Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 90
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Shërbimet e huaja sekrete ndjekin gjendjen në zonë. Dyshohen ekstremistë vahabistë

    Tiranë-Shkup, plas alarmi i islamikëve
    Nano-Ahmeti, biseda e fshehtë në Korçë për Kondovën


    --------------------------------------------------------------------------------

    Elira Çanga


    Plas alarmi mes Tiranës dhe Shkupit rreth infiltrimeve të mundshme të ekstremistëve islamikë në Maqedoni. Grupe ekstremistësh të sektit "vahabit", mund të jenë përfshirë në rradhët e protestës së armatosur që po ndodh në Kondovë, një fshat në hyrje të Shkupit që ndodhet prej ditësh tashmë në duart e një grupi të armatosur rebel shqiptar, të komanduar nga Agim Krasniqi. Çeshtja, e ndjekur nga shërbimet europiane e amerikane, ka qenë në qendër të diskutimeve të qeverive shqiptare e maqedone. Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, ky problem është shqyrtuar javën e shkuar gjatë një takimi të rezervuar mes kryeministrit Fatos Nano dhe Ali Ahmetit, liderit shqiptar I BDI, që bën pjesë në koalicionin qeverisës në Maqedoni. Burime pranë Ahmetit, i thanë Gazetës Shqiptare se ceshtja "do të jetë në axhendën tonë bilaterale edhe kur në Tiranë të ketë ardhur në fuqi qeveria e re". Ajo çka preokupon konkretisht qeverinë maqedone dhe që duket se ka motivuar këtë ndërhyrje të saj pranë qeverisë shqiptare - është situate në Kondovë. Fshati që ndodhet në mes të Shkupit dhe Tetovës dhe i banuar tërësisht nga shqiptarë është kthyer në një zonë të lirë ku forcat ushtarake dhe policore maqedonase nuk hyjnë në të. Disa ish-ushtarë të UÇK-së janë bashkuar me disa djelmoshë me mjekra të gjata dhe pantallona treçerekëshe besimtarë praktikantë të fesë islame, të ashtuquajtur "tekfirë". E rëndësishme është që imazhi që kërkohet t'i jepet një fshati shqiptarësh në afërsi të Shkupit, është ai i një qendre që po përgatitet nëpërmjet xhihadit si formë veprimi dhe rezistence, të ndërrmarë veprime luftarake në Maqedoni të cilat synojnë të prishin Marrëveshjen e Ohrit dhe si rrjedhojë dhe vetë Maqedoninë. Njëherësh qarkullojnë fjalë se pas "tekfirëve" të Kondovës ka dhe mbështetje politike nga forca të caktuara politike shqiptare në Maqedoni. "Tekfirizmi" është një rrymë brenda vetë vehabizmit, që synon të luftojë tradhëtarët e besimit islam. Kjo është rryma të cilës i përket Zarkavi në Irak, i cili vret vetë myslimanët të cilët bashkëpunojnë me amerikanët, duke i quajtur ndryshe dhe "qafirë". Kështu shpjegohet pse një muaj më parë u godit me raketa nga njerëzit e Kondovës posta e policisë plot me policë shqiptarë, të konsideruar tradhëtarë nga tekfirët, postë e vendosur në një lagje në Shkup të banuar po ashtu tërësisht me shqiptarë. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Agim Krasniqi, I njohur si komandanti i rebelëve të Kondovës, i përgënjeshtroi kategorikisht këto dyshime. "Këtu në Kondovë nuk ka ekstremistë islamikë, por vetëm shqiptarë. Ali Ahmeti po bën një gabim të rëndë duke ia bërë t'i besojë këto gjëra edhe Tiranës", tha ai (intervistën e tij të plotë po e botojmë në këtë faqe). Nuk ka qenë megjithatë Ali Ahmeti ai që lëshoi I pari alarmin për prezencën islamike në Maqedoni. CIA (Drejtori i saj vizitoi Tiranën pak ditë para zgjedhjeve të 3 korrikut, ku takoi edhe shefat e shërbimeve sekrete të rajonit, përfshirë atë maqedonas), po e ndjek me kujdes të madh gjendjen në terren, megjithëse deri tani nuk duket të ketë ndonjë lidhje mes këtij alarmi nga njëra anë dhe mbylljes së ambasadës amerikane në Shkup gjatë dy ditëve, pak javë më parë. ky argument është trajtuar ndërkaq edhe nga Klod Monik, ekspert i shërbimeve sekrete me bazë në Bruksel, i cili ka paralajmëruar zyrtarisht rrezikun e lidhjeve mes një pjese të popullsisë myslimane maqedone dhe grupeve islamike vahabite.


    Intervista/Flet për "Gazetën" kreu i rebelëve, Agim Krasniqi

    "Në Kondovë nuk ka islamikë, por shqiptarë"
    Kriza e Kondovës nuk do të zgjidhet nëse nuk garantohet aministia". Agim Krasniqi, lideri i grupeve të armatosura të fshatit "rebel" në Maqedoni, deklaroi dje për "Gazetën Shqiptare" se situata e tensionuar po mbetet peng i harresës maqedonase. Qeveria e Shkupit ende nuk ka marrë ndonjë masë për zgjidhjen e çështjes, ndërsa grupet e armatosura kanë paralajmëruar se situata do të përkeqësohet nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. "Ne vazhdojmë të qëndrojmë këtu, të armatosur dhe të gatshëm për t'u përballur me forcat maqedonase", tha Krasniqi, ndërsa pohoi se është i zhgënjyer nga neglizhenca e autoriteteve.

    Sa e vërtetë është që në Kondovë kanë hyrë ekstremistë islamikë? Ky kjo çështje është diskutuar edhe në takimet e kryetarit të BDI Ali Ahmeti me drejtues të shtetit shqiptar. Ka islamikë në mesin tuaj?
    Ali Ahmeti është një lojtar i dobët, ai në këtë mënyrë bën lojën e Cervenkovskit, i cili i ka ngatëruar shqiptarët me islamikët. Në këtë mënyrë Ali Ahmeti justifikon lojën e Cervenkovskit, por ai harron që edhe në jemi shqiptarë. Ai bën një gabim katastrofal duke deklaruar se në Kondovë ka tentative për të hyrë islamikët. Nuk ka asnjë shqiptar që lufton për Islamin, jo vetëm në Kondovë por edhe në gjithë Maqedoninë dhe në Kosovë. S'ka shqiptarë që luftojnë për Islamin këtu në Kondovë, ju a them me siguri që s'ka asnjë ekstremist islamik. Ne jemi një grup njerëzisht që bëmë luftën. në mesin tonë s'ka islamikë. Ai (Ali Ahmeti) bën një gabim të madh kur këtë gjë u a thotë edhe shqiptarëve.

    A keni marrë ndonjë përgjigje nga autoritetet maqedonase për kërkesat tuaja?
    Asnjë përgjigje. Askush nuk ka ardhur të kontaktojë me ne, askush nuk ka siguruar zgjidhjen e problemeve tona. Ne jemi ende këtu të armatosur dhe jemi të gatishmëri për çdo të papritur. Jemi në pritje të reagimit nga Shkupi, por kjo ende nuk ka ndodhur.

    Po me liderët shqiptarë në Maqedoni a keni patur kontakte gjatë kësaj kohe?
    Liderët shqiptarë vijnë këtu, flasin me ne, premtojnë shumë dhe nuk bëjnë asgjë. Arbër Xhaferri dhe Ali Ahmeti erdhën këtu në dhjetor dhe na kërkuan të dorëzojmë armët dhe t'i japim edhe një shans politikës më pas u larguan dhe nuk bënë asgjë për ne. Ne jemi ende në rrezik, forcat maqedonase kërkojnë të na arrestojnë dhe të na nxjerrin para gjyqit. Ndërsa, ajo që ne kërkojmë është vetëm të jetojmë të lirë si të gjithë.

    Ju kërkoni mbi të gjitha amnistinë...
    Ne kërkojmë amnistinë, kërkojmë që lufta jonë të institucionalizohet dhe të ketë rëndësi, që familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë luftë të marrin statusin e dëshmorit ashtu si ato sllavo-maqedonase. Por, mbi të gjitha ne kërkojmë të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, e cila është shkelur dhe nuk është zbatuar në shumë pika të saj.

    Deri kur do ta vazhdoni këtë qëndresë ?
    Ne do të qëndrojmë këtu, me armë në duar, siç kemi bërë gjatë luftës së vitit 2001. Tashmë bëhen katër vjet të ngujuar këtu dhe ne nuk do të lëvizim pa na u plotësuar të gjitha kërkesat tona të ligjshme. Ne kemi forca të afta për të përballuar sulmet maqedonase dhe nuk do të heqim dorë nga kjo.


    Qeveria e Shkupit, asnjë masë për zgjidhjen e krizës

    Qeveria e Shkupit nuk ka marrë ndonjë masë për zgjidhjen e krizës së Kondovës. Edhe pse kjo çështje rrezikon të tensionojë situatën në vendet fqinje dhe në të gjithë Ballkanin, autoritetet maqedonase duket se e kanë anashkaluar atë. Një pjesë e madhe e ministrave të kabinetit qeveritar janë aktualisht me pushime, gjë që i ka bërë ta lënë jashtë vëmendjes çështjen e fshatit të vogël problematik. Ndërkohë, presidenti Branko Cërvenkovski dhe kryeministri Vllado Buçkovski kanë qenë më të angazhuar në zgjidhjen e një krize diplomatike me Beogradin lidhur me burgimin e kryepeshkopit Jovan. Kriza ka nisur disa muaj më parë, por me ndërmjetësimin e liderëve shqiptarë në Maqedoni, Ahmeti e Xhaferri, u duk sikur u zbut disi. Tensionet u rritën sërish kur grupet e armatosura të Kondovës paralajmëruan se situata mund të përkeqësohej nëse atyre s'do t'u garantohej amnistia.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë ....

    PËRÇARJA E GJELBËRT


    20 qershor 2005


    Me të madhe janë shfaqur në dekadën e fundit. Përderisa për vetveten thonë se prezantojnë islamin burimor, për të tjerët paraqesin kërcënim. Selefi, apo wahabi, siç njihen në opinion, ata janë pjesë e shoqërisë në Kosovë. Ata janë gjithkund ..............



    Shkruan: Ilir Mirena


    Më fytyra të qeshura dhe me nga një “Wa-laikhum-salam”, përshëndesin njëri tjetrin, lënë këpucët në grumbullin e madh të këpucëve të tjera dhe shpejt e shpejt zënë një vend.

    Në mes xhematit të shumtë, e që megjithatë nuk mbush sallën e xhamisë së re në Vushtrri, shihen fytyra të ndryshme. Fëmijë, e deri pleq të kërrusur. Por, në mesin e morisë së turmës, patjetër, në sy bie një pjesë e burrave të cilët për nga pamja e jashtme dhe qëndrimi që marrin gjatë të falurit. Ata dallojnë nga pjesa tjetër e të pranishmëve në xhami.

    Jo vetëm në xhami, por edhe në vende të tjera ata bien në sy. “Qy, qy mjekrroshët”, shpesh mund t’ju shpëtojë nga goja, apo të mendoni këtë edhe ne mendjen tuaj, kur ata kalojnë pranë. Djelmoshat me veshje të thjeshtë por me mjekra të mëdha, kurdo dhe kudo shihen më ndryshe se sa njerëzit e tjerë.

    Por, me përjashtim të pamjes së jashtme nuk janë të shumtë ata që dinë në Kosovë për ta.

    Sadullah Mikullovci, tregtar nga Vushtrria, është njëri ndër ta. Ai mban këtë imazh. Imazhin e një burri me mjekërr të madhe, dhe pantollona të shkurtuara. Imazhin e një djali nga orienti.

    Sadullahu thotë se është besimtar i devotshëm mysliman. Për çdo të premte, atë mund të takoni në xhaminë e qytetit. Aty, ai fal xhumanë dhe takohet më miqtë, të cilët, ngjashëm me të, dallohen me imazh dhe bindje të njëjta me të. Me bindje për përkushtim të skajshëm ndaj Zotit dhe fesë islame. Sadullahu është 33 vjeç, Albani 19, ndërsa shoku i tyre i cili nuk do që të prezantohet ‘për shkak të pasojave’, punon profesor në një shkollë të mesme të Vushtrrisë.

    Si shumë të tjerë anekënd Kosovës, që të tre i përkasin rrymës fetare islame - Selefije. Për opinionin më tepër të njohur si ‘wahabi’. Ndërsa, për ata që nuk dinë gjë për këtë drejtim, ata njihen, thjesht, si ‘mjekrroshët’.

    “Pamja ime e jashtme mund të krijojë përshtypje: në këtë rast, mjekrra ime. Por, nuk jemi njerëz të një rryme të veçantë, por kjo nuk është ndonjë risi. Unë jam mysliman, do të thotë nuk jam i ndonjë rryme të caktuar fetare.” thotë Sadullahu.

    Duke rikujtuar 50 vitet e komunizmit në ish-Jugosllavi që s’i kishte jetuar, Sadullahu rrëfen se si asokohe mjekrrat nuk ishin lejuar. Sipas, tij mjekrrat kanë qenë më të theksuara para Luftës së Dytë Botërore.

    “Bile, mjekrra kanë bartur edhe figurat historike shqiptare, përfshirë këtu edhe Skënderbeun dhe rilindasit e më vonshëm, e tash së voni edhe komandanti ynë Adem Jashari, ka pasur mjekërr,“ tregon Sadullahu derisa dy shokët e tij ndërhyjnë kohë pas kohe në mbrojtje të imazhit të tyre të jashtëm.

    Përderisa imazhi i tyre vetëm sa identifikon përkatësinë e tyre fetare, më shumë kurreshtje ngjall ideja të cilën ata thonë se e përfaqësojnë.



    Selefitë e Wahhabitë



    Është kjo rryma fetare Selefije, e konceptuar aktualisht si rryma më ekstreme dhe më jotolerante e praktikimit të fesë islame: të tillë, e identifikojnë teologët fetarë që praktikojnë shkollën fetare islame të quajtur Hanefi.

    Megjithatë, ithtarët e kësaj lëvizje nuk pëlqejnë të quhen wahhabi. Ata parapëlqejnë emrin Selef, në vend të Wahhab.

    Albert Haziri-Zejdi, 29 vjeçar nga Gjilani i diplomuar në Universitetin e Zerkasë në Jordan, llogaritet ndër përfaqësuesit më të përgatitur të Selefistëve, apo wahabistëve në Kosovë. Alberti, i cili kohë më herët ndërroi emrin në Zejdi, tregon arsyet përse ata nuk pëlqejnë të quhen wahabi.

    “Ngase nuk jemi të atillë: Muhammed ibn Abdul-Wahabi është vetëm një nga dijetarët e mëdhenj islam i cili ka bërë përmirësime të mëdha në popull nga aspekti fetar – dhe, asgjë tjetër. Por, ata të cilët nuk na duan neve dhe thirrjen tonë, mundohen që t’i largojnë njerëzit nga ne duke i gënjyer se ne jemi wahabistë. Në realitet, persona të tillë nuk ekzistojnë,” thotë Alberti, autor i “Qëndrime Selefite në disa Çështje Metodologjike”, libër ky i rrallë në Kosovë rreth kësaj çështjeje.

    Lëvizja wahabite u paraqit në rajonin jugor arab të Najd-it, Arabia Saudite, nga fundi i shekullit 18, nën udhëheqjen e Muahmed in Abd al-Wahhab. Asokohe, lëvizja menjëherë u dënua nga elita politike dhe fetare e cila e kuptonte Abd al Wahhabin më tepër si kërcënim për rendin e vendosur në Lindjen e Mesme Osmane. Sipas doktrinës së Wahhabit, secili që nuk ndiqte mësimet e tij konsiderohej takfir (jobesimtar). Lëvizja filloi të shtrihej, e bashkë me të edhe jotoleranca ndaj bashkësive të tjera fetare.

    Ndërsa, sipas kuptimit gjuhësor, ‘selef’, siç quajnë vetveten wahhabitë, do të thotë i parë, paraardhës. Në literaturën burimore islame, termi ‘selef’ emërton dijetarët e periudhave të para dhe burrat e mëdhenj të islamit të së kaluarës. Kështu e shpjegon Resul Rexhepi, Këshilltar i Lartë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

    “Kemi të bëjmë më tradicionalistë të cilët mund të merren si më ekstremë në praktikimin e disa momenteve të caktuara të islamit, sepse edhe tek Sunitët (pjesa dërrmuese e myslimanëve shqiptarë) bëhet fjalë për tradicionalistë, edhe pse parimorë, ndryshe prej Selefive që nuk mund të konsiderohen parimorë. Pra, bëhet fjslë për tradicionalistë që ndjekin mësimet e dijetarëve të parë dhe mjaftohen me anën e jashtme të shprehjeve, ose teksteve kuranore, haditheve – dhe i pranojnë ashtu siç janë.”, thotë Rexhepi.

    Për të, Selefi apo Wahhabi paraqet të njëjtin fenomen.


    “Nuk ka ndonjë dallim esencial mes wahhabive dhe selefive; bëhet fjalë për të njëjtin fenomen,” sqaron këshilltari i Bashkësisë Islame.

    Por, edhe Sadullahut dhe dy shokëve të tij u duket e padrejtë të quhen wahhabi.

    “Nuk jemi wahhabi dhe ky term është i padrejtë. Pikësëpari, duam të quhemi myslimanë, porse myslimanë Selefi, ashtu siç kanë qenë në kohën e Pejgamberit”, thonë që të tre. Sadullahut, derisa lëmon mjekrrën tashmë disa centimetra të gjatë, nuk i kujtohet saktë se kur i ishte bashkuar kësaj rryme. Kishte qenë një kliente serbe e cila e kishte aktivizuar logjikën e të menduarit si një mysliman i vërtetë. “Gjatë një bisede, një kliente serbe që kishte ardhur në dyqanin tim, më tregoi se gjërat që i blente atë ditë ishin për t’ia shënuar të 40–tat nënës së vdekur. Pra, kjo më shtyri të mendoj; meqë edhe ne në Kosovë mbajmë ‘të 40-at’ për një të vdekur, kjo më bëri të mendoj se kjo nuk ka lidhje me fenë islame,” tregon Sadullahu për çastin kur kishte filluar të mendonte ‘si një mysliman i vërtetë’.



    Vitet ’90 dhe ardhja në Kosovë


    Por, këshilltari i Bashkësisë Islame, e sqaron kohën e paraqitjes së parë të wahhabive në Kosovë. “Më herët, as që ka qenë i njohur si fenomen i pranishëm në Kosovë. Ka filluar të paraqitet gjatë këtyre 20 viteve të fundit – veçanërisht pas luftës në Kosovë”, thotë Resul Rexhepi.

    Sipas tij, kjo rrymë ka arritur në Kosovë përmes studentëve shqiptarë që kishin studiuar në Arabi Saudite, sidomos në Universiteti e Medinës.

    “Por, nuk përjashtohet as ndikimi i disa organizatave që kryesisht kanë ardhur nga Arabia Saudite, por edhe të organizatave te vet kosovarëve që veprojnë këtu dhe që janë ithtarë të këtij fenomeni”.

    Edhe përgjigjja e Zejdit jep pakashumë periudhën e njëjtë kohore të paraqitjes së kësaj lëvizje.

    “Nuk jemi lëvizje, por vetëm praktikues të traditës së pastër profetike. E praktikimi i saj ka filluar në vitet ’90,” thotë Zejdi.

    Për ithtarët e kësaj rryme, prania e tyre duhet të kuptohet shpëtim për islamin në Kosovë. Për një pjesë tjetër, kjo lëvizje paraqet rrezikun më të madh për formën tradicionale të praktikimit të islamit në Kosovë, të vjetër gati gjashtë shekuj.

    Derisa zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës -- autoritet ky më i larti islamik në vend -- janë paksa të rezervuar në identifikimin e së vërtetës rreth kësaj lëvizje, një pjesë e të rinjve që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me wahhabitë e thonë troç se çfarë duan të arrijnë në Kosovë përfaqësuesit e kësaj lëvizje.

    Njëri ndër ta është Gj.B., nga një qytet afër Prishtinës, i cili po ashtu nuk deshi të identifikohet. Thotë se ndjehet i kërcënuar nga pjesëtarët e lëvizjes wahhabi të Kosovës. Express disponon me audio-deklaratën e Gj.B., i cili merret si një ndër teologët e gjeneratës së re në Kosovë. Gjatë viteve “90 ai kishte përfunduar medresenë në Prishtinë, për të vazhduar tutje studimet në vendet arabe.



    Thotë të ketë qenë i joshur nga wahhabitë qysh më 1995, duke qenë asokohe nxënës i Medresesë.



    “Më 1995 u përpjekën të më fusin në lojë; po shkoja me ta në Prizren ku kishin organizuar iftar. Atje i pashë se si të hollat, të mbështjella në zarfë, ua dhanë pjesëmarrësve. Por, jo edhe neve. Na lanë jashtë meqë ishim më të rinj. Por, më 1997, për herë të parë më ofruan para; jo drejtpërdrejt, por përmes një njeriu tjetër i cili m’i ka ofruar paratë në emër të tyre. Bëhej fjalë për 300 marka gjermane. Nuk i pranova të hollat, dhe, kur e kuptuan se nuk dua t’i marr filluan të arsyetohen se janë ndihma për nxënës,” tregon Gj.B.

    Resul Rexhepi rrëfente për përkrahjen që kjo lëvizje ka nga disa organizata; Gj,B. dëshmon për ofertën që i ishte bërë. Një bindje e ngjashme është mjaft e përhapur edhe në opinion; bindja se wahhabitë mbështeten financiarisht nga organizata arabe. Për Zejdiun nga Gjilani, janë këto fjalë që i propagandon Bashkësia Islame e Kosovës.

    “Kjo nuk është e vërtetë dhe më vjen shumë keq që kjo gënjeshtër për herë të parë publikisht ka dalë nga disa anëtarë të BI të Kosovës. Ndoshta, ka mundësi të joshet një i ri kosovar materialisht - por dhjetëra, qindra, mijëra njerëz?!”, pyet Zejdi. Për të, kjo është e pamundur. Ai thotë se të rinjt dhe të rejat pasojnë traditën profetike nga bindja dhe besimi.

    “ Kjo gënjeshtër nuk është gjë tjetër veçse luftë e armiqve të këtyre praktikuesve të traditës profetike nga frika se këta po shtohen.”, thotë Alberti.



    Skizma e madhe



    Paraqitje e wahhabive për herë të parë shkaktoi plasaritje në unitetin e komunitetit mysliman në Kosovë. Përderisa rrymë zyrtare dhe e praktikuar në Kosovë deri në këto vitet e fundit ishte vetëm rryma Hanefi, ardhja e wahhabive e ka vënë në pikpyetje.

    “Ka futur përçarje. Kjo është e pamohueshme, për faktin e thjeshtë se ekzistojnë Sunitë dhe Selefitë. Uniteti 6-shekullor i myslimanëve të Kosovës dhe të rajonit tash është i luhatur,” thotë Resul Rexhepi.

    Pohimin e tij, Rexhepi e mbështet në formën e ritualeve të faljeve dhe të lutjeve që janë kryer deri sot nga gjeneratat e mëparshme.

    “Nuk mund të them se Sunitë apo Selefitë e kanë më mirë; nëse janë të drejta si njëra si tjetra, atëherë pse mos ta marrim atë që është këtu tash e 6 shekuj, në vend të asaj që është këtu tash e gjashte vite,” sqaron Rexhepi.

    Rexhepi e sheh vetëm një shkakatar të thyerjes së unitetit të myslimanëve kosovarë. Wahhabitë. “Laramania që tash paraqitet mes xhematit definitivisht e ka thyer unitetin. Absolutisht. S’po them se janë fajtorë Selefitë – por, janë shkaktarë”.

    Teksti bazik i kësaj forme të islamit është “Kitab At Tavhid” (Libri i Unitetit). Mesazhi qendror i Muhamed Al Wahhabit ishte “Njëshmëria e Zotit” (tavhid). Për këtë, lëvizja nga pasuesit e saj është e njohur si “ad dava lil tavhid (thirrja për unitet). Emri wahhabi fillimisht është përdor nga kundërshtarët për të poshtëruar këtë lëvizje. Por, në ditët e sotme është bërë e zakonshme, bile përdoret edhe nga disa prej mendimtarëve të kësaj lëvizje.

    Shumica e wahhabive të botës jetojnë në Arabinë Saudite. Në këtë vend kjo lëvizje është zyrtare. Themeluesi i saj, Al Wahhabi, për të influencuar gadishullin arabik me idetë e tij, kishte lidhur martesë me dinastinë e Sauditëve, e cila sot e asaj dite sundojnë këtë vend.

    Është interesante se hovin e kësaj lëvizje ia kishte ndërprerë shqiptari Mehmet Ali Pasha, si udhëheqës i një ekspedite osmane kundër wahhabive, aty nga gjysma e dytë e shekullit 18. Pasuesit e kësaj lëvizje në Kosovë dhe në gadishullin tonë, janë paraqitur pas kolapsit të komunizmit dhe luftave në territorin e ish-Jugosllavisë.

    Zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se kjo lëvizje nuk përkon me natyrën e kosovarëve.

    “Nuk ka dilemë se shkolla juridike Hanefi e cila në Kosovë ka traditë tashmë 6 shekullore përkon më shumë më natyrën e kosovarëve dhe me rrethanat në të cilat jetojmë,” thotë me bindje këshilltari Rexhepi.

    Por, për Zejdiun, edhe kosovarët mund t’i përshtaten me lehtësi kësaj forme të islamit.

    “Pas një sundimi më shumë se 50 vjeçar të komunizmit dhe pansllavizmit serb tek ne, sigurisht se kjo na e vështirëson ofrimin e islamit të pastër në mesin e kosovarëve.

    Mirëpo, kur këtij Islami, në të cilin thirremi, iu kanë përshtatur shoqëri të ndryshme dhe shumë më të mëdha se kosovarët dhe e kanë pranuar atë me gjithë dëshirë, atëherë pse nuk do t’ju kishin përshtatur kosovarët,” pyet Zejdiu.

    Ajo që duhet reformuar, sipas tij, në Kosovë janë njerëzit.

    “Pa u përmirësuar ata, as Zoti nuk do t’ua përmirëson gjendjen,” thotë Zejdiu.



    Rrezik apo reformë?


    Përmirësimet e tyre, mund të hasen gjithandej. Djelmoshat me mjekrra mund të shihni gjithkah. Për Gj. B. këto përmirësime fshehin rrezikun më të madh për Kosovën. Ai nuk kursen akuzat më të rënda për selefitë.

    “Janë shkatërrimtarë. Krejt sulmet, si 11 shtatori, si Madridin e të tjerat që po ndodhin në botë bëhen nga pjesëtarë të këtij sekti. E, profeti thotë se besimtari islam nuk guxon ta dëmtojë as pemën e një besimtari që i takon fesë tjetër: e këta wahhabitë e marrin bombën edhe e hedhin në vend publik. Janë shkatërrues. Nuk është shkollë juridike siç e quani ju: wahhabizmi është gjëja më e prisht’ që ekziston në fenë islame”, thotë i llahtarisur.

    Vetëvrasësit dhe përkrahësit e terrorizmit nuk janë Selefi, këmbëngul Zejdi.

    “Selefitë janë të pastër nga këto vetëvrasje; përkundrazi, ata i luftojnë me fjalë dhe shkrime ideologjinë e Bin Ladenit dhe të tjerëve si ky. Forma e jashtme e Bin Ladenit ka mundësi t’i gjasojë asaj të Selefive, porse ata dallojnë që në bazamentet e besimit, lëre më në gjërat tjera të fesë”, sqaron Alberti.

    Sipas tij, zanafilla e tyre rrjedh nga një grup i hershëm islamik - Havarixhëve, e që konsiderohen prej grupeve të para të devijuara nga islami i pastër.

    “Çdo bartës i mjekrrës nuk është ithtar i terrorizmit dhe i Bin Ladenit, ashtu siç atribuohet nga populli.”, thotë Zejdiu.

    Wahhabizmi si lëvizje reformuese kishte filluar para dy shekujve me qëllim të shpëtimi të shoqërive islame nga kultura dhe praktika devijuese. Fillimisht, pasuesit e Abdul Wahhabit filluan t’i pastrojnë beduinët arabë nga sufizmi. Ajo që synohej, ashtu si edhe sot është kthimi në format e pastra të praktikimit të islamit, ashtu siç ishte në zanafillën e tij.

    Kjo nënkupton edhe nënshtrimin ndaj rregullave strikte. Përfshirë veshjen, lutjet, sjelljet ndaj femrave, etj.

    “Ne e lëshojmë mjekrën dhe këtë duhet ta bëjnë të gjithë myslimanët, jo vetëm selefitë. Ashtu jemi të urdhëruar nga Zoti ynë dhe profeti i Tij. Pejgamberi alejhis-selam thotë: ‘Lëshoni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet.’ Folja lëshoni në hadith ka ardhur në mënyrën urdhërore, e kjo aludon në obligim dhe njëherit urdhëri i profetit është sikur urdhër i Allahut në citat të Kur’anit,” tregon Zejdi.

    Për të, shkurtimi i pantallonave, bëhet për faktin se myslimanët janë të urdhëruar që t’i shkurtojnë.

    “Çka bie poshtë nyjeve të këmbëve nga rrobat, ajo do të djeget në zjarr,“ citon Zejdi profetin Muhammed. Edhe për ritualet e të luturit, Zejdi thotë se dallimi nuk qëndron tek lutjet, por tek mënyra dhe forma e bërjes së saj – e, në disa raste edhe tek lutjet. Andaj, apelon tek myslimanët që lutjet dhe faljen e përditshme të tyre t’i bëjnë vetëm ashtu siç i ka bërë profeti.

    Veçanërisht ndaj femrave, wahhabitë kanë rregulla të caktuara -- përfshirë këtu edhe mos zgjatjen e dorës një femre. Derisa tregon se si islami femrën e ka nderuar më shumë se të gjitha shoqëritë tjera, ai sqaron se pse një femre nuk duhet zgjatur dora.

    “Kjo është një prej masave preventive. Përmes kësaj islami i ruan shoqëritë njerëzore nga amoraliteti, degjenerimi dhe problemet familjare. Njëherit kjo është e ndaluar me tekst nga hadithi i Profetit, i cili thotë: “Më mirë është që njeriu të goditet në kokë me gjilpërë hekuri, se sa t’i folë për dore një gruaje që nuk është e lejuar për të”.



    Një mysliman, një kalifat


    Duket se në respektimin e këtyre rregullave wahhabitë janë të pa kompromis. Pikërisht ashpërsia e këtyre rregullave Gj. B. i kishte kushtuar me humbjen e vendit të punës në një jetimore që menaxhohet nga një organizatë nga Arabia Saudite.

    “Pëshurren si gratë; thonë se është haram t’i stërpikësh këmbët. Sherri i të pshurrurit në këmbë, më larguan prej pune. Kur shkova në WC nuk e vërejta se prapa meje qëndronte shefi kryesor; më ka parë se si po e kryej nevojën. Po ashtu, edhe kur hynim në xhami shpesh kritikonim mënyrën se si faleshin. Pas ankesave të shefit, drejtoria pas 5 ose 6 ditëve na pushoi nga puna, mua dhe një shok timin.”

    Sipas interpretimit të tij, edhe mjekrrat e pantollonat i kanë prej Pejgamberit.

    “Është e vërtetë se Pejgamberi i ka shkurtuar pantallonat dhe e ka caktuar se është haram, ngase në atë kohë të pasurit bartnin pantallona të gjatë e të gjerë, ashtu që kur të kalonin të ngrihej pluhur dhe të dihej se kush kalonte. Këtë e ka ndaluar Pejgamberi,” thotë Gj.B.

    Por, për të nuk janë me rrezik mjekrat dhe pantallonat e tyre, aq sa janë idetë që ata kanë.

    “Rreziku prej këtij sekti është se e kanë idenë që herë do kurdo synojnë ta realizojnë për krijimin e një kalifati botëror; bash si Millosheviqi i cili thoshte se ku ka një shtëpi serbe aty duhet bërë shtet të Serbisë -- edhe këta, ku ka një mysliman duhet bërë një kalifat. Po ta jap besën se atë ditë që Kosova fiton pavarësinë këta do ta shkatërrojnë islamin në këtë vend”.

    Ai tregon edhe për qëllimet e tyre për krijimin e një kalifati ballkanik përmes unifikimit të wahhabive të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Kosovës.

    “Këto do t’i shohim pas statusit, do të ketë kërcënime me bomba; në Kosovë është më rrezik sesa në Shqipëri; atje, sadopak, ekziston shteti që i kontrollon, e këtu i kanë lëshu’ shumë fëlliqët -- këtu janë të përgatitur që me akte dhune të vijnë në pushtet. Nga Maqedonia mbështeten nga Bekir Halimi. Financimin e kanë prej Jordanisë, dhe, një pjesë prej Arabisë Saudite.”.

    Aktualisht, për aq sa dihet, wahabitë në Kosovë nuk veprojnë përmes ndonjë forme të organizuar. Zyrtarët e Bashkësisë Islame nuk ndjehen të kërcënuar nga Selefitë.

    “BI nuk ndjehet e kërcënuar për kundër fakteve të lartpërmendura. Për ne, ata mbesin myslimanë dhe nuk ka ndonjë rrezik për ardhjen e tyre në shprehje”, thotë Resul Rexhepi.

    Problemi sipas tij, qëndron tek uniteti i cili ka ekzistuar mes myslimanëve kosovarë, e i cili është përçarë.

    “Prandaj, dyshoj se dikush i përkrah të tillët vetëm e vetëm që popullin tonë në aspektin islam ta përçajë sa ma shumë”, thotë i brengosur këshilltari Rexhepi.

    Sadullah Mikullovci dhe dy shokët e tij, pranojnë si institucionin më të lartë islam në Kosovë Bashkësinë Islame.

    “Kemi raporte të mira me Bashkësinë Islame, paguajmë anëtarësimin dhe respektojmë udhëzimet e tyre.”

    Mirëpo, Zejdiu e sheh këtë ndryshe.

    “Nuk kemi kurrfarë raporte me Bashkësinë Islame të Kosovës, për shkak të drejtimit juridik fetar të cilin e udhëheq. Shpresojmë se në një të ardhme të afërt, Bashkësia Islame do të ndryshojë; ajo duhet të jetë më tolerante me ne”.

    Ky i fundit, thotë të mos kenë strukturë të organizuar në Kosovë. As prijës.

    “Veprojmë të pavarur, por në një të ardhme të shpejtë shpresojmë të jemi strukturë e organizuar. Kurse sa i përket të parit tonë, tek selefitë nuk ekziston diçka e tillë. Selefitë nuk janë parti e as tarikat dervishësh; ne pasojmë dijetarët e sunnetit të profetit”, thotë Zejdiu.



    Strukturat paralele


    Në Bashkësinë Islame nuk ka informacione se ata kanë organizim institucional. “Nëse kanë diç të tillë, kjo do të mund të konsiderohej një lloj paralelizmi”, thotë Resul Rexhepi.

    “E kanë kierarkinë, po është shumë e fshehtë. Është me rëndësi që ky sekt apo grup të mos vjen në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës. Nëse bëhet kjo, atëherë sekti do të institucionalizohej,” thotë Gj. B.

    Për Zejdiun, Bashkësia Islame duhet të jetë më tolerante; këta të fundit nuk kanë haber se çfarë të bëjnë me ta.

    “Nuk e di se çka duhet të behet, por mendoj se duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë përçarje që ia sollën myslimanëve të Kosovës”, thotë Resul Rexhepi.

    Ndërsa, për Gj. B. rreziku prej tyre qëndron më mos ndërmarrjen e asnjë aksioni kundër tyre.

    “Ndërkombëtarët dhe tanët nuk kanë tentuar t’i arrestojnë disa nga udhëheqësit e wahhabive; kanë bërë pak arrestime. Me përjashtim të njëfarë Abazi nga Millosheva i cili ndodhet në Bondsteel, të tjerët janë marrë në pyetje dhe janë liruar. Por, po u bënë dy tri arrestime të forta ose dënime të forta, besoj se shumë shpejt do të shpartalloheshin,” thotë ai.

    Sipas tij, ky fenomen po zgjerohet ngase ekonomia në Kosovë është në gjendje katastrofale.

    “Nëse e shihni strukturën e njerëzve, do të shihni njerëz që s’kanë kah t’ia mbajnë. As s’kanë punë, as shkollë, asgjë,” thotë Gj,B.

    “Jemi pjesë dhe bij të këtij populli”, thotë Zejdi.

    E vërtet, por nuk dihet nëse është pjesë e këtij populli ajo që ata e kanë sjellë dhe që e përfaqësojnë.





    http://www.presheva.com/press/2005/express-060705.html

    Botuar ne gazetat e huaja:

    http://balkans.eu.org/article5635.html
    http://www.osservatoriobalcani.org/a...iew/4521/1/45/
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 10-08-2005 më 07:42
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #13
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Vazhdon epopeja perca dhe sundo.

    Sa per kondoven nese Ali Ahmeti eshte bere deputet dhe rri ne zyre dhe i amnistuar nga ligji, kete te drejte duhet ta gezojne dhe shqiptaret e tjere dhe jo te rrine neper male si kacake.Porse amnistia ti kape dhe ato.Emrat qe deshiron ti jape Ali Ahmeti si terroriste ,muxhahedine, islamike etj shefit te tij ne pogradec Fatos Nano eshte pune e cila Ahmeti duhet ta llogarise mire, sepse Ballkani eshte barut, thote nje fjale popullore.Nese vriten ato djem nenash shqiptare ne kondove, Maqedonia fillon luften e dyte dhe po filloi lufta e dyte ne Maqedoni baruti ka veti qe e perhap flaken ne Kosove Mal te Zi , Bullgari , Turqie me rradhe , prandaj kjo gje nuk do ti sherbente aspak klimes per intergrim Europian te vendeve te ballakanit, ku ata inspirojne te anetaresohen.Inshalla hapat dhe situata zgjidhet paqesisht se perndryshe askush sdo kete dobi prej saj qofshin Maqedonas apo shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 10-08-2005 më 11:52
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Mes shume qejf i keni hyre ketij muhabeti, po te shikojme ku do dale.
    Sepse per Serbet e per Greket keto muhabete jane si nje fat i rene nga qielli.
    Fakti eshte qe dikush po e pergatit opinionin se ne trojet shqiptare luftohet per fe.
    Dhe kesaj radhe, te pakten ne Evrope, kjo lloj propagande po ze.
    Me duket se pavaresia e Kosoves po largohet dita-dites....
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Traboini
    Labeati, shkrim i bukur dhe intrigues sa te duash. Per koincidence degjova programin John Gambling show sot ne radio qe ishte i perqendruar ne te njejten teme si shkrimi i haxhiut. Nje ekspert i ketyre ceshtjeve tha se keta vahabistat jane ka perqendrohen ne Ballkan. Kam frige se edhe tek na.

    Pjesen me te madhe te jetes para-amerikane e kam jetuar me musliman shqiptare dhe boshnjake dhe e kam shume veshtire te besoj se keso gjerash po ndodhin ne keto komunitete. Bosnja eshte e permbushur me vahabista. Ardhja e tyre ne tokat shqiptare do te na kushtoje shume. Keta do na fusin ne te njejtin kosh me arabo-vahabo-fashistet. Te mohosh se nuk ka sish ne rrethin tone tashti eshte qesharake.

    Edhe nje here do te bjeme ne provim historik si cdo here qysh ne kohen e Kastriotit. Por ndoshta edhe nuk meritojme me mire.
    Çka je ka thue he trim Kosove? Kadal se jon shqiptar kta. Fute ne b...rez at shpate, se edhe Kastrioti ka luftu turkun e jo shqiptarin.

    Te gjithe k'to penat qe shkrujne me boje serbe heret a vone kan me dhan llogari, se shkau qe po ja fryn b.... me pare do ja fus gishtin dikur...
    Eshte me te ardhe keq kur sheh se si ju kosovaret nuk arrini me e kuptu se prej nga ju vjen rreziku. Eshte me te ardhe keq kur i hani kto dokrrat e Batonave. Po te bahet lufte neser, ata qe ju i thoni "qyre qyre" kur i shikoni ne rruge do jen te paret qe do hidhen e kta lepujt si Batoni do ja mbathin po hajt.
    T'i paraqesesh si dishepuj te Bin Ladenit bashkombesit tu dhe ta paraqesish vendin tand si potencial rreziku per terrorizem eshte injorance, eshte krim karshi vendit tand, eshte tradhti.

    Atyne qe i asht duke thjeshte nje analize i them t'i hapin syte mire e te lexojne se çka thuhet!

    Edhe une kam rezervat e mija per interpretime te ngurta qe disa i bajn fese dhe menyres se si ata zgjedhin me jetu, po kjo asht puna e tyne. Ata mund te jene problem per veten e tyne, se hasen me shume kontradikta ne jeten e perditshme. Mund te jene problem per muslimanet e tjere se shume keqadashas perdorin at "imazhin e ndryshem" me than ça te dun. Po te thush qe jan misionare te Bin Ladenit eshte GOMARLLIK!

    hajt se koha e tregon masmiri çdo gja....

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Une nuk kam qene ne Kosove dhe nuk e njoh nga afer situaten atje, por lexoj ate qe pasqyrohet ne mediat shqiptare dhe te huaja, lexoj edhe mendimet e plot anetareve qe hyjne ne forum nga Kosova, dhe e kam te qarte qe vahabizmi ka hyre edhe ne rradhet e shqiptareve te besimit musliman. Nuk di te vleresoj qarte se sa shqiptare muslimane e kane perqafuar kete, eshte nje shifer e vogel apo e madhe. Kete do ta tregoje koha.

    Por ajo qe eshte shokuese per mua eshte miopesia qe shume nga ju me lart i afroheni problemit. Vahabizmi shihet si shkaktari kryesor i lindjes se terrorizmit nderkombetar me prapavije islamike, dhe ne vend qe ju si besimtare muslimane te jeni te shqetesuar 10 here me shume se shqiptaret qe nuk jane muslimane, ju ose e anashkaloni problemin si inekzistent, ose e minimizoni ate sikur te ishte nje detaj i parendesishem. Bile ca te tjere sulmojne ate qe raportojne mbi kete problem, ose bejne me faj edhe forumin se e paska fajin forumi qe Vahabizmi eshte perhapur ne Kosove!

    Une nuk jam musliman dhe jam i shqetesuar per raporte te tilla te perseritura qe kane ardhur jo vetem nga gazetare te huaj por po vertetohen edhe nga reportere shqiptare. Pse duhet te shqetesohem une qe nuk jam musliman qe nje grup ne Kosove apo ne Maqedoni jane Vahabiste e radikale ne besimin e praktikimin e besimit te tyre? Per arsyen e thjeshte se keta jane vahabiste SHQIPTARE, dhe ne nje bote te ndjeshme ndaj terrorizmit nderkombetar, shqiptaret nuk duhet tia lejojne vetes qe te shihen si nje kontigjent terroristesh e radikalesh islamike.

    Ate imazhin e keq te shqiptareve radikale qe keta lene ne Perendim edhe ne rajon e me gjere, e vuajne si besimtaret jo-radikale muslimane shqiptare, edhe besimtaret jo-muslimane shqiptare.

    Problemet nuk zgjidhen vetvetiu duke i injoruar pasi problemi i terrorizmit nderkombetar i kalon kufijte shqiptare dhe eshte nje problem boteror.

    Albo

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga deqanas
    ...
    eshte fakt qe pas luftes verehen me shume njerez me mjekrra, por nuk e shoh aspak alarmuese kete pune. ndoshta kjo gje neve per nje arsye na bije ne sy - sepse ne myslimanet kosovar kemi qene aq te moderuar, sa shumica nga ne i kemi thene vetes mysliman vetem sa per te rezervuar te drejten te festojm bajramin ;-)

    pra, te mos harrojm qe ne rend te pare jemi shqiptar, pastaj kush qka te do.
    Vet thua:
    -Kemi qenë....


    Sot kanë ndërrue kohnat o mik!

    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 11-08-2005 më 06:03

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Talking Batoni zbuloi "Ameriken"!

    Batoni prej se u be "shqiptar"ka zane me i vrojtue
    pak ma serizosht problemet ne Kosove.


    Ky pasaporti shqiptar i Shqiperis na qenka melhem per"analistet"!


  9. #19
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Ka apo nuk ka "celula" të terrorizmit ndërkombëtar në Kosovë?

    Ka apo nuk ka "celula" të terrorizmit ndërkombëtar në Kosovë?

    SUN, 30 DEC 2001 20:26:13 GMT

    Burgosja e "humanitarëve" në Kosovë
    Prishtinë, 27.12.2001.

    Ka apo nuk ka "celula" të terrorizmit ndërkombëtar në Kosovë? Kjo çështje shumë e diskutueshme pas sulmeve të 11 shtatorit në New York dhe Washington që sikur ra nga "toplista", u ringrit sërish pas një aksioni të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja (KFOR) në Prishtinë dhe Gjakovë, qytet ky në Kosovën perëndimore rreth 80 kilometra larg kryeqytetit. Tre pjesëtarë të organizatës humanitare "Global Relief Foundation" u arrestuan nga forcat paqeruajtëse nën dyshimin se, siç thuhet, "kanë marrë pjesë në organizimin dhe planifikimin e sulmeve terroriste". Çdo gjë u zhvillua në fshehtësi të plotë, ndërsa zyrtarët e KFOR-it u treguan tepër "dorështrënguar" në dhënien e hollësive rreth këtyre arrestimeve. E tëra që u tha ishte se "të tre të arrestuarit ishin shtetas arabë dhe se atyre u janë gjetur materiale inkriminuese, në mesin e të cilave edhe posterë të kryeterroristit botëror, Osama Bin Laden". Identiteti i dy personave të arrestuar u bë i njohur nga punëtorët lokalë të kësaj organizate, të cilët pohuan se ata janë veprimtarë irakianë, ndërsa për të tretin u tha se është "arab". Dyshimi se ata mund të jenë të përfshirë në rrjetin terrorist ishte "bombë" për punëtorët vendorë, të cilët thanë se "nuk kanë vërejtur ndonjë gjë që do të fliste në favor të dyshimeve".

    Por, vulën kësaj çështjeje duket se ia vuri sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, i cili në mbledhjen e ministrave të vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike tha se "celula të rrjetit terrorist "Al Quaida" janë zbuluar edhe në Kosovë", duke ju referuar arrestimeve të bëra nga KFOR-i. Ai theksoi po ashtu se "trupat e NATO-s në bashkëpunim me organet civile do të jenë vigjilente edhe në të ardhmen". Përmendja e mundësisë që në Kosovë të ketë celula të tilla, pohojnë vëzhguesit, duhet kuptuar si vërejtje ndaj lëshimeve të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), i cili ka lejuar që "nëpërmjet organizatave humanitare islamike të infiltrohen edhe elementë të terrorizmit islamik".

    UNMIK-u, ndërkaq, pohon se "nuk ka një shërbim zbulimi për të siguruar pengimin e infiltrimit të elementëve terroristë". Një zëdhënëse e këtij Misioni tha se "gjykuar nga informacionet e shërbimeve të zbulimit të vendeve të ndryshme që veprojnë në Kosovë, nuk ekziston ndonjë organizim i zgjeruar i elementëve terroristë". KFOR-I, ndërkaq, sërish vetëm konfirmoi se "në arrest po mbahen tre personat e ndaluar prej tyre dhe se kjo ishte pjesë e një operacioni shumë të gjerë të luftës kundër terrorizmit, meqë të njëjtën ditë aksione ndaj të njëjtës organizatë janë zhvilluar në Kosovë, Bosnjë dhe në vetë Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, çdo zhvillim tjetër rreth aksionit vazhdon të mbetet larg syve të opinionit.

    "Ekzistimin e terrorizmit ndërkombëtar në Kosovë" deri tash e kanë pohuar vetëm Beogradi dhe Shkupi zyrtar, secili sipas nevojave të ditës. Zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Çoviq, madje pati deklaruar se "në Kosovë ekzistojnë me qindra Bin Ladenë të vegjël", deklarata këto që nga UNMIK-u u cilësuan si "të pasinqerta e të pakuptueshme dhe si të tilla edhe ekstreme".

    Përfaqësuesit e shqiptarëve, ndërkaq, thanë se këto janë deklarata të rrezikshme që vetëm mund të nxisin shtimin e tensioneve ndëretnike dhe të destabilizojnë Kosovën. Ibrahim Rugova, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se "kjo është propagandë serbe, e cila vazhdon që një shekull, dhe tash në 10 vitet e fundit ata dëshirojnë përsëri t'i njollosin shqiptarët". Ai tha se nuk është e vërtetë se këtu ka pasur apo ka dikush lidhje me terroristët ndërkombëtarë të tipit të Bin Ladenit. Akuza të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, posaçërisht gjatë luftës në Kosovë, kur qarqet politike serbe pohonin se "në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur 'muxhahedinë'".

    Analistë të huaj, por edhe vendorë, thanë se akuzat e tilla janë përpjekje për të shfrytëzuar situatën e re të krijuar pas sulmeve terroriste ne Shtetet e Bashkuara. Ata tërheqin vërejtjen se "akzua të tilla janë dëgjuar në Serbi edhe në vitin 1999, veçse atëherë nga goja e ish-presidentit jugosllav, tash të akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviq. Deklaratat akuzuese të Çoviqit nuk janë tjetër "veçse përpjekje e qarqeve të caktuara për të shfrytëzuar tragjedinë amerikane për agjendat e tyre", pohojnë analistët. Ish-ndihmës sekretari i shtetit, James Rubin, tha në një intervistë për një gazetë prishtinase se "shqiptarët janë në anën e Perëndimit - ata që i lidhin me Bin Ladenin nuk janë miq të Amerikës".

    Sidoqoftë, arrestimi i tre "arabëve" në Kosovë nuk nënkupton përfshirjen e shqiptarëve në rrjetin terrorist. Këtë e pohuan edhe zyrtarët e lartë të NATO-s, të cilët pohuan se "në Kosovë nuk ekziston ndonjë qëndrim armiqësor ndaj kësaj Aleance, ndërsa ekzistimi eventual i njerëzve që mund të jenë të lidhur me rrjetet e terroristëve ndërkombëtarë islamikë nuk kanë të bëjnë kurrsesi me qëndrimin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur qartë kundër terrorizmit. Duket se Aleanca ende i ka të freskëta pamjet e periudhës pas 11 shtatorit, kur kosovarët demonstruan hapur "qëndrimin pro SHBA-ve dhe kundër sulmeve terroriste". Kjo periudhë madje ka shënuar edhe një shtim të mosdurimit ndaj personave që vijnë nga vendet e lindjes. Gurët kishin thyer xhamat e dritareve të organizatave humanitare islamike, ndërsa përbuzja (kryesisht e të rinjëve) ndaj personave që bartin rroba apo mjekrra të ngjashme me ato të qytetarëve të disa vendeve arabe filloi të shprehet hapur. Shqiptarët që nuk vuajnë shumë nga "devotshmëria" fetare (megjithë faktin se shumica i përket konfesionit islam), nuk mund të mbrojnë (as të duan) asgjë që mund të bjerë ndesh me "shpëtimtarët e tyre" - NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Megjithatë, shqetësimet e tyre për mundësinë e depërtimit të "elementëve radikalë islamë" nuk janë të periudhës së pas 11 shtatorit. Ajo që është qujatur "porozitet" i kufijve të Kosovës ka krijuar gjithmonë hapësirë jo pak të volitshme për veprimin e grupeve të ndryshme, posaçërisht nën petkun e "ndihmave humanitare". Shetitjet nëpër rrugët e Kosovës të vajzave të reja të mbështjella me perçet islamike dhe me vetura luksoze s'ishin veçse shenja të një përpjekjeje të organizuar për "krijimin e një rrethi të gjerë të tifozëve të organizatave islamike që predikonin 'sheriatin'" (ligjin e shenjtë islam). Ndërsa burrat me pantallona të shkurtra deri pak nën gju dhe me mjekrrat e gjata, ishin pjesa tjetër e "shqetësimit" që tashmë ka nxitur edhe format e organizuara të kundërvënies nga grupe të rinjësh që nuk duan në asnjë mënyrë të lejojnë çfarëdo identifikimi të tyre me "Lindjen".

    Por, vëzhguesit pohojnë se dukuritë e tilla të stimuluara nëpërmjet shumave të mëdha të parave të derdhura nga organizata të caktuara nuk kanë përmasa që do të rrezikonin përfshirjen e këtyre njerëzve në veprimtari të dhunshme, e aq më pak të involvimit në rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit. Ishte ndërhyrja relativisht e shpejtë perëndimore në Kosovë që përjashtoi me kohë çdo mundësi që shqiptarët të joshen nga ndonjë ndihmë e vendeve të lindjes, ku ka mundur t'i shtyjë vetëm dëshpërimi.

    AIM Prishtinë, A.BERISHA
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    artikull nga Arben Xhaferi per kete teme

    te hapur nga gazeta antishqiptare si 'Gazeta Shqiptare' e mafjozit italian apo ca 'analist' si Baton Haxhiu qe i kemi pare ne vite ca kane shkruar.

    eshte e lehte te blesh ca gazeta e ca analist qe kete zanat e biznes kane--qe te krijosh idera te tilla te shqiptaret--tani ne prag te zgjedhjes se statusit.

    Batoni kerkon me shkop ne dore ne nje teritor ku ka besimtar mysliman te gjej ca me mjeker a ndonje qe mund ta quaj ekstremist qe te lidh e justifikoj PARAFABRIKIMIN E TIJ.
    .................................................. .................................................. .


    RREZIKU ISLAMIK KURTH NDAJ SHQIPTAREVE

    Politikani me reputacion në të gjitha hapësirat shqiptare, Arbën Xhaferi nuk ka hezituar që të paralajmërojë për rreziqet që vijnë nga qarqe antishqiptare, të cilët kërkojnë me çdo kusht të na fusin në kurth dhe të bëhemi mëkatarë të perëndimit. Ai ka ngritur shqetësimet e tij kohë më parë për rrezikun që u vjen shqiptarëve nga projekte që sponzorizohen nga qarqet antishiptare duke na trajtuar si funtamentalistë islamikë. Vetëm pak ditë më parë, pas takimit Nano-Ahmeti, me shpejtësi marramendëse u përhapën lajme se në Kondovë të Shkupit ndodhen pjesëtarë që iu përkasin sekteve radikale islamike. Madje u komentua dhe mbetet ende temë aktuale se takimi i Nanos dhe Ahmetit është fokusuar pikërisht tek alarmi i ekstremistëve islamikë që ka trokitur gjoja. Çfarë po ndodh aktualisht në Maqedoni, cili është realisht shqetësimi i presidentit maqedonas për Kondovën. Takimi Nano-Ahmeti dhe alarmi i dhënë për prezencën e ekstremistëve islamikë në fshatin e rebeluar shqiptar. A beson Arbën Xhaferi në lajme të kësaj natyre dhe ku e shikojnë shqiptarët mbijetesën e tyre, këto dhe shumë elementë të tjerë trajtohen në intervistën e Xhaferit dhënë gazetës “Express”.


    Autoritetet e larta shtetërore maqedonase, ku prin Branko Cervenkovski, po ulërijnë ndaj një fshati shqiptar dhe një ish-komandanti të UÇK-së, Agim Krasniqi. Ç’ështe gjithë ky pluhur, apo siç parapëlqejnë maqedonasit, shqetësim dhe rrezik për stabilitetin e shtetit. Mendoni se krizat që prodhon vetë politika maqedonase ka për synim të largojnë vëmendjen e faktorit ndërkombëtar nga bisedimet për statusin final të Kosovës?
    Gjatë historisë shpesh herë çështjet banale kanë vendosur për fatin e betejave të shumta. Dhembja e barkut, e dhëmbit apo aferat me dashuriçka kanë patur ndikim vendimtar historik më shumë se trimëria e ushtarëve. Rrjedhimisht, krizat burojnë shpesh nga psikologjia e liderëve maqedonas që vuajnë nga menalomania apo depresioni. Rasti i fundit me Kondovën ishte pasojë e mërzisë verore të presidentit Cërvenkovski, i cili përnjëherë u kujtua se në fshatin Kondovë, në afërsi të Shkupit, jetuaka një komandant shqiptar, Agim Krasniqi, që refuzon t'i bindet atij. Prandaj e pa të udhës që t'ia përcaktojë qeverisë afatin deri kur ai do të tolerojë arrogancën e komandantit shqiptar. Por problemi zuri të komplikohet kur komandanti e sfidoi ashtu, komandantçe: Bujrum, po të pres se s'kam ku shkoj.
    Presidenti i shtetit sigurisht s’ka mundur të paramendojë reagimin e këtillë të komandantit shqiptar, prandaj ka të ngjarë se qëllimi i tij nuk ishte arrestimi i komandantit, por sprovimi i qeverisë, për të treguar se sa e pazonjë është ajo.
    Sa i përket Kosovës, nuk është asgjë e re. Përfaqësuesit maqedonas gjithmonë janë orvatur që të pengojnë pavarësinë e Kosovës, por tashmë kanë parë se askush nuk i honeps ata për këto çështje.
    Lajmi se ekstremistë islamikë kanë gjetur strehë në Kondovë, nuk ka mbetur vetëm në suazat e mediave të shkruara dhe elektronike, përkundrazi, mjafton të kujtojmë se pas takimit në Pogradec të kryeministrit Fatos Nano me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, u dha alarmi për praninë e prezencës e tyre. Mos të harrojmë se grupi i Krasniqit ishte në të njëjtin vend edhe një vit me parë. Por askush nuk e vuri theksin tek fontamentalistët?

    Ju me siguri iu referoheni komenteve në gazeta, kinse zoti Nano dhe zoti Ahmeti paskan hedhur këtë tezë. Mendoj se ata nuk mund të jenë aq naivë, sidomos zoti Nano, që me gojën e tij të prodhojë një shpifje që përgatisin kuzhinat e ndryshme antishqiptare. Duhet të kuptohet në thelb se qarqet antishqiptare synojnë të thonë se në Maqedoni apo në hapësirat e tjera shqiptare, nuk paska kauzë shqiptare, por paska kauzë fetare. Detyrën e prodhuesit të këtyre aferave kohëve të fundit e ka marrë presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski. Kondova është një rast që nuk duhet marrë me kaq shumë energji dhe të krijojë kaq shumë brengosje për qytetarët. Dikush kërkon që të krijojë armiqësi, me të cilat nuk mundemi as ne dhe as kush tjetër t’ia dalë në krye. Populli shqiptar në përgjithësi nuk mund të harrojë asnjëherë kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në mbijetesën e shqiptarëve në këto hapësira. Prandaj, ata nuk mund të kenë politikë që u kundërvihet interesave të tyre. Ndërkaq, forca terroriste të tilla që abuzojnë me fenë nuk ka dhe nuk do të ketë në hapësirat shqiptare.
    Takimi i kryeministrit shqiptar, z. Fatos Nano me përfaqësuesit politikë shqiptarë të Maqedonisë tregon një të vërtetë paradoksale: për stabilitetin e Maqedonisë më shumë çajnë kokën politikanët shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës se sa ata të Maqedonisë. Për situatën në Kondovë, çuditërisht nuk më ka thirrë asnjë politikan maqedonas, por shumë politikanë nga Kosova dhe Shqipëria, duke filluar nga Fatos Nanoja e Bajram Kosumi. Të gjithë ata janë interesuar konkretisht për zhvillimet në këtë fshat pranë Shkupit. Njëherësh, të gjithë ata kanë parë të udhës të më sugjerojnë që të angazhohemi për ta qetësuar situatën atje. Dikush e fryn çështjen e prezencës së faktorëve që sot përkufizohen si fundamentalistë islamikë për t'i nxitur shqiptarët që t'i shtojnë aktivitetet për parandalim të një rreziku të këtillë. Qëllimi është spostimi i vëmendjes nga analiza e pozitës së shqiptarëve në shoqëri, mosimplementimit të Marrëveshjes së Ohrit në një gogol që e shqetëson tërë botën. Me këtë akuzë nga ana tjetër shqiptarët kushtëzohen në mënyrë të padrejtë. Vendoset një kërkesë e çuditshme: ose të jemi qind për qind imun ndaj fundamentalizmit islamik ose do të ndëshkohemi në Kosovë, në Maqedoni apo në Shqipëri. Veprimtarë të kësaj province ekstremiste veprojnë kudo në botë, edhe në SHBA, edhe në Evropë, rrjedhimisht do të përpiqen të instalohen edhe në hapësirat tona. Sigurisht që nuk do të kenë sukses nga që oferta e tyre i shkatërron interesat e kombit shqiptar në përgjithësi.

    Ju jeni një nga politikanët e rrallë shqiptarë që keni ngritur që para shumë vitesh shqetësimin se në hapësirat shqiptare do të ketë orvatje për inplantim të një politike me provinienca islamike. Madje, Ju u keni paraprirë fenomeneve, të cilat kanë si parim dhe qëllim të na denigrojnë si komb para botës së qytetëruar. Cili është mesazhi juaj në këtë moment?


    Do të doja që parashikimet e mija të mos dalin të sakta. Kam sinjalizuar prezencën dhe veprimtarinë e tyre, i shtyrë më shumë nga analiza e propagandës serbe, e cila kërkonte mision të ri për serbët në procesin e tashëm historik. Siç dihet, Jugosllavia e parë si shtet, ku garantohej ekspansionizmi dhe hegjemonizmi serb u krijua si peshqesh i pozicionimit të drejtë gjeostrategjik të serbëve në Luftën e Parë Botërore. Kjo u përsërit edhe me rastin e Jugosllavisë së dytë. Por, kur u humb nevoja e një misioni të këtillë, Jugosllavia u shthur si një kullë prej rëre. Shthurjen e Jugosllavisë serbët e ndjejnë si katastrofë të tyre, prandaj janë në kërkim të misionit të ri për t'i rikthyer interesat e vjetra. Këtë mison e kanë gjetur te roli i bastionit kundër depërtimit të fundamentalizmit islamik në perëndim. Ata ofrojnë projektin që t'i kontrollojnë këta faktorë në Evropën Juglindore, në Bosnje, në Kosovë dhe pse jo në Shqipëri. Serbët e dinë fare mirë që fundamentalizmi islamik nuk i rrezikon ata, por shoqëritë ku në përqindje të madhe jetojnë besimtarë myslimanë. Prandaj në interes të tyre është që të përhapin sa më shumë rrezikun nga militantizmi islamik në këto shoqëri për të pasur mbështetje kërkesa e tyre që të instalohet misoni i policit që do t'i disiplinojë këto sfida të reja. Në hapësirat shqiptare do të ketë orvatje për inplantim të një politike të këtillë klerikale të proviniencës islamike, por jam i sigurtë se nuk do të ketë sukses nga që:
    -nuk ka asgjë të përbashkët me bindjet fetare, por me një ideologji komunitariste të dështuar në kohën e kolapsit të sistemeve komuniste të shekullit të XX;
    -nuk ka asgjë të përbashkët me interesin shqiptar;
    -instalon përçarjen e brendshme në shoqërinë shqiptare;
    -na vë në pozitë antagoniste me faktorin perëndimor;
    -iu jep mision të fuqishëm popujve sllavë që synojnë t'i ngushtojnë hapësirat jetësore shqiptare dhe nga fakti se
    -shqiptarët për mbijetesën e vetë duhet t'i falenderohen vetëm faktorit perendimor, në veçanti SHBA-të.


    Duke marrë parasysh se i ashtuquajturi fundamentalizën islamik nuk ka të bëjë aspak me interesat fetare, por me ato politike, nuk mendoj se shqiptarët mund të bëjnë një gabim kaq trashanik strategjik duke iu ofruar sërish shansin dhe kënaqësinë serbëve që të luajnë rolin e policit në Ballkan.


    [Gazeta Express.Rruga Herman Gneimer.Tel: 04 354820.Tirane Kryeredaktor: Albert GJOKA

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •