Enveri sigurisht po te mos kishte pare rrezik per Shqiperine , nuk do t'i kishte prishur marredheniet me Titon . Enveri gjate atyre koheve , pasi me pas ishte teresisht e dukshme, konstatoi se Titua nuk do t'i rrinte asnje fjale dhe ai pa se :
1. Titua dhe jugosllavia , nuk po jepnin kredite e duhura per rimekembjen e Shqiperise , por vetem fjale dhe premtime .
2. Titua Boshatisi tregun shqiptar nga cdo produkt dhe prodhim , nepermjet diktimit te cmimeve dhe vleres se dinarit me lekun . Pra synonte rrenimin ekonomik te Shqiperise dhe jo forcimin e saj . Kur neve te na keputeshim gjunjet , me nje te shtyre te binim ne toke ! Enveri nuk mund ta toleronte kete !
3. Titua Po i shmangej mbajtjes se fjales per bashkimin e trojeve shqiptare me Shqiperine , duke e shtyre me lloj lloj justifikimesh , nderkohe qe po merrte gjithecka duke mos dhene asgje .
4. Ne fund , kerkoi te fuste dy divizione me te gjithe armatimin ne Shqiperi , per te cilen Gjilasi ne 1991 ka thene :"...nuk eshte sekret tashme se ne dy divizionet do t'i conim per pushtimin ushtarak te Shqiperise..." . Pra e thene shkurt do te "shtronte ne gjak shqiptaret" ! Pra "kerkonte" Shqiperine por pa i dhene asgje nga trojet e saj te grabitura , por kesaj rradhe me dhunen e armeve !
Dhe ti e kupton , kur dikush kerkon te te fuse nen zgjedhe me force (ushtri) do te thote se me te "bute" po shikon se nuk ka shance te "haje".
Por Enveri ishte atdhetar i madh (pavaresisht se komunist) dhe nje bithemut si Titua nuk mundet t'ia hidhte . Titua u be i "madh" se i dhane nje turme te madhe popujsh dhe ishin interesat e lidhura me te , pa Enverit tone i vinte anash si shtetar .
Ato qe te thashe me siper vura kushtin :"Republike e 7-te me te gjitha trojet tona brenda " , pra sikur Titua te ishte "dashamires" me shqiptaret dhe te kishte bithe qe ta realizonte kete .
Por perfundimisht koha i dha te drejte Enverit !
Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 24-04-2010 më 15:02
Bashkimi i Shqiperisë me Jugosllavinë si republik e shtatë do të ishte gabim,jugosllavet kurrë nuk do të pranonin qe të gjithë Shqiptaret te jetonin në një republik,kjo do të thoshte shkatrrim i maqedonisë dhe malit te zi.Në jugosllavi kufijt nuk janë percaktu sipas perberjes etnike,shumë serb kan jetu në Bosne,Kroaci,Kroatë në Bosne,Boshnjak në Serbi dhe Malë të zi,Shqiptar në Kosovë,Maqedoni,Serbi,dhe Malë të zi,Tito duke lën pjestarë të një etnie në republikat me shumicë të një etnie tjeter ka kriju ndervarshmeri ndermjet republikave dhe krahinave,ai në ket mënyrë ka bër balance te quditshme,në Kroaci e Bosne serbet kan pas pushtet e njejta ka ndodh edhe në republikat tjera.
Shqiperia si republik e shtat ndoshta do të perfitonte në zhvillimin ekonomik,por do ta humbaste sovranitetin,Enver Hoxha me shokë do ta humbaste pushtetin e do të perfundonte në goli otok.......e kët enveri nuk mund ta pranonte.
Jo vetem Enveri me shoke , por cdo patriot shqiptar si dhe do te kishim here pas here kryengritje te shqiptareve , te cilat do te mbyteshin me gjak . Edhe problemi i Kosoves qe sot morri "zgjidhje" , ndodhi pikerisht sepse Shqiperia ishte shtet me vehte dhe trashegonte nje potencial jo te vogel force (pavaresisht se koha e paqes na e demonstron te shpartalluar) dhe keshtu zgjerimit te konfliktit do ti pasonte "levizja ushtarake e te medhenjve" , me pasoja te paparashikueshme !
Harruat ? Ruset hyne ne aeroportin e Prishtines me inicative te vet , pa pyetur dhe lajmeruar njeri , duke e bere "fakt" !
Po te ishte Shqiperia ( me kufijte aktuale ) republike e 7 -te , levizjet do te ishin mbytur ne gjak dhe gjithkush (te medhenjte) do ta quante ceshtje te brendeshme te Jugosllavise ! Dhe si "denim" do t'i jepnin edhe ca kredi te tjera !
Ndersa ekonomikisht , as nuk behet fjale qe Shqiperise , t'i jepeshin ato mundesi qe iu dhane republikave te tjera dhe aq me pak qe Shqiperia te prosperonte sikur ishte e pavarur ! Shqiperia do te ishte republika me e varfer e pazhvilluar dhe e sulmuar per tu sllavizuar, deri ne zhdukje, e Jugosllavise ! Kurse ashtu e pavarur , ishte me fuqi zhvillimi te tille sa Jugosllavia e kosideronte rrezik real te saj !
Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 24-04-2010 më 16:53
po pse Kosova mbijetoi, dhe nuk u sllavizua, i ke bere pyetjen vetes ... ose te tjereve ...
po sikur une te them se Shqiperia mbijetoi sepse ishte edhe Kosova matane kufirit, ishin edhe Shqiptaret e IRJM-se perendimore, etj ... çfare mund te na thoshnje ti?
pallavrat e enverit kane qene aq oportuniste, koniukturaliste per mbijetesen e tij si diktator derisa vdiq, aq edhe te demshme per Shqiperine ...
per te mos i sterholluar, shih sali berishen sot ... sajon broçkulla pas broçkullash, deri sa beri edhe '97 makabre - mos pyet per Gerdec e permbytje ... per te mbijetuar politikisht ... me çdo mjet e menire ...
shih edhe edverin ... ky edhe na kercen si "star" ...
me qe ra fjala, si do te dukej saliu duke kercyer vals, po deshet edhe fokstrot![]()
degjo ,
ti po i ndan Kosoven dhe Shqiperine , une jo vetem nuk i ndaj por edhe nuk me ka shkuar ndonjehere ne mendje t'i shikoj te ndara ! Kur them per Kosoven e kam fjalen per gjithe trojet shqiptare !
Por ti duhet te kesh aq mend qe cdo gje bashkohet dhe ka prespektive kur berthamen e ka te shendoshe . Pra Shqiperia dhe vetem ajo sherbente dhe sherben edhe sot si "berthame" e bashkimit te gjithe trojeve shqiptare , apo te pakten si baze (qofte edhe ideale) mbeshtetese . Ti mos shiko se si eshte katandisur sot Shqiperia , apo kujt i ka rene per pjese te drejtoje ate ! Te huajt kur i bejne llogarite , nuk i bejne me qeverite (kur eshte fjala per konflikte ushtarake) por i bejne me popujt ! Dhe une kete kam thene , nderhyrjen e NATOS e percaktoi pikerisht perjashtimi i nje perplasjeje shqiptaro serbe , shqiptaro maqedonase , shqiptaro malazeze dhe shqiptaro greke! Perplasje ku populli shqiptar i gjithe Ballkanit donte apo nuk donte do te ishte i perfshire si nje i vetem !
Pse si kujton ti ai Enveri kot morri gjithe ate armatim sa per te furnizuar nje ushtri prej 10 milione vetesh per nje lufte 10 vjecare ? E di ti se cili ka qene diskutimi ne 1981 kur Kosova u be gjak ? Enveri tha se te huajt duhet ta dine se shqiptaret nuk jane nje shtet me 3.2 milione banore , por jane nje komb 10 milione banore ne Ballkan ! Po turku , po ne ate periudhe , e di se si deklaroi ? -Une kam 2500 aviatore shqiptare -tha ,- te cilet i komandoj sa i kam ne toke , por po u ngriten ne fluturim , nuk mund te garantoj me per ta !
Kush kerkon ta ndaje faktorin shqiptar ne rajon , edhe po te rrahi gjoksin me ditirambe per "patriot" , eshte nje antishqiptar ! Pore llogarite i ben gabim !
Po te mungonte edhe Shqiperia si shtet i pavarur ???? Te ishte dhe ajo nen thundren e nje te huaji , si pjese administrative e Grekut apo e serbit , apo e italianit ?
Cfare po flet ke mend ne koke ? Si duket gjerat ne jete t'i kane sjelle gati dhe nuk e ke haberin fare se si funksionon kjo bote ! Me fal nuk dua te te fyej por te them te ndricohesh me shume per vehte !
Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 25-04-2010 më 04:28
bamatat, ler vend per debat ... mos u merr me hamendsime (sigurisht jo-konstruktive) per ate (ata) qe nuk ndajne te njejtin mejtim me tyja ...
ti nuk ishe ne gjendje ose iu shmange pyetjeve qe te bera ... megjithate une as nuk te detyroj dot, por as nuk do te desheroja qe te shkruash ate qe me pelqen mua ... pastaj, ti je i ndriçuar, rrezaton, shkelqen ...
ato qe cileson per kohen e enverit, i ke me te degjuar, pare filma me debatikas, apo me te jetuar ...
Pyetjet qe me bere i ke te trajtuara sa te shkruajta me siper , vetem ne rast se nuk di ose nuk je ne gjendje te lexosh dhe te kuptosh !
Romanit nuk i lexohet teksti i tij , por kuptimi i tekstit te tij duhet zberthyer !
Citim Duajesiveten: po pse Kosova mbijetoi, dhe nuk u sllavizua, i ke bere pyetjen vetes ... ose te tjereve ...
Une nuk kam thene asgjenkundi se Kosova do sllavizohej apo se Shqiperia do te sllavizohej , por se Shqiperia do t'i nenshtrohej nje dhune te eger per ta sllavizuar !
Dhe kjo dhune sic e di ti i ka rrudhur duke sllavizuar shume nga territoret tona etnike perfshi edhe nje pjese te Kosoves te cilen sot e vene ne diskutim !
Per te mos folur per filoserbet ne rradhet tona !
Mos shtrembero fjalet e mia sepse nuk te pelqen e verteta !
Citim i Duajesiveten : po sikur une te them se Shqiperia mbijetoi sepse ishte edhe Kosova matane kufirit, ishin edhe Shqiptaret e IRJM-se perendimore, etj ... çfare mund te na thoshnje ti?
Meqenese pergjigja ime s'te pelqeu , kesaj pyetjeje t'i eshte pergjigjur historia , mundohu lexo dicka me shume dhe do te gjesh pergjigje.
Te gjitha nga sa kam thene me siper eshte e verteta historike , jo vetem e deklaruar nerper mendian e shkruar dhe te folur , ne aktet dhe dokumentet zyrtare , por edhe ne materialet e arkivave qe jane zbuluar se fundmi !
Dhe ne fund , desha te te pyes nga se te vjen ideja te me mesosh mua se sa here duhet te hyj ne disktutim apo ne forum , nga kultura e tepert , nga inteligjenca apo injoranca dhe harbuteria ????!!!!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 25-04-2010 më 13:12
historia defton se divizioni 5 me komisar ramizin hyne ne Kosove per te ndihmuar çlirimin e popujve te jugosllavise, pra per ti mashtruar kosovaret qe do te rrinin ne hyqmin serbo-kroato-slloveno-boshnjak ...
historia defton se shumica derrmuese e kosovareve te larguar nga Kosova e ardhur ne Shqiperi, kane perfunduar ne gulaget e punizmit ...
historia defton se enveri e ndau kufirin me Kosove me kllon e tel me gjemba, dhe te minosur, me skallione kufitaresh e ushtaresh ...
historia defton se rreth 6000 kosovare i kane kaluar neper territorin e Shqiperise, dhe i kane pushkatuar ne tivar, kur shoki enver e kishte grure me titon ...
...
sa per ate pjesen e fundit, bamatat, une nuk te kam servirur asnje sugjerim per hyrje-daljet ne forum ... besoj se jane momentalo-emocionale ato llafet e fundit.
uroj te mos me shtremberosh tjater here ato çfare kam shkrojtur ...
shendet.
Meqe ketu po flitet edhe per Veli Llakaj, doja tu sillja disa faqe te ilustruara me foto nga kontributi i dhene i tij ne kete lufte. Ka pasur shume oficer Skenderbegas qe kane marre pjese ne kete lufte gjithashtu!
![]()
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Krijoni Kontakt