Ja çka thot Zonja Clinton,Sekretare e Shtetit në SHBA...,lidhur me temen e kufijëve dhe raporteve Serbi-Kosovë....
------------
CLINTON: S’KA NDRYSHIM KUFIJSH NË BALLKAN
Nga Express 30 Tetor 2012 18:31Madhësia e tekstit:AAA
Sekretarja amerikane Hilary Clinton sonte në Beograd është shprehur e qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe se kufijtë në Evropë nuk do të ndryshohen.
Ajo ka dhënë këtë porosi të qartë pas takimeve me kryeministrin serb Ivica Dacic dhe presidentin Tomislav Nikolic, nën shoqërimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton.
Clinton dhe Ashton kanë theksuar Beogradi dhe Prishtina duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe përparimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, transmeton INA.
“Ne inkurajuam presidentin dhe kryeministrin e Serbisë që të vazhdojnë rrugën e negociatave. Kjo do të jetë e mirë edhe për Serbinë edhe për Kosovën”, ka theksuar Klinton dhe Ashton, duke nënvizuar rëndësinë e takimit Dacic – Thaçi në Bruksel.
Sekretarja amerikane ka përsëritur qëndrimin e shprehur edhe nga Ashton se nga Serbia nuk kërkohet që të njoh Kosovën, por të përparohet në marrëdhëniet dhe të përmirësohet jeta e njerëzve. Clinton theksoi se takimet në Beograd janë vazhdimësi e konsultave që ajo i ka pasur me presidentin Nikoliq në Nju Jork.
“Me rëndësi është që njerëzit në Serbi të dinë se ne në SHBA jemi të përkushtuar për rrugën evropiane të Serbisë dhe mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Clinton.
Ajo ka porositur se SHBA apelojnë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura. Sekretarja amerikane ka përshëndetur takimin midis dy kryeministrave të të dyja vendeve dhe tendencën që negociatat të zhvillohen edhe në nivele tjera më të larta.
Takimi ka zgjatur disa orë, ndërsa i pari që i është drejtuar gazetarëve ka qenë kryeministri serb Ivica Dacic. “Dy zyrtaret e larta të SHBA-ve dhe BE-së nuk kanë ardhur në Beograd për të na vendosur ultimatume dhe kushte të reja, por të bisedojnë për temat me rëndësi jetësore për Serbinë, vazhdimin dhe përshpejtimin e integrimeve evropiane dhe plotësimin e kritereve për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim”, ka theksuar Dacic, duke pranuar se në mesin e kritereve janë edhe marrëdhëniet me Prishtinën.
Daçiq në fjalën e tij ka theksuar se Serbia nuk do të njoh Kosovën, dhe për këtë nuk duhet të bëjnë presione as BE, as dhe SHBA-të, por ato të bëjnë gjithçka për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, për shkak të integrimit të përbashkët në Bashkimin Evropian.
“Kur bëhet fjalë për Kosovën, ne jemi të përkushtuar që gjithçka të realizojmë në paqe. Gjeneratat e reja që vijnë nuk meritojnë që ti lëmë këtë çështje dhe ata të merren me të. Kjo Qeveri ka marrë përgjegjësinë për të realizuar marrëveshjet e arritura, të vazhdoj të punojë për realizimin e tyre në fushën e telekomunikimeve dhe energjetikës, ndërsa ka marrë riskun edhe të marrë pjesë në dialogun teknik që ka nisur më parë tek Catherine Ashton”, theksoi kryeministri serb.
Normalizoni raportet
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka mbështetur sot në Beograd procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe njëkohësisht ka përkrahur dialogun Beograd – Prishtinë, duke theksuar se kjo gjë nuk nënkupton se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton agjencia serbe e lajmeve BETA.
“Nuk kemi ardhur këtu që të paraqesim kushte apo të ushtrojmë kontroll”, ka thënë Clinton, duke shtuar se e ardhmja e Serbisë gjendet brenda vetë këtij shteti.
Ajo i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic dhe kryeministrin serb, Ivica Dacic, në të cilin mori pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, baronesha Catherine Ashton.
Clinton citohet të ketë thënë se dëshiron që ta shohë jetësimin e të gjitha aspiratave të Serbisë dhe të gjitha vendeve të rajonit, në rrugën e tyre drejt BE –së dhe NATO-s.
“Shtetet e Bashkuara apelojnë tek të gjitha palët që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, t’i aplikojnë masat konkrete për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shtuar më tutje Clinton.
Ajo ka përshëndetur ngritjen e bisedimeve në nivel politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar si një mundësi për vazhdimin e dialogut për çështje thelbësore.
Ngjashëm është deklaruar edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
“Jemi marrë vesh që ta vazhdojmë dialogun dhe kemi planifikuar që së shpejti të takohemi sërish. Është jetike që të dyja palët në plotëni t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Ashton.
Pas takimit, edhe kryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia angazhohet që të gjitha çështjet e hapura me Kosovën t’i zgjidhë përmes rrugës paqësore
Ai shtoi se pret që dialogu me Prishtinën të vazhdojë në muajin nëntor.
Clinton e Ashton takojnë Nikolicin e Dacicin
Pas vizitës në Bosnjë, sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton dhe përfaqësuesja për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, kanë arritur në Beograd.
Tashmë ka filluar edhe takimi i tyre me presidentin serb Tomislav Nikolic dhe kryeministrin Ivica Dacic.
Pas takimit pjesëmarrësit do t’i adresohen gazetarëve. Në Serbi janë akredituar rreth 200 gazetarë nga 50 media të ndryshme të botës.
Clinton dhe Ashton kanë ardhur në Beograd nga Sarajeva, dhe pas Serbisë, ato do të udhëtojnë drejt Prishtinës.
Krijoni Kontakt