Close
Faqja 7 prej 88 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 874
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Kete qeveri duhet dergu komplet ne dubrav,ose kjo qeveri do te na dergoi ne shtime ne spitalin e te qmendurve
    shpejt e ke kopiju kete thenje te veton sorres !!!

    vetoni moti i ka plotesu kushtet per llud..ce

  2. #62
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    - po ku e keni Shqiperin oj VetFundosje ???????



    [QUOTE..;3515542]



    [/QUOTE]

    - foto me lart po tregon edhe vet aty ku po thot , '' BASHKIM ME SHQIPERIN - JO PAZARE ME SERBIN''

    - ne Shqiperi vjen ministri Serb edhe bojn marrveshje !!!!! looooooooooooooooool...

    - po ku e keni Shqiperin oj VetFundosje
    Vv - Palaço+LISBA :D

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    sikur qeveria jote qe po bon marrveshje qashtu dhe qeveria e shqipnis pi bon marrveshje

    dy qeveri tradhtare qe meritojn varje ne litar bashk me mbeshtetsit e tyne

    qashtu o tellalli i pydykys
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #64
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    sikur qeveria jote qe po bon marrveshje qashtu dhe qeveria e shqipnis pi bon marrveshje

    dy qeveri tradhtare qe meritojn varje ne litar bashk me mbeshtetsit e tyne

    qashtu o tellalli i pydykys
    - deri sa pallte lideri i vetfundosjes bashkim me shqiperin , jo pazare me serbin , Shqiperia ja kthje pergjegjjen matrapazit i tha mir se vjen ne shqiperi o ministri serb , ti albin leh sa dush se qeni qat pun e ka
    Vv - Palaço+LISBA :D

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - deri sa pallte lideri i vetfundosjes bashkim me shqiperin , jo pazare me serbin , Shqiperia ja kthje pergjegjjen matrapazit i tha mir se vjen ne shqiperi o ministri serb , ti albin leh sa dush se qeni qat pun e ka
    dy qeveri tradhtare keni mu pergjigj ni dit para popullit per kto pazare.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #66
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Sot ne protesta te VV ishin kane me pak se sa dje

    Ose ka ndiku dajaku ose jane emancipu rrugaqet, ama se besoj qe jane emancipu.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  7. #67
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - deri sa pallte lideri i vetfundosjes bashkim me shqiperin , jo pazare me serbin , Shqiperia ja kthje pergjegjjen matrapazit i tha mir se vjen ne shqiperi o ministri serb , ti albin leh sa dush se qeni qat pun e ka
    Me cka ushqehesh ti nga kjo qeveri, me krunde apo me taxhi??! Mos valle je nje nga qindra militantet analfabet qe per 10 euro ne prag te zgjedhjeve behesh argat e zagar i ketyre fundrrinave qe po na qeverisin vendin?! Njesoj, si Sali Berisha, edhe Hashim Thaqi meritojne vertete burgim te perjetshem per te bemat qe bene nen hijen dhe ombrellen e te ashtuquajtures 'Demokraci', sepse Enveri ishte diktator ama diktator i hapur, jo si keta gjarprinjt e ujrave te zeza qe pijne gjakun e shqiptareve dalngadal cdo here qe i ipet rasti

  8. #68
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Me cka ushqehesh ti nga kjo qeveri, me krunde apo me taxhi??! Mos valle je nje nga qindra militantet analfabet qe per 10 euro ne prag te zgjedhjeve behesh argat e zagar i ketyre fundrrinave qe po na qeverisin vendin?! Njesoj, si Sali Berisha, edhe Hashim Thaqi meritojne vertete burgim te perjetshem per te bemat qe bene nen hijen dhe ombrellen e te ashtuquajtures 'Demokraci', sepse Enveri ishte diktator ama diktator i hapur, jo si keta gjarprinjt e ujrave te zeza qe pijne gjakun e shqiptareve dalngadal cdo here qe i ipet rasti
    Goni merre gjerat shtruar, pa tensione. Dje ishin 180 veta sot 100
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  9. #69
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Goni merre gjerat shtruar, pa tensione. Dje ishin 180 veta sot 100
    Shife shife.. i paske numeruar?! Po ste ka mbetur tjeter, vetem te dalesh ne qarshi dhe me nje caffe para te numrosh kalimtaret dhe protestuesit. Valla i emancipuar qenkeee... Po ti po ta ftofshe krejt bree...

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Dialog ndryshe apo në stilin e vjetër

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, ndryshe e shohin takimin e tyre dhe dialogun e filluar, apo të vazhduar. Në këtë aspekt nuk pritet ndonjë ndryshim krahasuar me dialogun e deritashëm „teknik“. Edhe në këtë të nisur me „takimin historik“, të premten, në Bruksel, duhet me kujdes të përcjellim atë që thuhet në publik dhe atë që bëhet në takime, çfarë është e çfarë nuk është temë e dialogut. Që në fillim, kryeministri i Kosovës me deklaratën e tij se në asnjë mënyrë nuk do të diskutohet rregullimi i brendshëm i Kosovës dhe se nuk do të ketë në asnjë rrethanë as status të veçantë e as autonomi për veriun, ka dhënë fjalë të cilat do t’ia rikujtojnë çdo moment në të ardhmen.


    ...

    Baronesha Ashton, të premten, e lëshoi një komunikatë të shkurtër për shtyp. Në të tha se si është takuar ndarazi me kryeministrat“ pa e përmendur emrin e shteteve ku Daçiq dhe Thaçi janë kryeministra dhe se pas kësaj u takuan së bashku ajo me dy kryeministrat. Ajo nuk dha asnjë detaj rreth asaj që është diskutuar, por vetë komunikata ishte lëshuar „lidhur me dialogun e lehtësuar nga BE-ja“, prapë pa e përmendur se në mes të kujt po zhvillohet ai dialog.


    Kjo deklaratë na kthen prapa tek ai i mëparshmi. BE-ja nuk e quan dialog mes „Kosovës dhe Serbisë“.
    Po ta quante ashtu, atëherë do të hapte disa çështje të ndjeshme, jo vetëm simbolike, por edhe politike dhe juridike. Nëse përmendet Kosova, atëherë ajo duhet të shkruhet me fusnotë. Në atë rast Kosova nuk do të ishte e barabartë, sepse në emrin e Serbisë nuk do të kishte fusnotë. Kështu Serbisë i mbetet mundësia të thotë se ajo është „si shtet“ ndërsa Kosova jo.

    Për fat, në këtë komunikatë nuk flitet as për dialogun mes “Beogradit dhe Prishtinës“, sepse nuk ishte aty kryetari i Komunës, Isa Mustafa, por kryeministri Hashim Thaçi. I vetmi vend ku përmenden Kosova dhe Serbia ishte nga fundi i komunikatës ku, duke përmendur qëllimet e dialogut siç janë „përmirësimi i jetës së njerëzve dhe lehtësimi i zgjidhjes së problemeve“ thuhej se „duke bërë këtë edhe për të afruar Serbinë e Kosovën me BE-në“.

    Pra, është e qartë se në këtë aspekt Beogradi ka siguruar që, sikur edhe më parë, „lehtësuesi“, në këtë rast Catherine Ashton në emër të BE-së, të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës.
    Në rrethana të tilla nuk mund të pritet ndonjë ndryshim në qëndrimin e BE-së ndaj statusit të Kosovës, sepse është pikërisht Zyra e Baroneshës Ashton ajo e cila me vite u ka dërguar porosi shteteve, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës se duke mos e njohur Kosovën janë duke i kontribuar dukshëm politikës së BE-së në rajon dhe madje duke e shpëtuar atë. Në kohën kur dialogun në emër të BE-së e „lehtësonte“ tashmë i pensionuari Robert Cooper kjo na shpjegohej me fjalët se „mund t’u themi shqiptarëve se 22 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se nuk ka kthim prapa, ndërsa mund t’u themi serbëve se BE-ja nuk e njeh Kosovën sepse kemi 5 shtete të cilat nuk e kanë njohur e në BE vendoset me unanimitet“. „Kjo e bën BE-në si lehtësuesin më të mirë të mundshëm“, thuhej atëherë. E në këtë stil duket se do të vazhdohet, sepse BE-ja nuk do të bëjë ndonjë hap i cili mund të shfrytëzohej nga Serbia që të tërhiqej nga dialogu.


    BE-ja nuk do të deklarohet as rreth qëndrimeve, së paku të deklaruara publikisht, të qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës se secila do ta respektoj Kushtetutën e saj. Cooper një herë pati thënë edhe publikisht në një intervistë për një gazetë serbe se gjatë dialogut do të respektohet Kushtetuta e Serbisë e cila e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë dhe kjo thënë asnjëherë nuk ishte përgënjeshtruar nga askush në BE. E të gjithë e dinë se nuk mund të respektohen të dy kushtetutat, nëse për të njëjtin territor thonë gjërat e ndryshme. Kosova nuk mund të jetë edhe pjesë e Serbisë, edhe e pavarur.

    Nga dialogu i mëparshëm ishte Kosova ajo që hoqi dorë nga përdorimi i emrit të saj Kushtetues „Republika e Kosovës“ për pjesëmarrje në nismat rajonale dhe prej atëherë Kosovo* përdoret edhe në dokumentet e BE-së sa për të demantuar dhe formalisht çfarëdo tentimi të zyrtarëve kosovarë apo atyre ndërkombëtarë se „Kosova po trajtohet si e barabartë me të gjitha shtetet e rajonit“. Kjo rezultoi edhe me ofertat për „raporte me BE-në“ sipas shembujve dhe praktikave me „entitetet të cilat nuk janë shtete sovrane“ me të cilat BE-ja ka disa lloj marrëveshjeje.


    E tash t’u kthehemi qëndrimeve të Serbisë dhe atyre të Kosovës. Kryeministri i Kosovës ka thënë se do të respektojë Kushtetutën e Kosovës, do të jetë tërësisht transparent ndaj institucioneve të Kosovës, Parlamentit dhe subjekteve politike. Ai atyre nuk u ka treguar të enjten se pasdite do të nisej për takim me kryeministrin e Serbisë. Tash ka rastin që menjëherë t’u raportojë se çfarë ka biseduar të premten në Bruksel, nëse dëshiron që në fillim të dëshmojë se sinqerisht do të jetë transparent gjatë tërë procesit.

    Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk do të bisedohet për „rregullimin e brendshëm të Kosovës“, dhe këtë i pyetur a do të bisedohet për situatën në veri të Kosovës.
    Të njëjtën ditë ka thënë se dialogu do të sigurojë shuarjen e strukturave paralele në veri, me çka në mënyrë indirekte ka pranuar se do të bisedohet për veriun. E sa për ato „struktura paralele“ të cilat vetë BE-ja i quan në dokumente si „struktura të Serbisë“ e që këshilltari i presidentes së Kosovës i quan „përfaqësues legjitimë të qytetarëve“ ato, sipas paralajmërimeve të zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, deri vonë e dërguara e posaçme e kryeministrit Thaçi për dialog, është dashur të ishin shuar qysh në vjeshtën e vitit të kaluar.


    Kryeministri i Serbisë po ashtu nuk ka folur shumë për përmbajtjen e takimit.
    Ai më shumë ka folur se sa në mënyrë të zgjuar i ka thënë Thaçit se „Kosova është e tij sa edhe e Thaçit“. Është lavdëruar se e ka po ashtu flamurin e Serbisë në xhaketë më të madh sesa flamurin e Kosovës që e kishte Thaçi. Është lavdëruar se „ka luftuar kundër Thaçit kur ka qenë nevoja“. Këtu ka përmendur në serbishte fjalën „ratovao“ që nuk është dykuptimëshe si „borio“ sepse „ratovao“ nënkupton pjesëmarrje në konflikt të armatosur e „borio“ e cila mund të ketë edhe kuptimin e „kam luftuar“ me mjete të tjera, por jo doemos pjesëmarrje në luftë. Me këtë Daçiq do të duhej t’u ketë ndihmuar atyre që orvaten ta minimizojnë rolin e tij si bashkëpunëtor i Millosheviqit në kohën kur në Kosovë janë kryer krimet më të mëdha nga forcat serbe. Thaçi dhe Daçiq kanë thënë se tash shikojnë interesin e shteteve të tyre. Por këtu pala kosovare është në një pozitë më të vështirë, sepse emri i kryeministrit të tyre është përmendur në raportin famëkeq të Dick Martit për tregti organesh dhe për të bëjnë hetime ekipet e EULEX-it të cilat janë nën autoritetin e Baroneshës Ashton, e cila është „lehtësuese“ e dialogut. Kjo nuk e vë në pozitë të qetë as në dialog kryeministrin e Kosovës dhe tërë këtë situatë e rëndon edhe më shumë fakti se, sipas vetë zyrtarëve të afërt me hetimet, ato hetime nuk do të përfundojnë së paku edhe dy vjet.

    Kryeministri i Serbisë, edhe pse vetë pranon se ka qenë pjesë e luftës në Kosovë, nuk është nën hetime.
    Për dallim nga Thaçi, Daçiqi ka thënë se do të diskutohet edhe për veriun, edhe për statusin e Kosovës. Ai ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të marrë pjesë në diçka që do të shërbejë për të njohur Kosovën si shtet, se do të respektojë Kushtetutën e Serbisë dhe se do të punojë në bazë të një platforme të cilën do ta dakordojnë të gjitha subjektet politike në Serbi.


    Që në fillim është e qartë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq ndryshe e shohin takimin e tyre dhe dialogun e filluar, apo të vazhduar.
    Në këtë aspekt nuk pritet ndonjë ndryshim krahasuar me dialogun e deritashëm „teknik“. Edhe në këtë të nisur me „takimin histotrik“ të premten në Bruksel duhet me kujdes të përcjellim atë që thuhet në publik dhe atë që bëhet në takime, çfarë është e çfarë nuk është temë e dialogut. Që në fillim kryeministri i Kosovës me deklaratën e tij se në asnjë mënyrë nuk do të diskutohet rregullimi i brendshëm i Kosovës dhe se nuk do të ketë në asnjë rrethanë as status të veçantë e as autonomi për veriun, ka dhënë fjalë të cilat do t’ia përkujtojnë çdo moment në të ardhmen. Kësaj radhe zotimet se nuk do të bisedohet për veriun, se nuk do të ketë as status të veçantë e as autonomi në veri, kryeministrin Thaçi e bëjnë shumë më përgjegjës sesa premtimet paushall dhe bosh për heqje të shpejtë të vizave (kanë mbetur edhe dy muaj e gjysmë deri në fund të vitit 2012!) apo përshpejtim të integrimit të Kosovës në BE. Për të ardhmen e Kosovës çështja e integritetit territorial dhe ushtrimit të pushtetit në tërë territorin e vendit është më e rëndësishme sesa çështja e vizave apo e disa marrëveshjeve për bashkëpunim kulturoro-shkencor me Bashkimin Evropian.

    Duke marrë parasysh se dialogu tash është ngritur në një nivel më të lartë politik ka mundësi që ai të jetë ndryshe. Por në bazë të takimit të parë nuk shihen shumë ndryshime në qasje nga asnjëra palë. Mund të ndodhë që në fund dialogu të mos prodhojë për askënd rezultatin e pritur, por të blejë kohë dhe të vërë në hije proceset e brendshme në Kosovë dhe Serbi.
    http://www.koha.net/?page=1,9,120249

Faqja 7 prej 88 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •