Ska sekt vehabi , keto jan rrena te pa besimtarve
sidomos atyre kunder shqiptarve qe kan qen gjithmon trathtar.
Ska sekt vehabi , keto jan rrena te pa besimtarve
sidomos atyre kunder shqiptarve qe kan qen gjithmon trathtar.
ANTI : SHKA, RRUS, GREK DHE VLLEZERVE TE TYRE
Ne postimet e mija ne kete forum kam sjellur vazhdimisht kete problem ...me nje menyre apo ne nje tjeter .
Eshte fakt qe ka nje evolim te ekstremizmit islamik ne Kosove , maqedoni ..por ajo qe nuk permende ti Albo edhe ne Shqiperi.
Problemi se pse Myslimanet shqiptare nuk angazhohen ne pastrimin e fese se tyre eshte me i thelle nga c'mund te paramendohet..
investimet arabe ne xhamia te reja dhe libra apo perkthime librash nga dijetare Islam , apo hadithesh te cilat kurre me pare kane qene te njohura per audiencen shqiptare e kane bere punene e tyre ...
politikanet nga ana tjeter kane frike se mos humbasin vota nqs shprehen per marrjen e ndonje mase , biles biles i shikon te shtiren ne kete ceshtje...
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
Abdulwahabitët nuk janë pasqyrë e Islamit e as Islami vet - këtë gjë duhet ta kuptojë secili frymor
në këtë botë.E, ata kanë përkrahjen e Perëndimit pa asnjë dyshim aty - për përçarjen e muslimanëve.
![]()
ne fakt ..ai eshte islami i vertete qe zbatohet ne lindjen e mesme...i njejti me Islamin e vehabisteve shqiptare sot...
e gjithe e ashtoquajtura "dije" vjen nga lindja e mesme, nga dijetaret e tyre te "shquar" dhe hadithet e tyre pa fund...
do t'i shikosh te gjithe brezin e vehabisteve me libra dijetaresh islam arab te perkthyer ne shqip neper duar duke iu permbajtur pike per pike me friken se mos po shkelin dicka nga dispozitat e udhezimeve apo fetvave(vendimeve ) te tyre , kete e di nga dore e pare(pa e vetkuptuar ,isha vete nje i tille ose me mire , nje nga mesi i tyre)..
Per sa i perket Islamit sot , do e karakterizoja si nje kult i cili nuk mbeshtetet ne besimin ne Zot sa duhet dhe me shume perparesi i jep kauzes se lindjes se mesme , apo te shtimit te rradheve te myslimaneve duke treguar per te konvertuarit e rinj ato shkrime apo citime qe jane me te lehta per t'u kosumuar dhe propaganduar dhe duke fshehur shume fakte te tjera si psh keto me poshte, te cilat jane natyrisht pjese e islamit Tradicional :
Vendim i komisionit të fatva-ve i Azhar-it mbi vrasjen e apostatëve
Ekspertizë ligjore
Një ekspertizë ligjore (fatva) e komisionit të fatva-ve i Azhar-it, i institucionit më me autoritet i islamit sunnit, mbi vrasjen e apostatëve e vitit 1978. Përkthim nga arabishtja i dokumentit origjinal:
„al-Azhar. Komisioni i fatva-ve.
Në emër të Allahut Meshiruesit, Meshireberesit .
Pyetje e zotit Ahmad Dervish; ai e ka paraqitur këtë pyetje përmes zoteriut (emri i padukshëm), shtetas gjerman:
Një burrë i besimit mysliman dhe shtetas egjiptian është martuar me një grua të besimit të krishterë dhe shtetase gjermane. Me pëlqim të bashkshortëve myslimani në fjalë ndërroi fenë në atë kristiane duke iu bashkuar fesë kristiane.
1. Si gjykon feja islame mbi statusin e këtij personi në lidhje me dënimet islame?
2. Do të shihen fëmijët e tij si myslimanë apo si të krishterë? Ç'gjykim jepet?“
Përgjigja:
Çdo lavdi meriton Allahu, zoti i botëve. Bekuar dhe paqje qoftë me vulën e profetëve, te nderuarin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe gjithë bashkëluftëtarët e tij.
Këtu japim informacionin: meqënëse ai e ka braktisur fenë islame i kërkohet që të bëjë pendimin. Në rast se nuk tregon pendim, në bazë të ligjeve islamike ai do të vritet.
Për sa i përket fëmijëve të tij, ata janë myslimanë të mitur. Pas arritjes së moshës së duhur, në rast se ata mbesin në fenë islame, do të jenë myslimanë. Në rast se ata e braktisin fenë islame, u kërkohet që të bëjnë pendimin. Në rast se ata nuk tregojnë pendim, do të vriten.
Dhe Allahu, më i larti, e di më së miri.
Kryetari i komisionit të fatva-ve në Azhar.
Data: 23 shtator 1978
Vula me emblemën e shtetit: Republika Arabe e Egjiptit. Al-Azhar. Komisioni i fatva-ve në Azhar.
Bazuar ne hadithet SAHIH(Te Sakte-Autentik) , ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet , ky eshte LIGJ i Sheritit Islam,
Shikoni hadithet Sahih ne Vazhdim:
Sahih Al-Buhariu
Vëllimi 9, Libri 83, Numër 17:
Transmeton Abdullahu:
I dërguari i Allahut tha: "Gjaku i një muslimani i cili pranon se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Tij, nuk mund të derdhet ndryshe përveç në tri raste: Në rastin për vrasje, në rastin e një personi të martuar që kryen marrëdhënie të paligjshme seksuale si dhe ai i cili braktis fenë Islame (bëhet femohues) dhe e lë bashkësinë muslimane. "
SAHIH BUHARIU
Vëllimi 4, Libri 52, Numri 260:
Transmetuar nga Ikrima:
Aliu kishte djegur disa njerëz dhe ky lajm arriti tek Ibn'Abbasi, i cili i tha, "Nëse unë do të kisha qenë në vendin tënd unë nuk do t'i kisha djegur ata, sepse Pejgamberi (a.s) ka thënë:" Mos e dënoni (askënd) me ndëshkimin e Allahut. "Nuk ka dyshim, se unë do t'i kisha vrarë ata, sepse Profeti ka thënë, "Nëse dikush (mysliman) braktis fenë e tij, ta vrisni atë."
SAHIH BUHARIU
Vëllimi 9, Libri 84, Numër 57:
Transmeton 'Ikrima:
Disa Zanadika (ateistë) janë sjellë tek 'Aliu dhe ai i dogji ata. Lajmet e kësaj ngjarjeje, arritën tek Ibn'Abbasi i cili tha, "Po të kisha qenë unë në vendin e tij, unë nuk do t'i kisha djegur ata, ashtu sikur i dërguari i Allahut e ka ndaluar djegjen e njeriut, duke thënë:" Mos e dënoni askënd me ndëshkimin e Allahut (zjarrin). "Unë do t'i kisha vrarë ata sipas deklaratës së dërguarit të Allahut, që thotë se "Kushdo që ndryshon fenë e tij islame, t'a vritni atë. '"
Sahih Buhariu
Vëllimi 9, Libri 84, Numër 58:
Transmeton Ebu Burda:
..... ishte një njeri pranë Ebu Muisas. dhe Muadhi pyeti: "Kush është ky (njeriu)?" Ebu Muisa i tha: "Ai ështe një çifut që u bë mysliman dhe pastaj është rikthyer përsëri në Judaizëm." Pastaj Ebu Muisa i kërkoi Muadhiut që të ulet, por Muadhiu ka thënë: "Unë nuk do të shtrohem në tryezë para se ai të jetë vrarë. Ky është gjykimi i All-llahut dhe i të dërguarit të Tij (për raste të tilla) dhe e ka përsëritur këtë tri herë. Pastaj Ebu Musa urdhëroi që njeriu të vritet, dhe ai u vra. Ebu Musa shtoi, "Pastaj kemi diskutuar lutjet e natës dhe njëri prej nesh tha:" Unë lutem edhe në gjumë, dhe shpresoj se All-llahu do të më shpërblejë për lutjet të mia. "....
Sahih Buhariu
Vëllimi 9, Libri 89, Numri 271:
Transmeton Ebu Musa:
Një njeri e përqafoi Islamin dhe pastaj u rikthye përsëri në judaizmin. Muadh bin Xhebeli erdhi për t'a parë atë njeri me Ebu Musan . Dhe Muadhi pyeti, "Çfarë ka ndodhur me këtë njeri?" Ebu Musai u përgjigj: "Ai e përqafoi Islamin dhe pastaj u rikthye përsëri në Judaizëm." Muadhiu tha: "Unë nuk do të ulem (në tryezë) përveç nëse ju e vritni atë (sepse ky është) vendimin e All-llahut dhe i të dërguarit të Tij
_______________________________________
Kurse edhe per ata qe pine alkol per here te katert ka denim me vdekje:
HADITH SAHIH NGA EBU DAVUDI;
Ebu Davudi (38:4467) Profeti tha, "nëse do të pijnë verë, fshikullojini(me kamxhik) ata,
përsëri nëse do të pijnë atë, fshikullojini ata .
Përsëri nëse do të pijnë, t'i vritni ata.
" Por në hadithin me numer (38:4469)thuhet; ata morën tre fshikellime me kamxhik paralajmëruese para se të vriten në rastin e katërt.
PRA SIPAS HADITHIT ME LART :
KUSH PI PIJE ALKOLIKE PER HERE TE KATERT , DUHET TE VRITET (SIPAS ISLAMIT)
QENTE DUHET TE VRITEN SIPAS HADITHEVE SAHIH;
Sahih Buhariu
Vëllimi 4, Libri 54, Numer 539:
Transmeton Ebu Talha:
Profeti tha: "Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi qe ka qen apo një foto në të."
Sahih Buhariu
Vëllimi 4, Libri 54, Numer 540:
Transmetuar nga Umer bin 'Abdullah ':
I Dërguari i Allahut urdhëroi që qentë duhet të vriten.[/QUOTE]
Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 14-04-2012 më 10:39
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
Problemi kryesor eshte dhe mbetet ne Islamin tradicional ceshtja e haditheve si burim fetar ,
eshte mire e ditur qe arsyeja qe pse mylimanet vehabiste shkurtojne pantallonat eshte hadithi,
apo arsyeja qe ndalojne perdorimin e fotografise eshte perseri hadithi ,
arsyeja e leshimit te mjekrrave dhe i shkurtimit te mustaqefe eshte perseri hadithi ...si edhe nje mori detyrimesh e ndalesash , nga dalja ne pazar e deri te vajtja ne toilet,
per cdo hap qe ben duhet te thush duane qe i takon ...per cdo moment qe mendon duhet qe mendimi yt te jete njelloj si ai i sheihut(dijetari)..
me pak fjale nje industri qe prodhon njerez rrobote ...qe me vone mund t'i perdore si te doje ...mbase nje dite edhe si njerez bomba..
ne lidhje me hadithin , kam shume arsye per te cilat jam i bindur qe sjell demin kryesor mes myslimaneve, pasi eshte pikerisht ky sebepi i cili perdoret me pas nga dijetaret arabe per nxjerrrjen e urdheresave fetare , si nga me te thjeshtat e deri tek xhihadi..
mos te harrojme qe ekzistojne diku rreth shtateqindmije hadithe...me gjithe keto hadithe mundet secili njeri te krijoje nje fe te veten sipas deshirave te tij ..pa dalur jashte sunes(haditheve dhe veprave te profetit Muhamed)...ky eshte rasti me i mire , apo menyra me e mire per te manipuluar dhe deformuar te gjithe fene sipas deshirave te sheikeve arabe dhe forcave te erreta idhujtareske qe fshihen pas tyre ,
nje vezhgim i shkurter mbi hadithin:
Myslimanet nuk ndjekin as vete hadithet e tyre SAHIH
E konsiderojne kusht qe nje person te besoje ne Synet per te qene Mysliman, natyrisht perkrah Kur'anit.
nderkohe qe shume hadithe "Sahih" nuk e thone kete gje;
1-)Sahih Muslimi Libri 35, Numer 6518
Ebu Hurejra ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
...All-llahu do të bëjë për ata(njerez) rrugë te lehtë, duke i çuar në parajsë dhe ata persona të cilët mblidhen në shtëpitë e All-llahut (xhamite) dhe lexojnë librin e All-llahut dhe ata që mësojnë dhe që studjojnë Kuranin (mes vete), do të vijë mbi ta qetësia dhe mëshira dhe do t'i mbulojë ata dhe engjëjt do t'i rrethojnë ata dhe Allahu bën një përmendje të tyre në praninë e atyre afër Tij...
nuk permendet fare ketu as rruga e profetit e as theniet e tij , le te mos harrojme qe hadithi eshte SAHIH
Sipas Sahihut te Muslimit , Profeti Muhamed ka lënë vetëm Kur'anin
2-)Sahih Muslimi Zuhd(Libri) 42, Numër 7147], si edhe [Ahmedi, Volumi. 1, Faqe 171)Profeti Muhamed tha:"Mos shkruani asgjë nga mua, përveç KURANIT. Çdokush që ka shkruar ndonjë gjë tjetër veç Kur'anit ,duhet t'a fshijë atë."
disa argumentojn se kete profeti e ka thene per te mos ngaterruar Kut'anin me hadithet , por kjo nuk eshte e vertete sepse 30 vjet pas vdekjes se Profetit vazhdohet te zbatohet ky kusht i profetit , qe do te thote se profeti e mbajti qendrimin e tij kunder-hadith deri ne vdekje;
3-)Nga: Imam Ahmed ibn Hanbal ,Zejd Ibn Thabit (shkrimtari më i afërt i Profetit ) vizitoi Khalifën Mu'aauijah (më shumë se 30 vjet pas vdekjes së Profetit), dhe i tha atij një histori rreth Profetit. Mu'aauijahut i pëlqeu kjo histori dhe urdhëroi dikë që të shkruajnë atë. Por Zejdi tha. "I Dërguari i Allahut na urdhëroi që kurrë të mos shkruajmë ndonjë gjë nga hadithi i tij,"Suna e Ebu Davudit Kitab Al-llm numer#3640
4-)Sahih Muslimi
Libri 7, Numër 2803
...(Pejgamberi Muhamed thotë) : Unë kam lënë ndër ju Librin e Allahut, dhe nëse ju i përmbaheni atij(Kur'anit), ju kurrë nuk do të devijoni. Dhe ju do të pyeteni për mua (në Ditën e Ringjalljes), (tani më tregoni) çfarë do të thoni? Ata (audienca-të pranishmit) thanë: Ne do të dëshmojmë se ju e keni përcjellur (shpalljen), shkarkohet (barra e profecisë) dhe dhatë mençuri (të sinqertë) dhe këshillim. Ai (transmetuesi) ka thënë: Ai (Profeti i Shenjtë), pastaj e ngriti gishtin e tij tregues drejt qiellit dhe duke e treguar atë më pas nga njerëzit (tha): "O Allah, ti je dëshmitar , 0 Allah ti je dëshmitar,. dhe e ka thënë këtë tri herë. (Bilali atëherë) thirri Ezanin dhe më vonë edhe ikametin dhe ai (Profeti i Shenjtë), ka udhëhequr namazin e drekës...
5-)Sahih Buhariu
Vellimi 1, Libri 8, Numër 394:
Transmeton Abdullah:......Profeti tha;unë jam një qënie njerëzore si ju dhe pergjëgjës për të harruar si ju. Pra, nëse harroj, kujtomani mua dhe nëse dikush nga ju është i dyshimtë në lidhje me lutjen e tij, ai duhet të ndjekë atë që ai mendon se mund të jetë e saktë dhe i plotë namazi i tij në përputhje me rrethanat dhe të perfundojë atë dhe të bëjë dy sexhde.
6-)EBU Davudi tek seksioni me numer 30;Gjykimet dhe betejat (Kitab Al-Fitan Ua Al-MalahimLibri 30, Numër 4234:...Ai(profeti) u përgjigj: do të ketë shume (fitne) dhe të keqe. Unë e pyeta: O i dërguari i All-llahut, do të ketë të mirë pas kësaj të keqje? Ai u përgjigj: Mëso Librin e All-llahut(Kur'anin), Hudhejfe, dhe t'i përmbahesh përmbajtjes së tij. Ai e tha këtë tri herë...
7-)El Muata ne hadithin (Libri # 38, Hadithi # 38.10.17)Aishja, gruaja e profetit,Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, ka thënë:
... i Dërguari i Allahut, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, u ngrit përpara popullit, dhe lavdëroi Allahun dhe i dha Lavdet Atij(Allahut). Pastaj ai tha: "Çfarë po ndodh me njerëzit që vejnë kushte të cilat nuk janë në librin e All-llahut(Kur'an)?Çdo kusht që nuk është në librin e All-llahut(Kur'an) është i pavlefshëm edhe nëse janë njëqind kushte te tilla. Dekreti i All-llahut(Kur'ani) është i vërtetë dhe kushtet e All-llahut janë absolute...
8-)"SAHIH MUSLIMI"Libri 13, Numër 4016:
Transmeton Ibn Abasi: Kur i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ishte gati për të lënë këtë botë, ka pasur persona (rreth tij) në shtëpinë e tij,....Atëhere Umeri tha: Vërtet i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) është goditur thellë me dhimbje. Ju keni Kur'anin me vete. Libri i All-llahut është i mjaftueshëm për ne.
9-)Sahih Buhariu
Vëllimi 1, Libri 3, Numri 111:
Transmetohet Ash-Sha'bi:
Ebu Juhaifa tha: "Unë e pyeta Aliun," A keni ndonjë libër (i cili i është shpallur Profetit përveç Kuranit)? "'Aliu u përgjigj, "Jo, përveç Librit të Allahut apo fuqisë se të kuptuarit e cila është e dhënë (nga Allahu) mbi një musliman apo atë që është (me shkrim) në këtë fletë letre (me mua)." Ebu Juhaifa tha: "Unë e pyeta: 'Çfarë është (me shkrim) në këtë fletë letre?' Aliu u përgjigj, ajo merret me Dijja-n (kompensimit (paratë e gjakut) të paguara nga nje vrasës, të afërmve të viktimës), shpërblim për lirimin e të burgosurve nga duart e armiqve, dhe ligji që asnjë musliman duhet të vritet në kisas (barazinë në ndëshkim) për vrasjen e nje (mosbesimtari).
10-)Sahih Buhariu Vëllimi 4, Libri 53, Numri 404:
Transmeton Aliu:
Ne nuk kemi shkruar ndonjë gjë nga Pejgamberi, përveç Kur'anit dhe asaj që është shkruar në këtë letër, (ku), Profeti tha: "Medina është një shenjtërore nga (mali i) Air , dhe-kështu, pra, kushdo që kryen (në të) një herezi ose kryen një mëkat, ose i jep strehim të tillë një shkelesi, do të ndodhe mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve,......
kuptohet qe pjesa tjeter(qe ishte shkruar ne nje cope leter) nuk ishte nje shpallje hyjnore , por nje keshillim i logjikshem i Profetit ne lidhje me Medinen, pasi kjo ishte nje konkluzion logjik nga ana e profetit te cilen Sahabet e shkruan ne nje cope leter , por qe nuk mund te konsiderohet shpallje hyjnore , por nje keshillim nga ana e profetit.
si edhe keto me poshte:
Libri i famshëm, "ulum el-Hadith" i Ibn el-Salah, raporton një hadith nga Ebu Hurejra në të cilin Ebu Hurejra tha se i dërguari i Perëndisë doli jashtë tek ne, ndërsa ne ishim duke shkruar hadithet e tij dhe tha: " Çjanë ato që keni shkruar? " Ne i thamë, "hadithet që ne dëgjojmë nga ju, o i dërguar i Perëndisë(Allahut)." Ai tha, "Një libër tjetër përveç librit të Zotit?!" Ne i thamë, "A duhet të flasim për ju?" Ai tha, Flisni për mua, që do të jetë mirë, por ata që do të gënjejnë do të shkojnë në ferr. Ebu Hurejra tha: ne i kemi mbledhur ato që kishim shkruar nga hadithet dhe i dogjëm në zjarr.
Në librin e famshëm, "Tak-jed Al-Ilm", Ebu Hurejra tha, i dërguari i Perëndisë ishte informuar se disa njerëz kanë shkruar hadithet e tij. Ai i mori këto libra në xhami dhe tha: "Çfarë janë këto libra që kam dëgjuar që ju keni shkruajtur? Unë jam vetëm një qenie njerëzore. Çdokush që ka ndonjë nga këto shkrime duhet ta sjellë atë këtu. Ebu Hurejra tha se ne i kemi mbledhur të gjitha këto dhe i kemi djegur në zjarr.
Ibn Hanbel në librin e tij, Musned, transmeton një hadith në të cilin Abdullah Ibn Omeri ka thënë, "i dërguarin e Perëndisë një ditë doli tek ne sikur ai do të largohej së shpejti dhe na tha," Kur unë të largohem nga ju (të vdes ), të mbani librin e Zotit, ndaloni atë që e ndalon dhe i pranoni si hallall atë që e bën hallall. "
Ai kurrë nuk përmendi Synetin në këtë hadith.
Përsëri, në librin "Tak-jed Al-Ilm", Abu Sajed Al-Khudhri tha: "E pyeta të dërguarin e Perëndisë për të marrë leje për të shkruar hadithet e tij, por ai nuk pranoi të më japë leje."
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
shembuj te haditheve shkeputur nga nje liber i Ibrahim Mustafes me titullin : Hadithi dhe Korrupsioni i fese se madhe Islame
Te TJERA mashtrime Sahih dhe Trillime
Në seksionin e mëposhtëm ne do të lexojmë disa nga gënjeshtrat më të egra dhe trillimet që dijetarët e haditheve autentike transmetojnë si sahih. Ata tregojnë se sa të dëshpëruar dhe të hutuar kanë qene këta dijetarë në mbledhjen e çdo gjëje që kishte të bënte me Pejgamberin, në qoftë se ata mendonin se senedi (zinxhiri i transmetuesve), ishte i pakëputur për aq sa ata ishin të informuar. Kjo është bërë pa marrë parasysh përmbajtjen e hadithit, nëse e kundërshton Kur'anin apo jo,kundërshtojnë hadithet e tjera, faktet e njohura mirë apo kishin kuptime pa esencë. Këto janë vetëm një mostër e vogël e gënjeshtrave Sahih. Ata asnjëherë nuk kanë përmendur që nuk duhej të përfshiheshin të gjitha këto hadithe që janë turpi i fesë Islame. Duke parë dhe lexuar këto hadithe do të na bëjnë të kuptojmë se pse i Dërguari i Zotit do të ankohet tek Zoti në Ditën e Gjykimit për myslimanët që ata e kanë braktisur Kuranin (jo Hadithet dhe Sunetin). Shih 25:30
(1) Sa herë duhet të lahemi gjate marrjes se abdesit, një herë, dy herë, tri herë....??
Kontrolloni:
Vëllimi 1 Buhariu, Libri 4, Numër 159:
Transmeton Ibn Abasi:
Profeti e ka kryer abdesin duke i larë pjesët e trupit vetëm nga një herë.
__________________
Vëllimi 1 Buhariu, Libri 4, Numër 160:
Transmeton Abdullah bin Zejd:
Profeti kryer abdes duke i larë pjesët e trupit dy herë.
___________________
Vëllimi 1 Buhariu, Libri 4, Numër 196:
Transmeton Abdullah bin Zejd:
Pasi Dërguari i Allahut erdhi tek ne dhe na nxori ujë me një tenxhere bronzi. Ai kreu abdesin kështu: Ai e lau fytyrën tri herë, dhe parakrahët e tij deri në bërryla dy herë, pastaj kaloi duart e tij te lagura lehtë mbi kokë nga përpara dhe nga ana e pasme dhe i lau këmbët e tij (deri në nyjë të këmbës).
(2-a) mos e kaloni këmbën mbi këmbën tuaj;
Gaber Ibn Abdullah ka thënë: "I Dërguari i Zotit ka ndaluar një njeri nga kalimi i një këmbe mbi tjetrën , ndërsa ishte i shtrirë në shpinë të tij" Muslimi
(2) KALOJENI këmbën tuaj(lejohet);
Ebada Ibn Tameem tha, babai i tij tha se ai e pa te Dërguarin e Zotit shtrirë në shpinën e tij në xhami duke kaluar këmbën mbi këmben e tij. "Muslimi"
(3) mos pini në këmbë(ndalohet);
Ebu Hurejra tha, i Dërguari i Zotit ka thëne se, "Mos pini, ndërsa jeni në këmbë, në qoftë se dikush ka harruar dhe e ka bërë këtë, ai duhet të vjellë atë që ai e piu."
Sahih Muslimi Libri 23, Numër 5022
(4) Pini në këmbë(lejohet);
Ibn Abas ka thënë: "I Dërguari i Zotit ka pirë nga uji i Zemzemit, ndërsa ishte në këmbë ...." Sahih Muslimi". Libri 23, Numër 5023
(5) urinoni në pozicionin në këmbë:
"Profeti ka urinuar në pozicionin në këmbë" Buhariu 4/60,62
(6) MOS urinoni në pozicionin në këmbë(ndalohet);
"Kurrë Profeti nuk ka urinuar në pozicionin në këmbë." Hanbeli. 6/136,192,213
(7) fundi i botës në 100 vjet;
Tek Buhariu, Vëllimi 1, Libri 10, Numer 539
"Nuk do të ketë në sipërfaqen e Tokës, pas njëqind vjet, asnjë qenie njerëzore."
Tani, pas rreth 1400 vjetësh këtë hadith e kuptojmë qe nuk ka ndodhur. Profeti Muhamed nuk mund të thoshte një gënjeshtër të tillë , por njerëzit që besojnë në gënjeshtra nuk mund të kuptojnë, por besojnë në këto dhe i vënë ato në një libër dhe i quajtën ato autentik (Sahih).
Korrupsioni i Buhariut është i qartë në këtë hadith. Ky hadith thekson se nuk do të ketë më qenieve njerëzore pas 100 vjetësh pas Muhamedit. Përkundër faktit që ky hadith u mblodh nga Buhariu më vonë se 200 njëqind vjetësh pas vdekjes së Pejgamberit, dhe është padyshim një gënjeshtër dhe një trillim, dhe profeti Muhamed nuk mund të ketë thënë ketë, Buhariu e përfshiu këtë në Sahihun e tij ( hadithe autentike). Buhariu nuk u kujdes për atë se çfarë thonë ose mësojnë hadithet, por kujdesej për të gjetur isnadin e mirë (zinxhirin e transmetuesve). Ai dështoi në isnadin e tij dhe në Sahihun e tij, dhe në Islamin e tij. Buhariu e korruptoi librin e tij dhe Islamin me shumë prej këtyre haditheve FALSE sepse shumë myslimanë u mashtruan dhe duke vepruar kështu kryen idhujtarinë. Profeti Muhamed do të ankohet tek Zoti në Ditën e Gjykimit për te(Buhariun) dhe për të gjitha kukullat që ndoqën hapat e tij. Shih 25:30
(8) njeriu në shëmbëlltyrën e Perëndisë:
Sahih Muslimi, (në kundërshtim me Kur'anin)
Ebu Hurejra tha se i Dërguari i Zotit i tha, "Nëse një nga ju lufton vëllanë e tij, mos t'a godasë atë në fytyrë dhe mos të thotë se Zoti e bëri atë të shëmtuar, sepse Perëndia e krijoi Ademin në imazhin e Tij.."
Gënjeshtra tjetër dhe fabrikimi i transmetuar nga Ebu Hurejra, dhe i pranuar nga Muslimi. Kjo është e njëjta gënjeshtër që ju do të gjeni në Bibël. Kur'ani është i qartë se si Perëndia është. Kontrolloni vetë, shihni 6:103, 42:11, dhe historinë e Moisiut në 07:14
(9) Ademi është 60 kutë i gjatë dhe 7 kutë i gjerë;
Musnedi i Ahmedit;
Ebu Hurejra tha, profeti tha: "Zoti e krijoi Ademin, 60 kutë të lartë dhe shtatë kutë te gjerë."
"Ebu Hurejra ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë:. Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar, Ademin e ka krijuar në imazhin e Tij me Gjatësinë e gjashtëdhjetë kutësh ..."( Sahih Muslimi, vol 4, f. 1481 , # 6809,)
Është interesante të dihet se Imam Maliku e ka mohuar vërtetësinë e këtij hadithi.
(10) Muhammedi nuk KA mëshirë;
Sahih Buhariu dhe Hanbeli.
Buhariu, Volumi 1, Libri 4, Numër 234:
Enesi ka thënë: "Disa njerëz të 'Ukl ose' fisi Uraina, erdhi në Medine dhe klima e saj nuk i përshtatej atyre. Pra, Pejgamberi urdhëroi ata të shkojnë në atë tufë te deveve dhe për të pijnë qumështin dhe urinën e tyre (si ilaç ). Kështu ata u udhëzuan si dhe pasi ata u bënë të shëndetshëm, ata vranë bariun e Pejgamberit dhe çuan larg të gjitha devetë e tij. lajmi arriti tek Profeti herët në mëngjes dhe ai dërgoi ata (njerëzit) në ndjekje të tyre dhe ata i kapën dhe i sollën në mesditë. Ai pastaj urdhëroi për të prerë duart dhe këmbët e tyre (dhe kjo është bërë), dhe sytë e tyre ishin shpuar me shufra të nxehta prej hekuri, Ata ishin vënë në 'el-Harra' dhe kur ata kërkuan ujë, nuk u është dhënë ujë atyre. " Ebu Kilaba tha, "Ata njerëz të përkushtuar vjedhjeve dhe vrasjeve, u bënë të pafe pasi përqafuan Islamin dhe luftuan kundër All-llahut dhe të dërguarit te Tij. "
Kjo është pamja që librat e hadithit e përshkruajnë Muhamedin. Krahasoni këtë pamje me mënyrën se si Zoti e përshkruan atë(muhamedin) në Kuran.
(11) GRATË, qentë dhe majmunët;
Fyerja femrave ne hadithe.
Sahih Buhariu 8 / 102 dhe Hanbeli 4 / 86
"Nëse një majmun, një qen i zi apo një grua kalon para një personi që lutet(fal namaz), namazi i tij është i pavlefshëm."
Ky hadith që është transmetuar nga Ebu Hurejra është refuzuar fuqishëm nga Aishja, gruaja e Profetit dhe e ka akuzuar Ebu Hurejren që nuk thotë të vërtetën. Pavarësisht se ky hadith është gjetur ende në mes të të ashtuquajturave (Sahih) hadithe autentike.
(12) ogur të keq ka në grua:
Sahih Buhariu 76/53
"Ogur te keq ka në grua, kal dhe në shtëpi."
Një tjetër pasqyrim i paragjykimeve ndaj grave që ishte në karakterin e atyre që i trillonin hadithet. Islami (Nënshtrimi në shqip) i jep respekt të plotë gruas dhe nuk ushtruan kurrë përshkrim të tillë që e bën gruan si qen, majmun ose ndonjë shenjë të keqe.
(13) Nuk ka dallime mes të dërguarve, kundërshtimet...
Librat e haditheve janë plot me histori që e bëjnë Profetin Muhamed me te mirë se të gjithë profetët e tjerë dhe gjithë qeniet njerëzore. Këto hadithe janë në kundërshtim me hadithe të tjera, që unë do të përmend dhe në kundërshtim me mësimet e Kur'anit. Kjo është shkelje e Kur'anit, ku Allahu thotë se ne, si besimtarë, nuk duhet të bëjmë ndonjë dallim mes të dërguarve të Tij, shih 2:285. Ata që kanë pretenduar të ndjekin librat e haditheve kanë injoruar hadithet e përsëritura që bëjnë thirrje për besimtarët të mos bëjnë dallim mes të dërguarve. Hadithet e mëposhtme tregojnë kontradikta në librat e haditheve të tyre lidhur me këtë çështje.
Sahih Muslimi;
"Ibn Abbasi ka thënë, Profeti ka thënë;". Askush nuk duhet të thotë se unë jam më i mirë se Junusi (Jona) .Ibn Matta "
Këtu Pejgamberi Muhamed është duke i kërkuar njerëzve që të mos e bëjnë atë më te mirë se Junusin.
Sahih Muslimi;
"Ebu Hurejra tha, një burrë musliman dhe një hebre u ballafaquan në një argument, muslimani tha: Betohem në Atë te Vetmin që Ai e Zgjodhi Muhamedin mbi të gjithë botën. Çifuti tha: Betohem në Atë të Vetmin, që Moisiun e zgjodhi mbi tërë botën. Burri mysliman ngriti dorën dhe e goditi me shpullë çifutin në fytyrën e tij. hebreu shkoi te Profeti Muhamed dhe u ankua. i dërguari i Zotit tha: "Mos me bëj më te mirë se Moisiu." Njerëzit do të bien pa ndjenja (në Ditën e Fundit) , dhe unë do të jem i pari që do të zgjohem, dhe unë do t'a gjej Moisiun ne këmbë përpara fronit "Arshit" te Zotit. unë nuk e di nëse ai ra pa ndjenja gjithashtu dhe nëse ai zgjohet para meje, mbase Zoti e ka përjashtuar atë nga ajo gjendje. "
Sahih Muslimi;
Enes ibn Maliku ka thënë, një njeri erdhi tek i Dërguari i Zotit dhe i tha: O ju, më të mirët e të gjithë njerëzve, (Khajer Al-Barjeh) i Dërguari i Zotit i tha, "ky duhet të jete Ibrahimi (Abrahami), paqja qoftë mbi të. "
Sahih Muslimi
Ebu Saed Al-Khudri ka thënë se i Dërguari i Zotit i tha: "Mos bëni dallim mes profetëve.
A morën ata të mësim?
(14) Muhamedi DHE MAGJITE ;
Sahih Muslimi dhe Sahih Buhariu kanë një hadith të gjatë që tregon për vuajtjet e profetit Muhamed nga një magji, qe është bere ndaj tij nga një burrë hebre qe quhej Beni Zurik, Profeti (sipas kësaj gënjeshtre), është ndikuar kështu nga magjia dhe ai nuk ishte i vetëdijshëm për atë që ai thoshte ose bënte. Ai po mendonte se ai kishte marrëdhënie seksuale me gratë e tij, kur ai nuk ne fakt nuk kishte. Kjo është një nga fyerjet më të mëdhaja për profetin Muhamed. Kjo gënjeshtër përsëritet në të dy librat e Buhariut dhe Muslimit. Kjo gënjeshtër është quajtur Hadith Sahih. I Dërguari i Zotit duhej të dinte për çdo sekondë atë që ai po bën dhe çfarë ai është duke thënë. Kjo është vetëm një shembull tjetër i trillimeve dhe gënjeshtrave që ata i quajnë sahih.
(15) FYERJA ndaj Perëndisë;
Sahih Buhariu 97/24, 10/129 dhe komentoni mbi ajetin 68:42
"Në ditën e Gjykimit, Perëndia do të hapë këmbën e tij dhe t'i tregojë kofshën e tij Profetit."
"Perëndia do të tregojnë këmbën e Tij për besimtarët dhe ata do të bien në sexhde."
Mos harroni atë që Perëndia ka thënë për veten e tij në Kuran. në 42:11, dhe 6:103. Gjithashtu mbani mend se çfarë Zoti i tha Moisiut, kur Moisiu i kërkoi Perëndisë nëse ai mund t'a shikonte Atë (Zotin).[/QUOTE]
(16) Fyerje Muhamedit;
Sahih Buhariu Vëllimi 1, Libri 5, Numër 268:
Seksioni i Gusullit (larjes pas raportit seksual)
Enes ibn Maliku ka thënë, Profeti Muhamed e kishte bere zakon te shkonte me të gjitha gratë e tij dhe ka pasur marrëdhënie me ta brenda një ore, ditën ose natën. dhe ata ishin njëmbëdhjetë gra. neve e pyetem, "Si mund ta bënte ai ketë?" Ai tha; ne ishim duke folur në lidhje me profetin, sepse atij i ishte dhënë fuqia seksuale e tridhjetë meshkujve.
Gënjeshtra tjetër Sahih nga libri sahih i Buhariut. Vini re se Buhariu ka pranuar se hadithi edhe pse flet për rreth njëmbëdhjetë gratë e profetit ,ai e pranon këtë ndërsa historikisht profeti është njohur të ketë pasur vetëm nëntë gra.
Ata u përpoqën për të bërë një Muhamed te mbinatyrshëm duke i dhënë atij fuqinë seksuale të tridhjetë meshkujve. Ata shpiken një gënjeshtër dhe e vendosën atë në një libër sahih.
A ka nevoje Muhamedi për gënjeshtrat e tyre për të qenë i nderuar? JO.
A është kjo çfarë Kurani mëson për Profetin tonë të dashur? JO.
A është ky kujdesi i vërtetë i myslimaneve për Muhamedin? JO.
A është për t'u çuditur se Muhamedi do të ankohet tek Zoti në Ditën e Gjykimit, sepse myslimanët kane braktisur Kur'anin, për gënjeshtra dhe trillime?, JO. shih 25:30
(17) FYERJA E GRAVE DHE GJEPURA TJERA:
Sahih Buhariu dhe Muslimi;
Ebu Hurejra tha,se i dërguari i Allahut tha; "Po të mos ishin Jahuditë (Fëmijët e Izraelit), ushqimi kurrë nuk do të prishej, dhe gjithashtu mishi kurrë nuk do të kalbej. Dhe po të mos ishte Havaja, asnjë grua nuk do t’a tradhtonte burrin e saj."
Përsëri një blasfemi kundër Perëndisë dhe profetit te Tij. Fyerja e grave dhe qenëve është një tipar karakteristik i Ebu Hurejres . Profeti Muhamed nuk mund të ketë thënë këtë thënie PA-KUPTIM. Ata megjithatë e vendosën ketë në Sahihun e tyre (autentik) Librat e haditheve. Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e Kuranit dhe fakteve të njohura. Ebu Hurejra nuk e ka ditur atëherë, se ka pasur mikrobe që e bëjnë të prishet ushqimi dhe mishi edhe para krijimit të hebrenjve. Kur'ani kurrë nuk fajësoi EVEN për mëkatin që Adami dhe Eva kishin kryer. Shih 6:164
A duhet të besojmë Zotin apo te besojnë Ebu Hurjerën?
(18) GRATE DHE UDHËHEQJA;
Sahih Buhariu Vëllimi 9, Libri 88, Numër 219;
Ebu Bakara, tha i dërguari i Zotit i tha;
"Çdo komunitet kreu i të cilit është një grua kurrë nuk do të ketë sukses"
Një tjetër gënjeshtër në emër të profetit që nuk ka mbështetje nga Kur'ani. Ky hadith në fakt dëshmon korrupsionin e Imam el-Buhariut vetë që e pranoi këtë hadith nga Ebu Bakara, një njeri i njohur për të gënjyer dhe që dënohet në publik nga Omer ibn el-Hatab. Sipas rregullave të Zotit në Kuran, dëshmitë e Ebu Bakaras e (haditheve) nuk duhen pranuar kurrë . Shih 24:4
Kjo është një gënjeshtër e dijetarëve myslimanë duke poshtëruar gratë dhe mohuar te drejtat e tyre që të mos jenë në asnjë pozitë udhëheqëse. Ky hadith nuk ka mbështetje nga historia apo nga Kur'ani. Kontrolloni Kur'anin dhe historinë e mbretëreshës Sheba, e cila u bë myslimane (e nënshtruar) dhe udhëhoqi një komb të madh si një grua qe ishte.
(19) Vrasja e grave dhe fëmijëve;
Sahih Muslimi;
Hadith në lidhje me sulmet drejtuar jobesimtarëve. Ibn Abas ka thënë Ibn el-Saab Guthama tha, ne pyetëm të Dërguarin e Zotit në lidhje me gratë dhe fëmijët e vrarë gjatë sulmit mbi jobesimtarët, dhe ai tha se ato janë nga mesi i tyre (si ata) (si prindërit e tyre).
Blasfemi kundër Perëndisë, Islamit dhe profetit. Kjo gënjeshtër përfshihet në librat Sahih është një shembull i blasfemisë i këtyre fabrikimeve të kryera kundër profetit.
Kjo bie në kundërshtim me historinë e njohur myslimane, kur profeti në mënyrë specifike u tha ushtarëve të tij të mos i vrasin fëmijët dhe gratë. Nuk është çudi qe i Dërguari i Zotit do të ankohet në Perëndinë nga këta myslimanë të cilët pranuan këto gënjeshtra Sahih, shih 25:30.
(20) Vritini qentë;
Sahih Buhariu Vëllimi 4, Libri 54, Numër 540:
Transmetuar nga Umer bin 'Abdullah '
I Dërguari i Allahut urdhëroi që qentë duhet të vriten.
Në koleksionin e Ibn Hanbelit, thuhet qe i dërguari i Zotit i tha;
"Ju do t'i vrisni të gjithë qentë e zinj, sepse ata janë djaj."
Qeni i zi është një djall. Edhe sipas Hadithit SAHIH ne vijim te Muslimit:
SAHIH MUSLIMI
Libri 4, Numer 1032:
Ebu Dherri transmeton: I Dërguari i 'All-llahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Kur dikush prej jush qëndron për lutje dhe nuk është një gjë para tij e barabartë me pjesën e pasme që mbulon atë dhe në rast se nuk e ka para atë (një gjë e) barabartë me pjesën e prapme , lutja e tij do të shfaroset nga (kalimi i një), gruaje, ose qeni të zi. I tha: O Ebu Dherr, çfarë tipari është në një qen të zi që e dallojnë atë nga qeni i kuq dhe qeni i verdhë? Ai tha: O, bir i vëllait tim, unë e pyeta të Dërguarin e All-llahut (paqja qoftë mbi të) se ju jeni duke më pyetur mua, dhe ai tha: Qeni i zi është një djall.
Një tjetër hadith PA-kuptim dhe fyerje për Islamin, profetin dhe Perëndinë. Këto gënjeshtra dhe këto trillime janë të shënuara në librat e haditheve “Sahih”. A nuk pyetni veten pse Perëndia e quajti librin e Tij, Hadithi Më i MIRË? Sepse nuk ka ndonjë gjë të pa-kuptimtë në të .
Perëndia dëshiron që ne të mbështetemi vetëm ne hadithin e tij, Kuranin.
"[7:185] A nuk e kanë shikuar pushtetin e qiejve dhe tokës, dhe të gjitha gjërave që ka krijuar Perëndia? A u shkon ndërmend atyre se fundi i jetës së tyre mund të jetë afër? Në cilin Hadith, përkrah këtij, besojnë ata?
(21) SATANI(shejtani) urinon në veshët tuaj;
Sahih Muslimi dhe Sahih Buhariu;
Ebu Hurejra tha: "është përmendur nga i dërguari i Allahut që një njeri fjeti tërë natën (nuk zbatoi namazin e tij). Ai tha se, këtij njeriu i kishte urinuar shejtani në veshët e tij."
Një tjetër Sahih i PA-KUPTIMTE.
I Dërguari i Zotit nuk mund të ketë thënë këtë hadith pa-kuptim. Kontrolloni Hadithin Me te MIRE (Kur'anin) për njohuritë më të mira.
(22) SATANI qesh KUR ju mërziteni;
Sahih Buhariu dhe Sahih Muslimi;
Ebu Hurejra tha, profeti tha: ". Mërzitja është nga shejtani Nëse ju jeni gati për t'u mërzitur, ju duhet të përpiqeni për t'a ndaluar atë sa më shumë të jetë e mundur Nëse ju mërziteni, Satani(Shejtani) do të qeshë.."
(23) SATANI hyn nëpërmjet gojës tuaj;
Ebu Hurejra tha, profeti tha: ". Nëse ndonjë prej jush mërzitet,, të përpiqet sa më shume për t'a ndaluar mërzitjen, sepse Satani do të hyjë (gojën tuaj)"
Një tjetër PA-KUPTIM nga Ebu Hurejra dhe është pranuar si Sahih nga Buhariu dhe Muslimi. Profeti ynë i dashur nuk do të kishte thënë të tilla thënie pa-kuptim. Ai u tha ndjekësve të tij të vërtetë për të mos shkruar tjetër, pos Kur'anit.
(24) SATANI fle në pjesën e brendshme të fytit tuaj;
Sahih Buhariu dhe Sahih Muslimi;
Ebu Hurejra tha se profeti tha;
"Kur dikush zgjohet nga gjumi, ai / ajo duhet të pastroje fytin e tij / saj, (duke marrë ujë në gojë, gurgulluar me të dhe duke e çuar atë nëpërmjet hundës) tre herë, sepse shejtani kalon natën në fytin tuaj.
Një tjetër hadith pa-kuptim nga Ebu Hurejra është pranuar nga dijetarët në librat Sahih që tregojnë shumë gënjeshtra, te atribuara Profetit.
(25) SATANI largohet me të shpejtë;
Sahih Muslimi dhe Buhariu Vëllimi 1, Libri 11, Numër 582;
Ebu Hurejra tha, se profeti tha;
"Kur thirrja për namaz bëhet, Satani kthehet mbrapa për t'iu larguar zërit shumë të lartë në mënyrë që ai mos të dëgjojë Ezanin (thirrjen për namaz), kur të përfundoje Ezani Satani kthehet mbrapa ......"
Një tjetër Sahih PA-KUPTIM.
A ka të bëjë kjo me fenë e ADHURIMIT TE VETËM Zotit ??[/QUOTE]
(38) Mëkatet e myslimanëve u janë dhënë hebrenjve dhe të krishterëve:
Burda tha se babai i tij ka thënë se i Dërguari i Zotit tha: "Në Ditën e Fundit, disa myslimanë do të vijnë me mëkate sa malet, por Perëndia do të t'i falë mëkatet për këta dhe do i vejë këto mëkate mbi çifutët dhe të krishterët."
Kjo gënjeshtër Sahih qe bie ne kundërshtim me mësimet e Kur'anit siç thuhet në 6:164, ku secili njeri do të jetë përgjegjës vetëm për atë që bëri dhe gjithashtu është në kundërshtim me 3:199, ku Zoti është duke na thënë se disa nga hebrenjtë dhe të krishterët janë besimtarë në Zot dhe ata e nderojnë Atë dhe do të marrin shpërblimin e tyre nga Zoti i tyre.
Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 14-04-2012 më 11:03
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
ajo me te kuqe qe citova eshte edhe e gjithe e verteta e gjithe meselese...!
http://www.youtube.com/watch?feature...&v=Pea0TJsYZlo
Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 14-04-2012 më 11:21
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
Piu, personi me "Callme me mjekerr te zeze" shkon prish namazin e hoxhes i cili realisht mbeshtetet nga Bashkesia Islame. Keta tipa kane nje strukture te tille qe shkojne xhami me xhami me nje grumbull gomeresh nga pas per te ndertuar strukturat e tyre qe varen direkt nga qelbesinat wahabiste. Ajo qe po ndodh realisht eshte se keta kane arritur realisht ti krijojne nje lloj pushteti paralel nder besimtaret. Shume shpejt keni per te pare sherret qe do lindin nga gomere te ketille.
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Krijoni Kontakt