MUP-i thërret policët e Kosovës që t’i përtërijnë kontratat
Mitrovicë, 21 nëntor - Mbi 40 policë të Kosovës, të hënën dhe të martën, i kanë vazhduar kontratat e punës me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë në qytetin e Kralevës, kanë njoftuar burime të sigurta të gazetës. Kjo, pasi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka urdhëruar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që janë njëkohësisht edhe të punësuar të Policisë së Serbisë që t`i nënshkruajnë kontrata e reja të punës.
Vazhdimi i kontratave të punës për pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, që njëkohësisht punojnë edhe për MUP-in e Serbisë, sipas burimit, është bërë për shkak të risistemimit të policëve të Kosovës para transferimit të tyre në detyra të reja në qytete të ndryshme të Kosovës, nga ana e Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Sipas burimit, kusht për vazhdimin e kontratave të punës në zyrën e Policisë së Serbisë për Kosovë që është e vendosur në Kralevë është që policët e Kosovës duhet personalisht të shkojnë në atë zyrë dhe me veti duhet ta kenë edhe kartelën e Policisë së Kosovës që dëshmon se polici është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Më gjerësisht dhe kush është në dijeni nga kompetentët e Kosovës për këto kontrata, lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”
http://www.koha.net/?page=1,13,124107
![]()
Krijoni Kontakt