Close
Faqja 7 prej 76 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 760
  1. #61
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Qiqrra ne Hell,

    Po presim qe Jankulloska te depiloje mustaqet dhe te na japi faktet se si ajo Gjyshja dhe Gjyshi paskan luftuar ne afganistan kundra Natos

    Sa mire qe e paskan qendisur ama, "Terroriste Islamike" hahaha

    Holle holle, ky eshte nje Gol per BDI'ne, te shofim se si do te reagojne keta tani.
    Kam pershtypjen qe Serbosllavet ia arriten qellimit per te fajsuar shqiptaret per ngecjen disa vjecare te maqedonise :P
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    tash ka ardh koha me korr 50 skllav se nuk e morren vesh kunjen....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #63
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    MPB: Arrestohen të dyshuar për vrasjen e pesëfisht në Shkup


    Policia e Maqedonisë përmes një operacioni të koduar “Monstrum” ka arrestuar 20 veta, për të cilët theksoi se janë pjesëtarë të një grupi ekstremist, të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smikolvc të Shkupit.

    Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi se në mesin e të arrestuarëve, shumicas prej tyre shtetas të Maqedonisë, janë autorët e kryerjes së aktit mizor, ndërsa një pjesë tjetër dyshohet për vepra terroriste.

    Sipas saj, motivi i këtij krimi ka qenë nxitja e pasigurisë dhe frikës tek popullata dhe se viktimat nuk kanë qenë drejtpërdrejt të lidhur me kryerësit e këtij akti monstruoz të vrasjes së pesëfishtë që ndodhi më 12 prill pranë liqenit të Hekuranës në Shkup.

    Në operacionin “Monstrum” të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit kanë marrë pjesë mbi 800 pjesëtarë të njësive speciale të MPB-së, një nga operacionet më të gjëra deri tani.

    Janë bastisur 26 objekte në fshatra dhe lagje të Shkupit, ku është gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, dhe se pas ekspertizës së disa prej tyre, është vërtetuar se ato janë përdorur gjatë kryerjes së aktit të vrasjes së pesëfishtë.

    Grupi ekstremist u arrestua në bazë të informacioneve të grumbulluara nga ana e MPB-së.

    Ministrja Jankullovska ka kërkuar 24 orë për të ngritur kallëzimet penale kundër të ndaluarëve, me ç`rast më pas do të publikohen emrat e tyre.

    MPB nuk ka theksuar se ky grup është i lidhur me grupet islamike ekstremiste në botë. Jankullovska ka faleminderuar qytetarët që kanë dhënë informacione të rëndësishme përmes linjës së hapur policore.

    Viktimat e vrara më 12 prill janë katër të rinj të moshave prej 18 deri në 20 vjet dhe një 45 vjeçar, i gjetur disa metra larg trupave të viktimave të reja. Ata u gjetën nga ana e kalimtarëve të rastit. MPB nga rezultatet e para theksoi se ndaj viktimave ishte shtënë nga tri anë dhe me tre llojë të armëve të zjarrit. MPB ka bërë të ditur se aksioni “Monstrum” vijon dhe se gjatë 24 orëve të ardhshme do të jepen detaje të reja.

    Në mesin e të arrestuarëve janë edhe një grua e moshuar nga fshati Hotël i komunës së Likovës dhe një 60 vjeçar nga lagja e Shutkës. E moshuara jetonte e vetme dhe se ajo u arrestua pasi që në shtëpinë e saj u gjet një pistoletë.

    (INA)
    Sui generis

  4. #64
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Qiqrra ne Hell,

    Po presim qe Jankulloska te depiloje mustaqet dhe te na japi faktet se si ajo Gjyshja dhe Gjyshi paskan luftuar ne afganistan kundra Natos

    Sa mire qe e paskan qendisur ama, "Terroriste Islamike" hahaha

    Holle holle, ky eshte nje Gol per BDI'ne, te shofim se si do te reagojne keta tani.
    Kam pershtypjen qe Serbosllavet ia arriten qellimit per te fajsuar shqiptaret per ngecjen disa vjecare te maqedonise :P
    Ky skenare nuk eshte GOL per BDI,sepse BDI i ka dhene popullit shqipetare AUTO-GOL qe ne vitin 2001 .


    Mjerre ai popull qe jeton ndermjet krimineleve .

    5 maqedon te vrare,te pa fajshem , dhe nje numer shume i madhe te ashtuquajturve islamiste radikale, viktime e krimit politik.

  5. #65
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Ky skenare nuk eshte GOL per BDI,sepse BDI i ka dhene popullit shqipetare AUTO-GOL qe ne vitin 2001 .


    Mjerre ai popull qe jeton ndermjet krimineleve .

    5 maqedon te vrare,te pa fajshem , dhe nje numer shume i madhe te ashtuquajturve islamiste radikale, viktime e krimit politik.
    krimineleve shteterore!

    kete e ben shteti kriminel me politike kriminele !

    Po ç`popull m...uti qe kishim qene me dy shtete koti perskaj njera tjetres dhe te lejojne te tallin ****** jevgjet e pa identitet- Jo vetem qe eshte inat, ama te vie tu pshurresh ne rregullimin shteterore ketyre dy shteteve qe jane, por nuk i kemi!

    perndryshe maqat e meritojne nje leksion ushtarak dhene edhe ate ndeshkim full brutality
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Alsat, zbulon profesionin e të arrestuarve


    Bujq, zdrukthëtarë, berber, shofer kamioni, amvise, shitës të librave, janë vetëm disa nga profesionet e të arrestuarve të ditës së djeshme, që policia i quajti terroristë që kanë luftuar bashkë me talibanët në Afganistan dhe Pakistan kundër trupave të NATO-s.
    Qani Aziri nga Shutka, 64 vjeç, është pensionist kurse profesioni i tij i mëparshëm ka qenë zdrukthëtar. Edhe vëllai i tij i arrestuar Fejzi Aziri (50) është bujk që merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e bagëtisë ndërsa Haki Aziri (32) është shofer kamioni.
    60-vjeçarja Feride Bilalli, amvise nga fshati Hotël i Likovës, ishte ne mesin e të arrestuarve por në orët e hershme të mëngjesit është lënë e lirë. Ajo jeton e vetme në shtëpi në fshatin e saj pasi 3 djemtë e saj me vite punojnë në shtetet perëndimore.
    Në mesin e të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, është edhe 20-vjeçarja Surraj Hasipi nga fshati Hasanbeg i Shkupit. Ajo së bashku me dy vëllezërit, Fati dhe Fuat Hasipi, janë arrestuar mëngjesin e së martës dhe akuzohen se kanë lidhje me vrasjen në Smillkovcë.
    Surraj është 20 vjeçe dhe është shtëpiake, ndërsa Fati Hasipi, 24-vjeçar, punon si tregtar në tregun me shumicë të Shkupit. Vëllai më i madh, Fuat Hasipi, punon si mjeshtër gipsi dhe deri para pak muajsh ka qenë emigrant në një prej shteteve europiane.
    Mervan Memeti, shitës i librave, 30 vjeçar.
    Në mesin e të arrestuarve është edhe 23 vjeçari Besim Hajdari, me profesion berber.

    ALSAT M

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    MPB, padi penale për terrorizëm ndaj 5 personave


    Policia ka ngritur padi penale për veprën terrorizëm ndaj pesë personave, të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska tha se vrasjen e pesëfishtë e kanë kryer 3 persona ndërsa dy të tjerë kanë asistuar në vrasjen e pesëfishtë. Tre prej pesë personave që dyshohet se kanë kryer veprën, Jankullovska tha se janë kapur në aksionin ‘Monstrum’ ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati.
    “Padi penale për terrorizëm është ngritur ndaj 5 personave. Ata 5 persona ngarkohen për veprën terrorizëm. Prej këtyre pesë personave, dy janë në arrati”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
    E pyetur se cili ishte roli i femrave të arrestuara, në mesin e të cilave edhe një e moshuar 60 vjeçare, Jankullovska me përgjigje se terrorizmi nuk njeh gjini.
    “Historia e kriminalistikës, historia e shkencës që merret me vepra penale nuk bën dallime mes asaj a është mashkull apo femër gjatë kryerjes së veprës penale. Statistika tregon se edhe meshkujt edhe femrat paraqiten si kryerës në të gjitha veprat penale dhe mund të paraqiten si të dyshuar për gjitha veprat penale. Do të thotë roli i të gjithë personave të arrestuar është rol i personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale”, u përgjigj Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
    Jankullovska nuk dha përgjigje nëse ndonjëri nga të arrestuarit, ka pranuar se ka kryer vrasjen e pesëfishtë, ndërsa sqaroi versionin e policisë se si është kryer vrasja e pesëfishtë.
    “Sipas njohurive që kemi deri tani, tre të arrestuarit më 12.04.2012 rreth orës 20:00, në afërsi të fshatit Smillkovcë, në vendin e quajtur ‘Liqeni I Smillkovcës’, me marrëveshje paraprake, me përdorimin e armëve të zjarrit( 2 pushkë automatike dhe një pistoletë), kanë vrarë pesë djemtë, pas çka me veturën e tipit ‘Opel Omega’ ngjyrë të errët të kuqe, e kanë lëshuar vendin e ngjarjes dhe janë larguar në afërsi të vendit të quajtur ‘Vrazhi Vir’ dhe e kanë lënë veturën”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
    Pas kryerjes së veprës, sipas Jankullovskës ndihmësit u kanë siguruar strehim dhe u kanë ndihmuar ilegalisht ta kalojnë kufirin në drejtim të Kosovës. Ministrja tha se në shtëpinë e 60 vjeçares në fshatin Hotël policia ka sekuestruar armatim, të cilin sipas saj e kishin shfrytëzuar anëtarët e grupit kriminel. Edhe pse ende nuk ka përfunduar procedura hetimore, prokurori i përgjithshëm Lubço Shvërgovski ka thënë se do të kërkojë dënim maksimal për kryerësit e veprës së pesëfishtë.
    “Ligji është shumë rigoroz. Bëhet fjalë për lloj më të rëndë të veprës penale- terrorizëm, për cilën parashihet dënim maksimal, burg të përjetshëm. Shpresoj se policia në bazë të dëshmive biologjike dhe materiale do të përpilojë padi penale kualitative, të cilën do të mund ta procesuojmë në afatin sa më të shpejtë”, ka thënë prokurori i përgjithshëm Lubço Shvërgovski.
    Jankullovska njoftoi se gjatë aksionit policor, në të cilin morën pjesë 800 pjesëtarë të policisë janë sekuestruar pushkë automatike, pistoleta, municion si dhe disa embleme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shkëlzen Aqifi
    Alsat
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Ekspertët kritikojnë aksionin ‘Monstrum’


    Ekspertët për çështje të sigurisë kritikojnë ashpër aksionin ‘Monstrum’ të policisë dhe deklaratat e ministres së Brendshme Gordana Jankollvoska, e cila gjatë konferencës së djeshme për shtyp të arrestuarit i quajti vrasës apo kryerës të krimit në Smillkovcë. Sipas Biljana Vankovskës Ministria e Brendshme nuk i respektoi parimet e shtetit ligjor.
    “Është e vërtetë se edhe ministrja edhe mediumet në njoftimet e para filluan të përdorin një term eksplicit kryerës apo vrasës. Sikurse edhe emri i aksionit prejudikon se nuk bëhet fjalë për njerëz të thjeshte vrasës, por për diçka monstruoze, monstrumë që sipas parimeve të një shteti ligjor nuk do duhej të ndodhte, pavarësisht se sa njerëz janë arrestuar, veçanërisht kur numri i tyre është më i madh nga ajo që e prisnim të jenë si kryerës të drejtpërdrejtë, prandaj mes tyre mund të ketë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me krimin, por edhe nëse janë të përfshirë në krim i lëmë gjykata të vendos në bazë të dëshmive materiale. Personat deri në momentin e sjelljes së aktvendimit final dhe të plotfuqishëm të gjykatës konsiderohen të pafajshëm në bazë të parimit të prezumcionit të pafajësisë, pavarësisht sa i madh është i krimi duhet të trajtohet ashtu siç dikton shteti ligjor”, deklaroi Biljana Vankovska, eksperte për siguri.
    Vankovksa gjithashtu hedh poshtë pretendimet se ky ‘akt terrorist’ ndërlidhet me pjesëmarrjen e ARM-së në misionet paqeruajtëse në Afganistan. Ndërkaq Vankovska nuk përjashton mundësinë që personat e arrestuar të jenë të dyshuar për krime të tjera.
    “Nëse kishte ndonjë lidhshmëri pjesëmarrja jonë në misionet në Afganistan atëherë do të shpallej ndonjë komunikatë. Të kujtojmë kur në Spanjë ndodhi akt terrorist ku humbën jetën udhëtarë në tren, mesazhi ishte të tërheqin forcat nga Afganistani, ndërsa ne nuk morëm një mesazh të tillë dikush frikësohet se njerëz të caktuar të cilët ndoshta ndiqen për krime të tjera në këtë moment janë arrestuar si dyshuarit e parë dhe më lehtë të kapshëm. Mirëpo kjo nuk është mënyra se si funksionin një shtet i vërtetë nëse ekzistojnë persona për të cilët supozohet se janë të aftë për akte të tilla duhet ti keni në evidencë ti keni parasysh, kështu është vështirë të vlerësojmë..Paradoksi qëndron në atë se Maqedonia me ushtarët e vet merr pjesë në Afganistan ndër të cilët ka edhe maqedonas dhe shqiptarë, që do të thotë pjesëtarë të feve të tjera dhe ata janë nga ana e aleatëve, tani përnjëherë unë për herë të parë dëgjoj për pjesëmarrjen e njerëzve tanë nga ana e talibanëve”, u shpreh Biljana Vankovska, eksperte për siguri.
    Sipas Vankovskës madje Maqedonia është një shtet shumë i vogël, i parëndësishëm që të jetë cak i sulmeve nga Al kaida apo cilado organizatë tjetër terroriste, siç pretendon Ministria e Brendshme dhe kryepolicja Gordana Jankullovska. Semra JAkupi -Alsat
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    eh ku metem jetima tan jeten

    1 milion sllavo-bullgaro-maqedon lujn **** me 7 milion shqiptar gjynah
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #70
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    eh ku metem jetima tan jeten

    1 milion sllavo-bullgaro-maqedon lujn **** me 7 milion shqiptar gjynah
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    eh ku metem jetima tan jeten

    1 milion sllavo-bullgaro-maqedon lujn **** me 7 milion shqiptar gjynah
    O Vlla leje qe jemi 7-8 milion rreth Maqedonise se ato kam fillu edhe ma harru gati , po qe edhe i sulmojne vet shqiptaret , (doren ne zemer duhet thene realitetin )sidomos te Shqiperise , kjo me ben mu merak , dhe duhet fol haptas te verteten .
    Ja disa komente nga gazeta Balkanweb :

    Dërguar nga sotir, tirane/shqiperi më 02-05-2012 në 12:06

    ekziston nje komplot i madh islamiko-musliman,kosove-FYROM-Bosnje-mal i zi-Shqiperi!eshte rreziku me i madh qe i kanoset Europes!Zhdukini muslimanet!

    Dërguar nga Antifa më 02-05-2012 në 06:18

    emo islamike jeni ne delir te gjithe?? plaset duke komentuar po nuk ju do njeri.nuk ka bashkim me ju.

    Dërguar nga Elona, valona më 02-05-2012 në 05:18

    Keta maqedonasit qe nuk pranojne tu sherbehet nga kamariere me kryq ne qafe duhet te debohen menjehere e mos ti jepet me vize per shqiperi.

    Dërguar nga Mirko Torino, Torino më 01-05-2012 në 14:42

    KERKUSH NUK KISHTE PIKE DYSHIMI SE JAN VRARE NGA CA ISLAMIKE TE ASHTUQUAJTUR SHQIPETARE QE VETEM SHQIPTARE NUK JANE POR SADE TURQ.MOS E DHASHTE ZOTI BASHKIM AS ME KOSVE AS ME MAQEDONI SNA DUHEN ISLAMIKET NE TERRITORIN E REPUBLIEKS SE SHQIPERISE KTA DUHET TI MBAJE SERBIA DHE MAQEDONIA SHTERNGUSHEM NDRYSHE DO I FUSIN FLAKEN BALLKANIT. SKA VEND ISLAMIZMI AS NE SHQIPERI AS NE EVROPE LE TI NISIN PER TURQI SE JU THA EDHE I NDERUARI SALI KEMI GJAK TURK. ME VJEN KEQ PER VIKTIMAT SHPRESOJME QE TI VARIN.
    Per fat te keq qe shumicave e gazetave jane te mbushura me kesi lloj komentesh ne perjashtim te disa atdhetareve nga Shqiperia qe jane shume pak .
    Dhe kjo duhet thene haptas se me shkoi jeta duke kerkuar Bashkim e raliteti eshte krejtesisht ndryshe , keta as qe munden te na shofin e jo te na ndihmojne ... ne perjashtim prej shume pak atdhetareve , thash prap ..
    Me vie keq , por kjo po del e verteta .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 02-05-2012 më 11:06

Faqja 7 prej 76 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •