Close
Faqja 41 prej 65 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 650
  1. #401
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    Kjo vlen per titistet dhe grekofonet e asfalise që jan edhe ndaj vepres së gjeniut të kombit shqiptar ENver ,Hoxha

    Ji, jeni armiq dhe nuk mund flisni mire e ta kuptoni bile as ta imagjinoni se Enver Hoxha ka qenë një burrë shteti me famë botërore.
    Heroi ynë i madh, Jusuf Gërvalla, e ka quajtur Enverin, PISHTAR I NJERËZIMIT, gjatë një takimi me bashkatdhetarët në Gjermani, kur këta e pyetën për rolin e Enver Hoxhës në historinë e kombit shqiptar
    Ay, ka thënë kështu, për t´i sqaruar pikërisht, ata pinjollët e rrymës zogiste-titiste që e akuzonin Enver Hoxhën.
    Të njejtin qendrim e kishte edhe politollogu ynë i madh Ukshin Hoti.e të tjre intelektual…
    Ju, nuk e kupton se ai ishte vigan që njerëzimi dhe popujt e shtypur kanë marrë dhe po marrin mësime si duhet të luftohet për çlirim kombëtar dhe se si duhet të mbrosh atdheun se borgjezia reaksionare që Ju e adhuron po hudh mjegullnaja për popujt që t´i verbrojnë, se vetëm të duke i verbuar popujt këta i arrijnë qëllimet e tyre antinjerëzore.
    Ju, z. titist jeni të ri dhe nuk e kupton se Enver Hoxha ishte para meje e teje në Evropë dhe si student në Francë, dihet nga të gjithë se sa bukurosh ishte, Ay, mund të ishte ndër kapitalistët më të mëdhenj, po ta kishte përdorë talentin e tij në shërbim të interesave personale, për t´u pasuruar sipas kushteve të këtij sistemi që sot e quajnë Demokraci.
    JO! Ay, nuk ra në grackat e kapitalit as të interesave personale.
    Ay, u këthye t´i ndihmoi kombit të tij, u këthye kur Shqipëria qe në gjendje të rëndë varfërie dhe pastaj në gjendje lufte veproi guximshëm.
    Ay, shkoi i priu popullit në lufën e madhe çlirimtare, Ay, shkoi tek Nënëlokja Shqipëri, kur mbreti ikanak, Zogolli e la Shqipërinë e sulmuar nga fashistët italianë, e la në "mëshirë" të tyre.
    Ay, e formoi Partinë Komuniste Shqiptare.
    E organizoi dhe e ngriti popullin në kryengritje popullore gjithëkombëtare dhe luftoi kundër bishave nazi-fashiste,Balliste pulaxhi pas një lufte të gjatë dhe të lavdishme, Shqipëria e Enver Hoxhës u radhit me fitimtarët antifashistë euro-atlantikë: me amerikanët, anglezët dhe rusët, pra me boshtin antifashistë e fituan luftën kundër musolinëve dhe markagjonëve bajraktarë të shitur tek serbët dhe të tjerët...
    Anipse, Fishta do t´ju këndonte hymne, kjo nuk u bëri punë, përkundrazi turpi i mbuloi!...
    Enver Hoxha, qendroi si shqipe në malet shqiptare pa iu trembur syri prej askujt dhe pas çlirimit Shqipëria e Enver Hoxhës do të përballet përsëri me dhjetëra e qindra gupe të organizuara nga CIA, INTELIGJENCIESERVISI dhe nga UDB-ja , pastaj falangat italiane dhe greke iu sulën pamëshirë Shqipërisë.
    Sipas një oficeri të CIS-së , 380 grupe u futën në Shqipëri ta bëjnë "përmbysjen popullore", ta "demokratizojn Shqipërinë " si sot që politikanët e Shqipërisë, po mvaren nga të huajt që në shumicën e rasteve janë miqë të armiqëve tanë.
    Bile, për heroizmin dhe shpartallimin e bandave të huaja ka deklaruar edhe Kryeminisrtri i Anglisë, Toni Bleri, duke theksuar se :
    "vetëm në Shqipëri kanë dështuar agjenturat dhe ndërhyrjet anglo-amerikane".
    Por, për t´i shpartalluar këto banda kriminale që zbritnin me parashuta dhe hynin nga malet dhe deti, nuk ishte e lehtë, mua më kujtohet që e kam lexuar një libër që shkruante për këto veprime të bandave të huaja, herë-herë të veshura me petkun shqiptar; libri quhej "Ato s´duhet harruar", me ç´rast autori (s´më kujtohet) i përshkruante ngjarjet, por më kujtohet tani se gjatë kësaj lufte të hapur e të maskuar, prej vitit 1944-1949, kishin rënë në fushën e betejave, katundeve dhe qytetetve të Shqipërisë, 463 heronj e heroina.
    Sot, jemi dëshmitarë kur shtypi pothuaj vazhdimisht po shkruan për sulmet e këtyre bandave, lexojeni zotëri, "Shekullin", "Panoramën" e të tjera revista të kohës, aty do ta gjejshë të vërtetën nga erdhën këto banda, përse erdhën, kush i dërgoi dhe si përfunduan?!...
    Kjo, dëshmon edhe njëherë e mirë, vendosmërinë dhe dashurinë që kishte populli shqiptar, për partinë dhe rregjimin që e drejtonte Enver Hoxha me shokë.
    Ju, s´ke njohuri, për përkushtimin dhe trimërinë e paepur që Enveri, tërë jetën ia kushtoi çështjes së kombit.
    Ju, nuk e kupton se sa mund e sakrifica të mëdha janë bërë për mbrojtjen e asaj pjese që quhet "Shqipëria londineze!
    Ju z.titist, s´ke njohuri, se plani ushtarak, i quajtur, "Shpërthimi", me vite të tëra është punuar, për ta realizuar edhe me forcë Ribashkimin kombëtar.
    Enver Hoxha, ishte politikolog i madh, Ay, nuk u mashtrua ashtu siç po mashtrohen sot politkanët tanë: pinjollët, titisto-zogistë.
    Berisha dhe Rugova janë bërë shërbëtorë të së keqes.
    Ju , or finok në politikë, më detyrove të t´ i them këto gjëra se ke shumë besim në "demokratët" euro-atlantikë.
    Tek ata, që politkën "shqiptare" të Rugovës u dirigjua në vitet 1989/90 nga një dhëndër serb që ishte ambasador i Amerikës në Beograd dhe qe i martuar me nje serbe, të re nga Knini.
    Ju , nuk e kupton se Lorenc Igellbergeri dhe Lordi Karringtoni, do ta udhëheqnin edhe Konferencen e Londres, (1992).
    Ju, duhet ta kuptoni se ç´ vendime u morën aty.
    Ishte titisti Rugova dhe zogisti Berisha që iu pajtuan.
    Dhe, pikërisht për këtë politikë antishqiptare po përkrahen bile edhe në fushata parazgjedhore po marrin pjesë personalitete të huaja, vetëm që të fitojnë këta shërbëtorë e puthadorë të të huajve, që Ju verbërisht i përkrahëni.
    QENKA P.J.ERDHE KY SHOKU,,,,
    TA PRES BABUCI NJE BILET PER NE HAVANA TY,BENE EDHE PLAZHE EDHE SHEH SHOKUN FIDEL.... LERI KETU COPY PASS te forumemeve internacionaliste komunist,te paska pjerdhe hoxha ne veshe

  2. #402
    Ne, kosovarët që na terrorizoi policia sekrete e shtetit amë

    “Mënyrën si sillej policia sekrete me kosovarët, do ta ëndërronte edhe vetë UDB-ja. Ne vinim këtu si në strehën e nënës dhe përfundonim në ferrin e burgjeve të komunizmit, si agjentë të Serbisë”. Të vërtetën e këtyre pohimeve, Haxhi Baçinovski, kosovari që pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në qelitë e Burrelit dhe Qafës së Barit, ka tentuar t’ua transmetojë edhe liderëve komunistë drejtpërdrejt nga qelitë. Në letrat e shumta adresuar funksionarëve të lartë të Tiranës, bie në sy angazhimi shpirtëror për të sjellë në vëmendjen e tyre krimet dhe gjenocidin e ushtruar jo vetëm mbi pjesën e të dënuarve nga Kosova, por mbi një popull të tërë. Në Arkivin e Shtetit ruhet ende letra e fundit që Baçinovksi i ka drejtuar Nexhmije Hoxhës, në cilësinë e kryetares së Frontit Demokratik. Po çfarë vë në dukje të kreut të regjimit kosovari i dënuar...

    Quhem Haxhi Baçinovski – pinjoll i një familje luftëtarësh që qëndruan në malet e Kosovës 15 vjet me radhë, me armë në dorë. Jam arrestuar në radhët e ushtrisë në vitin 1981, krimi agjitacion e propagandë. Në maj 1984 arrestohem përsëri, por kësaj radhe si pjesëtar i organizatës kundërrevolucionare, fantazi e bandës kriminale të Sigurimit të Shtetit. (Imagjino organizatë kundërrevolucionare e krijuar brenda telave me gjemba e grykës së mitralozëve). Aktualisht, gjendem në burgun mesjetar të Burrelit; natyrisht mbas një torturimi fizik dhe psikik dhe një gjyqi me dyer të mbyllura. Të përshkruhen krimet e gjenocidit që ushtrohet mbi popullin shqiptar nga regjimi juaj, duhen penat e sociologëve e shkrimtarëve të të gjithë botës dhe zor se do të ishin në gjendje me e portretizue këtë realitet tragjik. Por desha t’ju pyes ju, çfarë i kam ba unë shtetit konkretisht dhe kush jam unë? Një njeri krejt i thjeshtë me arsim fillor, pra kuptohet edhe aftësia ime për t’ju rrezikuar juve pushtetin. Për të tilla “krime” asnjë lloj regjimi diktatorial nuk do të merrte mundimin me më pyet dhe jo më të më merrte rininë dhe krejt jetën time, përveçse regjimi juaj gjakatar. Ku keni ju gojë të flitni për humanizëm apo për të drejtat e njeriut, kur ju keni 46 vjet që torturoni një popull 3 milionësh, që Shqipërinë e keni kthyer në burg 28 mijë km2... Ju, me paturpësi arritët me i bë telegram Nelson Mandelës, duke e ngushëlluar për “vuajtjet” në burgjet raciste, kur ai ban burg me çokollata dhe është politikan i deklaruar dhe kur në burg takon gazetarë e personalitete nga e gjithë bota dhe në rast sëmundje, kurohet në klinika private. Kurse mua, e qindra si unë, njerëz të zakonshëm, nuk lejohet as shokë, as miq, as farë e fis, vetëm familja në takim dhe ky takim vetëm 10 minuta në muaj, nëpërmjet një sporteli të blinduar ku nanat tona nuk na shohin vetëm 1/3 e fytyrës. Po kufizimi i ushqimit në 2 kg në muaj. A ka krim më çnjerëzor se një trajtim i tillë dhe kundër kujt, pa? Kundër njerëzve të pafajshëm. Jua drejtoj këtë letër me qëllim përgjigje dhe përgjigjja juaj do të jetë ekzekutimi im. Por jam krenar t’i jap fund këtij poshtërimi dhe asgjësimi të ngadalshëm. S’kam frikë nga vdekja, se jam pjellë e atyre që veç pushka i ka marrë dhe vdekjen e kanë përbuzë. Natyrisht që ju nuk do të keni kuarajo me më ekzekutu direkt, por me metoda të stërholluara, siç keni ba tash e 46 vjet, por dije se gjithë shqiptarët nuk do t’i shfarosësh.

    panorama

  3. #403
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ta lexojë artikullin lart një farë Preng Sherri...
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #404
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Mendoje se edhe ti o Xhek Uatson ke nevoje t'i lexosh keto te verteta.Regjimi i Hoxhes ishte nje regjim brabar e censure me te vertete,por edhe ti je nje censurues i fjales se lire,ne ate forum ku je moderator apo admin.Kjo tregon se je pjelle e komunisteve apo nip e sternip i tyre.Pra edhe ti je cimkaxhi dhe po te duash do t'ju jap fakte anetareve te tjere te forumit.Je nje diktator i vockel.Sigurisht keto fakte rrenqethese te bejne te dritherohesh,por politikanet tane te cdo krahu jane pjella te diktatures,pavaresisht fasades.Duke lexuar nje nder mijra faktet rrenqethese(une dije edhe fakte konkrete me emra) me vjen keq qe akoma ne Kosove ka shkerdhata qe betohen e duan diktatorin e felliqur e te pashpirt.Pervecse INJORANCE asgje me teper nuk do te shtoja.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  5. #405
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    ALBINI DHE VETËVENDOSJE! DO TA BËJË SHQIPËRINË!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Thaçi, legjitim për Beogradin


    Ky hasë hijena, punon me doktrinen e xhaxhit enver , ky antishqiptarë!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #406
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Homazh për Enver Hoxhën

    GJOKË DABAJ - Durrës, 15. 10. 2012

    Unë, autori i këtij shkrimi, kam qenë 5 vjet në Tepelenë, i internuar nga organet shtetërorë të Enver Hoxhës. Kuptohet, nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Enverit. Gjithë jetën kam punuar e jetuar në zona të quajtura të thella dhe nuk kam gëzuar kurrë asnjë lloj privilegji në shtetin që qeverisej prej Enver Hoxhës. Megjithatë, diktaturat mund të më detyrojnë TË VEPROJ siç duan ato, por nuk i lejoj vetes të jem aq i dobët, sa dhe të TË MENDOJ siç duan dikraturat.

    Meqë për Enver Hoxhën, në këta 20 vjetët e fundit, veçanërisht këtu, në Rep. e Shqipërisë, është vepruar e folur në mënyrën më denigruese të mundshme, e ndiej për detyrë, si shqiptar, ndonëse jam prononcuar njëherë në vitin 1991, ta shpreh edhe njëherë publikisht qëndrimin tim. Duke qenë se i përkas inteligjencës shqiptare, të formuar në vitet 1960 e këndej, jashtë kufijvet shtetërorë të Rep. së Shqipërisë, mendoj që jap edhe mendimin e një pjese të asaj inteligjence dhe të atij populli. Me qenë se, qysh prej vitit 1967 jam edhe shtetas i Rep. së Shqipërisë, me qenë se kam jetuar e jetoj në këtë shtet plot një gjysmë shekulli, mendoj që jap edhe mendimin e një pjese të inteligjencës dhe të popullit të këtushëm.

    Kjo ditëlindje e Enver Hoxhës, ky 16 Tetor, përkon edhe me 100-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Edhe kjo është një arsye që për figurën e Enver Hoxhës duhet folur më realisht se ç’është folur e shkruar deri më sot.

    Duhet folur më realisht, sepse puna ka shkuar deri aty, sa ky 100-Vjetor po festohet faktikisht duke përjashtuar prej tij 49 vjetët që lidhen me udhëheqjen e Atij Njeriu. Nuk po i njihet asnjë meritë Enver Hoxhës në atë gjysmë shekulli ekzistence të shtetit shqiptar. Për shkak të Tij, nuk po u njihet asnjë meritë as qindra mijë njerëzve që i ndenjën pranë dhe që punuan bashkë me të. Nuk po pranohet asnjë punë që ka bërë ky popull për gati 50 vjet nën udhëheqjen e Tij. Praktikisht, pra, po tentohet për ta festuar këtë 100-Vjetor PA GJYSMËN E 100 VJETËVET.

    Në ata afër 50 vjet, u ngrit, këtu në Rep. e Shqipërisë një pushtet i ri. Nuk po dekorohet askush nga pushtetarët e atyre dekadave. As i gjallë, as pas vdekjes. Përveç, nëse ka dalë kundër atij pushteti.

    Në ata gati 50 vjet, ka pasur këtu kryetarë komitetesh ekzekutivë, sekretarë të parë komitetesh partie të rrethevet, ministra, kryeministra, anëtarë byroje të Komiteit Qendror të PPSH-së. Ka ekzistuar një aparat i tërë partiak e shtetëror. A nuk patën ata njerëz, ose të paktën dikush prej tyre, kurrfarë merite për këtë vend?!

    Në ata gati 50 vjet, ka pasur këtu drejtues të ekonomisë nga më të përkushtuarit. Drejtorë fabrikash (Po ku janë fabrikat?), drejtorë uzinash (Po ku janë uzinat?), drejtorë kombinatesh të mëdhenj (Ku janë kombinatet?), drejtues repartesh të industrisë, drejtorë ndërmarrjesh tregtare, kryetarë kooperativash të suksesshme (Ku është bujqësia shqiptare sot?), deri edhe brigadierë që gdhiheshin dhe erreshin duke punuar, me një rrogë fare modeste. Askush nuk po kujtohet t’ua njohë meritat atyre udhëheqësve e drejtuesve të një ekonomie aspak të vogël, krijuar prej hiçit. (Krijuar prej hiçit e shndërruar prapë në hiç!)

    Në ata gati 50 vjet, ka pasur këtu intelektualë, të cilët i kanë kontribuar këtij vendi jo pak në të gjitha fushat e shkencës dhe të kulturës. Ka pasur studiues të shquar të gjuhës shqipe, historianë, arkeologë, etnologë, krijues në fushën e letërsisë, aktorë të shquar teatri e kinemaje, regjosorë filmash, kompozitorë, interpretues të muzikës, këngëtarë, valltarë, drejtues të zotë të institucionevet tanë të shkencës e të kulturës. A po kujtohet kush t’i dekorojë këta për punën e tyre? S’e dimë.

    Ka pasur inxhinierë, të cilët kanë projektuar e zbatuar në terren vepra të mëdha të industrisë. Inxhinierë ndërtimi, inxhinierë gjeologë, agronomë të shumtë, inxhinierë ujërash, projektues kanalesh të mëdhenj ujitës, projektues hekurudhash (Shkoi kot krejt mundimi i tyre!). Ka pasur ekonomistë të zotë, në qendër e në rrethe. Punonjësit e arsimit, profesorët e mësuesit, punonin në të gjithë vendin. Nuk po themi asgjë për kushtet. (Në një dhomë të ngushtë, ku ka banuar për një kohë shkruesi i këtyre radhëve, bashkë me gruan e me fëmijë të vegjël, kish me shumicë çimka dhe minj. Por duronim, sepse e shihnim që kish shumë pengesa në plotësimin e kushtevet.) Midis atyre mijëra shqiptarëve, shumica kanë punuar me përkushtim të jashtzakonshëm në shërbim pikërisht të këtij vendi, të këtij shteti, të kësaj pjese të Atdheut tonë. A po kujtohet dikush të dekorojë dikënd, prej këtyre mijëra heronjve të asaj kohe?! S’e dimë, se ende s’ka ardhur Festa. Por, me sa duket, as ka ndërmend të kujtohet kush për ta.

    Në ata gati 50 vjet, ka pasur me qindra mijë punëtorë, shoferë, saldatorë, montatorë, mekanikë, tekstilistë, fonderistë, muratorë, kooperativistë, të cilët i kanë shkrirë të gjitha energjitë në shërbim të Atdheut, me fare pak pagesë, në krahasim me të njëjtët në botën e pasur kapitaliste. Askush nuk po tregon mirënjohje ndaj këtyre atdhendërtuesve. As me fjalë, le më me ndonjë formë tjetër respekti, si psh pakësim të papunësisë, lehtësime në punë biznesi, sjellje humane punëmbaruese në zyrat e shtetit…

    Në ato gati 50 vjet, ka pasur ushtarakë që gjithë jetën e vet ia kanë kushtuar mbrojtjes së kësaj pjese të Atdheut, lirinë e të cilit mezi e kishim fituar. Mijëra oficerë dhe dhjetëra mijë ushtarë kanë qëndruar me përkushtim në mbrojtje të këtij shteti. (Ku është sot forca mbrojtëse e këtij shteti?!) Qindra policë dhe oficerë policie e kanë çuar jetën në mbrojtje të rendit publik të këtij shteti dhe në ruajtjen e sigurimin e jetës së shtetasvet të këtij vendi. Qindra, në mos më shumë, punonjës të Sigurimit të shtetit, kanë vënë në rrëzik jo vetëm jetën e vet, por edhe familjet e veta, në mbrojtje të pavarësisë së këtij shteti, por edhe në mbrojtje të të drejtavet për shqiptarët e mbetur jashtë kufijvet të këtij shteti. A po kujtohet kush t’u japë mirënjohje këtyre njerëzve? Përkundrazi, akuza nga më të palogjikshmet!

    Në ata gati 50 vjet, edhe më parë, por sidomos mbas vitit 1960, kur Rep. e Shqipërisë u shkëput prej shtetit sllav të Rusisë, me qindra mijë shqiptarë jashtë kufijvet të Rep. së Shqipërisë i kanë mbajtur, mendjen, veshët dhe sytë, pikërisht te kjo pjesë e Atdheut të tyre që udhëhiqej nga Enver Hoxha. Fjalimet e Tij bubullues në mbrojtje të të drejtavet të shqiptarëvet, artikujt e “Zërit të popullit”, që lexoheshin nga disa herë në Radio-Tirana, në Radio-Kukësi, në Radio-Shkodra, këngët patriotike, të interpretuara me frymë të fortë inkurajuese, të gjitha këto kanë qenë në ata vite e vetmja përkrahje në Botë për shqiptarët që ishin lënë jashtë kufijvet të shtetit shqiptar qysh në 13-n dhe që kërkonin pa pushim liri dhe bashkim me shtetin amë. Dhjetëra mijë janë burgosur dhe kanë duruar tortura të tmerrshme, pikërisht sepse i referoheshin Enver Hoxhës dhe shtetit që e udhëhiqte Ai. Shqiptarët jashtë kufijvet të Rep. së Shqipërisë kanë bërë rreth 500 mijë vjet burg në shtetin e Ish-Jugosllavisë, një pjesë e mirë e të cilëvet i kanë pritur vendimet e gjykatavet me shprehjet: “Rroftë Shqipëria! Rroftë Enver Hoxha!” Dhjetëra mijë studentë e qytetarë të tjerë të Kosovës janë rrahur kafshërisht me akuzën se ishin enveristë. A po kujtohet kush, në këtë vit jubilar, për t’i dekoruar këta heronj, mbrojtës të identitetit tonë kombëtar?! Enver Hoxha i shpallte heronj ata kosovarë që ishin vrarë në luftëra kundër pushtuesvet.

    Në ata gati 50 vjet, mijëra arbëreshë e arvanitas dhe mijëra shqiptarë të shpërngulur me dhunë në Turqi, e kanë simpatizuar Rep. e Shqipërisë, të udhëhequr nga Enver Hoxha. Kanë shkruar për këtë shtet, kanë ardhur dhe e kanë vizituar, janë krenuar me përparimet, janë mbështetur në përkrahjen prej ambasadavet të këtij shteti.

    Në këtë mënyrë, çështja e Enver Hoxhës nuk është çështje vetëm e një njeriu, e Atij Njeriu. Personaliteti i Enver Hoxhës lidhet me jetën që ka bërë pjesa më e madhe e Kombit tonë, në thuajse gjysmën e këtyre 100 vjetëve. Kur themi, pjesa më e madhe, kuptojmë edhe ata që rrojnë jashtë kufijvet të Rep. së Shqipërisë dhe që i kanë tronditur stadiumet e Beogradit duke brohoritur: EHO! EHO!. A është e pranueshme të hidhen poshtë përpjekjet gjysmëshekullore të disa milionë shqiptarëve, për ta ndërtuar e mbrojtur shtetin e vet, pavarësinë e vet, për ta fituar pavarësinë një pjesë e tyre, sepse politika që ka ndjekur ai shtet na paska qenë e shtrembër?! Kush mund të na e mbushë mendjen që pikërisht kjo politikë që po ndiqet në këta 20 vjet, kundër Enver Hoxhës, nuk është e shtrembër?!

    Unë nuk kërkoj, dhe besoj që askush me mend në kokë nuk kërkon që ish-të burgosurit politikë të brohorasin tani për Enver Hoxhën. Askush nuk mund dhe nuk duhet të kërkojë që ish-ballistët dhe pasardhësit e tyre të shprehen tani në favor të Enver Hoxhës dhe politikës që ai ka ndjekur ndaj tyre. (Përveç nëse e shohin vet të arsyeshme.) Askush nuk ka të drjetë dhe nuk duhet të kërkojë që ish-zogistët dhe pasardhësit e tyre ta lënë adhurimin ndaj Ahmet Zogut dhe të adhurojnë Enverin. (Përveç nëse e shohin të udhës vetë.) Më në fund, askush nuk kërkon dhe nuk duhet të kërkojë që përkrahësit e dikurshëm të Enverit dhe bashkëluftëtarët e Tij, ata që Enveri më vonë i arrestoi e i dënoi me burgje, të rideklarohen tani si përkrahës të Enverit. E gjithë kjo do të ishte absurde në çdo kohë, por sidomos tani, në kushtet e pluralizmit politik.

    Mirëpo, ajo pjesë e Kombit tonë, e cila gjithë jetën e vet ka jetuar e punuar, e frymëzuar prej idevet të Enver Hoxhës, në shërbim të Atdheut, nuk ka asnjë arsye që sot të pozicionohet kundër Tij. Përveç “arsyes” së hipokrizisë. Nuk ka pasur arsye dhe as sot nuk ka arsye të pozicionohet kundër Enverit askush nga ata që e kanë dashur Enverin. Nuk kanë pasur arsye të pozicionohen kundër Enverit sidomos ata anëtarë të PPSH-së, të cilët i kishin bërë vetë (e theksoj: VETË) lutjet për t’u anëtarësuar në partinë e tij dhe të cilët, deri sa Enveri ishte gjallë, ai nuk i kish dënuar ata si kundërshtarë. S’i kish dënuar si kundërshtarë, se s’kishin qenë kundërshtarë të Tij. Për krejt atë masë anëtarësh të asaj partie, është vërtet turp i madh (e theksoj: TURP I MADH) që u pozicionuan kundër Tij, pasi Ai kish vdekur. Ata që e patën kundërshtuar Enverin dhe regjimin e tij para se ai të vdiste, dhe që për këtë kanë hëngër burgje e internime, meritojnë respekt edhe nëse prapë sot vazhdojnë të jenë kundërshtarë të asaj politike e vije. Ndërsa këta që e braktisën pas vdekjes, duke rendur pas çanakut, nuk meritojnë tjetër, përveçse përbuzje nga më grotesket. Nuk është fjala këtu për të mos njohur gabimet dhe fajet e Enver Hoxhës. Enver Hoxha nuk ka qenë Jezu Krishti, që të mos ketë bërë as gabime, as faje. U takonte pikërisht atyre që e ndoqën rrugën e Tij deri sa vdiq, t’i zbulonin e t’i pranonin gabimet e fajet, edhe të vetët, edhe të Tijët, por jo ta braktisnin, sepse në atë mënyrë ata braktisnin vetëveten.

    Megjithatë, kjo punë tashmë ka ndodhur. Në Rep. e Shqipërisë ka 20 vjet që është vendosur diktatura e OPINIONIT dhe e KORRUPSIONIT.

    Diktatura e opinionit është nga më të rrëzikshmet diktatura që njeh njerëzimi. Motoja e kësaj diktature është: “Nëse nuk mendon si unë, ti nuk je mirë nga mendtë.” Ky lloj diktature, diktatura e opinionit, u perhap midis shqiptarëvet, jo vetëm brenda, por edhe jashtë kufijvet të Rep. së Shqipërisë, me një forcë shumë të madhe dhe goditja kryesore ishte mbi figurën madhore të Enver Hoxhës. Duhej pa tjetër të mendoje që Enveri ka qenë i keq dhe kriminel, ndryshe mendja jote s’ish në rregull. Asnjë gazetë nuk mund të shkruante ndryshe. Asnjë televizion nuk mund të fliste ndryshe. Asnjë opinionist, përveç një Liliane, një Hysni Milloshi a ndonjë tjetri, që gjithsesi dukeshin pak të shkalluar (edhe nëse nuk ishin), nuk mund të dilte normalisht para kameravet dhe të bënte analiza shkencore për personin e Enver Hoxhës. Askush nuk mund ta mbante portretin e Enver Hoxhës në shtëpi të vet në dhomën e pritjes. Edhe po të doje, s’ta linte familja. “Hiqe, se na more në qafë!” Sado që, përveç opinionit, s’kish asnjë ligj që do të ta ndalonte një gjë të tillë. Askush nuk mund t’i mbajë veprat e Enver Hoxhës në bibliotekën e vet, aty ku rri dhe aty ku pret miq, se nuk lejon DIKTATURA E OPINIONIT.

    Në Ulqin psh një shkollë ende edhe sot e mban emrin e Marshall Titos. Gjithkush e di që Titoja ka qenë një komunist. Gjithkush e di që Titoja ka burgosur njerëz shumëfish më tepër se Enveri. Regjimi i Titos, vetëm shqiptarëvet u ka shqiptuar gjysmë milioni vite burg. Regjimi i Titos pësoi të atillë disfatë, që, pas vdekjes së tij, në ish-shtetin e tij ndodhi genocid i paparë në Evropë, përveç atij të nazistëvet mbi popullin hebre. Megjithatë, askush nuk u thotë ulqinakëvet: “Ju s’qenkeni mirë nga mendtë!” Ndërkaq, po t’i mbushej mendja një shqiptari të Ulqinit të propozonte për t’i vënë një shkolle të atyshme emrin e Enver Hoxhës, krejt opinioni do t’i thoshte: “Ti s’qenke mirë nga mendtë!” Kjo është DIKTATURA E OPINIONIT.

    Shihni ku e kanë çuar Rep. e Greqisë, ekonominë e atij vendi, udhëheqësit e atij shteti! Megjithatë, askush nuk sillet me ata udhëheqës ashtu siç jemi sjellë ne me Enver Hoxhën. Nuk ua marrin shtëpitë, nuk ua burgosin gratë, nuk ua prishin varret. Paratë e shtetit grek i kanë multimiliarderët e Greqisë. I kanë çuar në bankat e Zvicrës 600 a 700 miliardë euro, dhe kërkojnë t’ua zgjidhë krizën A.Merkeli. Kërkojnë para nga populli gjerman! Enveri s’mori asgjë për vete dhe s’mori asgjë me vete. A ka logjikë të vjellësh vrer ndaj një të tillë udhëheqësi?! Të prishësh fabrikat dhe çdo gjë që është ndërtuar nën udhëheqjen e Tij, jo për të, por për të fuqizuar shtetin dhe Kombin!?

    Denigrimi i Enver Hoxhës, sigurisht që u shkon shumë për shtati gjithposhtërsibërësvet grekë dhe sllavë të Ballkanit. Ata kanë interes të madh që shqiptarët të mos e kenë një figurë historike, ku të mbështeten. Ata, edhe Gjergj Kastriotin Skënderbeun mundohen t’ua heqin shqiptarëvet. Ata nuk dëshirojnë (e kemi fjalën për opinionet shovinistë që janë dominues në ata kombe) që në krye të shqiptarëvet, as të ketë qenë, as të vijë një dalëzotës i Kombit Shqiptar dhe dihet që Enveri është ndër dalëzotësit më të shquar të këtij Kombi. Themi, dihet, sepse edhe ata që ndërtojnë opinione të kundërt, e dinë që Enverit, të paktën cilësimin patriot, nuk mund t’ia heqë askush.

    Ndërkaq, pa hyrë këtë herë në analiza më të thelluara, mendimi im është që, as Evropës Perendimore, as SHBA-së, nuk u ka interesuar dhe nuk u intereson (OBJEKTIVISHT! Po them: OBJEKTIVISHT!) që shqiptarëvet t’u denigrohet një prijës, siç ishte Enver Hoxha. Ai vërtet ishte kundër regjimit kapitalist të atyre vendeve, por kjo nuk duhet t’i pengojë të kuptojnë që Enveri punoi këtu për të krijuar një Shqipëri të fortë dhe, një Shqipëri e fortë do t’i interesonte Perendimit shumë më tepër se denigrimi i një kundërshtari ideologjik. Kundërshtarë ideologjikë ata kanë në vendet e tyre me shumicë dhe nuk i denigrojnë në këtë mënyrë. Përse t’u interesonte ta bënin këtu në Shqipëri një gjë të tillë, sidomos mbasi Kombi Shqiptar deklaroi botërisht se heq dorë prej sistemit komunist?!

    Diktatura e dytë, si thamë, është ajo e KORRUPSIONIT. Motoja e saj është: “Po nuk dhe ryshfet, nuk mbaron punë.” Po nuk mendove si unë, je i marrë. Po mendove që Enveri ka qenë i mirë, je i marrë. Por edhe po mendove që punët mund dhe duhet të kryhen pa ryshfet, prapë rrezulton i marrë, sepse, po i lë kalamajtë pa bukë, po mbetesh gjithë jetën pa punë dhe pa kryer punë. Në të dy rastet duhet t’i bindesh DIKTATURËS.

    Zyrtarët që marrin ryshfete, NË THELB, nuk dallohen aspak nga llojet e tjerë të grabitësvet. Në vend të pistoletavet dhe automatikëvet shotgan, për të grabitur një bankë, këta përdorin stilolapsin dhe vulën zyrtare, për të grabitur cilindo qytetar që ka nevojë për firmën dhe për vulën e tyre. Në vend të çorapevet në kokë, që i vënë grabitësit e argjendarivet apo të autobusëvet, këta vënë postin zyrtar që ua ka dhënë pushtetmbajtësi.

    Është plotësisht e kuptueshme përse një regjim të korruptuarish nuk i duron fare fjalët e mira që dikush mund t’i thotë për Enver Hoxhën. Enver Hoxha ryshfetçinjtë i gjurmonte dhe i burgoste si kriminelë. Një pushtet grabitësish nuk mund ta pëlqejë pushtetin që i arreston grabitësit.

    Por, sidoqoftë dhe çfarëdo që të ndodhë: në histori, në ekonomi, në sistemin shoqëror, në përpunimin e opinionevet, në politikat e qeverivet, ENVER HOXHA MBETET NË HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR SI PERSONALITETI MË I SHQUAR, PAS GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT. Vetë fakti që kundërshtarët e Tij, korruptokratët, nuk mundën ta ndiejnë veten të sigurtë, pa shkatërruar çdo gjë që kish ndërtuar Enveri (jo për vete, por për popullin), tregon që Ai ka qenë MË I MADHËRISHËM edhe se ç’mund ta kemi përfytyruar ne, adhuruesit e Tij.

    Në fund, e shoh të udhës ta njoftoj lexuesin edhe për një hollësi, e cila nuk besoj të jetë e parëndësishme. Unë, autori i këtij shkrimi, kam qenë 5 vjet në Tepelenë, i internuar nga organet shtetërorë të Enver Hoxhës. Kuptohet, nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Enverit. Gjithë jetën kam punuar e jetuar në zona të quajtura të thella dhe nuk kam gëzuar kurrë asnjë lloj privilegji në shtetin që qevesej prej Enver Hoxhës. Megjithatë, diktaturat mund të më detyrojnë TË VEPROJ siç duan ato, por nuk i lejoj vetes të jem aq i dobët, sa dhe të TË MENDOJ siç duan dikraturat.(pashtriku)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #407
    i/e regjistruar Maska e Orteku
    Anëtarësuar
    17-08-2006
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Por, sidoqoftë dhe çfarëdo që të ndodhë: në histori, në ekonomi, në sistemin shoqëror, në përpunimin e opinionevet, në politikat e qeverivet, ENVER HOXHA MBETET NË HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR SI PERSONALITETI MË I SHQUAR, PAS GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT. Vetë fakti që kundërshtarët e Tij, korruptokratët, nuk mundën ta ndiejnë veten të sigurtë, pa shkatërruar çdo gjë që kish ndërtuar Enveri (jo për vete, por për popullin), tregon që Ai ka qenë MË I MADHËRISHËM edhe se ç’mund ta kemi përfytyruar ne, adhuruesit e Tij.
    Të lumtë dora dhe mendja Gjokë Dabaj !

  8. #408
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Ka qene patrioti , nacionalisti dhe burrashtetasi me i lavdishem shqiptar ! Personaliteti i vetem qe shkeputi Shqiperine dhe popullin e saj nga mesjeta e hershme dhe e transformoi ne nje shtet modern dhe me sovranitet te plote ! Luani dhe tigri i interesave shqiptare ne rajon ! Ushtaraku i mirefillte dhe komandanti trim dhe kompetent qe u kalli friken grekeve dhe serbeve , apo ruseve prinderve te serbeve !

    Mortjet dhe Esat Pashet , qe e kane shitur dhe rishitur kete vend me dhjetra here tek armiqte e ketij populli dhe qe e shkaterruan gjithcka qe ky vend kishte arritur , sigurisht qe nuk kane se si ta vleresojne rolin e tij historik ! Ai i tmerron edhe tani qe eshte i vdekur !

    Figura e tij te ngjall meditim dhe reflektim vetem ne rast se e do minimalisht kete vend .

    Ne nuk po leme rast pa e share , por shume prej nesh , do te zihen ne goje me turp dhe per keq nga brezat e tjere qe do te vijne ....

    Pavaresisht sistemit politik ku operoi ai mbetet nje nga burrat e medhenj shtetare shqiptare edhe ne Ballkan ndoshta edhe me gjere , qe me te drejte do te krenoje cdo shqiptar edhe ne kohet e ardhme !

    "Cfare i takon Cesarit , jepja Cesarit !" - Jesus Krisht i Nazaretit
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 16-10-2012 më 11:36

  9. #409
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Denigrimi i Enver Hoxhës, sigurisht që u shkon shumë për shtati gjithposhtërsibërësvet grekë dhe sllavë të Ballkanit. Ata kanë interes të madh që shqiptarët të mos e kenë një figurë historike, ku të mbështeten. Ata, edhe Gjergj Kastriotin Skënderbeun mundohen t’ua heqin shqiptarëvet. Ata nuk dëshirojnë (e kemi fjalën për opinionet shovinistë që janë dominues në ata kombe) që në krye të shqiptarëvet, as të ketë qenë, as të vijë një dalëzotës i Kombit Shqiptar dhe dihet që Enveri është ndër dalëzotësit më të shquar të këtij Kombi.
    N'fakt eshte i mrekullueshem baca Gjoke..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #410
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ju marrte mbrapa Enver Hoxha me gjithe farefis !!!



    Ptuuuu rrace e qelbur !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 41 prej 65 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •