
Postuar më parë nga
Kosovelli
Griset në panair libri i Ramiz Alisë
Premte, 11 Qrshor 2010 19:27
Ekonomisti
Mursel Halimi, një arsimtar i Gjeografisë dhe Historisë në një shkollë në Prishtinë, ka zbrazur mllefin mbi librin e Ramiz Alisë “Jeta Ime”, duke e grisur atë në mes të Panairit të Librit në Prishtinë.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Panairin e Librit në Prishtinë. Arsmitari i Gjeografisë dhe Histrosë, Mursel Halimi, është ndier i ofenduar që në Panairin e Librit në Prishtinë, ka hasur në librin “Jeta Ime” të Ramizë Alisë, pasuesit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Pa asnjë grimase pendimi, ai e ka bërë copë – copë, këtë libër, duke e cilësuar si ofendim që i njëjti ka gjetur vend në stoqet e libër-prezantuesve në panair. Të pranishmit në Panairin e Librit “Prishtina 2010”, u habiten me gjestin e Muresel Halimit, ndërsa ai i acaruar i fuste në qese najloni gjithë faqet e shkyera të librit me autor Ramiz Alinë, ish kryetar i Shqipërisë komuniste. “Unë po e gris këtë liber, ngase autori i këtij libri ishte komunist dhe njërherit shok i Fadil Hoxhës”, tha Halimi. “Ramiz Alia, kishte thënë që kosovarët mund të japin përgjegjësi për masakrën e Tivarit dhe shumë e shumë gjëra të tjera që nuk na përkasin. Nuk është e lehtë për mua që të shkoj dhe të gris këtë libër, ama kur e pash aty nuk munda të mos veproj në këtë mënyrë. As libri i Ramiz Alisë dhe as ai i Fadil Hoxhes nuk na nevojiten”, thoshte Halimi, duke mos ndalur së coptuari faqet e librit. “Ky libër është i shkruar nga një komunist siç është Ramiz Alia, i cili nuk ia deshi të mirën Kosovës”, thoshte nëpër dhëmbë Halimi.
Krijoni Kontakt