Artan Hoxha, KANDIDATI i mazhorancės pėr president
Tema
10 Qershor, 2012
Artan Hoxha ėshtė kandidati i mazhorancės pėr president. Pavarėsisht takimit mes opozitės dhe pozitės, nuk ėshtė rėnė dakord pėr njė kandidat konsensual dhe pėr kėtė arsye, mazhoranca ka zgjedhur e vetme kandidatin pėr president. Hoxha do tė votohet nesėr nė Kuvend dhe me shumė gjasa do tė jetė presidenti i Shqipėrisė.
Kush ėshtė Artan Hoxha
Artan Hoxha ka mbaruar studimet nė Fakultetin Gjeologji- Miniera nė vitin 1989, me rezultate tė shkėlqyera. Ka punuar pėr dy vite nė ndėrmarrjen shpim kėrkim gazit nė ultėsirėn e bregdetit dhe nė vitin 1991 drejtoi Partinė Demokratike nė Durrės. Pas fitores sė zgjedhjeve mė 22 mars 1992, ai u bė Ministėr i Tregtisė me Jashtė, duke u bėrė dhe ministri mė i ri nė historinė e Shqipėrisė.
Hoxha u konfliktua shpejt me Berishėn dhe nė fund tė vitit 1993 u detyrua tė dorėhiqet. Nė korrik tė vitit 1994 ai shkoi nė Milano ku mbaroi studimet pasuniversitare si ekonomist pėr energjinė e mjedisit, dhe u kthye prej andej nė vitin 1995. Berisha nxiti njė hetim ndaj tij qė nisi nė dhjetor tė vitit 1994, pas humbjes sė referendumit pėr Kushtetutėn. Hoxha shikohej nė atė kohė si njeri i afėrt me Ministrin e Financave, Genc Ruli, ndaj tė cilit po ashtu u tentua tė nisej njė proces penal, por u bllokua nga Kuvendi, i cili nuk i hoqi imunitetin.
Pas daljes nga qeveria dhe nisjes sė hetimeve, Hoxha u largua nga Shqipėria dhe u rikthye pas vitit 1997. Sė bashku me Genc Rulin themeloi Institutin e Studimeve Bashkėkohore, njė OJQ e rėndėsishme nė fushėn e projekteve pėr mirėqeverisjen dhe zhvillimin e vendit.
Ai ka punuar ngushtė me gjithė qeveritė shqiptare, pėrfshi atė tė Ilir Metės, Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos.
Pas vitit 2004, Hoxha filloi tė riafrohet me PD dhe Berishėn. Ai u pėrfshi nė grupet e punės pėr hartimin e programit tė PD-sė falė dhe pėrvojės qė kishte pėr shkak tė bashkėpunimit me qeveritė socialiste.
Pas vitit 2005 ai ka vazhduar tė drejtoj OJQ-nė e tij, e cila ka njė qarkullim tė madh pėr shkak tė projekteve tė shumta qė menaxhon nė bashkėpunim me qeverinė dhe institucionet partnere tė saj.
Nė vitin 2010 ka krijuar dhe njė universitet privat, Tirana Business Universiety.
Ėshtė i njohur pėr publikun shqiptar kohėt e fundit si njė pjesėmarrės aktiv nė debatet politike, i afishuar shumė fort pro PD-sė.
Mėsohet se ai ėshtė propozuar qysh ditėn qė ėshtė rrėzuar Zaganjori prej Berishės dhe ka arritur tė bashkojė votat e shumicės.
Krijoni Kontakt