Close
Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 190
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e ka nisur ne kavaje kte fushaten shqiperia eshte grua.
    sepse ne kavaje me elvisin luajten nje film te shemtuar por qe fal policise i doli boja shpejt.
    e dini besoj ate maskarallikun me at katnaren..dashnoren e elvisit te bashkis kavaje..

    suksese edvin monstres.. ne mashtrime..

    kush don te mashtrohet.. le te mashtrohet..

  2. #182
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e ka nisur ne kavaje kte fushaten shqiperia eshte grua.
    sepse ne kavaje me elvisin luajten nje film te shemtuar por qe fal policise i doli boja shpejt.
    e dini besoj ate maskarallikun me at katnaren..dashnoren e elvisit te bashkis kavaje..

    suksese edvin monstres.. ne mashtrime..

    kush don te mashtrohet.. le te mashtrohet..
    keni nizet vjet qe mashtroni ... sala ka ngel mashtrues stoik i palekundur, eshte autoritet i padiskutueshem mashtrimi ... fatjosi mashtronte, nuk i dihet a i ka bo efekt burgu ... shtangisti mashtron me "karar"; eshte futur ne loje edveri ... te shofim kta frd-istat ...

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    PS: Berisha bllokove imunitetin, integrimin, mos drejto më gishtin nga opozita


    ...
    Eshte e vertete qe Berisha ceshtjen e imunitetite ka perdore kryesisht per te bere politike/propagande te zakonshme kunder opozites...
    Megjithate fajin kryesore e barte perseri PS, sepse i ka ofruar Berishes nje mundesi te tille.

    Berisha edhe para pak ditesh e ka "bllokuar" votimin per heqjen e imunitetit, duke u thirrur ne formalitete dhe termine plotesisht irrelevante, vetem per ta paraqitur opoziten si bllokuese dhe per te kerkura referendum popullor...

    Edhe tani Berisha do te bej cdo gje qe eshte e mundur per ta penguar votimin e imunitetit, nese ka sinjale apo informata negative per statusin e kandidatit nga ana e BE-se...

    Sido qe te jete, eshte gabim i madh i opozites (PS) qe tenton ta luftoje Berishen permes bllokimit te disa reformave te nevojshme per integrim europian. Opozita eshte dashur ti votoje ndryshimet e nevojshme menjehere dhe te koncentrohej ne ceshtje sociale, ekonomike, te korrupsionit, te kriminalitetit etj...

  4. #184
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Kuvend, hiqet imuniteti, rrëzohet paketa e PS për ndryshimet kushtetuese

    Kuvend, hiqet imuniteti, rrëzohet paketa e PS për ndryshimet kushtetuese

    TIRANE - Imuniteti, cështja më e debatuar e politikës, muajt e fundit u zgjidh. Deputetët e pozitës dhe opozitës votuan sot në Kuvend me 130 vota Pro për kufizimin e imunitetit të tyre dhe zyrtareve e gjyqtarëve. Perkunder votave per miratim qe mori imuniteti, paketa kushtetuese e propozuar nga opozita qe lidhej me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, u rrezua.
    Në sy ra mungesa e Kryeministrit Sali Berisha që nuk mori pjesë në votimin për imunitetet si dhe vota abstenim që dhanë deputetët e LSI, Gazmend Oketa nga FRD dhe Kastriot Islami.
    Ndërsa kufizimi i imunitetit të deputetëve, zyrtarëve të lartë mori miratimin nga shumica në parlament, propozimet e PS për ndryshime kushtetuese u rrëzuan. Paketa me propozimet e PS mori 60 vota pro dhe 63 vota kundër. Seanca nisi sot ne oren 12:00 dhe u mbyll ne oren 18:45 minuta.

    Debati
    Pak përpara votimit të draftit aq të rëndësishëm dhe të përfolur, për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve, në një kohë kur PS ka rënë dakord ta votojë draftin, kryeministri Berisha e cilësoi këtë ditë si finalizimin e një lufte shumëvjeçare dhe një kapitull të ri për shqiptarët.

    Sipas Berishës, mazhoranca nuk e ka humbur asnjëherë durimin për të kërkuar konsensusin e opozitës dhe ka bërë të gjitha lëshimet e nevojshme, në mënyrë që të arrihej një draft konsensual i pranuar nga të gjitha palat.

    “Për mua personalisht kjo është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme, është finalizimi i një beteje shumëvjeçare për realizimin e këtij akti madhor kushtetues, nga i cili theksoj nuk përfiton asnjë forcë politike, nuk mund të ketë kredibilitete individuale, nga i cili fiton qytetari, rendi kushtetues i Shqipërisë, Kushtetuta e vendit e cila bëhet një dokument më i drejtë më i barabartë për qytetarët e saj.”- u shpreh kryeministri.

    Më tej shefi i qeverisë theksoi se mbetej i vendosur për ta përmbyllur çështjen e imunitetit me të gjitha mënyrat, duke përfshirë edhe zhvillimin e një referendumi, pavarësisht se do të shkonte kundër dëshirës së tij.

    “Ju falënderoj jo se ju po votoni, por se dua të jem i hapur dhe i sinqertë. Referendumi, do shkoja kundër dëshirës sime, por për këtë çështje madhore unë kisha vendosur të shkonim drejt referendumit, pasi e konsideroja një çështje themelore jashtë tagrit tonë, kisha besim se shqiptarët do ta votonin. Kjo u shmang dhe për këtë ju falënderoj.”- vijoi Berisha.

    Drejtesia, replika Berisha-Ruci
    Debati në Kuvend më pas u fokusua në sistemin e drejtësisë ku kryeministri akuzoi opozitën se u bë palë me ish-presidentin Topi dhe ish-kreun e KLD, Kreshnik Spahiu, duke lejuar keshtu krijimin e partiçkave në dy institucionet më të rëndësishme të vendit.

    “Ju vini dhe flisni për gjykatat sot. Kur janë raporte të ndërkombëtarëve që tregojnë se një gjyqtar që të vinte nga rrethet në Tiranë jepte 50 mijë euro, 200 mijë euro. Ja ku u katandis drejtësia. Nëqoftëse ju i besoni parimeve duhet të ishit në kulm të garancive e këtyre akteve. Po sa qe Topi në rrjetën tuaj i premtuar se do e zgjidhnit president. I premtuat se KLD do ja votonit Sali Shehun, krijuat edhe komisionin për faqeziu e KLD”.

    Duke iu referuar dy vrasjeve të bujshme, asaj të ish-gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi dhe vrasjes së Kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, Kryeministri Sali Berisha artikuloi sot nga foltorja e Kuvendit disa akuza të rëndë në adresë të ish-Presidentit dhe ish kreut të KLD-së. Ai tha se, “Topi juaj u përfol si një nga njerëzit që kishte dashtë të grabiste tokat në atë zonë me lejtnantët e vet.” Ndërsa, sipas Berishës, gjykatësi i Ilir Xhakjas, ishte thirrur në KLD për ta liruar.

    Ndërkaq, kreu i grupit parlamentarë i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi akuzoi kryeministrin, se të tjera bën dhe të tjera thotë. Ruçi tha se opozita ka të gjitha arsyet për të kërkuar këto garanci dhe këto ndryshime kushtetuese pikërisht tani.

    “6 muaj rresht pas një konsensusi 4 vjeçar që të dhamë për ndryshimet kushtetuese që çështja e Presidentit të mos ishte shkak për një krize, duke iu referuar kushtetutës, që me pjekuri, me maturi, ai të zgjidhej me konsensus, sipas kushtetutës. Jemi të shqetësuar për arsye se perceptimi i publikut për drejtësinë është ku thërret qameti. I bëmë tani se rekomandimet e ekspertëve janë që duhet të bëhen ndryshime në sistemin e drejtësisë. I bëmë se andrrimit me pe të bardhë në rrobë të zezë, që kërkon të bësh reforma, jo vetëm që nuk e përmirësojnë por e përkeqësojnë.”- tha Ruçi.

    "Ja pse duhet votuar paketa e PS-së, pasi problemi i drejtësisë sot është kapja e saj nga politika. Vendimet e gjyqësorit nuk zbatohen dhe kjo është përgjegjësi e maxhorancës", tha ai.
    "Duke mos miratuar amendimet e opozitës ju po bëheni avokatë të korrupsionit", deklaroi Ruçi në seancën e sotme plenare, ku tani po diskutohet paketa e opozitës për ndryshime kushtetuese.

    Majko
    Deputetët e maxhorancës dhe opozitës ndajnë qëndrime të kundërta për paketën kushtetuese të PS-së, që po diskutohet të martën në Kuvend.
    Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, relator i draftit, në fillim të fjalës së tij tha se, "seanca e sotme është një komedi kompromisi për të plotësuar axhendën e integrimit dhe kërkesat teknike të Brukselit. Ajo nuk ka përmbajtje, por është e tharë si vetë kriza e marrëdhënieve dypalëshe mes maxhorancës dhe opozitës".
    Sipas tij, amendamentet kushtetuese të propozuara nga PS synonin ndryshime të rëndësishme në funksion të reformës për forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

    "Propozimi i grupit të PS-së ishte të kufizonte në kohë mandatin e gjyqtarëve kushtetues dhe atyre të gjykatës së lartë, me mandate të përfunduara, duke prekur gjithsej 12 nene të kushtetutës. Parashikimi i një shumice të cilësuar do të mundësonte kontrollin e ndërsjellë të forcave politike me procesin, i cli do të shkonte në favor të gjyqtarëve cilësorë", tha Majko.

    Sipas deputetit socialist, një kandidat që do merrte votat e një shumice të cilësuar krijon besim për pavarësinë gjatë ushtrimit të detyrës. Kërkesa e grupit të PS-së për shumicë të cilësuar përjashtonte mundësinë që shumica qeveritare të përcaktonte përzgjedhjen e kandidatëve.

    Alibeaj
    Nga ana e tij deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj përsëriti qëndrimin e mazhorancës për të mos votuar amendamentet kushtetuese të PS-së për reformën në drejtësi, pasi sipas tij, janë të papranueshme, ndërsa vlerësoi qëndrimin e opozitës nëse voton heqjen e imunitetit. "Nëse votoni për imunitetin në këtë rast është një nga momentet ku duhet përshëndetur ajo që quhet opozitë e përgjegjshme", deklaroi Alibeaj.

    Hysi
    Ndërsa për deputeten e PS-së, Vasilika Hysi paketa e opozitës është një pikënisje e mirë për drejtësinë. Kuvendi pritet të votojë sot draftin "për heqjen e imunitetit", për të cilin edhe grupi parlamentar i PS-së është shprehur se do të votojë 'pro'.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    a o legena te ps qe tallni b... me popullin , mir ua beni se jane tifosa nuk e nderrojne voten ky popull keshtu e do
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #186
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Imuniteti, Berisha : Votimi finalizimi i një betejë shumë vjeçare, Ruçi: E votuam për qytetarët


    Zhveshja nga imuniteti e bën Shqipërinë si shumicën e vendeve të zhvilluara në të cilat deputetët, zyrtarët, qeveritarët nuk kanë imunitet sa i përket korrupsionit dhe krimit të zakonshëm. Deklarata u bë nga Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend. “Për mua personalisht kjo është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme, është finalizimi i një beteje shumëvjeçare për miratimin e kij akti kushtetues nga i cili nuk përfiton asnjë forcë politike, nga i cili fiton çdo qytetar shqiptar, fiton rendi kushtetues dhe Kushtetuta e vendit e cila bëhet një dokument më i drejtë dhe më i barabartë për qytetarët e saj”, u shpreh Berisha. Sipas Berishës konsensusi për imunitetin është një fund i lumtur. Sipas tij sot shqiptarët hedhin themelet e një kapitulli të ri në qëndrimin e zyrtarëve ndaj ligjit dhe në tërësi. Nërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij në parlament u shpreh se opozita e jep votën e saj për heqjen e imunitetit vetëm për qytetarët.“Votën për heqjen e imunitetit e japim për qytetarët, nuk kemi pse të bëhemi avokatët e korrupsionit tuaj, nuk kemi besim se korrupsioni juaj, do të ndëshkohet si rezultat i heqjes së imunitetit”, u shpreh Ruçi. Ai i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të flasë si burrë shteti në sallën e parlamentit dhe të flasë për ndryshimet e imunitetit. “Më erdhi mirë që më së fundi mbërriti edhe kryeministri në një seancë kur në parlamentin po diskutohet për nismat e deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Nuk më vjen mirë që kryeministri të fliste si burrë shteti, si përfaqësues i mazhorancës të paktën të besojë atë që shpreh vet kur thotë se nuk ka rëndësi ajo që flet, por ajo që bën. E pra zoti kryeministër, çështja e raportit midis asaj që thua dhe asaj që bën, në veprimtarinë tënde të shkon mirë folklori shqiptar që thotë “Të tjera bën e të tjera thua”, deklaroi Ruçi.

    MAPO

  7. #187
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Ambasada e SHBA-së mirëpret arritjen e konsensusit për imunitetet

    TIRANË - Ambasada e SHBA-së në Tiranë mirëpriti arritjen e konsensusit në Kuvend, për miratimin e amendamenteve kushtetuese lidhur me imunitetet.

    Përmes një deklarate për shtyp, Ambasada e SHBA-së vlerëson se, Kuvendi ka në fuqinë e tij mundësinë për të ndikuar progres-raportin e Komisionit Europian, duke gjetur marrëveshje të mëtejshme lidhur me një masë kritike reformash, përfshirë rregulloren e parlamentit si dhe ligjin për Gjykatën e Lartë.

    Kuvendi miratoi sot me 130 vota disa ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetëve, të gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë.

    Ndryshimet e paraqitura synojnë reformimin e plotë të sistemit të imuniteteve të parashikuar në Kushtetutë, për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, për të ngritur në një stad të ri luftën ndaj korrupsionit dhe për të konsoliduar barazinë para ligjit të shtetasve shqiptarë.

    (er.nu/BalkanWeb)

  8. #188
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Sequi përshëndet heqjen e imunitetit: Politika, vazhdoni kështu!


    TIRANË-Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, mirëpriti miratimin që Kuvendi i Shqipërisë i bëri sot ligjit që amendon nenet kushtetuese për imunitetin e deputetëve dhe gjykatësve.

    “Miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm në forcimin e kuadrit ligjor të Shqipërisë për luftën kundër korrupsionit. Mbështetja që i është dhënë këtij ligji si nga ana e qeverisë ashtu edhe e opozitës është një shenjë inkurajuese për angazhimin më të gjerë për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri”.

    Sequi më tej thekson se rezultatet e mira arrihen vetëm kur politika bashkëpunon.
    “Ne kemi parë se kur forcat politike shqiptare punojnë së bashku, ato mund të arrijnë rezultate domethënëse për të plotësuar kërkesat e vendosura në Opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

    Shefi i delegacionit të BE vuri se klasa politike shqiptare mund të arrijë rezultate edhe më të mëdha, sic është marrja e statusit të vendit kandidat në BE.
    “Duke vazhduar të punojnë së bashku, udhëheqësit politikë të Shqipërisë mund të bëjnë të mundur që vendi të arrijë një masë kritike rezultatesh të nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat. Unë i inkurajoj të gjitha forcat politike të përdorin sa më mirë të jetë e mundur kohën e mbetur përpara publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian që vlerëson përparimin e Shqipërisë”.

    (d.b/BalkanWeb)

  9. #189
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Imuniteti, mesazhi i Nishanit: Akt i përgjegjshëm

    BRUKSEL- Vetëm pak minuta pas votimit në Kuvend, Presidenti Nishani përshëndeti miratimin e heqjes së imuniteteve nga Parlamenti shqiptar.
    Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nga Brukseli, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, përshëndet votimin sot në Parlament dhe miratimin me konsensus të heqjes të imuniteteve të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve.
    “Dëshiroj të përshëndes dhe të vlerësoj aktin e përgjegjshëm të ndërmarrë sot nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votimin dhe miratimin me konsensus të heqjes të imuniteteve.
    Miratimi i këtij ligji të rëndësishëm përveçse përmbush pritshmëritë dhe kërkesat legjitime të qytetarëve shqiptarë, forcon edhe më tej parimin themeltar të barazisë së të gjithëve para ligjit si dhe të paanshmërisë së drejtësisë.
    Përmes këtij akti, klasa jonë politike dëshmoi maturi, përgjegjësi dhe aftësi në përmbushje të angazhimeve në interes të procesit të integrimit Europian të Shqipërisë.
    Angazhimi i përbashkët i maxhorancës dhe opozitës në këtë proces evidentoi qartë përgjegjshmërinë dhe vlerat e konsensusit në çështje të rëndësishme për interesat e vendit.

    Panorama

  10. #190
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Imuniteti, Berisha: Arritje historike, jo partiake

    TIRANE- Votim historik dhe jo partiak, e ka cilësuar kryeministri, Sali Berisha votimin e një dite më parë për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe gjyqtarëve.

    “Dje u kurorëzua me sukses të plotë, një betejë e drejtë e ndershme, jo partiake, 10- vjeçare. Një betejë të cilën e nisëm në kohën kur ishim opozitë, e nisëm në një kohë kur nuk flitej për status, as dhe kushte nga askush, përveçse ndërgjegjes sonë që të bënim qeveritarët dhe zyrtarët e këtij vendi, të barabartë me qytetarët e tyre, të njëllojtë para ligjit,,por dhe të barabartë me qeveritarët, deputetët e shumicës së vendeve të lira. “- tha Berisha në nisje të mbledhjes së qeverisë.

    Berisha u ndal tek ndryshimet që kërkoi opozita, ndalimin e kontrollit të shtëpive.

    E mirëkuptoj, tha ai, ajo nuk mund të pranonte një standard të tillë, sepse padyshim imuniteti është për parlamentin, në një shoqëri të lirë, përbën një garanci për opozitën, që ajo fuqishëm dhe lirisht të kritikojë qeverinë, duke mos abuzuar.

    Duke iu referuar pikërsiht këtij ndryshimi, Berisha kujtoi një batutë: Dikush më tha: “Më parë kalojnë adriatikun në këmbë, sesa opozita të pranojë kontrollin në banesa.”

    Kreu i qeverise perseriti edhe sot akuzat ndaj ish kreut te shtetit, Bamir Topi dhe ish nekryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu, te cilet i ka implikuar ne vrasjen e gjyqtarit te Vlores, Skerdilajd Konomi, si dhe ne lirimin e vrasesit te Kryekomisarit te Shijakut.

    Panorama

Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •