Close
Faqja 16 prej 88 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 874
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Bashkimi kombetra eshte e vetmja mundesi per te jetu te lir dhe dinjetoz,ne te kunderten jemi te rrethuar ne te kater anet me armiq.
    Ata qe jan kunder jan injorant dhe pak marrin vesh nka kjo pune,shqiptaret duhet te bashkohen,dhe kur te bashkohen do behen faktoret me te rendesishem ne ballkan,ku per qdo gje do te pyeteshin,dhe kjo i dhemb vetem armiqve te kombit.
    te ndar ne 4-5 shtete duke e urrejt njeri tjetrin(siq po bejn disa ne kete forum)eshte puna me e mire qe mund ti bejm armiqve tan,prandaj bashkimi nuk ka alternativ,qoft edhe me nje qmim te lart.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    President: Ready for talks, independence unacceptable

    SKOPJE -- Tomislav Nikolić says he drafted a platform for the Kosovo talks, while it was "now up to ministers in the government to make their suggestions and comments".


    I would like our talks with ethnic Albanians to start very soon. This has already been hinted by a meeting between Serbian Prime Minister Ivica Dačić and prime minister of interim institutions in Priština Hashim Thaci in Brussels. It is good this happened and concrete things should now take place. We should not hesitate, this is all about the status of Kosovo and Metohija," he told reporters in Skopje.

    "We should find a new mode or model that exists in European countries for many members of minorities and many states, which might be used in Serbia's case and represent the fulfilment of what the ethnic Albanians would like to have - substantial autonomy, high degree of rights, to receive income, to distribute the incomes themselves, to prosecute, investigate... but at the same time, Serbia must not be deprived of a part of its territory," Nikolić stated.

    ...

    "If someone in the EU insisted that Serbia should recognize Kosovo," Nikolić added, "it would mean that country did not want Serbia as an EU member."


    "It is unacceptable that EU officials in Belgrade say they are status neutral and then demand that Kosovo be in one piece and Serbia be a good neighbor to it, which means they see Kosovo as a country. Serbia will never see Kosovo as a country, and in the next 100 years, no man will be born to be able to win an election in Serbia by saying he will recognize Kosovo's independence," the president stated.

    ...

    Commenting on questions about Serbia's possible turn towards the east, he said he made no difference between the capital coming from the east or the west, adding that Serbia wanted cooperation with everyone.

    "I said in the campaign that if I won, Serbia will be a house with 2 doors, one in the east and one in the west, and that everyone will want it, and that is how it is going to be," he stressed.

    ...
    http://www.b92.net/eng/news/politics...6&nav_id=82863

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    keshtu sic e kan filluar keta ekstremistet serbe, do shkaterrohen fare si popull. po u mblidhet litari.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Ivanoviq: Jemi takuar me Thaçin e Rexhepin

    Kryetari i të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, Millan Ivanoviq, ka thënë se serbët e veriut të Mitrovicës janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me ministrin aktual të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës. Në një deklaratë për mjetet lokale serbe të informimit në Mitrovicë, Ivanoviq nuk ka precizuar se kur ka ndodhur takimi, por ka sqaruar se është biseduar për shëndetësinë.

    “Me përfaqësuesit e UNMIK-ut ishin në vizitë Qendrës Shëndetësore në veri të Mitrovicës. Kemi biseduar për çështje në shëndetësi. Ata (përfaqësuesit e UNMIK-ut) kanë insistuar që të sjellin punëtorë shëndetësorë shqiptarë në spitalin në veri. Ne kemi insistuar në simetri dhe reciprocitet, që në 20 spitale të mbetura të kthehen punëtorët shëndetësorë serbë. Bisedimet janë zhvilluar me përfaqësuesin e UNMIK-ut, ndërsa Thaçi dhe Rexhepi kanë ardhur pa i ftuar. Në ato rrethana, e në prani të truprojave të armatosura të Thaçit, të cilët më vonë janë larguar me insistimin tonë, nuk i kemi shtrënguar duart, e as nuk ka pasur prezantim”, tha Ivanoviq, i cili njëkohësisht është mjek në Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës.

    Një prej liderëve më ekstremist serbë në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoiq, është përqendruar edhe te dialogu që do të pasojë në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Deri me tani nuk kemi marrë pjesë në hartimin e platformës, kështu që nuk kemi të dhëna, përveç informacioneve të cilat i dëgjojnë nëpërmes medieve. Se çfarë do të ketë në këtë platformë për bisedimet, ne nuk dimë”, ka thënë Ivanoviq, i cili ka shtuar se me e rëndësishmja është që të arrihet unitet për platformën dhe nëse ajo është në pajtim me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244, atëherë mund të vije deri të mbrojtja e interesave të serbëve.

    Ndërsa sa i përket takimit Thaçi-Daçiq, Ivanoviq mendon se deri te ky takim ka ardhur nën presionin e madh që i është bërë Serbisë.

    Ne në këto momente jemi shpallur homofobistë, racistë, kërcënohen se do të na marrin regjimin pa viza, kështu që presionet janë të mëdha. Supozojmë se kryeministri i Serbisë, nën këto presione ka pranuar konsultimet, sepse bisedime nuk ka pasur, ndërkohë që akoma nuk ka platformë të Serbisë për bisedime”, ka nënvizuar ai, i cili ka shtuar, se po te ishte ai në vend të Daçiqit, nuk do ta pranonte një takim të tillë.

    Sikur unë të pyetesha dhe po të ndodhesha në një pozitë të tillë, do të insistoja që të bisedohet në prani të përfaqësuesve të OKB-së, krejt në përputhje me Rezolutën 1244, kështu që bisedimet në prani të znj. Cathine Ashton dhe përfaqësuesve të cilët janë mentorët kryesorë të pavarësisë së Kosovës, nuk do sjellin zgjidhje të drejtë”, tha kryetari i të ashtuquajturit Këshill Nacionl Serb, duke siguruar se bisedimet direkte të përfaqësuesve të
    serbëve të veriut të Kosovës me ata të Prishtinës, janë të pamundshme.

    Ne, këtu jemi zgjedhur në mënyrë legjitime në zgjedhjet në të cilat kanë marrë pjesë subjektet më të mëdha politike, ndryshe nga institucionet në jug të Ibrit, andaj unë nuk mund ta pranoj legjitimitetin dhe legalitetin e tyre. Ne duam që të bisedojmë me Prishtinën në kuadër të ekipit, i cili do të formohet nga organet tona të shtetit dhe nga qytetarët tanë, me kryeministrin dhe presidentin serb”, konstatoi ai, duke ripërsëritur, se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve, ka cenuar interesat vitale të Serbisë.

    Me këtë marrëveshje kemi doganierët shqiptarë brenda Serbisë së pandarë. Pos kësaj kemi kufirin aty ku nuk e duam, andaj nuk kemi kurfar arsyeje që në këtë mënyrë ta pranojmë shtetin e vetëshpallur të Republikës së Kosovës. Kështu ne detyrohemi të heqim dorë nga dokumentet dhe identiteti ynë”, tërhoqi vërejtjen Ivanoviq, i cili ka shtuar se i kupton plotësisht serbët në jug, por jo edhe politikanët që kanë hyrë në institucionet kosovare.

    Sikur ata të punonim si kemi punuar ne, sot të kishim më shumë veri të Kosovës, e jo serbë, të cilët detyrohen që me letërnjoftime dhe me targa të Republikës së Kosovës të lëvizin nëpër Kosovë. Sikur të punon si ne, atëherë bashkësia ndërkombëtare do të detyrohej në zgjidhje tjera”, ka vlerësuar Ivanoviq, i cili ka pohuar se që nga formimi i shtetit të Kosovës, serbët në jug të Ibrit asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë.

    Është e qartë se disa përfaqësues janë lobuar nga ana e Prishtinës dhe nën këtë ndikim kanë pranuar dhe kanë shkuar linjës së kundërshtimit më të vogël. Ata nuk kanë luftuar për interesat tona esenciale, kështu që ka ardhur deri te pozita e rëndë e serbëve në jug të Ibrit. Serbët në jug nuk është dashur t’i pranojnë zgjedhjet, asnjë nga partitë e mëdha në Serbi nuk ka rekomanduar dalje në zgjedhje, përveç disa që janë stimuluar nga Prishtina dhe të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, ka përfunduar Ivanoviq.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...in-e-rexhepin/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 27-10-2012 më 18:50

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs up

    Si normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

    Uk Lushi

    Me 19 tetor 2012, në një mbledhi të aranzhuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Cathrine Ashton, në Bruksel, ndodhi takimi i parë publik i një kryeministri të Kosovës dhe një kryeministri të Serbisë që prej përfundimit të luftës me 1999. Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq shtërnguan duart dhe u shtruan për një bisedim rreth dy orësh.

    Nuk ka dyshim që çdo nismë për pajtim ndërnjerëzor është e lavdërueshme, por takimi Thaçi-Daçiq ishte i imponuar dhe simbolik, ndërsa paqja nuk mund të vendoset as me imponime e as me simbolikë. Serbia ka bërë krime në Kosovë, sëkëndejmi takime si ai i Brukselit, pa asnjë kusht dhe pa u bërë drejtësia së pari, janë të gabuara. Absurditeti i takimeve simbolike bëhet edhe më banal kur ata që qëndrojnë pas tyre e dinë që Serbia përmes strukturave të saj inteligjente dhe të sigurisë e mban nën gjysmëokupim rreth 25 përqind të territorit të Kosovës.

    Praktikat dhe ligjet ndërkombëtare për rastet kur një shtet kryen krime kundër një populli janë shumë të qarta dhe ndërkombëtarët në Kosovë, Bruksel, Washington DC, e kudo në qendrat tjera të vendosjes, i dinë ato shumë mirë. Ndërkaq nëse kryeministri Thaçi nuk i njeh ato në hollësi, do të duhej t’i pyesë këshilltarët e tij izraelitë se si ka vijuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis hebrenjëve dhe gjermanëve.

    Aktorët e përfshirë në Kosovë nuk kanë nevojë të zbulojnë ujin e nxehtë: të njëjtat parime dhe procedura universale që janë përdorur për ndëshkimin e autorëve të krimeve naziste në Gjermaninë e Hitlerit do të duhej të zbatohen edhe për krimet e regjimit të Millosheviqit.

    Nuk ka model më të suksesshëm të vendosjes së paqes së drejtë mes dy popujve apo shteteve që kanë kaluar nëpër llahtarin e gjenocidit dhe krimeve, se sa ai i normalizimit dhe pajtimit mes hebrenjve dhe gjermanëve.
    Për të ilustruar aplikueshmërinë dhe paralelizmin e këtij modeli me rastin e normalizimit dhe pajtimit Kosovë- Serbi duhet një kthim prapa në kohë, saktësisht me 14 mars 1960, kur në katin e 35-të të hotelit “Waldorf Astoria” në New York, u takuan për herë të parë kryeministri i Izraelit David Ben Gurion dhe kancelari i Gjermanisë Federale Konrad Adenauer.

    Dy kryeministrat atëbotë biseduan për rreth dy orë, sikur kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë me 19 tetor 2012. Për dallim nga Thaçi dhe Daçiqi, Gurioni dhe Adenaueri menjëherë pas takimit dolën para fotografëve dhe gazetarëve. Kancelari Adenauer u shpreh që ishte “admirues” i Gurionit dhe shtoi që “bashkëpunimi dhe ndihma për Izraelin do të prodhonin fruta edhe në të ardhmen”.

    Lideri izraelit e falënderoi kancelarin për ofertën, vlerësoi se “Gjermania e sotme nuk është Gjermania e djeshme”, dhe në fund i uroi homologut të tij “shumë sukses në përpjekjet e tij ta drejtonte Gjermaninë në rrugën e demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”. Asnjëra palë nuk foli për plane të mëdha. Por, pas takimit të New Yorkut, nuk mori shumë kohë dhe veprat filluan të flasin vetvetiu. Gjermania, brenda dy vitesh, do t’i ipte Izraelit një kredi të butë dhjetëvjeçare prej 2 miliardë marka për investime, një me kamatë minimale prej 500 milionë dollarësh për zhvillimin e shkretëtirës Negev, dhe, poashtu, përmes projektit “Frank/Kol”, do ta ndihmonte ushtrinë izraelite me rreth 250 milionë dollarë me furnizime në armatim dhe teknikë ushtarake.


    Këto ndihma të Gjermanisë për hebrenjtë dhe shtetin e tyre do të ishin vetëm maja e ajsbergut. Autoritetet izraelite me 1951 u ishin drejtuar katër fuqive që kontrollonin territorin e Gjermanisë pashitleriane që shteti gjerman të bënte zhdëmtimin dhe pagesën prej 1.5 milardë dollarësh (përafërsisht 13.4 milardë në dollarë të sotëm) për 500 000 hebrenjë të shpëtuar nga Holokausti dhe 6 miliardë dollarë (rreth 50 milardë dollarë të sotëm) për pasurinë që ishte plaçkitur nga nazistët prej viktimave hebrenje. Me 10 shtator 1952 Gjermania dhe Izraeli nënshkruan Marrëveshjen për Reparacione.

    Kjo marrëveshje obligonte Gjermaninë Përëndimore t’i paguante Izraelit për persekutimin e hebrenjve, punën e tyre në kampet e përqendrimit si dhe për pasurinë e shkatërruar dhe vjedhur nga regjimi nazist. Për katërmbëdhjetë vitet e ardhme Gjermania do t’i paguajë Izraelit 3 miliardë marka (rreth 25 miliardë euro të sotme). Paratë gjermane u investuan në infrastrukturën e vendit dhe lozën një rol të rëndësishëm në krijimin e ekonomisë së shtetit të ri të Izraelit. Për vite të tëra reparacionet ishin pjesë substanciale e të hyrave kombëtare dhe p.sh. në vitin 1956 ato përbënin 87.5 % e të ardhurave bruto.

    Gjermania deri më tash shtetit të Izraelit i ka paguar 70 miliardë dollarë si dhe 15 miliardë dollarë tjera të mbijetuarve të Holokaustit, të cilët, të gjithë që janë ose do të jenë gjallë, do të vazhdojnë të kompenzohen deri me 2015. Sidoqoftë, përkundër këtij kompenzimi të madh monetar, qeveria dhe kryeministrat izraelitë dhe hebrenjtë në mbarë botën nuk u ndalën vetëm me dëmshpërblimet materiale; por ata ndoqën, zbuluan dhe dënuan, (ose me burg ose edhe me likuidim), qindra gjermanë nazistë në të katër qoshet e botës.

    Duke vepruar kështu, hebrenjtë vendosën standard të ri për drejtësinë ndërkombëtare dhe— në të njëjtën kohë— u dërguan mesazh të qartë të gjitha regjimeve që vrasin dhe përdhunojnë, se kur drejtësia të fillon hakmarrjen e saj, të gjitha do të përfundojnë keq dhe duke paguar për secilën ndërmarrje kriminale.
    Izraeli dhe hebrenjtë si viktima të çmendurisë naziste nuk lejuan kompromise me drejtësinë.
    Kurse në rastin Kosovë- Serbi nën trysni vihen ish-viktimat: Kosova dhe shqiptarët. Presioni ndaj Kosovës bëhet edhe më i pavend sidomos kur merret parasysh që, prej përfundimit të luftrave në ish-Jugosllavi, asnjë popull ballkanik nuk ka treguar tolerancë dhe kompromis sa shqiptarët.

    Popullsia shumicë e Kosovës është pajtuar pa asnjë ngurrim që bashkështetasit e tyre serbë të kenë të drejta më të mëdha se çdo pakicë kombëtare në Europë. Të drejtat afirmative për serbët që jetojnë në Kosovë janë dëshmi e përparimit dhe emancipimit të vetë shqiptarëve. Megjithatë, Serbia, asnjë herë të vetme, nuk ka treguar reciprocitet të sjelljes së mirë. Përkundrazi, trashëgimtarët e Millosheviqit vazhdojnë t’i mbajnë librat kadastralë, artefaktet historike, 1800 trupa të të zhdukurve dhe qindra miliona dollarë të plaçkitura nga fondet pensionale dhe të kursimeve të qytetarëve të Kosovës, si dhe, ende më palejueshëm, nuk lënë ditë pa u sjellë armiqësisht ndaj Kosovës, si brenda ashtu edhe në arenën dhe forumet ndërkombëtare.

    SHBA-ja, BE-ja dhe lojtarët tjerë me ndikim, në qoftë se janë aq të fiksuar prapa simbolizimit, sa orkestrojnë takime Thaçi- Daçiq, do të bënin më mirë t’i sjellin ndërmend shtetit serb gjunjëzimin e ish-kancelarit gjerman Willy Brandt para Memorialit të Holokaustit në geton e Varshavës me 1970. Ndërkaq nëse Serbia do të tregojë që nuk është Serbia e djeshme, e ka fare lehtë: lidershipi i saj mund të shkojë te varri i Adem Jasharit që nesër dhe të përunjet duke kërkuar falje para tij dhe 52 shqiptarëve tjerë që u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.

    Pra, nëse faktorët ndërkombëtarë, që shtrëngojnë Kosovën të pikëpjeket me Serbinë në Bruksel apo kudo tjetër, qeveritarët në Kosovë dhe Serbi, dhe kushdo tjetër, vërtetë dëshirojnë normalizim dhe pajtim të përhershëm shqiptaro- serb, Serbia duhet të detyrohet t’i kompenzojë Kosovën dhe qytetarët e saj për vuajtjet, humbjet e jetëve dhe pasurisë sikur që bëri Gjermania me Izraelin dhe hebrenjtë. Paqja pa drejtësinë dhe të vërtetën nuk është paqe; kurse paqja me drejtësi është zgjidhja e vetme e problemit të normalizimit dhe pajtimit të vërtetë dhe të përhershëm— edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

    (Autori është aktivist shqiptaro-amerikan në New York të SHBA-së)
    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...-kosove-serbi/

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Me ka pelqyer nje Serb njehere kur erdhi tek Zone e Lire e Canit dhe tha se Shqiptaret dhe Serbet duhet te njohin dhe respektojne kulturen e njeri-tjetrit ne menyre qe te hedhim pas historine te mbushur me krime ndaj njeri-tjetrit..
    Meqë të paska pëlqyer aj serbi aq shumë, a mund te na thuash se cilat na qenkan krimet e shqipatrve ndaj serbëve??

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL;3517145[COLOR="Red"
    falimindrit prej Zotit qe me kam nje mendje te kthjellt te mirfillt[/COLOR]
    A ta ka thënë dikush tjetër këte? Ato postime të bëra nga ti në ketë temë, e pergenjeshtrojnë atë që thua...

    Nuk e pëkrah dhunën nga kushdo që ushtrohet ajo, në rastin në fjalë as nga protestuesit as nga policia.
    Nga filmimet që kam parë në TV disa nga protestuesit ishin paksa të dhunshëm, por policia ishte shumë herë më e dhunshme. Në momentin që e prangos dhe e shtrin për tokë nuk ka të drejtë ta shqelmoj fytyres e kokës polici askënd. Me këte rast është treguar joprofesionalizëm, veprim ç'njerzor. Fatkeqesisht policia e Ks. është e politizuar, dhe kjo u pa qartë sepse dukej aty që kishin urdhëra të prera.

  8. #158
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Lordlover Lexo Postimin
    A ta ka thënë dikush tjetër këte? Ato postime të bëra nga ti në ketë temë, e pergenjeshtrojnë atë që thua...

    Nuk e pëkrah dhunën nga kushdo që ushtrohet ajo, në rastin në fjalë as nga protestuesit as nga policia.
    Nga filmimet që kam parë në TV disa nga protestuesit ishin paksa të dhunshëm, por policia ishte shumë herë më e dhunshme. Në momentin që e prangos dhe e shtrin për tokë nuk ka të drejtë ta shqelmoj fytyres e kokës polici askënd. Me këte rast është treguar joprofesionalizëm, veprim ç'njerzor. Fatkeqesisht policia e Ks. është e politizuar, dhe kjo u pa qartë sepse dukej aty që kishin urdhëra të prera.
    Nuk e paske pa protesten ti. Nuk I paske pa ato gure duke hedhur mbi policine e Kosoves. As nuk I paske par se kush sulmoj I pari.

    Perkundrazi, policia ka bere tolerance ndaj protestuesve me shume se cduhet.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Nuk ishin-janë aspak të rastësishme lojërat me shumë lojtarë, në prag të vizitave-bisedimeve të nivelit të lart të bashkëbiseduesve, që nuk krijojnë situata qetësuese, të retorikës politike "normalizim", por bëhen për efekte propaganduese para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe për një pushim politik brenda BE-së, për shkak të krizës evidente ekonomike sidomos në shtetet, të cilat nuk e kanë pranuar shtetin e ri të Kosovës, por edhe nga "zgjimi" i lëvizjeve për pavarësi në Kataloni, me tendencë të përhapjes në vendet tjera. Edhepse në rrugëtimin katërvjeçar në shtëpinë e bardhë nuk ka përplasje në mes dy kandidatëve presidencial, duket diplomacia amerikane donë ta mbyllë valvolën e krizës "domino" në Ballkan, me një marrëveshje provizore, aspak fatlume për palën e Kosovës, si palë më e dobët, si brenda ashtu edhe jashtë...

    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Rexhep Qosja,vazhdon me avazin e shkëmbimit të teritoreve me Serbinë,përkundër deklarimit plebiscitar të politikës shqiptare dhe botërore, për mosndryshim kufishë në mes Kosovës dhe fqinjëve të saj....
    ------------
    QOSJA PRO SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE ME SERBINË

    Nga Express 30 Tetor 2012 19:01Madhësia e tekstit:AAA


    Akademik Rexhep Qosja në një intervistë për Radio Televizionin 21 ka thënë se veriu i Kosovës vazhdon të “mbetet thembër e Akilit” për Kosovën apo si një “Kalë i Trojës”.

    Qosja ka thënë në këtë intervistë që pritet të transmetohet më vonë në këtë televizion se ai nuk pret bisedime të suksesshme me Serbinë.

    “Nuk pres një përfundim të suksesshme të bisedimeve, nuk pres”, ka thënë Qosja.

    Ndërkaq duke folur për idenë e tij që të këtë shkëmbim territoresh, ai mendon se kjo është edhe një praktikë ndërkombëtare që të shkëmbehen territoret.

    Ai thotë se veriu i Kosovës është “Kali i Trojës” për Kosovën.

    “Për mu ajo pjesë (veriu v.j) është një ‘Kali i Trojës’ dhe gjithmonë do t’i sjell rreziqe Kosovës. Nuk do të doja ta shoh Kosovën me ato rreziqe dhe ato brenda saj dhe për atë arsye e kam thënë se pse mos të bëhet shkëmbim i pjesës veriore me Luginën e Preshevës”.

    Akademiku ka komentuar edhe protestën e Vetëvendosjes dhe dhunën e përdorur një javë më parë në këtë protesta.

    Qosja nuk e ka arsyetuar dhunën e asnjërës palë.

    “Të përdoret dhunë ndaj Policisë sonë pa arsye siç jemi sjell dikur ndaj policisë serbe është e paarsyeshme. Ajo ishte polici e pushtuesit. Ajo ishte policia e atyre që ushtronin dhunë dhe terror në popullin tonë dhe prej tyre jemi sjell ashtu si kemi mundur në mënyrën tonë. Policia jonë janë djemtë tonë, janë vajzat tona, ne i kemi rritë, ata krijojnë sigurinë tonë dhe pse ti detyrojmë ata të përdorin dhunën që mund të jetë e papranueshme. Pra, nuk i përkrah edhe as disa sjellje të Vetëvendosjes në këtë protestë”, ka thënë Qosja.

Faqja 16 prej 88 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •