E kam lexuar më herët postimin tënd, por s'kam qënë e ngeshme të të përgjigjesha. BATO unë nuk e di ç'raport virtual ke me femrat e tjera të forumit, por unë s'të lejoj që t'më përgjigjesh me këtë gjuhë! Nuk të kam munguar ndonjëherë në respekt, as jam sharë para e pas me ty, jam treguar gjithnjë e sjellshme kur të kam replikuar dhe për këtë arsye pretendoj, madje dua, që nqs në të ardhmen ndeshesh në postimet e mia dhe ke atë nxitjen për të replikuar, bëje si njeri i qytetëruar dhe i rritur.
Tani në temë:
Unë s'kam dal në asnjë përfundim! Si dole ti në këtë përfundim?! Që në fillim të postimit, kam kam shkruar se nuk e besoj këtë histori e më pas kam thënë Nqs është e vërtetë se plaku e ka përdhunuar me 13 apo 14 vjeç, atëherë është e kuptueshme që vajza nuk ka guxuar të flasë.-BATO-;3509017]Nuk dihet nëse është përdhunuar apo ka shkuar me dëshirë, kështu që mos dil në përfundime kot. Kështu thatë edhe për babanë, që e ka vrarë ai, dhe nuk doli ashtu.
Së dyti, ishte postimi im i parë në këtë teme. Nqs s'i lexon postimet në temë nga fillimi, mundohu të mos flasësh në vetën e dytë shumës aq më tepër kur citon dikë, sepse është gjithëpërfshirëse. Mos më ngatërron gjë me ata shumë të tjerë këtu që luajnë rolin e plakave llapaqene e gjuhëgjatë të lagjes? Epo s'jam e tillë. Në raste të tilla, pres gjithnjë ndriçimin e ngjarjes nga burime zyrtare dhe nëse s'më pritet mundohem të jem asnjanëse në atë që më lëshojnë gishtat mbi tastjerë.
Nuk je shpellar e as tiran, kur je kundër shtatzanisë në moshë të mitur e jashtë martese. Unë e kam cilësuar ''tiran'' për nga qëndrimi i tij kundrejt vajzës së tij, e cilësoj V A J Z Ë S!!! Është krijesa e tij, është fëmija e tij, është gjithçkaja e tij. Prind nuk mund të bëhet gjithkush. Fëmijët duan përkujdesje, kohë e nerva, aq më tepër që jo të gjithë janë njësoj, sepse ka edhe fëmijë të vështirë. Huri dhe diktatura janë mjeti i duhur pedagogjik për 'të shtruar' fëmijën. Prindi është si një skulptor. Një skulptor duhet të ketë durim dhe të tregojë dashuri kur me anë të çekiçit dhe daltës gdhend dhe laton gurin. Nqs nuk tregon mjeshtëri, nuk është i durueshëm por i rrëmbyer dhe e bën punën shkel e shko, atëherë guri nuk merr formën e dëshiruar. Edukimi është pikërisht dalta dhe çekiçi në duart e prindit. Ai duhet ti përdorë me mjeshtëri ato, nqs do që ta ''gdhendë'' dhe ti japë formë fëmijës së tij.Pse, ai që nuk do që bija e tij të mbetet shtatazanë në moshë të vogël e jashtë martese, qenka tiran? Çfarë doni ju, të palloheni lirshëm që të vogla, e bile të mbeteni edhe shtatzëna, e babai mos t'ju thotë gjë?
Pse, të jesh kundër shtatzanisë në moshë të mitur e jashtë martese, qenke shpellar?
E në këtë kontekst e kisha edhe epitetin ''shpellar''. Shpellariteti përfaqëson mentalitetin e mykur të këtij malokut, i cili nën diktaturën e tij prej tirani, i vinte kufirin gocës te thana. Ai duhet të punojë me vajzën e tij, të jetë për të si një shok dhe jo tutori ndrydhës i saj. Prandaj them mirë e gjeti, sepse duke e ndrydhur e ndaluar shumë gjëra, e ktheu në një curvë të vogël. Nuk ka të bëjë me shtatzaninë e saj. Nuk është ky problemi. Problemi është tjetërkund BATO. Problemi është te edukimi i fëmijës që e thashë më sipër. Shumë prindër shqiptarë janë të paemancipuar dhe jomendjehapur në edukimin e vajzave të tyre (fëmijëve më gjerë) Duke u ndaluar çdo gjë, duke u sjellë me to si kontroll freak dhe duke mos i lënë të lira të jetojnë moshën e tyre, bëjnë që vajzat e tyre të kenë dy karaktere: ''të mirat dhe punëtoret në shtëpi'' dhe të përdalat jashtë saj e syve të babait. Kur fëmijës ia ndalon diçka, ka për ta gjetur me siguri një rrugë në fshehtësi për ta bërë atë. Mos harro se në pubertet, aty ku duket se ''gomari fluturon'', fëmijët kanë nevojë më shumë se kurrë për prezencën e prindit, sepse në shoqërinë e tyre shumë gjëra janë cool, shumë gjëra duhen patur, shumë gjëra duhen provuar, ndryshe nuk pranohesh e ndryshe je ''katunar''. Ndaj prindi punon me fëmijën, duhet të jetë aty që fëmija të qajë hallet me të, jo me shoqet e shokët, për të parandaluar gabimet e mundshme.Këtu po e cilësoke shtatzaninë e vajzës si një gjë të keqe.
Ky babai është shpellar, apo ka të drejtë kur nuk do që bija e tij të bjerë shtatzënë në moshë të mitur e jashtë martese? Pse thua "mirë e gjeti babain"? Ti nuk duhet ta thuash këtë, sepse rënia shtatzanë jashtë martese nuk është gjë e keqe për ty.
Si të thashë më sipër, hera e parë që shkruajta në temë e s'iu hakërrova e qepa askujt. Këtë shkruaja atyre që e paskan thënë e bërë. E si të thashë e shkruajta mësipër o BATO, ç'a mbolle do korrësh. Mbolle bar të keq, ashtu do e kesh.Që kur nisi kjo temë, iu qepët babait, e ka vrarë ai. Edhe tani që u mor vesh se nuk e ka vrarë ai, prapë i hakërroheni babait. Kaq inat i paskeni baballarët në përgjithësi? Kaq inat i keni edhe baballarët tuaj?
Me ç'duket, ju vajzat inatin e paskeni vetëm me baballarët, të cilët nuk duan që bijat e tyre të pallohen lirshëm që të vogla e të mbeten shtatzëna.
E sa për babain tim, s'ta them për klishe, si e thonë të gjitha vogëlushet në facebook, por është një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën time. E dua dhe respektoj mbi gjithçka, jo vetëm se është rropatur e ka sakrifikuar që ne mos të na mungojë asgjë dhe të na mundësojë një të ardhme të denjë (ende sakrifikon), por edhe sepse ka patur durim derri të gdhendë një gur të vështirë dhe ta bëjë njeri. Unë nuk harroj netët e gjata, kur ai edhe ime më, më bënin moral (kështu e cilësoja atëherë) dhe përpiqeshin të më varnin shumë vathë në vesh. Gjithmonë e kam respektuar autoritetin e tij si baba, por nuk e kam patur frikë asnjëherë, sepse ai për mua gjithmonë ka qënë shoku im më i mirë. E marr për shembull e etallon. Është mashkulli im ideal, nqs jam krenare për atë që jam dhe jetën që kam ngritur këtu, është falë tij dhe vathëve të tij e nuk e di a kam për t'ia shpërblyer ndonjëherë, ndoshta kjo jetë nuk do të më mjaftonte.
Se e zgjata shumë![]()
Krijoni Kontakt