Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 78
  1. #51
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Emigracioni me ka mesuar qe ti vleresoj njerezit per punen dhe kontributin qe japin ne shoqeri dhe jo mbi origjinen etnike apo ngjyren e tyre te lekures. Rracizmi nuk lejohet ne forumin shqiptar dhe eshte i denueshem me ligj ne Republiken e Shqiperise. Ajo qe ti e shume si ty beni e ka emrin racizem mbi baza etnike.
    Albo
    Kush eshte racisti ne kete mes se nuk po e kuptoj...........po kjo qe po ben ti si e ka emrin.....παρακαλώ
    Racist per mua eshte Janullatos qe nuk ka bere as deklaraten me te vogel per torturat qe u behen shqiptareve ne greqi dhe qe ne rastin e Aristotel Gumes del me deklarata fyese per shqiptaret para se organet kopetente te japin verdiktin.
    Jane ata qe ne faqen zyrtare te kishes ne internet ne harten e shqiperise vene vije ndarese ne Himare.
    Janullatosin nuk e sollen dhe nuk e zgjodhen ortodokset shqiptar zoti Albo.

  2. #52
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nese komuniteti musliman zgjedh nje te huaj ne krye te Myftinise, kjo eshte ceshtje e brendshme e atij komuniteti. Nuk me takon as mua e as ty qe nuk i perkasim atij komuniteti qe t'iu japim mend muslimaneve se ke duhet te zgjedhin ne krye te komunitetit. Per aq kohe sa respektohen ligjet e shtetit shqiptar, nuk shoh asgje te keqe.

    Albo
    Këtu gabon aq shumë dhe jo pakë, sepse kur një bashkëkombas i yti nuk ta tërhjek vërejtjen për rrezikun e kanosur një të huaji as që intereson për ta tërhequr vërejtjen, sepse kjo shkon ndesh me interesat e tij. Kështu që interesimi i opinionit të gjerë rreth rendit klerik jo-shqiptar është interesim i shëndosh për mbrojtjen e interesave kombëtare, sepse këta duhet që ta kenë gjithnjë ndërmend se ata përfaqësojnë një komunitet të tëre shqiptar dhe se me deklarimet e tyre , sikurse rasti i Beratit, ata mundë të dëmtojnë interesat kombëtare.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  3. #53
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Ne restorant zotrote perfundoi mesha e Janullatos, pasi e zbuan ortodokset shqiptare. Apo duhet te besojme ty ngaqe e thua ti !!

    Historia e Kishes Autoqefale shqiptare nuk mund te zhbehet o djal, Janullatosi me sa duket, nuk ja ze dot emrin me goje te madhit Fan Noli pasi ky eshte i listuar si i pari armik i Greqise ne listen prej disa dhjetra emrash qe kjo ka selektuar nder patriotet shqiptare.

    Perse nuk ka nje bust te Fan Nolit ne hyrje te selise se Kishave ortodokse ne Durres, Korce apo Tirane, te cilat ai i ka themeluar ne gjuhen shqipe?

    Fan Noli eshte :”shen Sava” i ortodokseve shqiptare dhe emri i tij ne kendveshtrimin e kontributit religjioz eshte i shkruar me germa te arta dhe nuk mund ta zhbeje dot askush; per te rrenuar historine e kontributit te Nolit nuk mund t’ja dale dot Janullatosi sikur te kishte edhe pese jete te tjera; e cfare jane 20 vjet manipulim ne jeten e nje komuniteti te nderuar si ai ortodoks? hicgje.

    Asnje shenjtor i genjeshtert i Fanarit nuk mund te perkule vullnetin e shqiptareve ortodokse dhe ta prishe gjakun e tyre; kjo eshte nje beteje e gjate shekullore dhe e tille do te jete edhe ne vazhdim, perderi sa te kete lunatike ne Greqi, e historia ka pare me dhjetera politikane qe mbrojne interesat e Greqise nen veladonin e priftit dhe kryqin e Fanarit, por ata do te deshtojne te asimilojne genet e shqiptareve; fati i tyre do te jete fati i shen Kozmait te Etolise, ne kuptimin e deshtimit.

    P.S Ti i ndrituri, ti qe di gjithcka, ti qe ke te drejte te quash ate komunist apo derdemen vetem se nuk perqafon Janullatosin, qe brodhe shtepi me shtepi per te mbledhur vota kunder referendumit te '94, a nuk te vjen keq qe per shkaterrimin qe kerkon ti beje dhe po i ben Janullatosi Pallatit te Kultures "Naim Frasheri", te largoje bustin e Naimit, ketij burri te madh per kombin shqiptar, i cili eshte arkitekti i gjuhes shqipe, profeti yne, ne Permetin tend, ku po veprohet njelloj si me varrezat e Kosines, ç'mendim ke zotrote ?!


    ingenuous
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 27-08-2012 më 17:53 Arsyeja: duhet ta ruaj qetesine me Janullatosin :)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Jam përkrahës i At Nikollë Markut.

    Janullaqi duhet përzënë nga Shqipëria, e pas le t'i shkojnë edhe tifozët shqipfolës të tij. Thothothoksët e Janullaqit janë një pakicë e vogël, këta nuk përbëjnë as 0.1% të ortodoksëve shqiptarë.

    Thothothoksët e Janullaqit do të ndihen më mirë në Greqi. Kështu nuk do të kenë më nevojë të grinden me shqiptarët, dhe as të flasin e shkruajnë shqip.

  5. #55
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Rrofte Nikolle Marku, Kryepeshkopi i ardhshem i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare! Te gjithe ne shqiptaret duhet te ndihmojne Nikollen ne misionin e tij fisnik. Une nuk jam fetar dhe nuk besoj ne asnje fe, por do te bej gjithcka te ndihmoj Nikollen, Fan Nolin e ri shqiptar, qe Janullatos e zhduku dhe e urren aq shume!

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Nikolla do beje nje kongres. Shkoni e mblidhuni te gjithe ne Elbasan dhe beni kongres me Nikollen. Diskutojini edhe me themeli keto punet e kishes Orthodhokse me Nikollen. Mbani te gjithe edhe nga nje fjalim te zjarrte si shoku Enver ne Moske, edhe demaskojini armiqte e popullit tone, si Kryepeshopi grek 80+ vjecar ne krye te KOASH.

    Nuk kini faj ju, e ka fajin Enver Hoxha qe iu hodhi trute e gomarit...Po c'faj kemi ne te tjeret qe duhet te degjojme pellitjet tuaja?!

    Albo

  7. #57
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Rrofte Nikolle Marku, Kryepeshkopi i ardhshem i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare! Te gjithe ne shqiptaret duhet te ndihmojne Nikollen ne misionin e tij fisnik. Une nuk jam fetar dhe nuk besoj ne asnje fe, por do te bej gjithcka te ndihmoj Nikollen, Fan Nolin e ri shqiptar, qe Janullatos e zhduku dhe e urren aq shume!
    Ja prit se u be...., Kisha kanonike dihet se kush eshte,...mos valle mendon te behet pa miratimin e Kostandinopojes...ne kete rast parti politike mund te ishte, por jo Kishe Orthodhokse...

    nuk e keni fajin ju, por toleranca e Kryepiskopit, se marku duhet te pergjigjet per abuzimet qe ka bere....

    mjere Shqiperia ne dore te kujt ka mbetur,....ti sikur te ka lindur enveri a derezi
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #58
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ja prit se u be...., Kisha kanonike dihet se kush eshte,...mos valle mendon te behet pa miratimin e Kostandinopojes...ne kete rast parti politike mund te ishte, por jo Kishe Orthodhokse...

    nuk e keni fajin ju, por toleranca e Kryepiskopit, se marku duhet te pergjigjet per abuzimet qe ka bere....

    mjere Shqiperia ne dore te kujt ka mbetur,....ti sikur te ka lindur enveri a derezi
    ore, te thashe. Kisha eshte nje institucion qe ngrihet mbi besimin e njerezve. Neser dal une dhe bej nje kishe qe ia ve emrin Kisha e Jezusit te vertete, dhe marr me shume besimtare, e te ty te rrofshin letrat e Stambollit e Bizantiumit.

  9. #59
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    mjere Shqiperia ne dore te kujt ka mbetur,....ti sikur te ka lindur enveri a derezi
    Eshte nga te paktat shkrime ku jam dakort me ty........mjere shqiperia ne dore te kujt ka rene

    Me vjen cudi edhe mua me shqiptaret ........... ketij populli i punojne njemije e nje te zezat dhe prap nuk kundershton, por i mban ison disa bastardeve si puna juaj.

    bisedon me te gjithe........te gjithe jane kundra ..........dhe pergjigja qe mer eshte.....cfardo qe te bej une "ata" do ta bejne te tyren
    Ky eshte realiteti ne shqiperi......dhe nese nuk ndryshon ky realitet ky popull eshte i destinuar te vuaje.

  10. #60
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Nuk ka asnjë prift orthodhoks autonom, që nuk ka lidhje me një episkop lokal


    E nderuar redaksi e Gazeta Shqiptare, ne që po ju shkruajmë, kemi qenë ndër studentët e parë të Seminarit Orthodhoks dhe ndër klerikët e parë të dorëzuar. Të çuditur dhe të revoltuar nga ato që po lexojmë në gazetën tuaj, duam edhe ne të themi fjalën tonë të përgjegjshme.
    Në përgjigjet e tij të përçartura në Gazeta Shqiptare, N. Marku, duke u përpjekur të fshehë mashtrimet, vazhdon të kalojë nga gafa në gafë. Kështu, në përgjigjen e tij konfuze, ai (ri)botoi një vendim gjykate të 30 dhjetorit 1996, me nr. 2634, për të mbështetur tezën se është njohur si Kishë! Por është po ky dokument që e nxjerr në shesh të vërtetën, që ishte vënë në dukje më parë në deklaratën e Kryepiskopatës së Hirshme: Gjykata e ka njohur vetëm si shoqatë që ka të drejtën e ushtrimit të aktivitetit privat në lëmin e tregtisë të shitjes me shumicë dhe pakicë dhe nuk e njeh aspak si Kishë (me bazë ligjin 7512, 11. 8. 1991)...
    Në përpjekjen e kotë që të faktojë se është prift kanonik orthodhoks, boton një dokument lëshuar nga episkopi i një vendi fqinj. Por, sërish, po ky dokument e bën të qartë se nuk është i tillë: N. Marku u dorëzua nga një episkop sllav për episkopatën e tij dhe jo për Elbasanin. Episkopi i Bitolës (Manastirit) kishte dhe ka të drejtë të dorëzojë priftërinj vetëm për episkopatën e tij dhe në asnjë rast për ndonjë episkopatë apo Kishë tjetër.
    Dhe, që një klerik të transferohet në një episkopatë tjetër (dhe aq më shumë në një Kishë tjetër), duhet të kryhet një procedurë sipas Kanoneve të Kishës Orthodhokse. Ai duhet të pranohet nga episkopi i episkopatës tjetër. Në asnjë rast nuk mund të ketë një prift orthodhoks (sikundër edhe asnjë prift katolik), që nuk varet nga episkopi i zonën përkatëse, siç edhe e ka qartësuar Kryepiskopata në deklaratën e saj të fundit.
    Ndoshta “superpatrioti” Nikolla Marku dhe grupi i tij që s’ka lidhje me Orthodhoksinë, kanë vendosur që kisha famullitare e të Tërëshenjtës Mari, të lagjes Kala të Elbasanit të zhvendoset në Bitola, në juridiksionin kishtar të Kishës sllave të shtetit fqinj?!
    Më tej, N. Marku, për të treguar se “ka përfunduar” seminarin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në vend të dokumentit zyrtar, diplomës, nxjerr përpara lexuesve deklaratën e një bashkëseminaristi, i cili edhe ky nuk i përfundoi studimet, sepse u vetëlargua para se t’i mbaronte, që në vitin 1992. Mendoni pak dikë që thotë për veten se ka mbaruar për jurist dhe në vend të paraqesë diplomën e lëshuar nga universiteti, nxjerr një deklaratë të një bashkënxënësi, se për një farë kohe ndoqën të dy bashkë leksionet!... Ne që kemi qenë bashkëseminaristë me të, e mbajmë mend se që në fillim në seminar më shumë nuk vinte, se “e dëmtonte lagështia e detit”, derisa u largua fare dhe nuk e mbaroi, për shkeljet që i dimë shumë mirë ai dhe ne....
    Ndërsa dokumentet që boton, të lëshuara nga sekretari i atëhershëm Aleko Dhima, tregojnë vetëm se punonte si katekist në Elbasan deri në vitin 1994 (dhe jo se kishte mbaruar seminarin dhe as se ishte klerik). Madje, kjo tregon se N. Marku në vitet e para nuk kishte kurrfarë problemi me origjinën e Kryepiskopit.
    Gjithashtu, N. Marku përpiqet të bëjë edhe “teologun”, duke shpjeguar statutin e Kishës. Statuti i vitit 1929, që ai paraqet, ishte hartuar për epokën kur Shqipëria ishte mbretëri. Kur ra mbretëria dhe Shqipëria u bë Republikë edhe Statuti duhej t’i përshtatej këtij ndryshimi. Kështu, pas hartimit të Kushtetutës së re demokratike, në vitin 1998, u hartua një statut i ri, i cili përcaktonte marrëdhëniet e reja me Republikën. Për këtë arsye, ky Statut i ri u miratua edhe nga organet kompetente shtetërore dhe gjykatat (si Kuvendi i Republikës, Këshilli i Ministrave, Presidenti i Republikës). Ai u bë Ligj i Shtetit, nr. 10057,dt. 22.1.2009.
    Deklaratat e Kryepiskopatës qartësojnë faktet kishtare dhe zbulojnë, sipas detyrimit që Kisha ka përpara opinionit publik, përdhosjen dhe mashtrimin, që është kryer gjatë gjithë këtyre viteve. Ndaj, për të mbuluar këto fakte, N. Marku, duke e ditur se nuk ka argumente kishtare, përdor në mënyrë spekulative, pyetje retorike, politike dhe populiste dhe shpifje të ulëta, pjellë e fantazisë së tij të sëmurë dhe i përsërit ato në mënyrë monotone, me shpresën se diçka do mbetet. Ndaj e quajtëm me vend të sjellim këto argumente, që qartësojnë mashtrimin e tij, që të njohim lexuesin me të vërtetën.



    Protopresviter Jani Trebicka,
    Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë
    Ikonom Stavrofor Joan Koroveshi
    Dt. 29.08.2012
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •