Close
Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 190
  1. #111
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Sa te kete shqiperia njerez zinzifesh si ky me lart, Edi Rama ska per ta leshuar ndonjehere ate post.

  2. #112
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Dhe ju mendoni vërtet se Sala nesër apo pas një jave apo pas një muaji apo dy do bëjë referendum??

  3. #113
    Pse mos ta beje referendumin ? Shqiptaret e kan fiksimin e jetes te votojne
    Revolution 1848

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Sa te kete shqiperia njerez zinzifesh si ky me lart, Edi Rama ska per ta leshuar ndonjehere ate post.
    Sa te kete njerez si ty ,pa asnji lloj tagri,me ne krye baca lokun .vendi do eci vetem ne regres.....

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pse mos ta beje referendumin ? Shqiptaret e kan fiksimin e jetes te votojne
    ME pelqen humori yt i holle..por disa nuk e kuptojn!sps jan mesuar te ecin vetem ne malore,dhe kur zbresin ne fushe po te njejtin hap mbajne...haha.

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Sa te kete shqiperia njerez zinzifesh si ky me lart, Edi Rama ska per ta leshuar ndonjehere ate post.
    po nuk e pe si i mbante turinjt var dje,e kan mbyt sekretaret dhe keshilltaret me keshilla,ta
    terheqi iden e referendumit,,por si ta mbledh tani ate qe tha?

  7. #117
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    po nuk e pe si i mbante turinjt var dje,e kan mbyt sekretaret dhe keshilltaret me keshilla,ta
    terheqi iden e referendumit,,por si ta mbledh tani ate qe tha?


    Duket qe keshilltaret i ka copa idiotesh ...


    Ky do te ishte referendumi me i lehte per t'i fituar nga kushdo qe do te kerkonte aprovim.

    Nqs Sala e hedh heqjen e imunitetit si pengese qe duhet kaluar per te hyre ne BE, e ka te fituar betejen politike kushdo qe te jete rezultati.
    Nqs aprovohet eshte nje supershpulle per Vrromen dhe qelbesirat qe i shkojne pas. Nqs nuk aprovohet i le dore te lire (abuzive) Sales dhe mund te sillet si t'i teket, prap nje supershpulle per Vrromen dhe qelbesirat. Por kete here edhe per aspiratat integruese te shqiptareve, qe do t'i lejne cartabianca Sales me voten e tyre.

    Ne te dyja rastet, Sala e kap thiken nga doreza ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #118
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Duket qe keshilltaret i ka copa idiotesh ...


    Ky do te ishte referendumi me i lehte per t'i fituar nga kushdo qe do te kerkonte aprovim.

    Nqs Sala e hedh heqjen e imunitetit si pengese qe duhet kaluar per te hyre ne BE, e ka te fituar betejen politike kushdo qe te jete rezultati.
    Nqs aprovohet eshte nje supershpulle per Vrromen dhe qelbesirat qe i shkojne pas. Nqs nuk aprovohet i le dore te lire (abuzive) Sales dhe mund te sillet si t'i teket, prap nje supershpulle per Vrromen dhe qelbesirat. Por kete here edhe per aspiratat integruese te shqiptareve, qe do t'i lejne cartabianca Sales me voten e tyre.

    Ne te dyja rastet, Sala e kap thiken nga doreza ...
    Mos te harrojme dhe kerkesen e PS-se per te ven ne referendum paktin e detit dhe importin e mbeturinave. Ne te vertete jam pak si shume skeptik ne do ta fitoje apo jo referendumin....gjithnje nese behet. Nuk ma mer mendja te jete aq budalla saliu sa te hedhi ne referendum import plehrash dhe pakte per te cunguar shqiperine
    Revolution 1848

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Cilen "demokraci te vertete" njeh ti qe zgjedh kryeprokuroret e gjyqtaret me 3/5 e votave? Une nuk njoh ndonje demokraci te tille qe i zgjedh njerezit e drejtesise ne kete menyre. Me aq sa e njoh une kushtetuten e Shqiperise, kompetencen e zgjedhjes se kandidateve per te gjitha postet e sistemit te drejtesise, e ka presidenti i vendit. Pra eshte presidenti i vendit ai qe i sjell Kuvendit kandidatet per prokuror apo gjykates ne te gjitha nivelet e drejtesise. Kuvendi ka vetem detyre ti shqyrtoje e votoje kandidatet qe ofron presidenti. Ta them kete qe te mesosh qe perzgjedhjen e njerezve te drejtesise nuk e ka kryeministri, por presidenti.
    Ne "demokraci te vertete" gjyqtaret dhe prokuroret e larte zgjedhen nga nje komision per perzgjedhjen e gjyqtareve, i cili thirret nga Ministri i Drejtesise. Perberja e komisionit varet nga sistemi administrativ i shtetit. Ne shtete federale p.sh. komisioni perbehet nga Ministrat e Drejtesise se krahinave ose republikave perkates dhe profesionist te propozuar nga fraksionet parlamentare dhe te emeruar nga Parlamenti.
    Detyra e Präsidentin eshte emertimi i gjyqetareve apo prokuroreve, jo propozimi ose perzgjedhja e tyre.


    Qellimi i vertete i opozites, qe eshte i qarte per cdo njeri me mendje te shendoshe nuk eshte mbrojtja e demokracise shqiptare, por bllokimi i funksionimit te shtetit te se drejtes me cdo kusht. Ata duan qe kryeprokurorin dhe gjykatesit ne te gjitha instancat e gjykatave te vendit ti zgjedhi minoranca dhe jo mazhoranca e elektoratit shqiptar.
    Per nje opozite, e cila aktualisht eshte vetem pak me e dobet se pozita, nje gje e tille nuk do te kishte asnje arsye dhe kuptim.
    Keso lloji bllokadash do te ishin te pritshme dhe te kuptueshme, nese do te vinin nga pakica kombetare etj., te cilat do te ishin te interesuara ta dobesonin dhe shkaterronin shtetin, por jo nga nje opozite e cila ne cdo zgjedhje ka shanca te pamohueshme per ta fituar pushtetin.
    Pe ata, te cilet opoziten apriori e konsiderojne si antishqipetare, antikombetare, anti shtet etj., pohimi i lartepermendur do te ishte i kuptueshem dhe i pranueshem. Por demokracia nuk funksionon pa opozite...

    Pra opozita nuk njeh vullnetin e mazhorances se popullit shqiptar te shprehur ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Cdo parti e cdo koalicion qe fiton shumicen ne zgjedhje, gezon cdo te drejte qe te krijoje qeverine dhe te perpiloje agjenden e saj qeverisese. Te emeroje njerezit qe ajo mendon ne cdo post te ekzekutivit apo gjyqesorit. Ky eshte vullneti i shumices se elektoratit shqiptar qe del nga zgjedhjet.
    Opozita ne Shqiperi nuk i ka njohur ploteshisht rezultatet e zgjedhjeve, edhe pse pjeserisht eshte pajtuar me to...
    Nuk eshte fer te thuhet se opozita mohon vullnetin e shumices se votuesve, kur opozita qartazi thote se dyshon ne manipulimin e votave ose rezultateve. Per propagande politike dhe partiake kundershtimi i tille opozites sigurisht qe mund te perkthehet edhe ashtu sic pretendon ti. Por kjo eshte vetem propaganda, jo e verteta. Askush nga ne nuk mund te thote me siguri te plote se nuk ka pasur manipulime votash etj. Prandaj, perderisa nje gje e tille praktikisht eshte e pamundur, por njekohesisht e paramendueshme per Shqiperine dhe vendet si Shqiperia, edhe opozita ka te drejte ti kundershtoje rezultatet e zgjedhjeve...


    Qendrimi i mazhorances eshte qendrimi i drejte. Kjo duhet te kaloje ne referendum, dhe le ta vendosi sovrani popull nese pushtetaret e vendit duhet te hetohen e ndeshkohen njesoj me ligj, si gjithe qytetaret e thjeshte te atij vendi.

    Nese shumica absolute e shqiptareve votojne pro atij referendumi, cfare ngelet pastaj per te thene per qendrimin e opozites shqiptare?!

    Albo
    Referendum...
    Me referendume nuk arrihet asgje pozitive ne Shqiperi.

    Perndryshe, jo vetem populli i Shqiperise, por edhe shume popuj tjere, perfshi edhe ata te demokracive te zhvilluara, do te voton per cfardo propozimi kunder politikaneve. Populli nuk eshte kurrsesi me i menqur dhe me i drejte se shumica e politikaneve. Nuk duhet harruar, se ne referendume nuk vendose populli, por ndoshta vetem 51% e popullit te rritur, te cilet paraprakisht jane manipuluar edhe nga mediat dhe partite politike.

    Dhe, kerkesa e pozites per referndum nuk eshte fare shenje e fuqise dhe qendrueshmerise se pushtetit te saj, por kryesisht shenje dobesie...

  10. #120
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Detyra e Präsidentin eshte emertimi i gjyqetareve apo prokuroreve, jo propozimi ose perzgjedhja e tyre.
    Sipas Kushtetutes Shqiptare, presidenti i ben te dyja. Perzgjedhjen e kandidateve per keto poste, emrat e te cileve i con ne Kuvend per votim, dhe emerimin e tyre ne detyre pasi Kuvendi i aprovon emrat e presidentit. Nje praktike e ngjashme ndodh edhe ne Amerike, ku eshte presidenti ai qe perzgjedh kandidatet per gjykatat e vendit dhe kongresi i voton.

    Pe ata, te cilet opoziten apriori e konsiderojne si antishqipetare, antikombetare, anti shtet etj., pohimi i lartepermendur do te ishte i kuptueshem dhe i pranueshem. Por demokracia nuk funksionon pa opozite...
    - Opozita shqiptare per 2 vjet bojkotoi tempullin e demokracise shqiptare Kuvendin e Shqiperise dhe injoroi voten e gjithe elektoratit te majte shqiptar, qe i dha voten e mandatet ne zgjedhjet e 2009, duke mospranuar as te betohen ne Kuvend e te hyjne ne te. Opozita zgjodhi rrugen dhe jo institucionet per te bere opoziten e saj.

    - Opozita shqiptare arriti deri atje sa te sulmoje dhunshem institucionin e Kryeministrise se vendit ne 21 janar 2011. Si e ka emrin nje opozite qe sulmon institucionet demokratike te vendit dhunshem dhe prish rendin kushtetues e qetesine e vendit?

    - Opozita shqiptare sulmoi edhe institucionin e KQZ teksa kjo numeronte votat nje per nje para kamerave televizive te gjithe mediave te vendit dhe ne pranine e gjithe diplomateve nderkombetare ne vend. KQZ u rrethua e sulmua nga militantet e PS per dite me rradhe, dhe deklaratat e krereve te opozites i benin shantazh anetareve te KQZ. Si e ka emrin nje opozite qe nuk respekton as institucionin e votes se lire, KQZ? Si e ka emrin nje opozite qe ka probleme me ligjin elektoral, ligj qe e perpiluan vete ne zyrat e PS?

    - Opozita shqiptare ka penguar ne menyre te vazhdueshme (kjo nuk eshte hera e pare) cdo perpjekje te qeverise shqiptare per te permbushur kriteret e vena nga BE per tu anetaresuar ne kete organizate. Vete zhurma e rruges qe bente opozita nuk kish per qellim qe te vinte ne pushtet apo te rrezonte qeverine, por kish per qellim qe te nxinte imazhin e Shqiperise ne Evrope, ne menyre qe Shqiperia te mos fitonte liberalizimin e vizave, ne menyre qe Shqiperia te mos pranohej me te drejta te plota ne BE. Opozita i mohon shqiptareve keto arritje historike pasi nuk deshiron qe mazhoranca qeverisese te marri kredi per to ne syte e elektoratit shqiptar.

    - Opozita shqiptare ishte gati ta linte Shqiperine pa president, duke mos pranuar qe te votoje asnje nga kandidatet qe pozita rekomandoi, qofte edhe nje vote kunder. Perkundrazi, jo vetem qe nuk i votoi ne Kuvend, por zgjodhi qe te sulmoje personalisht te gjithe kandidatet duke u bere pushkatim pa gjyq para opinionit publik shqiptar. A mund ta quash kete qendrim te opozites institucional apo te pergjegjshem?

    Kur ben analizen e nje partie politike, nuk mund te mjaftohesh vetem me nje incident, por shihet qendrimi i mbajtur ne vite. Kjo vote ishte nje shans per opoziten qe ti kthehet institucioneve dhe te bente divorcin me elementet kriminale ne kupolen e saj. Doli qe keta elemente e kane marre peng kete opozite, dhe cfare thone ata behet.

    Po te me kesh lexuar ne vite ne forum, do te kishe mesuar qe kam qene une i pari qe kam thene qe demokracia ka nevoje per opozite, por jo opozite rrugace, opozite institucionale. Fakti qe opozita ka mbajtur keto qendrime qe une te solla me lart ne vite, qendrime qe jane kryekeput anti-institucionale e anti-kushtetuese, e kane kthyer opoziten shqiptare ne nje force politike irelevante ne politiken shqiptare. Dhe referendumi qe do te mbahet per kete ceshtje, do te nxjerri ne drite kete gje si asnjehere tjeter me pare: opozita bllokoi ne Kuvend ndryshimet ligjore per imunitetin, qe nje shumice absolute e shqiptareve mbeshtesin, pa dallime partiake.

    Cilen politike ben atehere opozita, kur nuk ben politiken e qytetareve te atij vendi e elektoratit te saj?

    Albo

Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •