Nga Baton HAXHIU
Vahabi dhe Saudi, dy qytetare saudite, qindra vjet me pare, kane lidhur nje marreveshje per ndertimin e nje shteti fetar, me emrin Arabia Saudite. Kjo fjali duket historike dhe nuk do te kishte kurrfare kuptimi per cilindo prej nesh, sikur te mos ndodhnin nje seri ngjarjesh te tmerrshme ne boten shqiptare. Edhe pse ky vend eshte aq larg dhe aq i panevojshem per te ndertuar nje strategji te se ardhmes.
Shume vite me pare kisha lexuar nje fjali ne revisten "Koha": Rreziku na vjen nga vahabitet! E thene nga Arber Xhaferri, kryetar i Partise Demokratike te Shqiptareve te Maqedonise. Ne momentin kur e lexova titullin, kjo fjali edhe s'kishte ndonje kuptim per mua. Nuk degjova askend te komentoje dhe te thote dicka per keto lloj njerezish qe na sillen verdalle.
Hyra ne faqet e internetit dhe u mundova te kuptoj dicka per punen e tyre. Nuk pershkruhet dhe as qe dua te komentoj asnje nga fjalite qe lexova. Ishin per t'u frikesuar. Ideologji nihiliste. Por, deshiroj te komentoj referencat faktike qe po shkruhen dhe degjohen keto dite ne Kosove.
Varreza, ku pllaka perkujtimore eshte me foto, te shqiptareve me fe myslimane, ishin thyer nga nje sekt tjeter myslimanesh. "I quajne vahabi", me thane. U rrah ne nje qyteze te Kosoves (ne Decan), njeri nga perfaqesuesit e "Deshmitareve te Jehovait" (emri i Zotit- ne hebraisht). Thuhet se rrahjen e kane bere te njejtit persona qe perdhosen varrezat. Krejt kjo ndodh para syve tane dhe asnje nga ne nuk e komenton si fenomen, pervec pershkrimit te situatave te ngjara - si lajm.
Personalisht nuk kam takuar keta njerez dhe kete lloj sekti. Degjova se baza e tyre qenka ne Prizren dhe gjithandej ne Maqedoni. Shume e shprehur edhe ne Tiarane.
Nje debat i se dieles me beri shume kurioz te mesoje per keta njerez. Pyeta gjithandej, dhe te gjithe me thonin njezeri: Mos u merr me ta! Jane te rrezikshem! Jane te tille dhe atille! Jane misonare te Bin Ladenit dhe kane principe te njejta ideologjike dhe jetese.
Kane mentalitet veteflijimi dhe e bejne ne emer te kesaj ideologjie, duke u perqendruar ne sulme kunder civilizimit dhe kultures perendimore dhe gjithckaje qe simbolizon te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen e saj. Jane edhe kunder vetive myslimane, ku paraqiten elemente te civilizimit perendimor.
Nese eshte keshtu sic thuhet dhe shkruhet per ta, atehere duhet te rikthehemi te kjo ceshtje aq delikate dhe aq e rende per ne, si shqiptare. Ne kete perthyerje civilizimesh dhe perleshjes te rende, te asaj qe quhet kulture perendimore dhe lindore, po ballafaqohemi me nje rrezik te rende brenda nesh, pikerisht per shkak te mungeses se identitetit kulturor dhe fetar. Ose thene me qarte, percaktimit hermafrodit qe shqiptaret i bejne vetes ne emer te diversitetit kulturor. Jemi me kulturen perendimore, por jemi edhe myslimane qe e duam Arabine Saudite! Ne jemi te cliruar nga amerikanet, por nje pjese e jona eshte kunder vlerave amerikane! Ky percaktim hermafrodit i nje pjese te qytatareve tane ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni mbeshtet kursin radikal ne emer te nje kulture qe s'e kemi prekur asnjehere. Nje kulture qe s'e kuptojme, por e "blejme" per pak para dhe e shesim ne
forme ideologjie. Deshem apo nuk deshem ta pranojme, ajo po behet pjese e jona dhe rrezik i perditshem i influences mbi ne si qytetare.
Derisa lexoja komentet e analisteve per fjalimin e Toni Blerit mbi rreziqet e terrorizmit dhe luftimin e terroristeve ne Britanine e Madhe, fitoja pershtypjen se ne Perendim po ndodh fenomeni i tmerrshem i frikes. Perendimi po frikesohet nga liria e vete! Po frikesohet nga ligjet e te drejtave te njeriut, te cilat krijuan mundesi dhe solidaritet per te gjithe ata te strehuar nga Lindja dhe Azia.
Ata, per here te pare, pas shume vitesh, po mendojne qe elemente te tille islamike duhen debuar nga vendi. Dhe kur thuhet elemente islamike, atehere si rrjedhoje e gjuhes kjo shtrihet deri ne myslimanin e fundit, qe eshte i dyshimte per rrezikimin e lirise se atij vendi.
Nuk mund te jene aq bukeshkale qe prezencen dhe strehimin ta shnderrojne ne ide vrasese. Mbi idene e flijimit te vetvetes, kete virus te harruar prej kohesh, i cili po perdoret per ta rikthyer njeriun si flijues, si i vetmi virus, i cili mund ta shkaterroje sistemin. Sistemin e vlerave perendimore.
Ne Paris, konteineret ku hidhen mbeturinat nuk jane me te metalte. Jane plastike. Arsyeja e vetme eshte, qe te shihet gjithcka qe eshte brenda tyre dhe qe mund te rrezikohet nga bombat dhe myslimanet.
Gjuha qe po perdoret ne Perendim karshi ketij fenomeni, dhe kesaj frike, per ata qe kuptojne, po na determinon percaktimin tone karshi Perendimit dhe vlerave perendimore. Edhe pse kjo perleshje duket se eshte larg nesh, eshte e verejtshme se po na prek ndjeshem dhe me shpejte se sa ne po e perceptojme. Po na prek aty ku ne konsiderohemi me te dobetit, edhe pse jo rralle ne mburremi per trekonfensionalitetin tone.
Percaktimi i deritanishem hermafrodit i yni karshi fenomeneve dhe besimit kerkon perkushtim intelektual dhe kombetar per dalje nga kjo situate. Kerkon nje guxim dhe rishqyrtim te identitetit tone fetar. Sepse ne si komb, asnjehere deri me tani nuk e kemi pasur fene si pjese e ndihmeses se ceshtjes kombetare. Ky percaktim hermafrodit i shqiptareve, gjithandej ka ndertuar nje ideologji te shqiptarizmes, duke lene gjithe popullin pa nje kod komunikimi dhe besimi. Ideologji kjo jofunksionale dhe e bere cope-cope ne mungese te ndihmeses se faktorit fetar, i cili gjithandej ne bote ka qene percaktues i shteteve stabile.
Perleshja e civilizimeve, qe pashmangshem po na vjen, duhet te na gjeje te percaktuar dhe te qarte ne identitetin tone.
Njeriu si fenomen i fuqise individuale njehere ka vdekur, dhe si i gjalle ka hyre ne kuader te sistemit.
Sistemi ka qene mbrojtja dhe kultura perendimore, e cila nuk rrezikohej nga askush. Sepse eshte dashur shume kohe qe te mbetet e paprekshme dhe funksionale. Bota myslimane e ktheu njeriun ne jete, por jo si fenomen te karizmes dhe fuqise individuale, as te cilesimeve te forta per te nderruar sistemin ne veten e pare, por e ktheu njeriun si virus te sistemit. Njeriun bombe. Njeriun veteflijues. Ne, si shqiptare duhet te gjejme rrugen tone me te mire ne kete perleshje civilizimesh. Jemi per kthimin e njeriut apo mbetjen e sistemit te vlerave.
Miku im me thoshte se te dyja palet kane te drejte: edhe bota myslimane qe nuk e do ndryshimin, dhe Perendimi qe deshiron ta beje ndryshimin atje ne emer te vlerave dhe sistemit. Kur te dy palet mendojne se kane te drejte dhe nuk heqin dore nga bindja e tyre, atehere lufta eshte te dera.
Qe kur kane filluar te shfaqen njerezit me mjekrra, qytetaret kane filluar te debatojne dy gjera: e para, a na demton kjo politikisht ne nje kohe shume te papershtatshme dhe e dyta, a ka rrezik te aktivizimit te tyre si ne vende te tjera. Apo jane vetem disa raste qe nuk do te perseriten.
Une them qe eshte me mire te shijojme sistemin e vlerave. Por asesi me logjiken e hermafroditit. Edhe me Perendimin, edhe me Lindjen. Ka ardhur koha qe te themi te verteten.
Marre nga Korrieri
Krijoni Kontakt