Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 131
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nese do te shkruaje ndonje fjale me mend, do ta lija, por shkruan budalleqe..........



    Natyrisht ky ishte kandidati i dyte i Metes qe kur u kthye nga hamerika per te kercenuar mazhorancen, por ja qe sja dolli dot.
    Sa per Artanin qe e kishte dosjen e ka pranuar edhe ai vete. Tani se ishte plot apo bosh ajo dosje kete le tja leme atyre qe e kane pare.
    Presidenti shkoi atje ku ishte nisur, nje figure e PD.
    Sa per mua qe jam apo s'jam demokrat, te garantoj se jam i tille qe ne 1946 e jo nga ato te fresketit si puna jote.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    nuku nisen nga qo puna e ..a ish spiun a jo..
    ky eshte pikeveshtrimi yt .... por kjo nuk do te thote se eshte mire dhe bukur te jesh presidont i kapur per punet e vjetra .... jo me kot Sala gjithe keto vite ka shtyre per ligjin e lustracionit ....


    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    por dhe cehrja te genjen..

    bamiri psh ne cehre ishte goxha..mirpo nuku duall gje..
    Olldashi dhe Jozefina dhe te tjere te PD prej disa kohesh kane denoncuar Bamirin per lojen e ndyre qe pate bere ne zgjedhjet lokale te marsit 2007 duke luajtur kundra PD .... kujtoj se ishte terhequr edhe nga kandidatura per kryebashkiak vetem minutat e fundit ... vetem nje naiv mund te besoje se Sala nuk dinte se kush ishte bamiri ....

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    do denohen rojet e shtetit shqiptar qe ruajten shtetin.. apo banditet agresore qe tentuan te shkaterrojn shtetin..

    ki eshte bigprabllemi..

    aty i dalloj un te gjithe..

    ,
    ti paske mbetur akoma tek historite me diversante ....


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Natyrisht ky ishte kandidati i dyte i Metes qe kur u kthye nga hamerika per te kercenuar mazhorancen, por ja qe sja dolli dot.
    Sa per Artanin qe e kishte dosjen e ka pranuar edhe ai vete. Tani se ishte plot apo bosh ajo dosje kete le tja leme atyre qe e kane pare.
    Presidenti shkoi atje ku ishte nisur, nje figure e PD.
    Sa per mua qe jam apo s'jam demokrat, te garantoj se jam i tille qe ne 1946 e jo nga ato te fresketit si puna jote.
    E bukura me ju eshte se as nuk dini e as nuk doni te mesoni. Sic e the edhe vete, e rendesishme per ty ishte qe nje njeri i PD te zgjidhej president. Kurse shqiptaret e thjeshte, qofshin keta gjyqtare ne Gjykaten Kushtetuese, apo nje nder ekonomistet me te mire qe ka Shqiperia ka dhene nje kontribut te madh ne perpilimin e politikave te shtetit shqiptar ne 10 vjetet e fundit, le te deklasohen e shkelen me kembe nga kreret e politikes. Keta njerez nuk meritojne as te votohen ne Kuvendin e Shqiperise nga deputetet e vendit.

    Ne nje vend demokratik, me nje klase politike te qyteteruar, opozita nese nuk eshte dakord me nje kandidature, shkon ne Kuvend dhe voton kunder kandidatures. Por te pakten denjon qe te respektoje lirine dhe dinjitetin e kandidatit, duke e votuar ne Parlament, pavaresisht se vota mund te ishte kunder. Opozita shqiptare nuk beri kete gje, por Zaganjorin e quajti "noter te Berishes" kurse Hoxhen e quajti "spiun te Sigurimit te Shtetit". Te njejtin person qe ne 2004 ishte keshilltar i qeverise shqiptare kryesuar nga vete socialistet.

    Sot eshte Artan Hoxha qe i behet shantazh i tille i hapur nga politika, neser do te jesh ti e nje pjesetar i familjes tende. Mbase ne ato pozita, ti do te kuptoje se sa i gabuar eshte qendrimi qe mban sot. Mesazhi qe opozita shqiptare i dha gjithe inteligjences shqiptare me ate qendrim e sjellje ndaj Artan Hoxhes eshte: po guxuat qe te pranoni nje post e te jepni kontributin tuaj ne jeten politike te vendit, ne do t'iu bejme atentat per vrasje te karakterit ne opinionin publik!

    Albo

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    3 muj qe je regjistru dhe i njihke te gjithe ne pellembe te dores.
    po jo mer dreq ta thash per sport me shum .ti je i majt ne mendime por me xhep te djathte.ene mos me boj te qutin se para tre muajsh me more per noj bukuroshe me bombel oksigjeni ne xhakuzh .ene un se kam lidh ne shtyll te telefonit kabllin e internetit fri.per ty nuk e di?ik er dreq se bej shaka .je grup..

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    E bukura me ju eshte se as nuk dini e as nuk doni te mesoni. Sic e the edhe vete, e rendesishme per ty ishte qe nje njeri i PD te zgjidhej president. Kurse shqiptaret e thjeshte, qofshin keta gjyqtare ne Gjykaten Kushtetuese, apo nje nder ekonomistet me te mire qe ka Shqiperia ka dhene nje kontribut te madh ne perpilimin e politikave te shtetit shqiptar ne 10 vjetet e fundit, le te deklasohen e shkelen me kembe nga kreret e politikes.


    Ore, po ti qenke fare mer zoteri!
    Po per mua eshte me se (fare) normale qe presidenti te ishte i PD, une votues i rregullt i PD me mazhorance zgjedh president ate qe dua une, e jo ate qe deshiron ndonje ambasador i jashtem.OK?
    Sa per Artan Sigurimsin (e ka pranuar vete qe ka pasur dosje) qe na paska bere reformat me institutin qe ai "drejton" (edhe se e tha Doktori) mendoj, qe nje njeri qe ka studiuar gjeologji-miniera ne sistemin e Dulles, nuk ka asgje per te dhene ne fusha qe nuk i perkasin pervec asaj qe ka studiuar, gjeologji dhe miniera. E jo me kot pat frekuentuar nje kurs managmenti ne shkollen e kompanise energjitike te Italise ENI ne vitin 95 e me pas fillimit te hetimit ndaj tij nga prokuroria e kohes per tregti te paligjshme u largua nga Shqiperia (nga frika e arrestimit) e per tu kthyer ne 1997 pas luftes me arme te komunisteve te kuq.
    Ky ishte Atan Hoxha Sigurims i kamufluar si demokrat.
    Se cfare thote ajo plehre opozite nuk me intereson fare, fare.



    Artan Hoxha, KANDIDATI i mazhorancės pėr president

    Tema
    10 Qershor, 2012

    Artan Hoxha ėshtė kandidati i mazhorancės pėr president. Pavarėsisht takimit mes opozitės dhe pozitės, nuk ėshtė rėnė dakord pėr njė kandidat konsensual dhe pėr kėtė arsye, mazhoranca ka zgjedhur e vetme kandidatin pėr president. Hoxha do tė votohet nesėr nė Kuvend dhe me shumė gjasa do tė jetė presidenti i Shqipėrisė.


    Kush ėshtė Artan Hoxha
    Artan Hoxha ka mbaruar studimet nė Fakultetin Gjeologji- Miniera nė vitin 1989, me rezultate tė shkėlqyera. Ka punuar pėr dy vite nė ndėrmarrjen shpim kėrkim gazit nė ultėsirėn e bregdetit dhe nė vitin 1991 drejtoi Partinė Demokratike nė Durrės. Pas fitores sė zgjedhjeve mė 22 mars 1992, ai u bė Ministėr i Tregtisė me Jashtė, duke u bėrė dhe ministri mė i ri nė historinė e Shqipėrisė.

    Hoxha u konfliktua shpejt me Berishėn dhe nė fund tė vitit 1993 u detyrua tė dorėhiqet. Nė korrik tė vitit 1994 ai shkoi nė Milano ku mbaroi studimet pasuniversitare si ekonomist pėr energjinė e mjedisit, dhe u kthye prej andej nė vitin 1995. Berisha nxiti njė hetim ndaj tij qė nisi nė dhjetor tė vitit 1994, pas humbjes sė referendumit pėr Kushtetutėn. Hoxha shikohej nė atė kohė si njeri i afėrt me Ministrin e Financave, Genc Ruli, ndaj tė cilit po ashtu u tentua tė nisej njė proces penal, por u bllokua nga Kuvendi, i cili nuk i hoqi imunitetin.

    Pas daljes nga qeveria dhe nisjes sė hetimeve, Hoxha u largua nga Shqipėria dhe u rikthye pas vitit 1997. Sė bashku me Genc Rulin themeloi Institutin e Studimeve Bashkėkohore, njė OJQ e rėndėsishme nė fushėn e projekteve pėr mirėqeverisjen dhe zhvillimin e vendit.

    Ai ka punuar ngushtė me gjithė qeveritė shqiptare, pėrfshi atė tė Ilir Metės, Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos.
    Pas vitit 2004, Hoxha filloi tė riafrohet me PD dhe Berishėn. Ai u pėrfshi nė grupet e punės pėr hartimin e programit tė PD-sė falė dhe pėrvojės qė kishte pėr shkak tė bashkėpunimit me qeveritė socialiste.
    Pas vitit 2005 ai ka vazhduar tė drejtoj OJQ-nė e tij, e cila ka njė qarkullim tė madh pėr shkak tė projekteve tė shumta qė menaxhon nė bashkėpunim me qeverinė dhe institucionet partnere tė saj.
    Nė vitin 2010 ka krijuar dhe njė universitet privat, Tirana Business Universiety.

    Ėshtė i njohur pėr publikun shqiptar kohėt e fundit si njė pjesėmarrės aktiv nė debatet politike, i afishuar shumė fort pro PD-sė.

    Mėsohet se ai ėshtė propozuar qysh ditėn qė ėshtė rrėzuar Zaganjori prej Berishės dhe ka arritur tė bashkojė votat e shumicės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mike Oldfield : 23-06-2012 mė 10:58
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #126
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Hah...

    Drague, a nuk te duket e cuditshme qe ata qe "dijne" (Ose pretendojne se dijne) c'do sekret shteteror sillen si demokrate te kulluar, pa harruar faktin se keta "Sekrete" per ti marre vesh eshte dashur ta kesh babin sigurims ose te ti kete treguar dora vete Santa Gramoz Ruci. Nuk dua te akuzoj kend me kete po thjesht, mendoj se perpara se te akuzosh tjetrin per "Sigurims" duhet te mendohesh pakez per pyetjen "Ore se mos me kane hapur dhe mua nje dosje" ku i dihet, bota rrotull eshte thone.

    Qe te mos ndodhi kjo, duhet te votohet nje ore e me pare "Ligji i Lustracionit dhe dosjeve" se bashku me nje komision apostafat i cili merret me dosjet, ku te drejte per te shikuar dosjen do kete vete i interesuari dhe komisioni ne rast se i kerkohet nepermjet komisioneve parlamentare. (Keshtu per te shmangur gjakderdhjen)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 23-06-2012 mė 13:12
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Komandanti e ka partinė e tij, po PS ku ėshtė?




    Opinione Dielė, Qershor 24th, 2012

    AGIM NESHO

    Zgjedhjet e fundit pėr Presidentin e Republikės treguan qartė paqartėsinė dhe mungesėn e vizionit tė lidershipit tė Partisė Socialiste pėr zgjedhjen e njė prej institucioneve mė tė rėndėsishme tė vendit. Maxhoranca tregoi se di tė administrojė ēdo proces dhe ta fitojė atė nė njė lojė pushteti ku opozita ėshtė e paaftė dhe e papėrgatitur pėr tė ofruar alternativat e saj. E konceptuar si njė lojė politike force, opozita kėrkoi Presidentin konsensual pėr tė vendosur ato ekuilibra qė pėr tė ishin tė domosdoshme, nė kushtet dhe pretendimet e saj se ishte e margjinalizuar nė pushtetin politik dhe arritjen e balancave institucionale tė nevojshme pėr funksionimin e demokracisė nė Shqipėri. Mėnyra dhe veprimet e lidershipit tė opozitės nė procesin e zgjedhjes sė Presidentit treguan se qėllimet e saj ishin tė kundėrta me ato qė shpreheshin, d.m.th. komprometuan procesin pėr realizimin e qėllimit tė tij duke e kthyer nė njė retorikė pa vizion, ku mė e rėndėsishme ishte prezenca nė takime, sesa produkti pėr zgjedhjen e Presidentit konsensual. Pėr mė tepėr, u duk qartė qė lideri i opozitės dukej i kėnaqur qė Presidenti tė mos ishte konsensual e t’i pėrkiste maxhorancės, pėr tė justifikuar qėndrimin se pushtetet i ka tė gjitha pozita, dhe ky fenomen ėshtė i dėmshėm pėr demokracinė funksionale nė Shqipėri dhe nė tė ardhmen do tė sillte fitoren e opozitės; sjellje tipike e politikės sė vjetėr ballkanike.
    Gjatė procesit tė zgjedhjes sė Presidentit konsensual lidershipi i Partisė Socialiste u tregua i paaftė pėr disa arsye:
    Sė pari, shembi strategjinė pėr marrjen e pushtetit nė funksion tė taktikave tė momentit. Humbi taktikisht pėr paaftėsi dhe protagonizėm duke humbur moralin dhe tė qenit faktor nė zgjedhjen e Presidentit.
    Sė dyti, kėrkoi qė procesi tė tregojė forcėn e liderėve nė zgjedhjen e institucioneve, dhe jo vlerėn e institucioneve. Rasti “Zaganjori” e provoi kėtė mė sė miri.
    Sė treti, mungesa e kandidaturave tė opozitės nė njė proces qė mendohej se PS do tė kontribuonte nė zgjedhjen e njė pėrfaqėsuesi tė unitetit kombėtar, duke treguar seriozitet dhe pėrgjegjėsi pėr procesin.
    Opozita duhet ta analizojė kėtė rast jo vetėm si njė dėshtim tė radhės, por si njė rast qė tregon hapur se PS ka humbur peshėn e saj si njė opozitė konstruktive, si njė alternativė e pėrgatitur pėr marrjen e pushtetit dhe drejtuar vendin nė kushtet e njė krize globale. Ajo ėshtė transformuar nė njė parti klienteliste qė funksionon nė dobi tė pushtetit politik tė liderit dhe grupit klientelist tė tij.
    Kryetari i radhės i PS, z. Rama, erdhi nė pushtet nė njė moment kritik pėr Partinė Socialiste. Ai ishte kompromisi i pushtetit tė konsumuar tė socialistėve dhe interesave pragmatiste tė njė grupi tė lidershipit tė saj pėr t’i dhėnė pushtetin njė individi qė kishte ambicien dhe “mundėsitė” pėr tė mbajtur partinė. Partia Socialiste dhe z. Rama ishin dy pjesė qė vetėm kompromisi mund t’i bashkonte. Zotit Rama i duhej kali i betejės pėr tė arritur ambiciet e tij, ndėrsa PS priste njė lider pėr t’u kthyer nė pushtet. Nė marrjen e PS-sė, z. Rama u pėrpoq tė ndryshojė partinė nga njė parti tradicionale e moderuar, e ndryshuar gjatė viteve tė tranzicionit, nė njė parti pa formė dhe tė paaftė nga pikėpamja elektorale pėr marrjen e pushtetit. Ai hodhi idenė e liderit – misionar (eksperienca me misionarėt nuk ėshtė gjithmonė pozitive), qė kėrkonte pėrkrahjen “pėrtej sė majtės dhe sė djathtės”. Partia e tij tashmė s’do tė kishte asgjė socialiste dhe do t’i pėrbuzte socialistėt me mendimin se “nuk kanė kė tė votojnė tjetėr” dhe mundėsia e tyre e vetme ėshtė “tė respektojnė pa kushte komandantin e tyre” duke shfrytėzuar mentalitetin e ndarjes dhe besnikėrisė sė elektoratit tė majtė, tė mbetur pa alternativė.
    Ai e ktheu Partinė Socialiste nga njė parti qė mbronte programin e shtresave tė paprivilegjuara, qė luftonte pushtetin autoritar, mbronte tė drejtat e njeriut etj., nė njė parti nė shėrbim tė liderit tė saj dhe tė disa grupimeve qė nuk pėrfaqėsojnė votuesit e majtė. Pavarėsisht formės demokratike tė konsolidimit tė pushtetit tė tij nė parti, me zgjedhjet “njė anėtar, njė votė”, ajo shpejt u kthye nė njė parti ku zėri i forumeve partiake e deri te Kryesia e partisė u anashkaluan dhe u mbytėn. Autoriteti i vetėm vendimmarrės mbetej kryetari, i cili e siguronte pushtetin e tij nėpėrmjet rrjeteve klienteliste tė krijuara nė parti.
    Rrethi i parė ėshtė ai i investitorėve, ndėrtuesve dhe biznesit, tė cilėt janė tė lidhur me interesat financiare dhe influencojnė nė politikėbėrjen dhe vendimmarrjen e liderit.
    Rrethi i dytė ėshtė ai i liderėve tė rinj, pa formė dhe kontribute, tė cilėt do tė pėrbėnin “pėrkrahėsit pa kushte” qė lideri i kishte zgjedhur vetėm pėr t’i shėrbyer atij.
    Rrethi i tretė ėshtė ai i disa pėrfaqėsuesve tė Partisė Socialiste (tė trashėguar nga PPSH), tė cilėt gjatė gjithė kohės kishin qenė kundėrshtues tė reformimit tė PS dhe tani tė shantazhuar si pjesė e politikės sė “vjetėr” nė rast se do tė kundėrshtonin apo do tė mbeteshin jashtė liste po tė guxojnė tė flasin ose mendojnė ndryshe.
    Socialistėt shpresojnė mė kot tė shikojnė njė alternativė qeverisjeje tė tyre me z. Rama. Ėshtė z. Rama qė e pėrdor partinė e tyre pėr tė marrė, pėrdorur e mbajtur pushtet. Ai e ka transformuar Partinė Socialiste nė njė parti tė tij, ku ai vetė kėrkon tė mbetet simboli dhe personifikimi i saj. Ai e ruan kėtė pushtet duke pėrdorur “celulat mediatike” dhe predatorėt e vjetėr tė Sigurimit tė Shtetit pėr tė mbyllur zėrin dhe mendimet e lira alternative. Kjo lloj partie e ka tė vėshtirė e deri tė pamundur tė fitojė, por edhe nėse fiton nė njė rast ekstrem qė kundėrshtari humbet, ajo nuk do tė mund tė qeverisė pėr interesat e votuesve tė saj e tė shqiptarėve.
    Sot Partia Socialiste dhe personalitetet e saj tė shquara, qė kanė kontribute tė mėdha nė qeverisjen e vendit, nė procesin e integrimit euroatlantik, nė rindėrtimin e vendit ekonomikisht pas krizės sė piramidave, zbatimin e qindra programeve social-ekonomike, rrinė nė heshtje dhe shohin qė punonjėsit e artit flasin pėr ligjet dhe ekonominė, kur diplomacia rajonale bėhet me ndėrmjetėsinė e Kurbanit, ku forma zėvendėson pėrmbajtjen, vrulli rinor menēurinė dhe pėrvojėn institucionale. Kur PS erdhi nė pushtet nė vitin ’97, liderėt e saj nuk kishin ndjenjėn e inferioritetit tė ndanin pushtet me figurat mė tė shquara tė opozitės si Gjinushi, Ceka, Milo, Imami etj. Sot, edhe figurat e reja tepėr premtuese, intelektuale me integritet dhe formim tė gjerė si Malaj dhe Blushi, po mbeten nė hije, pa pėrmendur rolin qė duhet tė kenė nė parti figura tė spikatura si Meidani, Nano, Islami, Bufi, Dade, Leskaj, Ruka, Zeqo etj.
    Po ku janė pėrfaqėsuesit e Partisė Socialiste qė janė rritur me tė nė betejat e gjata tė luftės sė saj politike? Pėrveē disa figurave qė u shėrbejnė pa kushte gjithė kryetarėve pėr tė fituar privilegjet dhe tė mirat e pushtetit, ku janė figurat e menēura dhe plot pėrvojė qė sot nuk janė lejuar as tė marrin pjesė nė debatet televizive, por zėvendėsohen nga “master voice” tė radhės qė plotėsojnė imazhin e kryetarit?
    A janė kėto figura intelektuale tė pafuqishme tė ndryshojnė njė realitet qė do tė ēojė vazhdimisht nė humbjen e PS-sė nė ēdo betejė politike? A janė ata tė pafuqishėm ndaj pretendimit “tinėzar” se po tė jesh kundėr “komandantit” i shėrben z. Berisha? Simpatizantėt e PS gjithmonė kanė besuar nė kapacitetet e tyre, por ata duhet ta justifikojnė qė e kanė merituar besimin e tyre, tė militantėve tė Partisė, tė atyre qė pretendojnė tė qeverisen mė mirė. Demokracia nuk ėshtė vetėm lojė pushteti, por, mbi tė gjitha, ėshtė pėrgjegjėsi ndaj atyre qė tė besojnė votėn. Edhe nėse humbim personalisht duke luftuar pėr diēka tė drejtė, do tė jetė Shqipėria ajo qė do tė fitojė.

    panorama

    .

  8. #128
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet nė Bllog
    22
    Ore, po ti qenke fare mer zoteri!
    Po per mua eshte me se (fare) normale qe presidenti te ishte i PD, une votues i rregullt i PD me mazhorance zgjedh president ate qe dua une, e jo ate qe deshiron ndonje ambasador i jashtem.OK?
    Sa per Artan Sigurimsin (e ka pranuar vete qe ka pasur dosje) qe na paska bere reformat me institutin qe ai "drejton" (edhe se e tha Doktori) mendoj, qe nje njeri qe ka studiuar gjeologji-miniera ne sistemin e Dulles, nuk ka asgje per te dhene ne fusha qe nuk i perkasin pervec asaj qe ka studiuar, gjeologji dhe miniera. E jo me kot pat frekuentuar nje kurs managmenti ne shkollen e kompanise energjitike te Italise ENI ne vitin 95 e me pas fillimit te hetimit ndaj tij nga prokuroria e kohes per tregti te paligjshme u largua nga Shqiperia (nga frika e arrestimit) e per tu kthyer ne 1997 pas luftes me arme te komunisteve te kuq.
    Ky ishte Atan Hoxha Sigurims i kamufluar si demokrat.
    Se cfare thote ajo plehre opozite nuk me intereson fare, fare.
    Presidenti nuk eshte as i PD e as i PS, eshte figure qe duhet te qendroje mbi partite politike, dhe qe te behet president i vendit, duhet te heqi dore nga te gjitha anetaresite partiake e nga te gjitha pozitat e tjera qe mund te kete. Presidenti eshte kreu i shtetit shqiptar dhe kreu i sistemit te drejtesise ne vend.

    PD si parti ne pushtet mund te kandidoje nga rradhet e saj, por kjo nuk do te thote qe shqiptaret e tjere qe nuk jane anetare te PD nuk kane te drejte kandidimi per president. Nese PD dhe PS nuk mendonin se Artan Hoxha nuk ishte personi i pershtatshem, le te votonin kunder kandidatures se tij ne Kuvend. Ne kete menyre, respektohej dinjiteti i kandidatit dhe dinjiteti i institucionit te Kuvendit te Shqiperise. Jo vetem qe nuk u denjua qe te votohej per dy kandidatet, por edhe u sulmuan ne menyre personale nga te gjitha palet.

    Sa per shpifjet e tjera ndaj Artan Hoxhes, te kujtoj se sot Berisha ka nje minister mbrojtjeje si Arben Imami qe ishte "gjeneral" ne 1997 ne shkaterrimin e shtetit shqiptar. Mekate shume here me te medha se sa ato "mekatet" qe ti e shume si puna tende ne goje i zini sot ne goje Hoxhes.

    Dhe qe nje president "te jete i PD-se" nuk garanton qe do te jete nje president i suksesshem ne detyre. Kryetar i grupit parlamentar te PD ishte edhe Bamir Topi ne 2007, por nuk besoj se ti si militant i PD-se je shume i kenaqur me te sot.

    Albo

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sa per shpifjet e tjera ndaj Artan Hoxhes, te kujtoj se sot Berisha ka nje minister mbrojtjeje si Arben Imami qe ishte "gjeneral" ne 1997 ne shkaterrimin e shtetit shqiptar. Mekate shume here me te medha se sa ato "mekatet" qe ti e shume si puna tende ne goje i zini sot ne goje Hoxhes.
    Artan Sigurims Hoxha ka shkruar qe ai ka pasur dosje ne Sigurimin e shtetit dhe kjo nuk eshte shpikja ime.Sa per Imamin jam shume dakord me ty, besoj se duhet te kerkosh info te "sponsori" i rruges se elbasanit pse eshte ne qeveri?!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Ket Artan Sigurimsin si shume jone duke vazhdu tu e nxjerre neper TV, me sa duket do te kene akoma ndonje projekt ata "sponsorat". Duke qene se nuk e bon dot president mund ta bojn kryetar KQZ-je. Po si thote Doktori, jane te pa shprese.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •