Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 90
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    gazeta sot

    Ekstremizmi islamik lojë e antishqiptarit Nano dhe provokatorit Bolino


    Tashmë që pushteti i Fatos Nanos ka marrë fund, fenomeni që po shoqëron këtë humbje pushteti sa vjen e bëhet më i rrezikshëm. Duke mos pasur as forcën dhe as mundësinë të bëjë rezistencë për një mosdorëzim të mundshëm të pushtetit, humbësi Nano po kërkon me çdo kusht t’i tregojë ndërkombëtarëve se pushteti i ardhshëm është pushtet që mbart rrezik si brenda Shqipërisë, por dhe për mbarë rajonin. Brenda vendit demagogjia e tij lëviz me fenomenet e “çeçenizimit” të vendit si dhe rrezikun që ka për të sjellë ky fenomen, duke përdorur për këtë qëllim institucionet dhe mediat vasale të tij, duke pompuar në opinion se ardhja e demokratëve në pushtet po aktivizon elementin kriminal, siç përpiqet të paraqesë rastin Lusha apo aksentet gegërishte që janë dëgjuar në vjedhjen e ndonjë banke.Por, ndërsa ky fenomen është një lojë e trashë për të viktimizuar njerëzit, të cilët vazhdojnë të përjetojnë me tragjedi fenomenin e krijuar në vitin ’97, kur bandat jeshile të Berishës realisht terrorizuan një pjesë të mirë të popullatës, fenomeni më i rrezikshëm që po mundohet të përligjë Fatos Nano, është ai fenomen i fondamentalizmit islamik e që sipas tij rrezikon rajonin dhe me anë të lojërave dhe takimeve të ndryshme me faktorë shqiptarë brenda rajonit kërkon të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar duke kërkuar t’i bindë se ai është i vetmi që mund të mbajë nën frerë këtë fenomen. Por, si gjithmonë kur në lojërat e tij ka qenë tepër transparent dhe shpeshherë bufon edhe këtë herë ish-kryeministri shqiptar vazhdon të tregojë qartazi se për hir të lëkurës së vetë ai është gati të prishë çdo imazh të mirë të çështjes mbarëshqiptare. Në bashkëpunim dhe me aktorin tjetër të gazetës shqiptare Carlo Bollino, i cili jo pak herë e ka nxirë realitetin shqiptar duke abuzuar me islamizma të paqena, i cili jo pak herë ka sajuar konflikte mes myslimanësh, rrymash konservatore dhe jokonservatore, përfaqësues të Bin Ladenit apo siç ishte dhe shkrimi i djeshëm ku shqiptarët e Kondovës ishin elementë të lidhur me Al Zarqaëin, Fatos Nano kërkon të kthejë rreth vetes vëmendjen e ndërkombëtare duke kërkuar të bëjë të qartë se ai si element ortodoks është në gjendje të mbajë nën thundrën e tij këta fondamentalistë, të cilët do të jenë rrezik iminent për rajonin si dhe një pedanë e rrezikshme për Europën. Pra, nëqoftëse vëmë re titulli i djeshëm i të përditshmes që është pronë e një provokatori si Bollino ku me gërma të mëdha shkruhej “TIRANË-SHKUP PLAS ALARMI I EKSTREMISTËVE ISLAMIKË” nuk na solli gjë tjetër veç lojën idiote të Nanos me italianin Bollino në dëm të imazhit shqiptar. Ashtu siç nuk e pati problem që të deklaronte se mund ta ndante Shqipërinë si Qipro, ashtu siç deklaroi se Shqipëria dhe Kosova flasin një gjuhë, por nuk janë një komb, ky njeri nuk e ka problem që për të rritur kredencialet e tij të paraqesë para kujtdo, një vend islamik që është i rrezikshëm për mbarë botën. Fakti tjetër është se personazhi që po bëhet kryeministër është mysliman, përmban brenda vetes “rrezikun” që Fatos Nano po përpiqet ta amplifikojë, duke kërkuar që këtë alibi ta shndërrojë në favor të vetes së vet në ditën e zgjedhjes së presidentit, me shpresën që emri i tij mund të silurohet si garant kunër islamikëve që paskan uzurpuar këtë vend. Por, pavarësisht planeve të tij afatgjata një gjë është e sigurtë që rreziku islamik është iminent në faqet e një gazete që luan goxha mirë lojën antishqiptare, më në krye Carlo Bollinon dhe të Fatos Nanos, i cili jo se e ndien këtë rrezik, por duhet ta përdorë për interesat e tij kundër interesave të vendit.
    < Para Tjetri >

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Nga Baton HAXHIU

    .

    Hyra ne faqet e internetit dhe u mundova te kuptoj dicka per punen e tyre.



    Personalisht nuk kam takuar keta njerez dhe kete lloj sekti. Degjova se baza e tyre qenka ne Prizren dhe gjithandej ne Maqedoni. Shume e shprehur edhe ne Tiarane.

    Marre nga Korrieri
    E tash do t'i propozoj gazetarit,që herën tjetër të "informosh" edhe për njerëzit të cilët drejtojnë (e që nuk i ke takuar asnjëherë) "Pjatat Fluturuese" (UFO),sepse ka materiale me bollëk në internet dhe me siguri edhe ke dëgjuar për k'ta aty-këtu nëpër qytete shqiptare...
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Harudi
    E tash do t'i propozoj gazetarit,që herën tjetër të "informosh" edhe për njerëzit të cilët drejtojnë (e që nuk i ke takuar asnjëherë) "Pjatat Fluturuese" (UFO),sepse ka materiale me bollëk në internet dhe me siguri edhe ke dëgjuar për k'ta aty-këtu nëpër qytete shqiptare...
    Shume drejte shkrimi i mesiperm.

    Mbi ca bazi ti o Baton i ben artikuj ????

    Kam dhe une nje komshi ne shqiperi qe i hipi e la mjeker si mysliman ca kohe dhe e hoqi prape me vone kur i doli qejfi ---po nuk qe as ekstremist e as

    plus eshte e lehet qe te manipulosh ne nje vend me besimtar mysliman se do gjesh aty ketu sic thote dhe Batoni ndonje me mjeker ---qe nuk e njeh fare--po e merr si PROVE ---ME TE THENA---GAZETARI I MADH BATON--

    PRA GJITHE KJO FURTUNE ---MBI TE THENA E HIPOTEZA

    PRIT BATON----SE TEMA ESHTE SHUME DELIKATE

    ESHTE THEMRA E AKILIT----KU NA KANE SULMUAR SERBET GJITHNJE---e tani kemi statusin e Kosoves---plus dhe problemi i ekstremizmit islamik eshte shume prezent tani.
    E ndoshta serbet eshte llogjike qe duan te shfrytezojne momentin.

    Se ti dhe 'gazeta shqiptare' ose antishqiptare e bolinjos---na i bete fakt te kryer ekstremizmin islamik qe ne fillim te artikujve---pastaj i mbushni me fjale

    E ne diskutojme mbi keta MANIPULUS qe hedhin ne sofren e debatit tezat serbe e antishqiptare

    gazetaret e gazetat paguhen nga shume klane politike per te bere shkrime e futur teza te paqena ne opinionin publik

    kujotoj disa vite me pare qe ky Baton qe na bente prezantimin e lavires Nano ne Kosove sic nuk qe---kur Nano me deklaratat e tij qe kosova ka kryeqytet beogradin a takimi me miloshevicin kishte lene nje shije shume te hidhur ne kosove.

    Pra Batoni para disa vjetesh na PREZANTOI NANON

    TANI NA PREZANTON MILOSHEVICIN


    PS; artikuli i Arber Xhaferit mesiper i sakteson shume mire keto gjera.
    duhet lexuar eshte esenca e nje njeriu me mend qe i ze vend fjala---e jo e fluturakeve si Batoni
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 11-08-2005 më 10:35

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Cfare ndodhi keto dite?
    Perse po flitet kaq shume per keto gjera?
    Po le t'i kthehemi edhe njehere kronologjise se ngjarjeve.
    U tha ne shtyp se ne Kondove qenkan grumbulluar forca shqiptare, qe kerkojne amnisti etj.
    Shtypi shqiptar i kushtoi kesaj ngjarje vetem ndonje paragraf te shkurter. Madje dikush tha se ishte nje skenar i maqedonasve.
    Kur papritur plasen faqet e para. Presidenti Moisiu tha ne Ulqin se nuk duhet perkrahur grupi i Kondoves. Nano u takua me Ahmetin dhe marrim vesh nga Gazeta Shqiptare se ne Kondove paska rrezik fetar. Morem vesh edhe nje fjale te re, vehabizmin, qe deri me sot pakkush e kishte degjuar. Sic e kemi zakon ne shqiptaret per t'i dhene rendesi vetes dolem deri ne maje te sekteve fetare, i analizuam gjere e gjate, dhe i beme me kete rast nje kurs fetar opinionit shqiptar i cili nuk para interesohet per shume per keto gjera. Doli edhe Baton Haxhiu dhe beri nje autokritike fetare.
    Por cfare eshte e vertete ne te gjithe kete? Cilat jane faktet?
    I vetmi fakt eshte qe ne Kondove ka shqiptare qe refuzojne autoritetin e shtetit maqedon. Madje, ne te vetmen interviste te njerit prej tyre, A Krasniqit, nuk eshte permendur fare feja. Krasniqi thote tekstualisht se "ketu ka vetem shqiptare" dhe se kerkojne amnisti etj etj.
    Gjithe te tjerat jane spekullime gazetash me duket mua.
    Qe nje pjese e mire e shqiptareve i perkasin besimit mysliman, kjo nuk eshte nje gje e re. Por edhe qe shqiptaret ne shumicen absolute te tyre jane te kthyer drejt Perendimit, edhe kjo nuk eshte gje e re. E kane treguar gjithe keto vite, edhe me luften e UCK-se perkrah NATO-s.
    E gjithe kjo mua me duket nje komplot anti-shqiptar i cili nuk shtrihet vec ne Shqiperi por edhe me gjere. Eshte nje situate mjaft e rrezikshme per shqiptaret, te cilet gjate historise se tyre kane treguar se dine t'i nisin mire punet, por nuk dine t'i bitisin apo perfundojne mire.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Harudi
    E tash do t'i propozoj gazetarit,që herën tjetër të "informosh" edhe për njerëzit të cilët drejtojnë (e që nuk i ke takuar asnjëherë) "Pjatat Fluturuese" (UFO),sepse ka materiale me bollëk në internet dhe me siguri edhe ke dëgjuar për k'ta aty-këtu nëpër qytete shqiptare...


    Ky nuk i ka takue,ama ky eshte "analist"!
    Ka zane me i analizue,si analist,thash-e-themet per Vahabistat,edhe vjen e vendos titullin sa koka e vet"Vahabistet ne Kosove"!

    E si vie ky i shkreti me kete perfundim se ata na
    qenkan NË Kosove?




    Citim Postuar më parë nga Traboini
    Nga Baton HAXHIU

    Shume vite me pare kisha lexuar nje fjali ne revisten "Koha": Rreziku na vjen nga vahabitet!
    Eee,i rash ne fije,e paska marre ne qaf ai rreshti i
    Arber Xhaferit ne Kohen Ditore!
    Ah, jazëk !
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 11-08-2005 më 11:12
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Cool

    Citim Postuar më parë nga RTP
    Ky nuk i ka takue,ama ky eshte "analist"!
    Ka zane me i analizue,si analist,thash-e-themet per Vahabistat,edhe vjen e vendos titullin sa koka e vet"Vahabistet ne Kosove"!

    E si vie ky i shkreti me kete perfundim se ata na
    qenkan NË Kosove?






    Eee,i rash ne fije,e paska marre ne qaf ai rreshti i
    Arber Xhaferit ne Kohen Ditore!
    Ah, jazëk !
    RTP, eshte nje shprehje:
    I urti tregon henen, budallai sheh gishtin.

    Le nam, burrash! Sa me shume qe shkrun aq me thelle zhytesh. Titulli i shkrimit nuk eshte "Vahabistet ne Kosove". Eh kuku per ty! As titullin nuk e din!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Baton Haxhiu

    Degjova se baza e tyre qenka ne Prizren dhe gjithandej ne Maqedoni. Shume e shprehur edhe ne Tiarane.
    Dreqnillëku tjetër i Batonit është se ai nuk është takuar dhe nuk i ka parë këto njerëz,ama ka ndëgjuar se baza e tyre na qenka në Prizren!!!!
    Po pse bash Prizreni qenka bazë e vahabistave o Baton!?
    Pse jo Mitrovica,Dardana (Kamenica),Gjilani,Peja apo Presheva e Bujanoci!?
    Sepse këto qytete të Kosovës,kufizohen ose janë afër kufirit me Serbin e Malin e Zi (apo i ke lënë për analizën e ardhëshme) dhe se nga këto qytete mund të sulmohet më lehtë Serbia në mbrendi të sajë.Por jo,kësaj rradhe "analiza" jote ka të bëjë me rrezikun që i kanoset Maqedonisë nga Kosova.
    Sa bukur e ke "lidhur".Baza në Prizren,kurse gjithandej në qytetet shqiptare në Maqedoni "vlohet" nga vahabistët,e të cilët u kuptua se janë të trajnuar në bazën e tyre në Kosovë.
    Don të thotë se "nesër" po të ketë turbullina (luftë) në Maqedonin perëndimore (lexo në Kondovë),turbulluesit janë nga Kosova sepse ata (vahabistët) kanë bazën në Prizren prej nga për pakë orë nëpër bjeshkët e Sharrit kalojnë në këmbë në Maqedoninë perëndimore.Një "argument i shkëlqyeshëm" për maqedonasit,kurse i ofruar si argument nga "analisti me famë" nga Kosova.Prandaj sot Maqedonia e nesër (ose dje) edhe Serbia e Mali i Zi do t'i thonë botës:
    E shihni,që sot në Kosovë kanë baza terroristët,po nesër nëse e njihni sovranitetin e Kosovës si shtet i pamvarur,Kosova do të ngjajë si Sudani,Libia,Afganistani etj,sepse aty do të ngrejnë baza të tjera për terroristët,kurse do të destabilizojnë tërësin e Maqedonisë,Serbis e gjithë rajonit....
    Hajde Baton,hajde,na e bëre edhe Kosovën me baza terroristësh!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 11-08-2005 më 12:30
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #28
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga [xeni]

    Çka je ka thue he trim Kosove? Kadal se jon shqiptar kta. Fute ne b...rez at shpate, se edhe Kastrioti ka luftu turkun e jo shqiptarin.

    Te gjithe k'to penat qe shkrujne me boje serbe heret a vone kan me dhan llogari, se shkau qe po ja fryn b.... me pare do ja fus gishtin dikur...
    Eshte me te ardhe keq kur sheh se si ju kosovaret nuk arrini me e kuptu se prej nga ju vjen rreziku. Eshte me te ardhe keq kur i hani kto dokrrat e Batonave. Po te bahet lufte neser, ata qe ju i thoni "qyre qyre" kur i shikoni ne rruge do jen te paret qe do hidhen e kta lepujt si Batoni do ja mbathin po hajt.
    T'i paraqesesh si dishepuj te Bin Ladenit bashkombesit tu dhe ta paraqesish vendin tand si potencial rreziku per terrorizem eshte injorance, eshte krim karshi vendit tand, eshte tradhti.

    Atyne qe i asht duke thjeshte nje analize i them t'i hapin syte mire e te lexojne se çka thuhet!

    Edhe une kam rezervat e mija per interpretime te ngurta qe disa i bajn fese dhe menyres se si ata zgjedhin me jetu, po kjo asht puna e tyne. Ata mund te jene problem per veten e tyne, se hasen me shume kontradikta ne jeten e perditshme. Mund te jene problem per muslimanet e tjere se shume keqadashas perdorin at "imazhin e ndryshem" me than ça te dun. Po te thush qe jan misionare te Bin Ladenit eshte GOMARLLIK!

    hajt se koha e tregon masmiri çdo gja....
    Kaloi nje kohe bukur e gjate qe nuk kam diskutuar me ty, dhe kur e pac se ke bere nje koment mendova mos ke filluar edhe ti te zbutesh pak. Por jo!

    Shih, une nuk e postova shkrimin e Haxhiut sepse u gezova, as qe doja te thom se kjo te jete e vertete. Une skam fakte per kete, sepse nuk jetoj atje. Por qe disa kohe degjoj te njohur te mi, duke folur per kete dukuri e cila nuk egzistonte kur one jetoja atje.

    Por ajo qe me ngacmon eshte fakti se ti me shoke as qe doni te dini te verteten. Ju sulmoni cdo ken qe ka guxim te dikutoj per kete teme. Te gjithe jane armiq per ju. Jane anti-shqiptar. Serbofila os grekofila. Ky eshte problemi kryesor.

    Une nuk i di mendimet e Baton Haxhiut, as ndjenjet fetare e as ideologjikete tij, por menyra se si sulmohet ai eshte absurd dhe ne perputhje me FATWA qe u behen njerzve neper bote.

    Pyetja kyce eshte kjo? A duhet ndalur hyrjen e fanatizmit islamik ne toket shqiptare per arsye te interesit kombetar dhe ruajtjes se kompaktitetit dhe harmonise se komuniteteve fatare nder ne?

    Jam i sigurt se ti e din ardhen e atyre "bamiresave" me 90-tat. Dhe si duel puna. Kush ishin ata.

    Sic thote ajo fjala "Nje here kerce, pastaj ben hop".

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kur presidenti Moisiu, kryeministri Nano dhe pushtetari Ali Ahmeti shprehen per te njejtin problem dhe ne te njejten kohe, kjo nuk do te thote se eshte 'loje e Nanos', kjo do te thote qe sherbimet sekrete te vendeve te huaja jane duke e monitoruar problemin dhe ua kane transmetuar shqetesimin sherbimit sekret shqiptar dhe vete krereve te shtetit. Nano ka bere lojra politike plot ne te shkuaren, por jo tani qe ai e humbi pushtetin dhe eshte karte e djegur.

    Shqetesimi eshte me vend dhe te gjithe shqiptaret duhet te shqetesohen pasi nuk po flasim me per nje grup trushpelares qe bejne trazira lokale, po flasim per nje rryme qe shume kollaj dhe shume thjeshte mund ta fusi Shqiperine ne rangun e Pakistanezeve, Sauditeve, Jordanezeve qe hedhin veten ne ere ne rruget e NY, Londres e Madridit. Mjafton nje shqiptar i tille, vetem NJE, qe te beje nje akt te tille, dhe gjithe opinioni publik boteror do ti ktheje syte nga Shqiperia e shqiptaret, dhe kesaj here nuk do ti vije keq per refugjatet shqiptare si 6 vjet me pare, por do te na shohin si popull terrorist e te nje kallepi me njerezit e shpellave te Afganistanit.

    Dhe pastaj ju mund ti mbushni mendjen botes, sic po i mbushni mendjen vetes, se vahabizmi nuk eshte perhapur ne rradhet e shqiptareve dhe ne nuk jemi terroriste.

    Albo

  10. #30
    Moderator Ilegal Maska e EverlastinG
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    39
    Daltonizmi hermafrodit i Baton Haxhiut

    Një herë e një mot mjekët merreshin me mjekësi, bujqërit e punonin tokën dhe shkrimtarët shkruanin romane dhe kur guxonin të flisnin diçka jashtë profesionit të tyre e bënin këtë vetëm atëherë kur dinin sadopak për atë fushë; ndërsa këtyre ditëve farmacistët kultivojnë patate, politikanët shesin cigare dhe më e keqja, biologët (e dështuar!) shkruajnë për fe e tentojnë t’ia krijojnë konturat kombit dhe për të qenë absurdi me kulm këtë e bëjnë pa ia ditur aromën kësaj pune.
    Një të diele të qetë në një nga lokalet e Prishtinës derisa po pija kafen e mëngjesit nuk kishte si të mos ti vrisnin veshët me zhurmën e ideve donkishotiane muhalifet e Baton Haxhiut i cili kutërbonte mllef nga tavolina karshi. Deshe s’deshe çirrja e tij pas mullinjve të erës vinte edhe deri tek ti. Disa varreza myslimane ishin dhunuar në Kosovë dhe ja, shkrepi një rast i mirë për një shkencëtar të dështuar që te klithte në ajër disa ide maniake për të fituar ndonjë referencë të mirë servilizmi në sytë e padronëve ndërkombëtar. Në fillim foli për absurditetin e myslimanizmit shqiptar, pastaj doli tek konceptualizmi i politikës ndërkombëtare, më voni i hyri muhabetit të ekonomisë së Ballkanit dhe në fund fare si rezyme ua kumtoi miqve të tij idenë e vet për tu bërë i krishterë protestant për shkak të trendit dhe modës (sikur besimi të fitohej për këto shkaqe), por problemi ishte se po qe se do ta bënte këtë (po citoj) ‘gruaja kishte me më lëshu’. Sic! Ndërsa unë sikur edhe të tjerët qe ishim përreth tavolinave në atë lokal vetëm dëshironim të pinim të qetë një kafe. Bah... një nisje me ters e ditës.
    Pas vetëm ca ditësh rastësisht më ra në sy shkarravina e quajtur “Krijimi i Njeriut” e botuar tek “Korrieri” i datës 9 Gusht dhe i shkruar nga kush tjetër veçse Baton Haxhiu. E dija se kisha të drejtë kur mendova atë mëngjes se Baton Haxhiu po përgatitej për t’ia bërë qejfin edhe një herë Sanqo Panqës në kurriz të shqiptarëve myslimanë. Jo pse ky shkrim meritonte përgjigje por vetëm sepse ca dezinformata të qëllimta dhe disa të tjera të iniciuara nga naiviteti dhe kapaciteti i ulët profesional i autorit më shtynë që për hir të publikut ti them dy tri fjalë.
    Pikë së pari fillimfjalitë e autorit me stilin ‘dëgjova’, ‘thuhet’ apo ‘nëse është kështu’ vijnë erë të një gazetarie bulevardeske e cila jo që nuk prodhon ndonjë gjësend me vlerë apo ndonjë premisë lidhur me ndonjë problem por vetëm sa e barazon gazetën ku botohen përrallat e tilla me një magazinë horoskopi dhe të zhytë me të dy këmbët në një antivlerë gjigante.
    Supozimi dashakeq rreth autorëve të dëmtimit të varrezave myslimane të cilat ndodhën kohëve të fundit në Kosovë dhe shitja e këtij supozimi në formën e një fakti (pa çka se policia nuk ka deklaruar një gjë të tillë) është një tendencë e rrezikshme që të krijohet një kaos në brendi të shqiptarëve myslimanë. Nuk do mend se varrezat u dhunuan nga militantë alla batonistë të cilët duan pastaj të krijojnë material për të përdhosur gjithçka që ka të bëjë me shqiptarin mysliman duke zhvlerësuar një histori të tërë ku i tilli ndikoi gjatë gjithë kohës në të mirë të kombit të vet. Kjo është njësoj si të akuzosh shqiptarët në tërësi se po i mbjellin bombat e fundit dhe vrasjet e fundit nëpër Kosovë, dhe kjo tregon një mangësi dërrasash në trurin e hedhësve të këtyre ideve. Në unison myslimanët shqiptarë e kanë dënuar këtë aksion vandal të përdhunimit të varrezave të tyre sepse një gjë e tillë e ofendon në thelb identitetin njerëzor të shqiptarit mysliman sikur që në tërësi shqiptarët i kanë dënuar aktet e dhunshme të rrezikimit të ardhmërisë së Kosovës nëpërmjet bombave dhe vrasjeve. Këtë do ta dinte mjaft mirë edhe Baton Haxhiu po qe se do ta merte mundin ta dëgjonte anën e medaljes së ‘vehabitëve’ shqiptarë (term me të cilin i quan ata myslimanë të cilët kanë mjekra) të cilët njësoj dënojnë mënyrën qyqare të vandalizmit nëpër varreza; më mirë ta bënte këtë pra Haxhi Batoni në vend që të ikte trishtueshëm nga dëgjimi i anës tjetër ashtu siç i kanë sugjeruar disa miq në një debat të dielën sikur nëpër përrallat e Andersenit. Fundja le ti mbetet policisë kjo punë dhe le të mos meremi me shantazhime dhe supozime. Sikur që është njësoj dezinformatë pohimi se gjoja të tilët myslimanë e paskan rrahur një Dëshmitar të Jehovait në Deçan. Pikë së pari i sulmuari nuk ishte Deshmitar i Jehovait por i takonte kultit protestant të quajtur “Asambleja e Perëndisë”. Një ngatërrim i tillë është sikur Baton Haxhiu të niset për tu pagëzuar në një kishë protestante dhe të përfundojë në një tempull të kultit Hare Krishna. Hajde Baton hajde. Edhe kësaj i thonë gazetari. Gazetar e publicist të thënçin edhe ty! Dëshmitarët e Jehovait me Asamblenë e Perëndisë janë si nata me ditën; shumë të ndryshme. Dhe e dyta spekulimet e tua për aktorët e këtij akti do të duhej të përfundonin me marrjen tënde në informata në polici meqë je duke tingëlluar sikur je duke ditur diçka. Për informimin e trurit tënd të vobektë ishin të gjithë banorët e atij vendbanimi të Deçanit ata të cilët kishin bërë peticion kundër ndërtimit të kishës së Asamblesë së Perëndisë në një vend ku nuk ka asnjë të krishterë dhe tash sipas teje të gjithë këta banorë qenkan vehabitë me mjekra. Fodullëk me bisht! Edhe pse në Kosovë e as te shqiptarët nuk ekziston një sektë megalomane fantome ‘venabiste’ me seli në Prizren e me degë të fuqishme në Prishtinë e në Tiranë në mënyrën si e stilizon daltonisti Baton sikur të mos kishte ngjyra tjera për të përveç të bardhës dhe të zezës. Në një vend ku sundon ligji dikush do të përgjigjej para organeve të drejtësisë për përhapje të tilla dizinformatash bulevardeske dhe mbjellje frike në masa. Dhe lundrime të tilla nëpër frazeologji të cilat i paraqesin shqiptarët si bartës të fundamentalizmave të paqena jemi mësuar të dëgjojnë vetëm nga publicistika dashakeqe sllave. Urime Baton Haxhiu për aleancat e reja.
    Më i rrezikshëm dhe më naiv është budallallëku tjetër i autorit rreth hedhjes së idesë për rishqyrtimin e identitetit fetar të shqiptarit. Daltonizëm hipokrit më hermafrodit e vështirë të gjesh. Në njërën anë të provosh të ia gjesh sistemin e vlerave kombit (sa patetike) dhe në anën tjetër ta dhunosh historinë e kaluar të shqiptarëve me supozime boshe se fetaria nuk i ka dhënë kurrë ndihmesë çështjes kombëtare (duke harruar gjithë atë bagazh të shqiptarëve të cilët ishin edhe myslimanë të mirë e edhe patriotë të zellshëm) është një hecje në ardhmëri me hapa prej kërmilli duke lënë jargën e servilizmit mbrapa. Në kohën kur Baton Haxhiu ikte trenave të luftës ishin shqiptarët (myslimanë shumica) të cilët ia kishin kthyer pushkën shkaut para se aleatët të vendosnin për të na ndihmuar. Sa hipokrizi të provosh të harrosh të tillën dhe t’i japësh merita boshe dikujt me kamuflime servilizmi. Toleranca fetare të cilën prej shekujsh e kultivojnë shqiptarët dhe e cila është strumbullar edhe i cilësdo demokraci e kulturë perëndimore e tregon më së miri rrënjën civilizuese të kontribuuesve të kësaj harmonie. Ishin dhe janë shqiptarët myslimanë ata të cilët e bartin barrën kryesore të këtij vullneti dashamir i cili ka shërbyer gjithandej historisë si promotor i denjë i kultivimit patriotik dhe civilizues; dhe tash të vish me ide për rishqyrtime fetare dhe ta minosh atë vullnet të shumicës së shqiptarëve është sikur t’u shpallësh luftë vetë këtyre shqiptarëve. Po bëhen veçse dekada prej se u trumbetua për herë të parë ideja për ritushime fetare të shqiptarëve dhe sot më tepër se kurrë është duke u vërtetuar se ky mitizim i konstelacionit të vlerave është absurditeti më i madh të cilin një intelektual kontemporan mund të ia lejojë vetvetes. Në vlerat në të cilat Baton Haxhiu dëshiron të na shtyjë dhunshëm me puhizën e kryqëzatave të tij, thirrjet për ringjyrosje fetare kolektive do të konsideroheshin përkthime të analeve mesjetare anarkiste. Në sistemin e vlerave perëndimore të cilat shqiptarët myslimanë i kanë të gdhendura kaherë e nuk kanë nevojë ti blejnë tash, çmohet në piedestal liria e individit për të bërë zgjedhje të shëndosha dhe poashtu ruhet me fanatizëm e kaluara e pasur kulturore e civilizuese, aq më tepër kur ajo është e gjallë e ngërthyer edhe në jetën e tanishme të përditshme. Shqiptarët myslimanë kanë më tepër arsye të ndihen si pjesëtarë të një civilizimi të tillë pa pasur nevojë për ritushime sepse e kanë të ngërthyer këtë mentalitet edhe me bagazhin e trashëguar të mendësisë së urtë të kulturave Biblike dhe Kuranore të cilat vijnë nga Lindja dhe të cilat Perëndimi i vlerëson tejmase duke qenë se edhe ai aty e gjen syzheun e rrënjëve të veta. Manipulimi me formësimet Lindje-Perëndim të cilat autori tenton t’i shtjellojë me dijen e një katër-pesë vjeçari janë belbëzime boshe të cilat nuk i hyjnë në gjep për një kohë të gjatë askujt.
    Shqiptarit mysliman po i humb durimi. Në vend që të falënderohet se nuk ka rënë asnjëherë pre e insinuatave qëllimkëqija të cilat u janë servuar me të madhe viteve të fundit, atij i vazhdohet ti thirret që për një natë ta sistemojë në plehra qenien e cila e ka krijuar atë prej shekujsh dhe i ka ndihmuar të jetë ai që është sot. Ky patetizëm quhet Baton Haxhiu sot. Klika e ideve të tilla, e kaluara dhe e tashmja, rrezikon ndjeshëm të ardhmen e kombit të vet duke qenë se jo përjetësisht shqiptarët myslimanë do të jenë të prirë të përbijnë me tolerancë marrëzirat e tilla. Mund të ju teket edhe shqiptarëve myslimanë të fillojnë propaganda për kthimin e katolikëve dhe ortodoksëve kristianë shqiptarë tek shumica myslimane, për rifreskim të trurit të klasës komunisto ateiste shqiptare, dhe në një kaos të tillë mishmashesh okultiste do të përfitojë vetëm egoja e pseudointelektualëve të tipit daltonist Batonist të cilët prapë fajin do t’ia venë turkut dhe shqiptarit mysliman pa çka se po hedhin vetë zjarr në një skenar të tillë.
    Dikur thuhej ’kush punon fiton’ ndërsa sot duke pasur parasysh se puna e robve të tipit Baton Haxhiu të merr në qafë me idetë mendjeshkurtra dhe të pasakta, ka ardhur koha të thuhet ‘kush mëson fiton’. Prandaj i nderuar Baton Haxhiu kthehu në fakultetin ku ke nisur studimet dhe mëso në vend që të mirresh me pallavra të cilave nuk ua di as fytyrën e as rrënjën. Mund të bëhesh bile një biolog me diplomë, qoftë kjo edhe me gjashta aty këtu të falura, dhe të paktën mund të kontribuosh duke i mësuar nxënësit e jo shqiptarët e rritur se çka është hermafroditizmi i vërtetë. Dyert i ke të hapura në fakultet. Siç do të donte tu thoshte profeti Jezus farisenjve të pabindur koprracë “Dyert e Pendimit Janë Gjithmonë Hapur”.

    Halil Ibrahimi

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •