Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 27-04-2010 më 00:16
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
OPINION
Tipare të përbashkëta/Zvetënimi familjar tek Hitleri, Stalini, Enveri dhe Edi Rama
25-04-2010 / Nga Kostaq Xoxa
Në të vërtetë duhej filluar me Marksin. Pjesa më e madhe e atyre që janë në njëfarë moshe dhe kishin mundësi të njiheshin me librat apologjetikë të kohës, e kanë lexuar veprën biografike “Xheni Marks”. Ishte një paraqitje idiliake e familjes së Karl Marksit. Njerëzit e lexonin, se ishin të velur me veprat e pambaruara politike të kohës. Të paktën kemi të bëjmë me një vepër, në të cilën politika nuk zë ballin e vendit,- mendonim atëherë né, që s’donim të binim në vathën e të indoktrinuarve.
Por, kur pas nëntëdhjetës filluan të vinin libra dhe revista të huaja, pata rastin të shihja në të përkohshmen “Gente” një version të kundërt, të nënshkruar nga publicisti dhe eruditi me famë europiane, Indro Montaneli. M’u përftua aty për aty mendimi se edhe veprat me karakter familjar ishin të molepsura me atë huq të diktaturës enveriste, një ves sipas të cilit „politika në plan të parë“ kishte kuptimin më përkeqësues të këtij togfjalëshi.
Në esenë e Montanelit, ajo punëtorja e shërbimit, Lëshen, që shërbente me përkushtim për mbarëvajtjen e punëve shtëpiake dhe për harmoninë familjare, na paska qenë dashnorja e fshehtë e Marksit, brenda vatrës familjare të tij! Por idili ra kryengulthi kur Lësheni u mbars nga Karli. “Për të ruajtur harmoninë”, natyrisht fëmija ilegjitim u rrit në një brefotrof (me shpenzimet nën dorë të K. Marksit, kuptohet!). I ati i djalit me atësí të panjohur nuk pati asnjë ndjenjë për këtë djalë i cili, kur u rrit, u bë sindikalist dhe ithtar i babës së fshehtë, si një i përkushtuar në lëvizjen punëtore gjermane. Duket se kishte marrë vesh se biri i kujt ishte. Por ishte i lënduar në shpirt, se e ndjente veten të braktisur: kur ishte i sëmurë në spital, nuk pati asnjë interesim nga i ati. Palé ndonjë ndihmë konkrete për atë varfanjak fatkeq (se anën financiare i ati e kishte në pupë, falë industrialistit komunist, Frederik Engelsit!).
***
Që të respektojmë titullin, duhet ta fillojmë me Hitlerin. Sipas Alan Bullock-ut, në pamje të parë, domethënë sipërfaqësisht, “Hitleri i tërhiqte më tepër femrat sesa Stalini. Madje edhe ato ishin të dhëna më tepër ndaj tij, sesa femrat me diktatorin e BRSS-së. Karriera fillestare e A. Hitlerit u nxit edhe nga gratë e martuara të shoqërisë së lartë, si Helena Bechstein dhe Winfred Wagner. Mjaft nga femrat tërhiqeshin nga forca e tij hipnotizuese. Histeria që tërhiqte gratë në mitingjet e tij, ishte një dukuri e njohur historikisht. Ai pëlqente të ishte i pranishëm në shoqërinë e grave të bukura. Por një gjë nuk duronte dot tek ato: Nuk i pëlqenin femrat që kishin mëtime intelektuale. Dhe, sikundër Stalini, nuk i duronte dot ato që ngulmonin në opinionet e tyre vetjake” ( A. Bullock, “Hitler et Staline”, f.407). [Për këtë libër “Time” shkruante se është një kryevepër parashikuese, saktësie dhe qartësie”- shënim]. Speer-i shkruante se “për shkrimtarët e historisë, Eva Brauni ishte një person i zhgënjyer”. Më 3 janar të vitit 1903 babai i Hitlerit vdiq në moshën 65-vjeçare, duke e lënë të birin, Adolfin, 14 vjeç. U shuan, kështu, grindjet atë e bir. Sidoqoftë Adolfi nuk e kishte fyer Aloisin sa Edi Rama Kristaqin, të cilin e kishte akuzuar për incest brenda familjes (dokumentuar kjo në botimin dhe ne fac símilet nga M. Baze, në gazetën e tij “Tema”). E themi këtë se kemi të bëjmë me “Jetët paralele”, siç është nëntitulli i veprës së Bullock-ut, që përmendëm, ndonëse do të flasim më hollësisht kur t’i vijë radha, sipas renditjes në titull.
E bija e këngëtarit të shquar Ramiz Kovaçi, Rajna, në portretin që i ka bërë Hitlerit në veprën e saj “Diktatorët, burra të pangopur”, tregon për ngjarjen e trishtuar të Gilit, vajzës së motrës Anxhela të diktatorit të ardhshëm. Në vitin 1927 Adolfi, e motra e tij Anxhela dhe bija e saj Gili, banonin në të njëjtën shtëpi, në Mynih. Hitleri ra në dashuri me të mbesën. “Gjatë kësaj kohe Gili e ndiqte Hitlerin kudo, nëpër mitingje, opera, koncerte, teatër. Në vitin 1929 ai bashkëjetonte me Gilin. Humori i tij u përlmirësua shumë dhe u duk fare qartësisht se kjo dashuri filloi të trashej pak si tepër. (...). “Hitleri u harrua pas Gilit dhe braktisi punët e partisë për atë vajzë, që ishte njëzet vjet më e re se ai” - shkruan Rajna. Pas dy vitesh, xhelozia e Hitlerit mori shenja nevrastenie. Nuk donte që Gili të vazhdonte studimet në konservator. Madje filloi ta mbyllte të dashurën në shtëpi. Nuk e preknin të qarat e saj. Gili vrau veten. Thashethemet ngarkonin Hitlerin për këtë vrasje. Por u vërtetuan si të pavërteta. Vajti në Vjenë, me leje, për të parë varrin e Gilit. Dëshmitarët u shprehën se nuk i përmbajti dot lotët, mbi varrin e saj.
Nga simpatizantet e Hitlerit, vetëm Leni Rifenshtal mbeti gjallë. Eva Braun nuk e duronte dot, ndofta se Hitleri i kishte thënë se e pëlqente vetëm për shkak të gjallërisë së saj artistike. Eva shkruante se Leni ishte bërë e famshme, sepse dinte të përdridhte vithet...
Hitleri akuzohej si homoseksual dhe si impotent. Por dëshmitë janë të pakta dhe të paqarta. Veçse ajo që njihet mirë është xhelozia e tij brutale dhe e shfrenuar.
***
Stalini ishte po aq shpërfillës ndaj të dy djemve: Jakovit, djali i tij me gruan e parë, Ekaterina Svenaxen dhe Vasilit, djalit të Stalinit me Nadjezhda Alliluievën, që ishte gruaja e dytë, e cila vrau veten nga keqtrajtimi bashkëshortor. Pasi e harroi dhembjen për humbjen e Nadies, Stalini e gjeti ngushëllimin në shtratin bosh (përkohësisht), me punëtoren e shërbimit Valeçka, në vilën e Kuncevos, fare afër Moskës. Dashnorja e detyruar e Stalinit, Vera Davidova, mexosoprano e talentuar e Balshoit, ka shkruar librin, të përkthyer edhe në shqip, me titullin “Kujtimet e së dashurës së Stalinit”. Shkruan me urrejtje për dashnorin e saj nga halli, si edhe për shthurjet seksuale në shtëpinë e tij. Në librin e Montefiores për oborrtarët e Stalinit, përshkruhen orgjitë, në mjediset e banesës së Stalinit, në të cilat në krye të listës së të shthururve, zinin vendin e parë Beria dhe Jezhovi (shefi i shërbimeve sekrete që u ekzekutua, sikundër edhe paraardhësi i tij Jagoda, si edhe pasardhësi, Beria).
Stalini ishte pervers dhe cinik në dashuri. Artistja e operës, Vera Davidova e urrente edhe fizikisht. “Shkurtabiq, si i vrarë lije në fytyrë, me dorën e majtë më të shkurtër se të djathtën”. Ajo tregon sesi e përdhunoi Stalini, që në moshën 22-vjeçare, harbutërisht. 19 vjet qé e detyruar t’u nënshtrohej manive të tij seksuale, me një dëshpërim, që artistja e Balshoit e ka përshkruar me një vërtetësi të çiltër. Disa nga të dashurat e tij i përkisnin edhe rrethit familjar të Alliluievëve, shumë nga farefisnia e të cilave hoqën edhe kampet e përqendrimit! Marrëdhëniet me gruan e vëllait të Nadjes, Pavlit, Eugjenia Aleksandrovnën, janë histori më vete. Për të mos përmendur lidhjet me shefen e shërbimit shtëpiak, Valeçkën. Apo lidhjet me Roza Kaganoviçin, të motrën e byroistit Llazar.
Këto përdhosje të karakterit, kishin një kronikë të lashtë, që në kohën e pararevolucionit kur ai fshatari i mirë që e strehonte Stalinin, e kishte dëbuar, se kishte pikasur marrëdhëniet me të shoqen dhe përdhunimin e motrën e tij të mitur.
Por ngjarja më neveritëse, e denjë për t’u dramatizuar në një tragjedi shekspiriane, është ajo e ish-kryetarit të pushtetit në Abkazí, Lakobës. Gruas së bukur të këtij, Nazes, ia vuri syrin Stalini, kur ishte mysafir në shtëpinë e Lakobës. Si kaukazian, Lakoba kishte një veprimtari të përbashkët me Stalinin, që në kohën kur ky punonte në Gjeorgji dhe në Kaukaz. Tani Stalini kishte ftuar për vizitë në vilën e tij, Nazen. Por kjo vajti me bashkëshortin e saj. Në gostí, ai e mbajti pranë vetes Nazen dhe, duke ardhur në qejf përmes pijeve alkoolike, e ngacmonte, pa u ndrojtur, me zë të lartë. Kur Lakoba e kërkoi të shoqen pranë vetes dhe Stalini e fyeu si mik të paftuar, plasi skandali. Gjer në nxjerrjen e kobures nga Lakoba, të cilin e arrestuan menjëherë rojat e Stalinit. Në gjyq vajti vetë Stalini. E urdhëroi të gjunjëzohej para tij dhe të pranonte fajin, si armik i popullit. Agucinët e ulën në gjunjë, përdhunshëm. Por i akuzuari pa faj u ngrit. E quajti të ndyrë dhe e pështyu Stalinin i cili, i shpërfytyruar, dha sentencën: - T’i pritet gjuha!
Arrestuan edhe Nazen dhe e akuzuan si spiune të anglezëve. I biri, që s’kishte mbushur të katërmbëdhjetat, pësoi të njëjtin fat. E prunë djalin para së ëmës, me dhëmbët të thyera nga torturat. E pushkatuan para syve të kësaj nëne fatkeqe. Nazja e shkretë vdiq pas disa ditësh, në qeli, nga dëshpërimi. Sado e tepruar që të jetë kjo ngjarje e tmerrshme, është fakt – shkruan Rajna, - se u zhduk një familje e tërë. Të dhënat jepen nga Rajna. Mbase ky rrëfim mbështetet në librin, e cituar prej saj, me titull: “Stalini. Jeta private”. Por libra të tjerë e nxjerrin vdekjen e Nestor Apollonoviç Lakobës, si të helmuar në mënyrë tinëzare nga Laurent Beria. Në librin “Diktatorët, burra të pangopur”, protagonisti i këtij episodi rrëqethës përmendet me emrin Llakobi. Megjithatë është e qartë se bëhet fjalë për të njëjtin person. Autorja jonë e cilëson si kryetar të Komitetit të Abkazisë. Montefiore flet për këtë mik të hershëm të Stalinit, si guvernator të Abkazisë (f.784, në veprën e cituar). Pra, koincidojnë vendi dhe ofiqi. Autori i cituar në fund të këtyre rreshtave shkruan edhe: “U vranë në Gjeorgji 10 % të partisë. Beria u dallua në vetë të parë për torturat e Familjes Lakoba: E çmendi gruan e këtij duke vënë një gjarpër në qelinë e saj dhe i rrahu fëmijët e saj të mitur gjersa u mori jetën”.
Sidoqoftë, për seksualitetin pervers të Stalinit është hedhur dritë, pas destalinizimit (1956), nga libra të panumërt kujtimesh, me autorë që nisin nga anëtarët e Byrosë Politike, nga njerëz të oborrit të tij, të dokumentuar në librin prej 800 faqesh të Montefiores, në librin dyvëllimësh të “Jetëve paralele” të Bollock-ut, në të cilin vetëm vëllimi II, - prej 650 faqesh, dokumenton jetën intime të Stalinit, - e gjer në kujtimet e së bijës, Svjetllanës. Kësaj i kishin botuar në Londër, në vitin 1967, librin “Twenty Letters to a Friend”, që u përkthye menjëherë në Francë, me titullin “Vingt Lettres à un ami”.
Lili Markou ka shkruar një libër posaçërisht për jetën private të Stalinit. Fizionomia seksuale e Stalinit mund të përmblidhet në një fjalë: shtazarake.
***
Enverin mund ta portretizosh duke marrë të kundërtat e gjithçkaje ka shkruar Nexhmija për bashkëshortin e saj. Në f. 270 të “Jeta ime me Enverin” lexojmë: “Unë kam besim që do të vijë koha që studiues e historianë të rinj do të interesohen të njihen me dokumente që flasin për lidhjet e Enver Hoxhës me njerëzit dhe për humanizmin e tij”. Studiuese dhe historiane e re ka qenë edhe bashkëshortja e heroit të kombit tonë, Jusuf Gërvallës, e cila e kuptoi shpejt cinizmin e E.H.-s. Në f. 248 të librit të sapocituar, Zonja e Zezë N. Hoxha e tregon hapur “lidhjen e Enverit me njerëzit” të cilët kërkonte të ishin bashkëpunëtorë në krim. Përndryshe ishin armiq! Në atë faqe tregohet çiltazi se çfarë lidhjesh “njerëzore” kërkonte çifti perandorak i vendit tonë. Suzana iu largua e lemerisur këtij çifti. Nexhmija u tërbua kur, në proceset demokratike, Suzana iu përkushtua P. Demokratike!
Por ajo kishte kurajën të fliste edhe për humanizmin e të shoqit. “Koha erdhi” që të dalë edhe firma e Enverit, për qëndrimin sadist të tij ndaj Llazar Fundos, të cilin Vedat Kokona, - në librin e tij të kujtimeve, - e ngre aq lart. Me kulturë të rrallë, me prirje letrare, ndjekës i Luvrit dhe i muzeve të tjera në Francë, i internuar në Ventotene nga fashistët dhe, pastaj, luftëtar kundër forcave gjermane me Kryezinjtë. Studiuesi Luan Dode ka shkruar në faqen 268 të librit të tij “Kosova në qëndrimet e E.H.-s”: Enveri u kishte dhënë urdhër brigadave partizane: “Zai Fundon ta kapni e ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni”. Dhe ky qé përfundimi tragjik i Llazarit. Ky veprim e tërhoqi përfundimisht Fan Nolin i cili tregoi një “apostrofë dhimbjeje” kur mori vesh këtë vrasje barbare: - “Ç’i mbetet Shqipërisë, po i prishëm njerëz të mëdhenj, si Fundoja?”. Mustafa Gjinishi u vra me urdhër të Enverit dhe të Miladinit. E.H.-a hodhi gurin dhe fshehu dorën, - siç është një shprehje. E fshehu këtë vrasje dhe Mustafën e varrosën me nderime! Krimet e vigjiljes të 17 nëntorit në Tiranë, janë porositur nga Enveri. Sejfulla Malëshova e akuzoi për terrorist! Vrasja pa gjyq e 22 vetave, në shkurtin e vitit 1951, me provokimin e së ashtuquajturës “bombë në ambasadën sovjetike”, është njëri nga krimet e shumta të Enverit ndaj njerëzve të pafajshëm. Pastaj bëri një gjyq-farsë, me datë të avancuar, për të legalizuar krimin!
Nuk kemi vend për t’u zgjatur më tepër për kriminalitetin e E.H.-s, të cilin Nexhmija e quan me prirje humanitare, siç e pamë. Sa për lidhjet me njerëzit për të cilat flet bashkëshortja e tij në paragrafin e cituar, ai i shfarosi të gjithë gjirokastritët, që kishin dijení për bëmat e tij, në të gjitha drejtimet. Bejtash Alite dëshmon për vrasjen e Ali Qoralliut dhe të Dem Xhepës, me të cilët E.H.-a kishte lidhje, por të një natyre perverse. Të parin e pushkatoi pa gjyq, kurse të dytin e hodhën nga shkallët e godinës së Sigurimit. Vdiq pas disa javësh. Dy të burgosur në Burrel, që i përmend Beqir Ajazi në kujtimet e tij, bënin si pa të keq biseda të rrezikshme, për karakterin e lidhjeve të Enverit. I morën me pretekstin se do të transferoheshin në një tjetër burg dhe i vranë rrugës!
Në letrën që Muntaz Kokalari i përçon Makbule Xhomos, lexojmë ndër të tjera (paraqitje e shkurtuar e letrës): “Erdha t’ju përshëndes se do të largohem nga vendi im. Jeta ime është në rrezik. Bashtua i Gjirokastrës më ka marrë nëpër gojë, ndonëse kam qenë kundërshtar i okupatorëve. Shqipëria jonë e shkretë ka rënë në dorë të një njeriu përbindësh, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi, gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete.(...). Kam besim se do t’i dalë boja. Pas shkatërrimit të tij, me të do të tallen edhe gurët e sokakëve...
Enveri ishte stalinist dhe nuk e bëri destalinizimin në vitin 1956, jo për parime, - se ai s’kishte parime, - por për ruajtjen e pushtetit vetjak, që po i lëkundej. Ky veprim dhe vetizolimi politik e bëri Shoqërinë me tollona! Për më keq, ky veprim la vragë në atë dukuri, që ka një emër të përzishëm, nostalgjí. Kjo ka lëshuar hijen e zezë të prapambetjes, të cilën po e vuajmë edhe sot.
* * *
Edi Rama është përvetësuesi i veseve më të neveritshme të Enverit. Si ithtar i tij, ai bën festimet pezake për ta ruajtur atë nostalgji që përmendëm, që të mos flashket. “Antienverizmi” i tij i ditëve të para të çasteve pasdiktatoriale, ishte vetëm një farsë. Dëshmi, kjo, e inkoherencave të tij dhe të lakmisë për pushtet individual, siç ishte edhe mentori i tij, Enveri. Përçartjet e tij politike po i kushtojnë rëndë vendit tonë, sepse ai – si nihilist fanatik, - nuk sheh dot asnjë progres në kohën që PD-ja me partitë e djathta ishte në qeverisje (2005), apo tani, me bashkëpunimin PD-LSI (28 qershor 2009). Edi është aq “atdhetar”, sa Enveri, që ia bëri kurban vendin e tij interesave skllavëruese të fqinjit tonë verior (që arriti sa t’ia ofronte skeptrin e Sekretarit të K.Q, të PK-së shqiptare, mareshalit Tito!). EdRama humbjen zgjedhore më 28 qershor të vitit të mëparshëm, e quajti fitore, duke zgjuar reagimin e pjesës më elitare të PS-së. Ishte një sajesë dinake, për të mos iu përgjigjur statusit të partisë së tij për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme, siç kishte bërë paraardhësi i tij në 2005-n. Bojkotet e Ramës, - të parlamentit dhe të rrugëve, - janë kritikuar kudo në instancat euroatlantike, ndërsa çakllabani i pavotuar që i vjen vërdallë, S. Ngjela, ulërin se bojkotet janë forma më shprehëse e demokracisë! Synimet e EdRamës nuk mund të mbulohen tashmë. Kërkon të marrë pushtetin me dhunë. Kujton se jemi në vitin 1997!
Zvetënimi familjar i këtij ëndërrimtari për zhvatje pushteti në mënyrë të paligjshme, është si i atyre paraardhësve, subjekt i këtij shkrimi. Gjyqi familjar, që ka nxjerrë në skenë me të gjitha nuancat që e dëshmojnë Ramën si një njeri të çekuilibruar, ka autorësinë e aleatit të sotëm, Mero Bazes. Do të vijë koha që ato ngjarje për keqtrajtimin e femrave, sikundër edhe në B.S. - ku vërshojnë në vijim libra të tërë, - të bëhet objekt analizash të thelluara edhe në vendin tonë. Dhe atëherë do të kuptojmë më mirë se cili individ po bëhet, sot, fatkeqësia e interesave shqiptare.
...
Komente
Mjerë Shqipëria,po qe se vjen në pushtet ky përbindësh llahtar! Shqipëtarë!Vërini gishtin kokës.Edi Rama kërkon ti vërë qysqinë Shqipërisë,meqë nuk fitoi.A do ti shkoni prapa o të mjerë?!.Vetëm homosexualët janë të lirë ta ndjekin këtë pervers të ndyrë.Të tjerët jo!Kurrë!!!!
Postuar nga Gëzim ne daten 26-04-2010
--------------------------------------------------------------------------------
Emri :
E-mail :
Komenti :
Kodi : Shkruani kodin qe shihni me larte...
OPINIONE
Lufta për 30 minutat
Nga Qemal Sakajeva
Fronti mediatik “Bollino-rosso” harron të flasë për varrezën e re masive të komunizmit
Nga Lavdrim Lita
“Trutë e gomarit”, si shpresa e vetme që enveristët të gjejnë protestues me 30 prill
Nga Sejdi Peka
Intervista/Asmus: “Lufta e vogël” në Gjeorgji ngre pyetje të mëdha
Gazeta 55
Nga manjat i medias në manjat të censurës, modeli-metamorfozë që propozojnë Karlo Bollino dhe edvinistët e shtypit
Redaksionale
Tipare të përbashkëta/Zvetënimi familjar tek Hitleri, Stalini, Enveri dhe Edi Rama
Nga Kostaq Xoxa
Fokus/ Xhihadi i kolonel Gedafit kundër Zvicrës, një rrezik për t’u marrë seriozisht
Gazeta 55
Rreziku i ri që po vjen nga programi bërthamor i Sirisë
"Foreign Affairs"
Forumi i djeshëm i medias, një torturë e padobishme
Nga Lavdrim Lita
Dita e Librit kremtohet me “Jezusin e Nazaretit”, best-sellerin e Benediktit XVI, botuar nga “55”-a
Gazeta 55
Fotolajm
Edi Rama në salla vallëzimesh, socialistët i gënjen me përralla krizash/Edhe vallëzimin e kishte në nivelin e vizatimeve, pra të dobët...
KEMBIMI VALUTOR
aulone..
thx per keto kujtimet e Veli Llakes..
Jane shum interesante..
Thx dhe Bamatates qe na ka sjelle debatet ne Plenumet e PPSH-se..
jan shum interesante..
Te kujtimet e Veliut mesojme se Veliu me shoke bejne pllane per te cliruar kosoven.. kuptonet ne Leter.. dhe keto pllane i di dhe Enveri me Mehmetnë dhe ja aprovojne..
Mo ki merak i thot Enveri Veliut te ngratë se me Traktatnë e Varshaves i ujdis une e Mehmeti pipzat..
Se si e qysh i ujdiste enveri pipzat u pa..
Nejse..
Kurse te plenumet e Bamatates shohim se si cakenjte e Komitet qëndrorit duan ta shqyejne te ziun Veli..
Cfar nuk i thone te mjerit gjeneral..
E pra e dinin antaret e Birose e te KQ-se qe Velua inë kish bërë pllane te medha ushtarako shperthyese per te qliruar Kosoven.. por aq u bën..
E gozhdojne te ngratin e e bejne te flas me vehte..
Nejse..
Po a kuptoni gje mo nga keto qe vet na i sollet..??
Krijoni Kontakt