Kurti: Thaçi një kryekamarier
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë para protestuesve se Thaçi është vetëm një kryekamerier.
“Në këtë tryezë ku po e hanë Kosovën, Thaçi shërben veç si kryekamarier, që merr bakshishe derisa ju zgërdhihet atyre”, ka theksuar Kurti.
Kurti gjatë fjalimit të tij, ka thënë po ashtu se Serbia është duke avancuar drejt BE-së dhe Kosovës, ndërsa kryeministri Thaçi, sipas Kurtit avancon individualisht.
“Nëse Thaçi i ka borxh Serbisë, le t’ia paguaj me paret e veta, e jo me tokën dhe pasurinë e Kosovës”, është shprehur Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes u është drejtuar edhe Policëve të Kosovës të cilët janë duke përcjellë protestën, duke jua përmendur rastin e Dumnicës së llapit.
“A është i njëjti Daçiç që si Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, ua poshtëroi kolegët tuaj në Dumnicë të Llapit? Poshtërimi i dytë u erdhi nga Qeveria që ua mbylli gojën”, u ka thënë Kurti Policisë.
* * * * *
http://www.botasot.info/kosova/19282...para-qeverise/
Krijoni Kontakt