Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 78
  1. #31
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    diku eshte hapur nje teme mbi inteligjencen shqiptare qe eshte per te qare hallin. Mjafton te lexosh kete forum per te pare qe eshte me se e vertete
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    At Nikoll Marku: Statuti i Kishës, Qeveria pakt me Janullatos


    Veprimtaria e Janullatosit, si kjo e fundit në takim me deputetin grek neonazist të Agimit të Artë në Himarë, ku ky i fundit bëri thirrje në mes të Himarës për të marrë Vorio Epirin, nuk mund të fshihet pas gishtit. Unë nuk kam vjedhur kurrë në jetën time siç është mësuar Janullatos, duke mbajtur peng pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare.
    Për dijeni të opinionit, unë e kam mbaruar kursin në Durrës deri në fund në vitin 1994. U caktova mësues i katekizmit për kishën, kështu që përjashtimi im më 1992 nuk ekziston. Thjesht Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse dhe bashkë me Këshillin e kishës, vetëm një armik të drejtpërdrejtë kemi, ai është Janullatos. Çdo shqiptar tjetër është i falur nga ne kurse ai kurrë, sepse veprimtaria e tij nuk është fetare, por politike dhe shoviniste.
    Në replikën e tij, Janullatos i anashkalon pyetjet tona dhe merret me fjalë dhe akuza bajate kundër meje. Sa për shpifjet se jam hajdut apo qesharak, ata që më njohin e dinë mirë se unë nuk jam hajdut dhe as qesharak . Le të përballemi Janullatos ku të duash ti, në çdo media, qoftë dhe greke e do të shohim se me argumenta gënjeshtar dhe qesharak do të mbetesh ti.
    Sa për ato forume ndërkombëtare, që me të vërtet janë qesharake, janë forume të krijuara nga ai vetë me financa fondamentaliste greke, në shërbim të helenizmit. Të tilla OJQ, mund të krijojmë sa të duash dhe me emra bombastike por, ne nuk gënjejmë as veten, as kombin , dhe as njerëzimin me fantazma institucionale, që nuk kanë asnjë rol të dobishëm përveç përfitimeve të atij vetë.
    Për dijeni të opinionit publik, statuti i kishës i vitit 1929 i miratuar në Korçë, në nenin 3, përcakton "gjuha zyrtare e kishës është Shqipja" në nenin 4 "autoriteti ma i naltë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, është Sinodi i Shenjtë Peshkopal i përbërë prej Peshkopëve aktive të çdo dioqeze, prej Ikonomit të madh Mitrofor dhe i kryesuar prej Mitropolitit të qendrës, Kryepeshkopit të gjithë Shqipërisë". Neni 16 përcakton "Kryepeshkopi, Peshkopët, zëvendësit e tyre lokale, Ikonomi i madh Mitrofor, sekretari i përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit e zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku, gjuhe shqiptar si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare". Neni 27 përcakton "Kryepeshkopi dhe Peshkopët emërojnë zëvendësit e tyre në konform me nenin 16 të këtij statuti".
    Statuti ka dhe pika të tjera të rëndësishme, por kaq mjafton, për të kuptuar se sa e ligjshme është marrëveshja Qeveri-Janullatos. Ky statut është miratuar dhe nga Patriarkana e Stambollit me vendim të posaçëm që quhet, vendimi TOMAS i vitit 1937 kur Kryepeshkop ishte hirësia e tij Visarjon Xhuvani. Vendimi i Patriarkanës presupozohet i përjetshëm. Madje, në statutin e Patriarkanës së Stambollit, ka nen të posaçëm siç është neni 34 i cili përcakton "kreu i kishës të jetë prej gjaku, gjuhe i racës së vet". Me të drejtë pyesim çdo besimtar të ndershëm se si është përbërja e kuadrit tani në kishë? A kemi shqiptarë të vërtet? Sa grekë kemi tek këto forume?Me këto që po shkruajmë ne nuk gënjejmë. Janullatos, ti erdhe në Shqipëri për mungesë kuadri, sepse një pjesë vdiqën në burgje dhe disa gjatë jetës. Se si njiheshe ti me Ylli Popën dhe më pas me Ramiz Alinë, këtë le ta sqarojnë ata që janë gjallë, por pazari i turpshëm dhe tradhtar ishte bërë që ti të qëndroje 10 vjet në Shqipëri 1991-2001. Çfarë kërkon më tej tani?. Kur u larguat në vitin 1997 drejt Italisë, ju e dini mirë se çfarë i deklaruat televizionit RAI. Ajo që folët ju, mjaftonte që ti të mos shkelje më në këtë vend dhe popull të urtë. Ne nuk na duhen fjalimet e tua në organizma mafioze e gjoja teologjike, apo fetare, kur thuhet e flitet në emër të kishës Shqiptare greqisht. Kaq mjafton për të nënkuptuar dëmin që bëni ju, në krye të kishës, sepse më pas vjen politika greke diskriminuese dhe shoviniste, me kërkesa për Vorio Epirin. Ne nuk do ta përmendim emrin tënd Janullatos në kishë kurrë si Kryepeshkop, sepse për ne Kryepeshkopë janë, Fan Noli me atë statut të pastër si drita e diellit, Visarjon Xhuvani dhe Kristofor Kisi. Mos spekulo me mungesat e ligjit në vitet e para të demokracisë, dhe mos keqinterpreto veprimtarinë tonë kishtare dhe besimplotë, me terma tregtare, sepse është një rrëshqitje për keq nga zemra juaj. Ta dish mirë ti dhe kushdo që të përdor ty se, Zoti as nuk fillon tek ty dhe as nuk mbaron tek një pseudo marrëveshje. Janullatos, ju shfrytëzoni shtetin grek, për ti bërë presion politikës ekzekutive të çdo ngjyre këtu në Shqipëri, për të realizuar qëllimet tuaja, për shndërrimin e Vorio Epirit në krahinë helene. Deri tani keni bërë shumë, sepse disa komponentë që duhen përballë organizmave ndërkombëtare, po i realizoni me mendjen tuaj dhe firmat e shefave shqiptarë. Kishën Ortodokse po e paraqisni greke jashtë shtetit, monument varrezash ushtarësh grekë e bëtë në Këlcyrë, emigrantët i detyron shteti grek të thonë jam Vorio Epiriot, disa biznesmenë i keni gati këtu me para, shkolla greke po hapen dhe aty ku nuk ka emigrantë Grekë, dhe censusin e bëtë sipas qejfit, etj. Çfarë ka ngelur më për të bërë ky njeri pyesim shqiptarët tanë? Janullatos, ti do të përgjigjesh për së gjalli para popullit Shqiptar dhe drejtësisë, për vjedhje të veprave mistike fetare, në kishat e Shqipërisë, si dhe për shkelje të sovranitetit Shqiptar, si territorial ashtu dhe historik. Përgjigju pyetjeve tona drejtpërdrejt dhe mos i bjer nga Kina themi ne shqiptarët.
    Ke qenë kundër bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë kanibale të Millosheviçit?
    E njeh Kosovën të pavarur?
    I mbështet kërkesat e shqiptarëve Çamë ortodoks?
    Bën transparencë të financi-meve se nga të vijnë?
    Ishe organizator i meshës për vorio Epirin në Janinë?
    Çfarë ju lidh juve me OMONIA-n, Vangjel Dulen dhe Vasil Bollanon përveç besimit?
    Çfarë biseduat me fantazmat e Hitlerit në Himarë?

    Së shpejti, ne do të organizojmë një Kongres Simpozium me temë "Çlirimi i Kishës Ortodokse nga helenizmi dhe organizimi i saj mbi baza Shqiptare". Në atë kongres me besimtarë ortodoksë shqiptarë, do të fuqizojmë statutin e Nolit dhe do të djegim çdo pseudomarrëveshje me prapavijë shovinizmin Grek.
    Gjithsesi, takohemi më 28 nëntor 2012 në Katedralen Ngjallja e Krishtit Tiranë në meshën për Pavarësinë e Shqipërisë.
    KOMITETI PËR MBROJTJEN E PAVARESISË SE KISHËS ORTODOKSE KOMBËTARE SHQIPTARE
    KËSHILLI I KISHËS SHËN MARIA ELBASAN
    AT NIKOLLA MARKU

    \Bota Sot

  3. #33
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    "Ke qenë kundër bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë kanibale të Millosheviçit?
    E njeh Kosovën të pavarur?
    I mbështet kërkesat e shqiptarëve Çamë ortodoks?
    Bën transparencë të financi-meve se nga të vijnë?
    Ishe organizator i meshës për vorio Epirin në Janinë?
    Çfarë ju lidh juve me OMONIA-n, Vangjel Dulen dhe Vasil Bollanon përveç besimit?
    Çfarë biseduat me fantazmat e Hitlerit në Himarë"

    .....ke denuar ndonje akt barbar nga shteti grek kunder shqiptareve te pafajshem? .......










    Kishes greke me shume i intereson marrja e te huajes,grabitja pra, i interesojne edhe varret e paqena greke ,i intereson te zgjeroje vulen greke por nuk i interesojne jetet e humbura te te rinjeve shqiptare nga shteti-kisha fashiste greke( si ti interesoje kur eshte pjese themelore ne kete bashkdyzim kriminel).Nuk i intereson a besojne shqiptaret,por i intereson a besojne greqisht!
    Etiketimi me " hajdut" eshte i kuptueshem kur dihet se nga vjen, po keta kane etiketuar si hajdute dhe te pafe :Papa Kristo Negovanin,Koto Hoxhin, Spiro Bellkamenin dhe Petro Nini Luarasin dhe ortodokset me patriote qa ka lind shqiptarizma,kane nemur dhe mohuar cdo gje te shenjte te kombin tone qe nga gjuha jone e bukur!
    Por edhe sikur te jete hajdut shqiptar eshte me i pranueshem se nje kriminel pushtues grek nen masken e nje njeriu te paqes. Ne qoft se ortodokset shqiptar nuk mund ta mbajne fene te pavarur plotesisht nga ortodoksia greke dhe "apostujt" grek ,athere definitivisht nuk u duhet feja .
    Kemi hyre ne mileneumin e trete dhe ende hame perrallat e para dy mije vjeteve, zgjoheni njehere o njerez se jeta eshte shume e shkurtert per ta humbur ne kete menyre.
    Fete ne pergjithsi identifikohen me kombin qe kane prejardhjen ose me kombin qe e praktikon,dhe ne vecanti feja ortodokse me kishen e saj si vijon si "Kisha ortodokse Serbe" "Kisha ortodokse Greke" "..Ruse" bile bile tash edhe " ...Maqedone" .Pasi ka identifikim kombetar pse na duhet neve greku ne fron te nje kishe te nje komuniteti shqiptar? Kisha e udhehequr nga Janulla nuk ka asgje shqiptare ( jo se feja ortodokse ose fete e tjera kane gje shqiptare ), ne nuk duhet ta shesim shpirtin fisnik shqiptar tek djajte e huaj.
    Ka greku hajdutet e vet per te akuzuar, do mirremi ne me "hajdutet" tane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 26-08-2012 më 07:57
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #34
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    At Nikoll Marku: Statuti i Kishës, Qeveria pakt me Janullatos


    Veprimtaria e Janullatosit, si kjo e fundit në takim me deputetin grek neonazist të Agimit të Artë në Himarë, ku ky i fundit bëri thirrje në mes të Himarës për të marrë Vorio Epirin, nuk mund të fshihet pas gishtit. Unë nuk kam vjedhur kurrë në jetën time siç është mësuar Janullatos, duke mbajtur peng pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare.
    Për dijeni të opinionit, unë e kam mbaruar kursin në Durrës deri në fund në vitin 1994. U caktova mësues i katekizmit për kishën, kështu që përjashtimi im më 1992 nuk ekziston. Thjesht Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse dhe bashkë me Këshillin e kishës, vetëm një armik të drejtpërdrejtë kemi, ai është Janullatos. Çdo shqiptar tjetër është i falur nga ne kurse ai kurrë, sepse veprimtaria e tij nuk është fetare, por politike dhe shoviniste.
    Në replikën e tij, Janullatos i anashkalon pyetjet tona dhe merret me fjalë dhe akuza bajate kundër meje. Sa për shpifjet se jam hajdut apo qesharak, ata që më njohin e dinë mirë se unë nuk jam hajdut dhe as qesharak . Le të përballemi Janullatos ku të duash ti, në çdo media, qoftë dhe greke e do të shohim se me argumenta gënjeshtar dhe qesharak do të mbetesh ti.
    Sa për ato forume ndërkombëtare, që me të vërtet janë qesharake, janë forume të krijuara nga ai vetë me financa fondamentaliste greke, në shërbim të helenizmit. Të tilla OJQ, mund të krijojmë sa të duash dhe me emra bombastike por, ne nuk gënjejmë as veten, as kombin , dhe as njerëzimin me fantazma institucionale, që nuk kanë asnjë rol të dobishëm përveç përfitimeve të atij vetë.
    Për dijeni të opinionit publik, statuti i kishës i vitit 1929 i miratuar në Korçë, në nenin 3, përcakton "gjuha zyrtare e kishës është Shqipja" në nenin 4 "autoriteti ma i naltë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, është Sinodi i Shenjtë Peshkopal i përbërë prej Peshkopëve aktive të çdo dioqeze, prej Ikonomit të madh Mitrofor dhe i kryesuar prej Mitropolitit të qendrës, Kryepeshkopit të gjithë Shqipërisë". Neni 16 përcakton "Kryepeshkopi, Peshkopët, zëvendësit e tyre lokale, Ikonomi i madh Mitrofor, sekretari i përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit e zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku, gjuhe shqiptar si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare". Neni 27 përcakton "Kryepeshkopi dhe Peshkopët emërojnë zëvendësit e tyre në konform me nenin 16 të këtij statuti".
    Statuti ka dhe pika të tjera të rëndësishme, por kaq mjafton, për të kuptuar se sa e ligjshme është marrëveshja Qeveri-Janullatos. Ky statut është miratuar dhe nga Patriarkana e Stambollit me vendim të posaçëm që quhet, vendimi TOMAS i vitit 1937 kur Kryepeshkop ishte hirësia e tij Visarjon Xhuvani. Vendimi i Patriarkanës presupozohet i përjetshëm. Madje, në statutin e Patriarkanës së Stambollit, ka nen të posaçëm siç është neni 34 i cili përcakton "kreu i kishës të jetë prej gjaku, gjuhe i racës së vet". Me të drejtë pyesim çdo besimtar të ndershëm se si është përbërja e kuadrit tani në kishë? A kemi shqiptarë të vërtet? Sa grekë kemi tek këto forume?Me këto që po shkruajmë ne nuk gënjejmë. Janullatos, ti erdhe në Shqipëri për mungesë kuadri, sepse një pjesë vdiqën në burgje dhe disa gjatë jetës. Se si njiheshe ti me Ylli Popën dhe më pas me Ramiz Alinë, këtë le ta sqarojnë ata që janë gjallë, por pazari i turpshëm dhe tradhtar ishte bërë që ti të qëndroje 10 vjet në Shqipëri 1991-2001. Çfarë kërkon më tej tani?. Kur u larguat në vitin 1997 drejt Italisë, ju e dini mirë se çfarë i deklaruat televizionit RAI. Ajo që folët ju, mjaftonte që ti të mos shkelje më në këtë vend dhe popull të urtë. Ne nuk na duhen fjalimet e tua në organizma mafioze e gjoja teologjike, apo fetare, kur thuhet e flitet në emër të kishës Shqiptare greqisht. Kaq mjafton për të nënkuptuar dëmin që bëni ju, në krye të kishës, sepse më pas vjen politika greke diskriminuese dhe shoviniste, me kërkesa për Vorio Epirin. Ne nuk do ta përmendim emrin tënd Janullatos në kishë kurrë si Kryepeshkop, sepse për ne Kryepeshkopë janë, Fan Noli me atë statut të pastër si drita e diellit, Visarjon Xhuvani dhe Kristofor Kisi. Mos spekulo me mungesat e ligjit në vitet e para të demokracisë, dhe mos keqinterpreto veprimtarinë tonë kishtare dhe besimplotë, me terma tregtare, sepse është një rrëshqitje për keq nga zemra juaj. Ta dish mirë ti dhe kushdo që të përdor ty se, Zoti as nuk fillon tek ty dhe as nuk mbaron tek një pseudo marrëveshje. Janullatos, ju shfrytëzoni shtetin grek, për ti bërë presion politikës ekzekutive të çdo ngjyre këtu në Shqipëri, për të realizuar qëllimet tuaja, për shndërrimin e Vorio Epirit në krahinë helene. Deri tani keni bërë shumë, sepse disa komponentë që duhen përballë organizmave ndërkombëtare, po i realizoni me mendjen tuaj dhe firmat e shefave shqiptarë. Kishën Ortodokse po e paraqisni greke jashtë shtetit, monument varrezash ushtarësh grekë e bëtë në Këlcyrë, emigrantët i detyron shteti grek të thonë jam Vorio Epiriot, disa biznesmenë i keni gati këtu me para, shkolla greke po hapen dhe aty ku nuk ka emigrantë Grekë, dhe censusin e bëtë sipas qejfit, etj. Çfarë ka ngelur më për të bërë ky njeri pyesim shqiptarët tanë? Janullatos, ti do të përgjigjesh për së gjalli para popullit Shqiptar dhe drejtësisë, për vjedhje të veprave mistike fetare, në kishat e Shqipërisë, si dhe për shkelje të sovranitetit Shqiptar, si territorial ashtu dhe historik. Përgjigju pyetjeve tona drejtpërdrejt dhe mos i bjer nga Kina themi ne shqiptarët.
    Ke qenë kundër bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë kanibale të Millosheviçit?
    E njeh Kosovën të pavarur?
    I mbështet kërkesat e shqiptarëve Çamë ortodoks?
    Bën transparencë të financi-meve se nga të vijnë?
    Ishe organizator i meshës për vorio Epirin në Janinë?
    Çfarë ju lidh juve me OMONIA-n, Vangjel Dulen dhe Vasil Bollanon përveç besimit?
    Çfarë biseduat me fantazmat e Hitlerit në Himarë?

    Së shpejti, ne do të organizojmë një Kongres Simpozium me temë "Çlirimi i Kishës Ortodokse nga helenizmi dhe organizimi i saj mbi baza Shqiptare". Në atë kongres me besimtarë ortodoksë shqiptarë, do të fuqizojmë statutin e Nolit dhe do të djegim çdo pseudomarrëveshje me prapavijë shovinizmin Grek.
    Gjithsesi, takohemi më 28 nëntor 2012 në Katedralen Ngjallja e Krishtit Tiranë në meshën për Pavarësinë e Shqipërisë.
    KOMITETI PËR MBROJTJEN E PAVARESISË SE KISHËS ORTODOKSE KOMBËTARE SHQIPTARE
    KËSHILLI I KISHËS SHËN MARIA ELBASAN
    AT NIKOLLA MARKU

    \Bota Sot
    Mesa duket ky njeri nuk ka ndermend te heqe dore nga kercenimet.
    Kesaj here mendoj se duhet paditur per kercenim te hapur...., kete gje duhet te beje KOASH-i,...kercenim ndaj Kishes Kanonike te njohur nga Patriarkana dhe shteti shqiptar..., nese i lihet dore e lire ky mund te shkaktoje turbullira dhe te prishe Liturgjine e 28 Nentorit,....., ku njerezit dhe besimtaret shkojne per adhurim dhe jo per tu shqetesuar nga persona te tille..., por kete kerkon ky te beje terror qe te kete sa me pak besimtare ate dite...

    pra, mendimi im, asnje tolerance ndaj ketij njeriu (mendimi im)

    do te isha dakord te vazhdonte debatin ne kuader te mendimit te lire, por ky ka tjeter qellim,//// nese tolerohet u behet qejfi armiqve te KOSH-it....

    ceshtja eshte serioze
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 26-08-2012 më 08:14
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #35
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kulmi i turpit fillimisht per ortodokset por edhe per Shtetin Shqiptar qe nje Liturgji per Njeqindvjetorin e Pavarsise Shqiperise ( nje here ne jete), ta kryej nje grek!
    Edhe vete i perfoluri zot skuqet nga paturpsia e vazaleve ortodoks dhe nga paaftesia e Shtetit Shqiptar.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #36
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    At Artur Liolin, qe ka qene femije e ka sherbyer ne altar me Peshkopin Theofan, tha ne nje interviste tha qe "...nese Imzot Theofan Noli do te ishte gjalle, ata do te ishin miq te mire me Kryepeshkopin Anastas, pasi qe te dy jane njerez me nje kulture te gjere e te jashtezakonshme." Kurse nese Noli do te ishte gjalle e te degjonte qe nje i pashkolle ne Elbasan pretendon se eshte "Fan Nol", do ti drejtohej Nikolla Markut me fjalet: "Mjaft pellite o gomar e mos te te degjoj te zesh emrin tim me ne goje!".


    Albo
    Dmth Albo ti e quan me se normale qe ne krye te kishes shqiptare eshte nje shtetas grek......?????
    Ai Nikolla "i pashkolle" sic e quan ti po thote gjene me normale qe mund te thoshte cdo shqiptar.Eshte nje turp i madh per shqiperine dhe shqiptaret, per ortodokset ne vecanti, qe ne 100 vjetorin e krijimit te shtetit te tyre te perfaqesohen nga nje grek.......
    Nese do te kish nje fije burrerie vete janullatosi duhej te terhiqej nga mbajtja e meshes ne 100 vjetor.

    Ps: Po te ishte Noli gjalle nuk do te ekzistonte as Janulla, as Nikua, e as Liolinua

  7. #37
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ke qenë kundër bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë kanibale të Millosheviçit?
    E njeh Kosovën të pavarur?
    I mbështet kërkesat e shqiptarëve Çamë ortodoks?
    Bën transparencë të financi-meve se nga të vijnë?
    Ishe organizator i meshës për vorio Epirin në Janinë?
    Çfarë ju lidh juve me OMONIA-n, Vangjel Dulen dhe Vasil Bollanon përveç besimit?
    Çfarë biseduat me fantazmat e Hitlerit në Himarë?

    1.Kunder bombardimeve ka qene gjysma r botes (perfshire edhe mua).
    2.Nuk di te kete patur ndonje kerkese nga camet ortodokse.
    3.Kosoven te pavarur e njeh, sepse organizohen kushedi se takime atje, dhe bile edhe aktivitete ne shkollat e Kosoves me femijet.
    4. Financimet i siguron nga donacionet e organizmave nderkombetare si KEK, *Keshilli Evropian i Kishave, etj dhe Kishat simotra.
    5. Kategorikisht jo.
    6. Asgje
    7. Eshte shpifje e paster.

    Keto jane mendimet e mia per pergjigjet qe mund te jepte Kryepiskopi, ..megjithate e di vete se cfare do te beje.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #38
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    1.Kunder bombardimeve ka qene gjysma r botes (perfshire edhe mua).
    .
    Hajde deklarate hajde........te paska ik bleta fare ty mor trangull.

  9. #39
    Po te ishte Noli gjalle nuk do te ekzistonte as Janulla, as Nikua, e as Liolinua
    Pa na thuaj ti kush do te ekzistonte...
    Shkoni e merruni me problemet me urgjente te dites e mos humbni kohen kot neper interrnet!
    Ke kane ne krye orthodhokset shqiptar, as ju duhet fare!
    Ne krye te Kishes tone eshte nje Arqipeshkop. Te tjerat nuk ju duhen...
    Nese doni te kaloni kohen, hidhni nje sy andej nga forumi i humorit.

    Per temen; Po te kishte qene gje ky nikolla, do te kish dale me kohe mbi ujrat.... nuk do as men e as kalem! Po juve doni te kaloni kohen.....
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  10. #40
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Pa na thuaj ti kush do te ekzistonte...
    Shkoni e merruni me problemet me urgjente te dites e mos humbni kohen kot neper interrnet!
    Ke kane ne krye orthodhokset shqiptar, as ju duhet fare!
    Ne krye te Kishes tone eshte nje Arqipeshkop. Te tjerat nuk ju duhen...
    Nese doni te kaloni kohen, hidhni nje sy andej nga forumi i humorit.

    Per temen; Po te kishte qene gje ky nikolla, do te kish dale me kohe mbi ujrat.... nuk do as men e as kalem! Po juve doni te kaloni kohen.....
    Po ju zoteri perse humbisni kohen kot neper internet kur paskeni kaq per te bere........
    Nese ju nuk ju intereson ke kane ne krye ortodokset apo krishteret dhe muslimanet atehere mos u ndjeni dhe mos harxhoni kohen tuaj te vyer, por shijoni te mirat qe ju afrohen ne ate shtet ku jetoni.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •