Close
Faqja 56 prej 56 FillimFillim ... 646545556
Duke shfaqur rezultatin 551 deri 555 prej 555
  1. #551
    i/e regjistruar Maska e taku72
    Anëtarësuar
    23-11-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    115

    Për: Shaban Norja: Shoqet e Ajshes, lidhje intime me pensionistë

    kujdes prej shabonit anej ka burgu se ju ka bo ves ajo pune se nuk rri pa e lag

  2. #552
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Masakrohet një 18-vjeçare, babai gjen në arë trupin pa kokë

    Familja e Ajshe Vatës ikën nga fshati: Shaban Norjen e dënuan pak

    DURRES - Vila trekatëshe e familjes Vata në fshatin Xhafzotaj të Durrësit është më e “heshtur” se heshtja mbi varrin e Ajshes 18-vjeçare. Trokasim në portën e banesës, të cilën e hap Sulejman Vata, gjyshi i vajzës, e cila u masakrua më 11 tetor të vitit që shkoi. Plaku nuk na fton brenda sipas zakonit. Sapo i themi që jemi gazetarë, ai stepet. “Çfarë kërkoni? Djali im, Muhameti nuk është më këtu, ka ikur familjarisht në Suedi. Nuk e duroi më gjëmën që na ndodhi. Që prej një muaj e gjysmë, ai mori gruan dhe fëmijët dhe u largua”, pohon plaku 80-vjeçar. Ndërkohë, ai shprehet se është i pakënaqur me vendimin e marrë dy ditë më parë nga Gjykata e Durrësit ndaj Shaban Norjes. “Norja më masakroi mbesën, nuk më vjen mirë që e dënuan me 25 vjet burg”, shprehet Sulejman Vata. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se është e vërtetë që familja e Muhamet Vatës është larguar nga Xhafzotaj, por nuk ka ikur në Suedi. Sipas policisë lokale, familja e 18-vjeçares që iu pre koka është shpërngulur me banim në Laprakë të Tiranës. Ndërkohë, gjyshi i viktimës, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon përse u largua i biri dhe familja e këtij të fundit.
    Zoti Sulejman, një ditë më parë (të hënën), vrasësi i mbesës tuaj, Shaban Norja u dënua me 25 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit. Në të tria seancat gjyqësore, asnjë pjesëtar i familjes tuaj nuk ishte i pranishëm. Përse?
    Ne ia lamë gjithçka në dorë drejtësisë. Është drejtësia që vendos për atë që bëri Norja. Ne na iku Aishja në lule të rinisë, tani shteti dhe drejtësia e dinë mirë se çfarë do të bëjnë. Por nuk më vjen mirë që e kanë toleruar duke i dhënë këtë vendim të zbutur.
    Si e priti vendimin djali juaj, Muhameti?
    Im bir nuk është këtu. Që prej një muaji e gjysmë ai ka ikur jashtë shtetit, në Suedi, me gjithë familjen e tij. Nuk mund të duronte më gjëmën që na ndodhi. Jo vetëm ai si baba, por edhe fëmijët, motrat e vëllezërit e Aishes. Ata janë të vegjël dhe kudo flitej për motrën e tyre.
    Ju do rrini këtu në Xhafzotaj, apo do të shkoni tek djali juaj?
    Unë do të qëndroj këtu edhe disa kohë. Kam gruan dhe djalin në shkollë, në klasë të 6-të. Pensionin e kam sa për të mbajtur frymën gjallë, nuk do të largohem.
    Ju e kishit njohur më parë Shaban Norjen? Hynte e dilte shpesh në shtëpinë tuaj?
    E kisha njohur, por nuk kisha ndonjë miqësi apo shoqëri të madhe me të. Ishim moshatarë, por në shtëpi nuk e kisha thirrur kurrë. Tani as emrin nuk dua t’ia zë në gojë.
    Ju dyshonit në lidhje me sjelljen e fqinjit tuaj?
    Nuk dua ta komentoj më këtë çështje. Policia dhe prokuroria thonë se Shaban Norja më vrau mbesën, ndaj t’i japin dënimin që meriton.
    Kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga vrasja e Aishes. Si ndiheni tani?
    Nuk dua të flas më. Jemi lodhur aq shumë nga kjo çështje nga komentet e televizioneve dhe gazetave, sa tani duam vetëm qetësi, të mos na shqetësojë askush. Jemi shumë të lënduar nga përgojimet, jemi të lënduar së pari nga ajo që i ndodhi vajzës tonë, e cila u varros dy herë; një herë trupi e një herë koka. Jemi të lënduar sepse nuk e dinim çfarë kishte ndodhur dhe më pas mësuam më të keqen, që ishte dhe shtatzënë.

    Gazeta Shqiptare

  3. #553
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shaban Norja: Shoqet e Ajshes, lidhje intime me pensionistë

    Durrës, prokuroria: Vrau Ajshen 18 vjeç, burg përjetë Shaban Norjes

    DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka dhënë sot pretencën mbi Shaban Norjan, të pandehurin e vetëm të vrasjes së 18-vjeçares, Ajshe Vata. E reja u gjet para disa muajsh e vrarë me kokë të prerë në një arë me misër. Më pas u konstatua se vajza kishte qenë dhe shtatzënë.

    Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për Shaban Norjan, 81-vjeç për vrasjen me paramendim të 18-vjeçares si dhe 5 vite burg për armëmbajtje pa leje.

    Ndërkohë trupi gjykues i kryesuar nga Ervin Metalla (njëherësh dhe kryetar i gjykatës së Durrësit) ka pranuar kërkesën e mbrotjtes për gjykim të shkurtuar, ndërsa marrja e vendimit definitiv u la për në seancën e radhës, pasi avokati mbrojtës kërkoi kohë për të shqyrtuar studimin e çështjes.
    Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndaj 80 vjeçarit Shaban Norja, ndërsa nuk kanë qënë të pranishëm asnjë nga familjarët e viktimës apo autorit të dyshuar të ngjarjes.

    Norja dyshohet që në 11 tetor të vitit që lamë pas ekzekutoi në rrethana cilësuese 18-vjeçaren Aishe Vata. Akti makabër ndaj 18 vjeçares, Aishe Vata u shënua mbrëmjen e 11 tetorit të vitit që lamë pas, ndërsa trupi i saj u gjet pak orë më pas në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj, ndërsa koka e së resë u gjet tre ditë më vonë, pas rrëfimit të 80-vjeçarit para oficerëve të policisë gjyqësore.

    Sipas skemës së kryerjes së krimit makabër mësohet se fillimisht 18-vjeçarja u qëllua me një plumb në kokë, nga një arme e cila ende nuk është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe më pas autori i krimit i ka prerë kokën me sëpatë duke ja larguar nga vendi i ngjarjes. Shkak i këtij akti, sipas prokurorisë është bërë shtatzania e Aishes dhe mos pranimi nga ana e 80-vjeçarit. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në 28 janar të këtij muaji, ku pritet të merret vendimi ndaj Norjas.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #554
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shaban Norja: Shoqet e Ajshes, lidhje intime me pensionistë

    Masakroi Ajshen, 25 vite burg "monstrës së Durrësit", Shaban Norja

    DURRES- Gjykata e Durrësit dënon me 25 vite burg 81-vjeçarin Shaban Norja, i cili masakroi mbrëmjen e 11 tetorit 2012, 18-vjeçaren Ajshe Vata, me të cilën siç ka deklaruar ka pasur një lidhje intime.

    Mësohet se Norja është dënuar me 25 vite burg pasi ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Ai ka pranuar para trupit gjykues vrasjen e 18-vjeçares Vata, për shkak se ajo nuk abortonte fëmijën që priste nga ky i fundit. Ndërkohë që më herër prokuroria ka kërkuar burg përjetë për 'monstrën e Durrësit'.

    Vendimi do të marrë formën e tij të prerë pas 10 ditësh, nëse pala mbrojtëse nuk do ta ankimojë dënimin me 25 vjet heqje lirie për të moshuarin.

    Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionit publik. Gjetja e trupit të një femre, i masakruar dhe pa kokë më tepër se sa skenave të një filmi horror ngjante me të pabesueshmen. Por hetimet çuan në kapjen e autorit, i cili pranoi se e kishte kryer krimin me gjakftohtësi dhe krejt i vetëm.

    Ajshe Vata u gjet e masakruar pa kokë mëngjesin e 11 tetorit nga një bashkëfshatar i saj, në një arë me misër në fshatin Xhafzotaj, aty ku edhe jetonte. Kur ekspertiza vërtetoi se ajo ishte shtatzënë, hetimet morën një rrjedhë tjetër derisa u bë e mundur kapja e Shaban Norjas. Ekspertët arritën në konkluzionin se vajza ishte abuzuar që 14-vjeç nga Norja, i cili ka deklaruar më pas që e vrau vajzën për shkak se nuk donte të abortonte fëmijën që priste nga ai.

    Sipas organit të akuzës Norja ka kryer ekzekutimin e 18-vjeçares, fillimisht me armë zjarri tip pistoletë dhe më pas e ka gjymtuar, duke i prerë kokën viktimës me një sëpatë me mendimin që të mos identifikohej.

    "E qëllova me plumb nga pas dhe pastaj ia preva kokën me sëpatë. Kokën e keni te ferrat pranë arës me misër”. Ky ka qenë deklarimi i tmerrshëm i Shaban Norjes, 81 vjeç, që zbardhi ngjarjen makabre të masakrimit të 18-vjeçares Ajshe Vata nga Xhafzotaj i Durrësit. Pas dëshmisë së tij, koka u gjet e fshehur rreth 100 metra larg vendit të krimit.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  5. #555
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Masakrohet një 18-vjeçare, babai gjen në arë trupin pa kokë

    Merr ato polica gardiane te burgut te bejne praktike qitje me pistolete dhe te mos perdorin tabela me rrathe bulls eye
    per te qelluar, por te vene Shabanin te muri drejtoji pistoleten edhe futja,praktike qitje aty te poligoni i burgut.
    GJyqi dhe burgu eshte privilegj per qener si Shaban Norja.Ishalla e varin aty ne burg.
    Shteti do harxhoje per 25 vjet para nga fondi i taksave te popullit per te mbajtur ne burg
    me ushqim dhe elektrik,uje,tv.kontroll shendetsor falas
    qener mostra si Shaban Norja.Shame.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 12-03-2013 më 22:40
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 56 prej 56 FillimFillim ... 646545556

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •