moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Hoxha: Pashė dokumentet, Sigurimi mė largoi si inaktiv njė vit pasi e refuzova
VIJON | Pjesa e dytė/ 21 Qershor 2012 |
Kandidatit pėr President tregon pėr herė tė parė jetėn e tij.
“Takimi me operativin e Sigurimit kur isha nė gjimnaz nė vitin 1981, refuzimi pėr tė bashkėpunuar dhe jeta nė diktaturė”
Artan Hoxha: Babai ishte dėnuar pėr agjitacion nė kampin e Maliqit.
“Si fitova tė drejtėn e studimit, pasi punova dy vite tornitor”
VIII. RĖNIA E REGJIMIT
U vendosa pėr herė tė parė nė Qytetin Studenti. Koha punonte kundra regjimit dhe nė favorin tim. Qyteti Studenti ziente. Tirana pėrreth pėrgatitej pėr diēka. Kudo lėvizje. Vendosa tė lėviz. Me njė grup tė ngushtė shokėsh hodhėm idenė e krijimit tė njė organizate, me qėllim e pėrmbajtje shkencore nė formė, me synime politike nė thelb. Synime nė fillim ende tė ndrojtura e gradualisht gjithnjė e mė tė guximshme. Nė ato javė intensive tė tetorit e nėntorit u njoha me shumė pedagogė tė rinj dhe pasuniversitarė qė jetonin nė Qytetin Studenti, kryesisht nė atė qė quhej godina e pedagogėve. Lėvizja po na bashkonte. Njė pjesė e madhe e tyre u bėnė protagonistė tė lėvizjes studentore e tė Partisė Demokratike.
Gjatė nėntorit, me miqtė nismėtarė, ndėrmorėm disa takime edhe me personalitete tė njohura tė kohės pėr tė diskutuar denė e shoqatės. Njė nga takimet ishte edhe ai me profesor Hamid Beqja. Rasti e kish dhėnė qė unė tė kisha shoqėri me Adėn, njė vajzė nga Durrėsi qė ishte fejuar me djalin e profesorit, Ilir Beqjen, sot deputet i Partisė Socialiste. Takimi u bė nė njė nga ditėt e festave tė nėntorit, nė shtėpinė e profesorit. Unė dhe miqtė e mi i prezantuam idenė. Mbante era politikė. Profesori e kuptoi qartė. Ndonėse na mbėshteste, kėshilla e tij, si e njė plaku tė urtė, ishte qė ta shtynim krijimin e shoqatės pasi tė kryheshin zgjedhjet e pėrcaktuara nė shkurt tė 1991-shit, tė ashtuquajtura pluraliste sipas Ramiz Alisė, ndryshe do t’ju paragjykojnė. Nuk e tha, por nėnkuptoi kėtė tė fundit. U ndamė miqėsisht me profesorin, por vazhduam rrugėn tonė. Nė ditėn kur pėrfaqėsia e studentėve do tė takonte Ramiz Alinė, u takova pėrsėri me profesor Beqen, ndėrsa edhe ai po i ngjitej “malores” nė hyrje tė Qytetit Studenti. Revolta dhe forca studentore ishte njė magnet i parezistueshėm. U pėrshėndetėm pėrzemėrsisht.
Mė 14 dhjetor, nė njė mbledhje urgjente nė njė nga godinat e Qytetit Studenti, Eduard Selami, nė emėr tė Grupit Nismėtar tė PD sė sapoformuar, kėrkoi qė secili tė shkonte nė rrethet a qytetet e lindjes pėr tė nisur themelimin e degėve tė PD. Tė nesėrmen shkova nė Durrės dhe nuk iu ktheva mė studimeve nė Fakultetin e Gjeologji-Minierave.
Jeta mori tjetėr drejtim. Nė pak ditė, bashkė me njė grup burrash me emėr e kurajozė, themeluam degėn e PD-sė sė Durrėsit. Ditėt e fundit tė dhjetorit ishin tė vėshtira, por gjithēka u lehtėsua pas mitingut tė paparė mė 3 janar 1991, ku mori pjesė masivisht qytetaria durrsake. Durrėsi ishte kundra regjimit. I kėtillė kish qenė me kohė. Ai qytet, qė konsiderohej problematik pėr mungesėn e entuziazmit nė aktivitetet masive politike gjatė regjimit, tregoi njė entuziazėm, mobilizim dhe civilizim qė nė mitingun e parė ku pata rastin tė mbaj fjalimin hapės. Rindjeva mbėshtetjen e qytetit. E doja. Mė donte. Nė zgjedhjet e 31 marsit 1991 fituam bindshėm nė shumicėn dėrrmuese tė zonave elektorale tė rrethit dhe humbėm vetėm njėrėn prej tyre.
Durrėsi, si edhe disa qytete tė tjera kryesore, me Tiranėn nė radhė tė parė, nuk e pranuan dot rezultatin. Lėvizjet masive qytetase, politike e sindikaliste diktuan rrėzimin e qeverisė Nano tė zgjedhur nga Kuvendi me shumicė dėrrmuese tė deputetėve tė PPSH dhe i hapėn rrugė zhvillimeve demokratike mė tė shpejta. U krijua Qeveria e Stabilitetit dhe u vendos qė zgjedhjet tė kryheshin pas njė viti. Ngjarjet rrodhėn; vizita e Bejker; rėnia e qeverisė nė dhjetor; kryerja e zgjedhjeve mė 22 mars 1992. Nė Durrės fituam thellė dhe gjerė. Asnjė zonė elektorale e humbur. Rezultatet nė qytet ishin afro 80% nė favor tė PD dhe aleatėve tė saj.
IX. KOHERENCA AFATGJATĖ DHE DISA NGA AKUZAT E LAPANGJOZĖVE
Nė shtator 1991 u zgjodha kryetar i Degės PD tė Durrėsit nga konferenca e parė e kėsaj dege e, njėherazi, anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PD. Qoftė nė zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe nė ato tė 22 marsit 1992, nuk pranova tė kandidoja pėr deputet. Ndėrsa merresha me organizimin e zgjedhjeve, kisha ndjesinė qe unė vetė nuk duhej tė pėrfshihesha pėr tė evituar ēdo konflikt aparent interesi. Njė arsye edhe mė e fortė ishte se dėshiroja, nė rastin mė tė parė, tė vazhdoja studimet pasuniversitare jashtė vendit. Gjithsesi, propozimi i Sali Berishės pėr t’u bėrė ministėr i Tregtisė dhe Bashkėpunimit Ekonomik me Jashtė, m’u duk tėrheqės pasi e mendova si mundėsi pėr tė zhvilluar reforma ekonomike e pėr tė cilat kisha filluar tė studioja me kohė. Tek e fundit, detyrėn e ministrit nuk e mendoja detyrimisht katėrvjeēare si ajo e deputetit. Propozimi im nė detyrėn e ministrit u mirėprit nga Kryesia e PD. Bėri ca pėrshtypje nė publik mosha ime e re, kur sapo i kisha kaluar 27 vitet, por kaloi shpejt dhe shihej megjithatė me shumė mė simpati sesa me dyshim.
Nga kėtu ngjarjet janė mjaft mė tė njohura, ndaj nuk po zgjatem. Unė qėndrova rreth 18 muaj nė detyrėn e ministrit dhe vetėm 1,5 muaj nė detyrėn e drejtorit tė Agjencisė sė Privatizimeve. Ato ishin kohė keqkuptimesh tė mėdha, analizėn e tė cilave e kam bėrė me kohė. Qeverisja e vendit po bėhej nė mėnyra gjithnjė e mė tė papėrputhshme me idetė e mia dhe qė nga janari 1994 shkėputa lidhjet me ēdo strukturė tė PD-sė e ndoqa rrugėn time.
Pas disa muajsh pa ndonjė angazhim konkret, nė korrik 1994 shkova pėr studime pasuniversitare Master ne Ekonomiksin e Energjisė dhe Mjedisit nė shkollėn “Enrico Mattei” tė Grupit Eni nė Milano. Shkolla u jepte mundėsi studimi tė rinjve nga e gjithė bota. Ishte njė vit produktiv e i dobishėm. Iu riktheva jetės studentore me plot kėnaqėsi, moskokėēarje, por edhe plot sfida. Studiova me metodė e sistem Shkencat Ekonomike, qė deri nė atė moment i kisha studiuar vetė. U ktheva nė Shqipėri nė gusht 1995.
Njė nga shpifjet e lapangjozėve qė vazhdon e qarkullon edhe sot e kėsaj dite, ėshtė ajo qė jam arratisur me skaf a gomone nga frika e arrestimit. Hetimi i ēėshtjes qė njihet me termin “druri i arrės” pėrmes sė cilės u akuzuan tre ish-ministra, unė, Genc Ruli dhe Rexhep Uka, u hap pas referendumit tė nėntorit 1994 dhe u mbyll nė mars 1995 pas rrėzimit tė kėrkesės pėr heqjen e imunitetit tė deputetėve Ruli dhe Uka, kundra sė cilės votuan shumica e demokratėve dhe socialistėve bashkė. Vetė kėto data rrėzojnė shpifjen e arratisjes, ndėrsa lidhur me ēėshtjen ajo u komentua nga vėzhguesit mė objektivė tė kohės si njė proces politik dhe jo si njė proces gjyqėsor.
Me kthimin nė Shqipėri, ndėrsa fillova aktivitete studimore dhe konsulencė, rivendosa kontaktet politike, tashmė me segmentet e politikės nė opozitė me qeverisjen demokratike. Veprimtaria ime politike u rrit pas zgjedhjeve tė dėshtuara tė majit 1996 dhe veēanėrisht gjatė krizės sė piramidave dhe kolapsit tė shtetit nė mars 1997. Qėndrimi im politik ka qenė nė opozitė me ekstremizmin demokratik qė vazhdoi deri nga fundi i vitit 2001 dhe kam bashkėpunuar me qeveritė socialiste pėr kryerjen e reformave tė asaj kohe, veēanėrisht ato qė lidheshin me forcimin e shtetit. Nga fillimi i vitit 2002 politika shqiptare filloi normalizimin dhe unė fillova gradualisht tė inkurajoj e mbėshtes konstruktivizmin opozitar, derisa nė janar 2004 dhashė dorėheqjen edhe nga kėshilltar i jashtėm i kryeministrit Nano dhe fillova mbėshtetjen e plotė tė demokratėve pėr njė rrotacion tė shėndetshėm pushteti, qė ndodhi nė 2005.
Gjatė 2005-2009 unė kam pasur shumė pak aktivitet mediatik. Angazhimet e mia ishin thelbėsisht tė lidhura me reformat. Pranė zgjedhjeve 2009 komentova disa herė sondazhet, kryesisht ato tė Zogby tė porositura nga Top Channel. Nė komentet e mia tė atyre kohėve kam qenė mjaft analitik dhe shumė pak preferencial. Qeverisja kishte kryer disa detyra tė mėdha, opozita sillej konstruktivisht. Politika mė se normale ishte e shėndetshme pėr vendin. Ndėrkaq, teoria e politikės sė vjetėr e tė re, programi inekzistent socialist dhe konflikti me LSI do tė ishin objekti i analizės sime por, tek e fundit, kėto nuk ishin kritika ndaj PS, tė paktėn sipas meje, por thjesht analiza e fakteve qė mė ēonin nė pėrfundimin se shanset pėr fitore i buzėqeshnin aleancės sė gjerė tė demokratėve, siē edhe ndodhi.
Pėrfshirja ime nė debatin politik pėrmes studiove televizive dhe shkrimeve nė shtypin e pėrditshėm erdhi e u rrit nė proporcion me ekstremizmin e politikės pas zgjedhjeve 2009. Ne njė nga shkrimet e para tė miat nė gazetėn “Shqip”, nė nėntor 2009, me titullin “Paqja pa luftė apo lufta pėr paqe”, analizova zhvillimet nga kėndvėshtrimi i njė pale tė tretė, asaj qė unė shpesh e pėrkufizoj si tė kėtillė qė “nuk ushqen dashuri dhe/ose urrejtje” pėr njė nga palėt politike nė fjalė. E vetmja zgjidhje qė pėrkonte me interesin e palės sė tretė dhe atė publik njėkohėsisht ishte angazhimi i Gjykatės Kushtetuese nė shqyrtimin e kushtetutshmėrisė sė hetimit parlamentar, pozicion ky qė u adoptua nga demokratėt vetėm pas disa muajsh, por qė nuk u pranua asnjėherė nga socialistėt. Njė pozicion tė kėtillė kėndvėshtrimi tė analizave tė mia nga njė palė e tretė jam pėrpjekur ta mbaj nė ēėshtjet kryesore tė diskutuara nė kėto 3 vite konfliktuale politike.
Unė i kam bėrė vetė zgjedhjet e mia edhe nė kėto tri vite tė ashpra, duke i qėndruar koherent vetvetes nė kėto 20 vite. Sa pėr ilustrim, ndėrsa kam qenė kritik pėr ekstremizmin demokratik nė vitet 1998-2001, kur demokratėt kishin mijėra arsye tė pretendonin dhunė mbi opozitėn dhe manipulime tė zgjedhjeve, s’kish se si tė mos isha kundra ekstremizmit opozitar socialist pas zgjedhjeve 2009, ndėrkohė qė socialistėt s’kishin asnjė fakt mbi manipulimin e zgjedhjeve e nxorėn teorinė e pakuptimtė e lehtėsisht te rrėzueshme tė vjedhjes sė tė paktėn 75 mijė votave nga njė ushtri e padukshme demokratėsh manipulatorė.
Unė kam qenė kritik ndaj sulmit tė dhunshėm tė demokratėve mė 14 shtator 1998, qė erdhi pas vrasjes sė deputetit Hajdari, hero i lėvizjeve demokratike dhe lider i PD e po kėshtu kam qenė kritik edhe pėr largimin e kryeministrit Nano dhe dorėzimin e shtetit nė duart e dhunės. Ndaj, s’kish se si tė mos isha kritik, nė fakt duhej dhe isha proporcionalisht edhe mė shumė kritik me demonstratėn e organizuar qėllimshėm tė ishte e dhunshme mė 21 janar 2011 tė socialistėve dhe s’kish si tė mos vlerėsoja qėndresėn e strukturave nė mbrojtje tė institucioneve e tė Kryeministrit nė detyrė e nė godinė. Kam thėnė e kam shkruar se demokratėt u gjakosėn, pa sulmuan Kryeministrinė nė 14 shtator 1998. Socialistėt sulmuan, pa u gjakosėn mė 21 janar 2011. Mua mė duket gjithashtu se ka njė ndryshim tė madh nė lidhjen shkak-pasojė, ndaj jo vetėm kam ruajtur koherencėn nė qėndrimin kritik ndaj atij qė kryen ekstremizėm, por kam qenė edhe proporcional nė kritiken time bazuar nė lidhjen shkak-pasojė. Hetimet i takojnė sistemit tė Drejtėsisė, analizės politike i takon tė analizojė faktet dhe tė nxjerrė konkluzionet duke i qėndruar besnik vetvetes ndėr vite dhe jo duke e dredhur sipas rastit. Pėr tė njėjtat ngjarje e fenomene duhet pėrdorur njė peshė e njė metėr, pavarėsisht distancės nė kohė.
Edhe lidhur me ēėshtjen e votave nė kutinė e gabuar, qė nė rastin mė tė parė kam arritur nė pėrfundimin se ēėshtja e vetme qė ia vlente tė shqyrtohej ishte ajo e vlefshmėrisė sė votės sė hedhur nė kutinė tjetėr. Pėrgjigjen pėr kėtė e japin mė sė miri parimet dhe angazhimet tona ndaj OSBE/ODHIR, ndryshe tė njohura si standardet zgjedhore. Vota nė kutinė tjetėr, vetėm dhe vetėm pėr kėtė shkak, s’ka se si tė mos jetė e vlefshme. Pėr rrjedhojė, ēdo pretendim lidhur me procedurėn ishte i pakuptimtė pasi, nėse biem dakord pėr parimin e vlefshmėrisė sė votės, si me njėrėn procedurė ashtu edhe me tjetrėn do tė arrinim nė tė njėjtin pėrfundim nė favor tė Lulzim Bashės. Po aq bajate nė historinė e zgjedhjeve tė 8 majit 2011 ishte edhe ajo e manipulimit tė rreth 10 mijė votave natėn nė Tiranė e me tė njėjtin mekanizėm si ato 75 mijė votat nė 2009 nė gjithė Shqipėrinė, siē shkruante Edi Rama nė “Kurban” disa muaj mė vonė, ndėrkohė qė mė 9 maj, duke parė kutitė e para projektonte njė avantazh prej rreth 10 mijė votash dhe e quante tė pathyeshme ushtrinė e komisionerėve socialistė.
Qėndrimet e mia kanė rėnė ndesh me pozicionet ekstreme tė opozitės socialiste sot, e asaj ekstreme demokrate vite mė parė. Asnjėherė nuk kam ngurruar tė mbėshtes qėndrimet konstruktive qofshin opozitare, apo maxhoritare. Nė njė hark kohor mė tė gjerė kam kaluar nga qeveria nė opozitė dhe anasjelltas e disa herė sipas bindjeve tė mia. Gjithnjė kundėr ekstremizmit.
Pozicionet e mia nė raport me politikėn nuk kanė pasur lidhje me asnjė interes financiar. Kur mbėshteta dhe inkurajova konstruktivizmin opozitar demokratik qė nga viti 2002, kjo s’kish si tė pėrputhej me interesat e mi ekonomikė e financiarė, aq mė shumė kur lashė pozicionin e kėshilltarit tė kryeministrit qė nė janar 2004 dhe i dedikova mjaft kohė e mbėshtetje rrotacionit politik. Se ē’interes financiar do tė kisha me kėtė lėvizje, veē lapangjozėt mund ta marrin me mend.
Pozicioni im i katėr viteve tė fundit ėshtė argumentuar nga disa lapangjozė tė radhės me akuzėn se kam marrė si kundėrshpėrblim miliona euro projekte nga ky regjim fashist e i korruptuar. E vėrteta ėshtė krejtėsisht e kundėrta. Tė ardhurat vjetore tė Institutit tė Studimeve Bashkėkohore (ISB) arritėn pikun nė vitin 2007, si rezultat i kombinimit tė disa projekteve tė fituara shumica para se demokratėt tė vinin nė pushtet, e qė nga viti 2008 e deri nė fund tė 2011, tė ardhurat vjetore kanė rėnė nė pikiatė dhe janė sot disa herė mė tė ulėta se 5 vite mė parė. Edhe aktiviteti i Tirana Business University, nė vitin e dytė tė tij akademik ėshtė ende nė fazėn e investimit dhe pra tė ardhurat janė mė tė ulėta se shpenzimet operative dhe kapitale, ndonėse nė vitin e dytė shkalla e humbjeve ėshtė zvogėluar. E gjithė akuza lapangjoze e interesit financiar kundėr shėrbimeve ndaj regjimit ėshtė njė sajesė qė rrėzohet lehtė me shifra.
Njė tjetėr akuzė e lapangjozėve ėshtė ajo qė shėrbimet e mia ndaj regjimit fashist tė Berishės, i mbajtur me patericėn e Metės, janė bėrė pėr arsye tė dėshirės sime pėr karrierė politike. E vėrteta ėshtė krejtėsisht e kundėrta. Nė kėto vitet e fundit tė aktivitetit mė intensiv mediatik, unė kam dhėnė dorėheqjen edhe nga ato dy angazhime tė pjesshme shtetėrore qė kisha para disa vitesh, njėri nė Kėshillin Mbikėqyrės tė KESH e tjetri nė Kėshillin e Administrimit tė UT. Edhe njė tjetėr fakt ilustrues: ndėrsa isha anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bursės sė Tiranės, nga 2002-shi me t’u emėruar nė Kėshillin Mbikėqyrės tė KESH, dhashė dorėheqjen nga ai i Bursės, ndonėse edhe vendimi tepėr kufizues i qeverisė Berisha lejonte pjesėmarrjen deri nė dy borde. Po kėshtu i jam pėrgjigjur negativisht ftesave serioze tė Sali Berishės nė gjithė kėto vite pėr pozicione tė ndryshme shtetėrore. I vetmi pranim, nė instancė tė fundit, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara papritmas, e si shprehje e ndjenjės sė detyrės ndaj shtetit, aq mė shumė nė kurriz tė projekteve e jetės sime private, ishte kandidimi pėr Presidentin e Republikės, kandidim nga i cili u tėrhoqa sapo konstatova se rrethanat binin ndesh me parimet e mia e veēanėrisht atė tė shmangies sė konfliktit nė aparencė tė interesit.
Shkurt, kushdo mund tė mė ketė aleat, pa kosto e kundėrshpėrblim. Mjafton tė na pėrputhen idetė. Por kujdes, mund tė mė kesh lehtėsisht kundėr, pa kosto e shpėrblim nga kundėrshtari, mjafton qė tė kemi ide tė kundėrta. Por gjithnjė jo me dogmatizėm, ekstremizėm a nihilizėm. Pa fyerje, sharje e shpifje gjithashtu. Vetėm analizė faktesh dhe ballafaqim konkluzionesh.
X. RISHFAQJA E SIGURIMIT TĖ SHTETIT PĖRMES LAPANGJOZĖVE
Si edhe akuzat e tjera tė lapangjozėve qė janė rrekur tė pėrdoren pėr tė shpjeguar pozicionet e mia politike e publike, edhe kjo e bashkėpunimit me Sigurimin e Shtetit ėshtė pėrdorur sistematikisht nga kundėrshtarėt e momentit, herė demokratė e herė socialistė. Nė kėto vitet e fundit kėtė akuzė nė pėrmbajtje e variante tė ndryshme e lexoj shpesh edhe nė komentet e lapangjozėve anonimė, qė komentojnė nė shkrimet e mia apo nė atė qė shkruhet pėr mua nė gazeta tė ndryshme. Sipas dy-tri anonimėve mjaft tė zellshėm, bashkėpunimi im me Sigurimin paska marrė mė qafė mjaft njerėz e unė paskam arritur tė spiunoj edhe njerėz mjaft tė afėrt, deri te bashkėshorti i motrės sime. Ndoshta shumė lexuesve mund t’u kenė rėnė nė sy kėto komente. Cilido qė ka dėshirė t’i lexojė, mjafton tė bėjė kėrkim me emrin Artan Hoxha nė faqet online tė gazetave e tė gjejė plot xhevahire tė kėtilla lapangjozėsh.
Unė nuk e kam bėrė ndonjėherė qejfin qeder pėr kėsi akuzash. Duke ditur tė vėrtetėn time, kėto nuk mė kanė ndikuar a diktuar asnjėherė tė marr vendimet e duhura e qė mė takojnė tėrėsisht mua dhe vetėm mua. Tė rrekesh tė vėrtetosh se zgjedhjet e mia politike nė kėto 22 vite qenkan bėrė nėn diktatin e dikujt qė ditkėsh njė sekret timin, ėshtė teoria mė idiote. E para, pėr ē’sekret bėhet fjalė nė kėtė vend, ku veē sekrete s’ka e ku kushdo qė ka dashur e kur i ka interesuar e ka pėrdorur akuzėn e bashkėpunimit tim me Sigurimin dhe e dyta, nėse ēdo krah politik e paskėrka ditur sekretin tim si shpjegohet qė kam lėvizur nga njėri tek tjetri nė kėrcėnimin e nxjerrjes a mosnxjerrjes sė sekretit? Rezultati do tė duhej tė ishte moslėvizja nėn kėrcėnimin e atij qė nuk duhej ta tradhtoja dhe lėvizja nėn kėrcėnimin e atij qė duhej t’i bashkohesha, ndėrsa tė dy e posedonin sekretin magjik nė fjalė. A merr pėrsipėr ndonjė lapangjoz ta zgjidhė kėtė paradoks? Ka vetėm njė pėrgjigje tė thjeshtė. Zgjedhjet e mia janė bėrė nė lirinė time te zgjedhjes. Kaq.
Tėrheqja nga kandidimi pėr postin e Presidentit tė Republikės u bė nga unė, por nė konsultim dhe nė mirėkuptim me liderėt e maxhorancės, pasi nuk ishte njė zgjedhje vetėm e imja. Nė mėngjesin e sė hėnės mua mė erdhėn shumė sinjale dhe tė dhėna qė, ndėr tė tjera, mė lanė tė kuptoj se historia lidhur me bashkėpunimin me Sigurimin nuk ishte aq pėr t’u neglizhuar. Te dhėnat e grumbulluara vetė dhe ato qė dolėn nga konsulta me liderėt e mazhorancės mė krijoi njė farė bindjeje se kishte diēka qė binte ndesh me besimin mbi tė vėrtetėn time. Diēka kishte ndodhur qė unė nuk e dija dhe nuk kisha vrarė mendjen ndonjėherė tė informohesha e tė verifikoja. Atė ditė kuptova thelbin e ēėshtjes. Mendja mė shkonte edhe tek manipulime tė mundshme tė dokumenteve, veēanėrisht nė periudhat e shthurjes sė shtetit. Ēėshtja m’u qartėsua nė ditėt nė vijim mes informacioneve nga njerėz tė ndryshėm dashamirės. Por atė tė hėnė, ndėr shkaqet bazė tė dorėheqjes ishte shmangia e konfliktit nė aparencė tė interesit, nėse si President do filloja tė merresha me sqarimin e tė kaluarės sime. Arsye bazė ishte edhe zhgėnjimi qė ndjeva mes qėndrimit zyrtar socialist dhe qindra mesazheve mbėshtetėse, shumė prej tė cilėve majtas, qė mė erdhėn gjatė natės sė tė dielės dhe mėngjesit tė sė hėnės.
Gjithsesi, le tė mbetemi tek akuza lapangjoze. Nė fund tė thuajse njė jave takimesh dhe informacioni nga disa drejtime, arrita tė krijoj tablonė e plotė tė anės tjetėr tė medaljes. Jo asaj tė sė vėrtetės sime, por asaj se ē’kish bėrė Sigurimi i Shtetit kundra vullnetit dhe pa dijeninė time. Kėtu mė rezultuan tri fakte dokumentare, ku dy pohojnė tė vėrtetėn time e njėri e mohon atė duke e vendosur Sigurimin e Shtetit nė kontradikte me vetveten.
Shkurt, drejt e nė thelb, sipas dokumenteve (kėtu pėr qėllim tė ruajtjes sė besueshmėrisė dhe integritetit tė burimeve, as nuk pohoj dhe as nuk mohoj autenticitetin e dokumenteve qė kam shqyrtuar, por besoj se disa nga lapangjozėt do ta kuptojnė menjėherė se unė kam parė po ato qė edhe ata kanė parė nė fotokopje), rezulton se Sigurimi i Shtetit mė ka tėrhequr (kupto rekrutuar) si bashkėpunėtor tė tij mė 21.9.1981 pas takimit me sigurimsin mė 18.9.1981; mė ka larguar si bashkėpunėtor me vendim tė arsyetuar tė kėtij organi tė datės 28.12.1982 dhe pasqyruar nė kartelė mė 5.1.1983 me motivacionin “e inaktivitetit dhe padobisė… pasi nuk ka dhėnė gjatė kėsaj kohe asnjė material pėr qėllimin qė u tėrhoq”.
E vėrteta ime pohohet nga motivi i largimit tim si bashkėpunėtor pas 15 muajsh, nė mes tė maturės, pėr inaktivitet tė plotė dhe asnjė material. Vetė Sigurimi i Shtetit ka hequr dorė nga ideja e tij fillestare se unė mund tė isha njė bashkėpunėtor i dobishėm pėr ta. Qėndrimi im plotėsisht refraktar, gjatė gjithė periudhės, vetė e me mbėshtetjen e plotė tė familjes, e bėri Sigurimin tė arrijė nė kėtė pėrfundim. Pėr lapangjozėt, ky fakt, qė me siguri e dinė, nuk ka rėndėsi.
Po ē’dreqin pati qė mė regjistroi si bashkėpunėtor? A mos iu duk PO ajo JO-ja e imja dhe e familjes sime, njė JO e qartė por e pakapshme dhe e pandėshkueshme, tė paktėn sipas nesh. Por, mungesa totale e aktivitetit dhe informacionit faktuar nga vetė Sigurimi, tregoi se JO-ja ishte zgjedhja konstante dhe definitive e imja dhe e familjes sime, gjė qė e dobėson hipotezėn e keqkuptimit fillestar pa e rrėzuar atė gjithsesi.
Apo ia donte plani i rekrutimeve qė shpesh bėheshin shumė e pėr lumė, siē kam dėgjuar tė thuhet?
Apo s’mund tė kthehej i dėshtuar nga takimi me njė kalama kur, sipas dokumenteve Sigurimi kishte rreth katėr muaj qė mė studionte para se tė ndėrmerrte kontaktin e parė mė 18 shtator 1981?
Apo mos mendoi se nėse do raportonte kundėrshtimin pėr bashkėpunim qė nė fillim, mund tė fillonin reprezaljet mbi mua dhe familjen dhe ai ndoshta nuk donte t’ia hynte e tė bėhej njė shkaktar i njohur i njė krimi tė kėtillė?
Unė nuk mund tė zgjedh asnjė nga variantet e mėsipėrme. Kėtė pėrgjigje mund ta japin vetėm ata qė kėshtu vendosėn, njėanshmėrisht, kundra vullnetit tim tė shprehur sa me fjalė e aq mė shumė me vepra.
Por, pasi u njoha me shėnimet dokumentare tė Sigurimit tė Shtetit, mė ka lindur njė tjetėr dyshim. A mos vallė kalvarin e mohimit tė sė drejtės sė studimit pėr shkollėn e lartė, edhe pse me rezultate tė shkėlqyera dhe dy herė kampion i matematikės, e kam peshqesh nga Sigurimi pasi mė vlerėsoi inaktiv, tė padobishėm dhe qė nuk u dhashė asnjė material. Biografia e familjes pėrballė rezultateve tė mia, qoftė edhe me standardet mė sektare tė kohės, nuk do tė ishte njė arsye e mjaftueshme.
Unė nuk kam fakte qė tė vėrtetoj kėtė dyshim pra, se ka qenė Sigurimi qė ka nxitur a diktuar mosdaljen e sė drejtės sė studimit, por qė nuk mė ka ndihmuar kjo duket qartazi pėr ēdo njeri me mend nė kokė, pėrveē lapangjozėve qė shkruajnė nė anonimitet, se motivimi im prej gjimnazisti pėr tė bashkėpunuar me Sigurimin e Shtetit ishte dėshira pėr tė mė ndihmuar tė mė jepnin tė drejtėn e studimit.
XI. SFIDA JURIDIKE PĖR AKSESIN NĖ DOKUMENTET E SIGURIMIT
Ndėrsa kėtu mbaron rrėfenja ime pėr publikun, ju njoftoj se kam filluar hapat juridikė pėr sigurimin e provave dhe rrėzimin formal si tė padrejtė tė kėtij regjistrimi. Sot kam bėrė kėrkesėn zyrtare pranė Shėrbimit Informativ Shtetėror pėr akses nė tė dhėnat e mia personale, deri aty ku nuk cenohet siguria kombėtare dhe interesi i palėve tė treta.
Ndėrkaq, po krijoj bindjen se njė rast i kėtillė nuk ėshtė i vetėm. Shumė shqiptarė mund tė kenė pėsuar diēka tė ngjashme. Nuk i kanė shėrbyer Sigurimit me asnjė material a informacion dhe janė regjistruar prej tij si bashkėpunėtore.
Unė arrita t’i lexoj dokumentet e njėanshme, tė shkruara nė padijen time e nė keqbesim nga Sigurimi i Shtetit. Tashmė, mė mbetet t’i dokumentoj ato, hap pas hapi e pa ndonjė nxitim.
Por sa tė tjerė janė qė nuk e kanė kėtė mundėsi?! Transparenca mbi dosjen nuk ėshtė vetėm pėr tė demaskuar maskarenjtė, por edhe pėr t’iu dhėnė shansin viktimave tė Sigurimit tė vėnė nė vend dinjitetin qė sot mund t’iu nėpėrkėmbet edhe nga kushedi se ēfarė lapangjozėsh.
Pėr kėtė u drejtohem autoriteteve shtetėrore, Kuvendit, qeverisė, opozitės, SHISH, Avokatit tė Popullit, Komisionerit pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale, Drejtorisė sė Informacionit tė Klasifikuar, organizatave nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut, medies dhe opinionit publik tė mbėshtesin tė drejtėn e aksesit nė tė dhėnat personale tė vetat nga ēdo individ e pėr aq sa nuk cenohet as siguria kombėtare dhe as interesi i personave tė tretė. Ky ėshtė minimumi i minimumit tė domosdoshėm.
XII. KUJTESĖ PĖR LAPANGJOZĖT
Sa pėr ju lapangjozėt, besoj se e keni kuptuar se unė di tė luaj edhe me armėt tuaja e ndonjėri nga ju do mė bjerė nė rrjetė nėse vazhdon avazin. Mjerė ti qė do biesh, se do heqėsh kusuret e tė tjerėve! Njė mė mjafton pėr tė gjithė.
*Shkrimi ėshtė publikuar edhe nė faqen e Artan Hoxhės nė Facebook, mė 20 qershor 2012. Titujt janė tė redaksisė. Titulli i autorit: UNĖ, SIGURIMI DHE LAPANGJOZĖT E DEMOKRACISĖ
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-06-2012 mė 17:39
Dosjet jane si puna e shpates e Damokleut, ne kuptimin me negativ te shprehjes ... eshte iniciuar nga regjimi i kaluar, dhe eshte transplantuar "ēuditurisht" edhe ne tranzicionin pas-komunist ... por:
Ajo qe desha te theksoja eshte se nuk eshte zgjedhja nga populli dhe jo nga politika e presidentit.
Presidentimund te jete nga palet vetem ahere kur politika nuk kerkon ta "palesoje" presidentin, ne daē te jete i zgjedhur drejtperdrejte, ne daē nga parlamenti.
Zgjedhja e drejtperdrejte e presidentit duhet bere vetem kur te njesohen funksionet e kryeministrit me ate te presidentit, ose presidenti te kete atributet si ai i Frances, fjala vjen.
Qe te kthehemi ne teme: sulmet metodike qe behen, veēanersiht nga salijevi, ndaj presidentit dhe prokurorit te pergjithshem jane per ti intimiduar dhe dominuar ata, mekanizem i cili ka punuar dhe funksionon ende me se miri per psikologjine e "auto-ljepurit" qe kemi aq te zhvilluar ne Shqiptaret e Shqiperise.
Kthehemi perseri tek dosjet - ato sherbejne si nje "topuz" ne duar te ekzekutivit per te intimiduar kundershtaret dhe ata/ato qe nuk i hapin udhe.
Jam dakort me ate qe edhe Nishani nuk do ti shpetoje "shigjetimit" - eshte vetem ēeshtje kohe dhe kur te jete me oportune/pragmatike per salijev, edver, etjer soj i tyre. ...
Nese do te shkruaje ndonje fjale me mend, do ta lija, por shkruan budalleqe. Ti akoma nuk ke marre vesh se cfare ndodhi ne Shqiperi me Artan Hoxhen, dhe si Edi Rama e Gramoz Ruci te kane terhequr ty e shume si ty (qe pretendoni se jeni mbeshtetes se Berishes) prej hunde. Dhe qe te mos ngelet merak, jo vetem qe nuk me lidh gje me Hoxhen, por as nuk e kam lexuar apo degjuar te shprehet shpesh.
Artan Hoxha ishte kandidatura e dyte e koalicinit qeverises, qe iu service opozites ne tryezen Berisha-Rama. Nese Rama do te kishte thene: "po, jam dakord, do ta votojme ne parlament.", sot Artan Hoxha do te ishte presidenti i zgjedhur i Shqiperise dhe do te ishte nje president konsensual, pasi te dyja palet e pranuan. Duke mos qene nje njeri politik, nga te gjitha kandidaturat e tjera per president, ai kishte shanset me te medha per te qene "president konsensual".
Rama e kompani, se bashku me mediat prane tyre, vune ne levizje thashethemnajen e "dosjes se Sigurimit" dhe duke e sulmuar ate direkt dhe indirekt ne media ne menyre personale. Ti e meseusi me lart, kujtoni se keto thashetheme i perhapi Berisha e PD, por nuk eshte e vertete. U perhapen nga selia roze me qellimin e vetem qe te mbanin larg kandidimit nje person jo-politik si Artan Hoxha. Presioni i tyre publik ia doli me sukses qe te beje qe Artan Hoxha te terhiqet.
Dhe po te kishe lexuar jeteshkrimin e tij, para se te degjoje thashethemet, do ta kuptoje qe Artan Hoxha nuk eshte vetem nje njeri me integritet e profesionist, por eshte nje nga njerezit me inteligjente qe ka Shqiperia.
Prandaj meso te respektosh dinjitetin dhe inteligjencen e njerezve, e mos u genje nga mashtrimet e fabrikuara mediatike. Lexoje jeteshkrimin qe ai vete ka hedhur me siper, qe te kuptosh se me ke ke te besh.
Albo
sa inat me vjen kur shkruan ato qe kam ne mendje.
djem si Artani i duhen Shqiperise.
Albo, aty ku te kam lene paske mbetur. Kaq vite pas dhe ende s'e paske kaluar klasen. Lexova c'ke shkruar me lart dhe duket qarte qe nxitimi per te mbrojtur qeverine me korruptive ne historine e Shqiperise, t'a eklipson aryen dhe te ben te tingellosh kontradiktor. Kujdes, se e ke emrin me te kuqe dhe je nga ato qe shkruajne firmen ne fund te postimit..
Ja vetem dy 'perla' qe shkruan ti:
Ashtu, ok, po te besojme, qe nuk e ke lexuar apo degjuar!..jo vetem qe nuk me lidh gje me Hoxhen, por as nuk e kam lexuar apo degjuar te shprehet shpesh.
(pastaj ti shkruan serisht)
Uee, c'thua more Albo?!Artan Hoxha nuk eshte vetem nje njeri me integritet e profesionist, por eshte nje nga njerezit me inteligjente qe ka Shqiperia.
Na habite, hmmm..
Ti sikur sapo the qe s'e njihje..
Ke te besh me nje ushtar te Berishes, i cili ka kaq vite qe s'mungon ne asnje studio televizive. Pozicionohet ne krahun e djathte, kollariset mire dhe kakaris e ciceron e pellet me ore e me ore duke mbrojtur Berishen, qeverine dhe klanin e tyre korruptiv. Eshte nje zar, nje militant, nje ushtar. Kaq eshte mjaftueshem per te kuptuar se ai 'NUK' mund te ishte president konsensual dhe mbi te gjitha, ai eshte nje njeri pa integritet e dinjitet (sic na e ke prezantuar me lart)..Lexoje jeteshkrimin qe ai vete ka hedhur me siper, qe te kuptosh se me ke ke te besh.
Eshte njelloj sikur Rama te ishte kryeminister e te propozojne Lorenc Vangjelin si president konsensual lol..
Nuk do merrem fare me te kaluaren e tij, as me akuzat per spiun, fuks, etj etj..
Keto qe te thashe mjaftojne e teprojne te kuptosh se kush eshte Artan Hoxha dhe pse kandidimi i tij ishte nje 'tallje' me inteligjencen e shqiptareve dhe nje 'perbuzje' e postit te larte te kryetarit te shtetit! Une e kuptoj qe te ka shkuar jeta me tregime e barcaleta te gjyshit e te moshuarve, por ka ardhur koha qe t'a nxjerresh vete koken te dritarja e te shohesh nese po bie shi apo ka dal dielli..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeuS : 21-06-2012 mė 18:26
tani duhet te japesh nje pergjigje bindese!
meqenese na ditke shume per artanet e hoxhajve, a s'na thua se pasi e moren kandidatin per president me makine te shoqeruar me makine policie ku perfundoi ki Artani ...??? ne Parlament nuk u pa edhe pse e prisnin deputete socialist te cilet momentin e fundit moren vendimin per te shkuar ne Parlament, nderkohe qe gazetaret e OraNews gjate transmetimit Live hodhen idene e surprizave nga ana e tyre .... pra nje vote pro per Artanin ..... ne parlament nuk u pa edhe pse e priste ambasadorja gjermane dhe Volfarti ... ne komision nuk u pa edhe pse u debatua per te ...
tani ti si thua ku shkoi Artani ate dite ne mengjes i shoqeruar nga policia ...???? nderkohe Balla tek top-qeni ate dite direkt thonte se ne baze te infove Meta ishte me Berishen ne Kryeministri ..... dhe Artani akoma sot pasi shkruan e shkruan pa fund pa thene asgje nuk thote se ku shkoi ate dite ne mengjes i shoqeruar me polici ....
Sala e kishte ditur qe ne 1993 problemin e artanit te hoxhajve, perse ai duhet te heshte tani me 2012 ....?? mos duhej te heshte se Meta me akordin qe beri nen tavoline me Ramen i ofroi te vetmen mundesi Sales per te zgjedhur presidentin dhe shpetuar mazhorancen ... ?!
topin e ke ti tani ....
.
"They will not control us, We will be victorious"
msus.. di gje ti me shum se ne qe dim cna thon gazetat.. bujrum fol..
ki eshte lezeti forumit se..nuku piesim shoket lart kur shkruajm..
e njeh ti kte artanin nga afer apo keshtu nga ekrani..?
per mua me i mire eshte nishani..se artani..
nuku nisen nga qo puna e ..a ish spiun a jo..
sepse kjo nuku ka qen zgjedhje e artanit..
aso kohe ishte biroja qe vendoste..
nga cehrja thjesht ..me duket me fisnik nishani se artani..
por dhe cehrja te genjen..
bamiri psh ne cehre ishte goxha..mirpo nuku duall gje..
megjithate cdo president shqiptar e ka nje gur prove..
eshte 21 janari..
pik..
do denohen rojet e shtetit shqiptar qe ruajten shtetin.. apo banditet agresore qe tentuan te shkaterrojn shtetin..
ki eshte bigprabllemi..
aty i dalloj un te gjithe..
,
Krijoni Kontakt