Close
Faqja 18 prej 88 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 874
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs up

    Chelsea Clinton

    Amazing picture of both my parents in Kosovo, albeit only one in person. Thank you @Tetovari for initially sharing!

    firstpost.com



    Mesazh interesant i familjes Clinton...

    "JO NEGOCIATA VETEVENDOSJE!"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-11-2012 më 02:19

  2. #172
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Mesazh interesant i familjes Clinton...

    "JO NEGOCIATA VETEVENDOSJE!"
    - mirpo nvendin ku eshte shkru jo ''negociata vetevendosje'' eshte materjal i yugosllavis edhe ndertimin e objektit e ka bo ish yugosllavia me materjal te vetin por edhe parrulla '' jo negociata -vetvendosje - vjen nga yugosllavia.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    te shtunen protesta e radhes ne prishtine

    ket te shtune dote ket protesta ndoshta bajram komunisti nuk dota urdhroj milicin special kunder nenave te te zhdukurve te ciliet i kan humbur mete dashur nga gjenocidi serbo fashist ne luften ne kosove ...por nese policia edhe ksaj radhe guzon te nderhy ajo dote ket pasoj si kurr me heret

    bej apel qe ti bashkohemi nenave shqiptare per zbardhjen e fatit te mate dashurve tan qe u zhduken nga regjimi i daqiqit qe sot hashimi po zgerdhihet ne takime me ket kriminel serb

  4. #174
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    ..pas takimi qe pati Hillary Clinton dhe me z Albin Kurti, dolen me kete kumunikate me shkrim :

    Skem me ja dhene vizen kurr albin kurtit haahahhaha
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    <Bisedime me serbine edhe duhen bere,porse me habit fakti se kush po kerkon bisedime se,thaqistet,qe dikur fyenin Rugoven,kjo eshte per tu qeshur....Megjithate,te behesh njeri askurr nuk eshte vone,me kete rast edhe thaqistet tekefundit jane ne rruge te mbare,ne rastese bisedojne me sy hapur....Mandej kur i ke Europen dhe Ameriken me vete nuk je i humbur...

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une jam i bindur qe serbet do marrin me shume se qe edhe vet kan llogarit,sepse hashimi eshte i shantazhuar,dhe per ta shpetu koken e vet e ben fli nje pjes te mire te kosoves.
    Duhet te dilet ne protesta i madh e i vogel,te dilet me kerkesa te qarta .
    kerkesa e par eshte qe te bisedohet,por per te bisedua serbia duhet ti permbush shume kerkesa e pastaj te bisedohet.
    Keshtu siq po i ngutet hashimit une jam shum skeptik,mos harroni se sa hektar tok ja pat fal maqedonis,tani po ja fal serbis pastaj do ja fal edhe malit te zi,perndryshe hashimin e pret burgu,keshtu nderkombtaret shantazhojn hashen.
    VV duhet pa nderpre te protestoi ,edhe nese perdoret dhuna sepse ne shqiptaret jemi mesu me dhune

  7. #177
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    ..pas takimi qe pati Hillary Clinton dhe me z Albin Kurti, dolen me kete kumunikate me shkrim :

    Skem me ja dhene vizen kurr albin kurtit haahahhaha
    - Gogi ti pasi je nga Pr , a mos i pa naj kund msheft me naj qosh te Pr keto dy grat e mdhaja te Botes a u takun edhe me Albinin a veq me Hashen edhe Atifeten ?

    p.s - se bon vaki e kan taku edhe albinin edhe nuk dojn me tregu gazetart...!!!!!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Zyrat problematike!

    (E plotësuar) Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme që të hapë zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, dhe të njëjtën t’ia mundësojnë Serbisë, përkatësisht hapjen e zyrës ndërlidhëse në Prishtinë.

    Këtë qëndrim të ekzekutivit kosovar, të premten e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi, i cili pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se hapja e zyrave të tilla është një nga hapat e parë që është paraparë me agjendën e baroneshës Ashton për bisedimet Kosovë-Serbi.

    Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i kryejë obligimet për hapjen e zyrës në Beograd. E dini që në Kosovë ka ambasada dhe zyre ndërlidhëse, besoj se e njëjta do të ndodhë edhe në raportin Kosovë - Serbi. Me siguri se është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por njohja do të jetë me një akt formal mes dy qeverive dhe kjo duhet të ndodhë që të arrihet traktati i paqes”, ka thënë Kuçi.

    Ai ka pohuar se është herët të flitet se cili qytetar i Kosovës do të mund ta drejtonte atë, ndërsa ka theksuar se përfaqësuesi i vendit në Serbi do të jetë një person që e përfaqëson mirë shtetin dhe interesin e Kosovës.

    Rreth bisedimeve politike të premten ka folur edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar ka thënë se së shpejti do të zhvillohet takimi i ri në mes të tij dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq.

    ...

    Por, për partitë opozitare, hapja e zyrave ndërlidhëse të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të shikohet me optimizëm të madh.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, thotë se zyra ndërlidhëse ka pasur edhe UNMIK-u në Beograd, në kohën kur Kosova nuk ka qenë shtet, prandaj, sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të cilësohet si përfituese për Kosovën, por gjithashtu nuk i sjell dëm vendit.

    “Unë mendoj që një zyrë e Kosovës, kudo që të vendoset në Beograd, nuk do ta ketë të lehtë në fillim, për shkak të një disponimi shumë armiqësor që kanë edhe qytetarët individualisht aty këtu, por sidoqoftë nuk duhet t’i mbyllim sytë para kësaj”, ka thanë Hyseni për radion Evropa e Lirë.

    Shumë më të ashpër në raport me hapjen e zyrave ndërlidhëse të Kosovës dhe Serbisë shprehen drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Shefi i Grupit parlamentar të kësaj lëvizje, Visar Ymeri, thotë se një gjë e tillë do ta dëmtonte shumë Kosovën.

    Hapja e zyrave të Serbisë në Kosovë, duke e pasur parasysh qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, është e papranueshme dhe madje mund të jetë shumë e dëmshme, dhe domosdoshmërish e panevojshme dhe e padobishme. Shtetet sovrane hapin ambasada me njëra-tjetrën, e jo zyra ndërlidhëse. Pranimi i një zyre të tillë nga Kosova, është në përputhje të plotë me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, e cila nuk na njeh si shtet”, thotë ai.

    Ndërkaq, për pjesëtarët e shoqërisë civile, hapja e zyrave ndërlidhëse është hap jashtëzakonisht i hershëm. Shpend Kursani nga Instituti KIPRED, thotë se një veprim i tillë do të ishte njëra nga rezultatet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por siç thotë ai, liderët e të dy vendeve ende nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë për të ardhur te hapja e zyrave.

    Ai thotë, se fillimisht liderët e të dy vendeve duhet t’i tregojnë qytetarëve të tyre se nga dialogu nuk ka humbës dhe fitues, por ka vetëm fitues, gjë të cilën, sipas tij, nuk janë duke e bërë.

    Edhe në Serbi edhe në Kosovë udhëheqësit e procesit të dialogut janë të përfshirë në retorikë populliste, ku gjoja pas përfundimit të procesit të bisedimeve do të fitojnë vendet e tyre (Serbia apo Kosova). Në Serbi e kemi një lidership i cili portretizohet si përgjegjës për krimet dhe luftën në Kosovë, dhe në Kosovë e kemi një lidership i cili në Serbi shihet si përgjegjës për krime në Kosovë. Kjo edhe retorika populliste po i armiqëson qytetarët e të dy vendeve në raport me vendin tjetër”, thotë Kurasani.

    Sipas tij, kjo situatë nënkupton se në Prishtinë e Beograd nuk ka atmosferë ku do të pranoheshin normalisht zyrat ndërlidhëse, prandaj, sipas tij, mund të ndodhë që të ketë sulme të organizuara të qytetarëve kundër këtyre zyrave.

    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...-problematike/
    Hapja e zyrave nderlidhese te SHIK-ut (Nendeges se UDB-se resp. BIA-se serbe) dhe BIA-se aktuale...

    Perndryshe, Serbia ne asnje forme nuk e pranon hapjen e ndonje zyre te Kosoves, lere me te Republikes se Kosoves, e cila do te simbolizonte ne cfardo forme pavaresine apo autonomine e saj, jashte asaj cfare parashihet ne Kushtetuten e Serbise. Gjithashtu, cdo zyre e tille do te duhej te ruhej nga policia dhe ushtria dite e nate.
    Prandaj, e vetmja mundesi eshte hapja e ketyre zyrave brenda institucioneve egzistuese te dy vendeve. Me gjase brenda ministrive respektive per pune te brendshme...

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Protestë e qetë kundër bisedimeve

    Prishtinë, 3 nëntor - Ashtu siç kishin njoftuar, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në orën 11 ka nisur protestën ne Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Protestës me moton “Drejtësi dhe Dinjitet para Negociatave” iu bashkuan qindra qytetarë e më pas aty erdhi edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti me deputetët e spektrit të tij politik.

    Në protestë që është e mbështetur edhe nga “Thirrjet e Nënave” spikatnin foto të të zhdukurve nga lufta e fundit me Serbinë ndërsa në krye të saj, te skena nga e cila intonoheshin këngë sociale e patritoke nga Kosova, shquheshin kërkesat e protestuesve para se të vazhdojnë bisedimet me Serbinë në nivelin më të lartë

    Në ato kërkesa theksohej: Kërkim falje nga Serbia, Kthimi e të pagjeturve, Drejtësi për krimet dhe dhunimet gjatë luftës, Kompensim për dëmet morale dhe ekonomike.

    Pas qëndrimit në heshtje dhe pa fjalime, protestuesit u nisen drejt institucioneve të vendit ndërsa në rrethojën e Kuvendit, aty ku deri vonë kanë qenë fotot e të zhdukurve, protestuesi vendosën kërkesat e tyre para fillimit të bisedimeve. .

    Në protestë dhe në shesh nuk u vërejtën forca të rendit.

    http://www.koha.net/?page=1,13,121663

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Thaci 03.11.2012

    ...bisedimet politike me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve do të përfundojnë me njohje reciproke të dy vendeve.
    http://www.koha.net/?page=1,13,121668

    Nese bisedimet zgjasin 100 vjet!

Faqja 18 prej 88 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •