Close
Faqja 40 prej 65 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 650
  1. #391
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Shume mir ja ka ber,por edhe me mir do ishte sikur ta griste cop cop vet ramiz alin ky qen komunist qe sot po na shitet edhe patriot
    edhe ty drenicak shpijuni, se ju drenicalit qena jini edhe qiti murselit jav qifshin nanat ramiz alija e fadil hoxha e mas mramti tanve jav qift nanen enver hogja.

  2. #392
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Jane shume libra qe duhet grisur ne ate Panair.

    Fillojme me cdo liber te Qoses, e mbarojme me te gjithe librat fetare...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #393
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    edhe ty drenicak shpijuni, se ju drenicalit qena jini edhe qiti murselit jav qifshin nanat ramiz alija e fadil hoxha e mas mramti tanve jav qift nanen enver hogja.
    Jo na nuk ta qijna nanen ty se nuk qijna magjupe

  4. #394
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ramiz Alia dhe Nexhmie Hoxha jane kundershtaret me te eger dhe me te efektshmit kunder Enver Hoxhes ! Ata jane antikomunistet me te terbuar edhe se vete ata qe u persekutuan nga komunizmi !
    Te persekutuarit , nuk kane kaq urrejtje reale kunder komunizimit dhe persekutimeve qe ai iu beri , se sa kane urrejtje Ramizi dhe Nexhmija , me zagaret e tyre Fatos , Sali , Edvin , Ilir etj.

    Por nuk eshte thene qe te jesh antikomunist dhe nuk duhet te jesh patriot ! Por keta plehra jane vegla te serbit ne Shqiperi , per rrjedhim cfrytezuan cdo lloj kokeboshi "qe per inat te sime vjehrre shkoj te fle te mullixhine" dhe i vune zjarrin Shqiperise duke e kthyer ne germadhe . Te gjitha kantieret , kombinatet e uzinat etj.etj. jane kthyer ne germadha sikur i takojne shekullit te VII-te para krishtit . Dhe kjo ndodhi brenda 15 vjeteve .

    Skandali qe lexoj ketu eshte se disa "gjoja antikomuniste" na shajne Ramizin dhe Vejushen e Zeze , (paradoks) , per te treguar se jane kunder komunizmit !

    Duhet te shikojne realisht pozicionin e tyre se mos valle jane "komunistet" reale qe jane sot ne shoqerine shqiptare ? Mos jane valle ata qe e mbajne peng ate me vullnete dhe mentalitete komuniste ?

    Ndersa vete demokracia , si nocion , nuk ka lidhje me emra te pervecem ! Kush e ngaterron demokracine me emra konkret , nuk eshte vetem nje njeri truri i te cilit ka mbetur ne sistemin feudal , ku rajaja i ben lavde zotit te vet , feudalit !

    Demokracia eshte te jesh "feudali" i vetevetes !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 13-06-2010 më 08:33

  5. #395
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Nuk e di mbase jam gabim ,por mua me rezulton ,qe keto qe qeverisin shqiprin post-kumuniste ,keto 18 vitet e fundit me shume e kane demtuar ate ,se qe kane ndyrtuar vlera reale te nje shoqrie te lire dhe demokratike U dogj dhe u shkatrua Shqipria ne 92,po ashtu ne 97 ,ndersa aktoret e ketij shkatrimi te madhe diheh ,jane akoma po te njejtit rival ne politiken shqiptare ,qe po tu preken interesat e tyre te ngushta dhe klanore..,Keto Pirromane te politikes Shqiptare jane ne gjendje ,qe te djegin Shqiprine edhe here tjera...A thua kur do te pergjigjen dhe perpara cilit organ suprem te drejtsise duhet te pergjigjen, nese egziston nje i tlle ne Shqipri...,perndryshe pirromania e politikes Shqiptare eshte nje kercnim serioz per Shqiprine dhe kombin ne tersi....

  6. #396
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Ata Nuk E Rruajne Fare Gjersa Injorantet Ti Votojne E Te Cirren Per Ta Ne Mitingje.ne Si Popull I Meritojme Keta Piroman Qe Na Qeverisin Dhe Mire Te Na I Bejne Bile.fajtore Jemi Ne Vet.
    Ndersa Persa I Perkwet Veprimit Te Atij Zoterise Qe Ka Grisur Librin E Ramiz Alise,duhet Pershendetur.ndersa Ata Idjotet Qe Duan Akoma Enverin Le Te Hapin Syte E Te Marrin Vesh Se Kush Ishin Fajtoret E Masakres Se Tivarit Me 1945.ata Injorante Duhet Te Shkojne E Te Pyesin Plakun 85 Vjecar Qe I Shpetoi Masakres Se Tivarit E Sot Eshte Deeshmi E Gjalle Easaj Qe Ka Ndodhur Me Djemte Kosovar.
    Ju Vellezer Kosovar Ju Beje Thirrje Mos Te Votoni Per Asnje Parti Tjeter Ne Kosove,por Vetem Per Albin Kurtin Dhe Djemte E Vertete Qe E Duan Kosoven.duhet Te Protestoni Kunder Arrestimit Te Albinit Vellezer.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #397
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Ata Nuk E Rruajne Fare Gjersa Injorantet Ti Votojne E Te Cirren Per Ta Ne Mitingje.ne Si Popull I Meritojme Keta Piroman Qe Na Qeverisin Dhe Mire Te Na I Bejne Bile.fajtore Jemi Ne Vet.
    Ndersa Persa I Perkwet Veprimit Te Atij Zoterise Qe Ka Grisur Librin E Ramiz Alise,duhet Pershendetur.ndersa Ata Idjotet Qe Duan Akoma Enverin Le Te Hapin Syte E Te Marrin Vesh Se Kush Ishin Fajtoret E Masakres Se Tivarit Me 1945.ata Injorante Duhet Te Shkojne E Te Pyesin Plakun 85 Vjecar Qe I Shpetoi Masakres Se Tivarit E Sot Eshte Deeshmi E Gjalle Easaj Qe Ka Ndodhur Me Djemte Kosovar.
    Ju Vellezer Kosovar Ju Beje Thirrje Mos Te Votoni Per Asnje Parti Tjeter Ne Kosove,por Vetem Per Albin Kurtin Dhe Djemte E Vertete Qe E Duan Kosoven.duhet Te Protestoni Kunder Arrestimit Te Albinit Vellezer.
    TIVARIN KERKOJENE TEK FADIL HOXHA E KLYSHET E TIJ JO TEK ENVERI MADH
    Kur edhe pedofilet behen Shqiptar si ju demokrat homseksual te berishesh hahaahahaha
    Qesharake

    Lexo me vemendje kujdes mos e humb toruarn mos shaj .

    Përse Enver Hoxha duhet përkujtuar dhe respektuar përjetësisht?

    Zëra titistësh të vjetër, qyqarë të tretur nëpër botë tani kinse të konvertuar në "demokratë të rinj", tani, në kohën e lirisë së çoroditur të fjalës, guxojnë të flasin kundër udhëheqësit të madh kombëtar Enver Hoxha, pikërisht pasi në Ferizajin e Kosovës së Shqipërisë u mbajt përkujtimi i lindjes së tij.

    Por, le ta dinë edhe ata përse Enver Hoxha duhet përkujtuar e respektuar përjetësisht dhe të mos e fyejnë, duke ia reduktuar veprimtarinë në epitete ofenduese si "diktator", ashtu siç një farë Ndue Ukaj, e Sami Repishti të cilët paskan reaguar mjerueshëm!

    Këta pinjollë të neofashistëve politikë le ta dinë se Enver Hoxha, në krye të Frontit Nacionalçlirimtar ka çliruar shtetin shqiptar nga armiqtë fashistët italianë e nazistët gjermanë, në një luftë e hapur e të pa kompromisë.

    Luftë që e ka çuar me sukses edhe kundër të gjithë kolaboracionistëve dhe armiqëve të popullit, bashkëpunëtorë të regjimeve koloniale italo-gjermane (më herët italo-jugosllav: Ahmet Zogolli e klikën e tij feudale), duke mos lejuar që këta të vijnë në pushtet.

    Prej hirit e shkrumbit të shkatërrimeve të luftës u ngrit një Shqipëri e re, socialiste, gjithënjë e më fuqishme brenda dhe jashtë.

    Enver Hoxha, ishte ai që supervizoi zhvillimin e përparimin e përgjithshëm e saj, pasi mjaft vite u mbajt në prapambetje e mjerim kolonial jugosllav, italian, gjerman.

    Zhvillimi ka qenë një proces gradual, përmes të cilit u sigurua fuqizimi ekonomik i vendit, në përputhje me parimin e përdorimit racional (e vetëm për shqiptarët) të pasurive të begatshme natyrore dhe të potencialeve njerëzore.

    Duhet theksuar vrullin jashtëzakonisht të madh me të cilin u rrit industria kombëtare.

    Para Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte mbi tetëdhjetë përqind të popullatës së saj në fushën e bujqësisë.

    Në vitin 1950, industria solli 7% prej të ardhurat të tëra ekonomike të shtetit.

    Ndërsa në vitin 1980, industria zinte përafërsisht 45%.

    Kjo rritje e madhe kishte baza të shëndoshta ekonomike dhe një politikë korrekte të mospranimit të krediteve dhe të balancimit të situatës së importeve në raport me eksportet e vendit.

    U ndërtuan shumë fabrika, kombinate.

    Në rradhë, përmendim realizimet e rëndësishme në këtë fushë:

    -ndërtimi i fabrikës së drurit në Elbasan, i hidrocentralit "Lenin", i fabrikës së tekstileve "Stalin" në Tiranë, i fabrikës së imentos në Vlorë, i punishteve të pambukut në Fier e Rrogozhinë, i fabrikës së cigareve në Shkodër, gjatë viteve 1951-1955;

    -përfundimi i ndërtimit të hidrocentralit "Karl Marks" mbi lumin Mat, i rafinerive të naftës në Cërrik, i rafinerisë së sheqerit në Maliq, i fabrikës së qelqit në Tiranë, i fabrikave të konservave të peshkut dhe të perimeve në Vlorë, gjatë viteve 1956-1960;

    -mbarimi i fabrikës së çelikut në Elbasan, "Çeliku i Partisë", i uzinës për përpunimet elektrolitik të bakrit në Rubik, i fabrikës së sodës kaustike në Vlorë, i uzinës së makinave bujqësore në Durrës, gjatëve viteve 1961-1965;

    -krijimi i fabrikës së cimentos në Elbasan dhe në Krujë, i kombinatit të tekstileve në Berat, i fabrikës së qilimeve, i uzinës së plehrave azotike dhe i uzinës së superfosfatit në Laç, i fabrikës së pjesëve të vogla për prodhimin e sodës kaustike, të acidit sulfurik, të produkteve të gomës, të këpucëve, të vajrave vegetale, etj., gjatë vitit 1966-1970;

    -ngritja e hidrocentralit në Vaun e Dejës mbi lumin Drin dhe të asaj nga Fierza; realizimi i kombinatit të tekstileve, të laboratorit të fizikës bërthamore, të qendrës së parë të kompjuterizuar elektronike, gjatë vitit 1971-1975;

    -përfundimi i kombinati i traktorëve "Enver Hoxha" në Tiranë (1979), kombinatit metarulgjik në Elbasan, të makinerisë së naftës në Balsh etj., gjatë viteve 1976-1980.

    E kemi përmendur të gjitha këto për të dëshmuar shumëllojshmërinë e degëve industriale të Shqipërisë socialiste, me një ekonomi të fuqishme funksionale, që punësuan mijëra e mijëra shqiptarë.

    Prodhimi i naftës bruto, që nga 1950 deri më 1973 u rrit 73 herë, i mineraleve 106 herë, i makinerive 235 herë, i industrisë ushqimore 56 herë, i industrisë së lehtë 65 herë, etj.

    U mbollën fiq, vreshta, rrënjë gjështenja, ullinj, molla, kumbulla, qershi, pjeshka, agrume, etj.

    Bujqësia nuk kishte një zhvillim aq të theksuar sa industria, mirëpo kjo është e logjikshme, sepse një ekonomi nuk mund të zhvillohet duke pasur si fushë kryesore bujqësinë.

    Shqipëria ishte gjithashtu vendi i tretë në botë pas Afrikës së Jugut dhe Bashkimit Sovjetik dhe prodhonte një të tretën të bakrit botëror.

    Shteti refuzonte të merrte borxh, kredi nga jashtë.

    Shqipëria kishte tregti me 50 vende dhe importonte vetëm mallra që bënin balancimin me eksportin.

    Arritje të mëdha u bënë edhe në të gjitha fushat shoqërore.

    Në gjithëçka ishte rregull.

    Shteti ishte shtet dhe institucionet nuk lëjuan që kriminelët e mafiozët ta mbysin!...





    KU JANË TË GJITHË KËTA SOT?

    KU ËSHTË SHQIPËRIA E DIKURSHME E PAVARUR DHE E ZHVILLUAR?

    Në hijen e ndritur të historisë…

    E zhdukën hajnat, hajdutët, njerëzit e paprinciptë, pakurrizorët, pra tradhtarët e mjeranët!!

    Mjafton të themi se; nëse në kohën e Enver Hoxhës, të gjitha fshatrat e Shqipërisë ishin të elektrifikuara dhe Shqipëria madje eksportonte energji jashtë vendit, tani, qeveria "demokratike" e Sali Berishës e "inkurajon" popullatën dhe pret të bjerë shi që të mos kenë më përkufizime të energjisë…

    Shqiptarët, i kanë kthyer sytë nga qielli të betur në errësirën e "dritës" demo (n) kratike.

    - Qesharake!!!

    Shqipërisë i vjedhet industria e shkatërruar dhe varet ekonomikisht e politikisht nga fqinjët tanë antishqiptarë.

    E rrënjosur nga shërbime të ndryshme sekrete, në veçanti nga UDB-ja serbe e Asfalia greke, ajo kaloi nën zjarrin e tragjedisë së vitit 1997, me përmasa vëllavrasëse, të nxitur pikërisht kur në Kosovën shqiptare u ndezën shkëndijat e para të Luftës Çlirimtare.

    Nëse në të kaluarën, të gjithë spiunët dhe agjentët e këtyre shërbimeve u asgjësuan, pamëshë dukee marrë dënimin e merituar, pas vdekje së Enver Hoxhës, UDB-ja "krijoi" një numër agjentësh – udhëheqës të kooperativave bujqësore dhe të uzinave e fabrikave të ndryshme, me qëllim e sjelljes së vdekjes zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare, ta dhe arritën ta kthejnë në kolaps jetën e shqiptarëve deri në një fazë cfillitjeje, për ta sunduar më e lehtë, sipas planeve e vjetra të Serbisë së Madhe.

    Këta agjentë kaluan, me formimin e "demokracisë", në Partinë Demokratike dhe simotrat e saj si LDK-ja në Kosovë etj...

    Njëlloj veproi edhe Asfalia greke, në një segment tjetër të "politikës" shqiptare, që grindet për pushtet me "demokratët" dhe që e ka humbur në zgjedhjet parlamentare e këtij viti…

    Shteti i tanishëm gjysmëshqiptar është e kundërta (antipode) e Shqipërisë në kohën e Enver Hoxhës edhe nga pikëpamja e politikës së jashtme. Dihet, synimet e jugosllavëve ishin ta shëndrrojnë Shqipërinë në një republikë e shtatë të RSFI-së.

    Tito doli edhe me idenë e Federatës Ballkanike, duke synuar të gëlltisë kafshatën e madhe të shtetit shqiptar (fakt që i solli prishjen me Bashkësinë Sovjetike, duke marrë parasysh revizionizmi i Titos).

    Pastaj, Enver Hoxha kishte mjaft fuqi të prishë lidhjet edhe me Bashkësinë Sovjetike e Hrushovit, edhe me Kinën e Mao-s, në momentet kur këta i kërkuan një "riafrim" pajtues me Jugosllavinë.

    Ai kishte kundërshtuar rreptë kolonializmin sllav, kishte shpëtuar Shqipërinë nga pushtimi titist jugosllav dhe e mbajti flakën e shqiptarizmit dhe unitetin të pashuar në Kosovën e shtypur nga hordhitë çetnike serbe. Lë të shkëpusim një citat nga libri, "Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë".

    "Qëndrimi ynë ka qenë dhe është që vëllezerit tanë që jetojne në Jugosllavi, në Kosovë në Mal të Zi dhe në Maqedoni janë në vatrat e tyre, në tokat shqiptare. Këto janë grabitur nga serbomëdhenjtë nga malazezët, me ndihmën e Fuqive të Mëdha imperaliste të asaj kohe. Ato i përkasin Shqiperisë. Në rast se vendoset hegjomonia serbe në Jugosllavi, do të kthehet edhe me keq se ç'është sot, një vend me diktaturë të hapet fashiste, e cila do të shtypë egërsisht popujt dhe do vendoset terror i zi. Për kosovarët, dominimi serbomadh do të jetë i tmerrshëm. Do të vijë koha kur kosovarët do të luftojnë akoma më mirë, më shumë e më fortë për të filluar lirinë, sovranitetin. Shqiptarët që banojnë në trojet e veta kombëtare në Jugosllavi do të vendosin vet se me cilin shtet do të bashkohen.

    Do të vijë koha që ata ta thonë fjalën e tyre. Ne vet, me duart tona, me forcat tona, do ta ndërtojmë këtë unitet të kombit shqiptar.

    Këtë detyrë të shenjtë na i kane lënë amanet ta plotesojmë të parët tanë. Ne mos arriftë dot brezi yne që ta plotesojë atë, duhet të përgatitim fushën qe djemtë dhe vajzat tona të kryejnë këtë detyrë ndaj mëmës sonë të dashur-SHQIPËRI"

    Nën regjimin e represionit serb, të gjithë atdhëtarët e intelektualët shqiptarë, mbarë popullin ktheu sytë drejt Shqipërisë, ndërsa Enver Hoxha nuk harroi pjesën e kolonizuar të kombit, duke u treguar jugosllavëve gjakpirës:

    "MOS U LUANI ME ZJARRIN, SE PO LUANI ME ZJARRIN, DO TË DIGJENI VETË NË TË!"

    Për të gjitha këto arsye, ai duhet përkujtuar e respektuar dhe faktikisht Manifestimi i Ferizajit të Kosovës së Shqipërisë e dëshmoi këtë nderë që duhet të rritet e të zgjerojhet me tëj në të gjitha trojet e Shqipërisë Reale, pe¨r të cilën Enver Hoxha me shokë bëri aq shumë për të!

    Enver Hoxha ka qenë e mbetet udhëheqësit e të gjitë shqiptarëve, për të cilën titistët e djeshëm e të sotëm gjithëmonë do të dridhen prej ankthit.

    Fund së fundi, ai luftoi për shqiptarizmin në Kosovë e jo për "pavarësinë e kushtëzuar" të saj, koncept që tani del nga mjegullnajat e kolaboracionizmit shqipfolës të klanit plangprishës, Berisha-Mustafaj!!!

  8. #398
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    se shume djem kosovar te cilet vinin ne vendin ame per te shpetuar nga genocidi swerb,enveri i dergonte ata drejt UDB-s ose i burgoste e torturonte ne burgjet e tij ,keto vrima krimesh komuniste.Njeri prej tyre ka banuar ne qytetin tone,punonte ne nje ndermarrje tregetare qe furnizonte fshatrat e quhej Bashkim.Mbasi ai kish krijuar edhe familje e nderkohe punonte shume mire e ishte njeri i mire,papritur e pakujtuar arrastohet si agjent i jugosllaveve dhe denohet me vdekje.Asnje faj nuk kish bere i varferi Ismat.Ishte njeri i mrekullueshem e i gjendur per njerzit.Por sa e sa te tjere kish si ai,te cilet i dorwezoheshin UDB-s ose e pesonin si Ismeti.
    Persa i perket luftes ne letra jane llafe.Cfare beri me to.Nje vrime ne uje.Per mendimin tim nuk eshte per tu zene ne goje fare.Kjo eshte trimeri mbas pilafit.Vetem nje gje nuk mund te mohohet,gazeta ose me mire kurva ZP dhe RTSH foli aso kohe.Po a e di kush na degjonte?Askush.Nqse Shqiperia do te ishte ndryshe bota do ta kish shpartalluar Jugosllavine.Davaja behet themi ne ne Vlore,ashtu sic eshte i zoti.Pra ato pallavra jane thene per kohet e mevoneshme,si tani,te ishin per konsum ne sherbim te tij e figures se tij.A e di qe ato shit libra me kujtime qe shkroi ishin me e shumta genjeshtra,shumica me te verteta te shtremberuara historike e personale.Une i kam hequr vize te gjitha ''veprave'' apo te mirave qe gjoja ka bere per vendin tone ai njeri delirant e kriminel i pashpirt.Shume kosovare jane mashtruar prej fendve qe leshonte ai ne eter,bile disa donkishoter jane shfaqur me brockullat e tyre edhe ne kete teme.
    Kalofsh mire!
    Kjo vlen per titistet dhe grekofonet e asfalise që jan edhe ndaj vepres së gjeniut të kombit shqiptar ENver ,Hoxha

    Ji, jeni armiq dhe nuk mund flisni mire e ta kuptoni bile as ta imagjinoni se Enver Hoxha ka qenë një burrë shteti me famë botërore.
    Heroi ynë i madh, Jusuf Gërvalla, e ka quajtur Enverin, PISHTAR I NJERËZIMIT, gjatë një takimi me bashkatdhetarët në Gjermani, kur këta e pyetën për rolin e Enver Hoxhës në historinë e kombit shqiptar
    Ay, ka thënë kështu, për t´i sqaruar pikërisht, ata pinjollët e rrymës zogiste-titiste që e akuzonin Enver Hoxhën.
    Të njejtin qendrim e kishte edhe politollogu ynë i madh Ukshin Hoti.e të tjre intelektual…
    Ju, nuk e kupton se ai ishte vigan që njerëzimi dhe popujt e shtypur kanë marrë dhe po marrin mësime si duhet të luftohet për çlirim kombëtar dhe se si duhet të mbrosh atdheun se borgjezia reaksionare që Ju e adhuron po hudh mjegullnaja për popujt që t´i verbrojnë, se vetëm të duke i verbuar popujt këta i arrijnë qëllimet e tyre antinjerëzore.
    Ju, z. titist jeni të ri dhe nuk e kupton se Enver Hoxha ishte para meje e teje në Evropë dhe si student në Francë, dihet nga të gjithë se sa bukurosh ishte, Ay, mund të ishte ndër kapitalistët më të mëdhenj, po ta kishte përdorë talentin e tij në shërbim të interesave personale, për t´u pasuruar sipas kushteve të këtij sistemi që sot e quajnë Demokraci.
    JO! Ay, nuk ra në grackat e kapitalit as të interesave personale.
    Ay, u këthye t´i ndihmoi kombit të tij, u këthye kur Shqipëria qe në gjendje të rëndë varfërie dhe pastaj në gjendje lufte veproi guximshëm.
    Ay, shkoi i priu popullit në lufën e madhe çlirimtare, Ay, shkoi tek Nënëlokja Shqipëri, kur mbreti ikanak, Zogolli e la Shqipërinë e sulmuar nga fashistët italianë, e la në "mëshirë" të tyre.
    Ay, e formoi Partinë Komuniste Shqiptare.
    E organizoi dhe e ngriti popullin në kryengritje popullore gjithëkombëtare dhe luftoi kundër bishave nazi-fashiste,Balliste pulaxhi pas një lufte të gjatë dhe të lavdishme, Shqipëria e Enver Hoxhës u radhit me fitimtarët antifashistë euro-atlantikë: me amerikanët, anglezët dhe rusët, pra me boshtin antifashistë e fituan luftën kundër musolinëve dhe markagjonëve bajraktarë të shitur tek serbët dhe të tjerët...
    Anipse, Fishta do t´ju këndonte hymne, kjo nuk u bëri punë, përkundrazi turpi i mbuloi!...
    Enver Hoxha, qendroi si shqipe në malet shqiptare pa iu trembur syri prej askujt dhe pas çlirimit Shqipëria e Enver Hoxhës do të përballet përsëri me dhjetëra e qindra gupe të organizuara nga CIA, INTELIGJENCIESERVISI dhe nga UDB-ja , pastaj falangat italiane dhe greke iu sulën pamëshirë Shqipërisë.
    Sipas një oficeri të CIS-së , 380 grupe u futën në Shqipëri ta bëjnë "përmbysjen popullore", ta "demokratizojn Shqipërinë " si sot që politikanët e Shqipërisë, po mvaren nga të huajt që në shumicën e rasteve janë miqë të armiqëve tanë.
    Bile, për heroizmin dhe shpartallimin e bandave të huaja ka deklaruar edhe Kryeminisrtri i Anglisë, Toni Bleri, duke theksuar se :
    "vetëm në Shqipëri kanë dështuar agjenturat dhe ndërhyrjet anglo-amerikane".
    Por, për t´i shpartalluar këto banda kriminale që zbritnin me parashuta dhe hynin nga malet dhe deti, nuk ishte e lehtë, mua më kujtohet që e kam lexuar një libër që shkruante për këto veprime të bandave të huaja, herë-herë të veshura me petkun shqiptar; libri quhej "Ato s´duhet harruar", me ç´rast autori (s´më kujtohet) i përshkruante ngjarjet, por më kujtohet tani se gjatë kësaj lufte të hapur e të maskuar, prej vitit 1944-1949, kishin rënë në fushën e betejave, katundeve dhe qytetetve të Shqipërisë, 463 heronj e heroina.
    Sot, jemi dëshmitarë kur shtypi pothuaj vazhdimisht po shkruan për sulmet e këtyre bandave, lexojeni zotëri, "Shekullin", "Panoramën" e të tjera revista të kohës, aty do ta gjejshë të vërtetën nga erdhën këto banda, përse erdhën, kush i dërgoi dhe si përfunduan?!...
    Kjo, dëshmon edhe njëherë e mirë, vendosmërinë dhe dashurinë që kishte populli shqiptar, për partinë dhe rregjimin që e drejtonte Enver Hoxha me shokë.
    Ju, s´ke njohuri, për përkushtimin dhe trimërinë e paepur që Enveri, tërë jetën ia kushtoi çështjes së kombit.
    Ju, nuk e kupton se sa mund e sakrifica të mëdha janë bërë për mbrojtjen e asaj pjese që quhet "Shqipëria londineze!
    Ju z.titist, s´ke njohuri, se plani ushtarak, i quajtur, "Shpërthimi", me vite të tëra është punuar, për ta realizuar edhe me forcë Ribashkimin kombëtar.
    Enver Hoxha, ishte politikolog i madh, Ay, nuk u mashtrua ashtu siç po mashtrohen sot politkanët tanë: pinjollët, titisto-zogistë.
    Berisha dhe Rugova janë bërë shërbëtorë të së keqes.
    Ju , or finok në politikë, më detyrove të t´ i them këto gjëra se ke shumë besim në "demokratët" euro-atlantikë.
    Tek ata, që politkën "shqiptare" të Rugovës u dirigjua në vitet 1989/90 nga një dhëndër serb që ishte ambasador i Amerikës në Beograd dhe qe i martuar me nje serbe, të re nga Knini.
    Ju , nuk e kupton se Lorenc Igellbergeri dhe Lordi Karringtoni, do ta udhëheqnin edhe Konferencen e Londres, (1992).
    Ju, duhet ta kuptoni se ç´ vendime u morën aty.
    Ishte titisti Rugova dhe zogisti Berisha që iu pajtuan.
    Dhe, pikërisht për këtë politikë antishqiptare po përkrahen bile edhe në fushata parazgjedhore po marrin pjesë personalitete të huaja, vetëm që të fitojnë këta shërbëtorë e puthadorë të të huajve, që Ju verbërisht i përkrahëni.

  9. #399
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Jane shume libra qe duhet grisur ne ate Panair.

    Fillojme me cdo liber te Qoses, e mbarojme me te gjithe librat fetare...
    Te vjen keq pse nuk te shiten librat e Qubrilloviqit e Andricit prandaj don te hiqen ato qe i ke ceke me lart kot e keni ju edhe ky rast ju iku nga dora tani jeni sul me vehabistet jeni bere shoke vetem e vetem te shkatroni Kombin Shqiptar edhe kjo dot ju ngele ne fyt sic ju kane ngel cdo here.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etniku : 31-08-2010 më 18:13

  10. #400
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Paskal Milo: Ja si u bë marrëveshja Hoxha-Tito për minimin e Korfuzit
    E Shtune, 13-11-2010, 10:31am (GMT)


    Ja si u bë marrëveshja Hoxha-Tito për minimin e Korfuzit


    Nga Paskal Milo



    Përballimi i rrezikut nga një ndërhyrje greko-britanike në verën e vitit 1946 ishte edhe një nga motivet kryesore të vizitës së parë zyrtare, por edhe të fundit të Enver Hoxhës në Beograd dhe të bisedimeve të tij me udhëheqësin jugosllav J. B. Tito. Kjo vizitë u realizua nga 23 qershori deri në 2 korrrik 1946. Enver Hoxha e kishte dashur me kohë ta kryente këtë vizitë, sikurse edhe atë në Moskë, por për arsye që ai vonë i ka kuptuar, ato nuk ishin bërë.
    Vendimi që Enver Hoxha më në fund të vizitonte Beogradin u mor gjatë vizitës së Titos në Moskë dhe në takimin me Stalinin në 27 maj. Stalini dhe Molotovi e informuan udhëheqësin jugosllav se Hoxha kishte shfaqur dëshirën që të vinte në Moskë, por ata e kishin frenuar atë për shkak se mund të shkaktonte reagim jo të pëlqyeshëm nga ana e anglezëve dhe amerikanëve dhe kjo mund të ndërlikonte më tej situatën e jashtme politike të Shqipërisë. Stalini dhe Tito ranë dakord që të ftohej Hoxha në Beograd dhe të nënshkruhej edhe Traktatit i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit midis të dy vendeve. Refuzimi i Stalinit për ta pranuar Enver Hoxhën në Moskë deri në maj 1946, përveç pengesës së njohur të Titos, sillte në vëmendje edhe marrëveshjen e tij me Çurçillin në tetor 1944 ku Shqipëria ishte ndarë në 50 me 50 për qind influencë.
    Tito sapo u kthye nga Moska porositi përgatitjen e vizitës së Enver Hoxhës në Beograd. Në 19 qershor Hysni Kapo takoi Aleksandër Rankoviçin dhe po atë ditë i raportoi Enver Hoxhës se çfarë ai i tha: "Kur ishim në Moskë biseduam me Stalinin e Molotovin ardhjen tuaj në Jugosllavi dhe lidhjen e një marrëveshjeje. Ata ishin dakord me mendimin e Titos. Markua, (A. Rankoviçi - P. M) më tha se biseduam me Titon dhe se tashti është çasti më i mirë që të vijë Enveri mbasi tashti zhvillohet Konferenca e Parisit. Do të bisedojmë dhe të përfundojmë një marrëveshje për ndihmë reciproke e cila do të shpallet në Beograd dhe do të ratifikohet në Tiranë. Markoja më tha se është mirë që Enveri të vijë sa më parë, mundësisht të dielën. Pritet vetëm mendimi Juaj…".
    Enver Hoxha iu përgjigj menjëherë ftesës dhe shkoi në Beograd. Se për çfarë është biseduar atje nuk ka gjurmë në arkivat shqiptare veçse thërrime protokolli, kush vajti e kush erdhi, kush e priti e kush e përcolli. Nuk mund të konceptohej që Enver Hoxha të shkonte në vizitën e tij të parë jashtë vendit si kryetar qeverie dhe aq më tepër në Jugosllavi për t'u takuar me Titon e të mos kishte një dosje me çështje që do të bisedoheshin. Gjithashtu nuk mund të mendohet se nuk janë mbajtur shënime gjatë bisedave zyrtare nga njerëzit që e rrethonin Hoxhën ose edhe nga vetë ai e se nuk është bërë një informacion në përfundim të kësaj vizite. Në arkivat e Beogradit me siguri që kjo vizitë dhe ngjarje të tjera të rëndësishme në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave janë të pasura me dokumente, por ato vazhdojnë të mbeten rreptësisht të kyçura, veçanërisht për shqiptarët. Beogradi për këtë vizitë ofron vetëm detaje protokolli.
    Hoxha ka dhënë variantin e tij për bisedimet e vizitën në Jugosllavi. Ai në të vërtetë thotë shumë pak nga çfarë është biseduar në realitet me Titon e bashkëpunëtorët e tij. Tregon ngjarje të parëndësishme deri në detaje, por nuk flet për mjaft çështje thelbësore që janë trajtuar. Megjithatë pohon se ka diskutuar për situatën në jug të Shqipërisë si dhe për provokacionet që bëheshin në kufijtë detarë të saj.


    Arkivat


    Por, për të hedhur dritë se çfarë u bisedua gjatë takimeve me Titon, ndihmojnë arkivat ruse të Ministrisë së Jashtme, raportet e ambasadorëve sovjetikë në Tiranë e në Beograd, pasi janë takuar e kanë biseduar me Hoxhën e me Titon. Ambasadori sovjetik në Beograd, A. Lavrentjev, në raportimin që i bëri Moskës në 2 korrik 1946 për takimin me Titon, menjëherë pas largimit të Hoxhës nga aerodromi, shkruan se "ai ka folur dje me Enver Hoxhën për problemet ushtarake… u morën vesh për nevojën e krijimit të mbrojtjes bregdetare, që më shumë rëndësi ka në rajonin e Vlorës". "Tito, thuhej më tej në këtë informim, shpreson që topat me qitje të largët për këtë qëllim do i marrë nga Bashkimi Sovjetik, në mos si zbatim të porosisë, atëherë ndoshta nga fondi i trofeve".
    Një ditë më vonë, në 3 korrik, ambasadori sovjetik në Tiranë D. Çuvahin, pasi ka takuar Enver Hoxhën, i dërgoi V. Molotovit, ministrit të Jashtëm sovjetik, përmbajtjen e bisedës, e cila ishte e hollësishme dhe për një numër çështjesh. Kryeministri shqiptar e kishte informuar diplomatin sovjetik se gjatë bisedimeve "u diskutuan të gjitha çështjet ushtarake për të cilat janë të interesuara si Shqipëria ashtu edhe Jugosllavia, se Tito, u interesua më tej për gjendjen e tanishme të mbrojtjes së kufijve tokësorë dhe detarë të Shqipërisë, se ai kishte mendimin se, Shqipëria tani duhet të merret, para së gjithash, me forcimin e kufirit të saj jugor me Greqinë, si dhe të bregdetit". Referuar gjithnjë Hoxhës, Çuvahini raportonte se udhëheqësi jugosllav kishte thënë se si Shqipëria e Jugosllavia aktualisht nuk kishin mundësi materiale për të ndërtuar fortifikime moderne të mbrojtjes, ndaj sugjeronte që "përgjatë gjithë kufirit detar të Shqipërisë mbrojtja do ndërtuar në mënyrë të tillë, që, në rast lufte, kjo mbrojtje e përkohshme të mund të pengojë në njëfarë shkalle zbarkimin e forcave të armatosura të armikut". Në vijim, Tito kishte folur për domosdoshmërinë e forcimit të mbrojtjes së Vlorës, në veçanti të ishullit Sazan dhe gadishullit të Karaburunit, si dhe të rajonit të Sarandës, si i kufizuar drejtpërdrejtë me territorin e Greqisë (me ishullin e Korfuzit)". Në fund të diskutimit për këtë çështje, ai i kishte premtuar E. Hoxhës ndihmën e gjithanshme të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave për ushtrinë shqiptare në organizimin dhe ndërtimin e fortifikimeve të mbrojtjes si dhe dërgimin në një të ardhme të afërt për studimin e çështjes së ndërtimit të mbrojtjes bregdetare të disa specialistëve ushtarakë jugosllavë (jo zyrtarisht).


    Biseda tito-hoxha


    Nga sa ka biseduar e ka folur publikisht në atë kohë, Enver Hoxha u kthye i kënaqur nga vizita në Beograd. Aty u ra dakord edhe për nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë e të Ndihmës Reciproke midis të dy vendeve, i cili u bë në 9 korrik 1946 në Tiranë. Kluton, i ngarkuari me punë britanik në Beograd e vlerësoi vizitën e kryeministrit shqiptar si një "demonstrim politik". Traktatin e vlerësoi një dokument të fryrë ku tërhiqte vëmendjen neni 3 i tij, sipas të cilit në qoftë se njëra nga të dy palët sulmohej nga ndonjë fuqi tjetër me synimin kundër pavarësisë së saj, për pushtimin ose shkëputjen e një pjese të territorit të saj, pala tjetër do të jepte menjëherë ndihmën e saj ushtarake si dhe çdo ndihmë tjetër sipas mjeteve që dispononte. Tehu i këtij neni drejtohej kundër Greqisë dhe pretendimeve të saj territoriale për Shqipërinë e Jugut. Diplomatët britanikë e nënvizuan këtë nënkuptim të Traktatit, por nuk ishin në gjendje të mësonin ose të merrnin informacion mbi përmbajtjen e bisedimeve Tito-Hoxha. Në Moskë kishin hezituar për të mbështetur këtë Traktat. Çuvahinit në Tiranë dhe Lavrentjevit në Beograd u ishte kërkuar disa herë mendimi i qeverisë sovjetike, por vonesa justifikohej me përgjigjen se "kjo gjë është mjaft e komplikuar dhe se përgjigjja mund të vonohet". Pasi ka kërkuar e ka marrë sqarime të mëtejshme, Moska ka dhënë pëlqimin e saj për nënshkrimin e Traktatit. Vetë Stalini në bisedimet me Titon në Moskë, në 27 maj u interesua për këtë Traktat dhe kërkoi shpjegime nga udhëheqësi jugosllav.
    Enver Hoxha menjëherë sa u kthye nga Beogradi mori të gjitha masat e përmendura për forcimin e mbrojtjes në jug të vendit e sidomos mbrojtjen bregdetare. Me këtë çështje u mor veçanërisht edhe koloneli sovjetik Kogan. Në muajin gusht komandanti i Divizionit I, Shefqet Peçi me konsulencën edhe të Koganit i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare shtimin e efektivave ushtarake dhe rritjen e volumit të zjarrit për mbrojtjen e bregdetit në zonën e Himarës. Mehmet Shehu i thirrur nga Akademia Ushtarake "Voroshillov" në Moskë dhe i sapo emëruar si kryetar i Shtatmadhorisë së Ushtrisë, në fund të muajit gusht urdhëroi shtimin e forcave ushtarake dhe rritjen e kapaciteteve të vrojtimit e të mbrojtjes për të përballuar zbarkimet e mundshme me njësi të vogla në këtë zonë.
    Atmosfera në verën e vitit 1946 në jug të Shqipërisë ishte shumë e tensionuar. Ajo u bë e tillë edhe më tepër kur në Konferencën e Paqes në Paris që kishte filluar që në 29 korrik kryeministri i Greqisë K. Caldaris bëri thirrje që Shqipëria duke qenë në "gjendje lufte" me vendin e tij të trajtohej si palë e mundur në Luftë. Ai kërkoi që Shqipëria e Jugut t'i jepej Greqisë.
    Në Tiranë deklarata e Caldarisit u vlerësua shumë e rrezikshme. Ajo bëhej edhe më e rrezikshme kur dihej se pretendime të tilla ishin mbështetur edhe nga Britania e Madhe. Në këto rrethana Enver Hoxha vendosi që të shkojë vetë në Paris, në Konferencën e Paqes ku ndodhej një delegacion shqiptar me në krye Hysni Kapon. Rrugës për në kryeqytetin francez ai kaloi nga Jugosllavia. Jo vetëm se zakonisht në atë kohë delegacionet shqiptare që shkonin në Evropë e në SHBA kalonin nga Beogradi për shkak të fluturimeve ajrore. Për rëndësinë e misionit që kishte dhe për kërcënimet e hapura të adresuara nga Caldarisi kundër Shqipërisë, Enver Hoxha e gjykoi të arsyeshme që të bisedonte e të këshillohej me Titon. Për këtë qëllim shkoi edhe e gjeti Titon në Bled të Sllovenisë, rreth datës 18 ose 19 gusht, në një nga rezidencat e shumta që udhëheqësi komunist jugosllav kishte qejf të pushonte.
    Enver Hoxha e ka rrëfyer këtë takim me Titon kalimthi. Ai thotë se biseduan për problemet që do të diskutoheshin në Konferencë. Nuk ka asnjë dyshim që ai ka biseduar edhe shqetësimet e tjera të ditës, për kërcënimet greke. Dhe në këtë kuadër aty duhet të jenë rikapitulluar edhe çështjet që u diskutuan dy muaj më parë në Beograd dhe veçanërisht shpejtimi i marrjes së masave mbrojtëse në bregdetin shqiptar nga Vlora në Sarandë.
    Pas takimit Tito-Hoxha në Bled është zhvilluar gjithë ajo ngjarje e mistershme që nuk u zbulua e nuk u vërtetua kurrë deri më sot, por që është hamendësuar se si ka ndodhur. Dyshimi dhe supozimi nuk është provë. Kërkimet arkivore intensive e jo të lehta sollën përfundimisht dokumente e prova të pakundërshtueshme për të ndërtuar sa më afër realitetit skenarin e vendosjes së minave në Kanalit e Korfuzit.
    Dhjetë ditë pas takimit në Bled, në 29 gusht, shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, gjeneral-leitnant Koça Popoviç i dërgoi një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në të cilën në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por të nënkuptuar shprehte gatishmërinë e palës jugosllave për të kryer minimin e ujërave territoriale të Shqipërisë në emër të çminimit të tyre. Kjo mënyrë komunikimi u bë për të ruajtur sekretin e operacionit. Popoviçi shkruante se: "Për arsye të vendosjes së lidhjeve të rregullta me anën e vaporëve dhe për arsye të përmirësimit dhe të sigurimit të lëvizjes detare midis Jugosllavisë e Shqipërisë e quajmë se do të jetë e vlefshme që gjatë bregdetit shqiptar të pastrohet prej minave rruga e lundrimit me një gjerësi të mjaftueshme, si dhe lidhjet e rrugës së lundrimit në limanet. Marina luftarake e Jugosllavis do të ketë mundësi që në mbarim të shtatorit ose në fillim të tetorit të këtij viti do t'u vërë në dispozicion për kryemjen e kësaj pune një grup kërkusësh (kërkusa të minave). Në qoftë se ju e quani që kyj pastrim të bëhet prej kërkusave të Marinës luftarake të Jugosllavis, ne me lejen tuaj do të dërgojmë forcat dhe mjetet e nevojshme për të kryer këtë detyrë (punë). Veprimi do të kryhet si mbas planeve tuaja në bashkëpunim me personelin tuaj (të ngarkuarët tuaj)".
    Në 6 shtator, Shtatmadhoria shqiptare ktheu përgjigje se ishte dakord me propozimin që bëhej, veç kërkonte që të lajmërohej disa ditë para se njësitë e Marinës Luftarake Jugosllave të niseshin për në portet shqiptare me qëllimin që të merreshin masat e rastit. Menjëherë pas kësaj përgjigjeje, Shtatmadhoria jugosllave i dërgoi dy radiograme misionit jugosllav në Tiranë, me Nr.48 e 71 të cilat janë firmosur në fund nga Shulja, që siç dihet ishte emri me të cilin njihej në këtë kohë Kristo Themelko, anëtar i Byrosë Politike dhe drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë. Ka të ngjarë që ai të ketë përkthyer të dy radiogramet për shkak të njohjes së gjuhës serbo-kroate e të origjinës së tij.


    Radiogramet

    Radiogramet ishin për Mehmet Shehun. Në të parin thuhej se: "në një nga bazat tona detare gjindet nji vapor gati me personelin e nevojshëm për të minuar fushat në bregdetin Shqiptar. Për këtë punë kemi në dispozicion 100 copë mina. Mejtimi i jonë asht që këto mina të vendosen para Sarandës, para Himarës, dhe Borshit e eventualisht në Palermo. Asht i nevojshëm konspiracjon i math, dhe sidomos për personelin tonë".
    Në radiogramin e dytë kërkohej: "të na japi mejtimin Xh. Mehmet Shehu mbi këtë: e para: Vëndin në bregdetin Shqiptar ku do ta presi oficjeri i deleguar nga Statmadhorija Shqiptare vaporin tonë. Ne mejtojm që të jetë sa të jetë e mundur ma në Veri, e dyta: Në çfar mënyre do të regullohet lundrimi i këtij vapori gjat bregdetit Shqiptar. Asht e nevojshme që oficjeri i deleguar që do të presi vaporin në ndonji sqelë të ketë me vehte dhe planin e vendosjes së minave i aprovuem prej Shtatmadhoris Shqiptare dhe aji të udhëtojë me vaporin tonë dhe të asistojë në vendosjen e këtyre minave. Jo me vonesë do ju njoftojmë datën se kur oficjeri Shqiptar i deleguar do të presi vaporin tonë. Urgjentisht na njoftoni mbi sa u kërkojmë".
    Për të mbuluar operacionin e vendosjes së minave dhe lëvizjen e anijeve ushtarake jugosllave në bregdetin jugor të Shqipërisë u nënshkrua në 10 shtator në Tiranë marrëveshja midis qeverive të të dy vendeve për vendosjen e shërbimit detar për transportin e mallrave e të pasagjerëve nga porti i Susakut në Dalmaci në portin e Sarandës në Shqipëri. Pala jugosllave deri në korrik e kishte refuzuar një marrëveshje të tillë për shkak të mungesës së mjeteve e të leverdisë ekonomike. Marrëveshja vendosi shërbimin e rregullt javor midis porteve jugosllave të Zadarit, Shibenikut, Splitit, Dubrovnikut e Zelenikës me portet shqiptare të Shëngjinit, Durrësit, Vlorës e Sarandës. Anijet dhe ekuipazhi do të ishin jugosllave dhe ato do të gëzonin të gjitha lehtësirat portuale dhe do të ishin të çliruara nga taksat. Kjo marrëveshje nuk kaloi pa u vënë re nga misionet diplomatike në Tiranë e në Beograd në atë kohë. Ajo u përmend më vonë edhe në Gjyqin e Hagës duke aluduar, por jo duke provuar se për çfarë ishte përdorur.
    Mbi bazën e marrëveshjes midis dy Shtatmadhorive pasi ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura, në 17 shtator, në orën 8 të mbrëmjes tre anije ushtarake jugosllave u ankoruan në portin e Ishullit të Sazanit në sekret të plotë. Aq konspirative ishte ardhja e tyre sa që edhe komandanti i Ishullit, majori Mevlan Dervishaj nuk kishte asnjë dijeni. Ai informoi që atë natë Komandën e Përgjithshme e Shtatmadhorinë me radiogram duke u ankuar që nuk ishte njoftuar për ardhjen e anijeve jugosllave, por edhe duke pyetur se si do të veprohej në raste të tjera. Me radiogram po kaq urgjent, vetë Mehmet Shehu urdhëron komandantin e Sazanit që "tre vaporat Jugosllav lejohen të strehohen në Sazan. Herë tjetër do lajmëroheni me kohë".
    Minimi i ujërave territoriale shqiptare në bregdetin jugor e në Kanalin e Korfuzit është bërë natën e 18 shtatorit duke u gdhirë 19. Vetë misioni që kishin marrë përsipër për të realizuar anijet jugosllave ishte i fshehtë dhe ato as nuk mund ta kryenin operacionin ditën dhe as mund ta vononin. Siç edhe ishte vendosur në procesin e minimit do të merrte pjesë edhe një oficer shqiptar i caktuar nga Shtatmadhoria shqiptare. Komanda e Marinës nuk kishte ekspertë për minimin e çminimin e ujërave dhe as mjete të posaçme për kryerjen e procesit. Por në atë kohë dihej se oficeri i marinës Abdi Mati kishte marrë pjesë si përfaqësues i palës shqiptare në çminimin e rrugëve ujore Durrës-Vlorë-Sarandë nga minat gjermane të kryer nga anijet britanike në shkurt-mars 1945. Sekretin e minimit të ujërave territoriale në vjeshtën e vitit 1946 e dinin një rreth shumë i kufizuar njerëzish si Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Nako Spiru, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Hysni Kapo, Bedri Spahiu e ndonjë tjetër nga udhëheqja e kohës. E kanë ditur ndoshta edhe persona si oficeri që ka marrë pjesë në operacion apo ndonjë njeri i shërbimeve sekrete. Para incidentit të ardhshëm e pas tij askush nuk e nxori sekretin se kur dhe si u krye vendosja e minave. Sot pas 64 vjetëve kjo po bëhet e njohur me dokumente. Shtatori i vitit 1946 ka qenë muaji fatal kur britanikët e shqiptarët u përgatitën të sfidonin njëri-tjetrin në ujërat e kaltra të Detit Jon në Ngushticën e Korfuzit.



    Gazeta Shqiptare
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 40 prej 65 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •