17 Shkurt 2004
Kush qe Diktatura e Ploretariatit Shqiptar? Rishikim mbi historine...!
Rishikim mbi historine e Shqiperise nen tutelen komuniste
Kumtesë e mbajtur nga deputeti Arbnori në Akademinë Kulturore "Iliria" në Romë.
Ja fytyra e diktaturës brenda qelive të burgut
Sipas teorise komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund te arrihej duke shkaterruar sistemin ekzistues me anen e revolucionit proletar ose luftes se armatosur. Sipas tyre, forca levizese e shoqerise ishte lufta e klasave e cila ishte e perjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe perjetesimi i pushtetit te ri realizohej me anen e diktatures se proletariatit c’ka nenkuptonte vendosjen e dhunes mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirine, mungesen e ligjit mbi shtetin ligjor. Per t’u realizuar diktatura e proletariatit u ngriten institucione dhe organizma shtypese kryesisht te fshehta, autoritare dhe frikesuese. Sipas kujtimeve qe nga femijeria dhe nga sa kam degjuar, mbaj mend, qe gjermanet iken naten e 28 nentorit 1944, ndersa ne Shkoder brigadat partizane hyne dhe parakaluan me 29 nentor 1944. Naten e 28 netorit u vra ne Shkoder nje furrtar, i cili kishte shkelur ndalim qarkullimin. Rreth e rreth Shkodres para 28-es ishin degjuar te shtena te vazhdueshme, por nuk u morr vesh te ishte bere ndonje lufte. Bombat qe shperthenin ishin nga depot e ndezuara te gjermaneve, sidomos tek shtepia e Sulcebegut. Ne parakalimin e brigadave partizane u pane te rreshtuar edhe qindra pjesetare te cetave balliste, zogiste etj, te cilet ishin dorezuar me porosi te komandave te tyre. Shumica derrmuese kishin hequr shqiponjen nga kapelja dhe kishin qepur me ngut nga nje yll te kuq.
Masat e para te pushtetit te ri ishin:
a ) rregjistrimi i vullnetareve per ne brigaden partizane te Shkodres te krijuar nje dite pas clirimit.
b) Mobilizimi me detyrim i atyre qe nuk regjistroheshin dhe nisja e tyre ne Jugosllavi, drejt Kosoves, drejt Berlinit.
c) Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatovici u nis krahinave per te zene edhe shtypur te arratisurit.
d) U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant Shefqet Peci per kontroll te arratisurish per kontroll armesh dhe konfiskim "mallrash" qe quheshin "te luftes".
e) Venia e triskave te bukes me 250 gram ne dite.
f) Krijimi i mencave te asistences sociale nga Organizata Amerikane e Ndihmave UNRRAg) Ne dhjetor te 1944 u pergatiten 60 vete per te dale ne gjyqin special dhe pas tre muajsh u pushkatuan 17 prej tyre.
h) Behet nje miting para bashkise se Shkodres. Mbahet nje fjalim dhe pastaj pa gjyq denohen me vdekje dhe pushkatohen ne vend ne mes te popullit 8 persona nder te cilet edhe Coku qe ngriti flamurin ne 1912 ne Lezhe. Ne Divizionin e Mbrojtjes se Popullit bente pjese Seksioni i Sigurimit, i cili merrej me informacionin, me biografite, me spiunazhin, me klasifikimin e armiqve, me arrestimet dhe me hetimet e fshehta. Seksioni i Sigurimit ishte nje organizem sekret, nje perbetim per te ruajtur perjtesisht pushtetin komunist ne Shqiperi. Ne 46 vjet diktature nuk ka patur ligj per Sigurimin e Shtetit. Ka pasur vetem nje vendim te Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH. Ne Komitetin Qendror ekzistonte nje zyre e Goditjes, qe planifikonte masat ndeshkimore dhe nje zyre e Thashethemeve, qe drejtonte disinformacionin per te hutuar njerezit. Ne vitin 1948 Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat baze te partise, por nuk e humbi bashkepunimin me te. Sigurimi i Shtetit kishte celulat e veta ne lagje, fshatra, ndermarrje, institucione, reparte ushtarake. Nga ana e vet Organizata Baze kishte nen vezhgim politik dhe shoqeror zonen e vet, dhe me anen e anetareve aktive te partise merrte ne shqyrtim raportimet, pergojimet, vezhgimet me karakter politik ose te dyshimte dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit te Partise, i cili kishte nje zyre te vecante qe mblidhte cdo raportim per ceshtje te dyshimta, per probleme te dyshimta, dhe ia komunikonte Sigurimit per veprim. Cdo njeri do te shkruante autobiografine cdo vit me te gjitha hollesite, sidomos me gjerat e dyshimta. Organizata Baze shtonte imtesite e veta ne kartelat prane Komitetit te Partise. Nje organizate tjeter me e gjere qe perfshinte gjithe popullsine e rritur te Shqiperise, me perjashtim te kulakeve dhe armiqve te shpallur ishte, Fronti Demokratik. Faza e pare e godtijes ishte kritika, pastaj demaskimi, ne fund heqja e triskes se Frontit, me ceremoni. Ne vendin e punes goditja kishte shkallezime te tjera: ulja ne kategori, kalim me pune ne prodhim, shkurtim kuadri, kalimin ne kantjere te largeta prodhimi, shkuarja ne baze ne vendlindje ose ne Malesi, pushim nga puna. Ne fillim te viteve 50 u vu ne perdorim Libri i Shtepise, sipas shembullit sovjetik ishe i detyruar te shenoje cdo njeri qe te vinte ne shtepi, qofte per te fjetur edhe nje nate. Duhet ta regjistroje mysafirin ne zyren e Keshillit, te shenoje kush ka ardhur, cfare lidhje ke me te, nga ka ardhur, perse ka ardhur sa do te qendroje c’numer dokumenti ka dhe te bleje edhe pullen edhe t’ia ngjisje faqes se librit.
Metodat e diktatures ishin te shkallezuara, synohej te krijoheshin gjithnje psikoza:
a) Ngjallja e frikes: imperializmi, revizionizmi, armiku i klases, sabotimi, bile u fol edhe per buburrecin amerikan.
b) Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime te jashtezakonshme. Kush nuk i paguante futej ne burg. Jane te njohura torturat per t’i detyruar te paguanin. U krijua koncepti qe cdo tregtar ishte njeri i poshter.
c) Aksionet ishin te panderprera: pune vullnetare, feste e panderprere, mitingje te vazhdueshme. Filloi me aksionin kunder karkalecit ne vitin 1945, rruga Kukes- Peshkopi 1946, hekurudha Durres-Elbasan, Durres-Rrogozhine, Durres-Tirane, Shkoder-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhen aksionet "Tu qepemi kodrave e maleve", pyllezimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerezit te dalin vullnetare. Kishte shume qe shkonin vete, kishte shume qe frikesoheshin. Tregojne se Skender Sallakut, nje humoristi te shquar i thane te dilte vullnetar. Ai rrudhi supet :- Sa per forme-, i thane,- se nuk te cojme ty. Pasi u regjistrua e pyeten :- Ku e do? - Ke? - Vendin e aksionit? – Ketu,- tha e ngriti gishtin.- Ku e pyeten prape.- E dua ne lule te ballit,- tha"
d) Fushatat "Lemi i pare shtetit" ishin te zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.
e) Huate shteterore. Zhvillohej nje gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, eshte me i miri. Po s’e jepje vete, caktonin shumen.
f) Shpallja kulak. Fshataret me te gjalle, me te zotet, me punetoret, me te pasur shpalleshin kulake, shpronesoheshin, u merrej toka, bagetia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik
g) U krijuan repartet e punes. "Reaksionaret" i mblidhnin vecmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune te detyruar ne ushtri, gurrore, toka te reja, keneta, bonifikime.
h) Internimet politike. Te gjithe familjet e te arratisurve dhe te dyshimteve i largonin nga kufiri, dhe i conin ne zonat kenetore. Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri ne 40 vjet. Gjyq per ta nuk kishte, vetem komunikim shtese intenimi.
i) Internimi ekonomik. E pesonin njerez qe kishin bere pune private pa leje. Internim per probleme morale: internonin per kurveri, per bizhoz, internonin prifterinj. Mbaj mend qe internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin te pafajshme dhe te dyja varen veten. Njerezit i internonin ne fshatra me te keqinj, me te varfer, me te thate. Hapeshin dosje per shumicen e popullsise se rritur, gra e burra, djem e vajza. Spiunet ishin ne numer shume te madh, me teper se ia merr mendja cilitdo. Duheshin per te kontrolluar njeri-tjetrin. Kudo qarkullonte parulla. Ne tre vete njeri eshte spiun. Kjo nuk ishte e vertete, por duhej per te krijuar pasiguri mes njerezve. Edhe spiunet kishin kategori.
Rezidentet quheshin me tallje "brigadieret qe mbledhnin letra". Bazat, shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin nje rrjet i gjalle, ku ishte e veshtire te ikje. Kishte spiune nga deshira, spiune nga detyrimi, spiune qe paguheshin 120 leke te vjetra, spiune qe imponoheshin se i kishin zene duke vjedhur, vajza ose gra qe i kishin zene ne imoralitet. Rekrutonin shume te rinj ne ushtri, ne shkolle, per te fituar burse etj.
Arrestimet. Si beheshin? Fshehtas, naten. Diten ne ndermarrje, ne institucion, me ceremoni. Ne mbledhje te lagjes, te frontit, me demaskim, me pergatitje demaskuesish. Kur donin te mos merrej vesh, e nisnin personin me sherbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin per te ikur dhe i zinin ne prite. Hetuesia, biruca. Ne fillim birucat e hetimit ishin sipas rastit. Ne Shkoder per shembull nga nje burg ne vitin 1946, u bene 13 burgje: Manastire fetare, katolike, shtepia tregtaresh, kinema. Mbaj mend femije: Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Franceskan, Shtepia e misionit Katolik, Burgu i Gestapos, Shtepia e Ulqinakut, Shtepia e Faslli Ademit, Shtepia e Dr. Karamitrit, Shtepia e Ciurcise, Policia te Murgeshat etj. Te arrestuarit vinin nje nga nje, dy, pese, dhjete ne nje dhome, vinin ne korridore mbeshtjellur me rrogoz, ne banjo kishte raste kur i lidhin edhe me dru ne oborr. Ne Tirane ishin tri pale birucash: Birucat e burgut te vjeter qe ishin dhoma te verteta, te medha, me derrase, me dritare te medha. Ishin ndertuar ne kohen e Zogut, dhe nuk kishte si i benin me te vogla. Ne oborrin e burgut te vjeter ishin ndertuar 50 biruca te vogla qe quheshin birucat e Kocit. Per to kishte dhene urdher per t’i ndertuar Koci Xoxe, ministri i Puneve te Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin 5-6 here me te vogla se te parat, nuk kishin dritare fare, vetem ne tavan kishte nje brime, te mbuluar me cimento si tunel siper, ku thuajse nuk dukej drita. Po ju jap pershkrimin e bere nga nje bashkevuajtes, qe ishte tmerruar nga keto biruca. "Me moren me makine gaz, me nje thes ne koke dhe si me sollen rrotull dy ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqen nga koka thesin e miellit qe me kishte marre frymen. Ne nje porte te erret dy rreshta policesh me nga nje hu ne dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg. Une vrapoja qe te shpetoja koken dhe hyra ne nje korridor te ngushte, te ngushte dhe te gjate qe nuk mbaronte kurre. Majtas kishte dyer te vogla, te vogla pa mbarim. Kur mbaroi korridori i pare, me doli nje kthese tjeter me nje korridor pa fund. Si te them, sikur te hyje te Fusha e Aviacionit dhe te perfundoje tek Spitali Civil. Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne nje biruce te erret ne nje pellg uje ne dysheme. Kthej koken anash: ne asnje ane te murit nuk kishte asnje dritare. Ngre koken lart. Ne tavan nje vrime 20 cm x 30 cm, me nje rrjete teli dhe e mbuluar me cimento, me dy kanale ajrosjeje anash. Dy tuba sigurisht uji, ishin perballe njeri-tjetrit, sigurisht per te te lagur diten dhe naten, ndryshe nga do te ishte formuar gjithe ai pellg uji ne dysheme. Dy tela elektriku vareshin po aty. Pa tjeter aty e merrnin korrentin per te torturuar. Me kontrolluan, me hoqen rripin e mesit, me hoqen llastikun e te mbathurave, pastaj nisen te me kepusin nje nga nje pullat e xhaketes, te pantallonave, te kemishes. Une edhe u tmerrova edhe u cudita. Me lane vetem pullen lart te pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden. Me pyeten, me kercenuan, me shane, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin nga motra, kur reagoja me fyenin me vazjen e vogel. Me akuzuan me gjera qe nuk m’i merrte mendja. U terbova. Kapa tavllen metalike, nuk levizte nga tryeza. Kapa karrigen nuk levizte as ajo, i kishte kater kembet e ngulura ne cimento, kapa tryezen e vogel, edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme. Ata qeshen. Si shperblim me permenden edhe gruan me te gjitha rimat e Sigurimit te Shtetit, edhe me goditen. Ate cast m’u zberthye kopsa e vetme e pantallonave dhe perpak sa s’me rane breket. I mbajta me njeren dore. Ate cast me thane se me kishin arrestuar edhe motren time. M’u be terr, e nuk mbaj mend asgje me teper. Me doli te fiketit ne biruce. Njera kembe me ishte lagur ne pellgun e ujit. Ne gjysme erresire pashe sportelin qe u hap. Pastaj kerciten celesat, u hapen drynjte e shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga nje cante lekure ne duar : "C’pate, - tha hetuesi, - qe ne fillim, keshtu! Me shikuan zemren, me hoqen xhaketen, me perveshen mengen dhe njeri nxorri nje vegel, sigurisht vegel korrenti ishte. Me mbeshtollen krahun dhe puf, puf, puf, puf me fryne duke me shtrenguar fort. Une u tmerrova. :" Cfare ben more!, Cfare ben!, Cfare beni! Po me leshonin korentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afer, me bene qull fare dhe erdha ne vete: - E ke tensionin 5 e gjysme, - me tha civili qe thoshte se ishte mjek. Me vone mora vesh se isha ne nje biruce, ku stuhia kishte mbushur pellgun nga tavani. Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e korentit per driten. Llampe nuk kishte ate nate. Kur e vune me iku nje pjese e frikes. "Birucat e treta te hetuesise, jane te Burgut te Ri. Ato jane ndertuar me dritare te medha, por ne vitet 50 kane mbyllur tre te katertat e me teper dhe lane vetem nje frengji sa per te marre pak fryme dhe per te njohur njeri-tjetrin ne gjysme errresire. Me rregull, kishte nje ore ne dite ajrosje ne nje kuti tullash pa tavan, por ne fakt te linin dy here ne jave nga 10 min. Banje te nxehte nuk kishte kurre, mund te laheshe nje here ne gjashte muaj me uje te ftohte. Hetuesia ishte e gjate. Une kam bere afer dy vjet, shto dy vjet te tjera izolim te plote pas hetuesise dhe gjyqit. Birucat e Burgut te Ri ishin me cimento. Kishte nje batanije, 2 sipas deshires se hetuesit. Ushqimet liheshin jashte ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjte e medhenj shetisnin lirshem ne korridore dhe benin c’te donin me ushqimet tona. Racioni zyrtarisht ishte 500 gr, por ne fakt 1600-1700gr ndahej katersh dhe nje e katerta ishte racioni yt, ai qe pastronte korridorin merrte nje buke teprice. Merrnin edhe spiunet teprice, dhe ai po te donte te jepte nje pjese nga hisja jote, dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se gjoja ia solli familja me nje cope marmalate. Ne fushaten e patates, buka zevendesohej me patate te ziera, ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e veshtire e urise. Supe, jepej ne dreke, e ne darke. Ishte nje spirileng me oriz me krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza te zeza. Nuk flas per nje, dy a tre, por per qindra miza qe duhej te mbyllje syte e t’i kaperdije. Kripe kishte 5 gr, vaj kishte 6.5 gr, por ne fakt kurre nuk shihej nje gjurme yndyre. Kur kishte leng fasuleje ishte dite feste. Nje here ne muaj kur kishte patate ne gjelle, ajo ishte shume e shijshme. Do t’ju them dhe nje gje: kur qellonte qe te te rrihnin (se nuk te rrihnin perdite), kur ktheheshe ne biruce haje buken me aq shije, sa nuk e kishte shijuar as ne dasem. Ne biruce te jepnin tri cigare ne dite, nje ne mengjez, nje ne dreke dhe nje ne darke. Kuptohet po te rrije urte. Ndryshe te kapercente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej te prisje deri te nesermen ne dreke. Ne biruce vinin edhe ushqime nga familja. Nje here ne muaj, sheqer, biskota, marmelate, etj. Po ne biruce ka edhe histori te tjera. Sa vete kane vrare veten ne hetuesi? Sa jane hedhur nga dritaret, plasur trute ne sokak, sa jane varur me carcafe, ose me kemisha te grisura ? Me e renda ishte: pasiguria ne biruce.
Ajo ishte nje front i hapur, ku sulmi mund te te vije nga cdo ane e ti nuk nuk mund te mbrohesh nga asnje drejtim. Torturat: Pas kongresit te pare 1948 u tha se cfare torturash ishin zhvilluar nga Sigurimi i Shtetit. Po japim disa deshmi te dhena nga te torturuarit dhe torturuesit qe gjenden ne fondin e Ministrise se Puneve te Brendshme.
Shaban Zoreci: Me eshte aplikuar sistemi i jelekut dhe me kane lene 16 dite te varur per kembesh. Me kane dhene nje leter me 11 pika per te plotesuar se isha anetar i Organizates Tekniko-Industriale. Ne hetim kane marre pjese edhe tre oficere jugosllave qe hynin e dilnin ne burg pa pyetur rojet. Vango Mitrojorgji tregon per nje proces fallso te bere gjoja per te burgosurin Kole Kuqali, i cili kishte kohe qe kishte varur veten. Ky proces i tregohej te burgosurve te tjere si i bere nga ai vete Kole Kuqali nacionalist, demokrat, deputet i Kuvendit Popullor, baba i deshmorit Gjike Kuqali. Kleanthi Andoni tregon per torturat me hekurin e skuqur te bere mbi avokatin. Myzafer Pipa, deri ne humbjen e ndjenjave e ne prag te vdekjes. Siri Carcani, Muco Saliu dhe Vaske Koleci, kemi pasur kartabjanka per te torturuar, aq sa na kane vdekur edhe njerez ne duar. Me kujtohet nje plak me mbiemrin Shandeda, te cilin e kam rrahur une.
Keto ishin një pjesë e historisë së paimagjinueshme të diktaturës shqiptare.
Akademia Kulturore "Iliria" në Romë duke e vlerësuar figurën e antikomunistit Arbnori, 2 vjet me parë e dekoroi atë me Medalien e Akademisë. Në këtë simpozium shkencor z. Arbnori mbajti kumtesën me temë: "Nga jeta në burgjet e diktaturës". Në simpozium ishin të ftuar personalitete të shquar politikë të Kosovës, Adem Demaçi, i lauruar me çmimin "Saharov", kryetar i Forumit për të Drejtat e Njeriut kundër dhunës policore, profesoresha e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Diana Kastrati dhe gazetarja Afërdita Tafaj. Në këtë simpozium të drejtuar nga zonja Nermin Vlora Falaski, kryetare e kësaj Akademie, u mbajtën tre referate. Referatin e parë në këtë simpozium e mbajti Doktoresha e Shkencave, Diana Kastrati, me temë "Nga burgjet e mia", të shkrimtarit Silvio Peliko. Ndërsa, zoti Pjetër Arbnori mbajti referatin me temë "Nga jeta në burgjet e diktaturës komuniste". Zoti Adem Demaçi mbajti referatin me temë mbi jetën në burgjet serbe, duke e vështruar këtë në një këndvështrim filozofik. Në fund të këtij simpoziumi tre referuesve, kjo Akademi iu dha nga një diplomë dhe u dorëzoi edhe medaljen e Akademisë. Në mbrëmje u shtrua edhe një darkë me rastin e 80-vjetorit të lindjes së kryetares së Këshillit Drejtues të kësaj Akademie, zonjës Nermin Vlora Falaski, e cila është një ambasadore e vërtetë e historisë dhe kulturës shqiptare në botë. Në simpozium morën pjesë shumë personalitete të kulturës shqiptare dhe të huaj. U bënë diskutime dhe u dhanë vlerësime për referatet dhe punën e Akademisë në përgjithësi.
“Afërdita Tafaj dhe avokati Myzafer Pipa, janë torturuar keqazi nga Vaske Koleci, Zoi Themeli dhe une. Cdo i burgosur ka kaluar ne tortura”. Koci Xoxe deklaron ne gjyq:” Une kam dhene udher t’u pakesohen ushqimet, uji dhe rrobat deri ne torturen e vdekjes. Per Veriun, ne shkurt 1945 i kam dhene urdher Vaske Kolecit, qe te vriste pa gjyq. Per vrasjet pa gjyq kam qene keshilluar dhe jane bere me urdhrin e shokut komandant Enver Hoxha. Kam pasur edhe vendim byroje per kete.
Deklarate mbi metodat dhe llojet e torturave (Kopi Niko)
1.Rrahje me dru deri sa te behen palge dhe te bjere mishi
2.Kruarje e plageve te qelbezuara me dru
3.Cpuarje e mishit me te djegur
4.Elektrik ne veshe
5.Futje e kripes ne mish
6.Lagia me uje te ftohte
7.Lenia pa buke deri ne vdekje
8. Lenia pa buke per disa ore
9.Lenia zhveshur ne te ftohte
10.Jeleku i forces
11.Dinamit ne vehte
12. Shtrengimi i gishterinjve me pinca
13.Fekale ne goje
14.Varje me koke poshte
15.Lidhje ne peme
16.Lenie ne diell
17.Macoku ne tumane
18.Pergatitje varri , pushke ne goje
19.Tentative per c’nderim te vajzes
Grupet armiqesore krijoheshin sipas situatave: akuzat false, prifterinjte spiune te Vatikanit.Tregtaret torturoheshin per t’u nxjerre florinjte. Grupe oficeresh te Zogut, Intelektuale-Shkrimtare, Grupi i deputeteve, Grupi Tekniko-Intelektuale i Fullsit, Imperializmi amerikan, Grupi i Maliqit.
Fronti i Rezistences i sajuar nga Sigurimi Gjyq, i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit, Bedri Spahiut, Tuk Jakoves, Gjyqi i Teme Sejkos, Liri Belishoves, Gjyqi i kinezeve, Abdyl Kellezi, Koco Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Pjeter Meshkalla, Instituti, Letra Memet Shehut, Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashte. Shoqeroheshin te lidhur ne kembe. Dy- tri shamizeza dhe jevgj thirrnin: "Ne litar kriminelet!". Edhe rruges edhe ne rreshtat e pare. Avokatet kercenoheshin. Myzafer Pipa, avokat, u arrestua ne sallen e gjyqit dhe doli i vdekur.
Denimet:
Ngjiteshin pllakata te shtypura.
Pushkatimet ne mengjez prane varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative.
Mishi i vicit i varur ne qafe.
Isuf Gjoka nuk bej be ne kuran, per nje hekur, per nje pushke. Don Ndoc Ndoja: mbi varr te nenes kryq me guraleca. Kurorat diteve te shtunave te plehrat. Nexhmije Hoxha, -Mbi Luften e Klasave, Grupi Social-Demokrat. Mendimet-qendrimet-Pjesetaret mesues teknike, programi shtypja, qytete te ndryshme, arrestimet, hetuesia nje vit e gjysme, denim me vdekje : Birucat Durres-Tirane "Nene mos derdh nje lote per mua". Kryetar gjyqi: Llazi Polena Prokurore: Samedin Resnja, Sami Kapllani. Izolimi pas denimit dhoma 6 dhe 4 Jallanshahitet e gjyqit te Teme Sejkos. Kampet e punes: Lac, Fushekruje, Elbasan, Burgu i Burrelit eshte ndertuar ne 1938, kur ishte kryeminister Koco Kota. U ndertua per kriminele te posacem ordinere se atehere te burgosur politike nuk kishte. Pa u mbushur dhjete vjet, Koco Koten e vrane pa gjyq ne po kete burg. E quajne me te drejte: Burgu i Tmerrshem i Burrelit. Te porta e rende e hekurt te prisnin me parullen: " Burrel-hyn e s’del". Ne te vertete burgun e mire apo te keq e ben rregullorja dhe njerezit qe e zbatonin ishin kriminele. Burgu ishte planifikuar te ndertohej me dy kate, punishte, lart, fjetore. Por burgu nuk arriti te kryhej per shkak te okupacionit italian te 7 prillit 1939. Ate vit, perpara fati e desh qe familja ime te gjendej ne Burrel. Qendra e banimit ishte e vogel: shkolla, xhamia, zyrat e nenprefektures, qendra shendetesore, rreth komandes se Xhandarmerise, ku im ate Filip Toma ishte oficer, shkolla e xhandermarise qe pergatiste kursante dhe disa shtepi banimi. Jashte qytezes, ne nje pyll me shkurre ngrihej ndertesa e burgut, plot me skela si kantjer ndertimi. Para 7 prillit babai erdhi ne shtepi, nxorri nagantin e ma vuri ne dore, kapi gishtin tim me te vetin dhe me ndihmoi te terhiqija kembezen, nje krisme shurdhuese u degjua pastaj tjetra, e tjetra. Krisen edhe arme te tjera. Mbreti Zog ishte bere me djale. Po ate dite nje grumbull civilesh dhe ushtaresh te armatosur u nisen ne Durres per te pritur Italine me lufte. Bazi i Canit ishte caktuar komandant i Mbrojtjes dhe po mobilizonte njerezit. Im ate u vendos tek aspirant Ndoc Plani, oficer artilerie qe qelloi me topa nga kodrat e Durresit me 7 prill. Pas disa ditesh babai u kthye i lodhur, i pluhurosur e i deshperuar. Kishte deshtuar cdo gje. Atdheu ishte pushtuar,mbreti kishte ikur. Burgu i Burrelit mbeti ne gjysme, ne katin e pare. Hekurat e zgjatur te kollonave i kam gjetur akoma ne vere te vitit 1967, kur me sollen te lidhur, nga kampi i Elbasanit per te vuajtur dhjetra e dhjetra vite denimi. Ne kohen e Italise, burgu u perdor per disa muaj per disa te burgosur, me vone u kthye si strehim i regjimentit te Divizionit Malor te Artilerise. Mushkat qe bartnin mortajat lidheshin me zinxhire me hallkat e mberthyera ne mur, kur u kthyen ne burg ne vitin 1946, ishin po keto hallka te mushkave, por qe perdoreshin per te lidhur njerezit dite e nate. Burgu ishte rreth 120 meter i gjate dhe rreth 10 meter i gjere. Korridoret e gjata e te ngushta arkitekti i kishte ndertuar nga Veriu, nga frynte era, fjetoret ishin nga jugu nga binte dielli. Dielli hynte brenda paksa ne dimer, ndersa ne vere nuk hynte brenda se ishte lart. Oborri ishte i madh, por vit pas viti erdhen duke e kufizuar me vija anash, ku nuk mund te kaloje. Ne vitet 70, oborri u nda me dysh me mur te larte, pastaj aty u ndertuan magazinat, banjot, biblioteka e Marksizem-Leninizmit. Keshtu qe, oborri cdo vit e zvogelohej. Ne oborr kishte nje pus ku nxirrnim uje. Uji ishte problem ne Burrel. E nxirrnim me gaveta te lidhura me ushkur nyje-nyje. Kur ishin 700-800 te denuar pat arritur nje gavete te shitej me nje pakete cigare partizani. Ne pus qe hedhur brenda per t’u mbytur kolonel Sami Koka i denuar 25 vjet. Grindja e pare ne Burrel mund te behej per vendin, minimumi i hapesires se dyshekut ishte 38 cm, maksimumi 60 cm, pra nje gjeresi gazete. Zenka e dyte behej per dritaret. 30-40 vete ne nje dhome 8 X 5 krijohej zagushi, ajer i mbytur, ajer i qelbur, njerezit semureshin, me te diturit kerkonin te hapeshin dritaret, pleqte e fshataret kerkonin t’i mbyllnin derisa me leje te komandos njerezit u ndane sipas dritareve. Zenka e trete ndodhte per rradhen e nevojes, per qypat e shurres, qe gjindeshin ne cdo dhome, ne qoshe. Koha e daljes per nevoje ishte shume e kufizuar. Sa dilje ne ajrosje, puna e pare do te zije rradhen e nevojes, qellonte qe gjithe koha e ajrimit te mos mjaftonte per te kryer nevojat personale; mbushje uje, larje e dalje nevoje. Naten dera nuk hapej. Dhe kush ishte keq do te kryente nevojen ne sy te 30-40 apo 50 burrave. Naten ishin aq ngushte, sa nuk mund te ktheheshe ne anen tjeter, pa zgjuar shokun nga gjumi. Po te ngriheshe naten per te shkuar tek qypi, mund te mbeteshe ne kembe, sepse te tjeret ishin zgjeruar dhe te kishin zene vendin. Atehere do te prisje sa te ngrihej nje tjeter nevojtar, duhet t’i rrije gati e t’i zije vendin. Zenka e katert mund te ndodhte per rradhen e leximit te gazetes, per rradhen e govates per larje, per peshoren e bukes etj, etj, etj. Kur ishim 700-800 vete te gjithe korridoret ishin zene me dysheke te shtruar, ishin te zena edhe 26 birucat, ku ne secilat fusnin 7 vete me gjithe placka. Ata rrinin si sardelet tre nga dera kater nga dritarja, me kembe nga goja e tjetrit. Me vone kur u pakesuan te denuarit ne 400-500 vete, birucat perdoreshin per ndeshkime te renda, ku te linin nje muaj ne cimento me dritaren hapur ne dimer, te zhveshur, te lidhur me zinxhire. Ne Burgun e Burrelit kane vdekur shume njerez qe shpesh here, nuk kishte qofte edhe nje aspirine. Ne kohet e veshtira shume kane vdekur nga uria, vec kesaj edhe vetvrasjet kane qene te shpeshta, rrahje ne biruca dhe tortura me hekura ishte zakonshme.
http://www.forumihorizont.com/printthread.php3?threadid=4210&perpage=1&pagenumbe r=2
Krijoni Kontakt