
Postuar më parë nga
Albo
Arvizu: Nëse nuk votoni imunitetet, SHBA do zhgënjehen
“Ne presim me kënaqësi 6 gushtin, që është dita në të cilën është planifikuar që të ndodhë votimi për heqjen e imunitetit. Por presim që më 6 gusht do të kalohet diçka, duhet patjetër të miratohet diçka, sepse nëse nuk ndodh, atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për Shtetet e Bashkuara, prandaj ata duhet ta bëjnë këtë”, – tha ambasadori Arvizu në fjalën e tij. Sipas tij, ky është një rast i mirë për një marrëveshje mes partive politike, në mënyrë që në Shqipëri të krijohet mundësia për të hetuar dhe ndarë zyrtarët hajdutë nga të tjerët. “Mendoj që janë duke qarkulluar versione, drafte të ndryshme, Partia Demokratike ka përgatitur një draft po ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kështu që qartazi të gjithë duan të bëjnë diçka për heqjen e imunitetit. Dhe mendoj se kjo është jetike, e rëndësishme, sepse ka gjyqtarë të mirë ka, parlamentarë të mirë po gjithashtu ka, edhe hajdutë mes tyre, kështu që çështja e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë gjë, por në fakt aksioni, veprimi i vërtetë, do të qëndrojë, do të mbetet me partitë”, – tha Arvizu.
Krijoni Kontakt