Close
Faqja 56 prej 88 FillimFillim ... 646545556575866 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 551 deri 560 prej 874
  1. #551
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    [QUOTE=Antiproanti;3595020]Thaçi harroi zotim se “kurrë s’do të bisedojë me Serbinë për veriun

    Prishtinë, 25 shkurt – Kur kishin mbetur vetëm dy ditë para se Kosova t’i mbushte katër vjet shtet, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ishte adresuar Kabinetit Qeveritar për të dhënë disa mesazhe të forta. Mesazhe dhe zotime, njëkohësisht. Më 15 shkurt të vitit të kaluar Thaçi kishte deklaruar se kurrë nuk do të flitet me Beogradin për veriun.

    Kishte marrë shkak nga takimi i një dite më parë që kishte zgjatur me orë të tëra me ndërmjetësin e dialogut teknik Kosovë-Serbi, Robert Cooper. Asokohe diplomati evropian kishte prezantuar para kryeministrit të Kosovës përmbajtjen e fusnotës, me të cilën vendi do të paraqitej në nisma rajonale.

    Nuk ka bisedime me askënd për veriun e Kosovës, apo për çështje të tjera që kanë të bëjnë me rregullin e brendshëm”, pati dhënë zotimin kreu i Qeverisë.

    Atëkohë, pati shprehur rezerva edhe për formulën e fusnotës që e kishte prezantuar Cooper në shkurt të 2012-s, por ajo do të pranohej vetëm një muaj më vonë. Problem për të përbënte përmendja e Rezolutës 1244, që Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishe nxjerrë menjëherë pas luftës për Kosovën. Me të, Kosova njihet si pjesë e një vendi tjetër.

    E një vit pas këtij deklarimi, kryeministri Thaçi ka harruar zotimin edhe në kontekst të dialogut për veriun.
    Prej muajsh vetë ai ka nisur të zhvillojë takime me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa në raundin e fundit që ka përfunduar në këtë fillimjavë, në tryezën e dialogut është shtruar pikërisht çështja e veriut, që tani nuk është duke e diskutuar me qytetarët e komunave veriore, sikur kishte premtuar, por me homologun e tij serb.

    Informata është mbajtur fshehur gjatë kohë, përderisa ndërmjetësuesja e takimit Thaçi-Daçiq, baronesha Catherine Ashton, ka konfirmuar se temë e këtij takimi ka qenë pjesa më problematike e territorit kosovar ku Serbia vazhdon të mbajë prezencat e saj që nga shpallja e pavarësisë. Nuk ka pasur ende një dakordim për këtë, por kryeministrat ka mbetur të konsultohen në vendet që përfaqësojnë dhe më 5 mars të mbërrijnë ujdinë.

    hashim thaqi saher flet aj rren ky njeri esht rrenacak i madh

  2. #552

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Nuk eshte problemi se Thaci eshte duke i shitur Interesat Shtetrore e Kombetare te Kosoves dhe Shqiptareve, e kete e ben per arsye se ai (Thaci) ne kete post te tanishem eshte me ane te vjedhjes masive industriale te VOTES se qytetareve dhe me ane hajnise, korrupcionit e skandaleve te shumta. E per te qenduar ky njeri edhe me tutje ne kete post, duhet qe sa ma shume te leshoj pe ne favor te Serbise, e ne dem te Shqiptareve. Por problemi kyc eshte vet populli Shqiptar i Kosvoes, ku i cili ende vazhdon te qendroj neglezhent karshi ketyre padrejtesive, ku fillin (brumin) e kane nga kuzhina e Beogradit, me perkrahje edhe nga kuzhinat e ndryshme Europiane, e ku me pastaj per shkaqe tanime te njohura, po zbatohen nga kuzhina e Prishtines. Plani, qellimi kryesor i Serbise, nuk eshte vetem Autonomi Speciale per Veriun e Koosves. Nuk eshte as Asocacioni i komunave serbe ne veri. Plani dhe qellimi kryesor i Serbise eshte qe ne Kosove te kete nje etnitet te vecant serb, dhe ku permes ketij etniteti te behet Kantonizimi i Kosoves ne baza etnike, dhe se Gracanica te behet nje lloj kryeqender e kesaj autonomie apo asocioni te komunave serbe. Prandaj mendoj se tani eshte koha dhe momneti me vendimtar dhe kyc, qe te kete protesta (demonstrata) masive mbarpopullore dhe ate jo vetem ne Prishtine, por edhe ne gjithe teritorin e Kosoves dhe anekend kudo ku ka Shqiptar. Eshte koha dhe momenti per REVOLUCION, ne te kunderten do e kemi Serbine brenda institucioneve te Kosoves tere kohen!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #553
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Asociacioni i komunave përtej planit Ahtisari

    Pavarësisht “zemërgjerësisë” së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili dha dritën “jeshile” për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, megjithatë serbët e veriut insistojnë që të kenë kompetenca ekzekutive dhe drejtpërdrejt t’i përgjigjen Beogradit e jo Prishtinës.

    Me gjithë pretendimin e Qeverisë së Kosovës se krijimi i asociacionit të komunave serbe do të mundësojë inkuadrimin e strukturave paralele serbe të veriut në institucione shtetërore të Kosovës, një gjë e tillë shihet më shumë si legjitimim i tyre sesa si shpërbërje.

    Madje, krijimi i këtij asociacioni vlerësohet nga analistët dhe opozita në Kosovë si favor që u është bërë serbëve të veriut për të themeluar një “mini-kuvend”, i cili përreth vetës do t’i mbledhë serbët e tjerë të Kosovës, pa iu përgjigjur autoriteteve të Prishtinës, por vetëm atyre të Beogradit. Ka zëra se propozimi i fundit i kryeministrit Thaçi për krijimin e asociacionit të komunave serbe përveç që po rrezikon pakon e Ahtisarit, gjithashtu po krijon rezultat të keq për veriun.

    Asociacioni i komunave të veriut do të jetë një asociacion i veçantë, nga ai i paraparë në Pakon e Ahtisarit.Nëse politika kosovare hesht deri më 4 mars, atëherë Kosova duhet ta mbajë me shëndet “Republika Srpska” në veri, ka thënë drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda.

    Ngjashëm është shprehur edhe njohësi i zhvillimeve politike, Behxhet Shala, i cili shfaq rrezikun se pushteti i këtij asociacioni do të shkojë përtej planit të Ahtisarit, dhe si i tillë do të rezultojë me krijimin e Republika Srpska. Sipas tij, qëllimi i krijimit të këtij asociacioni është krijimi i një entiteti të ri politik dhe etnik. “Fatkeqësisht ky propozim po e dërgon veriun drejt një Republika Srpska”, ka thënë shkurt Shala.

    Edhe zyrtarët politikë serbë thonë hapur se krijimi i asociacionit të komunave serbe do t’iu mundësojë serbëve lokalë që të kenë kompetenca shtesë sidomos në fushën e arsimit, shëndetësisë...etj. “Serbët e veriut duhet të kenë kompetenca ekzekutive në çështjen e arsimit, shëndetësisë, e çështje sociale dhe në këtë mënyrë t’i japin llogari Beogradit . Nuk ma merr mendja se Prishtina do të ketë ndonjë autoritet”, ka thënë Oliver Ivanoviq.

    Sipas tij, strukturat e sigurisë serbe që veprojnë në veri të Kosovës do të mund të inkuadrohen në Policinë e Kosovës, por që do t’i përgjigjeshin EULEX-it. “Duhet të sqarohet numri i pjesëtarëve serb që do të kyçen në Policinë e Kosovës. Hipotetikisht po them se mund të hyjnë ata që janë anëtarë të MUP, sepse janë njerëz të kualifikuar dhe me kredibilitet. Por, policët serbë duhet t’i përgjigjen EULEX-it”, ka thënë Ivanoviq.

    Duke komentuar idenë e fundit për krijimin e një asociacioni të komunave në veri të Kosovës, Lutfi Haziri nga LDK-ja përmend se tendencat e Serbisë janë për krijimin e një “mini-parlamenti”.

    Pavarësisht si quhet apo si është emëruar ky organ, tendenca e Serbisë është që të krijohet një mini-parlamenti, ku komunat delegojnë përfaqësuesit e vet”, ka thënë ai, duke shtuar se diçka e tillë do të ishte rrezik për Kosovën.

    Edhe partia opozitare Vetëvendosje shfaq shqetësimin se veriu i Kosovës po shkon drejtë autonomisë. Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha shkurt se kryeministri Thaçi po punon kundër interesave të shtetit dhe kjo sipas tij, u dëshmua edhe në rrethin e pestë të bisedimeve. Sidoqoftë, janë kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq ata që kanë rënë në ujdi për shpërbërjen e strukturave paralele të sigurisë në veri të Kosovës.

    Madje, shefi i qeverisë së Kosovës ka paralajmëruar se më 4 mars kur edhe pritet të mbahet takimi i radhës do të konkretizohen marrëveshjet e arritura në parim për shpërbërjen e strukturave serbe të sigurisë. Hashim Thaçi të martën është pritur nga presidentja Atifete Jahjaga, të cilën e ka informuar për rrjedhën e dialogut në Bruksel.

    Kryeministri ka thënë se është arritur pajtimi që të shpërbëhen strukturat policore dhe të inteligjencës të Serbisë në Kosovë, por edhe të transformohen strukturat e tjera, sikurse edhe të krijohet asociacioni i komunave ekzistuese me shumicë serbe në Kosovë.

    Gjithashtu, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se me homologun e tij serb kanë rënë në ujdi që në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen zgjedhjet për asambletë komunale dhe për kryetarët e komunave, si dhe të funksionalizohet sistemi i drejtësisë dhe i gjykatave me krijimin e dy gjykatave komunale të Republikës së Kosovës në Leposaviq dhe në Zveçan.

    Sipas Hashim Thaçit, të gjitha zgjidhjet janë në kuadër të respektimit të plotë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që kanë mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, dhe që janë funksionale dhe të pranueshme nga të gjithë qytetarët. Ndërkaq, presidentja Jahjaga i ka dhënë mbështetje të plotë dialogut që po zhvillohet në Bruksel.
    http://www.zeri.info/artikulli/833/a...lanit-ahtisari

  4. #554
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    athua pse bajram qenefi me fal regjepi pse nuk dha kurr as nje urdher per zhbllokimin e ktyre rrugve edhe kto jan rrug me rendesi nacionale pse nuk dergon njesin e ti guerile speciale te kosoves te cilet ne prishtin jan koxha trima me shqiptar qe besa zakonisht kta polic sulmojn femrat

  5. #555
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Institucionalizimi i gënjeshtrës

    1.

    Të fillojmë nga fundi.

    Në fund të procesit të tanishëm negociator mes Kosovës dhe Serbisë (që ende quhet “dialog”, për arsye të qetësimit të opinionit publik të të dyja vendeve), ka gjasa të mëdha që Bashkimi Evropian të propozojë që marrëdhëniet mes këtyre vendeve respektive dhe Bashkimit Evropian të ngrihen në një nivel më të lartë. Serbisë ka gjasa t’i ofrohet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE e Kosovës, ka gjasa, t’i jepet data për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit.

    Që të dyja këto, jashtë kontekstit të faktorëve të tjerë, janë lajme të mira. Për tërë rajonin, dhe jo vetëm Serbinë, është mirë që Serbia po ecën me hapa të shpejtuar, ndonëse shumë herë kundërthënës, prej një shteti fashist drejt një vendi me vlera evropiane. Për tërë rajonin, dhe jo vetëm për Kosovën, është mirë që Kosova të fillojë, prej gjendjes së “vrimës së zezë”, fazën krejtësisht fillestare të integrimit, duke i përgatitur institucionet e veta për të qenë të afta që pas disa vjetësh, nëse kushtet e lejojnë , të fillojë edhe vetë negociatat për anëtarësim.

    Të dy datat, pra edhe ajo premtuar Serbisë, edhe ajo premtuar Kosovës, do të duhej të vinin nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, deri në prill të këtij viti, mbi “normalizimin e marrëdhënieve”. “Normalizimi i marrëdhënieve”, gjykuar sipas prononcimeve të deritanishme (e në mungesë të informatave të tjera autentike) do të bazohet në një “modus vivendi” në pjesën veriore të Kosovës. Ky “modus vivendi”, për nga logjika e gjërave, po kërkohet jashtë (“pak më shumë”, “Ahtisaari plus”, “një çikëz më shumë”) Paketës së Ahtisaarit, që do të thotë Kushtetutës së Kosovës, meqë Paketa është integruar si pjesë e obligueshme në Kushtetutën e vendit.

    2.

    Nëse ky është fundi i këtij procesi negociator, atëherë si pozitive do vlerësuar dy efekte që i krijon.
    Së pari lëvizjen nga status-quoja e deritanishme e marrëdhënieve të ngrira në Veri të vendit që pak a shumë mbahen vetëm në saje të pranisë së forcave të NATO-s në Kosovë. Së dyti, ingranimin e procesit të integrimit evropian si kute racionale matëse të zhvillimeve si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Pra, me negociatat për integrim do shpresuar se Serbia do të sillet gjithnjë më pak si ajo e të së kaluarës dhe gjithnjë e më shumë si një vend me vlera evropiane. Dhe me negociata për MSA-në, gjendja në Kosovë do të vlerësohet më shumë me kriteret racionale të ndërtimit të institucioneve evropiane, e gjithnjë e më pak me kriteret e misioneve paqeruajtëse.

    Për BE-në, ngritja e marrëdhënieve në këtë rrafsh e vë në pozitën e vet më të fortë të natyrshme. BE-ja nuk di të menaxhojë shtete (siç ka treguar me bollëk në Kosovë), por di që të nxisë transformimet e brendshme të shteteve që duan të integrohen në të.

    Por, nëse ky është fundi atëherë “procesi i normalizimit” po e hap një periudhë të paqartë për Kosovën.

    Në radhë të parë sepse “procesi i normalizimit” nuk kurorëzohet me një akt (traktat, marrëveshje ndërkombëtare) në të cilin ndodh vendosja e marrëdhënieve kontraktuale mes dy palëve, Kosovës dhe Serbisë (apo e triave, nëse përfshihet BE-ja). Procesi i “normalizimit”, i këtillë çfarë duket në këtë perspektivë të sotme, në vend të një akti përfundon me hapjen e një procesi tjetër, po ashtu të “normalizimit”. E kjo mund të thotë se Kosova mund të konsumohet edhe disa vjet rresht në një “proces të normalizimit” i cili, sikur edhe deri tani, pa parime udhëheqëse, do të trajtojë herë një temë e herë një tjetër.

    3.

    Nëse kjo do të jetë rrjedha e ngjarjeve, pra në vend të aktit të normalizimit do të kemi një proces të ri të normalizimit, do shikuar, përtej deklaratave politike, me kutet matëse racionale, se në çfarë gjendjeje do ta gjejë Kosovën fundi i kësaj faze të procesit të normalizimit.

    Së pari ta shikojmë legjitimitetin ndërkombëtar të Kosovës.
    Vendi do të ketë po atë status legjitimiteti në organizata ndërkombëtare çfarë e pati edhe para bisedimeve. Aty ku është e mundur që të anëtarësohet me shumicë të thjeshtë votash, do të bëhet. Aty ku kërkohet konsensusi, apo pëlqimi i Serbisë, Kosova mbetet jashtë.

    Pra, duhet të zhvillohen negociatat, pas këtyre negociatave, për të arritur legjitimitetin e plotë ndërkombëtar, përfshirë ulësen në OKB.

    Së dyti, ta shohim dimensionin evropian.
    Në fund të kësaj faze të procesit, legjitimiteti i Kosovës karshi BE-së do të jetë krejtësisht i njëjtë sikur para fillimit të procesit. Për më tepër, Kosova, me negociatorët e saj, ka ndihmuar që dyshimet e pesëshes së BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të përligjen në formë të fusnotës që përshkruan Kosovën si vend që për dikë është i pavarur e për dikë i administruar nga OKB-ja me Rezolutën e saj 1244.

    Pra, pas përfundimit të kësaj faze të “normalizimit” do vazhduar negociatat në mënyrë që pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, pra edhe rrjedhimisht BE-ja, të njohin legjitimitetin dhe legalitetin e Republikës së Kosovës.

    Në deklaratat e diplomatëve dhe të burokratëve të BE-së do të thuhet se Kosova ka ndryshuar substancialisht në marrëdhëniet e veta me BE-në, me fillim incizimin e gjendjes për liberalizim vizash dhe ofertën e mundshme për fillim të negociatave për MSA-në. Që të dyja këto, në fakt, janë shumë të rëndësishme, por nuk e ndryshojnë substancialisht marrëdhënien e Kosovës me BE-në. Ndryshimi mund të quhet substancial vetëm kur të ketë mbaruar procesi i negociimit dhe Kosova (me merita të vetat, natyrisht) të jetë në gjendje të nënshkruajë MSA-në , e të 28 vendet e BE-së të jenë në gjendje që këtë nënshkrim ta ratifikojnë.

    Fundi i kësaj faze të “normalizimit” e gjen Kosovën (me fusnotë) afërsisht aty ku ishin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor pas Samitit të Selanikut që ndodhi më 2003, fiks para dhjetë vjetësh.

    4.

    Por, përtej gjendjes së legjitimitetit të pandryshuar ndërkombëtar, të një rëndësie jetike do të jetë kuti matës i funksionalitetit të brendshëm.

    Pyetja është, pra, sa do të jetë Kosova shtet më funksional në fund të këtij procesi se para tij?

    Për të dhënë përgjigje nevojitet një skicë me vija të trasha. Deri më sot Veriu i vendit është administruar në mënyrë faktike nga Serbia. NATO-ja ka shërbyer aty për të mos lejuar përligjen formale të një shtrirjeje të këtillë të sovranitetit të Serbisë. Procesi i “normalizimit”, ashtu siç shpjegohet nga negociatorët, po kërkon një shteg të mesëm mes gjendjes faktike dhe rregullimit kushtetues-juridik të Kosovës. Kjo do të thotë se po kërkohet një “kompromis i dhimbshëm” mes ndërhyrjes së Serbisë në sovranitetin e Kosovës dhe Paketës së Ahtisaarit.

    Rezultati mund të jetë një “Ahtisaari plus” dhe këtu ka dy probleme.

    I pari është se Paketa e Ahtisaarit është tashmë kategori kushtetuese e Kosovës; ndërhyrja në të nënkupton nevojën për një proces të veçantë , të ndërlikuar, të ndryshimeve kushtetuese.

    I dyti është se Paketa e Ahtisaarit është edhe ashtu një kompromis mes negociatorëve ndërkombëtarë dhe atyre kosovarë, një kompromis që mbërrin tehun e rrezikshëm te kufijtë e funksionalitetit të shtetit në materien e të drejtave të minoriteteve. Ndërhyrja në këtë Paketë mund ta çojë drejt paralizimit funksionimin e shtetit.

    Kjo është sa i përket formës. Tash sa i përket substancës. Nëse është e vërtetë se palët negociatore janë afër kompromisit dhe se kompromisi nënkupton njëkohësisht suspendimin e ndërhyrjes së Serbisë në sovranitetin e Kosovës në Veri (apo kudo që ka serbë) dhe suspendimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Veri (aty ku nuk është i mundur implementimi pa forcë) atëherë kompromisi në Veri do të jetë vendosja e një sistemi të veçantë administrimi.

    Në mungesë të njohjes nga ana e Serbisë se Kosova ka sistemin e vet kushtetues juridik, dhe duke kërkuar kompromis, është fare e mundur që ky sistem i veçantë i administrimit në Veri të jetë objekt i “ambiguitetit kreativ”. Kjo do të thotë që kryeministri i Kosovës të deklarojë në fund të procesit se Veriu po integrohet me sistemin ligjor të Kosovës e kryeministri serb të deklarojë se strukturat e reja do të vetadministrohen derisa të mos vendoset statusi i Kosovës.

    Ambiguiteti është fare i mundshëm dhe lehtë i paramenduar me atë që tashmë është shpallur si e pranueshme për Kosovën, Asociacionin e komunave serbe të Kosovës.
    Për Brukselin kjo mund të jetë një lloj OJQ-je, për Prishtinën po ashtu (të bindur nga Brukseli, për më tepër duke e gjetur këtë formulim në Kushtetutën e Kosovës) , por për liderët serbë në Veri dhe për Beogradin zyrtar mund të jetë një formë elegante e vendosjes së rrafshit të tretë të pushtetit. Pra, në mes të pushtetit qendror dhe atij komunal, të vendoset rrafshi i pushtetit të një autonomie territoriale-politike serbe në Kosovë.

    Ky Asociacion (Autonomi) mund t’i shfrytëzojë disa përparësi, që tashmë janë precedencë juridike.

    Fillimisht, të shfrytëzojë ato provizione të Ahtisaarit që i konvenojnë (për shembull, vendosjen e sistemit të arsimit sipas planprogrameve të Serbisë, pa pasur nevojë që të respektojë provizionin tjetër , që kërkon pëlqimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës), dhe kështu të përligjin forcën e vet ekzekutive.

    Pastaj të shfrytëzojë precedencat juridike të “bisedimeve teknike” , ku Kosova ka pranuar që të administrojë bashkërisht me Serbinë dokumentet e veta civile dhe kadastrale. Pra, Asociacioni (Autonomia) mund të shpallë se gjendet në hapësirën juridike të suzerenitetit, ku formalisht respektohen edhe sistemi juridik i Kosovës edhe ai i Serbisë, sipas konveniencës.

    Dhe, pastaj të shfrytëzojë të arriturat e “dialogut politik”, si për shembull Fondin për Veriun, i cili mblidhet në pikat doganore 1 dhe 31 dhe që në shpjegimin e ekonomistëve (me faktin se mblidhet në formë të veçantë, për një territor të veçantë që do të administrohet në formë të veçantë) quhet buxhet.

    Nëse Asociacioni vendos që të emërtojë një ekzekutiv, e të marrë vendime që nuk i pëlqejnë Qeverisë në Prishtinë , është vështirë e paramenduar se ekzekutivi i Prishtinës do të dërgojë policë kundër ekzekutivit të Asociacionit. Madje, Asociacioni do t’i ketë policët e vet, që Prishtina zyrtare do t’i konsiderojë si të Republikës së Kosovës. Dhe gjyqet e veta, që Prishtina zyrtare do t’i konsiderojë si të Republikës së Kosovës.

    Përgjigjja për pyetjen e fillimit, pra , a do të jetë Kosova më funksionale pas se para “procesit të normalizimit” duket se po ravijëzohet vetvetiu me një jo të madhe.

    5.

    Së fundmi, të përdorim kutin matës të demokracisë. A do të jetë Kosova më demokratike se deri tani?

    Në jetën politike të brendshme, deri tani, procesi i “normalizimit” e ka institucionalizuar gënjeshtrën. Kryeministri i vendit ka vendosur së paku tri vija mbrojtëse (“të kuqe”): “nuk do të ketë negociata politike”, “nuk do të bisedojmë për rregullimin e brendshëm”, “nuk do të bisedojmë për Veriun”. Që të tria janë të vërteta vetëm nëse u hiqet fjala “nuk”.

    Institucionalizimi i gënjeshtrës qe i mundshëm për shkak të mungesës së relevancës së Kuvendit të Kosovës. Negociatat me Serbinë filluan para se këtë ta miratonte Kuvendi i Kosovës; edhe kur këto negociata i miratoi Kuvendi dha disa udhëzime se për çka duhet e për çka nuk duhet negociuar, që janë treguar krejtësisht jorelevante.

    Kuvendi nuk ka relevancë , në radhë të parë , sepse nuk është produkt i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
    Zgjedhjet që prodhuan këtë Kuvend pësuan deformim serioz , me vota të vjedhura. Votat ishin të vjedhura në formë të organizuar. Vjedhja e votave është krim, vjedhja e organizuar e votave është krim i organizuar, ky Kuvend është produkt i sulmit të krimit të organizuar mbi të drejtën demokratike të votës së qytetarit.

    Institucionalizimi i gënjeshtrës qe i mundur pas institucionalizimit të vjedhjes së organizuar të votave.

    Nëse është kështu, atëherë si është e mundur që kryeministri i një vendi që u emërua në masë të madhe në saje të veprimit të krimit të organizuar arrin të bëhet interlokutor i Bashkimit Evropian?

    Sepse interesi parësor i procesit të “normalizimit” të Bashkimit Evropian në këtë fazë ka qenë “realpolitik”, mundësia e ingranimit të Serbisë brenda procesit negociator të integrimit. Si produkt përcjellës, u manifestua edhe nevoja që Kosova të fillojë disi procesin e racionalizimit të marrëdhënieve të veta me BE-në.

    Dhe, nëse çmimi për këtë ka qenë “normalizimi” i marrëdhënieve me një kryeministër të prodhuar nga veprimi i krimit të organizuar, atëherë këtë çmim e kanë paguar pa ndonjë dhimbje. Fundja, puna e diplomatëve evropianë jo rrallë është kontakti me patologjinë sociale të vendeve në krizë.

    Nëse procesi i “normalizimit” ende e mban të hapur konfliktin me Serbinë, e nëpërmjet të tij edhe me pjesën e Veriut të Kosovës , atëherë ka gjasa që demokracia të jetë viktimë e përsëritur. Po të ishte e kundërta, po të arrihej një mbyllje e konfliktit me Serbinë, BE-ja do të kalonte vëmendjen e saj prej departamentit të pengimit të konflikteve në atë të ndihmës për transformim.

    Të dyja nuk shkojnë së bashku. Siç u pa në formë ilustruese, Kosova me strukturë udhëheqëse të dalë nga veprimi i krimit të organizuar është e mirë për Brukselin kur duhet negociuar me Serbinë. Por ,Kosova me strukturë udhëheqëse të dalë nga veprimi i krimit të organizuar nuk është e mirë për Brukselin kur duhet bërë hapa përpara në liberalizim të vizave.

    6.

    Kur të përfundojë kjo fazë e procesit negociator, a do të jetë më lehtë a vështirë për Kosovën në procesin e ardhshëm negociator?

    Varet se çka dëshiron Kosova. Objektivi i deritanishëm i Kosovës në negociata ka qenë i një mbrojtjeje abstrakte; në asnjë dokument të vetin Kosova nuk tregon çka dëshiron të arrijë, në të gjitha tregon se çka nuk do të lejojë që të mbërrijë Serbia (duke i shkelur ndërkohë edhe ato zotime).
    Objektivi tjetër ka qenë protagonizmi: fotografimi për album historik , dhe siç thamë në rastin e kryeministrit, “normalizimi” i marrëdhënieve të tij personale.

    Me këso objektivash Kosova në proceset e ardhshme negociatore nuk do ta ketë shumë vështirë. Mund të përsërisë se qëllimi i fundit i këtij procesi është njohja nga Serbia dhe ky qëllim është i arritshëm edhe pa negociata ngase Serbia do të jetë e detyruar ta bëjë këtë një ditë para aderimit në Bashkimin Evropian, diku në fund të dhjetë vjetëve të ardhshëm.

    Por nëse dëshiron realisht të mbrojë ndonjë interes të vetin, që nga çështja e Fondit pensional të Kosovës të vjedhur prej Milosheviqit e deri tek e drejta për pjesëmarrje të papenguar në organizata ndërkombëtare, Kosova do ta ketë gjithnjë e më vështirë në negociata. Niveli evropian i tolerancës ndaj Serbisë është në rritje e sipër, siç dëshmohet me procesin e deritanishëm negociator. “Normalizim” ka gjasë të quhet çfarëdo që të mbërrijnë si marrëveshje kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë, pa marrë parasysh sa jofunksionale të jetë.

    Nëse kurorëzohen premtimet e BE-së, në qershor të këtij viti Brukseli do të fillojë negociata me dy shtete që kanë ndryshuar rrënjësisht rolet dhe perceptimin e tyre në Evropë. Do t’i fillojë negociatat me një shtet që nuk është më i zënë nga krimi i organizuar, por lufton kundër tij (Serbia). Dhe do t’i fillojë negociatat me një shtet (Kosova) që nuk është më viktimë e krimit të një shteti tjetër (Serbisë), por qeveriset falë zaptimit të shtetit, nga krimi vetjak i organizuar.

    Në këso kushte, pozicioni negociator i Kosovës vetëm sa mund të bjerë.

    7.

    Në fund të këtij procesi, pas valës së zakonshme të kërcënimeve e qortimeve ndaj atyre që shpallin çfarëdo kritike ndaj negociatave (“si mund të jeni kundër dialogut?”, “si mund të mos na besoni, kur ne ju bëmë të pavarur?”) besoj se do të vijnë edhe interpretimet me tone optimiste nga diplomatët evropianë dhe burokratëve të BE-së.

    Optimizmi do të përqendrohet tek besimi, ndoshta i shtirur, ndoshta i sinqertë , se gjërat do të lëvizin nga vendi, se perspektiva evropiane i ndryshon gjërat. Disi do të ndodhë edhe në Serbi, edhe në Kosovë, shpresojnë.

    Përgjigjja që duhet ta marrin që tani është se procesi i negociatave gjithsesi duhej të ndodhte. Por shumë më i thelluar dhe i pjekur se deri tani, me qëllim që konflikti mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë, në mënyrë që , të papenguar nga konflikti këto shtete të ecin drejt perspektivës së tyre evropiane.

    Në vend të një procesi të këtillë , ka gjasa që e tëra të përfundojë me shumë më pak se ç’është e nevojshme për normalizim.

    E në mungesë të instrumenteve shtetërore dhe diplomatike, pak mund të bëjë optimizmi i “perspektivës evropiane”. Për këtë burokratët e Brukselit nuk kanë nevojë të japin leksione: le të shikojnë se sa i ndihmoi perspektiva evropiane bashkimit të Qipros.
    http://www.koha.net/?page=1,13,136743

  6. #556
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Pas kesaj, e ka rradhen Kosova qe te bej kerkesa ne drejtim te Serbise ne bashkepunim me Brukselin e SHBA-ne. Tani Kosova duhet te dij se cfare te kerkoj. Si mbetet tjeter, vec se te kopjoj politiken dhe ideologjin e Beogradit zyrtar; "Kerko shume qe te arrish te marresh sepaku dicka!"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 28-02-2013 më 04:26

  7. #557
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Pas kesaj, e ka rradhen Kosova qe te bej kerkesa ne drejtim te Serbise ne bashkepunim me Brukselin e SHBA-ne. Tani Kosova duhet te dij se cfare te kerkoj. Si mbetet tjeter, vec se te kopjoj politiken dhe ideologjin e Beogradit zyrtar; "Kerko shume qe te arrish te marresh sepaku dicka!"
    Qysh po mendon?
    Kur t'iu shterren kerkesat Serbise, po u dashka t'ia filloje Kosova me kerkesat e veta?
    Kesaj pune serbet i thone: Kasno Janko...

    Une kam degjuar per nje variant tjeter.
    Pasi te ngopet Serbia (nuk e di si ngropet nje grykes, ama po e zeme), Kosova e kishte ne plan te kerkoje Republike...
    ...n'kuader s'e di t'kujt

    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga Norça.li : 28-02-2013 më 04:54
    klipp&klar

  8. #558
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    Qysh po mendon?
    Kur t'iu shterren kerkesat Serbise, po u dashka t'ia filloje Kosova me kerkesat e veta?
    Kesaj pune serbet i thone: Kasno Janko...

    *
    Ashtu po vejne punet i dashur Norça.li.. A nuk e sheh qe vetem Serbia kerkon, kurse Kosova ose pranon kerkesat e Serbise ose Mohon ato?! Por megjithate, shumica e kerkesave te Serbise jane pranuar nga kryeministri i Kosoves Hashim Thaqi... Ai ska kerkuar asgje nga Serbia pervec shperberjes se strukturave paralele.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 28-02-2013 më 04:57

  9. #559
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Ashtu po vejne punet i dashur Norça.li.. A nuk e sheh qe vetem Serbia kerkon, kurse Kosova ose pranon kerkesat e Serbise ose Mohon ate?!

    Po e shoh, une, po e shoh, o Gon ama ata qe po duhet ta shohin nuk po e shohin dot!

    "Shu'j ti, si mire jena", po thone nje "elite" e re e neo-idiotave kosovare, meqenese te tregosh pakenaqesi ndaj miqve eshte sikur te jesh njeri revolucionar dhe, sipas po te te njejteve neo-idiota kosovare, gjeja me e keqe qe mund te jesh sot eshte te jesh njeri revolucionar.
    Paramendo ne cfare derexheje ka arrite ky vend....
    *
    klipp&klar

  10. #560
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin

    Po e shoh, une, po e shoh, o Gon ama ata qe po duhet ta shohin nuk po e shohin dot!

    "Shu'j ti, si mire jena", po thone nje "elite" e re e neo-idiotave kosovare, meqenese te tregosh pakenaqesi ndaj miqve eshte sikur te jesh njeri revolucionar dhe, sipas po te te njejteve neo-idiota kosovare, gjeja me e keqe qe mund te jesh sot eshte te jesh njeri revolucionar.
    Paramendo ne cfare derexheje ka arrite ky vend....
    *
    Nuk di cfare te shtoj tjeter, vec di te them se asgje ne te mire te shqiptareve te Kosoves nuk ka nga keto bisedime. Kjo Europe me cdo kusht deshiron te na nderroj identitetin, nga ai 'shqiptar' qe kemi pasur ne ate 'kosovar', dhe po vazhdon me servirje te tjera te njepasnjeshme ndaj nesh. Na pelqyen apo jo, keta jane 'miqte tane nderkombetar'...

Faqja 56 prej 88 FillimFillim ... 646545556575866 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •