TJA KTHEJM NDERiN KOMBIT
per ti kursyer keta tjeret, se sikur te shkruaj per sorollopin tuaj primitiv te newbornes, do te neveriteshe edhe nga vetja yte!
Nuk eshte çeshtje qafire, por eshte çeshtje e intelegjences njerezore qe reflektoni qe nga forumet ku diskutoni, e si per rezultat keni gjendjen 1:1 ne realitet edhe si njerez e edhe si shoqeri! Te pakten ne Maqedoni, pushtetin dihet kush e ka, e tek ju nje 10 % etnitet me vite, ama me vite tall ****** me tere ate qe quani shtet e shoqeri !
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
po shkruaj per kohen, qe ju keni problem edhe ta mendoni,identifikoni e edhe ta argumentoni, se per zgjidhje, as qe diskutohet!
Ama, vertete e keni problem serioz; nje çeshtje as qe mundeni ta identifikoni se per çfare po flitet-diskutohet e vini ketej luani rolin e prokuroreve edhe te organeve hetuese edhe ate i futeni gjerave nga bishti, pa e kuptuar fare motivin e tere asj se çfare ka ndodhur!
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
Lirohen edhe 10 të arrestuarit të cilëve iu shqiptua masa e paraburgimikt 48 orësh
Bie poshtë aksioni dhe pretendimet spektakulare të ministres Gordana Jankullovska për arrestimit të grupit radikal islamik të cilët sipas saj kanë kryer vrasjen në Smillkovcë. Janë liruar edhe 10 persona e arrestuar më 1 maj në mesin e të cilëve edhe 4 vjaza e gra shqiptare që u morën në pyetje nga gjykatësi hetues e të cilëve iu shqiptua mbrëm masa e paraburgimit 48 orësh. Në paraburgim mbeten 4 persona tek të cilët policija ka gjetur nga një pistolëte dhe akuzohen vetëm për armë-mbajtje pa leje si dhe 3 persona të tjerë të cilët dyshohen se janë drejtëpërdrejtë të përfshirë në vrasjen në Smillkovcë. Me herët gjykatësi hetues liroi edhe tre persona të tjerë të cilët u ndaluan nga policia më 1 maj .
Alsat-M
Arrestime për t’iu vardisur NATO-s
Analistët politik shprehen se përmes arrestimit të gjoja grupeve islamiste radikale, pushteti i dërgon porosia NATO-s: Këta janë ata që i vrasin ushtarët e NATO-s dhe ne jemi ata që duhet të jemi në NATO, për arsye se i kemi dërguar ushtarët në përbërje të njësive të NATO-s. Ky është presioni i drejtpërdrejtë që Maqedonia e bën në këtë fazë, thonë analistët
Shkup, 3 prill - Arrestimi i 20 shqiptarëve nën akuzën se kanë ndërlidhje me grupe radikale islamike paraqet vardisje të Maqedonisë në prag të Samitit të NATO-s që do të mbahet me datë 19 të këtij muaji në Çikago. Kështu e kanë cilësuar analistët politik aksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata rikujtojnë rastin e “Vreshtat e Rashtakut” të vitit 2001, si një skenar të ngjashëm, por që qeverisjes së atëhershme nuk u shit te faktori ndërkombëtar. Analisti politik Alajdin Demiri thotë se dilema te njerëzit se janë kapur autorët e vërtetë është shumë e madhe, ndërsa rasti më tepër i ngjan një kurdisjeje për të gjetur viktima se sa kriminelët e vërtetë. Ai shprehet se në momentin aktual është duke u bërë një presion shumë i hapur ndaj NATO-s. “Porosia është e qartë ndaj NATO-s: Këta janë ata që i vrasin ushtarët e NATO-s dhe ne jemi ata që duhet të jemi në NATO, për arsye se i kemi dërguar ushtarët në përbërje të njësive të NATO-s. Ky është presioni i drejtpërdrejtë që Maqedonia e bën në këtë fazë (kur u pa qartë se nuk do të bisedohej për anëtarësimin e Maqedonisë në Çikago), dhe një tendencë që politikisht të futet në rend të ditës”, shprehet analisti. Analisti tjetër Imer Ismaili shprehet se arrestimi 20 shqiptarëve ngjason me kurdisjen e vrasjes së emigrantëve pakistanez në rastin “Vreshtat e Rashtakut” në vitin 2001. “Një njeri i çmendur politikisht dhe insitucionalisht ekzekutoi 7-8 veta hallexhinj, udhëtarë nga Pakistani, me qëllim që t’i vardiset NATO-s se gjoja mbrohet nga lindja. Me kë lufton, kë e mbron Maqedonia, terrorizmin ndërkombëtar? Kjo është një vardisje bajate që një shtet, një ministri nuk guxon ta bëjë këtë për çështje higjienike personale”, thotë analisti Ismaili. Ndërkaq, kreu i Shoqatës së ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik, Shpëtim Pollozhani, thotë se shqiptarët edhe kësaj radhe janë mish për top, pasi nuk mbrohen nga partitë e tyre politike. Ai thekson se të arrestuarit pa u respektuar procedurat hetimore janë shpallur fajtorë. “Kush e vërtetoi se këta njerëz janë vrasësit, cilët janë argumentet? Cili gjyq e vërtetoi këtë punë për një kohë 24 orëshe? Kjo mund të jetë një Sopot tjetër dhe fatkeqësia e madhe është që në këtë moment më duket se shqiptarët nuk ka kush t’i mbrojë, kështu që ata mund të bëhen mish për top për interesat e politikës ditore, për të shpëtuar karriera institucionale për të ngritur moralin e luftëtarëve partiakë. Çdo gjë që të jetë, gjyqi duhet ta thotë fjalën e vet. E jo ta thotë ministrja e policisë”, tha Pollozhani. Ai thekson se elitat politike që nga pavarësimi i Maqedonisë e këndej kanë inskenuar tragjedi në kurriz të shqiptarëve për të demonstruar para faktorit ndërkombëtar se rrezikohet ekzistimi i shtetit. “Duhet të ketë ndonjë ngjarje të madhe. Ky nuk është rasti i vetëm. Gjithnjë kur ka patur momente kritike, siç ishte edhe viti 1991 kur Maqedonia duhej të pranohet në OKB. Atëherë u inskenua tragjedia e Ladorishtit, kur dështuan këmbimoret piramidale, ishte masakra e Gostivarit, pastaj terrori i Bit-Pazarit dhe gjithashtu kur devalvoi denari. Edhe kjo nuk është asgjë tjetër, veç vazhdim i atij skenari”, shprehet kreu i ish të burgosurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani. (V.L.A/KOHA)
Shqiptarët në Maqedoni
(Fjala e Glauk Konjufcës në seancën e sotme parlamentare në lidhje me ngjarjet e fundit me shqiptarët në Maqedoni)
Ka një kohë të gjatë, tashmë disa vite, që shteti i Maqedonisë po e ndërton një strategji kundër autoktonësisë, demografisë, identitetit kombëtar, kulturës, zhvillimit ekonomik dhe të drejtave kolektive e individuale të shqiptarëve atje.
Sot, 11 vite pas përfundimit të luftës në Maqedoni, është vështirë të thuhet se çka kanë shqiptarët më shumë që s’e kanë pasur para luftës. E vetmja gjë që kanë ndryshuar janë elitat politike në pushtet. Por gjendja ekonomike e popullit, të drejtat e tij, nuk është se janë përmirësuar ndjeshëm. Sa ishin në luftë, shqiptarët ishin në pikën e tyre më të fuqishme. Çdo vit që ka kaluar, populli shqiptar ndjehet më pak i fuqishëm, gjithnjë me më pak mundësi për të projektuar kushtëzime, dhe më shumë të drejta.
Akademia i quan shqiptarët ardhacakë. Qeveria e shlyen identitetin e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut; ndërton kishë ortodokse në kalanë ilire të Shkupit; bën decentralizim të atij lloji që shqiptarët ta humbin kontrollin demografik të qyteteve, apo që, përmes krijimit të komunave të reja, qytetet si Gostivari ta humbin lidhjen fizike me Shqipërinë. Kurse Shkupi po getoizohet.
Tash pushteti maqedonas, në njërën anë po i diskriminon shqiptarët në arsim, punësim, ekonomi dhe shpërndarje të buxhetit, orientim të investimeve etj., kurse në anën tjetër po i mbyll sytë përpara bandave kriminale të cilët rrahin shqiptarë dhe ushtrojnë veprime e thirrje fashiste kundër tyre.
Para disa ditësh, atje u vranë pesë qytetarë maqedonas. Ky akt ndodhi pas vrasjes së dy shqiptarëve nga Gostivari nga ana e një polici maqedonas. Dikush po investon në Maqedoni për eskalim tensionesh. Kujt i konvenon kjo gjë? Në fillim, qëndrimi zyrtar i shtetit të Maqedonisë për vrasjen e pesë shtetasve maqedonë, ishte që të mos i kontribuohet tensioneve etnike nëpërmjet paragjykimit të përkatësisë dhe motiveve të vrasësve. Por ajo që nuk po paragjykohet me deklarata, po paragjykohet me një fushatë arrestimesh të egra të shqiptarëve nga ana e policisë. Vetëm para tri ditësh u arrestuan 12 shqiptarë, prej tyre edhe një plakë 60 vjeçe, që jeton e vetme në shtëpi. Shpjegimi zyrtar i ministrisë së brendshme ishte ky – kemi arrestuar shqiptarë radikalistë islamistë. Në këtë mënyrë, jo vetëm po paragjykohet krimi, por këtij krimi po tentohet t’i jepet karakter fetar terrorist. Përderisa terrorizmin e qartë të strukturave të Beogradit ndaj Selver Haradinajt dhe familjes së tij po e vënë në dyshim, aktit kriminal të vrasjes së maqedonasve që s’dihet kush ivrau, po i jepen konotacione të radikalizmit islamik i cili qenka shqiptar.
Qëllimi është ky:
Së pari të thuhet se të pesë qytetarët u vranë nga shqiptarët.
Së dyti se këta shqiptarë janë terroristë islamikë.
Së treti se të vetmit shqiptarë të pakënaqur janë radikalë islamistë.
Së katërti që kështu lufta kombëtare e shqiptarëve atje kundër shtypjes të kthehet në luftë fetare.
Së pesti që çdo kërkesë apo demonstratë e shqiptarëve për më shumë te drejta dhe kundër shtypjes të kualifikohet si automatikisht terroriste.
Dhe që pastaj, lufta konkrete dhe e patolerueshme politike kundër shqiptarëve, të kamuflohet nën luftën e përgjithshme globale kundër terrorizmit, të cilës prijnë ShBA-të.
Ky plan maqedonas me sherr duhet të demaskohet nga politika jonë. Politikanët tanë qeveritarë është mirë që, ashtu sikurse e kanë dënuar aktin e vrasjes së pesë maqedonasve, ta dënojnë edhe këtë fushatë persekutimesh të shqiptarëve.
Po ashtu duhet të kundërshtohet përpjekja e dëmshme për ta kthyer luftën e shqiptarëve për më shumë të drejta kombëtare në komplote të shpikura terroristësh islamikë.
Si dhe të demaskohet përpjekja maqedonase që shtypja ndaj shqiptarëve të paraqitet si luftë e konsensusit global kundër terrorizmit islamik.
Bota sot
Kush tjeter te reagoj,perveq Albinit dhe VV
Nuk eshte edhe aq pa mend, sikur nje gje e till te mund te vertetohej IRJM do te perfitonte ndihme ushtarake logjistike nga blloku anti-terror. Njekohesisht kjo do tu mundesonte Jankullovskes dhe qeneve te saj te sulmojne dhe terrorrizojne kur te dojne fshatrat dhe qytetet shqiptare.
Edhe pse nuk ka asnje deshmi se vrasjen e pesefisht ne afersi te Shkupit e kane kryer shqiptaret, Jankullovska dhe qenet e saje para syve te nderkombetareve kane bastisur dhe terrorrizuar qindra familje shqiptar e asnje sllave, dhe nuk kemi asnje reagim nga nderkombetaret. Athua pse ndodhe kjo? Mjafton te shikosh ate videon e varrimit te dy te rinjeve shqiptar te vrare nga polici sllav ne Gostivar per te mesuar se pse BE dhe USA nuk reagojne kur shqiptaret terrorrizohen.
Mexhi,
Nga menyra sesi e kuptove ti po thua qe ata kerkojne mbrojtje nga NATO. Nderkohe artikulli qe solle thote "Analistët politik shprehen se përmes arrestimit të gjoja grupeve islamiste radikale, pushteti i dërgon porosia NATO-s: Këta janë ata që i vrasin ushtarët e NATO-s dhe ne jemi ata që duhet të jemi në NATO, për arsye se i kemi dërguar ushtarët në përbërje të njësive të NATO-s. Ky është presioni i drejtpërdrejtë që Maqedonia e bën në këtë fazë, thonë analistët"
Dmth kerkojne te futen ne NATO.
Te bejne fasade qe kemi terrorista ne shtet nuk ndikon mire per to.
Krijoni Kontakt