Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 131
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2009
    Postime
    176

    Artan Hoxha president Shqiperise

    Ligjet miratojnė raportin, 40 firma pro Artan Hoxhės

    TIRANĖ- Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetėm me votat e maxhorancės kandidaturėn e Artan Hoxhės pėr Presidentin e ri tė vendit.

    Para mbledhjes, deputetet kanė mbledhur firmat pėr emrin e Hoxhės, njė listė me 40 emra, kryesuar nga Astrit Patozi. Ne liste mungojne emrat e kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli.

    Mes firmetareve janė renditur emrat e pėrfaqėsuesve tė lartė tė koalicionit, Meta, Tavo, Idrizi, Barka, emrat e dy ministrave te lakuar si kandidatura te maxhorances per president, Imami e Nishani. Firma pėrvec pėrfaqėsuesve tė koalicionit kanė dhėnė dhe deputetėt, Gert Bogdani, Ndue Paluca, Igli Cara, Aldo Bumci, Ridvan Bode.

    Ne fjalen e tij para deputeteve demokrati Viktor Gumi duke lexuar raportin e mazhorancės, vlerėsoi figurėn e Artan Hoxhės duke e cilėsuar si njė ndėr ekspertėt mė tė mirė tė administratės publike. Sipas tij, Hoxha plotėson kriteret juridike, tė pėrcaktuara nė Kushtetutė pėr President.

    Firmat e hedhura me shkrim dore shoqėrojnė raportin qė Komisioni i Ligjeve i ka dorėzuar Kuvendit tė Shqipėrisė pak kohė para nisjes sė seancės sė sotme nė tė cilėn votohet Hoxha si kreu i ri i shtetit.

    40 emrat qe firmosen

    1. Astrit Patozi
    2. Fatmir Mediu
    3. Dashamir Tahiri
    4. Ilir Meta
    5. Vangjel Tavo
    6. Shpetim Idrizi
    7. Albana Vokshi
    8. Kosta Barka
    9. Sokol Olldashi
    10. Ndue Paluca
    11. Edi Paloka
    12. Gerd Bogdani
    13. Fatos Hoxha
    14. Luan Skuqi
    15. Ridvan Bode
    16. Genc Ruli
    17. Edmond Spaho
    18. Igli Cara
    19. Aldo Bumci
    20. Majlinda Bregu
    21. Mesila Doda
    22. Fatbardh Kadilli
    23. Lajla Pernaska
    24. Besnik Dushaj
    25. Lefter Maliqi
    26. Arben imami
    27. Adriana Gjonaj
    28. Tritan Shehu
    29. Myqerem Tafaj
    30. Gjergji Papa
    31. Lediana Aliolli
    32. Spiro Ksera
    33. Ramiz Cobaj
    34. Bujar Nishani
    35. Vasillaq Ngresi
    36. Ilir Bano
    37. Osman Metalla
    38. Ismail Hoxha
    39. Rrajmond Hoxhaj
    40. Rrahim Ēota

    Panorama






    Sipas te gjitha gjasave analisti Artan Hoxha neser do te zgjidhet president i Shqiperise.

    Urime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-06-2012 mė 13:56

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    hallall i takon se ka gjithe kete kohe qe ben papagallin e qeverise

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e besoj se benet qo pune.
    edvini nuku i jep vote artanit.


    artani e ka denuar masakren edruce te 21 janarit.
    pra nuku ka shance artani.

    por si djal ai e meriton ta ven president sepse eshte inteligjent.
    do gezohem ne se arrihet kjo qe artani durrsako-dibrani te behet president..



    ---
    ja cthot pano rama

    -

    S’ka konsensus, Artan Hoxha kandidati i maxhorances



    Share5
    1

    Lajmi i Fundite Dielė, Qershor 10th, 2012

    TIRANE- Kryeministri Sali Berisha vleresoi maksimalisht figuren e zotit Artan Hoxha, duke vleresuar kontributin e tij ne tere kompleksitetin e reformave gjate dekades se fundit.

    “Ka nje dhunti te cmuar ne publicitike. Eshte padiskutim nje nga opionistet me te kuotuar ne fushen e opinionisteve.”- tha Berisha.

    Maxhoranca beri nje perpjekje te madhe qe te afrohej perseri me opoziten, tha kryeministri, duke shtuar se maxhoranca perzgjodhi kandidatura te njohura per reputacionin e tyre ne fushat perkatese.

    “Megjithe shkembimin e hapur te mendimeve nuk u arrit ne nje konsensus. Nderkohe mazhoranca vendosi qe neser te paraqese per votim nje personalitet te shquar te shoqerise civile dhe publicistikes shqiptare, Artan Hoxha.”- tha Berisha.

    Ilir Meta

    Kandidati zyrtar maxhorances per President eshte analisti i njohur Artan Hoxha.Emri i tij u zyrtarizua nga kreu i LSI-se Ilir Meta menjehere pas takimit me kryetarin socialist,Edi Rama.

    “Ajo qe eshte e rendesishme tashme kur pritet te filloje dita e re eshte se neser maxhoranca do te zyrtarizoje kandidatin per president, zotin Artan Hoxha qe eshte nje emer shume i njohur. President i Institutit te Studimeve Bashkohore, me nje karriere komplekse dhe te pasur, me nje karriere administrative, me nje angazhim te shquar edhe si ekspert ne fushen e reformave ekonomike edhe te reformave integruese. Eshte nje emer teper publik.”- tha Meta.

    Kreu i LSI-se shprehu bindjen se neser zoti Artan Hoxha do te jete President i Republikes se Shqiperise

    Edi Rama

    Ka perfunduar pa konsensus takimi rreth 3 oresh i kreut te opozites,Edi Rama me kryeministrin Sali Berisha, ku merrnin pjese edhe kreu i LSI-se,Ilir Meta dhe kryetari customer PDIU-se, Shpetim Idrizi.

    “Beme nje perpjekje te gjate, intensive per ti dhene Shqiperise dhe shqiptareve nje president konsensual, dhe per ti dhene familjes europiane nje sinjal pozitiv. Fatkeqesisht nuk gjetem ate mirekuptim dhe vullnet qe sipas meje, duhet te shprehte qeveria shqiptare e cila besoj e kupton fare mire se moszgjedhja e nje presidneti konsensual eshte nje sinjal negative per BE-ne, dhe eshte nje zhvillim qe nuk thote gjera te mira per ntegrimin.”- tha Rama.

    Presidenti, nis takimi Rama-Berisha-Meta e Idrizi

    Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitės Edi Rama po zhvillojne nje takim ne ambjentet e Kryesisė sė Kuvendit.

    Pėrpjekja e dytė pėr njė President konsensual mes Ramės dhe Berishės vjen njė javė pas takimit tė parė, i cili ishte pa rezultat. Nga ai takim, ku Berisha nuk u tėrhoq nga kandidati i maxhorancės, Zaganjori dhe opozita nuk propozoi asnjė emėr pėrballė tij, Parlamenti konsumoi dy raunde pa asnjė kandidat.

    Formati i takimit tė sotėm, ndryshe nga ai i takimit tė parė do tė ketė dhe Ilir Metėn dhe kreun e PDIU-sem Shpetim Idrizi si pjesė tė tryezės, ndėrsa Rama do tė shoqėrohet nga Gramoz Ruēi dhe Berisha nga Astrit Patozi. Sot ėshtė takimi qė ndoshta do tė pėrcaktojė nėse Presidenti do tė zgjidhet me mė shumė se 84 vota, apo me 71 vota.

    Mesohet se ne diskutim eshte emri i ministrit te Mbrojtjes Arben Imami, i ministrit te Brendshem Bujar Nishani, emri i keshilltarit te kryeministrit per ekonomine Petraq Mile dhe analisti Artan Hoxha.

    Nė pėrpjekjen e dytė mes Ramės dhe Berishės do tė shohim nėse takimi i sė dielės mbrėma do tė nxjerrė njė produkt konkret dhe tė pranuar nga palėt, jashtė bisedave teorike rreth modaliteteve dhe procedurave.

    -

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    nuk e di si behen votimi i fshehte apo si rregullat e byros ,partia vendos

    n q se do jete votim "tamam"i fshehte nuk ma do mendja se ky HOXHA(nuk na u ndan keta hoshat neve)do fitoje

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Votimi eshte elektronik i fshehte. Zip-Zap ... 2 minuta President! haha
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ca e ka ilir hoxhen ky?

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Kush ėshtė Artan Hoxha, ish-ministri i qeverisė “Meksi”?


    Kandidati i dytė zyrtar pėr President, 48-vjeēari Artan Hoxha, pritet qė tė hėnėn paradite tė kalojė pėr votim nė Kuvend. Ndryshe nga Xhezari Zaganjori atij nuk i duhen doemos 84 vota por i mjaftojnė 71 vota. Mazhoranca, duke qenė se edhe LSI ėshtė pro Artan Hoxhės, numėron momentalisht 73 vota, pra mjaftueshėm pėr ta zgjedhur Artan Hoxhėn nė kėtė raund tė katėrt dhe tė parafundit.

    Nė kėtė mėnyrė, me emrin e Artan Hoxhės del jashtė loje ish-kryeministri Fatos Nano i cili ka paralajmėruar se nėse nuk kandidohet nga Edi Rama do tė rihyjė nė politikė duke e luftuar kreun aktual socialist.

    Por kush ėshtė Artan Hoxha. I lindur mė 1964, ka qenė ministėr rreth 20 vjet mė parė nė qeverinė e Aleksandėr Meksit. Prej disa vitesh ai ėshtė president i Institutit pėr Studime Bashkėkohore. Po ashtu ai ėshtė dhe pronar i njė universiteti privat (Tirana Business University).

    Artan Hoxha konsiderohet si njė nga ekspertėt e mirėnjohur tė ekonomisė.

    Nė faqen zyrtare tė universitetit tė tij privat jepen kėto tė dhėna:

    Artan Hoxha - Themelues dhe President i Bordit tė Administrimit tė TBU

    Ministėr i Tregtisė dhe Bashkėpunimit Ekonomik (1992-1993); Drejtor e mė pas President i Institutit tė Studimeve Bashkėkohore (ISB) nga viti 1997 e nė vazhdim; anėtar i Kėshillit tė Administrimit tė Universitetit tė Tiranės (Shkurt 2008-Maj 2010); anėtar i Bordit Kėshillimor tė Qendrės Kėrkimore pėr Europėn Juglindore (SEERC) nė Selanik tė Greqisė; anėtar i Bordit Kėshillimor tė Televizionit Ora News; anėtar i Bordit Kėshillimor tė Revistės Monitor; themelues, anėtar dhe Drejtor i Bordit tė Drejtorėve tė Qendrės sė Arbitrimit dhe Ndėrmjetėsimit Tregtar, janė disa nga rolet e mbajtura apo nė ushtrim e sipėr nga z. Hoxha. Pėrgjatė karrierės sė tij mbi 20 vjeēare, z. Hoxha ka kontribuar nė pėrgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve mė tė rėndėsishme tė lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale.

    Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbėsor nė ngritjen e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit (QKR), Qendrės Kombėtare tė Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon pėr reformimin e sistemit institucional e ligjor tė inspektimeve administrative mbi biznesin.

    Z. Hoxha ėshtė njė nga opinionistėt e njohur lidhur me ēėshtjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me njė aktivitet tė spikatur mediatik nė median televizive dhe shtypin e pėrditshėm.

    Z. Hoxha, trajner i licencuar nė Administrim Biznesi nga ILO Training Center nė Torino tė Italisė (1997), ėshtė njė njohės i thelluar i ēėshtjeve tė lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetėrore shqiptare apo ndėrkombėtare si dhe biznese shqiptare e tė huaja ne Shqipėri i drejtohen pėr kėshillim.

    Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master nė Ekonominė e Mjedisit dhe Energjisė nė Shkollėn Pasuniversitare Enrico Mattei tė Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare nė Fakultetin e Gjeologjisė e Minierave tė Universitetit Politeknik tė Tiranės (1984-1989). Ai ėshtė shpallur dy herė rresht, nė vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit tė parė nė Olimpiadat Kombėtare tė Matematikės
    =====
    Duket Ok si kandidat.
    Rezumeja ne rregull.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    shyqyr qe nuk zgjidhet Nanoja.Ed Rama duhet te dergoje deputetet ne Parlament te pakten dhe te njohe Presidentin e ri.Nese do KONSENSUS le te kerkoje ndryshime kushtetuese qe Presidenti te zgjidhet nga populli dhe te mbyllet kjo komedi.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    nuk behet qo pune ore jo ..... per 71 vota duhej te kandidohej nje politikan .... per 71 vota nuk ka sens te zgjidhet ki Hoxhaj ....
    jo ore jo .... nuk shkon kjo pune ..... dhe kur nuk shkon nuk shkon ....!!!


    ja punet e Shqiperise .... kemi opinionista qe nuk i dihet e kaluara .... dhe ne momentin qe i del emri per president ne marrim vesh se kush jane keta personazhe ne te vertete ....

    po qeshet bota me ne ore, c'behet keshtu ...??!! nje opinionist "politik" me specializim gjeollogji miniera kandidohet per president me 71 vota ......






    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 11-06-2012 mė 01:05
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Le te shpresojme se pas ca kohesh nuk do dali edhe ky "armik" i Berishes .
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •