sonte se Serbia në zgjidhjen e çështjes së Kosovës (ai mendon në zgjidhje statusi), për çka qenka e gatshme, ai nuk ka bashkëbisedues në Prishtinë, sepse “përfaqësuesit e saj nuk dëshirojnë të bisedojnë për këtë, pasi mendojnë se çështja e statusit është e zgjidhur”.
    Sipas asaj që tha Daçiq për televizionin Pink, edhe kryeministri Thaçi e ka të qartë se çështja mund të zgjidhet vetëm nëse gjendet një zgjidhje e pranueshme edhe për serbët.

    “Jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje që do të përfillte interesat e serbëve dhe të shqiptarëve, porositi ai, i cili gjatë komunikimit dy herësh me Thaçin në Bruksel, takimet i karakterizoi si “shumë më korrekte sesa që dikush ka pritur”.

    “Po ta kisha takuar Thaçin gjatë luftës, me siguri do ta likuidoja, ashtu sikundër edhe ai mua. Por, pasi ka ardhur koha e paqes, duhet të gjejmë njëfarë zgjidhje”, theksoi ai.
    Pos tjerash, ai përkujtoi se marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, që do të fillojë të zbatohet nga muaji dhjetor, e ka arritur ekipi i qeverisë së mëparshme dhe që është realitet që ajo marrëveshje duhet të zbatohet.

    Ai shpjegoi se ky zbatim nuk do të sjellë risi, pasi edhe deri tashti janë kryer kontrolle në kalime drejt Kosovës, por në të ardhshmen do të ekzistojë vetëm një punkt, kur rolin ekzekutiv do ta ketë EULEX-i./Indeks
    Ndryshuar për herë të fundit nga Boy_XL : 19-11-2012 më 06:18
    Vv - Palaço+LISBA :D

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    Daçiq: Po të takoheshim gjatë luftës, do ta likuidoja Thaçin, ose ai mua


    ...
    Fjale t'kota, per tu shitur patriot e trim...
    Asnjeri s'ka luftuar, prandaj nje takim i tille ka qene i pamundur.

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Mitrovicë, 19 nëntor 2012




    Mbrojtja civile” serbe sfidon KFOR-in, EULEX-in e Policinë

    Strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës dhe Kosovës sfiduan të dielën publikisht KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Organizata “Civilna Zashtita Mitrovice”, apo “Mbrojtja civile e Mitrovicës”, e cila nga institucionet e Kosovës llogaritet të jetë një nga organizmat që përbëjnë ato që njihen si struktura ilegale të Serbisë në Kosovë, e ka realizuar të dielën në veri të Mitrovicës të ashtuquajturin ushtrim simulues publik të reagimit në rast të emergjencës së zjarrit.

    Ani se një veprim i tillë është zhvilluar nën përkujdesjen e Zyrës për Kosovë të Qeverisë serbe, të cilën e drejton Aleksandër Vulin, Qeveria e Kosovës nuk e ka parë të arsyeshme që të reagojë në raport me një aktivitet të tillë. Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, pasi ka hapur telefonin dhe në fillim ka treguar mirësjellje, me të kuptuar se për çfarë teme ka të bëjë interesimi i gazetës ai e ka ndërruar disponimin. “Hiç... jam tu shku në Bruksel, më kini lodhë, ditën e mirë e bafsh”, ka thënë ai, për ta mbyllur më pas telefonin.

    ...
    Në ushtrimin e së dielës ishin të angazhuar 52 pjesëtarë të Mbrojtjes civile serbe, zjarrfikës dhe ndihma mjekësore. I ashtuquajturi operacioni i shpëtimit të të lënduarve në rast të ndonjë fatkeqësie është zhvilluar në udhëkryqin në afërsi të Shkollës Teknike dhe Lagjes së Boshnjakëve. Udhëheqës i këtij operacioni, sipas burimeve të gazetës, ishte nënkoloneli serb në pension Miodrag Saviq. Saviq është i punësuar në Zyrën e Qeverisë së Serbisë për Kosovë dhe drejton departamentin e emergjencave. Të gjithë 52 pjesëtarët e të ashtuquajturës Mbrojtje civile serbe kanë pasur të veshura uniforma ngjyrë blu të errëta dhe në shpinë u shkruante në alfabetin cirilik ‘Civilna Zashtita”, si dhe në anglisht “Civilian Corps”. Mbrojtja Cilive serbe ka në regjistrin e saj 385 pjesëtarë që paguhen nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë, ndërsa komandant i saj është kapiteni Jovica Lazareviq.

    ...
    “Mbrojtja civile e Mitrovicës” është organizatë e cila nga institucionet e Kosovës konsiderohet si strukturë paralele që vepron në veri të vendit e financuar nga Serbia.

    Burime të gazetës nga veriu i Kosovës kanë bërë të ditur të dielën që organizata “Mbrojtja civile e Mitrovicës” kësaj jave ka për ta nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

    http://www.koha.net/?page=1,13,123810

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Serbia bëhet partneri kryesor tregtar i Kosovës

    Prishtinë, 19 nëntor – Kosova ka ndryshuar partnerin e saj kryesor tregtar. Tash gjashtë muaj partner kryesor tregtar është bërë Serbia. Brenda muajit Kosova me këtë shtet fqinj, shkëmben mbi 30 milionë euro mallra.
    Deri më tani partneri kryesor tregtar i Kosovës ishte Maqedonia, që brenda muajit sillte deri në 40 milionë euro mallra, e që tani ka rënë në më pak se 30 milionë euro.

    Kosova, ndërkaq, në Serbi ka eksportuar vetëm rreth 1.4 milionë euro mallra. Këto janë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
    http://www.koha.net/?page=1,13,123815

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Nikolliq nga Akademia kërkon këshillë për fatin e Kosovës

    Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq, paralajmëroi sot se ditëve të vijim nga anëtarët e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) do të kërkojë këshillën sesi shteti dhe popullit serb të përballen me sprovën më të madhe – çështjen e Kosovës.

    Bëhuni gati, ju jeni patriotë të përgjegjshëm serbë të cilët mund të shikojnë pasojat”, ka thënë Nikolliq në shënimin e Ditës së SANU në Beograd, njofton Beta.

    Ai ka theksuar se SANU është shtyllë dhe themel e shoqërisë serbe dhe u bëri apel akademikëve për bashkim dhe unitetet.

    Serbisë i duhet uniteti juaj që të bashkuar të përdorni dijen dhe përvojën dhe që të keni parasysh interesin më të rëndësishëm nga ai personal dhe që prestigjin tuaj ta vëni në shërbim të vendit të vet”, ka thenë Nikolliq.

    Ai ka porositur se të gjithë duhet të kërkojnë zgjidhje adekuate, më të mirat për Serbinë dhe popullin serb.

    Sipas fjalëve të tij, të jesh akademik është nder i fituar me meritë dhe me vetëdije përgjegjësi e ngarkuar mbi vete. /qik/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...tin-e-kosoves/


    Mbi SANU (Shembull: Memorandum 1986)
    http://www.trepca.net/english/2006/s...ndum_1986.html

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Florin Krasniqi-rrugaqi po moralizon ne KTV, dhe i njejti e ka grua ish-gruan e Milazim Krasniqit (tani gazetar) cfar berrlogu ky Florini.
    gogiq a keni marr pjes ne ushtrimin e shkjeve ose a e keni financu qysh i vezhgojshi nga distanca e nuk nderhyshi me specialca apo e dini qe ju shtrin si kur ata ne kufi ju shtin me hanger dushk

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kërkohet veprim kundër “Civilna Zastita

    Ushtrimet e djeshme të “Civilna Zastita” në Mitrovicën e veriut, kanë provokuar rëndë ndjenjat e shqiptarëve, ndërsa kanë vënë në sprovë mosgatishmërinë e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë, KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

    Banorët shqiptarë të veriut janë shqetësuar për manovrimin e këtyre strukturave të uniformuara serbe, për të cilat thonë se janë të MUP-it serb.Njohës të fushës së sigurisë në vend konsiderojnë se Qeveria e Kosovës me aksionin e vitit të kaluar në veri e ka humbur kartën për të intervenuar atje.

    Numri dy i qeverisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se veprimi i djeshëm ka sfiduar forcat e sigurisë në vend. “Unë e them me bindje të plotë se është dashur të parandalohen veprimet e tilla nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe Policia e Kosovës”, ka thënë Kuçi, duke e quajtur veprim ilegal dhe të papranueshëm.

    “Është një veprim ilegal, një veprim që ka sfiduar forcat sigurisë, po e them edhe ato të EULEX-it, KFOR-it dhe Policinë e Kosovës. Veprimet e tilla nuk duhet të duken në rrugët e Kosovës, ne nuk e kemi logjikën e përdorimit e dhunës, por nëse dikush e dërgon mesazhin po e quaj kështu, të forcës, me siguri që do t’u përgjigjet me forcën e ligjit edhe Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kuçi....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri)
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...vilna-zastita/

    Emri:  main_Mbrojtja_Civile_ne_Mitrovice_Ushtrime_-_REL1.jpg

Shikime: 341

Madhësia:  10.8 KB

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Të shtëna dhe djegie automobilash në veri të Mitrovicës


    Mitrovicë, 20 nëntor - (E plotësuar) - Të shtëna nga armë të zjarrit nga serbë dhe shqiptarë janë dëgjuar të martën rreth orës 10:45 në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës në një incident. Rastin e të shtënave me armë të zjarrit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë e cila ka kërkuar edhe ndihmën e EULEX-in dhe KFOR-it për qetësimin e situatës në këtë pjesë të Mitrovicës. Për fat të mirë në këtë incident të armatosur nuk ka pasur të lënduar nga armët e zjarrit, ka thënë policia.



    Burime të gazetës kanë thënë për ‘Koha Ditore’ se incidenti ka filluar kur inspektorë të ndërtimit të UNMIK-ut kanë dalë në lagjen Kroi i Vitakut dhe kanë kërkuar nga punëtorët shqiptarë që po rindërtonin shtëpi e djegura gjatë luftës që t’i ndërprenë punimet. Shqiptarët kanë injoruar inspektorët e UNMIK-ut duke vazhduar punimet në rindërtimin e shtëpive.

    Pas kësaj një grup serbësh të tubuar aty që kanë shoqëruar inspektorët e UNMIK-ut deri tek shtëpitë e shqiptarëve kanë filluar të gjuajnë me gurë punëtorët shqiptarë. Pas kësaj edhe punëtorët shqiptarë, kanë filluar t’i gjuajnë grupin serb gjithashtu me gurë.


    Pas kësaj serbët kanë filluar të shtënë me armët. Edhe shqiptarët kanë filluar të shtënave t’iu përgjigjen me të shtëna.


    Nazmi Ismaili, përfaqësues i lagjes ‘Kroi i Vitakut’ ka theksuar se i tërë incidenti ka filluar me ardhej e inspektorëve të UNMIK-ut të shoqëruar edhe nga një grup serbësh. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti në lidhje me këtë ka theksuar se ka pasuar të shtëna me armë të zjarrin nga të dyja palët e policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e KFOR-it dhe të EULEX-it, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Disa gëzhoja janë gjetur në afërsi të një shtëpie.
    Hoti me tej ka shtuar se situata në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ është qetësuar, punimet janë ndërprerë ndërsa që policia është duke e hetuar këtë incident.

    Digjen tri vetura në veri të Mitrovicës

    Mitrovicë, 20 nëntor - 09:23 - (E plotësuar) Tri automjete private, janë djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me substanca ndezëse, transmeton ndërkohë KTV njoftimin e policisë.
    Në njoftim po ashtu thuhet se dy vetura janë djegur në Mitrovicë, ndërsa një tjetër në Zveçan.“Njësitë policore, të cilat kanë reaguar në vendngjarje, kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar, me ndihmë të substancës ndezëse, që besohet të jetë derivat i naftës, benzinë, u kanë vënë zjarrin automjeteve. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në njoftim..
    Policia e Kosovës i ka regjistruar rastet si vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


    Mitrovicë, 20 nëntor - 09:23 - Një automobil udhëtarësh është djegur mbrëmë rreth orës 23 në pjesën veriore të Mitrovicës ndezur e një automobil tjetër është dëmtuar në afërsi të tij.
    Është djegur automjeti i markës "Citroën" C5 , me targa të Suboticës i parkuar në rrugën Sutjeska, njoftojnë medie të Beogradit dhe shtojnë se zjarrfikësit ia dolën të lokalizojnë zjarrin para se përhapej në një shtëpi.
    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Serbia heq dorë nga BE për Kosovën

    Berlin, 21 nëntor – Shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkiq ka deklaruar se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE po qe se ky anëtarësim do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës.


    ''Në këtë rast ne do të hiqnim dorë nga anëtarësimi”, është përgjigjur Mërkiq për gazetën gjermane ''Tagespiegel'' në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse BE vë kusht njohjen e Kosovës për anëtarësim të Serbisë, transmeton Blic.

    Mërkiq, i pyetur nëse Serbia do ta njihte pavarësinë Kosovës po qe se njëkohësisht do të ndodhte këmbimi i territoreve, është përgjigjur se “historia na ka mësuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë''.


    Duke folur për mënyrën e përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën, ai ka thënë: ''Dialogu ndërmjet nesh e Prishtinës që e moderon BE, me iniciativën tonë, po zhvillohet në nivelin më të lartë. Në të vërtetë, deri më tash nuk është biseduar për tema të ndjeshme. Të ashtuquajturit kosovarë (siç pëlqejnë serbë të na quajnë për të na konsideruar të tjerë nga shqiptarët), pakicë shqiptare në Serbi, po dëshirojnë të fitojnë çdo gjë që duan”, dhe në këtë, ka shtuar ata, ndër të tjerë, i përkrah edhe Gjermania.

    Shqiptarët të ashtuquajturin shtet e kanë themeluar në territorin serb. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë realitetin, por gjithsesi edhe ata duhet të bëjnë kështu”, ka thënë Mërkiq.

    Në konstatimin e gazetës se sipas kushtetutës serbe Kosova është pjesë se Serbisë dhe se çështja e pavarësisë është e përjashtuar tërësisht, Mërkiq ka thënë se duhet biseduar dhe parë ç’vizion të të ardhmes ka Prishtina.

    Ai ka thënë se shqiptarët kanë ndihmës të mëdhenj, por pa unitet shteti i tyre nuk mund të bëhet anëtar i OKB-së.

    http://www.koha.net/?page=1,15,124132

Faqja 29 prej 88 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •