Close
Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 190
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Pordhen e fundit te Rames do e vuajne vetem socialistet interesaxhinj qe hyjne ne politike per interesa ekonomike. Referendumi do i nxjere jashte loje keta lamasher qe nuk lene rast pa e demtuar interesin e shqiptareve, vetem e vetem te arrijne interesat e tyre.
    Sala nuk eshte shqiptari me i mire, por eshte me i votuari, personalisht dhe si koalicion. Keshtu qe langaraqet s'kane shanse te bejne lojra me te .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Dhe me ironikja do jete qe ky referendum ka per tu mbajt maksimumi ne tetor (gjithmone nqs do aprovohet nga kushtetuesja), ndersa ai kunder importit te plehrave.... do i humbasin shkresat dhe firmat dhe zor se do realizohet.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Paskan pas te drejte qe ska votuar gjatoshi eunuk.

    jane keto pika qe do gjatoshi
    1. imuniteti
    2. reforma ne drejtesi
    3. referendumi plehrave
    4. mos dhenia e detit Greqise.

    Mos grini sallate kot se sado qe jan parti koti PS kete here paska pas te drejte.
    Saliu ti votoje te 4 se jane ne te miren e vendit.
    Albania Uber Alles

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja cthot lubonja..
    po vet ala nuk e kam lexuar..
    besoj do ket shkruajtur ne stilin..as mish as peshk..


    --

    Mbi debatin për imunitetin










    2

    Opinione Martë, Gusht 7th, 2012

    FATOS LUBONJA



    Të flasësh për heqjen e imunitetit sot në Shqipëri, si mjet drejt luftës ndaj korrupsionit, është sikur ta shesësh një operacion apendiciti si shpëtimtar për një tumor të shpërhapur me metastazat e tij në tërë trupin e një të sëmuri. Në fakt, që tërë kjo fushatë nuk ka të bëjë aspak me atë që do të duhej të ishte thelbi i arsyes pse duhet të hiqet imuniteti: për t’i bërë të barabartë përpara ligjit pushtetarët në emër të luftës kundër korrupsionit, kjo duket sheshit. Sepse po të kishte dashur të luftonte korrupsionin, Sali Berisha ka pasur tetë vjet për ta bërë këtë në radhë të parë duke mos bërë me të tijtë korrupsion. Ndërkohë, mjaft të kesh parasysh vilat që kanë mbjellë paturpësisht pushtetarët tanë nëpër çdo vend të lakmuar të Shqipërisë e që s’justifikohen dot kurrsesi me të ardhurat apo me taksat që kanë paguar, apo privatizimet që nuk sigurojnë dot as kompensimin brenda ligjit të aprovuar nga vetë maxhoranca të shtresës më të vuajtur të këtij vendi, ish-të persekutuarve, për ta kuptuar se sa thellë dhe sa gjerë vazhdojnë të shtrihen metastazat e korrupsionit. Gjithë në këtë kontekst metastazash, sipas meje, nuk qëndron as akuza se opozita është peng e deputetëve miliarderë: se këta do të ndjehen të shantazhuar për shkak të problemeve që mund t’u nxjerrë maxhoranca lidhur me bizneset e tyre. Sipas meje, pandëshkueshmëria për klasën tonë politike do të mbetej në fuqi edhe me heqjen e imunitetit, madje edhe me vendosjen e një berishisti prokuror, sepse shumica e politikanëve apo gjyqtarëve e kanë bërë korrupsionin me biznesmenë, oligarkë, trafikantë që kanë lidhje me të dy krahët e politikës, që kanë sponsorizuar të dyja partitë dhe hetimi dhe gjyqi i korrupsionit të tyre do t’i dëmtonte të gjithë si kastë. Po atëherë pse gjithë kjo zhurmë? Sipas mendimit tim, Berisha e do kaq shumë heqjen e imunitetit, thjesht për të siguruar fitimin e statusit të vendit kandidat, që pastaj t’ua shesë shqiptarëve si një sukses të vetin elektoral. Ai mendon ose beson se togfjalëshi “realizimi i ëndrrës europiane” ka ende fuqi magjike në veshët e shqiptarëve. Po opozita përse të mos e aprovojë në këto kushte, për të evituar edhe akuzën si antieuropiane? Sipas meje – pa përjashtuar faktin se ajo mund të ketë frikë disi përdorimin selektiv të heqjes së imunitetit – shkaku kryesor është se asaj nuk i intereson krijimi i një situate që e parqet gjendjen në vend sikur kjo po shkon drejt përparimit në një kohë kur e sheh veten gjithnjë e më të privuar nga mjetet institucionale për ta bërë opozitë. Dyshoj shumë se opozita, edhe sikur t’i aprovoheshin të gjitha kërkesat për ndryshime kushtetuese, nuk do ta votonte më 6 gusht heqjen e imunitetit, pasi mbi të gjitha, asaj i intereson që shkrimi i raportit për Shqipërinë e Berishës të jetë sa më zi, në një kohë kur ndërkombëtarët po mbeten shpresa e fundit për shpëtim pasi asaj i mungon një program bindës dhe inspirues për të ndryshuar drejtimin e rrugës që kemi marrë. E bukura është se e gjithë kjo lojë nuk synon më së pari publikun shqiptar, por atë të huaj, kryesisht një grusht politikanësh evropianë, që puna i lidh me Shqipërinë apo të cilëve u tërhiqet me grep ndonjë prononcim. E provojnë këtë edhe kryetitujt e gazetave që u japin hapësira të pamata deklarimeve të tyre. Sigurisht, verdikti që do të japin të huajt do t’i rikthehet pastaj i instrumentalizuar publikut shqiptar për t’u përdorur ndaj kundërshtarit. (Kush do ta shkruajë nesër historinë e Shqipërisë së kësaj periudhe, do t’i duhet t’i kushtojë kapituj të rëndësishëm rolit të ndërkombëtarëve, ku nuk duhet të neglizhohet edhe një aspekt: përpjekjet minimale të tyre për të rritur si faktor vendimtar vendimmarrës shoqërinë civile shqiptare për shkak të prirjes për të ruajtur pushtetin dhe interesat e tyre mbi politikën shqiptare). Sa për shqiptarët, ata e dinë mirë se kjo lojë nuk ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit të deputetëve dhe gjyqtarëve. Sikurse e vërente edhe Artur Zheji në një nga editorialet e tij në “Mapo”, tirazhi i gazetave është i ulët kur në to shkruhet për heqjen e imunitetit. Imagjinoni se çfarë bumi do të njihte shitja e gazetave sikur vërtet të ndodhte në vend ndonjë gjë që do të ngjallte shpresa të ndëshkueshmërisë së të korruptuarve. E provoi edhe fakti se salla e Parlamentit më 6 gusht ishte thuajse bosh; shihje aty vetëm deputetët që prisnin radhën për të hipur në foltore, që, kur nuk flisnin, luanin me celularë nëpër duar. E pra, shqiptarët e dinë mirë se ëndrra e tyre europiane nuk është varja në gjoksin e Berishës apo të Ramës e medaljes së statusit, por dalja e vendit nga një gjendje ku sundon korrupsioni e kriminaliteti, konfliktualiteti politik, mjerimi ekonomik, shkatërrimi i territorit, padrejtësia sociale, humbja e shpresës për të ardhmen dhe, mbi të gjitha, mungesa e sundimit të ligjit/së drejtës, e se politikanët tanë nuk punojnë për luftën ndaj këtyre të këqijave, por janë gjeneruesit e parë të kësaj gjendjeje, duke e bërë Shqipërinë gjithnjë e më të ngjashme me ato vende që korrupsioni i klasave politike i ka çuar në kaos e luftëra civile. Në këtë kuptim, po t’i pyesësh shqiptarët për dobinë e heqjes së imunitetit, do të të përgjigjeshin se dobia më e madhe do të ishte heqja e kësaj klase politike nga skena publike. Megjithatë, përtej kësaj të vërtete, si do ta gjykojmë refuzimin e imunitetit nga opozita? Kush ka të drejtë e kush gabon? E kujt mbetet përgjegjësia? Mendoj se më së pari duhet thënë se mosvotimi i heqjes së imunitetit, përtej asaj se kush e ka përgjegjësinë, është një nga treguesit më të mirë se në kushtet ku jemi nuk e meritojmë statusin dhe jemi të gjithë humbës, pasi të ruash imunitetin në kohën kur jetojmë është njëherësh e turpshme dhe tregues i një vendi jodemokratik. Së dyti, përsa i përket përgjegjësisë, mendoj se kjo bie mbi të gjithë klasën politike që ka qeverisur këta njëzet vjet, por bie para së gjithash mbi maxhorancën, pasi është ajo që ka tetë vjet që ka në dorë timonin e shtetit dhe rruga ku na ka futur është shumë larg së qeni rruga e mbarë. Kur flas për rrugë të shtrembër, kam parasysh shumë nga të këqijat që përmenda më sipër, por do të ritheksoja atë më kryesoren: mungesën e përparimin në vendosjen e sundimit të ligjit/së drejtës në Shqipëri. Sikurse e kam theksuar edhe në shkrimin e para disa ditëve “Sundimi i ligjit dhe sundimi nëpërmjet ligjit”, pa vendosjen e sundimit të ligjit/së drejtës, heqja e imunitetit ose nuk do të jetë efikase, ose mund të kthehet në bumerang për demokracinë, duke e rritur edhe më korrupsionin. Sipas meje, maxhoranca në pushtet ka bërë dhe synon të bëjë hapa prapa në drejtim të vendosjes së sundimit të ligjit/së drejtës në Shqipëri, që më konkretisht nënkupton pavarësimin gjithnjë e më shumë të Drejtësisë nga pushtetet e tjera, veçanërisht nga pushteti i saj. E ka provuar rëndshëm këtë me qëndrimet e saj kundër Presidentit dhe kryeprokurores, apo me presionin politik që ka bërë për dështimin e hetimeve të ngjarjeve kyçe për Drejtësisë në Shqipëri, siç është Gërdeci apo 21 janari. Ta sugjeronin këtë edhe ndërhyrjet e Kryeministrit dje në Parlament, ku dukej se ai kishte harruar krejt përdorimin e përemrit “ne” në favor të përemrit “unë”. Në këtë kontekst, mendoj se pretendimi i opozitës për shoqërimin e heqjes së imunitetit me ndryshime kushtetuese, që do të garantonin një Drejtësi më të pavarur, është më se i përligjur. Sikurse e thashë edhe më lart, mjaft sjellje të saj na japin të drejtë të dyshojmë nëse qëllimi i saj është Drejtësia e pavarur, apo vonimi i statusit në emër të delegjitimimit të mëtejshëm të institucioneve të maxhorancës. Por, duke e ndarë argumentin nga qëllimi, mendoj se ai si argument qëndron dhe maxhoranca është e shtrënguar ta respektojë. Reflektimi më thellë i këtij rasti të çon në idenë se ne ndodhemi përsëri në një nga situatat e radhës që provojnë se nuk mund të ketë demokraci pa sundim të ligjit/së drejtës, pasi demokraci do të thotë ekzistencë e disa palëve dhe kjo ekzistencë kërkon arbitrin e paanshëm që duhet të zgjidhë konfliktet midis palëve. Reformat kushtetuese që kërkon sot opozita si shoqëruese të ligjit mbi heqjen e imunitetit duhet të jenë në drejtimin e vendosjes së sundimit të ligjit/së drejtës – çka do të thotë se ato nuk duhet të jenë thjesht e vetëm të tilla që të fuqizojnë apo mbrojnë deputetët e opozitës, por që të garantojnë një drejtësi ndaj së cilës të ndihet i barabartë përpara ligjit dhe respektues i tij, si çdo qytetar i këtij vendi, edhe deputeti i maxhorancës, edhe ai i opozitës, edhe çdo deputet i ndonjë pale tjetër që mund të dalë në skenë. Prandaj, në vend se të bërtasim kaq shumë për imunitetin si mohues të statusit, që realisht nuk e meritojmë mu për shkak të mungesës së sundimit të ligjit/së drejtës, që nuk na garanton barazinë përpara ligjit, do të ishte mirë që t’ia fillonim me këto reforma që na i dikton edhe ky konflikt i radhës. Përndryshe s’do të bëjmë tjetër veçse do të vonohemi edhe më shumë, dhe kam frikë se qëllimi i vërtetë i klasës sonë politike në thelb është pikërisht kjo vonesë, pasi armiku më i madh i saj është instalimi i sundimit të ligjit/së drejtës në Shqipëri.
    ---------------

    ja cthot dhe leo boci

    -----------


    Turpi i ngrënë me bukë












    Opinione Martë, Gusht 7th, 2012

    LUÇIANO BOÇI



    Seanca e djeshme ishte konceptuar nga maxhoranca si një përmbushje e një reforme ligjore, e një akti politik dhe nga më seriozët, më domethënësit dhe më të priturit përgjatë këtyre viteve politikë. Por, jashtë këtij angazhimi tonit, u konsumua faqe të gjithëve një seancë sa qesharake, po aq dhe qaramane e ironike njëkohësisht. Ishte tërësisht qesharake pasi opozita, ajo që në emër të luftës së ndershme politike duhet të ishte iniciatorja dhe mbështetësja kryesore e heqjes së imunitetit, në mënyrën më humoristike të mundshme, u deklarua si penguesja dhe bllokuesja e patundur e kësaj reforme të pritshme prej vitesh. Dhe këtë e bëri gjoja në emër të ligjit dhe në emër të së mirës së qytetarëve, pa e ditur akoma që mentaliteti politik qytetar ka avancuar më shumë se ai i vetë politikës dhe që mençuria e tij ka tejkaluar atë të politikës. Në këtë aspekt, gajasja e hidhur e të gjithëve duket të jetë e paevitueshme dhe e pafund. Ishte thellësisht qaramane pasi opozita jonë e egër, ajo e betejave molotoviste, e çadrave, e letrave përçmuese ndaj shqiptarëve, kërkoi të marrë para votuesit pozicionin e viktimës, sikur ata që i morën pushtetin e dëshiruar, por kurrë të merituar, tani po përpiqen t’i marrin nderin e supozuar, por asnjëherë të konfirmuar. Ishte plotësisht ironike sepse dje të gjithë pamë ata që për shumë kohë u lodhën së thirruri më kot se janë shenjtorët e votës së lirë, të deklarojnë se nuk e përfillin votën, se nuk e respektojnë atë, se janë totalisht kundër forcës së saj dhe se nuk e njohin vullnetin e votuesit. Po kaq ironike ishte të dëgjoje sot ata që, në podium e Parlamentit kanë ardhur me tufa letrash e librash, duke i tundur si fakte korruptive, duke akuzuar me patetizëm të pafre, deri dhe rojet e ministrive të zmbrapsen fare pa turp. Dhe e bënë këtë pikërisht para miratimit të atij ligji që do të bënte të mundur faktimin e akuzave të tyre, të cilat dhe njëherë tjetër u dëshmuan qartazi se janë thjesht fabrikime mjerane për përfitime elektorale. Ndërkohë, kjo seancë duhet të ishte, as më shumë e as më pak, përpos një gjesti domethënës të politikës para votuesit të saj, për të nënshkruar me të një marrëveshje mes të barabartëve, për të riafirmuar dhe njëherë para tij se në Parlament deputetët i ka sjellë vullneti i tij dhe shpresa e tij, jo për të qëndruar mbi të, por për të qenë pjesë integrale e votuesit, për të përballuar ditë të vështira dhe për t’i sjellë atij ditë të mira. Më shumë se kurrë, votuesi priste reflektimin e klasës politike për të eliminuar shkakun e opinioneve negative legjitime të tyre, shkakun që më së shumti ka stimuluar qëndrime dhe veprime të gjykueshme, pikërisht eliminimin e imunitetit për të gjitha nivelet e zyrtarëve dhe të politikës. Prisnin që politika, më në fund, t’i drejtohej atij me dorë në zemër, për t’i thënë se barazia para ligjit është e shenjtë për të gjithë e duhet respektuar nga të gjithë, se politika është thjesht një profesion si çdo profesion tjetër, dhe jo një meritë e njerëzve të veçantë. Sigurisht, gatishmërinë dhe përpjekjen e PD-së dhe mazhorancës ata e lexuan qartë, pasi ajo ka qenë e kristaltë, sikurse dinë mirë shkaqet e vërteta që e shtyjnë të majtën të refuzojë heqjen e imunitetit. Kjo seancë e fundit, në fakt duhet të ishte jo fillimi i fundit, por fundi i fundit të një politike konfliktuale, kushtëzuese dhe bllokuese, të stimuluar pa kufizim nga një e majtë që ka humbur tërësisht busullën e orientimit politik dhe që vendimmarrjen politike e ka dorëzuar tërësisht në duart e interesave dhe tekave ekonomike të lidershipit të saj. Njëkohësisht, kjo seancë duhet të shënonte preludin e një fryme të re në politikë, të kushtëzuar pikërisht nga heqja e imunitetit, e një fryme më bashkëpunuese, më të përgjegjshme, më qytetare, sikurse ajo duhet të ishte seanca e përgëzimit të njëri-tjetrit për punën e bërë, për fitimin e pritshëm të statusit të vendit kandidat, pavarësisht se, nga fillimi deri tani, motivi kryesor i së majtës ka qenë pikërisht pengimi i këtij statusi. Këtë PS e ka bërë me shumë pasion përgjatë këtyre viteve, siç po përpiqet ta bëjë dhe njëherë me shmangien e një votimi, të cilin të gjithë e kishim dhe e kemi detyrim politik dhe moral. Shfaqja u kërkua të interpretohej, krahas se ishte shumë butaforike, se vuante nga mungesa brenda saj e qëllimit të mirë, e dëshirës së bukur për t’i shërbyer vendit. PS harxhoi kaq shumë ligjërata të redaktuara keq e mos më keq, të frymëzuara nga letrat shqiptarofobe të kryetarit të saj dhe kaq shumë energji negative, për t’u thënë shqiptarëve se thjesht nuk donin të ishin të barabartë me ta. T’i pohonin se nuk donin që ata të ndjekin vokacionin natyral të tyre europian, se nuk donin transparencë, se kërkonin vetëm pak pushtet dhe shumë imunitet. Ndërkohë që për të gjitha këto gjëra mund të flisnin dhe më shkoqur, sepse, tek e fundit, demokracia e sjellë ua ka krijuar këtë komoditet. Dhe më kot janë lodhur deri tani duke ndërtuar mure kushtesh të pafundme dhe justifikime banale. Mjaftonte të artikulonte këtë pohim që të gjithë e marrin si domethënie të qëndrimeve të saj, pra të deklaronte të paktën me sinqeritet që ajo, si opozitë, nuk ka dëshirë që shqiptarët të marrin statusin e vendit kandidat. Dhe besoj se elektorati do ta vlerësonte për këtë gjest sinqeriteti të munguar. Dje PS po bënte sikur kishte rënë në dashuri me Kushtetutën dhe për hir të besnikërisë ndaj saj nuk pranon me demek arnime, ndërkohë që e ka grisur atë sa herë që i është dashur ta bëjë dhe ka dëshmuar me aksion revolucionar se mund ta bëjë sa herë që i duhet. Dje PS bëri sikur shqetësimi i saj më i madh është pavarësia e Drejtësisë, duke harruar me dashje se e ka sulmuar dhe akuzuar atë në mënyrë sistematike dhe të paturp, për ta stepur dhe gjunjëzuar. Dhe harroi, përsëri me dashje, se vetë ajo, pra Drejtësia, ndryshe nga ata, e ka pranuar kufizimin e imunitetit të saj me bindjen se kjo do t’i shërbejë drejtësisë të së drejtës dhe së vërtetës. Përgjatë kësaj kohe, e majta ka mbarsur një frikë për heqjen e imunitetit, shpjegimi i së cilës nuk ka të bëjë më tendenca hakmarrëse, të pretenduara naivisht nga PS, më shumë se ka të bëjë me frikën e lidershipit të saj se do të humbë mbështetjen financiare që e mban në krye dhe në këmbë. Njëkohësisht, nga e gjitha kjo, duket qartë se uniteti i saj është i siguruar nga imuniteti i saj dhe heqja e tij do të shkërmoqte përfundimisht elementin që i bashkon sot në një amalgamë që ka kohë që ka humbur lustrën e vet origjinale politike. Në bindjen e së djathtës, imuniteti nuk është pjesë e qenësishme e politikës. Ai është një lloj atavizmi i domosdoshëm për t’u larguar. Pavarësisht se ai mund ta bëjë politikën më të dobët para ligjit, në besimin e së djathtës do ta bëjë më të fortë dhe më të respektuar para moralit dhe përpara njerëzve të thjeshtë, Tek e fundit, dimensioni kryesor i vetë asaj është morali. Kërkesa e vazhdueshme e PD për heqjen e tij është dëshmi e vullnetit të hekurt të maxhorancës për të luftuar me çdo kusht korrupsionin, kudo që ai shfaqet dhe kudo që ai mbartet. Në konceptin djathtist ai nuk është thjesht një hap që hap dyert e statusit, por, në radhë të parë, një detyrim para qytetarit, që ai të shohë te politika pa imunitet reflektimin e vetvetes dhe të problematikës së tij. Mungesa e imunitetit e njëson politikanin e zyrtarin me qytetarin jo për ta zhvlerësuar, por për ta veneruar si vlerë të patjetërsueshme të shoqërisë, për t’i dhënë atij vendin e munguar në kohën dhe hapësirën reale, duke e shkëputur atë përfundimisht nga maja virtuale ku ishte më parë. Ftesa dhe oferta e PD në ketë maratonë fjalëboshe të imponuar mbeti e pandryshuar, sepse nuk mjafton ta pranosh formalisht heqjen e imunitetit, por duhet të japësh votën me vullnet të plotë. Të paktën turpin opozita nuk duhet ta kapërdijë me bukë. Dhe kaq forcë te vetja ju duhet të gjeni sot, për hir të vlerave dhe të së ardhmes.


    nga panorama

    -

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore ce kan bere m.ut kte zaloshnjen tek mapo.. ata komentatoret nga populli.. u lumte penda atyre..

    ----------
    lexoni sahanlepiresin e rucit dhe cfar i thot lexuesi ketij zagari..

    --


    Rotacion paqësor pushteti. Fjala e dytë është fjala kyç…

    Nga Eduard Zaloshnja

    Mbrëmë bëra për herë të parë një lundrim të gjatë e të ngeshëm nëpër komentet e lexuesve të blogjeve dhe faqeve të internetit të gazetave shqiptare. Dhe mbresën më të fortë gjatë atij lundrimi ma la dendësia e komenteve që shprehnin dëshirën për ta zgjidhur me gjak çështjen e pushtetit në Shqipëri. Dhe e pranoj se më frikësoi ajo dendësi.

    Kam përshtypjen se autorët e atyre komenteve përfaqësojnë vetëm pakicat “e zhurmshme” të secilit kamp politik – shumicat e “heshtura”, të cilat nuk komentojnë në blogje e faqe interneti gazetash, nuk besoj se kanë të njëjtën dëshirë . Por, sidoqoftë, të shqetëson fakti që kaq shumë shqiptarë kërkojnë vëllavrasjen!

    Pas lundrimit në botën e internautëve, duke medituar për këto gjëra, mendja më shkoi në prillin e largët të vitit 1991, kur takova për herë të parë një nga dajat e mi, i cili ishte arratisur drejt Amerikës që në vitin 1944. Takimi me dajën tim të arratisur ndodhi fill pasi isha mbushur me zemërim nga fitorja e Partisë së Punës në zgjedhjet e 31 marsit (sipas meje, me vota fiktive emigrantësh e me marifete të tjera të pista) dhe nga vrasja në Shkodër e 4 demonstruesve demokratë (njërin prej tyre, Arben Brocin, e kisha njohur personalisht gjatë lëvizjes studentore të dhjetorit 1990).

    Duke e ditur që im ungj kishte qenë komandat i një çete balliste (i portretizuar në mënyrë tejet të deformuar në filmin “I teti në bronz”), që kishte qenë zv.kryeredaktor i gazetës balliste “Flamuri” dhe që ishte dënuar me vdekje në mungesë nga pushteti komunist, mendoja se kur të ndaja me të zemërimin tim dhe t’i thosha se Partia e Punës mund të përmbysej vetëm me dhunë, do të më mirëkuptonte. Por kur ia shpreha zemërimin dhe i tregova për zgjidhjen që kisha në mendje, u zhgënjeva nga përgjigjja e tij.

    “Nip i dashur, – më tha, – ti nuk e ke jetuar kohën pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, kur vëllai u vra me vëllanë në Shqipëri. Po ta kishe jetuar, do të mundoheshe ta përmbaje zemërimin tënd”.

    Dhe më tej, im ungj më tregoi sesi im atë (shok i tij i fëmijërisë), Margarita e Kristaq Tutulani, Ramiz Alia, tezja ime, e të rinj të tjerë komunistë mblidheshin në katin e parë të shtëpisë së tim gjyshi, në katin e dytë të së cilës mblidheshin ballistë të shquar si Abaz Ermenji, Hasan Dosti, Xhevat Kallajxhi (kryeredaktor i gazetës “Flamuri”) etj. “Por pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes në fund të verës së vitit 1943, – tha daja im, – njerëzit e katit të parë u bënë armiq për vdekje të njerëzve të katit të dytë. Dhe mijëra shqiptarë vdiqën si rezultat.”

    Ai hamendësoi në retrospektivë se Shqipëria do të kishte qenë një vend goxha më i begatë, në qoftë se ajo gjë e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur dhe, më tej, më dha këtë këshillë për të ardhmen: “Mjaft gjak kanë derdhur shqiptarët mes vetit deri më sot, biri im; synoni rotacionin paqësor të pushtetit, sado i vështirë t’ju duket ai!”

    Në atë kohë, i revoltuar me mënyrën sesi regjimi mundohej të mbahej në këmbë, edhe pse urrehej nga shumica e shqiptarëve, e kisha të vështirë ta gëlltisja këtë këshillë të tim ungji. Por pas dy rotacioneve traumatike të pushtetit në Shqipëri (1992 dhe 1997), u binda për urtësinë e asaj këshille.

    Duke u kthyer tek përkrahësit e sotëm të opozitës që komentojnë ashpër në botën virtuale të blogjeve dhe faqeve të internetit të gazetave shqiptare (ose edhe në botën reale të kafeneve), po ua ritransmetoj këshillën që më dha im ungj para 21 vjetëve, të perifrazuar për kushtet e sotme. Ndoshta mund t’u vlejë…

    “Sado të zemëruar të jeni me pushtetin e Berishës, vlen të kujtoni se rotacionet traumatike të pushtetit në 100 vjetët e fundit i kanë shkaktuar Shqipërisë gjakderdhje, humbje ekonomike, dhe dëm të madh në imazh. Për këtë, duhet t’i jepni një shans ndërrimit të pushtetit me votë në zgjedhjet e 2013-ës! Ndoshta një organizim më i mirë i opozitës, një kontroll më i rreptë i zgjedhjeve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe një ruajtje më e mirë e votës nga komisionerët vendas, do të krijojnë kushtet për atë që ju aq shumë e dëshironi – futjen e Berishës në klubin e pensionistëve politikë, të themeluar nga Ramiz Alia dhe Fatos Nano.”

    Ndërkohë, përkrahësit e mazhorancës aktuale duhet të kujtojnë se kundërshtarët e tyre ua dorëzuan pushtetin 7 vjet më parë, nëpërmjet rotacionit të vetëm të realizuar me zgjedhje në kushte normale në 100 vjet të shtetit shqiptar. Në qoftë se do të duhet që edhe ata ta dorëzojnë pushtetin me zgjedhje normale, nuk do t’i vinte fundi i botës. Mbajtja e pushtetit me çdo kusht prodhon dikur, si kundërveprim, edhe një tentativë të marrjes së pushtetit me çdo kusht. Dhe kjo do të sillte përsëri vëllavrasje mes shqiptarësh. Ashtu siç ndodhi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes…

    www.respublica.al


    Lexo më shumë
    •Banditët dhe maskat e tyre (Aug 7, 2012)
    •Liria e robit (Aug 7, 2012)
    •Dështimi i diplomacisë në Siri (Aug 7, 2012)
    •Ambasada izraelite në Tiranë dhe fundi i historisë si ngashënjim (Aug 6, 2012)
    •Dialogu i frustruar (Aug 6, 2012)




    Postoje në:






    11 komente për Rotacion paqësor pushteti. Fjala e dytë është fjala kyç…






    driniReply

    07/08/2012 at 11:45 am



    Eduard mos u bej vegel e Ed rucit se nuk te nderon as ty as fisin tend. Larg zorraxhijve !








    xhaxhiReply

    07/08/2012 at 11:48 am



    mos mer akome nuk ke ik me pushime ti?! po keshtu eshte kur lexon komentet e temes dhe boton te mapo, do marresh gjakun nga tema dhe do ta hapesh dhe ne vende te tjera. ti e di mire qe te blogu mucit dhe te tema e meros komentet i ben nje kategori llumi qe ne pjesen me te madhe kane nje frustrim te papare. fajin nuk e ke ti por e kane keta qe botojne sipas interesit e jo sipas …








    NikoReply

    07/08/2012 at 11:52 am



    As ekstremisti Rama nuk sheh me shum ederra me rrotacion pushteti sa ky Zaloshnja!!! Rrotacioni z Zaloshnja ndodh kur ka kush ta beje, dhe jo me nje te ashtuquajtur “lider” opzite qe eshte kthyer ne ankthin e Shqiptareve, per dy vjet me bokote, greva urie, bllokim rrugesh, protesta te ligjshme e te paligjshme, dhe te dhunshme e te padhunshme, me eksponente kriminale te paguar e militante syleshe si puna jote qe ju jan errur syte per pushtet pa vota… Dhe tani me bllokade absurde ne parlament.
    Rrotacioni behet me votat e popullit. Ju pseudoanaliste sahanlepires qe ju dhemb shpirti per rrotacion, me pare mesojeni z Rama te ju thote Shqiptareve se cfar do te beje me mire z Rama per ta, dhe jo se si do ti bllokoje ata sic po ben me mosvotimin e reformave integruese ne kuvend, per interesa te erreta klanesh mafioze, qe ne nje menyre apo ne nje tjeter edhe ju beheni pjese tyre duke i mbeshtetur ne te mbare e ne te mbrapsh!!







    psyReply

    07/08/2012 at 3:30 pm



    Pra sipas teje more Niko kjo na qenka qeveri e ligjshme?Do apo nuk do ti e une,opozita eshte gjysma e ketij vendi dhe do biseduar e konsideruar.









    ZERI I POPULLITReply

    07/08/2012 at 12:10 pm



    E c’fare paske deshte te thuash ne kete shkrim Shoku Zaloshnja!Paske permendur emra nacionalistesh te nderuar te cilet PARTIA qe te frymezon dhe i sherben ti edhe sot pas 22 vjet vraje te frikes ,i trajton ata edhe njeriun tend ashtu siq i ka trajtuar per 50 vjet rrjesht si armiq te kombit.Bile e mira e te mirave eshte qe ti te shkruash te ZERI I POPULLIT se aty jane veteranet fallc se origjinalet kane vdekur,pasardhesit e veteraneve (C’fare absurdi!) e te gjithe te tjeret qe vazhdojne te frymezohen me pallavrat 50 vjeçare te heroizmit te xhahxhait tend.Ti i ke permendur ata emra per te thene se ja ç’fare origjine kam dhe sot pse jam i rrjeshtuar me “gjermanet” e jo me “partizanet”.PALLAVRA qe perveq pasardhesit e veteraneve nuk frymezojne askend.Ai ungji jot,qe atehere me duket se paska lare maskarelleqet e nipi.Ti po u sherben atyre qe shkruajne edhe sot me ;ZERI I POPULLIT!








    PA MESHIRE!Reply

    07/08/2012 at 12:23 pm



    Po pse te ben pershtypje nje gje rutine qe ti e trajton si shpikja e fundit e shqiptareve z.Zaloshnja.Nderrimi paqesor i pushtetit kur humb zgjedhjet eshte gjeja me normale edhe ne Bregun e Fildishte apo Volten e Eperme.E pse duhet te jete kaq dramatik ne Shqiperi.Po kjo e ka nje pergjigje.Partia ku ti sherben sot, dy here ne historine e saj ,ka ardhur ne pushtet me gjak dhe gryken e pushkes.Apo jo.Bile per 50 vjet me gjak dhe pushke e mbajti.Po me duket se ti ,me zor se Partia e ke ta pranosh kete fakt.Pa le kur ben edhe si akademik apo AJROR.e TI SOT PO I SHERBEN PARTISE qe i ka bere gjemen ungjit tend.Po Partia na ka mesuar se para saj nuk eshte kerkush.








    xhimiReply

    07/08/2012 at 1:21 pm



    Me ke lane pa mend o Zaloshnja !
    Te keshe prejardhje sic thua dhe te punosh qe te kemi nje rotacjon Rama Ruci ne politike eshte pa sens dhe tregon qe nuk ke ate prejadhje qe pretendon.







    I PACIPIReply

    07/08/2012 at 2:42 pm



    Ne mungese te vlerave personale njeriu i ulet rremon ne arkivat e brezave.Po ta dinin ata njerez qe permend Zaloshnja dhe qe thote i kam te mite,do ngriheshin nga varri e ta benin seri kete renegat te ulet qe po u sherben atyre qe ju kane bere gjemne emrave qe permend Zaloshnja.Po ju sherben atyre qe nuk po ja kerkojne nje sherbim te tille.Po ku do dallohet njeriu i ulet nga dinjitozi pos keshtu.









    Arber PashtrikuReply

    07/08/2012 at 1:22 pm



    Z Zaloshnja

    Edhe une do te isha per nderrim pushteti por jo rotacion pra jo qe pushtetin ta merrnin ata qe futen “kulturen” e manipulimit te zgjedhjeve (e kam fjalen per 31 marsin e vitit 1991. Jo ata qe dogjen Shqiperine me 1997 dhe per 8 vjet e sunduan Shqiperine me banda, shkaterruan dhe vodhen pasurine kombetare.
    Nje pijanec qe kishte frike se do ta vrisnin “kryetaret e bandave” dhe nuk i kishte me ne kontroll e dorezoi pushtetin me 2005. Patem shume shprese se sidoqofte do te beheshin shume gjera. Bandat e rrugeve u zhduken, po ata te zyrave vazhdojne sot e kesaj dite te lulezojne ekonomikisht dhe duan edhe pak pushtet politik.
    Nuk e ve ne dyshim qe edhe krahu tjeter sot ne pushtet pervec disa puneve qe vertet jane bere si rruget, zhdukja e erresires (ka rryme 24 ore)ka krijuar edhe ai bandat e Zyrave ne perpjekje sado pak per te rivalizuar palen tjeter, qe kerkon te rikthehet fuqishem.
    Nese qeveria e pas 2005-ses do te ishte serioze te pakten gjysma e ish ministrave te 1997-2005 perfshi edhe ndonje kryeminister duhet te ishin sot ne burg. Kjo do ti jepte pak siguri ketij populli te telendisur qe gjerat po permiresohen dhe drejtesia po vendoset. Qeverisja e pas 2005-ses deshtoi te na riktheje shpresen se ky vend do te behet.
    1. Politika vazhdon te ngelet vasale e bindur qe qendrave antishqiptare rajonale. Shih si deklarohen politikanet ne lidhje me Serbine, bile arrihet deri atje sa ta quajne edhe fqinje. Greqise i behen tolerime deri atje sa i falen edhe 340 km2 det per nje firme te anetaresimit ne NATO. Jugu eshte mbjelle me varreza te ushtareve te vrare armiq ne token tone. Valle sa ka te tille ne token shqiptare?? Kabineti i qevereise Berisha 2 ka dy ministra nga minoriteti grek duke diskriminuar thellesisht popullsine me kombesi shqiptare.
    2.Shqiperia ben deklarata shume te vaketa ne lidhje me Kosoven (perjashto ca raste shume sporadike) sa te duket se politikanet shqiptare jane anetare te OKB-se dhe jo anetare te qeverise shqiptare.
    Maqedonia vazhdon to trajtoje shqiptaret e Maqedonise sic i trajtone dikur Miloshevici shqiptaret e Kosoves.
    Per Presheven, Bujanovcin e Medvegjen qe po spastrohen etnikisht askush nuk e flet asnje fjale? Cfare i pengon?
    3.Drejtesia eshte ne nivele te njerueshme dhe ketu nuk e kam fjalen per zgjedhjet. Nje djale i nje deputeteje socialiste ka vrare nje njeri dhe me duket se eshte denuar me dy vjet burg (me duket se eshte i lire tani). Nje pinjoll tjeter i nje ish-ministreje te kampit te majte ka plagosur nje tjeter shtetas me arme te mbajtur pa leje dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe. Per te mos folur per te tjere se ka shembuj plot.
    4. Kjo ne fakt do te duhej te ishte e para. Media eshte ne nivele te mjerueshme. Ne Shqiperi edhe pas 22 vitesh mungon totalisht gazetaria e pavarur. E them me plot gojen media eshte militante dhe pjese e “bandave” te zyrave. Ketu e kam fjalen per te dy krahet por te mos i hyje ne hak 80 perqind te kontrollit e ka krahu i majte.
    Dhe me vjen keq po zoti Zaloshnja eshte rekrutuar nga kjo lloj media. Studiot televizive i bejne shqiptaret me migrene cdo nate me te ftuar qe vertet jane bere mese te neveritshem duke mos thene asgje te re por jane militante qe “bandave qe ata/o perfaqesojne.
    5. Emigrantet vazhdojne te trajtohen me te njejtin stil por mjaft me te kamufluar sic bente politika e Enver Hoxhes dikur me mergaten e qyqeve. Ata mbajne me para popullin shqiptar qe eshte lene jashte politikave socioekonomiko qeverisese dhe megjithese perfaqesojne jo me pak se 40 te votuesve e drejta e votes vazhdon te ju mohohet (ne fakt votat e tyre vazhdojne ti manipulojne te dy krahet e politikes per interesat e tyre. Mundesite teknike te realizimit te se drejtes se votimit jane te jashtezakonshme sot.
    6. Punesimi dhe administrata civile eshte nen thundren e korrupsionit dhe ne nivele te paimagjinueshme. Pergjegjese per kete jane te dyja palet. E majta qe e themeloi kete lloj menyre ne vitet 97-05 dhe e djathta qe “institucionalizoi” dhe e forcoi me tej. Sot nese une dua te kthehem dhe te punesohem ne profesionin tim ne Shqiperi ne baze te standarteve te njohura boterisht as nuk behet fjale.
    Nje post infermjeri Psh ne Shqiperi shitet 5 mije euro. Posti i nje zyrtari te mesem drejtor le te themi shitet 50 mije euro. Te gjithe e dine askush nuk e thote. Duhen prova do bertasi dikush. Te paraqesesh provat duhet te besh varrin ne fillim se dihet ku perfundon.
    7. Edhe pas 22 vjetesh komunizmi nuk eshte denuar ende bile pinjollet e ish nomenklatures se larte po ngjiten lart e me lart. Dosjet nuk po hapen dhe edhe bere vonme shume vone. Kjo shoqeri ka nevoje imediate per katarsis. Kush ka bere krime dhe i ka sherbyer kucedres duhet te pakten te pengohet me ligj ti afrohet politikes. Nuk perparohet ndryshe.
    Pse them nderrim dhe jo rrotacion. Pushteti tek te majtet do ti bente gjerat edhe me keq se cjane sot. Socialistet idealiste jo te perlyer me bandat e zyrave dhe te pandotur me krimet e se kaluares jane ose pak ose te paperfaqesuar.
    60 perqind e popullsise vazhdone te ngelet e paperfaqesuar ne politike. Nje organizim politike qe u duk se vertete tenton te perfaqesoje kete shtrese cdo dite qe kalon duket se eshte kale troje i se majtes mafioze dhe kjo eshte shume zhgenjyese.
    Se fundmi po behet zhurme pa hesap per heqjen e imuniteteve. Pse nuk e themi troc: As qeveria dhe as opozite nuk e duan integrimin. Integrimi do te thoshte nje spastrim i thelle i politikes sic ndodhi ne Kroaci dhe pervec humbjes se thelave shume shtetare dhe ish shtetare do te perfundonin pas hekurave.
    Hapi i pare Zoti Zaloshnja do ishte qe ju qe i perkisni nje familje te nderuar, jeni shkolluar ne perendim te terhiqeni nga lllumi ku jeni ndotur dhe te flisni te verteten e jo te beheni zedhenes dhe mbrojtes bande.








    ABAZ ERMENJI (po te duash).Reply

    07/08/2012 at 2:35 pm



    A e merr vesh se sa poshte ke rene o mjeran.Edhe MORR BAZE eshte me lart se ti.Te pakten ai njihet si i extremeve dhe eshte i shfaqur sinqerisht ne krah te EDVIN RAMES edhe pse ky i fundit nuk do te ja shoh surratin,po prape me devocion sherben.Ti shtiresh se nuk je i tille.Po edhe banori me i ftohte e hardall i Shqiperise e din se je kthyer ne nje sherbetor te rendomte dhe te peshtire te EDVIN RAMES.Kur ti vete je me lart se ai ne disa vlera.E pra, mos na fol me akademizma paanshmerie dhe pergjegjshmerie.Nese te PARTIA te gjithe e kan personal hallin,ti ke hallin e te gjitheve.Po a ka me turp dhe diskriminim te vetes se t’i sherbesh ERION VELISE ,o njeri i ulet.TURP E TURPI TE MBULOFTE! Shoku ZALOSHNJA (apo se ke kete titull ti,Partia e ka).

    ...
    Mapo
    .

  6. #106
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    ps kerkon qe kreprokurori dhe gjith vendet me te larta te shteti te zgjidhen me 3/5 si nje demokrazi e vertete
    Cilen "demokraci te vertete" njeh ti qe zgjedh kryeprokuroret e gjyqtaret me 3/5 e votave? Une nuk njoh ndonje demokraci te tille qe i zgjedh njerezit e drejtesise ne kete menyre. Me aq sa e njoh une kushtetuten e Shqiperise, kompetencen e zgjedhjes se kandidateve per te gjitha postet e sistemit te drejtesise, e ka presidenti i vendit. Pra eshte presidenti i vendit ai qe i sjell Kuvendit kandidatet per prokuror apo gjykates ne te gjitha nivelet e drejtesise. Kuvendi ka vetem detyre ti shqyrtoje e votoje kandidatet qe ofron presidenti. Ta them kete qe te mesosh qe perzgjedhjen e njerezve te drejtesise nuk e ka kryeministri, por presidenti.

    Qendrimi i opozites eshte anti-shtet. Nese ne Shqiperi do te dilte nje rregull i tille, ku cdo kryeprokuror apo gjykates do te zgjidhej vetem me 3/5 e votave ne kuvend, atehere plot vende ne gjykatat e vendit do te ngeleshin bosh, pasi do te mungonte konsensusi per keto emerime. Dhe ajo qe eshte e me e keqja, mjafton 2/5 e deputeteve ne Kuvend, qe te bllokojne plotesisht vullnetin e shumices, qe eshte 51%+. Dhe te gjithe gjykatesit e prokuroret me te mire te mire te vendit as nuk do te aplikonin per keto poste, pasi nuk do te preferonin qe te ktheheshin ne top futbolli politik mes pozites e opozites, e te pergojoheshin ne menyren me te turpshme ne media e ne kuvend, sic eshte bere praktike ne Shqiperi.

    Qellimi i vertete i opozites, qe eshte i qarte per cdo njeri me mendje te shendoshe nuk eshte mbrojtja e demokracise shqiptare, por bllokimi i funksionimit te shtetit te se drejtes me cdo kusht. Ata duan qe kryeprokurorin dhe gjykatesit ne te gjitha instancat e gjykatave te vendit ti zgjedhi minoranca dhe jo mazhoranca e elektoratit shqiptar. Duan qe te bllkokojne me cdo kusht, cdo emerim ne keto poste te njerezve profesioniste e te perkushtuar per te rikthyer drejtesine e ligjit ne shoqerine shqiptare. Dhe duan te emerojne ne keto poste, lolo njerez qe punojne per llogari te tyre, misioni i te cileve eshte bllokimi me cdo kusht i hetimeve dhe punes se drejtesise.

    Pra opozita nuk njeh vullnetin e mazhorances se popullit shqiptar te shprehur ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Cdo parti e cdo koalicion qe fiton shumicen ne zgjedhje, gezon cdo te drejte qe te krijoje qeverine dhe te perpiloje agjenden e saj qeverisese. Te emeroje njerezit qe ajo mendon ne cdo post te ekzekutivit apo gjyqesorit. Ky eshte vullneti i shumices se elektoratit shqiptar qe del nga zgjedhjet.

    Nese opozita do te emeroje njerezit e saj ne sistemin e drejtesise apo ne presidence, kete mund ta beje vetem pasi te fitoje shumicen e votave te shqiptareve ne zgjedhjet e ardhshme. Por asnje opozite ne bote, nuk mban qendrime te tilla anti-demokratike dhe anti-shtet, qe prekin direkt interesat e vendit dhe gjithe shqiptareve. Nuk e di se cfare interesash ke ti, por mua me behet qejfi kur prokuroret hetojne, gjykojne, e denojne njerezit me pushtet, kur keta shkelin ligjet e vendit. Ashtu une si qytetar shqiptar dua qe Shqiperia te anetaresohet si vend me te drejta te plota ne BE. Nese opozita sillet ne kete menyre duke penguar drejtesine te gjykoje njerezit me pushtet dhe minon punen per plotesimin e kushteve qe BE na ka vene, ajo opozite nuk gezon as respektin e as mbeshtetjen e votes sime. Ajo nuk perfaqeson vlerat e interesat e mia si qytetar shqiptar.

    Qendrimi i mazhorances eshte qendrimi i drejte. Kjo duhet te kaloje ne referendum, dhe le ta vendosi sovrani popull nese pushtetaret e vendit duhet te hetohen e ndeshkohen njesoj me ligj, si gjithe qytetaret e thjeshte te atij vendi.

    Nese shumica absolute e shqiptareve votojne pro atij referendumi, cfare ngelet pastaj per te thene per qendrimin e opozites shqiptare?!

    Albo

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qarte e sakte ke fol o albo.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    I bene detyrat mire e bukur per te na lene perseri jashte Europes ,vula e dakordesise ishte aprovimi i Edi RAMES per referendum popullor ,ore popull ,keta vetem kete loje dine te luajne ,ta vonojne kete vend sa me shume qe te bashkohet me popujt e tjere evropjan ,mjere ne ............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #109
    Degjova qe Europa kishte vene kusht qe Edi Rama te rrise floket, por ai nuk do qe Shqiperia te futet ne Europe dhe vazhdon tullac akoma.

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Po per keto qe tha FATMIR XHAFA .perse nuk tha njeri gje mor amani!!

    po ku jini mor demokrat e atdhetar ,c"far mund te na thoni per PLEHRAT..

    Po per detin more amani na thoni?
    po reformat ne drejtesi.na thoni?
    pse rrini si pula te lagura, i anashkaloni keto kerkesa beni sikur si shihni.doni referendum bejeni por te jen dhe 4 pikat qe thote xhafa.
    mos harroni lepurusha te baces si perfundoj referendumi 95...

Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •