Kjo paska mbajtur tere fshatin ne harmoni, kushedi sa te tjere jane ne zi...
p.s Bagëti!
Kjo paska mbajtur tere fshatin ne harmoni, kushedi sa te tjere jane ne zi...
p.s Bagëti!
Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
dice LAZIO sei grande te volemo bene!
03 Tetor 2012 - 07:31 | Shqiperi
Vrasja e 3-fishtë, ngujohen familjaret e 2 te dashurve te gruas
KORCË- Deklaratat e frikshme të Ylli Çoçkës, se do ua priste kokën fëmijëve të vrasësit Viktor Rozani, kanë alarmuar policinë e Korçës. Për të parandaluar një hakmarrje të mundshme, dje efektivat blu kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje bashkëshortin e 35-vjeçares Eliverta Çoçka, e cila u vra mbrëmjen e së dielës nga 52-vjeçari Rozani. "Isha nën tension të plotë nga ngjarja. Mendo, sapo kisha refuzuar të merrja trupin e pajetë të bashkëshortes sime, të cilën e lashë në morg. Kam qenë i dehur, ndaj nuk mbaj mend se çfarë kam deklaruar. Turbull kujtoj që kam thënë se nuk dua ta varros gruan time për turpin që më bëri. Për hakmarrjen ndaj fëmijëve të tij, "Pullos" (kështu njihej në fshat Viktor Rozani), nuk mbaj mend të kem thënë gjë", - është shprehur Ylli Çoçka. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës deklarojnë se pas vrasjes së trefishtë në fshatin Podgorie, janë marrë masa të rrepta për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë dhe shmangien e një hakmarrjeje të mundshme. Mësohet se policia ka marrë nën ruajtje dhe po kryen shërbim përgjatë 24 orëve banesat e familjes Çoçka; të taksistit të vrarë, Feridon Bollguri; si dhe të autorit të krimit (vetëvrarë pas ngjarjes), Viktor Rozani.
DESHMIA
Deklaratat për hakmarrje të Ylli Çoçkës kanë bërë që hetuesit e çështjes ta marrin në pyetje. I indinjuar nga tradhtia e bashkëshortes së tij, Çoçka ka dhënë dëshmi kontradiktore. "Sinqerisht jam i shkatërruar nga ajo që më ndodhi. Nuk mund të dal nga pragu i derës tani. Më duket sikur të gjithë më tre-
gojnë me gisht. Më tepër më vjen inat, se Viktor Rozani hynte në shtëpinë tonë si familjar. Ai, jo vetëm që u lidh me gruan time, por edhe e vrau atë. Nuk e kuptoj se si më nguli thikën pas shpine. Ai më çnderoi", - ka thënë Ylli Çoçka. Pas dhënies së dëshmisë, ai është lënë i lirë.
POLICIA
Ndonëse Ylli Çoçka ka pohuar se deklaratat për hakmarrje i ka bërë në gjendje të dehur, efektivat blu të Korçës kanë caktuar tre patrulla për të mbajtur nën ruajtje banesat e tre familjeve të përfshira në ngjarjen e rëndë të së dielës, e cila shokoi jo vetëm banorët e zonës, por gjithë opinionin publik. Burimet e mësipërme sqaruan se 3 patrulla policie janë caktuar me shërbim 24-orësh në fshatin Podgorie. Kjo, për të parandaluar një ngjarje tjetër të rëndë. Gjithashtu, bëhet me dije se dyert e shtëpisë së autorit të krimit të trefishtë, Viktor Rozani, janë të mbyllura. Pjesëtarët e familjes së 52-vjeçarit nuk dalin nga vila, dhe në banesën e tyre nuk hyn e del njeri, qoftë dhe për ngushëllim. I vetmi që ka trokitur në banesën e familjes Rozani ka qenë kryeplaku i fshatit, Arben Pilinçi, i cili aktualisht po bën ndërmjetësin për të "ulur gjakrat" mes familjarëve të vrasësit dhe atyre të viktimave.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Tmerr,kur do te ndalen keto vrasje ne Shqipri?
Nuk them qe nuk ndodhin edhe ne Kosove,por vertet jo ne kete mase....
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Skan Pse ngujohen dy familjet nga frika e ketij pederit qe kercenon.u be ky te kercenoj nuk ishte i zoti ta q.. Gruan e vet tani do bej te fortin.shteti ta arrestoj sa me pare
JO SEKS PARA MARTESE
Krijoni Kontakt