Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Post Gjirokastër, skandal me tekstet shkollore, përmbajtje fetare e diskriminuese

    TIRANE- Dhjetëra tituj shkollorë të arsimit 9-vjeçar e atij të mesëm janë kundërshtuar nga stafi pedagogjik i Gjirokastrës pasi këto tekste përzgjidhen nga MASH pa marrë mendimin e stafit pedagogjik. Përveç përzgjedhjes, në tekste vihet re se në përmbajtjen e tyre ka mësime fetare dhe diskriminim të vendeve.

    Dhjetëra tituj shkollor të arsimit 9-vjeçar e atij të mesëm janë kundërshtuar nga stafi pedagogjik për shkak të përzgjedhjes së tyre nga shtëpitë botuese, të caktuara nga Ministria e Arsimit. Abuzimi nis me faktin, se disa nga lëndët që aktualisht po operohet, ndryshe nga të përzgjedhurat janë pikërisht ato që janë shtypur nga shtëpitë botuese në varësi të Ministrisë së Arsimit, duke fituar tenderat për publikimin e tyre kundrejt mendimeve të stafit pedagogjik.

    Nga ana tjetër skandali vihet re edhe në përmbajtjen e teksteve, të cilat kontrollohen pranë Ministrisë së Arsimit, por që në brendësi të tyre vihen re mësime fetare si dhe diskriminim të vendeve. I tillë është libri i klasës së gjashtë dega Greqisht brenda së cilit
    flitet konkretisht mbi lindjen e Jezu Krishtit,
    edhe pse një temë e tillë është e ndaluar me ligj.

    “Ne jemi mësues dhe zbatojmë në rregull programin”, shprehet një mësuese.

    Një tjetër abuzim në përmbajtjen e teksteve gjendjet edhe ne librin Qytetaria të klasës së 9-të, ku një prej temave mësimore është diskriminimi i shqiptarëve nga shteti grek.
    “Tema anti pedagogjike, sepse Ministria e Arsimit thotë se një mësues duhet të mbështetet në program dhe jo në libër. Mund të gjej edhe një libër alternativ, mund të hartoj edhe një modul arsimor, apo projekt për to”, shprehet një mësues.

    Sipas specialistëve të DAR Gjirokastër, ata bëjnë me dije se nuk janë në dijeni të këtyre lëndëve dhe përmbajtjes së tyre, pasi ato nuk kontrollohen fare nga mësuesit dhe specialistët por vijnë të përzgjedhura nga Ministria e Arsimit, ndërsa ankesat e mësuesve nuk merren parasysh.

    “Ka pasur raste të paketa, që mësuesit kanë përzgjedhur X shtëpi botuese dhe ka ardhur tekst tjetër”, shprehet një specialist.

    (ma.ar/News24/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 06-10-2012 më 03:41
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •