Close
Faqja 18 prej 76 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 760
  1. #171
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    si ta spjegoi faktin e atyre qe jon pa mbules ..se hajt keto motra tona te mbuluara po i llogarisim si armike te kombit.Edhe pse as nji her ato pa shamija si kom vlersu si te pa fe ,dhe as ato te besimit krishter (te mbuluara me shami) si kom llogaritur si jo shqiptare.
    Maqedonia historikisht ju ka takuar shqiptarve deri mas vilajetit te shkupit.Bullgaret duan ta ekzagjerojn situaten duke shfrytzuar dobsin e elementit shqiptar mbrenda dhe jasht saj ,dhe ktu ata po tregojn suksesin e tyre,mbase edhe politikanet tradhtar shqiptar e mbeshtesin terthorazi per mbajtje pushteti ne vendet e tyre dhe per te treguar besnikrin ndaj sherbimeve te huaja te cilat ua kan garantuar pushtetin ne dem te shqiptarve dhe ne kurriz te tyre si shoqri.Kshtu qe elita politike ngroh prapanicen (mendere) ne kolltuqe qeveritare mbi fatkesin e shqiptarve ,her ne veri her ne perendim e her ne vet shtetin shqiptar,ku mbi interesin kombtar ngritet pushteti me falje deti e ndertim guresh me kryqa mbi varret e etervet shqiptar.
    Hajt leta bej nji luft kunder elementit musliman nese jon rrjete te shteteve araba ..po i arsytoi .
    Por jo o njerz deri sa humbim si komb shqiptar kete te pa drejt nuk ua lejojm as bugarve e as atyre qe i mbeshtesin ,sepse ktu po tregohet pa aftsi per ta dergu Maqedonin ne integrime ku korrupcioni e hajdutlleqet qeveritare po e gllabrojn kete vend.Tani qyqarsisht provokomn konflike kjo qeveri hajdute,gjeja se nuk po na len te hecim para njerzit nga Somalia.Mos bini aq posht o njerz nen ndikimin e kurthave qellim keqe qeveritare se ktu ka urrejtje rraciste e ska luft kundra Islamikve radikal ,por kunder shqiptarve.Mos u genjeni se do genjeheni se ktu ka vetem rracizem nga bullgaret ,per ket esht projektues Akademia e qeveria e shkie-bullgarve.

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Familja Demiri, mohon akuzën



    Edhe në familjen Demiri në Haraçinë të Shkupit mbretëron ankthi, frika dhe shqetësimi. Policia prej sot është në kërkim të djalit dhe vëllait të tyre Halil Demiri i cili akuzohet për veprën terrorizëm, gjegjësishtë vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë. Motra e tij Kimete Demiri sot bashkë me vëllain më të moshuar u lanë të lirë nga gjykatësi hetues. Vëllai më i moshuar i Halilit është epror në Armatën e RM-së. Nuk dëshiron të paraqitet me fytyrë para opinionit nga frika e hakmarrjes. Ndanë dhimbjen me familjarët e viktimave të Smillkovcitë dhe thotë se as vëllai e as shqiptarët tjerë nuk mund të jenë autorë të këtij akti makabër. Ai për ALSAT M rrëfen se edhe duke u dërguar në gjykatë bashkë me motrën janë rrahur nga pjesëtarët e forcave speciale të policisë. “Kur na kanë marrë me na dërguar në gjyq njëri më tha mirdita vëlla në maqedonisht dhe unë njëjtë ua ktheva, prej policisë ushtarake shumë kanë kaluar në këtë njësi, në EBR. Për një moment veç nisën me më rrahë në atë korridorin e ngushtë të gjyqit, frymë nuk po mund të marr, në maqedonisht më kanë ofenduar dhe duke i ngjitur shkallët e gjyqit njëri më godiste me grushte, tjetri nuk reagonte fare, por njëri tha mjaftë më...As unë, e as vëllai im, as familjarët, as shokët por as shqiptarët nuk janë, nuk kanë fakte dhe asgjë por munden veç me ja ngjitën dikujt për këtë rast, ma kanë rrahur edhe motrën, i kanë rrahur edhe ata të tjerët”, tha vëllai i Halil Demirit, i akuzuar për vrasje. Kimete Demiri thotë se ajo gjatë arrestit 48 orësh nuk është malltretuar në stacionin policor por në korridoret e gjyqit është rrahur e keqtrajtuar nga njësiti special i policisë. “Më kanë thënë se nëna dhe baba të kanë vdekur,patjetër e ke ta pranosh se vëllai yt ka gisht në këtë punë se edhe ti ke me shku në burg por unë tërë kohën kam thënë se vëllai im nuk ka lidhje me këtë punë pasi nuk ka as fakte e as asgjë por thjesht vetëm pse dyshojnë thjeshtë. Nëse keni gjetur diçka atëherë ok por unë nuk kam lidhje dhe vëllai im është sjellë si gjithmonë. Tërë kohën më kanë pyetur pse faleni, ju jeni fetar, vëllai yt mos është vehabist, ai as mjekër nuk ka. Normal neve falim namaz si gjithë myslimanët. Më thonin pse keni pasur gjithë ato libra fetar në shtëpi,pse keni pasur Kuran, të kujt janë ato? Prapa kokës nuk e dij se sa njerëz më kanë goditur, shumë korridor i gjatë ka qenë, dy policë më kanë mbajtur për krahë kurse ata tjerët të gjithë më godisnin prapa kokës”, tha Kimet Demiri, motra e Halil Demirit, i akuzuar për vrasje. Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq vazhdojnë të kërkohen nga policia edhe me fletëarrestë ndërkombëtar. Ndërsa për të nejtën vepër, vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, në paraburgim, në burgun e Manastirit janë Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Fejzi Haziri, të gjithë nga Shkupi.


    Alsat-M

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251

    Shqiptaret ne Maqedoni te len ne mes te rruges

    Te nderuar bashkatdhetar

    Kam nja dy dit qe po e frekuentoj kete forum per te par preokupimet e patriotave te mi.

    Ne koh paqeje ne shquhemi per patriotizem dhe biles i japim mendim atyre qe guxuan dhe vepruan, ndersa kur duhet te veprojm, te guxojm, te tregojm qe kemi gjak ne faqe, te tregojm qe nuk e lem ne balt njeri tjetrin , ne heshtim, dhe me padurim presim qe te japim kritikat tona pasi te jet "sqaruar muabeti".

    Ndoshta nuk ma ka kapur syri po di te them qe nuk pash nje tem , ose nje postim, ku shprehnin indinjaten shqiptaret per ate tallje qe po ju behet!

    E kam fjalen per vrasjen e 5-fisht ne smilkovc, ..... u gjeten dorasit?!
    Nja 20 - 30 pleq e plaka e paskan kurdisur ate pun?
    Pajtoheni dhe ju me kete gje qe po mundohen te na ngjisin?

    Ca po behet keshtu, po na tallin, plasen vetem e vetem qe fajin tua hidhnin shqiptarve dhe shqiptaret si pula te lagura nuk ndihen.
    Dolen nja dy e than qe shiko se mund te jet loj e serbit se ata mana duan. Nuk u vari veshin njeri ....
    Po nuk tha njeri qe ore dhe bullgari si shum po llomotit kto koh, mos ka dhe ai gisht ne kete mesele?

    Po jo, ... u fajesuan te moshuar shqiptar, u nxoren nga shpit e tyre, u neperkemben, dhe patriotat e mi ne forumin shqiptar nuk u kujtuan te thoshin ca behet kshu kaq te vobeket na din sa te tallen ne kete menyr?

    Me duket e kot kur lexoj per besen e shqiptarit, per guximin qe ka treguar ne kohra te shkuara ndersa sot rim urt dhe kur te tjeret tallen me ne.
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  4. #174
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Hape ti nje teme te tille. Mbase te tjeret nuk dine c'te thone, sepse nuk e kane vuajtur ne shpirt te tyre ate tallje.
    La vita è bella...

  5. #175
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin
    Mendoj se njera me tjetren jane te lidhura shume ngusht, ne fakt shtetet si IRJM anetarsimin ne NATO e shohin me shume si ombrell per shkak se ushtrite e tyre jane shume te vogla, te papervoje dhe te paarmatosura.
    Ah spaskan gje ne terezi. Shume te corjentuar qenkan si shtet, te keqen e Shqiperise. Eshte e pamundur te merren seriozisht kur me zor qendrrojne mbi kembet e tyre, prandaj ja paskan friken faktorit shqiptar dhe shpifin lloj lloj gjerash ndaj nesh.

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Ah spaskan gje ne terezi. Shume te corjentuar qenkan si shtet, te keqen e Shqiperise. Eshte e pamundur te merren seriozisht kur me zor qendrrojne mbi kembet e tyre, prandaj ja paskan friken faktorit shqiptar dhe shpifin lloj lloj gjerash ndaj nesh.
    E verteta eshte se ky shtet udhehiqet nga mafia dhe sot egziston fale shqiptareve si Ali Ahmeti, motoja e te cileve eshte "Me mire te jesh mbret ne IRJM se sa askushi ne Shqiperine e bashkuar".

  7. #177
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja edhe intervista e parë me SUPERTERRORISTEN që luftoi në Pakistan dhe Irak!!!!

    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/130347.html
    Sui generis

  8. #178
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    SHBA pyet Maqedoninë: Ku janë dëshmitë?

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup shprehet e shqetësuar pasi sipas saj nuk është mirëinformuar me dëshmitë që posedon Ministria e Punëve të Brendshme për të akuzuarit në lidhje me vrasjen e pesëfishtë të ndodhur pranë Liqenit të Hekuranës, më datë 17 prill.

    Ambasadori amerikan Paul Wolhers, ka dekalruar se “po ndjekim nga afër procesin, arrestimet dhe hetimet dhe se me të njëjtën vëmendje do të ndjekim edhe procesin gjyqësor”.

    ” Është me rëndësi të respektohen procedurat ligjore në mënyrë që ata që kanë kryer këtë akt mizor të përgjigjen para drejtësisë. Sistemi juridik duhet të veprojë sipas rregullave dhe ligjeve që qytetarët të kenë besim se do të gjykohen personat përgjegjës”, tha në një dalje për shtyp Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Paul Wolhers, transmeton Albeu.
    http://editorial.mk/editorial/2012/0...-deshmite.html

  9. #179
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ka ndonje reagim nga MPJ-ja e Shqiperise per arrestimet ne fjale? Po nga organet nderkombetare dhe forcat politike shqiptare ne Maqedoni, si ne opozite po ashtu dhe ne pushtet? Eshte e pashpjegueshme kjo heshtje, te pakten sot pas 24 oresh duhej thyer akulli. Mesa duket sllavo-maqedonet rreshkiten me kete manover - tregues i qarte i tensionit dhe jeteshkurtesise qe kane si shtet, duke pare dhe mosaderimin ne NATO dhe shtyrjen nga viti ne vit. Urojme qe fryma e tolerences nderetnike te mbizoteroje dhe te imponohet nga nderkombetaret, pavaresisht provokimeve te vazhdueshme, per hir te paqes dhe stabilitetit ne rajon. Akuzat jane me te vertete absurde, madje as vete maqedonet si besojne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 03-05-2012 më 13:16
    relata refero

  10. #180
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Ka ndonje reagim nga MPJ-ja e Shqiperise per arrestimet ne fjale? Po nga organet nderkombetare dhe forcat politike shqiptare ne Maqedoni, si ne opozite po ashtu dhe ne pushtet? Eshte e pashpjegueshme kjo heshtje, te pakten sot pas 24 oresh duhej thyer akulli. Mesa duket sllavo-maqedonet rreshkiten me kete manover - tregues i qarte i tensionit dhe jeteshkurtesise qe kane si shtet, duke pare dhe mosaserimin ne NATO dhe shtyrjen nga viti ne vit. Urojme qe fryma e tolerences nderetnike te mbizoteroje dhe te imponohet nga nderkombetaret, pavaresisht provokimeve te vazhdueshme, per hir te paqes dhe stabilitetit ne rajon. Akuzat jane me te vertete absurde, madje as vete maqedonet si besojne.
    SKa asnje , as nga ana e partive te shitura ne Maqedoni e as nga Shqiperia , pervetem se NANO dje http://www.telegrafi.com/lajme/nano-...i-79-2332.html

Faqja 18 prej 76 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •