Close
Faqja 0 prej 56 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 555
  1. #1

    Masakrohet një 18-vjeçare, babai gjen në arë trupin pa kokë

    DURRËS-Një masakër ndaj një vajze të re në Fllakë të Durrësit ka alarmuar policinë, e cila ka nisur hetimet rreth ngjarjes së rëndë dhe të pazakontë.

    Viktima quhet Aishe Vata, 18 vjeç, banore në Xhafzotaj. Ka qenë babai i saj që ka gjetur trupin në mes të arës me misër në mbikalimin e Fllakës, afro 200 metra larg viles trekateshe ku banon familja Vata. Prindi është shokuar kur ka parë trupin pa kokë dhe ka njoftuar vec familjarëve dhe policinë e Durrësit. Në vendngjarje policia konstatoi se trupi ishte masakruar me thikë, ndërsa mungonte koka e viktimës. Trupi u gjet vetem me robdeshamber dhe pjeserisht e veshur me te brendshme. Megjithe kerkimet në zonën perreth nuk eshte gjetur ende koka e prere nga trupi.

    Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Nga të dhënat e para, mësohet se 18-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia rreth orës 2 të nates, për të mos u kthyer më në banesë.

    Policia po kryen hetimet dhe bën të ditur se vajza kishte përfunduar shkollën e mesme të Medresesë dhe më pas nuk ka vazhduar studime të larta.

    Hetimet janë shtrire në 2 pista. Dyshime ka për ndonjë krim të mundshëm pasionant, ose ndonjë konflikt i mundshëm i familjes me persona të tjerë. Hetimet do të zbardhin të vërtetën rreth ngjarjes.

    (d.b/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Tmerrr !!


  3. #3
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    - vetem sa e lexova edhe une kete, aq e tmerrshme mu dok sa nuk i besova, edhe nuk e solla ketu.!!!!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Tmerr!!!!!
    Kur mendon se edhe nese kapet krimineli do bej ca vite burg e do dale.
    Kemi mbi 20 vjet qe per hater te Evropes nuk aplikojme denimin me vdekje. Kriminaliteti ne Shqiperi eshte me i larti ne Evrope. A ja vlen ta paguajme kete cmim per Evropen?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Shume detaje i mungojne kesaj historie. Me sa duket familja di dicka me teper ose eshte e perfshire ne ket vrasje. RIP per viktimen, gjynah shume e re.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Nuk ka rendesi, per mendimin tim, kush ka faj, apo qfare eshte arsyeja...T`i pritet koka njeriut...Pa Koment!!!!

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    I jati do e kete vrare me siguri. Do kete njohur ndonje ne fejsbuk, e ka dash me ik Kjo naten. Pa dale ku shkon I ka thene ai, ta preva koken. Edhe ja paska pre vertete. versioni im ky kshu kot. Po ma merr mendja do I Jem afruar 99% te ngjarjes vertete. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Ngushellime te sinqerta familjes .Nuk ka asgje ne bote qe justifikon nje gje te tille e cmund te kete bere valle nje vajze 18 vjece per te merituar kte lloj kafsherie ???????Pa fjale zoti paste meshire per specien tone

    Deri sa te vihet denimi me Vdekje, vetem keshtu lajmesh do degjoni e shikoni
    Partizoni

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Sistemi gjyqesor,gjykata,drejtesia eshte per qytetaret.
    Per fat te keq ne zona te thella ne Shqiperi vazhdojne te jetojne injorante dhe kafshe te egra me fytyre njeriu qe nuk kane lexuar ndonjehere gazete ne jeten e vet ,nuk e kane degjuar ndonjehere fjalen gjykate,fjalen polici, fjalen burg.
    Per kete kategori i kape u verifikuan qe jane kriminele dhe futja plumbin ballit dhe
    end of the story.
    Drejtesi eshte, ai qe ben krim,vret ai duhet te pushkatohet me ceremoni nga shteti,ose te varet ne litar,ose ampule helmi,ose injeksion helmi ose karrige elektrike.
    Ai qe vret duhet te vritet sepse e meriton te vritet,sepse duhet te marre ate qe i takon dhe jo te burgoset pa afat, e thjeshte fare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-10-2012 më 22:41
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Hetusia duhet te gjeje nga plaget,mpiksja e gjakut tharjet e plageve me saktesi se kur ne cfare
    ore eshte bere vrasja..pastaj ti beje analiza gjaku babait te vajzes nese ka alkol ne gjak dhe mund te gjejne me saktesi se kur ka pire alkol ai per here te fundit.
    Nqs del qe ai ka pire alkol ne 4 te mengjezit supozojme dhe vrasja eshte kryer ne 3 e gjysem dhe raportuar vrasjen ne 12 te drekes, atehere babai e ka vrare ,babai ka qene zgjuar naten e ka ndjekur vajzen vrare ate fshehur koken dhe eshte kthyer ne shtepi dhe i eshte futur pijes nga stresi.
    Duhet pare edhe facebuku telefoni i viktimes me ke ka folur per cfare eshte folur
    me ke ka pas lidhje romance... etj
    Perse nje vajze 18 vjece duhet te marre arratine dhe largohet nga shtepia ne 2 te mengjesit kur ajo mund ta braktise shtepine dhe ike me te dashurin e vet ne 10 te mengjesit kur babai i saj nuk eshte rrotull.
    Ka mundesi qe ajo te kete futur ndonje te dashur ne dhomen e saj fshehurazi naten vone.I jati ka ndjere zhurme ka shkuar i ka rene deres.Dashnori ka ik nga dritarja,babai ka kap mat gocen.ka bere sherr,share qelluar ajo ka ik me vrap jashte shtepise.Ai ka shkuar ne guzhine marre ndonje thike dhe ndjekur ne are dhe e ka vrare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-10-2012 më 22:58
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 56 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •