Close
Faqja 53 prej 65 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 650
  1. #521
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ndryshimi eshte kursi dhe librat apo shenimet e kursit. Lenda e trajtuar besoj se eshte thelbesore.


    Ku shiten keto diplomat e doktorratat me nga 5.000 €uro se po vij te blej edhe une nja 5 a 6, mbase me hyjne ne xhep ndonje dite.



    Çuditem se si yjet e fakulteteve te Shqiperise (ata qe nuk kane blere dipllomat dhe provimet dhe jane te afte) preferojne te jene punonjes publike dhe nuk preferojne te punojne ne sektorin privat ku pagesa dhe mundesite per karriere jane me te shumta.
    Me fal Baron, po thelbi i komentit time nuk ishte kosto e diplomave etj.
    Flitet per te njejtat praktika. Madje dhe fakti qe te gjithe duan te punojne ne shtet eshte ne nje fare menyre nje trashigimi e sistemit "socialist" ku shteti ishte pergjeges per te gjitha.

    Nejse, mua nuk me duket sikur ka ndryshuar shume. Fakti qe kur nderrohen qeverite dhe pastrueset zevendesohen, deshmon per nje realitet te pandryshuar.

    Shpresoj te jem i gabuar dhe se nje dite do jete ndryshe.

    Gjithe te mirat nga nje mesus pune me dru ne pension
    Mesues pune me dru.

  2. #522
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Para se te fillonte mbledhja e byros politike,te gjithe anetaret e saje prisnin ne kembe e ne heshje ardhjen e shokut Enver,nuk pipetinte as miza,(kishte vetem dridhje e deshire per te shkuar ne banjo,se u shpetonte),pritja ne kembe zakonisht zgjaste 20-30 minuta.E mbas mbledhjes,mbasi ngriheshin ne kembe deri sa te dilte shoku Enver,varej simbas umorit te udheheqesit,mund te duartrokisnin kur buzeqeshte,e duhet te rinin ne heshjte kur ishte serioz.
    Pastaj anetaret e byrose,mbas largimit te Enverit, mund te flisnin midis tyre,dhe diskutimi kryesor ishte;Sa e dua une shokun Enver,sa bukur foli shoku Enver,duhet te mesojme nga shoku Enver,fliste biseduesi i pare,i dyti i pergjigjej;E duam shume shokun Enver,sa mire qe kemi shokun Enver,te na rroje shoku Enver...

    Ky ishte Enveri,i kishte bere burrat e byrose kalamaj kopeshti,lere pastaj te tjeret.

  3. #523
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Para se te fillonte mbledhja e byros politike,te gjithe anetaret e saje prisnin ne kembe e ne heshje ardhjen e shokut Enver,nuk pipetinte as miza,(kishte vetem dridhje e deshire per te shkuar ne banjo,se u shpetonte),pritja ne kembe zakonisht zgjaste 20-30 minuta.E mbas mbledhjes,mbasi ngriheshin ne kembe deri sa te dilte shoku Enver,varej simbas umorit te udheheqesit,mund te duartrokisnin kur buzeqeshte,e duhet te rinin ne heshjte kur ishte serioz.
    Pastaj anetaret e byrose,mbas largimit te Enverit, mund te flisnin midis tyre,dhe diskutimi kryesor ishte;Sa e dua une shokun Enver,sa bukur foli shoku Enver,duhet te mesojme nga shoku Enver,fliste biseduesi i pare,i dyti i pergjigjej;E duam shume shokun Enver,sa mire qe kemi shokun Enver,te na rroje shoku Enver...

    Ky ishte Enveri,i kishte bere burrat e byrose kalamaj kopeshti,lere pastaj te tjeret.
    Keshtu eshte gjithandej. Kudo ka servilizem vetem per nje cope buke. njerezit qe punojne per qeverisje nuk kane dinjitet. shiko ne usa si i vijne obames nga mbrapa. asnjeri nuk guxon ta kritikoje.

  4. #524
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Nuk e marrin shqipet ate kulture Halle ...! Rri pa merak ..! Vertet jemi ne kohe te rrezikut shume te madh , por mendoj se nuk ka shume shance te ndodhe ! Une jam brez i ri , ku formimin dhe me shume se gjysmen e jetes e kam bere ne kete lloj turlihane , por me behet mishi koker , kur ia marr nje labçeje edhe erotiko-lirike , lere pastaj ato epiket .... !

    Nuk po them qe ne momente argetimi nuk e degjoj edhe "Mamicen.." ! Por ne tingujt e labces shpirti me merr dimensione te papara ! Shpirti me zbutet dhe trimeria me shtohet ! Jane kenget e zotit tone .... genit te shqipeve !

    Refleksion sociologjik mbi kiçin e muzikës tallava

    Ferdi Kamberi

    Duke u nisur nga retrospektiva sociologjike e historisë, shohim se Ballkani jo vetëm që ka qenë vatër e luftërave, konflikteve të ashpra, por ka qenë edhe një faktorë kyç në lidhjen e kulturave të ndryshme ndërmjet veti. Megjithatë, vlen të theksohet se edhe pse sot me kulturë nënkuptojmë vlerat kulturore, normat kulturore si dhe çdo gjë që e ka krijuar apo ka e ka punuar dora apo mendja e njeriut, kultura ka qenë një ndër elementet kryesore që të paktën i ka bashkuar apo i ka lidhë popujt e Ballkanit.

    HomoBallkanasi, ka bërë që sot kultura, veçanërisht muzika si një art, estetik madje edhe vlerë të jetë shumë e ngjashme ndërmjet vetë shteteve ballkanike. Vlen të theksohet se tani më trendi i famshëm i kiçit të muzikës tallava, gjithnjë e më shumë është duke dominuar tek shoqëria jonë dhe si duket nuk ka të ndalur, andaj në këtë refleksion sociologjikë jemi munduar që të trajtojmë pikërisht këtë kiç, shound.

    Çka është muzika tallava? Nga rrjedh ajo? A ka të bëjë me kulturën shqiptare etj… këto janë disa nga tezat që jemi munduar të reflektojmë mbi to! Duke u nisur nga rrethanat në të cilat ndodhej Kosova gjatë okupimit të Serbisë, shohim se tek populli shqiptarë megjithatë, kanë ardhur vlera ndryshme jo shqiptare dhe në këtë drejtim si duket shumica janë akomoduar me këto vlera.

    Në periudhën pas luftës në Kosovë, fillon një ardhje e re subkulturave të ndryshme me shpejtësi të madhe sa që reflekton edhe negativisht në shoqërinë kosovare, madje në disa raste duke u krenuar me këtë shound edhe si një vlerë latente e shqiptarëve. Arsyetimi nga ana e opinionit publik është tepër i thjesht se kjo është shije, shije fakt që është por, çka në të vërtet është kjo muzikë?

    Dikur Kanti theksonte se për shije nuk diskutohet, megjithatë Niçe i kundërvihet se edhe për shije diskutohet dhe varësisht nga estetika vlerës së shijes ajo mund të diskutohet. Prandaj, aktualiteti i sotëm tregon qartë faktin empirik se pavarësisht nga ajo çka thuhet në mediat tona, muzika e vjetër qytetare është zbehur apo thënë shkurt ka filluar të zhduket gradualisht si një dominim potencial i këtij kiçi…

    Prejardhja e këtij kiçi!
    Muzika tallava në kuptimin etimologjik të saj do të thotë e ,,Perzime ,, që “ sipas burimeve të shumta daton që nga vitet e 60-ta në Kosovë dhe pretendohet se është sjellë nga këngëtari rom “Tafa” i cili kishte migruar nga Maqedonia për në Pejë, me ç’rast edhe bartë këtë muzikë, megjithatë pretendohet se prejardhja e saj e vërtet është nga romët apo ciganët e Spanjës . Andaj, kjo muzikë padyshim se është e kombinuar me elemente të arabëve, grekëve, romëve, turqve, bullgarëve e të tjerëve e cila mirë është përshtatur edhe shijes së shqiptarëve.

    Kohës së fundit gjithnjë e më shumë po jemi dëshmitarë të asaj se çfarë po ngjet në tregun medial të Kosovës, po jemi dëshmitarë të subkulturave të ndryshme që nga serialet latino-amerikane e deri tek kiçi i muzikës tallava, sepse si shoqëri e tranzicionit normalisht se kemi probleme edhe atë në shumë sfera duke u nisur që nga problemet ekonomiko – sociale e deri tek të drejtat e autorit që shkelen me të madhe, e mos të flasim për plagjiaturë sepse e gjithë muzika e kultivuar nga estrada është plagjiatë real i homologëve të tyre ballkanas.

    Andaj, gjithnjë në këtë drejtim po kontribuojnë shumë faktorë, duke u nisur nga faktori medial sidomos me pasqyrimin e reklamave të shumta për mbrëmje në diasporën shqiptare, por edhe në Kosovë, që shpesh personat përgjegjës të televizioneve tona nacionale ritheksojnë: se fitimin më të madh e kanë pikërisht nga këto reklama të tilla. Pastaj, nuk duhet harruar fakorët ekonomiko – sociale që tani sipas shumë burimeve kemi afër 40 % në varfëri dhe mbi 16 % në varfëri të skajshme e të tjerë.

    Ajo, çka meriton të theksohet është se mbi të gjitha është tendenca e prestigjit nga vetë shoqëria kosovare në raport më tjerët, sepse në dasma, restorante, klube, pube të ndryshme shohim se vetë qytetarët, opinion i gjerë, janë ata që më së shumti kontribuojnë në përhapjen e këtij kiçi, në këtë mënyrë duke u krenuar para tjerëve me faktin që ju dhurojnë para apo dhurata këngëtarëve vetëm për një përshëndetje për këndimin e tyre.

    Nga kjo rrjedh se në dioptrinë analitike dhe sociologjike muzika tallava është një kiç që në esencë këngëtari krijon aty për aty tekstin e këngës, vokalizon dhe e këndon personin i cili gjendet apo nuk gjendet në atë vend, dhe që shpërblehet nga të pranishmit me dhurata, para apo me gjëra tjera. Kjo normalisht lidhet me efektin social, ekonomik dhe psikologjik të audiencës dhe raportit të këngëtarit me këtë të parën.

    Kjo (tallavalogjia) stimulon këngëtarët në veçanti, sepse ata thjesht muzikën e shohin si biznes e jo si vlerë kulturore estetike, prandaj shpesh ndodh që të ketë edhe gara në mes të vet këngëtarëve për grumbullimin e të mirave materiale, të hollave gjatë këndimit të këtyre këngëve.

    Këtu shihet më së miri se kah po shkon vlera e muzikës shqiptare, cila muzikë po dominon si dhe vetë esencën e këngëtarëve për të kënduar këtë muzikë për shkak të ardhurave më të mira. Prandaj, mund të themi se ky lloj kiçi po imponohet gjithsesi, dhe po krijohet mund të themi një subkulturë e cila po bie ndesh me kulturën tonë si dhe me vlerat e muzikës shqipe, pastaj mediat po luajnë rol me rëndësi në përhapjen e këtij kiçi përmes reklamave.

    Mirëpo sipas kërkesave edhe vet këngëtarët po hyjnë në një valle të tillë, të cilët për shkak të efektit materialistë gjithnjë e më tepër janë duke magjepsur publikun dhe duke përhapur këtë shund, sidomos në diasporën shqiptare të cilët pothuajse janë të entuziazmuar rreth kësaj muzike dhe se kërkesat e tyre janë po aq të mëdha sa që çdo vikend pothuajse klubet, restorantet, diskot në diasporën shqiptare po janë të stërmbushura nga adhurues dhe këngëtarë të kësaj muzike.

    Si thotë populli “ si është vendi ashtu është kuvendi” , këngëtarët po i përshtaten rrethit dhe gjithnjë e më shumë edhe pse para mediave nuk e pranojnë se këndojnë tallava, në realitet ata e këndojnë këtë kiç. Andaj, në këtë refleksion sociologjik të shkurtër jemi munduar që t’i identifikojmë tri grupe që bëjnë pjesë në këtë shound i cili si duket nuk ka të ndalur.

    1. Tallavaistët - ku bëjnë pjesë – publiku i cili përkrah këtë muzikë (këtë shund), ata janë ithtarë në kuptimin e plot të fjalës sepse çdo herë kur dëgjojnë muzikë të tillë ata përjetojnë kënaqësinë shpirtërore, momentale dhe emocionale, pastaj producentët të cilët shtrojnë darka me qëllim të arsyetimit psikologjik që ti bindin këngëtarët të bëjnë duete të ndryshme dhe çdo herë të ketë risi e risi. Si dhe në fund në këtë grup bëjnë pjesë padyshim edhe vetë interpretuesit e kësaj muzike pra, këngëtarët të cilët për qëllimet e tyre personale, ekonomike, materialiste krijojnë një lloj imponimi psikologjik tek publiku, dhe publiku normalisht që këtu mendjen e ka vetëm tek argëtimi. Mund të themi se në një fare mënyre publikut iu është ofruar një lloj opiumi i cili po ndikon aq shumë tek ta, sa që janë në gjendje të dhurojnë edhe centin e fundit si dhuratë këngëtarëve vetëm e vetëm për një përshëndetje, sepse mbi të gjitha është ajo krenaria para të tjerëve apo prestigji shoqëror, gjendja emocionale – momentale etj.

    2. A - tallavaistët – këtu bëjnë pjesë turma - masa të cilët para të tjerëve shtiren kinse nuk dëgjojnë muzikë të tillë dhe që janë “ të pa prekshmit ” në këtë rast, sepse sipas tyre ata nuk dëgjojnë muzikë tallava dhe e urrejnë në çdo aspekt, por në shtëpitë e tyre, veturat, restorantet mbizotëron ky kiç dhe ata janë adhuruesit më të flakt të kësaj muzike, në debate të shumta ata krenohen kinse i mbrojnë vlerat kulturo-muzikore të shoqërisë tonë dhe që janë kundër çdo elementi që futet në muzikën popullore shqiptare, ndërsa në realitet ndodh e kundërta.

    3. Kundër - tallavaistët – janë zakonisht kritikët e ndryshëm të këtij kiçi të cilët japin një qasje pragamtike dhe praktike dhe që kundërshtojnë kategorisht në çdo pikëpamje muzikën tallava. Këta kritikë mundohen me fanatizëm ta mbrojnë muzikën e mirëfilltë shqipe dhe vlerat artisktike-kulturore shqiptare në çdo aspekt.

    Andaj, si konkludim mund të themi se muzika tallava po krijon një dekonstruktivitet real në muzikën popullore shqiptare, sepse kopjimi, imitimi. huazimi dhe kombinimi i muzikave ballkanike me muzikën popullore shqiptare po krijon thjesht një antivlerë dhe një dekonstrukt të muzikës tonë, gjë e cila po ndikon negativisht në humbjen e kualitetit muzikor në përgjithësi.

    Vetëdijesimi i publikut, mediat elektronike dhe ato të shkruara ndikimi i tyre, shtëpitë muzikore, e tjerë janë disa prej faktorëve të cilët mund të ndikojnë tek ndalimi i përhapjes së këtij shoundi apo kiçi, i cili e ka shëmtuar vlerën arstistike kulturore të popullit tonë.

    Është e drejt e secilit që të shfaq të drejtën e tij për muzikë, apo për diçka e cila nuk do të bie ndesh me rregullat dhe normat e shoqërisë, mirëpo kur jemi tek vlera dhe estetika e muzikës shqipe duhet potencuar se me këtë ritëm të kësaj muzike, gradualisht do të kemi një humbje të muzikës popullore./telegrafi/

    (Autori është master në Sociologji)
    __________________________________________________ ____________

    Une mund te flas per Kosove, ku shqiptari me vet deshire, pas mijera vjetesh shenderrohet ne jevg kulture. Faji pa diskutim eshte i Tiranes zyrtare.. dhe vlerave qe reflekton. Kosova eshte nje hiq.. edhe po te egzistoje deshira e vullneti nuk mund te beje kthese pa eliminu jevgun qe ka pushtu koken ne Tirane.

    Natyrisht po perdorim muziken si kampion te vlerave te gjithmbarshme qe dominojn shoqerine.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #525
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    Keshtu eshte gjithandej. Kudo ka servilizem vetem per nje cope buke. njerezit qe punojne per qeverisje nuk kane dinjitet. shiko ne usa si i vijne obames nga mbrapa. asnjeri nuk guxon ta kritikoje.
    Ashtu eshte gjithandej,vetem se Enveri te shuane si fis.

  6. #526
    Citim Postuar më parë nga Orteku Lexo Postimin
    Nëse kthehesh dhe lexon artikullin që i prinë kësaj teme , do të kuptosh pse duhet të flasim për krimet në përgjithësi .Njëra nga shume të mirat e sistemit të asaj kohe ishte siguria. Kush guxonte të grabiste fëmijë dhe ti nxirrte jasht shtetit që tu shiste organet?! Kush guxonte të grabiste bankat dhe dyqanet në pikë të ditës?! Kush guxonte të shiste femrat shqiptare për prostitucion rrugëve të botës ?! Mos të flas për krimet ordinere që po ndodhin çdo ditë rrugëve të Shqipërisë.
    Siguria ishte thjesht efekt dytesor i shtypjes qe i ishte bere popullit dhe faktit qe asnjeri nuk kishte ambicie apo endrra. Sic nuk kishte i gjithe populli, nuk kishin as ajo pakice qe u shkonte mendja per krime.

    Sic nuk lejoheshin 3 milion shqiptare te dilnin jashte shtettit, ashtu nuk mund te shiteshin dhe femijet jashte shtetit. Sic nuk lejoheshin 3 milion shqiptare te benin binzese private, ashtu nuk mund te shisje as organe.

    Te grabisje banka? E ku do i coje leket? Cfare mund te blije me 100 milion leke atehere si p.sh.? Ti cfare do beje po ti kishe?

  7. #527
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Kosova qe mbushur pas lufte me gabel te ardhur nga Shqiperia(tani jane rralluar) qe lypnin rrugeve.. dhe flisnin shqipen bilbil(merite e Enverit kjo). Jemi nga TIRONA thonin, me mburrje ja keshtu si ti qe mi kujton padashur, sikur te ishte ne vetvete vlere kushedi çfare te jesh cigan tirone. Jevgu me sa di nuk nderron zakone ku te jete.. ne NewYork apo Tiron..

    Problemi eshte diku tjeter, te shqipet qe kane marre zakonet e kulturen tende.. "o o ti mamica.." Kur eshte degju e kendu kjo muzike gabelqe nder shqiptare o i zi? Ja tani, s'degjon tjeter tingull qe nuk eshte i perlyer me kete nenkulture qe mburresh. Per te hasur ne diqka shqip duhet kthyer nja 30 vjet prapa.. ne kohen e luajve. Sigurisht nuk do shkoje gjate dhe do kerkoni te nderroni edhe flamurin, te vini gomar apo rrote karroce..
    Por n'fakt ç'rendesi ka kjo se harrova, mjafton e tepron te jesh nga tirona..


    Sa fobi i paske jevgjit moj hallqime !!!


    Sa i perket kultures time, ti nuk i afrohesh dot shoqja Pasionare, as ti dhe as kushdo tjeter qe predikon terrorin enverist. Imagjino çfare kulture, edukimi dhe intelekti mund te kete nje person si ty qe vetem llap e llap per krimet enveriste.
    Edhe nje jevg qe lyp prane xhamise se Et'hem Beut ne TIRONE ka me shume kulture dhe edukate se sa nje qelbanike si ty. Lere pastaj me ata kengetaret/kercimtaret e tallavase as nuk mund te krahasohesh.

    Ndersa une si dore e bardhe (si me quajne jevgjit) as nuk te honeps fare !!!

    Hallqime, je vetem nje puçerr e keqe me qelb qe duhet shtrydhur fort e disinfektuar vendin sa me pare.

    Paskam harruar çeshtjen e flamurit. Nga nje mbledhje e fundit qe ishte bere ne PD ishte vendosur qe me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise, Flamurit Kombetar, atij qe valevitet ne sheshin Skenderbej, ti shtohej stema e PD brenda shqiponjes se zeze.

    U takofsh sa me pare me Enverin !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #528
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga marangozi Lexo Postimin
    Me fal Baron, po thelbi i komentit time nuk ishte kosto e diplomave etj.
    Flitet per te njejtat praktika. Madje dhe fakti qe te gjithe duan te punojne ne shtet eshte ne nje fare menyre nje trashigimi e sistemit "socialist" ku shteti ishte pergjeges per te gjitha.

    Nejse, mua nuk me duket sikur ka ndryshuar shume. Fakti qe kur nderrohen qeverite dhe pastrueset zevendesohen, deshmon per nje realitet te pandryshuar.

    Shpresoj te jem i gabuar dhe se nje dite do jete ndryshe.

    Gjithe te mirat nga nje mesus pune me dru ne pension


    I Nderuar Presor !!!

    Ne kete rast ka te beje kultura politike e drejtuesve dhe kultura e punes e punonjesve publike.

    Ndersa mua me duket qe ka ndryshuar shume, totalisht duhet te them. Mjaft qe jam i lire te leviz e te punoj ku te dua.

    Nqs do te ishte ajo kohe e ndyre akoma sot, me siguri ndonje "nip" i hallmines apo ndonje nga ithtaret e ketushem te FSH do ishte duke thyer ndonje cope derrase mbi koken time tek 313 apo ne Spaç !!!

    Do te jete ndryshe e ardhmja i nderuar Presor, vetem kur te vije ne fuqi brezi i shkolluar i vitlindjeve 2000 e prapa.


    Per Presorin tim te punes me dru ruaj akoma edhe sot respektin me te madh. Ishte nje burre babaxhan. U bene vite qe nuk e shoh te verdalliset neper Tirone me biçikleten e tij. Uroj te jete akoma mes te gjalleve !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #529
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    E mre bukurosha, ju ka mor molli per kamunizmin e?
    lol

    Si skane turp ca njerez qe permendin enver katilin!!
    Epo te kishte jetuar shekuj me pare, edhe do hezitoja per ta gjykuar,por e kam jetuar vet dreqi e mori ate sistem. I vogel vertet, ama si harroj dot ato dite te zeza.
    Mbase nuk do isha ne gjendje ta gjykoja si sistem nqs ai sistem sdo ishte rrezuar, ama tani qe po shijojme kete te riun eshte turp nqs hesht e se gjykon.
    Flas per ata qe sadopak e kane jetuar ate sistem.

    Baron, me rrengjethe mishin me ato pershkrimet e tua.
    Mu duk sikur eca mbrapsht ne kohe.

  10. #530
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Orteku Lexo Postimin
    Nëse kthehesh dhe lexon artikullin që i prinë kësaj teme , do të kuptosh pse duhet të flasim për krimet në përgjithësi .Njëra nga shume të mirat e sistemit të asaj kohe ishte siguria. Kush guxonte të grabiste fëmijë dhe ti nxirrte jasht shtetit që tu shiste organet?! Kush guxonte të grabiste bankat dhe dyqanet në pikë të ditës?! Kush guxonte të shiste femrat shqiptare për prostitucion rrugëve të botës ?! Mos të flas për krimet ordinere që po ndodhin çdo ditë rrugëve të Shqipërisë.


    A kishte prostitucion me te madh se sa prostitucioni njerezor qe praktikonte Enver halja me ane te "armes se fuqishme" te Sigurimit te Shtetit ??? A ka me kurvllik se sa vellai te spiunoje vellane ???

    A ka krim me te madh se sa te shohesh femije anemike apo te zverdhur vetem nga konsumimi i bukes se misrit ??? A ka krim me te madh se sa te privosh latantet nga qumshti ???

    A ka krim me ordiner se sa te provokosh nervat e njeriut te lodhur pas 8 oresh pune ne fabrike ne rradhen e mishit nepermjet provokatoreve profesioniste, vetem e vetem per te pare nese i duron shpirti akoma apo jo nga ai sistem ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 53 prej 65 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •