Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 78
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Janullatos: Nikolla Marku, hajdut, ndaj s’e bëmë prift

    TIRANE-'Në përgjigjen e më parshme që dhamë në "Gazeta Shqiptare", dt 11.8. 2012, ndaj një teksti shpifës të bërë nga Nikolla Marku nga Elbasani, treguam se personi në fjalë po kryen një mashtrim të vazhdueshëm. Duke qenë se ai vazhdon të deklarojë se është "prift" i një Kishe inekzistente dhe bën qesharake fenë, jemi të detyruar të ritheksojmë, se asnjë Kishë Ortodokse në mbarë botën nuk e njeh si prift dhe se "Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare", drejtues i së cilës vetëdeklarohet, nuk është gjë tjetër veçse një pjellë e fantazisë. Nuk njihet si kishë as nga gjykata kompetente, siç e parashikon ligji, as nga Komiteti Shtetëror i Kulteve i Shqipërisë dhe sigurisht, nga asnjë Kishë në botë.
    1. Duke u përpjekur të hedhë poshtë këto të vërteta shumë të qarta, N. Marku e nxjerr pa dashur veten lakuriq në përgjigjen e tij, botuar në 'Gazeta Shqiptare' (14 gusht 2012). Ai ndërmerr të vërtetojë "në mënyrë të ligjshme me një vendim gjykate të korrikut 1996, me nr. 2634, ekzistencën e grupimit të tij si subjekt juridik". Por kur shikohet ky vendim, menjëherë bie në sy mashtrimi i madh. Vendimi gjyqësor me të cilin përpiqet të mbrohet (të cilin ia bashkëngjisim këtij artikulli), e njeh si shoqatë që ka të drejtën e ushtrimit të aktivitetit privat në lëmin e tregtisë të shitjes me shumicë dhe pakicë, me bazë ligjin 7512, 11. 8. 1991 "Për sanksionimin dhe mbroj-tjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", të dekretuar nga Presidenti Ramiz Alia. Nuk bëhet fjalë për njohjen e një Kishe, por thjesht të një shoqate me emrin "Komiteti për mbrojtjen e Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare", siç ka me qindra, të cilës i jepet e drejta të shesë dhe të blejë, siç bëjnë subjektet private të këtij lloji. Mashtrimi është i qartë. Asnjë gjykatë nuk e njohu këtë shoqatë ose këshill si Kishë dhe për më shumë si Kishë Ortodokse. Dhe sigurisht, që një gjë e tillë nuk ndodhi as kur, pa ndonjë vendim tjetër gjyqësor, e ndryshoi vetë emrin e shoqatës dhe e vetëquajti "Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare".
    Për pak kohë, N. Marku ka ndjekur kursin e kandidatëve për klerik, që organizoi Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në vitin 1992, në një hotel të Durrësit. Por u përjashtua që aty dhe nuk iu dha diplomë, për shkak të kryerjes së vjedhjeve dhe bërjes së dokumenteve të rreme. Prandaj edhe Kisha asnjëherë nuk e dorëzoi prift.
    2. Për të kuptuar më mirë mashtrimin edhe ata lexues që nuk i njohin kanonet që rregullojnë dhe organizojnë Kishën Ortodokse, shtojmë se asnjë Kishë Ortodokse nuk mund të ekzistojë pa pasur episkop. Asnjë prift orto-doks nuk është autonom ose autoqefal. Ai është i varur nga ana kanonike nga një episkop që është gjallë dhe kur meshon ose kryen çdo lloj akti priftëror, është i detyruar dhe duhet të përmendë emrin e këtij episkopi. Ky episkop duhet të përmen-dë në çdo më-shim emrin e Kryepiskopit të Kishës Autoqefale (dhe Krye-piskopi emrat e të gjithë Primatëve Orto-doksë). Në rastin konkret, N. Marku nuk ka lidhje me asnjë episkop, sepse, është mëse e qartë, që nuk e njeh asnjë i tillë. Një arsye më shumë kjo, për pavlefshmërinë e akteve të tij.
    3. Me pafytyrësinë që e karakterizon, N. Marku jo vetëm që gënjen pa turp, por edhe jep mendime për çështje ligjore dhe nomokanonike të cilat nuk i njeh fare. Ai thotë në lidhje më përbërjen e Sinodit të Shenjtë, se "ajo e bën të pavlefshme atë marrëveshje për shkak të statutit, i cili përcakton qartë dhe përbërjen e Sinodit". Edhe në këtë pikë, është e qartë se bëhet fjalë për ide ligjore të përçartura dhe pa lidhje. "Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella, ndërmjet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë", është bërë Ligj i shtetit shqiptar, nr. 10057, 22. 1. 2009. Asnjë shtetas shqiptar (dhe sigurisht as N.Marku), nuk ka të drejtë dhe nuk mund të përbuzë ose për më tepër "t'i shpallë të pavlefshme" ligjet e shtetit shqiptar me deklarata nëpër gazeta. Ai përpiqet në përçartjet e tij shpifëse, të gjallëroje fantazma qesharake, për rreziqe imagjinare, që janë prezente në fantazinë e tij dhe të atyre që e nxitin. Në këtë mënyrë përpiqet të fshehë faktin se ka kryer dhe po kryen për shumë vite një mashtrim dhe përdhosje të madhe kundër besimit ortodoks. Që të mbulojë mashtrimin e tij të qartë, N. Marku end vazhdimisht një pëlhurë të dhënash të gënjeshtra dhe shpifjesh të pabaza kundër Kryepiskopit Anastas. Por dihet botërisht se Kryepiskopi Anastas jeton për njëzet e dy vite në sytë e të gjithëve, në kushte të thjeshta. Falë respektit të madh dhe besimit të mijëra njerëzve në mbarë botën, arriti të realizojë veprën e jashtëzakonshme të ringritjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vepra dhe kontributi i tij për pajtimin e popujve është njohur botërisht dhe për këtë është zgjedhur ndër të tjera President i Këshillit Botëror të Kishave (WCC, Gjenevë) dhe President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare në botë, "Fetë për paqen" (Nju Jork).
    4. N. Marku luan teatër me besimtarët si të ishte udhëheqës ortodoks. Jep certifikata të rreme pagëzimi dhe martese, që janë krejtësisht të pavlera, pasi, siç e theksuam, asnjë Kishë Ortodokse në mbarë botën nuk e njeh atë si prift dhe po ashtu, asnjë Kishë apo konfesion tjetër i krishterë. Asnjë nga 145 klerikët ortodoksë shqiptarë që shërbejnë sot nuk e pranon, por ai vazhdon të cenojë rëndë fenë dhe të mashtrojë shoqërinë shqiptare. Ai mbështet edhe tezën, se "e njohin Kisha nga SHBA, Izraeli, Polonia etj", por ai përsëri gënjen paturpësisht. Në 24 qershor 2012, me rastin e 20-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së tij Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Episkopi i Bostonit, Hirësia e tij Nikon Liolin, kryetar i Arqidioqezës Ortodokse Shqiptare të Amerikës (vëllai i atë Artur Liolinit), meshoi në Tiranë në Kishën e re Katedrale. Imzot Nikoni lavdëroi veprën e Kryepiskopit Anastas dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Ortodoksinë në Shqipëri dhe në mbarë botën. Markun nuk e njohën kurrë dhe sigurisht që nuk e njeh as Kisha e Polonisë dhe as Patriarkana e Jerusalemit në Izrael.
    5. Sa u takon kërcënimeve të tij për të përdhosur edhe Kishën Ortodokse Katedrale të Tiranës, me anë veprimesh të paligjshme e të dhunshme, duam të rikujtojmë se Shqipëria ka ligje dhe autoritete. Shteti me anë të ligjit që është në fuqi "garanton mbrojtjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo individ apo nga çdo grupim që kërkon të marrë emrin, vendet e kultit dhe pronën kishtare" (Ligji 10057/22.1.2009, Neni 5). Shteti disponon organe kompetente për t'u dhënë mësimin e duhur atyre që, me anë të veprimeve të tyre mjerane, duan ta diskreditojnë botërisht.
    Tiranë 16 gusht 2012
    Nga Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës


    Reagimi vjen pas deklarates se At Nikolla Marku.
    Përmes artikullit të 14 gushtit publikuar në "Gazeta Shqiptare", At Nikolla Marku replikoi ndaj disa gënjeshtrave të shkruara, sipas tij, nga kryepeshkopata e Tiranës, "me mendjen e Janullatosit dhe dorën e një shqiptari që shpirtin e ka shitur fatkeqësisht gjetkë". Kleriku shqiptar sqaronte se, bashkë me ndjekësit e vet qe detyruar të vendosej në Kishën Shën Maria, në kalanë e Elbasanit, mbas pushtimit të drejtimit të kishës nga Janullatosi me prapavijë Ylli Popën dhe Ramiz Alinë.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Kush ishte Anastas Janullatosi?

    Kur më 3 qershor 1991 u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, A. Janullatosi, me titullin peshkop i Andrusës, në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi. Caktimin e tij si ekzark në Shqipëri e miratoi edhe presidenti Ramiz Alia. Lajmi i ardhjes së tij në Shqipëri u prit me interes nga qarqet ortodokse shqiptare, mbasi shpresohej se ai edhe pse qe grek, meqenëse vepronte jo në Greqi, por në Afrikë, do të ndihmonte rimëkëmbjen e KOASh-it. Dërgimi i një ekzarku ishte i drejtë, mbasi ai sapo të rimëkëmbte kishën e shkërmoqur ortodokse shqiptare dhe fill pasi të zgjidhej një kryepeshkop i rregullt kanonik duhej të largohej nga Shqipëria. Qarqet ortodokse shqiptare menduan se ekzarku Anastas Janullatos me kulturën kishtare që kishte përvetësuar do ta kryesonte ashtu siç e kërkonin interesat e KOASh-it detyrën e vet.
    Janullatosi e vendosi me të shpejtë shtabin e vet në Korfuz. Me prapaskenat që u zhvilluan si me telekomandë prej tij, ekzarku thirri në Tiranë një “konfererencë” kombëtare me pjesëmarrjen e pesëmbëdhjetë klerikëve dhe tridhjetë laikëve të zgjedhur prej tij. Janullatosi emëroi një këshill të përgjithshëm të përbërë prej nëntë vetësh, të cilët morën përsipër jashtë rregullave kanonike detyrën e Sinodit të Shenjtë të KOASh-it. Me detyrën e sekretarit të përgjithshëm të këshillit u caktua nga Janullatosi Aleko Dhima, një grekoman i vendosur për t’i shërbyer Kishës Ortodokse Greke. Ndërkohë, në shtypin grek filloi të flitej për A. Janullatosin jo si ekzark, por si kryepeshkop, madje jo si kryepeshkop i KOASh-it, por si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Greke të Shqipërisë. Për më tepër, këtë aspiratë dinake e zbuloi edhe vetë A. Janullatosi.
    Në përpjekjet e veta ai pati si ndihmës të fuqishëm dhespotin e Konicës, Sebastianos, i cili kishte zhvilluar një aktivitet të ashpër si një nga krerët e komitetit “vorio-epirot” me qendër në Janinë. Në një letër drejtuar kryeministrit grek Karamanlis, metropoliti Sebastianos shkruante se “edhe gurët thonë se Vorio-Epiri është Greqi dhe se mjedisi gjeografik i shqiptarëve ka qenë gjithmonë mbi dhe përtej lumit Shkumbin”. Në atë kohë emri i Sebastianos lakohej pothuajse çdo ditë në Shqipëri për urrejtjen e tij antishqiptare. Cilësohej si një djall i veshur me petkat e dhespotit.
    Me ndihmën e Sebastianosit, militantët e tij të parë Janullatosi i rekrutoi në Himarë. Së bashku me të, ai në emër të kryepeshkopatës së Kishës Greke, nënshkroi me Aleko Dhimën, i vetëquajtur sekretar i përgjithshëm i KOASh, një marrëveshje orgurzezë. Ja teksti:
    “Të dashur bashkatdhetarë! Në qendrën e vëmendjes sonë ju keni qenë e do të jeni vazhdimisht. Mendojmë për ju, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Pikërisht për këtë kemi krijuar edhe një organziatë të veçantë, të cilës i kemi vënë emrin “Himara e lirë vorioepirote dhe minoritare greke”. Deri në mbarim të muajit shtator 1992, kemi programuar këto aktivitete:

    1. Vizita të përbashkëta në Korfuz, Janinë, Artë, Pargë, Paramithi, Filat, Himarë, Dhërmi, Palasë, Qeparo, Kudhës, Vuno, Sarandë, Konispol, Dropull.

    2. Organizimi i një mbledhjeje të madhe në sheshin “Spiles” të Himarës ose në Potam, ku do të marrin pjesë edhe Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm i Kishës Ortodokse Shqiptare. Aty do të dorëzohen edhe katër priftërinj. Do të bëhet një meshë e madhe në Katedralen e Himarës dhe një në atë të Dhërmiut (Spiridhonis e Harallambis). Do të meshojnë dhespotët Sebastianos e Janullatos. Aty do të flasë edhe prifti dhërminjas Klearkos Savas, i dorëzuar në Athinë.

    3. Do të nënshkruhet një marrëveshje midis Kishës Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke për t’i pajisur kishat e Vorio-Epirit në përgjithësi dhe ato të krahinës së Himarës në veçanti me të gjitha sendet e nevojshme. Për palën greke do të firmoset nga hirësitë Sebastianos e Janullatos dhe për palën shqiptare Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm.

    4. Meshat në Himarë, Dhërmi, Palasë, Vuno, Qeparo, Kudhës do të mbahen në greqisht, sipas marrëveshjes Sebastianos-Janullatos-Dhima. Do të përcaktohëen administrata e Krahinës Autonome Vorio-Epirote Minoritare të Himarës, ku do të marrin pjesë njerëzit më të devotshëm nga familjet më të shquara si Bollanot, Milot, Neranxët, Joshët, Ilot, Belerajt, Rondajt, Zotajt, Dhimojanajt, Dunajt, Agnanostajt, Protajt, Janilajt, Pjerot, Dafllajt, Bifshajt, Gorecajt, Janijat, Zhupajt, Fotiadhët, Gorajt (gjithsej 21 familje – K.F.). Do të bëhen mesha përshpirtjesh për eposin grek 1940-1941 në Livadhet e Shengjergjit dhe në Skutara, pastaj në Jonomarinë e Shentheodhor, në Stavridh, në Shenjat, ku ndodhen eshtrat e ushtarëve e oficerëve grekë: Agathoklis, Konstantinis, Mihalis, Jorgor, Periklis, Athanasis, Anastasis, Elefteris, Stelianos, Dhimitris, Grigoria, Kamas etj, për të cilët do të ngrihet edhe një përmendore.

    5. Do të zhvillohen veprimtari kulturore-artistike si theatro, estrada, cirk, recitime, simpoziume me temën: Traditat nuk harrohen, por forcohen, ku do të flasin historianë, poetë, muzikantë, artistë etj. Po ashtu, do të shpërndahen libra të botuara në gjuhën greke në të cilat flitet për Vorio-Epirin, Minoritetin, për traditat dhe epopetë. Do të flitet për ndihmën e madhe që i jep Kisha greke asaj shqiptare dhe për përpjekjet që bën ajo greke për të mos u shkëputur prej saj ajo shqiptare, e cila kurdohertë ka qenë dhe do të jetë e lidhur me atë greke kundër myslimanëve e katolicizmit.
    6. Do të shpërndahen libra shkollore greke për shkollën greke që do të fillojë në krahinën e Himarës dhe do të caktohet grupi i parë i mësuesve grekë vullnetarë që do të vijnë atje. Me këtë punë do të merren familjet Goro e Bollano, prej gjirit të të cilave do të caktohen pjesëtarë me detyra me rëndësi në qeverisjen e Himarës. Gorot e Bollanot kanë dhënë prova të mëdha për besnikërinë ndaj atdheut të tyre – Greqisë.

    7. Në Himarë do të instalohet një radiostacion vorio-epirot minoritar që në bashkëpunim me “Omonian” do të japë programe të pasura (duke kaluar shumë shpejt dhe në televizive) të kulturës, muzikës e filozofisë greke për të rrënjosur thellë patriotizmin.

    8. Do të përpilohet një komunikatë e parbashkët me anën e të cilës do të përcaktohet afati tranzit i krahinës autonome të Himarës deri në bashkimin me atdheun, Greqinë-mëmë.

    9. Do të vendoset një linjë e rregullt detare Korfuz-Himarë, si dhe një tjetër me autobusë Janinë-Himarë. Autobusët do të jenë grekë dhe udhëtimi i himarjotëve vatje-ardhje do të jetë gratis.

    Sekretarja Eftalias Papadhimitris, kryetari Rafailidhius Andrikas, Sekretari i Përgjithshëm Antonios Sollaros”.
    Sikurse shihet, në pragun e fronëzimit të tij si kryepeshkop i KOASh-it, A. Janullatosi ka vënë nënshkrimin në një dokument ku pa asnjë mbështetje juridike dhe politike, deklarohet haptazi se Himara është krahinë minoritare greke; se jo vetëm fshatrat Himarë, Dhërmi, Palasë, të cilat dihen se kishin banorë greqishtfolës, por edhe fshatra të tjera të krahinës, si Vunoi, Kudhësi, Qeparoi, madje dhe Saranda e Konispoli, ku banorët e të cilave nuk e njihnin greqishten, konsideroheshin si vendbanime greqishtfolëse; se qenia e këtyre vendbanimeve në shtetin shqiptar ishte tranzitore (e përkohshme) dhe se së shpejti do të caktohej afati se kur ato do të bashkoheshin me atdheun mëmë, Greqinë. Shënojmë me këtë rast se Janullatosi përveç shkeljeve arrogante që bënte mbi të drejtat kombëtare, urdhëroi që shërbesat në kishat e fshatrave të Himarës të zhvilloheshin jo shqip, siç thuhej në Aktet Juridike të Lidhjes së Kombeve, por në greqisht, madje edhe në ato fshatra ku nuk e njihnin fare greqishten. Meqenëse në bazë të akteve ndërkombëtare, krahina e Himarës nuk mund të cilësohej si krahinë minoritare etnike greke, mbasi nuk kishte vazhdimësi territoriale me Greqinë – për të kapërcyer këtë minus, Janullatosi dhe Sebastianosi përfshinë si vendbanime minoritare përveç Sarandës edhe Konispolin me banorë krejtësisht myslimanë. Komenti për përmbajtjen e marrëveshjes është i panevojshëm pasi qëllimi i aneksimit të “Vorio-Epirit”, përfshirë dhe Himarën, del qartë.
    Pasi pranoi propozimin grek, kryepeshkopi Bartolomeu i parashtroi Presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia, kërkesën për ta pranuar Anastas Janullatosin si ekzark dhe në të njëjtën kohë kërkesën për të pranuar në krye të katër dioqezave shqiptare (Durrësit, Korçës, Beratit, Gjirokastrës) katër peshkopë grekë, njëri nga të cilët do të ishte vetë Janullatosi. Katër peshkopët i duheshin KOASh-it sepse me ta formohej sinodi kishtar. Si rrjedhim, me formimin e sinodit Greqia e merrte kështu ipso facto drejtimin e kishës shqiptare. Ramiz Alia pranoi vetëm emërimin e Janullatosit si ekzark, kurse propozimin e katër prelatëve si peshkopë të katër dioqezave shqiptare e refuzoi.
    A. Janullatosi pas emërimit të tij si ekzark përgatiti terrenin për t’u emëruar si kryepeshkop i KOASh-it. Përgatitjet e tij vazhduan për një vit. Në përpjekjet e tij ai pati ndihmën e Bartolomeut, patriarkut ekumenik të Kostandinopojës, prapa të cilit nënkuptohet se vepronte qeveria greke, e gatshme për të përballuar fondet e nevojshme financiare.
    Kur në pranverën e vitit 1992 President i Republikës u shpall Prof. Dr. Sali Berisha, ekzarku A. Janullatos filloi përpjekjet për të siguruar miratimin e palës shqiptare për t’u emëruar kryepeshkop i KOASh-it. Meqenëse në Shqipëri ende nuk ekzistonin mundësitë e krijimit të një sinodi, problemin e mori në dorë vetë patriarku. Në mënyrë krejt arbitrare, pra të parregullt, Sinodi Ekumenik i Patriarkanës së Stambollit emëroi A. Janullatosin jo më ekzark, por kryepeshkop i KOASh-it. Me këtë rast ai nisi në Shqipëri një delegacion patriarkal në të cilin bënin pjesë ndër të tjerët, metropolitët Perjis Evangjellos dhe Meliton i Filadelfias. Por, kërkesa e tyre për të krijuar Sinodin shqiptar kishtar me peshkopë grekë nuk gjeti gatishmërinë e Presidentit Sali Berisha. Megjithatë, presidenti dha pëlqimin vetëm për zgjedhjen e Janullatosit si kryepeshkop, ndonëse shfaqi rezervë se ai nuk kishte të drejtë t’i impononte krerët e saj. Presidenti ka për detyrë vetëm të japë pëlqimin për zgjedhjen e peshkopit nga sinodi. Por, A. Janullatosi këtë mbështetje të presidentit e trumbetoi si një vendim të shtetit shqiptar për emërimin e tij si kryepeshkop i Shqipërisë.
    Por, me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar:

    a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare.

    b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it.

    c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.
    Me këtë rast duhet vënë në dukje se delegacioni i Kostandinopojës e argumentoi emërimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipërisë jo në statutin themeltar të kishës të miratuar nga Patriarkana me “Tomin” e saj më 1937, por me kushtetutën e miratuar gjatë regjimit komunist më 1950, i cili parashtronte si kusht vetëm shtetësinë shqiptare, në një kohë kur A. Janullatosi nuk kishte as nënshtetësinë shqiptare.
    Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:
    “Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare. Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor 1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë” (Botuar në Gazeta “RD”, Tiranë 25 gusht 1992).
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Si hapes i temes duhet te them se nuk duhet devijuar nga tema. ...Eshte menyra me te cilen perpiqen te dalin nga situata, kur nuk kane asnje lloj argumenti... dhe merren me RD e vitit 1992...ju siguroj se sot PD mendon krejtesisht ndryshe...
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    !?!

    ilia,

    Nuk mund te flas per PD-ne, pasi nuk jam zedhenesi i saj, por edhe ti mos fol shumes.

    Argumentat per Janullatosin i kam sjellur me kohe ketu.

    C'qellim kishe qe e botove tek nenforumi "toleranca fetare"?!

    Pasi nuk dua te keqkuptohemi.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Eshte postuar ne kete teme qe te tolerojme ( thua se nuk po e bejme jashte cdo mase dhe norme) te bemat , shkeljet dhe abuzimet e Janullatosit mbi cdo gje shqiptare , nencmimi i klerikeve ,peshkopeve shqiptar si te paditur per te zene vend aty ku u takon ne shtetin e vet dhe me gjuhen e vet.... bile edhe ndonje dite e do hapet teme per te shkruar urata e lavderata per Janullen ndoshta po te toleranca fetare

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    ilia,

    Nuk mund te flas per PD-ne, pasi nuk jam zedhenesi i saj, por edhe ti mos fol shumes.

    Argumentat per Janullatosin i kam sjellur me kohe ketu.

    C'qellim kishe qe e botove tek nenforumi "toleranca fetare"?!

    Pasi nuk dua te keqkuptohemi.
    Ingenuous!
    Te siguroj qe nuk kam patur ndonje qellim percares..
    Pavaresisht se ky nenforum i tolerances, nuk eshte me i tille,..e ku mund ta coja tjeter...., kur ketu botohen dhe tema qe jane luftenxitese..
    Megjithate ka lidhje edhe me sqarimin dhe venjen ne vend te nje te drejte te KOASH-it mbi Kishen e Shen Marise ne Elbasan, e uzurpuar pa te drejte..., indirekt pra ndikon edhe ne tolerancen, te cilen prej 17 vjeteve po e demostron KOASH-i ndaj n. maRKUT.
    Eshte kthim prone tek i zoti, me shume, se nuk i ndalon njeri markun te mbaje qendrimin e tij, ate dhe cilindo tjeter.. persa i takon Kryepiskopit Anastas, edhe ketu gjithkush eshte i lire te flase per kete, dhe ka shume tema te hapura ku kam shfaqur edhe une mendimin tim...
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin
    Eshte postuar ne kete teme qe te tolerojme ( thua se nuk po e bejme jashte cdo mase dhe norme) te bemat , shkeljet dhe abuzimet e Janullatosit mbi cdo gje shqiptare , nencmimi i klerikeve ,peshkopeve shqiptar si te paditur per te zene vend aty ku u takon ne shtetin e vet dhe me gjuhen e vet.... bile edhe ndonje dite e do hapet teme per te shkruar urata e lavderata per Janullen ndoshta po te toleranca fetare
    Kryepiskopi Anastas ka treguar tolerance te madhe ndaj n.markut, kur megjithese ligjerisht Kisha e Shen Marise ne Elbasan i takon Kishes Orthodhokse, ja ka lene per 17 vjet ketij uzurpuesi....prandaj mendoj se duhet menjehere te dale ky person qe andej, duke perdorur mjetet ligjore per kete qellim...
    persa i takon nencmimit te klerikeve, pyetini vete me mire se cfare mendojne per Kryepiskopin.....
    12 milion dollare ndihma siguroi vete Anastasi ne vitin 1999, duke strehuar rreth 35 mije refugjate kosovare, ne kohen kur keta kishin nevoje///...dhe ishte pergatitur per ti strehuar per nje kohe te gjate..

    por mosmirenjohja eshte nje nga veset me te liga,... , edhe pse ai nuk ka nevoje per kete,..... ju kosovaret te paret duhet te jeni qe ta lavderoni dhe jo te hidheni kunder tij...., gjithsesi puna juaj,...kjo teme nuk kishte kete qellim...
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Ilia kam nje pyetje per ty. Perse duhet qe kisha ortodokse shqiptare duhet patjeter te udhehiqet nga nje greke? Dihet me fakte qe kisha ortodokse shqiptare gjithmon eshte luftuar nga Greqia. Te jesh ortodoks nuk do te thote qe je grek. Ka edhe SHQIPTAR ORTODOKS!
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    ilia spiro
    jo vetem shqiptaret e Kosoves por te gjithe shqiptaret e kan te njohur politiken e kishave serbo-greke dhe "miresine" e tyre ndaj popullit dhe teritorit shqiptar . Une thjeshte i dua ata qe flasin shqip me Zotin e kurr greqisht apo edhe arabisht ( sepse nuk e kuptoi dialogun mes tyre). Kur Janullatosi bindet qe Zoti yne e di shqipen dhe i do shqiptaret ashtu si jane mbase do te mesohem edhe une ta vleresoi si njeri .

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Ilia kam nje pyetje per ty. Perse duhet qe kisha ortodokse shqiptare duhet patjeter te udhehiqet nga nje greke? Dihet me fakte qe kisha ortodokse shqiptare gjithmon eshte luftuar nga Greqia. Te jesh ortodoks nuk do te thote qe je grek. Ka edhe SHQIPTAR ORTODOKS!
    te njejten pyetje kisha edhe une..pse edhe sot pas 20 vjetesh ne krye te kishes ortodokse autoqefale shqiptare qendron nje grek..kur ne vitin 91 justifikohej vendosja e tij ne krye te kishes pasi nuk kishte djem te pregatitur akademisht per ne krye te kishes sot si justifikohet qendrimi i tij akoma ne krye..akoma nuk ka nxjerre komuniteti ortodoks djem te afte per ta drejtuar kete kishe..dicka shume absurde..edhe kishe shqiptare por me kryesues grek..shqiperi e qudirave...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •