Close
Faqja 33 prej 56 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 555
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Megjithese e kam te pamundur ta lej, se nuk e kuptoj dot sesi mund ta mohoj vajzen e tij, e lejme menjane.

    Per nje shoqeri te permiresohet, femra eshte celesi kryesor. Ajo rrit brezin e ri, prandaj flitet gjithmone per emancipimin e femres, ajo duhet te arsimohet qe te jet e ditur. Dituria eshte fuqi,

    po pra rrit brezin e ri por u dashka marre me shume me edukimin e meshkujve, te cilet ndoshta nga mungesa e ketij edukimi fillimisht mbushen rruget e europes dhe dhe botes me femra te mashtruara duke perfunduar vepren antifemer me keto qe degjojme perdite.

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga ana_gend Lexo Postimin
    po pra rrit brezin e ri por u dashka marre me shume me edukimin e meshkujve, te cilet ndoshta nga mungesa e ketij edukimi fillimisht mbushen rruget e europes dhe dhe botes me femra te mashtruara duke perfunduar vepren antifemer me keto qe degjojme perdite.
    S0ni jam dakort qe femra ne Shqiperi duhet te emancipohet, dhe ka filluar, por jam dakort dhe me anen qe duhet emancipuar dhe mashkulli, ndryshe dramat familjare s'do kene te sosur. Sado e edukuar te jete femra, nese te dy burre e grua kane pikepamje te ndryshme, perdorin metoda te ndryshme edukimi qe kontradiktojne njera-tjetren, femija do rritet jo me nje edukate te shendetshme. Eshte e vertet qe nena qendron me teper me femijen, por vrazhdesia, neglizhenca e babait ndikon shume ne formimin e femijes, sidomos djali qe mundohet te imitoje sjelljet e tij. Kur djali eshte i vetdijshem per gjinine e tij dhe sjelljet e pershtatshme qe duhet te shfaqi ne perputhje me gjinine e tij, fillon dhe imiton sjelljet e meshkujve rreth tij, ne kete rast babait. Dhe vajza merr mesazhe te gabuara ne lidhje me gjinine e kundert nese babai eshte neglizhent, jotolerant, imponues, apo akoma me keq abuzues ndaj nenes e femijeve.Asnjehere nuk duhet neglizhuar influenca e babait te femija.Duhet te kerkojme per nje emancipim te te gjithe shoqerise e jo vetem femres. Jashte parenting classes nuk ofrohen vetem per nenen, por dhe per babain. Mundesisht te jene te pranishem te dy njekohesisht. E njejta gje duhet te ofrohet dhe ne Shqiperi. Roli i babait nuk eshte vetem te futi leke ne shtepi e te bej rolin e te fortit, por shume here me shume. Duhet te ndergjegjesohen meshkujt per rolin e ndikimin e tyre te femijet. Nderi i femres nuk ruhet duke e ndjekur nga mbrapa kudo qe shkon, por duke e mesuar ta vleresoje veten, dhe mos te bjere viktime e meshkujve qe mund ta joshin me fjale te bukura apo me peshqeshe. Ti qendroje afer me keshilla, pse jo ta denoje nese ben gabime. Po si qendrove afer, po se degjove, nuk ke si e ndihmon, perkundrazi do e shtysh te beje hapa qe mund ti kushtojme jeten si puna e Aishes se shkrete qe nuk gjeti guximin te hapej me babain e saj nga frika e autoritetit te tij. Nuk kishte faj. E njihte mire babain, por duhet te ishte dhe e kunderta. Babai te njihte femijen e tij. Ai dhe pse cupa eshte e vdekur nuk do t'ja dije per te, e mohoi se pati fatin e keq te ishte viktime dhune. Imagjinoni cfare mund ti kishte bere po te ishte gjalle.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 18-10-2012 më 11:00
    Feelings change - memories don't.

  3. #323
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Edukoni femijet ,te dine se cfare eshte e mire dhe e keqe per ta ,dhe jo me frike se vjen nje dit dhe ja si puna kesaj te gjores ...

    diturija (sic tha soni me lart )dhe Edukata jane fuqi .....

  4. #324
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    S0ni jam dakort qe femra ne Shqiperi duhet te emancipohet, dhe ka filluar, por jam dakort dhe me anen qe duhet emancipuar dhe mashkulli, ndryshe dramat familjare s'do kene te sosur.
    S'jam kundra.

    Por mendoj se nuk do te mbaj pergjegjesi mashkulli kur babane e vajzes e quajme si "te shkrete, lere ne hallin e tij" vete ne femrat. Eshte katastrofe sesi e mohoi vajzen, (se cdo bente nese do ta merrte vesh se vajza ishte shtatzene, mund te flasim vetem me hamendje dhe s'mund ta fajesojme)....por ajo qe beri kur e mohoi me gojen e vet vajzen eshte e pa-falshme!!

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Edukoni femijet ,te dine se cfare eshte e mire dhe e keqe per ta ,dhe jo me frike se vjen nje dit dhe ja si puna kesaj te gjores ...

    diturija (sic tha soni me lart )dhe Edukata jane fuqi .....

    Si do ti edukojne femijet keta prinder e gjysher????
    kur 80% e tyre jane per vete INJORANTE????
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #326
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Po lexoja kete shkrim tani nuk e di ne eshte sjelle me pare apo jo ,por me preku vertet qe realiteti eshte kaq i hidhur ...

    Ky nuk është vend për vajza!

    Rudina Xhunga

    Aisha e pa vdekjen në sy.

    Policia deklaron që vrasësi i saj është një 80-vjeçar dhe ndoshta ai është. Por tanimë, kur Aisha s’është më, besoj se, kushdoqoftë monstra, nuk do të merret vesh kurrë cili vërtet e vrau Aishën.

    Sepse as u mësua, as u dënua kush e vrau Erietën. Qentë e gjetën gruan e gjorë, të copëtuar dhe mbaruan punën që nisi vrasësi. Edhe media i dha një dorë, me botimin e përgojimin e moralit të së vdekurës që s’kishte gojë të përgjigjej.

    Po Irena Selin, u gjet kush e vrau? Po Kozetën? Po Aurorën? Asgjë. U harruan. Vetëm nënat i qajnë.

    Aisha ishte jetime. Nuk ka as nënë ta qajë. Po bëhej vetë nënë, e vogla. Mbante në bark një jetë 11-javëshe.

    E kërcënuan ta hiqte. Nuk e bëri. E vranë që të mos bëhej nënë. E vranë se donte të mbronte beben e vet.

    I këputën kokën si zog dhe ia hodhën në një arë me misër.

    Unë nuk kam fjalë të tregoj dhimbjen, neverinë dhe llahtarën që provoj, kur mendoj për këtë vdekje. Dhe mendoj për të gjithë kohën. Nuk arrij ta shkëpus veten nga tronditja që provova për këtë makabritet.

    Vetëm mendoj për atë të mjerë, për fshatin ku lindi, fshatin ku erdhi, për nënën që humbi, për vëllezërit e motrat që iu bë nënë. Për vetminë, për varfërinë, për ëndrrat që ka një vajzë e vogël. Një vajze e mjerë.

    E përdhunuan të mitur. E lanë shtatzënë të vogël. E masakruan në mes të një are. Ajo e vdekur ishte, por e vranë përfare.

    Po, pse moj zemër e vogël nuk kishe një armë, si Nazimja, me vete, atë natë?

    Nuk është ky arsyetimi që duhet të ndaj në publik, por ky realitet nuk mban më arsyetim.

    Një e mitur kokëprerë. Një mort i ndërprerë se vajza ishte shtatzënë. Një familje që ka të njëjtin version. Një motër që nuk flet. Që nuk di gjë. Për të motrën që e rriti, që ndante dhomën, që ndante tmerrin. Tani ndajnë heshtjen. Në emër të nderit.

    Një media që çfarë nuk shkruan, për vrasës kasapë, profesionistë, sekte muslimane, për lloj-lloj banalitetesh të paprovuara, duke i vënë damkën e vulgaritetit, dramës së madhe të këtij kombi.

    Këtij kombi që po i vrasin gratë. Dhe nuk i gjejnë kurrë vrasësit. Se jeta e grave këtu s’rrit peshë. Ka gra me shumicë…

    Gra me vrasës pa emër. Po të kishte pasur emër vrasësi i Erietës, Aurorës, Kozetës, nuk do guxonte ky katil ta këpuste pa frikë e faj kokën e Aishës. Ky i marrë që i mori jetën një nëne. Por ai e pati të lehtë ta bënte, se ky yni është një vend i mallkuar për gratë. Ky yni nuk është vend për gratë. Për gratë e mjera të provincës, që vijnë në qytet me shpresë të jetojnë. Për vajzat e mitura të fshatit që humbasin në këtë qytet të madh, pa një dorë, pa një zë, pa një ndihmë, pa një fat. Qyteti i madh pa rregulla, pa ligje, pa shtet, pa solidaritet, pa zemër, po i ha, po i vret.

    Unë nuk di të them, ku do shkojë e gjithë kjo? Si do të mund të rrojë qetësisht një shoqëri që vret gruan kaq normalisht?

    Unë nuk di të them, a do të flasë Jozefina Topalli? A do të thotë një fjalë, do të mbajë një minutë heshtje, do të ndezë një qiri, do të kërkojë rishikimin e një ligji?

    Po Liri Berisha, gruaja e Kryeministrit të vendit; po Linda Rama, gruaja e kreut te opozitës? Po Monika Kryemadhi? Do shkunden që të shkundin burrat e tyre, që bashkë kanë ndërtuar këtë sistem që po na vret?

    Kanë ndonjë fjalë për të thënë, kanë ndonjë gjë në dorë? Unë nuk mundem të fajësoj asnjërën prej këtyre dhe atyre që s’kam përmendur, sepse fajin e kam dhe vetë. Edhe unë jam fajtore që Aisha vdiq. Me çfarë bëj edhe s’bëj, kam faj që s’ndalova ta thernin si zog.

    Ndiej përgjegjësi për çfarëdo gjëje që u ndodh grave të vendit tim, sepse kam një zë dhe nuk e përdor sa duhet, duke besuar e menduar se këtu ka marrë fund, s’ia vlen. Po fundi s’paska fund.

    Ndaj nuk kam të drejtë t’i hakërrehem kujt pse nuk bëri çfarë.

    Ndaj thjesht po ju lutem. Këtyre grave publike dhe gjithë grave të këtij vendi, që e kanë një zë. Lëshojeni! Ndizni një qiri në shtëpi, a në shesh për Aishën. Bëni një shkrim, jepni një intervistë, shkojini në shtëpi, çojini lule në varr, bëni çfarë të mundeni, por mos rrini duarkryq! Vajza të FRPD, të FRESH, të LRI, të AK. Vajza të “Petro Ninit”, të FB, të Bllokut, bëni një gjë! Gjejeni vetë çfarë. Aq mend i keni. Po bëjeni! Kanë vrarë Aishën. E ke radhën ti pas saj, po nuk fole, sot.

    Mos e bëj për Aishën, nëse nuk e ndien. Bëje për vete!

  7. #327
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Nga ishin personazhet e kesaj ngjarjeje?

  8. #328
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    KURR njerez nuk keni me u ba o te mjere.JU JENI TURPI I KOMBIT SHQIPTAR,I QITNI ZANIN E ZI NE MBAR BOTEN MORE TE MJERE...me juve ishalla as ne boten tjeter nuk takohemi.siq duket enveri e ka dit miiiiiire qfar plehra ka n`popullin e vet...qfare njerez jeni qe vetem diktatura ju bjen ne vete?!me nje fjale,shyqyr qe nuk jam shqiptar i shqipnise.mburrem qe jam shqiptar Kosove me burrni e bese e me tradite t`paster shqiptare.

    Cfar njerezish ka Shqiperia vetem se strehoi by.... tende dhe te dha buke ne kohen e luftes... Une kam respekt per shqiptaret e Kosoves , por jo per ty sepse ti je mosmirnjohes dhe ke urrejtje te cuditshme per Shqiperine njesoj si Greku dhe Serbi. Tipa si ty nuk njohin turpin

    Krimet ndodhin ne te gjithe boten, nga me makrabet..
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #329
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    KURR njerez nuk keni me u ba o te mjere.JU JENI TURPI I KOMBIT SHQIPTAR,I QITNI ZANIN E ZI NE MBAR BOTEN MORE TE MJERE...me juve ishalla as ne boten tjeter nuk takohemi.siq duket enveri e ka dit miiiiiire qfar plehra ka n`popullin e vet...qfare njerez jeni qe vetem diktatura ju bjen ne vete?!me nje fjale,shyqyr qe nuk jam shqiptar i shqipnise.mburrem qe jam shqiptar Kosove me burrni e bese e me tradite t`paster shqiptare.


    A e di nga e kane prejardhjen banoret e Fllakes o "kosovar i nderuar" ???

    Pyet, interesohu dhe dokumentohu !!! Kam frike se do te duhet te gelltisesh komplet te vjelluren tende !!!


    Jane te ardhur nga Kosova !!! Ky xhaje khurvari duhet te jete brez i dyte, ndoshta i lindur ne Kosove !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlueBaron : 18-10-2012 më 13:12
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e claudia2012
    Anëtarësuar
    05-01-2012
    Postime
    113
    e tmerrshme po ka kafsh sa te duash qe ta bejn te keqen

Faqja 33 prej 56 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •